|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
04-08-06, 01:45
|
#1
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
3- Kujto vdekjen dhe llogarit veten.
Kjo vepėr ta shton ambicien, tė shtyn tė bėhesh gati pėr vdekjen, vazhdimisht e kujton atė dhe e pret nė ēdo moment.
Sufjani, rahimehull-llah, thotė: "Ai qė shumė e pėrmend varrin do ta gjejė si njė kopsht prej kopshteve tė xhennetit, kurse ai qė e neglizhon pėrkujtimin e varrit, i bėhet njė gropė prej gropave tė zjarrit".
Hatim Esami, rahimehull-llah, thotė: "Ai qė kalon pranė varreve dhe nuk mendon pėr vete dhe nuk lutet pėr ta, ai e ka tradhtuar veten dhe ata".
Pėr kėtė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka stimuluar nė vizitė tė varreve, sepse ka ndikim tė madh nė shpirtin e njeriut, duke thėnė: "Ju pata ndaluar vizitėn e varreve, kurse tani vizitoni, sepse kjo ua kujton ahiretin".
Omeri, radijall-llahu anhu, thotė: "Llogariteni veten para se t'ju llogarisin, peshoni para se t'ju peshohen, sepse mė lehtė do tė jetė nesėr nė llogari nėse jeni llogaritur sot. Stolisuni pėr ditėn e prezantimit tė madh. Atė ditė kur do tė shfaqeni nuk fshihet asgjė".
|
|
|
04-08-06, 01:47
|
#2
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
4- Shtoni veprat e mira.
Kujdesu pėr veprat e mira vullnetare, pėr lutjen, dhikrin, bamirėsinė, sjelljen e mirė, leximin e Kur'anit, etj.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "ēdo vepėr e mirė konsiderohet sadaka".
"Secili prej jush ka pėr tė folur me Zotin e vet, mes tyre nuk do tė ketė ndėrmjetėsues. Do tė shikojė nė tė djathtė dhe vetėm veprat e tij do tė shohė. Do tė shikojė nė tė majtė dhe vetėm veprat e tij do tė shohė. Do tė shikojė para vetes dhe vetėm zjarrin do tė shohė. Kini frikė All-llahut, nė mos mė shumė me njė gjysmė hurme, e kush nuk gjen as kėtė, sė paku me njė fjalė tė mirė".
Kur ishte Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, nė agoninė e vdekjes e thirri Omerin, radijall-llahu anhu, e i tha: "Omer, ki frikė All-llahun dhe dije se All-llahu ka caktuar vepra gjatė ditės qė nuk i pranon gjatė natės dhe ka caktuar vepra gjatė natės tė cilat nuk i pranon gjatė ditės. All-llahu nuk i pranon veprat vullnetare derisa nuk kryhen obligimet. I rėndohet peshoja atij qė e ka pasuar tė vėrtetėn nė dynja edhe pse i ka ardhur rėndė. Njė peshojė nė tė cilėn vendohet pėr peshim e vėrteta duhet tė jetė e rėndė".
|
|
|
04-08-06, 01:49
|
#3
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Dita e gjykimit
Njerėzit gjatė kėsaj jete janė neglizhent, kanė shpresa shumė tė mėdha, andaj kemi nevojė tė pėrkujtohemi dhe tė kėshillohemi pėr fundin tonė, me qėllim tė ndėrtimit tė ahiretit me punėt e mira qė i bėjmė nė kėtė dynja, ta fitojmė ardhmėrinė duke e shfrytėzuar kohėn e tashme.
All-llahu, subhanehu ve teala, besimin e paluhatshėm nė ahiret e ka bėrė njė shtyllė prej shtyllave tė besimit, andaj tė gjithė ne duhet tė jemi tė bindur se do tė vijė dita kur ēdo krijesė do tė vdesė, asgjė nuk do tė mbetet, pėrveē madhėrisė sė All-llahut, subhanehu ve teala.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "ēdo gjė qė ėshtė nė tė (nė tokė) ėshtė zhdukur. E do tė mbetet vetėm Zoti yt qė ėshtė i madhėruar e i nderuar!". (Er-Rahman: 26- 27).
