Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dardani_K1
Pershendetjet e mija e kame nje pyetje per shume veta ne kete faqe se per qfare dreq Revolucioni jeni ty folenn per mendimin tim ky sashte revolucion pore ashte nje paknaqesi qe nuk daton vetem nga sode pore kane filluar qe sa vite se qdo njeri qe i ka 2 gram tru e nalet dhe mendon ka me mujten me vrejten se UNMIKU apo (ANMIKU) ashte ty kqyren qe sa me shume me ja zgjaten jeten vetes ne Kosove se sju konvenon me shkue nga Kosova se jesin pa marren rroga te majshme banesat e pagune ushqimin pa pages veturat ne qdo moment ne dispozicion dhe te gjitha keto ne kurriz te tatimpaguasve te Kosoves po ju aspo e shihni qe 90% e punonjesve ne ANMIK jane njerez te pa afte qe ne vendet e tyre nga vijne me siguri qe si lejojne as ere me marren ne Administrat e neve na kane que njerez nga Bangladeshi,India,Vendet e varfera Afrikane etj qe kure kane ardhen ne Kosove as veturat sdinin ti ngisnin sepse nga vendet ku ata vijn ata vizisin Bicikleta dhe Elefanta.
|
Hahhahhahhahahha....
Mendoj se Dardani, ka talent naiv, per humor.
posaqerisht me faktin se disa nga stafi i UNMIK-ut paska vozitur elefante ne shtetet prej nga vijne...
S'e perjashtoj mundesine se dikush nga stafi i UNMIK-ut mund te kete shfrytezuar edhe elefantet si mjete transporti, ne ndonje lokacion egzotik, diku ne Bote, por nuk e besoj ti kene VOZITUR elefantet....
Perndryshe,
Rrogat, banesat, ushqimin e te gjithe nderkombtareve ne Kosove, e paguan Bashkesia Nderkombetare (respektivisht te gjitha shtetet kontribuese ne buxhetin e OKB-se, ne krye me SHBA-te dhe dhe shtetet tjera te zhvilluara, ne proporcion me GDP-ne shteterore te shtetit perkates) e ASESI tatimet e Kosoves.
Perkundrazi, prezenca fizike e Bashkesise Nderkombetare ne Kosove KONTRIBON ne ekonomine vendore, permes te hyrave ne buxhetin e vendit, si prezence me FUQI BLERESE. Pra c'do cent i cili shpenzohet ne Kosove, qofte permes derivateve te naftes, qirave, ushqimeve, veshembathjeve, fakturave te rrymes, ujit, shfrytezimi i sherbimeve te ndryshme vendore, te gjitha ato jane TE HYRA, apo perfitime NETO te pastra, qe vijne nga jashte.
Perfshire ketu te punesuarit vendore, te cilet poashtu paguhen me te ardhura te cilat NUK dalin nga buxheti shteterore, keto poashtu konsiderohen INXHEKSIONE direkte ne ekonomine vendore.
te mos flas per RINDERTIMIN e pjeses dermuese te shtepive te demtuara ne rajonin e Rrafshit te Dukagjinit si dhe ne rajonin e Drenices, qe ne vitin 1999, kryesisht duke iu falenderuar punes se kyeandminstratorit te pare te UNMIK-ut.
(Nje ekip televizv Gjerman, ka bere nje film per rindertimin e shtepive ne Kosove pas luftes, ku ndiqet puna e stafit te UNMIK-ut komune pas komune ne Kosove, dhe cdo kryefamiljar qe ka pasur shtepine e renuar, ka marre sasi te caktuar te parave te gatshme per rindertimin e shtepive te tyre).
Perndryshe, OKB-ja si organizate perbehet nga nje numer i madh antaresh/shtetesh te ndryshme, dhe struktura nacionale e stafit te UNMIK-ut eshte perafersisht e njejte ne te gjitha misionet e OKB-se kudo ne Bote, jo vetem ne Kosove.
Problemi me UNMIK-un jane disa individe qe punojne per UNMIK-un te cilet ne Kosove nuk ndjekin kursin e politikes se OKB-se por agjendat personale te shteteve nga te cilat vijne.
Duhet kuptiuar se UNMIK-u nuk eshte strukture homogjene, dhe se brenda per brenda egzistojne mosmarreveshje te ndryshme, poashtu egzistojne perfaqesues te cilet ne Kosove gjinden per obstruksion/sabotim te proceseve politike/ekonomike, e jo per te ndihmuar/kontribuar ne Kosove.
keta individe DUHET VECUAR, dhe duhet kerkuar ri-atdhesimin e tyre.
Kjo eshte procedure shume e thjeshte. Personat deklarohen persona non-grata, per arsye KONKRETE, dhe te atillet qe ne Kosove jane per destabilizim/percim te agjendave poltike te atyre shteteve qe nuk ia duan te miren shqiptareve, do te duhej te kthehen nga kane ardhur.
POR qe kjo te ndodhe, iniciative duhet te marrin organet pergjegjese ne Kosove.
Kam pershtypje se aq shume energji hargjohet duke u marre me njeri-tjeterin, me DOSJE, ala Hashimqe, e ala Demaqiane...saqe te gjithe ende mirren se kush e spiunoi kend per "gardhin e Rizahoviteve", para 15 vitesh, e te gjithe kane humbur BUSULLEN per te kuptuar se per ardhemerine e KOSOVES eshte duke u VENDOSUR-SOT!
Kosova ka pasur dhe mund te kete shume dobi nga prezenca e nje Bashkesie Nderkombetare e cila vazhdimisht eshte e interesuar te kontriboje per mireqenien e Kosoves, por duhet pasur parasysh se ne mesin e mollave jane disa te kalbura te cilat duhet larguar/kthyer nga kane ardhur.
Njekohesisht terheq vemendjen e te gjithe atyre te cilet me VERBERI besojne ne PERSOSHMERINE e Bashkesise Nderkombetare...edhe nje bindje e ketille eshte poaq e demshme sa ajo se Bashkesia Nderkomebtare qenka armiku (ANMIKU) i shqiptareve!!
qe te dy pozicionet jane NJE E VETMJA thike me dy tehe.