|
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ? |
03-05-06, 23:02
|
#1
|
Anėtarėsuar: 24-04-06
Vendndodhja: Nė shtėpi
Postime: 18
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARVANITI
Zumba, tė dobėsohesh nėn ritmin e kėrcimit
Moda e fundit nė botėn e fitnesit pėr atė qė ėshtė pak dembel dhe jo shume i dhėnė pas aktiviteteve fizike, ėshėt kėrcimi nėn ritmet tribale. Nag Zumba tek ajo havajane, nga kėrcimi Hilal tek ai afrikan. Pėr vithe tė larta dhe tonike, dmth “braziliane”, mjaftojnė disa ushtrime tė "Brazilian Butt Lift" apo "Brazilian Tummy-Tuck", ose ushtrime tė Samba Tornado.
Slogani, shumė i gjetur i Zumbės, qė nė SHBA ėshtė e domosdoshme ėshtė "it's not a workout, it's a party!" (nuk ėshtė lodhje, por festė.) E nė realitet bėhet fjalė pikėrisht pėr kėtė thotė kush e ka praktikuar;pėrvec djersitjes, lodhjes, djegjes sė kalorive, rregulli pėr kė kėrkon formėn e tij mė tė mirė fizike ėshtė qesh dhe kėnaqu. Ky kėrcim ėshtė njė kombinim i salsa, merengue e rumba qė mėsohen nėpėrmjet leksioneve tė aerobisė dhe bashkon efektet e leksioneve tė aerobisė me dinamizmin dhe sensualitetin e kėrcimeve jugameriakne, duke tėrhequr tė gjithė ata qė duan tė djegin kaloritė e tepėrta dhe njėkohėsisht tė pėrmirėsojėn veten me hapa tė reja kėrcimi.
Prioritet nuk ėshtė estetika e pastėr por njė kompletim i tė ndjerit mirė duek u argėtuar. Karakteristika dalluese e kėsaj disipline tė re aerobike janė variacionet e ritmit qė rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencėn kardiake duke rritur rezistencėn e atyre qė e praktikojnė. Rekomandohet pėr persona tė ēdo moshe, sepse leksionet e aerobisė praktikohen ne nivele tė ndryshme intensiteti. Kėshtu si pa e kuptuar tė gjitha kaloritė e tepėrta do digjen dhe ju mė shumė sesa lodhur, do jeni argėtuar.
|
Shumė artkull i qėlluar.Nėse mė lejon ,e kam njė pėrmirėsim te fjalia IT“S NOT A WORKOUT, IT“S A PARTY ,unė e kisha pėrkthye kėshtu: Nuk janė ushtrime por njė aheng.work out=ushtrime fizike dhe party=aheng e jo festė.psh aheng mund tė organizosh ēdo tė shtune,mirėpo festa janė data tė caktuara psh ditėlindja,dita e flamurit, dita e nėnave etj.Tė pėrshendes dhe shkruaj ma shpesh tema tė tilla.
|
|
|
09-05-06, 18:37
|
#2
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Antireumatikėt dhe analgjetikėt nė preventivė ndaj tumoreve
Rezulatet nga studimet e reja, pesėvjecare, tregojnė se pėrdorimi i antireumatikėve dhe analgjetikėve (NSAR) sic janė ibuprofen, acidi acetilsalicilik mund tė zvoglojnė rrezikun nga sėmundja e tumoreve nė gji pėr 71%, ku gjithashtu mund tė ndihmojnė nė parandalimin e kancerit tė prostatės, zorrė sė trashė dhe mushkėrive. "Ky ėshtė studimi i parė i cili tregon se COX-2 bllokatorėt kanė efekt kemoproventivė kundėr kancerit tė gjirit" tha Randall Harris nga Ohio State University.
