|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
14-05-06, 10:14
|
#1
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
ēati E Sigurtė
Nė Kuran, Zoti na tėrheq vėmendjen ndaj njė vetie mjaft interesante tė qiellit:
"Qiellin e kemi bėrė si ēati tė sigurtė e tė mbrojtur
" (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit ėshtė vėrtetuar prej kėrkimeve shkencore tė kryera nė shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokėn, kryen shėrbime jetike pėr tė siguruar vazhdimėsinė e jetės. Duke shkatėrruar mjaft meteorė tė mėdhenj e tė vegjėl, gjatė pėrpjekjeve tė tyre pėr tė arritur tokėn, ajo i ndalon ata qė tė pėrplasen me tokėn dhe tė dėmtojnė gjallesat.
Atmosfera lejon qė tė arrijnė nė Tokė vetėm rrezet e nevojshme pėr jetėn. Pėr shembull, rrezet ultravjollcė arrijnė nė Tokė nė njė pėrpjestim tė caktuar. Vetėm nė sajė tė kėtij fakti ėshtė e mundur kryerja e procesit tė fotosintezės dhe, rrjedhimisht, vazhdimėsia e jetės pėr tė gjitha gjallesat.
Pėr mė tepėr, atmosfera filtron rrezet e dritės qė vijnė nga hapėsira, tė cilat janė tė dėmshme pėr krijesat e gjalla. Fakti mė interesant ėshtė se vetėm rrezet e padėmshme e tė nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcė dhe valėt e radios - janė nė gjendje tė pėrshkojnė atmosferėn. I gjithė ky rrezatim ėshtė i domosdoshėm pėr jetėn. Atmosfera lejon kalimin vetėm tė njė pjese tė rrezeve tė shkurtra ultravjollcė, tė cilat janė mjaft tė domosdoshme pėr procesin e fotosintezės dhe pėr ekzistencėn e tė gjitha gjallesave. Pjesa mė e madhe e rrezeve tė gjata ultravjollcė, tė lėshuara nga dielli, filtrohen prej shtresės sė ozonit nė atmosferė dhe vetėm njė pjesė e kufizuar dhe thelbėsore e tyre arrijnė nė Tokė.
Vetia mbrojtėse e atmosferės nuk mbaron kėtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokėn prej tė ftohtit ngrirės tė hapėsirės, i cili arrin deri nė minus 270 gradė celcius.
Nuk ėshtė vetėm atmosfera ajo qė e mbron Tokėn nga efektet shkatėrruese dhe dėmtuese tė hapėsirės. Sė bashku me atmosferėn, brezi Van Alen, njė shtresė, e cila krijohet si rezultat i fushės magnetike tė Tokės, gjithashtu shėrben si njė fushė mbrojtėse kundėr rrezatimeve tė dėmshme, tė cilat kėrcėnojnė planetin tonė. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lėshohet prej diellit dhe yjeve tė tjera, ėshtė vdekjeprurės pėr gjallesat. Nėse brezi Van Alen nuk do tė ekzistonte, energjia e shpėrthimeve masive tė quajtura shpėrthime diellore, tė cilat hasen vazhdimisht nė Diell, do tė shkatėrronin ēdo formė jete nė Tokė.
Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rėndėsinė qė ka pėr jetėn tonė brezi Van Alen, ndėr tė tjera thotė:
"Nė fakt, Toka ka dendėsinė mė tė lartė se ēdo planet tjetėr nė Sistemin Diellor. Bėrthama e madhe e hekur-nikelit ėshtė shkaku i ekzistencės sė fushės sonė tė madhe magnetike. Kjo fushė magnetike formon shtresėn mbrojtėse Van-Alen, e cila e mbron Tokėn nga rrezet bombarduese. Nėse nuk do tė ishte kjo mburojė, jeta nė Tokė do tė ishte e pamundur. I vetmi planet tjetėr shkėmbor qė ka fushė magnetike ėshtė Mėrkuri, por fuqia e fushės sė tij ėshtė 100 herė mė e vogėl se e Tokės. Madje as Afėrdita - planeti ynė "motėr" - nuk ka fushė magnetike. Brezi mbrojtės Van-Alen ėshtė njė strukturė qė gjendet vetėm nė Tokė." 1
Energjia e ēliruar nė njė prej kėtyre shpėrthimeve tė viteve tė fundit ėshtė e barabartė me energjinė e ēliruar nga shpėrthimi i 100 miliardė bombave atomike, si ajo qė u hodh nė Hiroshimė. Pesėdhjetė e tetė orė pas shpėrthimit u vėrejt se gjilpėrat magnetike tė busullave paraqitnin njė lėvizje jo tė zakonshme dhe 250 km mbi atmosferėn e Tokės, temperatura u rrit menjėherė nė 2500oC.
Me pak fjalė, njė sistem mbrojtės i pėrkryer funksionon mbi Tokė. Ai e rrethon botėn tonė dhe e mbron prej kėrcėnimeve tė jashtme. Vetėm kohėt e fundit, shkencėtarėt arritėn tė mėsojnė disa gjėra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar nė Kuran pėr mbėshtjellėn mbrojtėse tė Tokės qė shekuj mė parė.

