Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-04-06, 11:48   #12
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Express: Prej pėrfaqėsuesve tė koalicionit?
Hashim Thaēi: Po. Por, PDK nuk hyn nė bashkėqeverisje me kėtė spektėr... Por, pėrgjigjja ėshtė se duhet tė ndėrtojmė njė Qeveri tė ekspertėve mė mbėshtetje tė gjerė politike. Assesi nuk do tė bėhemi pjesė e kėsaj qeverisje, nė asnjė formė, nė asnjė kombinim.
Express: A ėshtė e vėshtirė pėr ju tash qė tė ballafaqoheni me Agim Ēekun, mė tė cilin njė kohė keni bashkėpunuar gjatė luftės?
Hashim Thaēi: Gjėrat nuk duhet personalizuar. Unė e vlerėsoj kontributin e ēdo qytetari tė Kosovės edhe tė Kryeministrit tė ri. Ai ka qenė afėr meje gjatė bombardimeve tė NATO's
dhe natyrisht edhe gjatė transformimit dhe demilitarizimit tė UĒK'sė. Vazhdimisht kam qenė i pėrkushtuar, natyrisht edhe me njerėzit tjerė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė tė sjellim njerėz qė kanė qenė tė shkolluar nė aspektin ushtarak, qė tė jenė pjesė e TMK'sė. Nė kėto drejtime, ka pasur vėshtirėsi, por mė fund ėshtė sjell edhe Agim Ēeku. Jo Bajram Rexhepi, por Ekipi Negociator
Express: Qytetarėt e Kosovės janė tė shqetėsuar me draftin e fundit pėr zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės. Me ketė problem po merret njėri prej nėnkryetarėve tė PDK'sė, Bajram Rexhepi. A mendoni se kjo do t'i kushtojė partisė suaj?
Hashim Thaēi: Platforma pėr Mitrovicėn ėshtė njė platformė integruese, jo ndarėse. Ėshtė njė
platformė e ndėrtuar prej Ekipit Negociator, e jo prej Bajram Rexhepit.
Express: Ka qenė drafti i propozuar prej Bajram Rexhepit?
Hashim Thaēi: Bajram Rexhepi ka propozuar draftin integrues tė bashkimit tė Mitrovicės
dhe jo tė ndarjeve etnike shqiptar - serbė, apo jug - veri, prandaj kjo ėshtė njė prej varianteve
tė diskutuara nė EN dhe sot diskutohen edhe variante tjera.
Express: A e pėrkrahni kėtė ndarje nė dy njėsi komunale?
Hashim Thaēi: Nuk e kam pėrkrahur dhe nuk e pėrkrah kurrė ndarjen, por kam pėrkrahur, kam punuar dhe punoj pėr zyrtarizimin e projekteve qė ēojnė drejt bashkimit tė qytetit tė Mitrovicės.
Express: A mendoni se bėhet bashkimi me ndarjen nė dy njėsi, veri - jug?
Hashim Thaēi: Nuk do tė ketė ndarje nė njėsi veri dhe jug, por do tė ketė qytet tė bashkuar tė
Mitrovicės, qytet ku do t'i gėzojnė tė drejtat e veta tė gjithė qytetarėt dhe ku do tė jetojnė nė shtėpitė dhe pronat e veta, edhe shqiptarėt nė veri, edhe serbėt jug. Nė kėtė drejtim, duhet qė secili t'i marrė pėrgjegjėsit qė i ka, nė mėnyrė qė tė krijohet ai realitet i lėvizjes sė lirė, sigurisė dhe jetės sė pėrbashkėt. Do tė jetė njė qytet i bashkuar me nėn-njėsi komunale.
Express: Mirėpo, ky propozimi i fundit - qė tė jenė dy njėsi komunale nė pjesėn veriore dhe
atė jugore, e krijon pėrshtypjen e njė legalizimi tė gjendjes faktike...