Nė kėto studime ėshtė hulumtuar veprimi i celokokibės, forekoksiba dhe acidit acetisalicilik nė dozė tė lartė dhe tė ulėt tė ibuprofenit dhe paracetamolit. Eshtė vėrejtur se gratė qė kanė pėrdorė koksibe (celokoksib dhe forekoksib) gjatė dy viteve kanė pasur ulje tė rrezikut ndaj sėmundjes sė kancerit tė gjirit pėr 71%. Ibuprofen ka ulur atė rrezik pėr 64% kurse doza e zakonshme e acidit acetisalicilik prej 500 mg ka ulur pėr 51%.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
09-05-06, 19:25
|
#3
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Lidhja nė mes tė pėrdorimit tė kompjuterit dhe glaukomės
Pėrdorimi i shpeshtė i kompjuterit mund tė lidhet me rritjen e rrezikut tė paraqitjes sė glaukomės, posaēėrisht tek ata persona shkurtpamės.
Glaukoma ėshtė pasojė e dėmtimit tė nervit optik, e cila manifestohet me njė fushėpamje tė mjegullt, dhe e cila nėse nuk shėrohet mund tė vijė deri te humbja e shikimit.
Hulumtimet tė cilat i kanė bėrė shkenctarėt Japonez nga Universiteti Toho, tė cilėt kishin pėrcjellur 10.000 puntorė ėshtė konstatuar se personat tė cilėt pėrdorin kompjuterin mė shumė se 8 orė nė ditė kanė mė shumė shansė tė bėhen shkurtpamės ose largpamės.
Me analizat e mėtjeshme ėshtė vėrtetuar edhe lidhja e shkurtpamėsisė dhe glaukomės.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
12-05-06, 18:47
|
#4
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Mbahet Simpoziumi i Dytė i Nefrologjisė Bashkėpunimi midis Universitetit tė Heidelbergut tė Gjermanisė dhe Fakultetit tė Mjekėsisė tė Prishtinės, do tė jetė afatgjatė dhe ka si qėllim vendosjen e urave tė bashkėpunimit tė zbatimit tė njohurive mė tė reja nė lėmin e nefrologjisė dhe transplantimit nė praktikė, u tha sot nė hapjen e Simpoziumit tė Dytė tė Nefrologjisė nė Prishtinė. 
Nė Gjermani transplantimi i veshkave ka filluar nė vitin 1954 ndėrsa deri mė tani nė kėtė klinikė janė kryer mbi 2.000 transplantime", tha Nexhat Miftari, mjek nė Heidelberg tė Gjermanisė. Sipas tij ėshtė e pakuptimtė qė nė Kosovė ende nuk bėhet transplantimi i veshkave. Kirurgėt gjermanė janė tė gatshėm qė tė vijnė nė Kosovė dhe tė ndihmojnė stafin vendorė qė tė bėjnė transplantimin e veshkave mirėpo pėr njė gjė tė tillė duhet krijuar edhe kushte tha Miftari. Martin Zeier, drejtor i Klinikes sė Nefrologjisė dhe shef i Qendrės sė Transplacionit, nė Heidelberg tė Gjermanisė tha se nė kėtė klinikė ka pasur disa pacient nga Kosova tė cilėt kanė bėrė transplantimin e veshkave ndėrsa ata sot janė nė gjendje shumė tė mirė shėndetėsore. Dr Zeir tha se ne jemi tė gatshėm qė tė ndihmojmė nė shkollimin e mjekėve kosovarė nė lėmin e Nefrologjisė dhe Transplacionit. Ky simpozium nė tė cilin po marrinė pjesė ekspertė tė nefrologjisė nga Gjermania, Shqipėria ,Maqedonia dhe Kosova do tė vazhdojė edhe nesėr kur do tė diskutohet kryesisht pėr dializėn dhe transplantimin e veshkave.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
20-05-06, 11:38
|
#5
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
|
**********
**********
**********
Mė se 70 % e sėmundjeve,shėrohen nga e ashtuquajtura " Shėrim me gjakun tėnd " nė gjermanisht quhet " Eigenblutbehandlung".
