Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-09-06, 11:05   #1
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim



Savior une jam i gatshem gjithnje per diskutim pa kurfar Inati, gjithashtu flas vetem me argumente qofshin ato madje edhe nga vete Bibla, por problemi eshte te ju qe nuk i analizoni fare, une besoj se ti kurr nuk je ndalur te mendosh rreth ketyre argumenteve, pastaj gjithe keto kunderthenje biblike, si mund te jete nje liber hyjnor, kur gati 50% eshte kunderthenje mes veti.


Sa i perket Kryqezimit, me duket se kam sjellur mjaft argumente se ai nuk eshte kryqezuar, sepse Jezusi luti Zotin ta shpetoj nga kryqezimi dhe Zoti pranoj lutjen e tij dhe e shpetoj , kete e ke edhe ne Bibel, jo vetem ne Kuran!!

Ndersa sa i perket profecive te Jezusit, kur eshte pyetur Jezusi per diten e Kijametit ai eshte pergjigjur:

''Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati” (Marku 13:32)-(Mateu 24:36)

Pra ketu qarte shihet se Jezusi ishte vetem nje Profet njė Njeri dhe nuk e dinte te mėsheften, perndryshe do ta kishte ditur se kur behet Kijameti sepse Zoti e dinė Zoti eshte i Gjithdijshėm!!

Sa i perket profecive te Bibles jane 100% te sakta, se pari nuk besoj se ti e ke lexuar Biblen komplet fare, nese e ke lexuar ateher se ke studiuar apo analizuar fare

Eshte e vertet se Bibla pėrmbanė shumė profeci tė cilat jo vetėm qė nuk u realizuan ashtu siē ishin profetizuar por dėshtuan thellė nė tė gjitha aspektet. Numri i profecive tė tilla tė dėshtuara nuk ėshtė i vogėl.
Shumė nga profecitė e supozuara Biblike janė shkrime tė bėra pasi qė ngjarjet veēse kishin ndodhur kėshtu qė aplikimi i termit ‘profeci’ nė kėtė rast ėshtė i pasaktė, i padrejtė dhe i paarsyeshėm.

Shumė nga profecitė e supozuara gjoja tė pėrmbushura nė Jezusin nga Dhjata e Vjetėr janė rikonstruim i ngjarjeve pasi qė Jezusi veēse kaherė e kishte mbaruar misionin e tij tek ‘kopeja e humbur e Izraelit’. Tė gjitha librat e Dhjatės sė Re u shkruan shumė kohė pasi qė Jezusi kishte lėnė Tokėn dhe ishte shumė lehtė tė bėhej ēfarėdo supozimi se kjo apo ajo profeci ishte pėrmbushur nė dikė, kur ajo ngjarje veēse kishte ndodhur mė herėt dhe tani vetėm se po rishkruhej.

Faktikisht pėrkundėr Kur’anit i cili ėshtė Fjalė e pastėr e Zotit dhe nė tė cilin nė ēdo faqe pothuajse pėrsėritet se Kur’ani ėshtė Fjala e ardhur e Zotit e cila do tė ruhet si e tillė, nė Bibėl kurrė nuk kemi ndonjė qėndrim eksplicit tė qartė se librat e Biblės janė tė frymėzuara nga Zoti. Fjala Bibėl edhe nuk pėrmendet nė Bibėl fare!!!

Luka p.sh. bie fjala, qė nė fillimin e Ungjillit tė tij dėshmon se ai jo vetėm qė nuk ishte i frymėzuar nga Perėndia gjatė shkruarjes sė Ungjillit tė tij, por se ai vetėm po shkruante njė narracion historik apo njė letėr Teofilit ashtu siē kishin bėrė edhe shumė tė tjerė para tij:

Mbasi shumė vetė ndėrmorėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė, ashtu si na i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė fjalės, m'u duk e mirė edhe mua, pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi, tė t'i shkruaj sipas radhės, fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar.”(Ungjilli sipas Lukės 1:1-4)

Siē e shihni nė mėnyrėn mė tė pastėr qė mund tė bėhet ndonjė pohim, nuk pėrmendet askund Perėndia apo ndonjė frymėzim nga Ai gjatė shkruarjes sė kėtij Ungjilli nė rastin specifik.

Bibla edhe ashtu si ėshtė na e bėn tė qartė se profetėt e rremė ekzistojnė dhe gjithashtu sēaron mėnyrėn e tė dalluarit tė profecisė sė rreme nga ajo e vėrteta, pra dallimin e fjalės tė cilėn e ka thėnė Perėndia nga tjetra.