Pas kėtij shkatėrrimi dhe zhdukjeje tė ēdo krijese, All-llahu i rikthen njerėzit dhe i ringjall ata nga varri, kurse i pari qė ringjallet ėshtė pejgamberi ynė, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Njerėzit ringjallen tė zhveshur, tė zbathur dhe tė pasynetuar:
"
Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė.
". (El-Enbija: 104).
All-llahu, xhel-le shanuhu, kėtė ditė e ka pėrshkruar si ditė tė rėndė dhe tė vėshtirė, ditė kur fėmija thinjet, nėna e braktis foshnjėn e saj dhe e hedh nga gjiri, shtatzėna e dėshton fėmijėn, njerėzit sillen sikur tė jenė tė dehur edhe pse nuk janė tė dehur, shikimet pėrqendrohen nė njė vend dhe nuk lėvizin, zemrat u ngrihen deri nė gabzherr, askush nuk flet, tė gjithė heshtin, njeriu ikėn nga mė tė dashurit e vet, nga nėna, babai, vėllai, gruaja, fėmijėt, madje mėkatari dėshiron tė shpėtojė veten duke flijuar mė tė shtrenjtit qė i ka: "Edhe pse ata shihen ndėrmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njėri-tjetrit). Krimineli dėshiron sikur tė kishte paguar dėnimin e asaj dite me bijtė e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vėllain e vet. Edhe me tė afėrmit e tij qė ai te ata mbėshtetej. Edhe me krejt ēka ka nė tokė, e vetėm tė kishte shpėtuar!". (El-Mearixh: 11- 14).
Dridhet toka, goditet me njė goditje tė vėshtirė, lėvizin kodrat, ēahen, shndėrrohen dhe bėhen sikur leshi, rrafshohen kodrat, shpėrthejnė dhe ndizen detet, ēahet qielli, bėhet i dobėt dhe e ndryshon ngjyrėn.
"E kur tė ēahet qielli e bėhet kuq si vaji i shkrirė". (Er-Rahman: 37).
Hasan Basriu, rahimehull-llah, tregon se qielli bėhet me dyer, nuk mbulon dhe nuk fsheh asgjė.
Zoti ynė e palos me Dorėn e tij tė majtė ashtu sikur paloset libri, e kap me njė gisht, errėsohet dielli, i largohet shkėlqimi, kurse hėna humbet krejtėsisht.
"E, kur tė merren sytė (tė parėt)? E tė zėhet hėna (errėsohet), Dhe tė bashkohen dielli e hėna. Atė ditė njeriu do tė thotė: "Nga tė iket!" Jo, nuk ka strehim! Atė ditė vetėm te Zoti yt ėshtė caku! ". (El-Kijame: 7- 12).
All-llahu, subhanehu ve teala, nė suren Tekvir, shikoni nė fillimin e saj se sa interesant e pėrshkruan kėtė ditė tė trishtueshme: "Kur dielli tė jetė mbėshtjellur (dhe errėsohet), Dhe kur yjet tė kenė rėnė (e shkapėrderdhur), Dhe kur kodrat tė kenė udhėtuar (e bėrė pluhur nė ajėr), Dhe kur devetė e shtrenjta tė lihen pa bari nė fushė, Dhe kur egėrsirat tė jenė bashkuar (tubuar). Dhe kur detet tė vlojnė si zjarr i flakėruar, Dhe kur shpirtrat tė jenė bashkuar. Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur, Dhe kur fletushkat tė jenė shpaluar, Dhe kur qielli tė jetė hequr, Dhe kur xhehennemi tė jetė ndezur fort, Dhe kur xhenneti tė jetė afruar, Atėbotė njeriu do ta dijė se ēka ka ofruar (tė mirė ose tė keqe)". (Et-Tekvir: 1- 14).