Kėtė formė tė shėrimit,nuk e praktikojnė shumica e mjekėve edhe pse kjo formė ka efikasitet tė madh.Mospraktikimi i kėtij shėrimi nga shumė mjek,vije nga mosdija e kėsaj forme tė shėrimit.
Kjo formė shėruese ėshtė shumė efikase,sepse me marrjen e gjakut tė personit tė sėmurė,ky gjak pėrzihet me medikamentin pėrkatės dhe i jepet prapė po atij pacienti si Vaksionim do tė thotė direkt nė gjak,gjė qė ėshtė shumė mė shpejt se me medikamente pirėse,nė kofshė.
Kjo formė e shėrimit,ka 10 shėrime,ēdo javė nga njė shėrim.
Vetėm mendime pozitive pėr tė sėmuarit nga
Kodra
__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
|
|
|
26-05-06, 20:36
|
#6
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Me shkencėtarin e ri shqiptar Visar Belegu ne Institutin Kenedi Krieger
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės
23-05-2006
Po t'i hidhet njė vėshtrim historisė sė emigracionit shqiptar, veēanerisht atij nė Amerikė vihet re, se 100 vjet mė parė shqiptarė mund tė gjeje nė ēdo rrugė kryesore tė qyteteve tė mėdha duke punuar si shitės frutash e pronarė kjoskash, ndėrsa sot ata mund tė shihen duke punuar edhe nė institucionet mė tė rėndėsishme qeveritare, politike, arsimore e shkencore kudo nė Shtetet e Bashkuara. I tillė ėshtė Instituti Kenedi Krieger nė Baltimor, ku shkencėtari i ri shqiptar Visar Belegu, punon si neurolog pranė kesaj qėndre tė njohur botėrore nė fushėn e kėrkimeve shkencore.
Doktor Belegu emigroi nga Kosova nė Amerikė para 12 vjetėve. Nė atė kohė, vendlindja e tij ndodhej nė njė udhėkryq dhe Visari, i cili sapo kishte mbaruar shkollen e mesme tė sistemit paralel tė arsimit, dhe duke e parė gjendjen nė Kosovė ashtu siē ishte, e zymtė e pa asnjė perspektivė, vendosi tė merrte rrugėn e mėrgimit.
Gjithmonė kam pasė dėshire ti vazhdoj studimet e larta, qė tė kryej njė shkollė pėr tė patur njė pune sa me tė suksesshme, qė tė kem njė ndikim mė vonė nė jetė, prandaj kam qėnė i motivuar. Kur erdha ne Amerikė kam pasė shume fat qė mu dha mundėsia pėr tė vazhduar studimet e larta.
Tani Visar Belegu mban titullin profesor-doktor dhe prej dy vjetėsh merret me punė kėrkimore-shkencore nė fushėn e neurologjisė nė Qėndrėn ndėrkombėtare pėr trajtimin e dėmtimeve tė shtyllės kurrizore, pranė Institutit Kenedi Krieger nė Baltimor tė shtetit Meriland.
Projektet me te cilat jam duke punuar, thotė doktor Belegu, kanė tė bėjnė kryesisht me studime nė fushėn e qelizave fillestare (embrionale) si pėrdorim pėr terapi tė boshtit tė dėmtuar kurrizor dhe studime rreth njė njė terapie qė ka tė bėjė me pėrdorimin i aktivitetit pėr tė rigjeneruar sistemin nervor tė personit me shtyllė kurrizore tė dėmtuar. Kjo terapi ka filluar kur profesor Xhon Makdonald, me tė cilin unė puno,j e aplikoi pėr trajtimin e aktorit tė njohur Kristofor Riv dhe pastaj e vazhdoi me pacientė tė tjerė. Deri tani kjo terapi ėshtė treguar shumė efikase, ėshtė 70 pėrqind efikase tek personat, tė cilėt janė nė fazėn 2 vjet pas lėndimit tė shtyllės kurrizore. Tek kėta pacientė pėrtėritja ėshtė vėnė re jo vetėm tek muskujt dhe eshtrat por edhe tek sistemi nervor, gjė qė ka qėnė njė gjė shumė e veshtirė tė arrihej.