<FONT face=Arial size=2>


amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-09-06, 11:10   #2
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim

“Dhe nė se ti thua nė zemrėn tėnde: "Si do tė bėjmė pėr tė dalluar fjalėn qė Zoti nuk ka thėnė?". Kur profeti flet nė emėr tė Zotit dhe kjo gjė nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi tė bėjmė me njė gjė qė Zoti nuk e ka thėnė; e ka thėnė profeti me mendjemadhėsi; mos ki frikė prej tij" “(Ligji i Pėrtėrirė 18:20-22)





Nė Bibėl ekzistojnė njė mori profecishė tė cilat kurrė nuk u realizuan dhe tash bazuar nė testin nga Ligji i Pėrtėrirė del se fjalėt e tilla nuk mund tė konsiderohen pėr Fjalė tė Zotit nė asnjė mėnyrė. Ja disa shembuj tė kėtyre profecive tė rreme:



Nė librin Biblik tė Ezekielit gjendet njė ‘profeci’ rreth Tiros dhe Egjiptit. Sipas kėtij parashikimi Tiro do tė shkatėrrohej, pėrkatėsisht do tė mposhtej nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė.



Profecia e deshtuar rreth Tiros nga Libri i Ezekielit

]

“Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė sjell nga veriu kundėr Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisė, mbretin e mbretėrve, me kuaj, me qerre, me kalorės dhe njė shumicė tė madhe njerėzish. Ai do tė vrasė me shpatė bijat e tua qė janė nė fshat, do tė ngrejė kundėr teje kulla, do tė ndėrtojė kundėr teje njė ledh dhe do tė ngrejė kundėr teje njė ēati mburojash. Do tė drejtojė kundėr mureve tė tua deshtė e tij dhe do tė rrėzojė kullat e tua me kazmat e tij. Pėr shkak tė morisė sė kuajve tė tij do tė mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do tė dridhen nga zhurma e kalorėsve, tė rrotave dhe tė qerreve, kur tė hyjė nėpėr portat e tua, ashtu siē hyhet nė njė qytet nėpėr tė cilin ėshtė hapur njė e ēarė. Me kėmbėt e kuajve tė tij do tė shkelė tėrė rrugėt e tua, do tė vrasė popullin tėnd me shpatė dhe shtyllat e tua tė fuqishme do tė rrėzohen. Do tė grabitin pasuritė e tua, do tė plaēkitin mallrat e tua, do tė rrėzojnė muret e tua, do tė shkatėrrojnė shtėpitė e tua tė bukura, do tė hedhin nė mes tė ujit gurėt e tua, drurin tėnd dhe tokėn tėnde. Do tė bėj tė pushojė zhurma e kėngėve tė tua dhe zėri i harpave tė tua nuk do tė dėgjohet mė. Do tė tė bėj si njė shkėmb tė zhveshur; do tė jesh njė vend pėr tė nderur rrjetat; nuk do tė rindėrtohesh mė, sepse unė, Zoti, fola, thotė Zoti, Zoti".” (Ezekieli 26:7-14)



Kjo ‘profeci’ sipas shkollarėve Biblikė do tė jetė bėrė rreth vitit 587 p.e.s. dhe nė atė kohė njėmend dukej tė kishte gjasė tė realizohej duke pasur paraysh fuqinė e mbretit Babilonas dhe rrethanat. Siē shihet nga fragmenti i mėsipėrm, qartė profetizohet rėnia dhe shkatėrrimi total i Tiros nga Nebukadnestari. Sidoqoftė pėrshkrimi plot afsh i plaqkitjes dhe rėnies totale tė Tiros kurrė nuk ndodhi. Pėr ēudi po nė Librin e Ezekielit vetėm disa kapituj mė pas pėrmendet dėshtimi i profecisė nė kuptimin se Nebukadnetsari dhe ushtria e tij nuk plaqkitėn gjė si shpėrblim dhe ashtu siē e parashihte profecia.



“"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, e vuri ushtrinė e tij nė njė shėrbim tė rėndė kundėr Tiros; ēdo kokė ėshtė bėrė e shogėt dhe ēdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kanė nxjerrė nga Tiro ndonjė shpėrblim pėr mundin qė kanė bėrė kundėr tij".” (Ezekieli 29:18)



Pas njė rrethimi qė zgjati pėr rreth 13 vite Nebukadnestari u largua nga rrethimi i Tiros dhe u detyrua qė tė bėnte njė marrėveshje kompromisi. Kėshtuqė qartė Nebukadnestari nuk e shkatėrroi Tiron siē parashihte profecia. Pėr mė tepėr Tiro u shkatėrrua jo nga Nebukadnestari por nga Aleksandri i Madh 240 vite mė vonė dhe gjithnjė nė kundėrshtim me profecinė.



Profecia e deshtuar rreth Egjiptit





Sikur kjo tė mos ishte mjaft po nė librin e Ezekielit ipet njė profeci tjetėr e dėshtuar rreth Egjiptit:



“Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė do tė sjell mbi ty shpatėn dhe do tė shkatėrroj mes teje njerėz dhe kafshė; kėshtu vendi i Egjiptit do tė bėhet njė mjerim dhe njė shkreti, dhe do tė pranojnė qė unė jam Zoti, sepse ai ka thėnė: "Lumi ėshtė imi dhe e kam bėrė unė vetė". Prandaj ja, unė jam kundėr teje dhe lumit tėnd; do ta katandis vendin e Egjiptit nė njė mjerim tė plotė dhe nė shkreti nga Migdoli deri nė Sienė, deri nė kufijtė me Etiopinė. Nuk do tė kalojė asnjė kėmbė njeriu, as do tė kalojė ndonjė kėmbė kafshe, dhe nuk do tė banohet pėr dyzet vjetė me radhė. Do tė bėj vendin e Egjiptit njė shkreti midis vendeve tė shkretuara, dhe qytetet e tij do tė jenė njė shkreti pėr dyzet vjet, nė mes tė qyteteve tė shkatėrruara; do t'i shpėrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i hedh nėpėr vende tė ndryshme".” (Ezekieli 29:8-12)