Yjet qė shndrisin e humbin shkėlqimin e tyre, kėputet peri i cili i lidhte ato dhe krijonte nga radhitja e tyre njė bukuri tė veēantė, errėsohet toka, ikėn drita, njerėzit pėrzihen mes vetes, melaqet i rendisin njerėzit, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "All-lla¬hu im kėrkoj strehim te Ti nga ngushtica e qėndrimit nė Ditėn e Kijametit". (sahih, Nesaiu).
Nė kėtė ditė secili shpirt kupton atė qė ka sjellė me vete. Nė kėtė ditė njeriu pendohet, mirėpo ėshtė bėrė vonė, sepse ka kaluar ko¬ha e pendimit. Nė kėtė ditė del nė shesh ajo qė ka qėndruar nė gjoksin e tij, shfaqen tė gjitha sekretet. Heshtje e madhe, nuk flet askush dhe nuk ka hapėsirė pėr arsyetim.
"Kjo ėshtė njė ditė qė ata nuk flasin. Atyre as nuk u lejohet qė tė arsyetohen". (El-Murselat: 35- 36).
|
|
|
04-08-06, 01:50
|
#4
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Gjendja e besimtarėve dhe njerėzve tė devotshėm
Njerėzit nė kėtė ditė ndahen nė dy grupe kryesore. Njerėz me fytyra tė buzėqeshura, tė shndritshme dhe tė gėzuara dhe njerėz me fytyra tė nxira, tė rraskapitura dhe tė pluhurosura. Tė devotshmit ringjallen dhe shkojnė te Zoti i tyre grupe-grupe, kurse kriminelėt rreshtohen duke pritur vendimin e All-llahut. Dielli u afrohet njerėzve mbi kokė sa njė milje largėsi, nuk ka hije tjetėr pėrveē hijes sė All-llahut, subhanehu ve teala. Nė kėtė tollovi dhe kallaballėk tė madh njerėzit shtyhen dhe pėrzihen mes vetes, kurse nga shkaku i diellit u dalin djersėt dhe bėhet liqe, i cili disave u arrin deri nė nyje tė kėmbės, e disave deri nė gjunjė, disave deri nė mes, e disave deri nė fyt. Nė kėtė gjendje njerėzit i kaplon njė pikėllim i madh, u ngushtohet shpirti, gjunjėzohen nga trishtimi dhe llahtaria e madhe.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Arrijnė njerėzit njė gradė tė lartė tė brengės dhe pikėllimit saqė nuk mund ta durojnė". (Buhariu dhe Muslimi).
Mirėpo ai qė njė muslimani ia largon njė brengė, All-llahu, xhel-le shanuhu, ia largon njė brengė tė ahiretit, ai qė muslimani ia lehtėson njė vėshtirėsi, All-llahu, tebareke ve teala, ia lehtėson njė vėshtirėsi tė dynjasė dhe ahiretit dhe ai qė njė muslimani ia mbulon njė tė metė, All-llahu, subhanehu ve teala, ia mbulon njė tė metė nė dynja dhe ahiret. Njerėzit e drejtė do tė ulen nė kolltukė prej drite. Secili njeri do tė ringjallet ashtu sikur ka vdekur, andaj ai qė vdes duke thėnė telbijen (lebejke All-llahumme lebjeke) do tė ringjallet nė atė gjendje, ai qė vritet nė rrugė tė All-llahut, nė Ditėn e Kijametit do tė vijė me plagė qė do tė nxjerrė gjak, ngjyra e gjakut, kurse aroma e miskut. Muezinėt do tė kenė qafėn mė tė gjatė nė Ditėn e Kijametit, sepse ēdo gjė qė dėgjon zėrin e tij do tė dėshmojė pėr tė nė Ditėn e Kijametit. Ai qė thinjet nė Islam, ajo thinjė do ti shndėrrohet nė dritė nė Ditėn e Kijametit dhe secili njeri do tė jetė nėn hijen e sadakasė sė tij derisa tė gjykohet mes njerėzve.
|
|
|
04-08-06, 01:51
|
#5
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Gjendja e mėkatarėve dhe mosbesimtarėve
Nė kėtė ditė do tu vijė shumė keq mėkatarėve qė pse i kanė lėnė pas dore adhurimet dhe nga kjo keqardhje do tė kafshojnė duart e tyre.
