iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Tė lidhur nė pranga dhe me zinxhir:
"Atyre do t'u vihen prangat dhe zinxhirėt nė qafat e tyre e do tė zhyten". (Gafir: 71).
"Mandej lidheni atė me njė zinxhirė tė gjatė shtatėdhjetė kutė". (El-Haka: 32).
Ibėn Abasi, radijall-llahu anhu, thotė: "Prangat dhe zinxhiri i vendohet nė prapanicė dhe i del nė hundė. Nuk mundet tė ngrihet nė kėmbė dhe renditen nė kėtė zinxhir, ashtu sikurse renditen karkalecat nė krėnde derisa tė piqen".
Vėllai im i dashur, shiko kėtė gjendje tė vėshtirė nė tė cilėn gjenden kėta fatzinj, paramendo veten tėnde nė vend tė tyre. E lusim All-llahun qė tė mos jetė asnjė prej nesh nė vendin e tyre, paramendo veten sikur tė hedhin nė zjarr, kur vjen para urės sė siratit dhe e shikon se ėshtė mė e hollė se qimja dhe mė e mprehtė se shpata. I sheh njerėzit duke rrėshqitur nga kjo urė dhe duke rėnė nė zjarr, i sheh ata qė janė para teje dhe trishtohesh, mirėpo ky trishtim nuk ėshtė asgjė nė krahasim me rrėshqitjen e kėmbėve tė tua. Kjo llahtari tė shtohet edhe mė shumė kur tė depėrtojnė kthetrat e ndryshme nė lėkurėn dhe mishin tėnd dhe tė hedhin nė zjarr, kurse zjarri me shpejtėsinė e vet, tė kaplon dhe tė djeg. Nė kėto ēaste kur digjesh, tė shkrihet lėkura dhe mishi, tė thyhen eshtrat, ti thėrret, mirėpo askush nuk tė mėshiron, nė kėto momente dėshiron tė kthehesh prapė qė tė pendohesh, mirėpo askush nuk tė pėrgjigjet!
Paramendo veten pas njė qėndrimi tė gjatė nė xhehenem, pasi qė tė arrijė pikėllimi kulmin e vet, atėherė kur etja nuk durohet, tė kujtohet pija nė dynja, nxiton drejt Hamimit, e merr njė gotė nga Hazini, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr dėnimin tėnd, e kur e merr kėtė gotė, tė shkrihet dora nga nxehtėsia e kėsaj gote, kur ta afrosh te goja jote, tė shkrihet goja nga nxehtėsia, kurse kur ta gėlltitėsh kėtė lėng, ta shkatėrron fytin dhe kur depėrton nė bark, ti copėton zorrėt copė-copė, atėherė do tė bėrtasėsh, do tė ankohesh, do tė kujtohet uji i ftohtė i dynjasė dhe kėnaqėsia e tij dhe do tė ndjesh keqardhje. Sėrish do tė ndjesh dhimbje dhe do tė nxitosh drejt pishinės pėrplot me Hamim qė tė freskohesh, ashtu siē freskohet njeriu nė dynja, duke pirė dhe duke u zhytur nė tė, e kur tė zhytesh nė hamim tė zhvishet mishi nga lėkura, prej kokės deri nė kėmbė, atėherė do tė nisesh drejt zjarrit me shpresė se ai do tė jetė mė pak i nxehtė, mirėpo do tė gjesh tė kundėrtėn. Kur tė digjesh me zjarrin e xhehenemit, do tė kthehesh sėrish nė hamim, kėshtu do tė rrotullohesh mes hamimit dhe zjarrit, ashtu sikurse na e tregon kėtė All-llahu, subhanehu ue teala, duke thėnė:
"Ata do tė sillen vėrdallė ndėrmjet atij (zjarrit) dhe ujit tė vluar deri nė kulminacion". (Er-Rahman: 44).
Do tė kėrkojė rehati mes zjarrit dhe hamimit, mirėpo nuk do tė gjejė as rehati dhe as qetėsi.