Ky ilustrim paraqet meteorėt qė janė gati pėr t'u pėrplasur me tokėn. Trupat qiellorė, gjatė udhėtimit nė hapėsirė, mund tė pėrbėjnė njė kėrcėnim serioz pėr Tokėn, por Zoti, i Cili ka krijuar ēdo gjė nė mėnyrėn mė tė pėrkryer, e ka bėrė atmosferėn njė "ēati mbrojtėse". Falė kėsaj mbrojtjeje tė pėrkryer, gati tė gjithė meteorėt nuk mund ta dėmtojnė Tokėn, sepse kur arrijnė atmosferėn, ata shpėrbėhen nė miliona copa tė vogla.
Pjesa mė e madhe e njerėzve, kur shohin qiellin, nuk mendojnė rreth vetive mbrojtėse tė atmosferės. Ata thuajse nuk mendojnė kurrė se ēfarė vendi do ishte Toka, nėse kjo strukturė nuk do tė ekzistonte. Fotografia lart paraqet njė krater gjigand tė krijuar nga njė meteor, i cili ra nė Arizona, nė SHBA. Sikur tė mos ekzistonte atmosfera, miliona meteorė do tė binin nė Tokė dhe ajo do tė bėhej njė vend i pabanueshėm. Por vetitė mbrojtėse tė atmosferės bėjnė tė mundur qė gjallesat tė jetojnė tė sigurta. Kjo ėshtė pikėrisht mbrojtja qė ėshtė shpallur nė Kuran.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
14-05-06, 10:17
|
#2
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
ēati E Sigurtė

Energjia qė ēlirohet nga njė shpėrthim diellor ėshtė kaq e madhe, saqė mendja e njeriut e ka tė vėshtirė ta konceptojė. Njė shpėrthim i vetėm ėshtė i barabartė me energjinė e ēliruar nga 100 miliardė bomba atomike si ajo e hedhur nė Hiroshimė. Bota ėshtė e mbrojtur nga efektet shkatėrruese tė kėsaj energjie prej atmosferės dhe brezit rrethues Van Alen.
Duke u larguar prej Tokės, e cila ėshtė e pėrshtatur nė mėnyrė tė pėrsosur pėr jetėn njerėzore, pėrtej atmosferės, nė hapėsirė, ne hasim njė tė ftohtė ngrirės. Bota ėshtė e mbrojtur prej tė ftohtit ngrirės tė hapėsirės, i cili arrin nė - 270oC, nė saje tė atmosferės.