All-llahu, azze ve xhel-le, na tregon kėtė duke thėnė: "Atė ditė zullumqari do t'i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: "I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit!". (El-Furkan: 27).
Nė kėtė ditė mėkatari do tė urrejė edhe vetveten, miqtė dhe dashamirėt e tij, secila dashuri e cila nuk ėshtė bėrė nė bazė tė fesė shndėrrohet nė armiqėsi, madje njeriu do tė armiqėsohet me gjymtyrėt e veta. Mendjemėdhenjtė do tė ringjallen si grimca, do t'i shkelin njerėzit me kėmbėt e tyre pėr t'i nėnēmuar. Njeriut qė i lėshon rrobat zvarrė pėr toke nga mendjemadhėsia, All-llahu nuk i flet dhe as qė e shikon nė kėtė Ditė, nuk e pastron dhe do tė ketė dėnim tė dhembshėm. Secilit mashtrues do ti vendohet njė flamur nė prapanicėn e tij ku do tė shėnohet: ky ėshtė mashtrimi - tradhtia e filanit. Ai qė merr ndonjė tokė pa tė drejtė, kjo tokė do ta lėshojė nė Ditėn e Kijametit dhe do tė zhytet nė shtatė katet e tokės. Zullumi i dynjasė do tė shtohet nė Ditėn e Kijametit, sepse zullumi bėhet errėsirė nė ditėn e Kijametit, tė drejtat nuk humben, por mazllumi do tė marrė hakun e tij nga zullumqari, madje edhe kafshėt mes tyre do tė marrin hakun e njėri-tjetrit. Njeriu mė i keq nė kėtė ditė ėshtė dyfytyrėshi, i cili disave ju flet ndryshe e disa tė tjerėve ndryshe. Ura e Siratit ėshtė rrėshqitėse, dikush shpėton e dikush lėndohet dhe bie nė zjarr. Peshoja ėshtė e drejtė, nuk ka hile nė tė, kurse llogaria bėhet me njėsi matėse atomike.
All-llahu, azze ve xhel-le, thotė: "E kush punoi ndonjė tė mirė, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė". (Zelzele: 7-8).
Fjala El-hamdulilah e mbush kėtė peshojė, kurse fjala Subhanall-llahi ve Bihamdihi e rėndojnė kėtė peshojė.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Gjėja mė e rėndė nė Peshojė ėshtė devotshmėria dhe morali i mirė". (Tirmidhiu, hasen).
Librat e palosura do tė shpėrndahen, sa e sa bela qė i ke harruar dhe sa e sa gabime qė i ke fshehur do tė shfaqen, do tė lexohet Libri (regjistri), gjymtyrėt do tė flasin, melaqet do tė dėshmojnė, kurse All-llahu ėshtė Dėshmitari i tė gjitha veprave tė njeriut.
All-llahu, xhel-le shanuhu, thotė: "Ti nuk angazhohesh me asnjė ēėshtje, nuk lexon nga ai pjesė nga Kur'ani dhe nuk bėni ndonjė vepėr, vetėm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndėrmerrni atė. Zotit tėnd nuk mund t'i fshihet as nė tokė e as nė qiell as sa grimca e as mė e vogėl se ajo e as mė e madhe, por vetėm sa ėshtė evidentuar nė librin e sigurt". (Junus: 61).