Kur tė shtohet pikėllimi dhe etja, e tė arrije grada shumė tė larta, tė kujtohet xheneti. Njė copė e zemrės tėnde ta zė frymėn nga keqardhja qė pse nuk je afėr All-llahut dhe nga mėrzia pėr begatitė e xhennetit, tė cilin e ke humbur pėr shkak tė mėkateve dhe gabimeve qė i ke bėrė, atėherė do tė drejtohesh nga All-llahu duke bėrtitur qė tė tė kthejė nė dynja dhe tė bėsh punė tė mira, mirėpo askush nuk tė pėrgjigjet njė kohė tė gjatė, e pastaj tė thuhet:
"Ai thotė: "Heshtni aty e mos mė folni!" (El-Muminun: 108).
Pastaj All-llahu, tebareke ue teala, ta shton dėshpėrimin dhe keqardhjen duke ta mbyllur derėn e xhehenemit. Nuk ka dėshpėrim dhe keqardhje mė tė madhe, sesa kur dėgjon kėrcėllimin e mbylljes sė dyerve tė xhehenemit, sepse tani e kuptojnė se All-llahu e ka mbyllur kėtė derė dhe se askush nuk ka pėr tė dalė nga ky vend. Kėtyre njerėzve u copėtohet zemra copė-copė, u humbet shpresa tėrėsisht pėr shpėtim nga ky vend dhe nga dėnimi i All-llahut. Kėtu e kupton atė qė na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: "pėrhershmėri, nuk ka vdekje".
Dėnim, i cili nuk largohet nga trupi i tyre, mėrzi qė nuk pėrfundojnė, sėmundje qė nuk shėrohen, pranga qė nuk zgjidhen, zinxhirė qė nuk hiqen asnjėherė, etje qė nuk kalon asnjėherė, nuk mėshirohen edhe nėse qajnė, lutjeve tė tyre nuk u pėrgjigjet askush, pendimi i tyre nuk pranohet, gjenden nė dėnim tė pėrhershėm dhe nėnēmim tė papėrfunduar. Pastaj All-llahu, azze ue xhel-le, i dėrgon melaqet qė tua mbyllin ēdo vrimė, qė ti gozhdojė me gozhda tė zjarrit dhe ti lidhin nė shtylla tė zjarrit. Nė vendin ku gjinden ata, nuk lihet tė hyjė as erė e as frymė dhe All-llahu i le nė haresė tėrėsisht.
Paramendoni tė gjendeni nė njė vend tė mbyllur nga tė gjitha anėt dhe tė harruar se ka dikush atje. A ka gjendje mė tė keqe se kjo?!
"Harruan All-llahun, prandaj Ai i harroi". (Et-Teube: 67).
"Ai i mbyll ata, ua zė frymėn. Ata janė tė lidhur nė pranga tė njėpasnjėshme". (El-Humeze: 8-9).
E thėrrasin dhe e lusin All-llahun qė tua leh¬tėsojė dėnimin, pas njė kohe u vjen pėrgjigjja: "Ai thotė: "Heshtni aty e mos mė folni!" (El-Muminun: 108).
Hasan Basriu, rahimehull-llah, thotė: "Kėto janė fjalėt e fundit qė i thonė, e pas kėsaj do tė lėshojnė vetėm piskamė, britmė dhe lehje sikur tė qenve".
Nuk ka jetė mė tė keqe se kjo dhe nuk ka njerėz mė tė kėqij se kėta, e lusim All-llahun qė tė mos jemi prej tyre. Humbje e madhe, e cila nuk mund tė kompensohet nė asnjė mėnyrė. Pasha All-llahun, vaj pėr mendjet qė dėgjojnė pėr kėtė dėnim dhe kėtė vuajtje dhe i besojnė tėrė kėsaj, mirėpo nuk e pėrfillin aspak dhe nuk ikin nga kjo, por veprojnė drejt saj me dėshirė dhe zgjidhje. La haule ue la kuvvete il-la bil-lah.
|