Shtresa magnetosferike e formuar prej fushės magnetike tė Tokės i shėrben asaj si njė fushė mbrojtėse prej trupave qiellorė dhe rrezeve kozmike tė dėmshme. Nė foton lart duket qartė kjo shtresė magnetosferike, e cila quhet ndryshe Brezi Van Alen. Ky brez rrethues ndodhet mijėra kilometra larg Tokės dhe mbron tė gjitha krijesat nė tokė prej energjisė shkatėrruese qė vjen nga hapėsira.Tė gjitha kėto zbulime shkencore vėrtetojnė se Toka ėshtė e mbrojtur nė njė mėnyrė tepėr tė veēantė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se kjo "mbrojtje" na u bė e njohur nė Kuran 1400 vjet mė parė, nė ajetin: "Qiellin e kemi bėrė ēati tė sigurtė e tė mbrojtur."
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
14-05-06, 10:20
|
#3
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Qielli Kthyes
Ajeti i njėmbėdhjetė i sures Et-Tarik nė Kuran, i referohet vetisė "kthyese" tė qiellit:
"Betohem nė qiellin qė kthen." (Et-Tarik 11)
Siē dihet, atmosfera, e cila rrethon Tokėn, pėrbėhet nga disa shtresa. Secila prej tyre luan njė rol tė rėndėsishėm nė dobi tė jetės. Kėrkimet kanė nxjerrė nė dritė se kėto shtresa janė tė specializuara nė kthimin mbrapsht tė trupave apo rrezeve qė vijnė nga hapėsira apo nga vetė Toka. Tani le tė shqyrtojmė disa shembuj tė funksionit "kthyes" tė shtresave qė e rrethojnė Tokėn.
Troposfera, e cila ndodhet 13-15 km mbi Tokė, luan rol nė kondensimin e avujve tė ujit qė vijnė nga sipėrfaqja e Tokės dhe nė kthimin poshtė tė tyre nė formė shiu.
Shtresa e ozonit me lartėsi 25 km nga toka reflekton rrezatimin e dėmshėm dhe rrezet ultravjollcė, tė cilat vijnė nga hapėsira dhe i kthen mbrapsht nė hapėsirė.
Jonosfera kthen valėt e radios tė transmetuara nga Toka duke i kthyer poshtė nė pjesė tė ndryshme tė saj, tamam si njė satelit pasiv komunikimi, duke bėrė tė mundur transmetimin e valėve radiofonike dhe televizive nė njė distancė tepėr tė largėt.
Shtresa magnetosferike kthen mbrapsht grimcat e dėmshme radioaktive qė pėrhapen nga Dielli dhe yjet e tjera, para se tė arrijnė Tokėn.
Fakti qė gjithė kėto veti tė shtresave tė atmosferės, tė zbuluara vetėm kohėt e fundit, janė shpallur nė Kuran prej shumė shekujsh provon bindshėm se Kurani ėshtė fjala e Zotit.

Prania e ujit ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr jetėn nė Tokė. Njė nga faktorėt qė ndikon nė formimin e ujit ėshtė Troposfera, e cila ėshtė njė prej shtresave tė atmosferės. Shtresa e Troposferės kondenson ujin qė vjen nė gjendje avujsh nga sipėrfaqja e Tokės dhe e kthen poshtė nė formė shiu.

Shtresa atmosferike, e cila bllokon rrezet qė mund tė jenė shkatėrruese pėr jetėn nė Tokė, ėshtė Ozonosfera. Ajo kthen rrezet e dėmshme tė ardhura nga hapėsira, siē janė rrezet ultravjollcė, duke parandaluar arritjen e tyre nė Tokė.

