Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi (Algorizm)
(770 - 840 e.r)
Abu Abdullah Muhamed Ibn Musa Al-Khuarizmi lindi ne Kuarizm (Kheva), nje qytet ne jug te lumit Oksus ne Uzbekistanin e sotem. Prinderit e tij emigruan ne nje vend ne jug te Bagdatit kur ai ishte akoma femije. Data e sakte e lindjes nuk dihet. Ai njihet me se miri per paraqitjen e konceptit matematikal Algorithm qe mori emrin e tij.
Influenca e tij ne zhvillimin e matematikes, astronomise dhe gjeografise eshte vendosur ne histori. Menyrat e tij ishin sistematike dhe logjike dhe ai jo vetem qe mblodhi diturite e disa degeve te shkencave por gjithashtu e pasuroi ate me kontributin e tij origjinal. Ai sintetizoi diturine greke dhe ate indiane dhe gjithashtu permbajti kontributin e vet te rendesise se matematikes dhe shkencave. Ai adoptoi perdorimin e zeros, nje numer merendesi te madhe, e cila coi ne te ashtuquajturen aritmetike e pozocioneve dhesistemi dhjetor. Vepra e tij ne sistemin numerik eshte e njohur si "Algorithm" ose "Algorizm". Ai zhvilloi disa veprime aritmetikore perfshire ketu veprime me thyesat.