Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-06-06, 08:55   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Radhėt e gjata pėr njė vizė nė BE, tė turpshme

Europarlamentarja Doris Pack tha se BE duhet tė ndryshojė sistemin e vizave me vendet e Ballkanit Perėndimor
Doris Pak: Radhėt e gjata pėr njė vizė nė BE, tė turpshme
A.R

TIRANĖ- Europarlamentarja Doris Pack e ka konsideruar tė turpshme situatėn e regjimit tė vizave qė vendet e Bashkimit Evropian aplikojnė pėr qytetarėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Pack ėshtė shprehur nė njė intervistė pėr agjencinė “Evropa e Lirė”, se janė tė turpshme radhėt e gjatė tė qytetarėve nė pritje pėr tė marrė njė vizė nga ambasadat e vendeve tė BE-sė. Sipas saj, nė vendet e BE-sė duhet tė ketė njė ndryshim tėrėsor tė regjimit tė vizave pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Kryetarja e delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore, tha se moshapja e dyerve nga BE-ja pėr kėto vende tregon moskorrektėsi. Sipas Pack, ėshtė e turpshme qė qytetarėt e Ballkanit duhet tė vazhdojnė tė presin nė radhė tė gjata pėr ditė tė tėra pėr njė vizė. “Kur flitet pėr lėvizjen e lirė, unė ndjehem e turpėruar qė nuk mundėm tė krijonim njė sistem vizash qė do ishte praktik. Mendoj se qytetarėve nė fjalė duhet t’u japim mundėsinė tė hyjnė nė Bashkimin Evropian pa pasur nevojė tė presin nė radhė tė gjata pėr ditė e ditė tė tėra. Mendoj se sistemi i vizave duhet tė realizohet nė njė mėnyrė mė tė mirė. Problemi qėndron te shtetet anėtare tė BE-sė“, tha Pack. Ajo shton mė the se ndryshimi i sistemit tė vizave duhet bėrė sa mė parė, pasi vendet e rajonit duan tė shohin dritė nė fund tė tunelit pėrfshi dhe hyrjen e lirshme nė vendet e BE-sė. Ndėrkaq, lidhur me perspektivėn evropiane tė Ballkanit Perėndimor, Pack ka vėnė nė dukje njė fare “dėshtimi” tė vetė BE-sė, gjė qė po shtyn edhe procesin e anėtarėsimit tė vendeve tė tjera. “Aktualisht kemi 10 vende tė reja e priten dhe dy tė tjera qė kėrkojnė tė anėtarėsohen. Por problemi qėndron te ne si BE. Tė tjerėt bėjnė shumė pėrpjekje pėr reforma, por jo edhe ne. BE-ja harroi tė bėnte reformat e veta. Jemi sot 25 vende anėtare, kurse instrumentet i kemi sikur kemi qenė gjashtė. Ne na duhet tė gjejmė rrugėn e daljes nga kjo gjendje nė dy vitet e ardhshme, pasi na duhen instrumentet, tė cilat do tė ndihmojnė zgjerimin e mėtejshėm”, - tha Pack. Por sipas saj, zgjerimi do tė ketė kufij, e pas Rumanisė e Bullgarisė, mė vonė do te jetė radha e vendeve tė Ballkanit Perėndimor, por nuk do tė shkohet mė tej.


08/06/2006
Gazeta Panorama


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.