Secila shtresė e atmosferės ka veti tė dobishme pėr jetėn e krijesave. Shtresa e Jonosferės, pėr shembull, e cila ėshtė njė nga shtresat mė tė larta tė atmosferės, kthen valėt e radios tė lėshuara nga njė qendėr e caktuar poshtė nė Tokė dhe bėn tė mundur kapjen e kėtyre valėve nė distanca tė mėdha.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
14-05-06, 10:26
|
#4
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Shtresat E Atmosferės
Njė nga faktet shkencore tė zbuluara kohėt e fundit ėshtė pėrbėrja e qiellit nga shtatė shtresa.
"Zoti ėshtė Ai qė krijoi shtatė qiej mbi njėri-tjetrin." (El-Mulk 3)"
... Ai i krijoi shtatė qiej brenda dy ditėve dhe secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej." (Fusilet 12)
Fjala "qiell" nė gjuhėn arabe pėrdoret me disa kuptime. Nė disa raste ajo ka kuptimin e atmosferės. Nė disa raste ajo ka kuptimin e universit. Kur pėrdoret nė numrin shumės, ajo nė pėrgjithėsi ka njė kuptim mė tė gjerė se fjala "univers", pasi pėrfshin universin, i cili pėrbėn qiellin e parė, dhe gjashtė qiej tė tjerė. Por nėse ne i japim fjalės "qiej" kuptimin e parė, d.m.th. atė tė atmosferės, atėherė arrijmė nė pėrfundimin se atmosfera qė rrethon planetin tonė pėrbėhet nga shtatė shtresa.
Me tė vėrtetė, sot ėshtė bėrė i njohur fakti se atmosfera qė rrethon Tokėn, pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme, tė cilat shtrihen mbi njėra-tjetrėn. Pėr mė tepėr, numri i kėtyre shtresave ėshtė i njėjtė me numrin e pėrmendur nė Kuran: shtatė shtresa. Kjo temė pėrshkruhet nga njė burim shkencor si mė poshtė:
Shkencėtarėt kanė zbuluar se atmosfera pėrbėhet prej disa shtresave tė ndryshme. Shtresat ndryshojnė prej njėra-tjetrės nga vetitė e tyre fizike, si trysnia, lloji i gazeve etj. Shtresa atmosferike mė e afėrt me Tokėn quhet TROPOSFERĖ. Ajo zė 90% tė atmosferės. Shtresa mbi troposferė quhet STRATOSFERĖ. Shtresa tjetėr, ku pėrthyhen rrezet ultravjollcė quhet OZONOSFERĖ. Shtresa tjetėr quhet MEZOSFERĖ. TERMOSFERA shtrihet mbi mezosferė. Gazet e jonizuara formojnė njė shtresė brenda termosferės, e cila quhet JONOSFERĖ. Shtresa mė e skajshme e atmosferės sė Tokės shtrihet 480-960 km. Kjo pjesė quhet EKZOSFERĖ. 2
Nėse numėrojmė shtresat e cituara prej kėtij burimi, shohim se atmosfera pėrbėhet pikėrisht nga shtatė shtresa, siē ėshtė shpallur edhe nė ajetin kuranor.
Troposfera
Stratosfera
Ozonosfera
Mezosfera
Termosfera
Jonosfera
Ekzosfera
Katėrmbėdhjetė shekuj mė parė, kur tė gjithė besonin se qielli ishte unik e i pandarė, Kurani shpalli mrekullinė e ndarjes nė shtresa dhe, pėr mė tepėr, nė "shtatė" shtresa. Shkenca moderne, nga ana tjetėr, zbuloi faktin se atmosfera, e cila rrethon Tokėn, pėrbėhet prej "shtatė" shtresave bazė.
Njė tjetėr mrekulli e ajeteve kuranore qė pėrmendin kėtė fakt shtjellohet kur lexojmė pjesėn e fundit tė ajetit dymbėdhjetė tė sures Fusilet: "... secilit qiell i caktoi atė qė i nevojitej". Me fjalė tė tjera, nė kėtė ajet deklarohet se Zoti i caktoi ēdo qielli funksionin e vet. Me tė vėrtetė, siē e kemi parė edhe nė kapitujt e mėparshėm, secila prej kėtyre shtresave ka funksione jetike tė dobishme pėr njerėzimin dhe pėr tė gjitha format e tjera tė jetės nė Tokė. Ēdo shtresė ka njė funksion tė veēantė, duke filluar nga formimi i shiut, mbrojtja prej rrezeve tė dėmshme, reflektimi i valėve radiofonike e televizive, deri te mėnjanimi i efekteve katastrofike tė meteorėve.
Njė prej kėtyre funksioneve pėr shembull, ėshtė deklaruar nė njė burim shkencor si vijon:
Atmosfera e Tokės ka 7 shtresa. Shtresa mė e ulėt quhet troposferė. Shiu, bora dhe era formohen dhe ndodhin vetėm nė troposferė. 3
Kjo ėshtė njė prej mrekullive hyjnore, sepse kėto argumente, tė cilat u zbuluan vetėm nė saje tė teknologjisė sė shekullit XX, janė shpallur nė Kuran 1400 vjet mė parė.

