Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
Berisha u takua me tė gjitha formacionet politike, me tė gjitha besimet fetare, me tė gjitha pakicat kombėtare.
(Mė poshtė shkėputa aty kėtu disa pjesė nga shkrimi i Blendi Fevziut)
Blendi Fevziu, unė kam udhėtuar gjithė jetėn time pėr nė Prishtinė; se e kam njohur Baton Haxhiun, Veton Surroin apo Hashim Thaēin qė nė fėmijėri.
Tė shoqėrosh njė Kryeministėr nė njė vizitė zyrtare jashtė, nuk ėshtė asnjėherė kėnaqėsi.
Mėngjesi nė Prishtinė qe i nxehtė, ndryshe nga zakonisht. Makinat e ceremonialit, bashkė me 8 motora shoqėrimi, qė prinin e mbyllnin karvanin, qenė rreshtuar nė pistė, ndėrsa makina policie kishin bllokuar qė herėt rrugėn nga Sllatina pėr nė kryeqytet. Nė dy anėt e rrugės, postera gjigantė uronin mirėseardhjen. Berisha buzėqeshte nė njė pozė tė njohur tė fotografit Fadil Berisha, nėn pėrshėndetjen: Mirė se erdhe Prof. Dr. Sali Berisha, Qytetar Nderi i Prishtinės!. Ishte po ajo foto e posterave tė 3 korikut dhe po ai qiell i kaltėr nga pas qė qe transferuar tashmė nė Kosovė. Hyrja nė Prishtinė qe e qetė, por mosndjekja nė kohė e karvanit mė kishte penguar tė shihja njė pamje qė mė erdhi pasdite pėrmes RTK-sė e qė dy ditėt e tjera ishte e zakonshme nė Kosovė. Me mijėra vetė kishin dalė ti uronin mirėseardhjen makinės sė Kryeministrit shqiptar, duke valėvitur flamuj kombėtarė dhe duke u ekzaltuar nga simboli qė valėvitej nė krah tė makinės sė Kryeministrit. Nė hotel Grand situata ishte po aq ekzaltuese, pėr tė mos thėnė gjysmė komike. Posterat e Berishės qenė stolisur me trėndafilė, ndėrsa qilimi i kuq, i shtruar nga dera hyrėse deri tek ashensorėt, qe mbushur me petale trėndafili. Tė dukej vetja mė shumė nė njė vizitė tė njė star-i kinemaje, se sa nė njė vizitė politike. Dhe e gjitha kjo nė njė hotel krejt tė rrėnuar, qė jeton mė shumė me lavdinė e shkuar se sa me realitetin.
Njė orė nė vonė, nė qytet flitej mė shumė pėr pritjen e Berishės se pėr gjithēka tjetėr. Disi mė e ftohtė, Prishtina lėkundej mes debatit nėse pritja mė madhėshtore i ishte rezervuar atij apo Titos gjatė vizitės sė vitit 1978.
Berisha vetė ishte i emocionuar, por i kontrolluar deri nė detaje.
Pak minuta nė vonė, ndėrsa ecte 200-300 metra sė bashku me Thaēin nga selia e Parlamentit pėr nė Selinė e PDK- sė, Berisha e shndėrroi gjithēka nė njė show. Hidhej nga njėra anė e rrugės nė tjetrėn, tundte dorėn nė pėrshėndetje tė qytetarėve qė qenė mbledhur pėr ta pėrshėndetur, pėrqafonte fėmijėt dhe fotografohej me ta. Nė njė vend ku modeli i liderit kishte qenė vetėm ai i Rugovės, me njė kult tė ngritur mbi mospraninė, stili i Berishės ishte njė risi. Njė moment mu duk se do tė tėrhiqte me vete nė selinė e Thaēit gjithė atė turmė dhe nė fund, kur doli, se do ta kishte tė vėshtirė tė shkėputej prej saj.
Mėngjesin e datės 16, kolona e stolisur me flamuj dhe nėn mbrojtjen e rreptė tė UNMIK-ut lėviz drejt qendrės sė KFOR-it. Njė vizitė e mėrzitshme pėr ne.
Mė 17 qershor, jemi ngritur po ashtu herėt
Nga Prishtina pėr nė Pejė pritja ishte po ajo, por shumė herė mė entuziaste. Nė tė gjitha qendrat e banuara, pikat e tregtisė dhe fabrikat, njerėzit kishin dalė anės rrugės. Kishte nga ata qė prisnin me orė kalimin e autokolonės dhe ndalimet e saj filluan tė shpeshtohen befas. Berisha ndalonte pėr tė kėnaqur ēdo grupim, qė nga ato tė punėtorėve dhe deri tek shkollat qė kishin ndėrprerė mėsimin pėr ta takuar. Dukej tejet euforik dhe besoj se pėr herė tė parė, qė nga rrėzimi i komunizmit nė Shqipėri, kishte tė drejtė.
Nė Pejė u gjenda befas nė mes njė turme qė tentonte tė prekte Berishėn. U vėrtita si njė centrifugė pėr tė dalė pak sekonda mė pas nė trotuar. Kamerat vėrtiteshin mes njerėzve pa arritur tė filmonin gjė; kryetarėt e bashkive mbanin disa fjalime plot retorikė nacionaliste dhe me fraza demode, por tejet tė sinqerta; njerėzit flisnin pikėrisht pėr atė qė Berisha nuk donte tė fliste, pėr bashkimin. Nė Gjakovė, nė sallėn Asim Vokshi, dukej se nuk kishte asnjė cm katror tė lirė. Askush nuk dėgjonte se ēfarė po thoshte njeriu qė qenė mbledhur tė prisnin. Shumė veta qanin.
Nė Prizren, padyshim i gjithė qyteti ishte nė shesh. Ashtu si nė Deēan. Nė Shtėpinė e Lidhjes Shqiptare, qė ka qenė padyshim qeveria e parė serioze e shqiptarėve, edhe pse e panjohur ndėrkombėtarisht, ishte e pamundur tė kaloje mes turmės. Thirrjet: Berisha! Berisha!, me theks tek a-ja fundore, mbysnin muzikėn popullore tė mirėseardhjes. Nė vizitėn, nė njė kafe tė qytetit, ishe e pamundur tė afroheshe.
I vija re te njerėzit qė pėrkuleshin pėrpara makinės me targat TR 011 Z tė Kryeministrit shqiptar, tė bindur se nuk pėrkuleshin pėrpara njė njeriu, por pėrpara njė ideje. Fati e kish sjellė qė Berisha tė gjendej aty pėr tė mishėruar atė ide, pavarėsisht deklaratave tė tij. Ose, se kosovarėt kishin zgjedhur atė pėr ta kthyer nė njė simbol.
Ndėrsa hynim pėr Morinė, ndėrsa policėt e mrekullueshėm kosovarė pėrshėndesnin ushtarakisht tė rreshtuar dhe seriozė, ndėrsa policėt shqiptarė, gjysma tė paqethur dhe sehirxhi, rrinin anės rrugės nė hije, kisha bindjen se Berisha kishte lėnė pas nė Kosovė njė borxh tė madh. Pata bindjen se pas kėsaj, siē thotė Baton Haxhiu, Kosova nuk mund tė jetė mė pėr tė thjesht njė obligim politik, si pėr ēdo Kryeministėr shqiptar, por mbi tė gjitha njė obligim moral. Kosova zgjodhi ta kthente nė simbol, por ai nuk mund tė mbetet thjesht nė simbolikė.
|