Pasi qė All-llahu tė gjykojė mes kafshėve, fillon gjykimin mes njerėzve. Tė parėt qė do tė gjykohen nė kėtė Ditė ėshtė ky umet, kėta do tė jenė tė parėt qė do ta kalojnė urėn e Siratit dhe tė parėt qė do tė hyjnė nė xhennet.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: "Ne jemi tė fundit dhe tė parėt nė Ditėn e Kijametit". Nė transmetimin tjetėr qėndron: "Gjykohen para krijesave tė tjera". (Muslimi).
All-llahu, xhel-le shanuhu, e nderon robin e Tij, Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėtė moment duke i dhėnė Pishinin (Haudin) e madh, i gjerė sa mund tė ecė njė njeri pėr njė muaj, uji i tij mė i bardhė se qumėshti dhe mė i ėmbėl sė mjalti, kurse aroma mė e mirė se e miskut, pėrreth i sheh gastaret nga ari dhe argjendi sa yjet e qiellit, ai qė pi nga ky ujė nuk do tė ketė etje asnjėherė mė vonė, kurse disa njerėz do tė refuzohen, e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė thotė: "Ata janė tė mi". Do t'i thuhet: Nuk e di se ēka kanė shpikur pas teje. Atėherė do tė thotė: "Mallkimi qoftė pėr ata qė kanė ndryshuar pas meje". (Ahmedi, sahih).
|
|
|
04-08-06, 01:52
|
#6
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Shpėtimi nga kjo Ditė
Shpėtimi nga kėto trishtime arrihet me mėshirėn e All-llahut, e pastaj me vepra tė mira. Njeriu qė nuk ka bėrė mjaft vepra tė mira do tė vijė i penduar nė kėtė Ditė, mirėpo nė kėtė Ditė nuk bėn dobi arsyetimi dhe nuk shpresohet falja.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: "O ju njerėz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut ėshtė i vėrtetė, pra tė mos u mashtrojė juve jeta e kėsaj bote dhe tė mos u mashtrojė juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani)". (Fatir: 5).
|
|
|
04-08-06, 01:52
|
#7
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
I falimentuari nė Ditėn e Kijametit
I falimentuar nė kėtė Ditė ėshtė ai qė vjen me namaz, agjėrim, zekat, mirėpo ndėrkohė ka akuzuar njeri, ka ofenduar njeri, ka ngrėnė pasurinė e dikujt, ka derdhur gjakun e dikujt, e ka rrahur dikė, andaj duhet ti japė secilit prej tyre nga tė mirat e veta derisa ti harxhojė tė gjitha veprat e mira, atėherė do ti marrė mėkatet e tyre dhe pastaj do tė hidhet nė zjarr.
Salih El-Merri thotė: "Hyra nė varre nė mesdite, i shikova varret dhe mu duken si njerėz tė heshtur dhe thashė: subhanall-llah, kush ju ringjall pasi qė tė qėndroni gjatė kohė nė kėtė vend? Doli njė zė nga ato gropa duke mė thėnė: Salih: "Nga argumentet e Tij ėshtė qė me fuqinė e Tij bėri tė qėndrojė (pa shtyllė) qielli e Toka, mandej kur t'ju thėrret juve me njė tė thirrme prej tokės, ju menjėherė dilni". (Er-Rum: 25). Tha: rashė i alivanosur".
Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotė: "Askush nga njerėzit nuk ka dėgjuar pėr dy ditė dhe dy net: nata kur do tė buajsh me banorėt e varreve e asnjėherė mė parė nuk ke bujtur me ta dhe nata, pas sė cilės vjen dita e Kijametit dhe Dita kur tė vjen lajmėtari nga All-llahu, i cili tė sjell lajmin ose pėr xhennet ose pėr nė zjarr dhe Dita kur tė jepet Libri yt, tė cilin e merr ose me dorėn e djathtė ose me dorėn e majtė".
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:33.
|
|