Doktor Belegu thotė se shtylla kurrizore ėshtė njė prej organeve mė tė vėshtira pėr t'u rigjeneruar apo per t'u sheruar pas dėmtimit dhe deri mė sot shkencėtarėve u kane munguar mjetet per klasifikimin e kėtyre dėmtimeve pėrsa i pėrket aspektit molekular.
Studimet qė tani jemi duke berė, duke pėrdorur rezonancėn magnetike po na ndihmojnė, veēanėrisht nė klasifikimin e shkallės sė dėmtimit tė shtyllės kurrizore. Rigjenerimi ėshtė nje aspekt tjetėr, por qė fillon me klasifikimin e lėndimeve.
Megjithėse i larguar prej vitesh nga Peja e Prishtina, doktor Belegu mban lidhje tė ngushta me vendlindjen dhe ofron ndihmėn e tij kur mundet.
Nė Kosovė ka njerėz me lėndime traumatike dhe jo-traumatike tė boshtit kurrizor. Ėshtė njė rast aktual, njė i ri me emrin Valon i cili u lėndua menjėherė pas luftės nė bazenin e Prishtinės. Ai ka dėmtim tė rėndė tė boshtit kurrizor, po ka perspektivė per rigjenerim. Mbi tė gjitha ai beson se do tė shėrohet.
Doktor Belegu dhe kolegėt e tij amerikanė po pėrpiqen pranė administratės ndėrkombėtare UNMIK dhe qeverisė sė Kosoves pėr tė siguruar mjetet e nevojėshme qė Valonin tė vijė pėr terapi nė Qėndrėn ndėrkombėtare pėr trajtimin e shtyllės se dėmtuar kurrizore, pranė institutit Kenedi Krieger.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
29-05-06, 10:56
|
#7
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Mrekullia e antibiotikėve, dhe sa mund tė zgjasė?
Pranvera Bino*

Kur Aleksandėr Flemingu zbuloi nė vitin 1929 penicilinėn, antibiotikun e parė, tė paktė qenė ata qė parashikuan se pėr shkencėn moderne ky zbulim shėnonte fillimin e njė mrekullie. Nė saje tė antibiotikėve, shumė infeksione u kthyen nga vdekjeprurėse nė tė kurueshme. Por sot, mrekullia e antibiotikėve po zbehet me shpejtėsi. Mikrobet po evoluojnė nė varietete rezisente ndaj antibiotikėve dhe kėtyre tė fundit po u bie vlera njėri pas tjetrit. Shkencėtarėt e kompanisė globale farmaceutike Merck sapo kanė zbuluar njė antibiotik tė ri qė, nėse funksionon siē mendohet, do ta zgjasė dhe ca mrekullinė e luftės kundėr baktereve.
