Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-07-06, 12:43   #12
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ABDYL BEU (FRASHĖRI)
(Abdullah Hysni beu i biri i Halid beut)
Ėshtė vėllai i madh i autorit tė ngratė i njohur dhe i quajtur frashėrli. Lindi nė kohėn e ardhjes sė lartmadhėrisė sė tij Sulltan Abdylmexhidit nė fron, d.m.th. nė vitin 1255/1839 nė katundin Frashėr (i cili ėshtė qendėr e nahisė sė Dangėllisė nė kazanė e Pėrmetit, qė i takon sanxhakut tė Gjirokastrės sė vilajetit tė Janinės). Qė kur i kishte 14 vjet u gjend nė kufirin e Greqisė me ushtrinė ndihmėse sė bashku me babain e vet. Aty kohėn e qetėsisė dhe tė lirė e kalonte duke mėsuar. Kur i kishte 18 vjet, i vdiq i ati dhe kėshtu ai mbeti mbikėqyrės i familjes shumanėtarėshe. Pėr shkak tė mbajtjes sė familjes, ishte i shtrėnguar tė punojė nė Drejtorinė pėr mbledhjen e tatimit (xhelepit), nė Sekretariatin pėr mbrojtjen sociale dhe nė detyra tė tjera. Pas dy vitesh, kur i vdiq edhe e ėma , pėr ta mundėsuar shkollimin e pesė vėllezėrve tė tij mė tė vegjėl , lėshoi vendlindjen dhe u transferua nė Janinė. Kėtu, pėrveē qė merrej me punėt e tij zyrtare, si dhe me kujdesin dhe furnizimin e familjes, nė kohėn e mbrėmjes, sė bashku me vėllezėrit e tij nė formė bisede e konsultative, mėsonte dhe ushtronte gjuhėt: arabe, persiane, frėnge dhe greke si dhe veprat letrare. Pasi vėllezėrit e tij e mbaruan shkollimin, ai nė moshėn 35 vjeēare u martua. Meqė u ballafaqua nė disa tentime dhe kėrcėnime nga ana e Greqisė lidhur me ēėshtjen e ndėrrimit tė kufirit grek (nė dėm tė Shqipėrisė - M.P.), sė bashku me disa personalitete tjera tė Janinės, duke marrė leje, u kthye nė vendlindje. Qė nga ajo kohė nuk mbeti pa shpenzuar pasurinė dhe fuqinė kundėr aneksimit tė anėve tė Janinės dhe tė Prevezės Greqisė. Nė kėtė ēėshtje tregoi njė kujdes dhe njė vullnet tė jashtėzakonshėm. Pėr kėtė qėllim ai shpenzoi edhe pasurinė prej disa mija lirash qė sa e sa vite i kishte mbledhur me mundim dhe me punė. Argumentonte se anėt e Janinės dhe tė Prevezės kurrė nuk i kanė takuar dhe nuk kanė qenė tė lidhura me Greqinė. Duke shėtitur nėpėr kabinetet e shteteve tė mėdha, sė bashku me Mehmet Ali bej Vrionin (pastaj pasha), arriti qė nė kėtė ēėshtje tė tregojė tė vėrtetėn. Nė saje tė pėrpjekjeve dhe zgjuarsisė sė tij, duke kundėrshtuar vendimin e Kongresit tė Berlinit pėr ēėshtjen e ndėrrimit tė kufirit tė Greqisė, anėt e Janinės dhe tė Prevezės mbetėn nė kuadėr tė shtetit Osman. Po ashtu, meqė kundėrshtonte edhe qėndrimet dhe pretendimet e Serbisė dhe tė Malit tė Zi ndaj Shqipėrisė, inkuadrohet nė “Komitetin e Lidhjes” qė ishte formuar nė Prizren. Atėherė ra nė njė gjendje tė vėshtirė, sepse duke u komentuar mbrapsht qėllimet e tij tė vėrteta dhe patriotike nga ana e disa qėllimkėqinjėve (Nga ana e atyre qė nuk ia duan tė mirėn as vetes), tre vjet qėndroi i burgosur nė kalanė e Prizrenit dhe nė kohėn prej afėr dy vjetėsh, sė bashku me familjen e tij qėndroi nė Ballėkesir dhe nė Bandėrma . Mė 1303/1885, duke kėrkuar falje te sulltani, vjen nė Stamboll. Pas njė kohe u caktua anėtar nė Kėshillin e sigurimit tė qytetit (Stambollit - M.P.). Por, nga mundimet dhe torturat e vazhdueshme nė burgun e Prizrenit dhe nga sėmundjet e tjera e pastaj edhe nga brengat e mėrzitė, e kaploi sėmundja e parakohshme e pleqėrisė. Pasi katėr vjet e kaloi kohėn si rob i shtratit, mė 1310/1892 vdiq dhe i ndjeri tash ėshtė nė varrezat e Merdiven-köz-it.
Ishte jashtėzakonisht i zgjuar dhe i guximshėm, ishte i durueshėm dhe i mėsuar nė mundimet dhe torturat trupore; ishte trim i madh; ishte i prirur dhe i gatshėm tė bėjė tė mira tė llojllojshme; ishte bamirės dhe shpirtgjerė; ishte bujar dhe fisnik; ishte njė njeri qė mė shumė e donte rehatinė pėr tė tjerėt sesa pėr vete. Madje edhe vdekja e tij ishte madhėshtore ashtu sikurse edhe jeta, sepse dha shpirt duke folur dhe duke thėnė fjalė burrėrore dhe kėshilla tė arsyeshme, me vend. Ky pėrshkrim imi nuk ėshtė shkak, motiv i ndjenjave vėllazėrore, por shpresoj se ata qė e njohin mė pėr sė afėrmi do tė pohojnė se janė tė vėrteta. La trashėgimtarė tė mirė njė djalė dhe njė vajzė tė vogėl , tė cilėt i la nėn kujdesin tim (tė Samiut - M.P.) .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.