Toka i ka tė gjitha kushtet qė i nevojiten jetės. Njė prej tyre ėshtė atmosfera, e cila shėrben si njė fushė mbrojtėse pėr gjallesat. Sot ėshtė njė fakt i njohur qė atmosfera ėshtė e pėrbėrė prej shtresave tė ndryshme tė shtrira mbi njėra-tjetrėn. Kjo gjė ėshtė pėrshkruar saktėsisht nė Kuran, ku thuhet se atmosfera pėrbėhet prej shtatė shtresave. Kjo ėshtė sigurisht njė prej mrekullive tė Kuranit.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
14-05-06, 10:31
|
#5
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Funksioni I Maleve
Kurani na tėrheq vėmendjen ndaj njė funksioni gjeologjik mjaft tė rėndėsishėm tė maleve.
"Ne kemi krijuar male tė patundura nė tokė, me qėllim qė ajo tė mos lėkundet dhe tronditet bashkė me ta..." (El Enbija 31)
Siē vihet re, nė kėtė ajet ėshtė shpallur se malet luajnė rol nė parandalimin e tronditjeve dhe lėkundjeve tė Tokės.
Ky fakt nuk ishte i njohur nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani. Nė tė vėrtetė, ai u zbulua jo shumė kohė mė parė dhe kjo vetėm si rezultat i zbulimeve tė gjeologjisė bashkėkohore.
Sipas kėtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lėvizjeve dhe pėrplasjeve tė shtresave masive, tė cilat formojnė koren e Tokės. Kur dy shtresa pėrplasen me njėra-tjetrėn, shtresa mė e fortė rrėshqet poshtė shtresės tjetėr, e cila pėrkulet nė majė, duke formuar lartėsitė dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirė thellė nė tokė. Kjo nėnkupton se pjesa e poshtme e maleve ėshtė po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokė.
Nė njė tekst shkencor, struktura e maleve ėshtė pėrshkruar si mė poshtė:
"Atje ku kontinentet janė mė tė trasha, si p.sh. vargmalet, korja zhytet thellė nė mantel." 4
Nė njė ajet kuranor, kjo veti e maleve ėshtė vėnė nė dukje nga njė krahasim i maleve me "kunjat":
"A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme pėr jetė, ndėrsa malet i bėmė si kunja?" (En-Nebe 6-7)

Nė saje tė shtrirjes nėn tokė dhe mbi tokė, malet i mbėrthejnė shtresat e ndryshme tė tokės si njė kunj. Korja e Tokės pėrmban shtresa qė janė nė lėvizje tė vazhdueshme. Kjo veti mbėrthyese e maleve parandalon tronditjet me shtrirje tė gjerė, duke e fiksuar koren e tokės, e cila ka njė strukturė tepėr tė lėvizshme.
Me fjalė tė tjera, duke u shtrirė mbi dhe nėn sipėrfaqen e Tokės nė ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnė lidhur kėto shtresa me njėra-tjetrėn. Nė kėtė mėnyrė, ato fiksojnė koren e Tokės dhe parandalojnė grumbullimin e saj mbi apo ndėrmjet shtresave tė magmės. Shkurt, ne mund t'i krahasojmė malet me gozhdėt, tė cilat mbajnė dėrrasat tė mbėrthyera sė bashku.
Vetia fiksuese e maleve nė literaturėn shkencore ėshtė pėrshkruar me termin "isostazi":
Isostazi do tė thotė: ekuilibri i pėrgjithshėm i kores sė Tokės i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkėmbore poshtė sipėrfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale. 5
Ky rol kaq i rėndėsishėm i maleve, i cili u zbulua nga gjeologjia moderne dhe nga kėrkimet sizmike, ėshtė shpallur nė Kuran shekuj mė parė si njė shembull i dijes absolute tė krijimit tė Zotit.
"Ne kemi krijuar male tė patundura nė tokė me qėllim qė ajo tė mos lėkundet dhe tronditet bashkė me ta..." (El Enbija 31)
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
14-05-06, 10:32
|
#6
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Funksioni I Maleve

Malet kanė rrėnjė tė thella nėn sipėrfaqen e tokės.(Earth, Press & Siever, fq. 413)

Sektori skematik. Malet, si kunja, kanė rrėnjė tė thella tė fiksuara nė tokė. (Anatomia e Tokės, Cailleux fq. 220)