Ky ‘parashikim’ sikur ėshtė kampioni i profecive tė dėshtuara Biblike pėr arsye se:



Egjipti kurrė nuk ėshtė shkretuar dhe mjeruar

Njerėzit kanė kaluar dhe hecur pėrherė nėpėr tė

Nuk ka pasur as edhe njė moment tė vetėm, e lėre mė 40 vite siē parasheh ‘profecia’ kur Egjipti ka qenė i pabanuar

Qytetet e tij kurrė nuk janė shkretuar pėr ndonjė periudhė kohore

Dhe sė fundi nuk ka pasur ndonjė diasporė Egjiptiane
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-06, 12:07   #3
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim

tash kisha dashur te sjelle Profecite e permbushura te Kuranit

Profecia e hyrjės nė Mekė

Njė aspekt tjetėr i mrekullive tė Kuranit ėshtė pėrmendja e njė sėrė ngjarjesh tė rėndėsishme, tė cilat ndodhėn mė vonė. Pėr shembull, nė suren El-Fet'h, besimtarėt pėrgėzohen me lajmin e rikthimit nė Mekė, e cila mė parė ishte nėn sundimin e idhujtarėve:

Zoti e vėrtetoi ėndrrėn e tė dėrguarit tė Tij. Me dėshirėn dhe vullnetin e Zotit, ju do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, me flokė tė rruar apo tė shkurtuar, pa iu frikėsuar askujt. Ai di atė ēka ju nuk e dini dhe para saj ju dha njė fitore tė afėrt (ēlirimi i Hajberit)." (El Fetih 27)

Fitorja e Bizantit

Njė nga informacionet e pėrmendura nė Kuran mbi atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen, gjendet nė ajetet e para tė sures Er-Rum, tė cilat i referohen Perandorisė Bizantine apo pjesės lindore tė Perandorisė Romake. Nė kėto ajete ėshtė shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatės sė rėndė qė kishte pėsuar prej ushtrisė perse, do tė triumfonte shumė shpejt.

"Elif, Lam, Mim. Bizantinėt (romakėt) u mundėn, nė tokėn mė tė ulėt (afėrt), por pas disfatės sė tyre, ata do tė triumfojnė brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3)

Kėto ajete u shpallėn rreth vitit 620 e.s., gati shtatė vjet pas humbjes sė thellė tė ushtrisė kristiane bizantine prej ushtrisė idhujtare perse. Por nė Kuran u shpall se shumė shpejt bizantinėt do tė triumfonin mbi rivalin e tyre. Nė fakt, duke parė disfatėn e rėndė tė bizantinėve, dukej gati e pamundur qė shteti bizantin do tė mbijetonte, jo mė tė fitonte pėrsėri. Jo vetėm persėt, por edhe avarėt, sllavėt e lombardianėt pėrbėnin njė kėrcėnim serioz pėr Perandorinė Bizantine. Avarėt kishin arritur deri nė muret e Kostandinopojės. Perandori bizantin, Heraklius, urdhėroi qė ari dhe argjendi qė gjendej nė kisha tė shkrihej dhe me to tė bėheshin para pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė. Kur kėto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinė pėt t'u kthyer nė para. Shumė guvernatorė ngritėn krye kundėr perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej nė njė situatė tepėr kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, tė cilat kohė mė parė i pėrkisnin Perandorisė Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarėt persė.

Me pak fjalė, tė gjithė pritnin nga ēasti nė ēast shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine. Pikėrisht nė ato momente u shpallėn ajetet e para tė sures Er-Rum, sipas tė cilave bizantinėt do tė triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqė idhujtarėt e Mekės, tė cilėt ishin mjaft larg vendit tė ngjarjes, filluan tė talleshin me besimtarėt e paktė. Ata besonin se fitorja e shpallur nė Kuran nuk do tė bėhej kurrė realitet.
Shtatė vjet pas shpalljes sė ajeteve tė para tė sures Er-Rum, nė Dhjetor tė vitit 627 e.s. njė betejė e pėrgjakshme u zhvillua ndėrmjet ushtrisė bizantine dhe asaj perse nė Niniveh. Ndodhi ajo qė s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinė perse. Disa muaj mė vonė, persianėt u detyruan tė bėnin njė marrėveshje me Perandorinė Bizantine, sipas sė cilės ata detyroheshin t'i rikthenin asaj tė gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Mė nė fund, "fitorja e bizantinėve" e shpallur nė Kuran u bė realitet.

Shpallja e ngjarjeve tė sė ardhmes ėshtė vetėm njė pjesė e dijes sė Kuranit. Ajo ėshtė gjithashtu argument se Kurani ėshtė fjala e Zotit, i Cili ka dije tė pafundme.
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.