Kriteri me tė cilin pėrcaktojmė bashkimin mes dy namazeve nė kohė shiu.
Pyetje: Cili ėshtė kriteri, nė bazė tė sė cilit arrijmė ta pėrcaktojmė se kur mund tė bashkojmė mes dy namazeve, pėr shkak tė shiut?
Pėrgjigje: Nėse ekziston arsyeja justifikuese, atėherė lejohet bashkimi mes dy namazeve: mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė. Arsye justifikuese pėr bashkim mund tė jetė: sėmundja, udhėtimi, si dhe shiu i madh, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. Disa dijetarė e konsiderojnė tė ndaluar bashkimin mes drekės dhe ikindisė, pėr shkak tė shiut qė sjell vėshtirėsi ose llucės, nė tė cilėn mund tė rrėshqasin njerėzit, nėse je vendas, brenda nė qytet. E sakta nė kėtė ēėshtje ėshtė se lejohet bashkimi mes akshamit dhe jacisė apo mes drekės dhe ikindisė nėse shiu ėshtė i rrėmbyeshėm apo ka llucė qė mund tė shkaktojė rrėshqitje, sepse kėto u sjellin vėshtirėsi njerėzve. Lejohet qė t'i bashkojnė me bashkim tė parakohshėm qoftė nė fillim tė kohės apo edhe mė vonė. I rėndėsishėm ėshtė fakti qė, nqs shiu u sjell vėshtirėsi, atėherė u lejohet bashkimi. Psh, janė brenda nė xhami dhe filloi tė binte shi i madh, duke e bėrė tė vėshtirė ecjen nėpėr rrugė e tregje pėr shkak tė ujit dhe baltės -, atėherė i bashkojnė namazet pa asnjė lloj problemi. Por, nėse nuk duan t'i bashkojnė, u lejohet qė ta falin namazin nė shtėpitė e tyre, pėr shkak tė shiut dhe baltės.
|