QYPRILI MEHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt (ministrat) mė tė shquar tė Perandorisė Osmane qė arriti nė pozitėn e kryeministrit (sadriazem). Ėshtė me origjinė shqiptare. Lindi nė njėrin nga fshatrat e kazasė sė Timuricės tė sanxhakut tė Beratit. Pasi erdhi nė Stamboll dhe pasi hyri nė oborrin mbretėror, iu bashkua grupit tė posaēėm tė gjellėbėrėsve (Tabahin Hassa Zumresi). Pastaj qe larguar nga kjo organizatė. Duke iu bashkuar Husrev Pashės, dalėngadalė qe bėrė haznedar (arkatar) i tij. Nė kohėn e sadriazemit, Kara Mustafa Pashės, arriti nė gradėn e mirahorit, e pastaj me dy tuga u emėrua vali nė ejaletin e Sirisė (Shamit), Kudsit dhe Tripolit. Nė vitin 1061/1650 u bė anėtar i kubbe-i vezirit (Kėshill i veēantė nė pallatin e sulltanit nė Perandorinė (Osmane), e pastaj u emėrua sanxhak-be i sanxhakut tė Qystendilit. Mė vonė qe tėrhequr nė kasabanė e Qyprisė tė cilėn e kishte zgjedhur pėr vendbanim tė tij. Ibshir Pasha, i cili kishte kaluar nė postin e kryeministrit kur u kthye nga Halepi pėr nė Stamboll bėri njė lutje - peticion (arzuahal) dhe ia dorėzoi atij sipas tė cilit ky (Qyprili Mehmed Pasha - M.P.) pėr tė dytėn herė u emėrua vezir nė ejaletin e Tripolit, mirėpo, para se tė arrijė nė vendin e punės, ndryshoi disponimi i Ibshir Pashės; e pėrzuri dhe e ktheu nė Qypri. Megjithatė, sipas njė lutje me shkrim (arzuhal) qė rrodhi nga ai vend e qė iu dorėzua Mehmed Pashės tė dėgjueshėm (tė qetė), mė 1066/1655 kaloi nė pozita tė larta shtetėrore dhe pėrsėri u caktua nė ejaletin e Tripolit. Gjersa po pėrgatitte dhe po rregullonte radhėt ushtarake, me rekomandimin e disa qėllimmirėve dhe njerėzve me autoritet tė shtetit, iu besua detyra e lartė (sadriazem) . Me fillimin dhe nisjen e reformave themelore, vend tė rėndėsishėm i dha ēėshtjes ekonomike, rregullimit ushtarak dhe drejtėsisė. Kėshtu shtetit (Osman) ia pat kthyer fuqinė dhe forcėn qė e gėzonte mė parė. Nė vitin 1067/1656 i mori pėrsėri nga duart e armiqve Limnin dhe Bozxha Ada-nė , dhe pas njė viti e drejtoi ushtrinė pėr ta nėnshtruar popullin e Erdelit i cili ishte bėrė i padėgjueshėm. E pushtoi Janovėn dhe mė 1070/1659 e parė pushtuar kalanė e Varad-it. Mė 1072/1661 u sėmur dhe pasi lėngoi nja dy tri muaj, duke i kaluar tė tetėdhjetat, vdiq. Ėshtė varrosur nė oborrin e bibliotekės sė tij afėr Ēemberlitashit. Si sadriazem (kryeministėr), nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit, shėrbeu pesė vjet e tre muaj e dhjetė ditė. Rezultatet qė i arriti nė pėrforcimin dhe mė ngritjen e ēėshtjeve shtetėrore nė njė shkallė mė tė lartė, janė argumente tė qarta qė tregojnė pėr fuqinė dhe mundėsinė e tij tė jashtėzakonshme. Disa historianė e kritikojnė rigorozitetin e tij qė e tregoi gjatė dėnimeve, ndonėse edhe ky, duke i pasur parasysh tė gjitha rrethanat politike tė asaj kohe, mund tė falet . Sido qė tė jetė, pėr shkak tė rezultateve dhe shėrbimeve qė i bėri nė shtet, nuk lejohet tė merret nėpėr gojė. Nė Stamboll, nė afėrsi tė Ēemberlitashit ka themeluar medresenė dhe bibliotekėn. Edhe nė Qypri ka lėnė shumė monumente (hajrate) pėr qėllime bamirėse. Duke u bazuar nė shėrbimet e shkėlqyeshme tė tij, posti i sadriazemit iu besua dhe iu dorėzua djalit tė tij Fazil Ahmed Pashės. Nė kėtė pozitė tė lartė erdhėn edhe disa personalitete nga fėmijėt dhe nipėrit e tij .
|