Njė ilustrim tjetėr na tregon se malet kanė formėn e kunjave, nė saje tė thellėsisė sė rrėnjėve tė tyre. (Shkenca e Tokės, Tarbuck & Lutgens, fq. 158)
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
14-05-06, 10:35
|
#7
|
Rob i All-llahut
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
|
Lėvizja E Maleve
Nė njė ajet tjetėr, na bėhet e ditur se malet nuk janė tė palėvizshėm, ashtu siē mund tė na duket, por ato janė nė lėvizje tė vazhdueshme.
"Kur i sheh malet, mendon se ato janė tė palėvizshėm, ndėrsa ato lėvizin si retė..." (En-Neml 88)
Kjo lėvizje e maleve ndodh si pasojė e lėvizjes sė kores sė Tokės, mbi tė cilėn ato janė vendosur. Korja e Tokės 'noton' mbi shtresėn e mantelit, e cila ėshtė mė e dendur. Ishte fillimi i shekullit XX kur, pėr herė tė parė nė histori, njė shkencėtar gjerman me emrin Alfred Wegener deklaroi se kontinentet kanė qenė tė bashkuara nė kohėn e krijimit tė tokės, por mė pas u zhvendosėn nė drejtime tė ndryshme dhe u ndanė, duke u larguar shumė larg njėri-tjetrit.
Gjeologėt kuptuan se Wegener kishte tė drejtė vetėm nė vitin 1980, pra pesėdhjetė vjet pas vdekjes sė tij. Sipas fjalės sė Wegener nė njė artikull tė publikuar nė vitin 1915, blloqet masive tė tokės u bashkuan sė bashku rreth 500 milionė vjet mė parė, duke formuar Pangaean, e cila gjendej nė Polin e Jugut.
Afėrsisht 180 milionė vjet mė parė, Pangaea u nda nė dy pjesė, tė cilat u zhvendosėn nė drejtime tė ndryshme. Njė prej kėtyre kontinenteve gjigande ishte Gondwana, e cila pėrfshinte Afrikėn, Australinė, Antarktidėn dhe Indinė. E dyta ishte Laurasia, e cila pėrfshinte Evropėn, Amerikėn e Veriut dhe Azinė pėrveē Indisė. Njėqind e pesėdhjetė milionė vjet pas kėsaj ndarjeje, Gondwana dhe Laurasia u ndanė nė pjesė mė tė vogla.
Kėto kontinente, tė cilat u shfaqėn pas ndarjes sė Pangaeas, janė spostuar mbi sipėrfaqen e Tokės disa centimetra ēdo vit, duke shkaktuar ndryshime nė pėrqindjen e tokės dhe detit.
Kjo lėvizje u zbulua si rezultat i kėrkimeve gjeologjike tė kryera nė fillim tė shekullit XX. Lėvizja e kores sė Tokės ėshtė shpjeguar nga shkencėtarėt si mė poshtė:
"Korja dhe pjesa e sipėrme e mantelit, me njė trashėsi 100 km, janė tė ndara nė segmente tė quajtura shtresa. Gjenden gjashtė shtresa tė mėdha dhe disa shtresa tė vogla. Sipas teorisė tė quajtur "tektonika e shtresave", kėto shtresa lėvizin nė Tokė, duke mbajtur me vete "dyshemenė" e kontinenteve dhe oqeaneve. Lėvizja e kontinenteve ėshtė llogaritur tė jetė 1-5 cm nė vit. Gjatė kohės qė shtresat vazhdojnė tė lėvizin, ato realizojnė njė ndryshim tė vogėl nė gjeografinė e Tokės. Pėr shembull, ēdo vit Oqeani Atlantik bėhet pak mė i gjerė." 6
Nė Kuran ėshtė pėrmendur "lėvizja e maleve". Sot, shkencėtarėt bashkėkohorė pėr kėtė lėvizje pėrdorin termin "lėvizja kontinentale." 7
Ėshtė e padiskutueshme qė kjo ėshtė njė prej mrekullive tė Kuranit, pasi ky argument shkencor u zbulua vetėm kohėt e fundit nga shkencėtarėt.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:46.
|
|