Antibiotikėt qė ekzistojnė deri mė sot funksionojnė pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė. Ata pengojnė shtimin dhe shumėfishimin e baktereve ose duke paralizuar sintezėn e ADN-sė, ose duke penguar disa proteinave qė tė formojnė me njėra-tjetrėn komplekse tė caktuara tė domosdoshme pėr formimin e membranės qelizore, murit mbrojtės tė ēdo qelize. Pėr fat tė keq, edhe pėrdorimi mė i kujdesshėm i antibiotikėve mund bėhet shkak qė bakteret, nė luftėn e tyre pėr tė mbijetuar, tė pėsojnė ndryshime qė mund ti shndėrrojnė ato nė rezistente ndaj antibiotikeve. Dhe meqenėse baktereve ju duhen vetėm njėzet minuta pėr tu riprodhuar, formimi i njė kolonie bakteresh rezistente, qoftė dhe nga njė qelizė e vetme rezistente, ėshtė krejt i mundur. Kėto ndryshime apo mutacione tė baktereve qė ēojnė rastėsisht nė rezistencė ndaj antibiotikėve, hasen mė dendur kur antibiotikėt pėrdoren pa shkak apo kur doza dhe kohėzgjatja e marrjes sė antibiotikėve nuk respektohet. Kėshtu pra, sa herė qė e ndjejmė veten mė mirė e mendojmė se sna duhen mė ilaēet, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse krijojmė dhe njė varietet tė ri baktereje qė kur tė na sulmojė pėrsėri, do ta kemi tė vėshtirė ta mundim. Tė mos harrojmė se nė jetėn e pėrditshme kemi me dhjetėra e dhjetėra mundėsi qė bakteren e modifikuar gjenetikisht qė sapo krijuam, fryt i padijes dhe neglizhencės sonė, tua pėrcjellim miqve, tė njohurve, e perse jo, edhe fėmijėve tanė. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė mrekullia e antibiotikeve po zhduket, duke qenė se antibiotikėt funksionojnė nė mėnyrė tė ngjashme, kur njė lloj baktereje arrin ti rezistojė efektit shkatėrrues tė njė antibiotiku tė veēantė, shanset qė kjo baktere tu rezistojė edhe antibiotikėve tė tjerė janė tė mėdha.
Produkti i ri, i sapozbuluar nga grupi i S. Singh, nė laboratorėt kėrimorė tė kompanisė Merck, bllokon njė tjetėr mekanizėm qelizor tė baktereve, sintezėn e disa lipideve, tė tjerė elementė tė rėndėsishėm pėr formimin e membranės sė baktereve. Duke qenė se sinteza e lipideve ėshtė njė proces i ngjashėm nė tė gjitha bakteret, ėshtė tepėr e mundshme qė antibiotiku i posagjetur tė mund tė luftojė njė grup mė tė madh varietetesh, duke pėrfshirė kėtu edhe ata rezistentė!
Antibiotiku i ri gjendet nė njė lloj kėpurdhe tė quajtur Streptomyces platensis dhe u izolua rastėsisht nga kampione dheu tė marra nga Afrika e Jugut. Nga 83 mijė ekstrakte tė pėrgatitura prej kėtyre kampioneve dhe tė analizuara veēanėrisht, vetėm njėri ishte nė gjendje tė pengonte shumėfishimin e varieteteve tė ndryshme bakteresh, duke pėrfshirė dhe stafilokokun, njė nga bakteret mė tė pėrhapura nė infeksionet e hasura nė spitale dhe rezistent ndaj shumicės se antibiotikėve tė njohur. Nė eksperimentet e bėra te minjtė, platensimycin, kėshtu quhet antibiotiku i posazbuluar, kuroi me efikasitet disa infeksione bakerale pa shkaktuar asnjė efekt anėsor.
Pėr aprovimin e pėrdorimit tė antibiotikut tė ri si mjekim te njeriu do tė duhen sigurisht tė tjera eksperimente. Sidoqoftė, rezultatet e arritura janė tepėr inkurajuese. Por shkaku i vėrtetė i inefikasitetit tė antibiotikėve ėshtė pėrdorimi i tyre pa kontroll, ndaj dhe antibiotiku i ri rrezikon tė ndjekė fatin e paraardhėsve nėse shoqėria jonė vazhdon tė jetė indiferente ndaj shpėrdorimit tė antibiotikėve. Nėse mrekullia e antibiotikėve nuk pėrdoret me masė, tė kurosh infeksionet e baktereve me njė antibiotik tė ri ėshtė njėsoj si tė pretendosh tė kurosh alkoolizmin duke i ofruar tė dehurit tjetėr gotė me uiski!
Pranvera Bino ėshtė Inxhiniere gjenetiste, Washington DC
</SPAN>
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 5 (0 Anėtarėt dhe 5 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:33.
|
|