Hashim Thaēi: Legalizim dhe legjitimim tė kėsaj gjendje faktike nuk do tė ketė, por do tė
ketė pėrkushtim pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje faktike bashkė me ndėrkombėtaret.
Express: Njėmend jeni tė bindur se do tė integrohet pjesa veriore e Mitrovicės?
Hashim Thaēi: Sinqerisht jam i bindur se do tė ndodhė bashkimi i Mitrovicės dhe nuk do tė ketė ndarje as tė Kosovės, as tė Mitrovicės, por do tė ketė Kosovė tė bashkuar, tė pavarur, demokratike me njė Mitrovicė tė bashkuar.
Express: A ia vlen tė ēohet pluhur pėr 800 hektarė nė Deēan, njė tjetėr ēėshtje kjo qė
po shqetėson qytetarėt?
Hashim Thaēi:Duhet tė kemi zgjidhje parimore dhe jo zgjidhje kilometrash ose hektarėsh.
Kėtu duhet marrė parasysh edhe ēėshtjen e demarkacionit, ēėshtjen e hektarėve brenda Kosovės. Kėshtu qė, do tė kemi zgjidhje parimore tė tė gjitha ēėshtjeve tė ngritura sė diskutuari pėr mėnyrėn e zgjidhjes sė tyre.
Express: Kur pritni se do tė zgjidhet statusi final i Kosovės?
Hashim Thaēi: Statusi final, nė fakt, ka pėrfunduar nė qershor tė viti 1999, me realitetin e Kosovės si vend i pavarur. Ndėrsa, unė jam qė tė pėrshpejtohet procesi i statusit politik qė definitivisht nė vjeshtė tė kėtij viti tė kemi njė ndihmė pėr Kosovėn e pavarur, me mbėshtetje dhe prezencė ndėrkombėtare, me prezencė tė theksuar tė NATO's dhe natyrisht me njė mbikėqyrje
kėshilluese civile.
Express: BE po paralajmėron se do tė ketė kompetenca tė rezervuara nė fushėn e drejtėsisė,
ekonomisė dhe nė disa fusha tė tjera. A do tė jenė ato kompetenca nė tė cilat organet vendore nuk do tė kenė qasje, por BE do tė vendosė?
Hashim Thaēi: Kosova e pavarur do ta ketė edhe statusin europian dhe natyrisht se do t'i ruajmė dhe forcojmė relacionet e drejtpėrdrejta me SHBA. Mirėpo, nė anėn tjetėr, vetė ne jemi pėr njė asistencė tė theksuar ndėrkombėtare, nė kuptimin e mirėfilltė profesionale, qė tė ndėrtojmė institucione demokratike, efektive, sipas pėrvojave dhe standardeve ndėrkombėtare. Njė prezencė e tillė ndodh edhe ne vende tė pavarura nė rajon, mirėpo vetėm ndihmesė dhe bashkėpunim.
Express: Ndihmė, apo kompetenca tė rezervuara?
Hashim Thaēi: Nė Kosovėn e pavarur do tė ketė mbėshtetje ndėrkombėtare, do tė thotė nė zbatimin e kritereve legjislative, politikave ekonomike nė pėrcjelljen dhe zbatimin e tyre dhe nė pėrcjelljen e respektimit tė tė drejtave tė minoritarėve. Njė prezencė e tillė do tė jetė e mirėpritur.
Express: A do tė pranonit tė nėnshkruani pavarėsinė e kushtėzuar?
Hashim Thaēi: Pavarėsia ėshtė nėnshkruar nė qershor tė vitit 1999 dhe statusi politik i ardhshėm i Kosovės nuk do tė nėnshkruhet, por do tė jetė njė vendim i komunitetit ndėrkombėtar qė do tė jetė - jo siē po thuhet i pranueshėm pėr qytetarėt e Kosovės, por tė jetė nė pėrputhshmėri me vullnetin e qytetarve tė Kosovės
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.