Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-09-06, 12:07   #1
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim

tash kisha dashur te sjelle Profecite e permbushura te Kuranit

Profecia e hyrjės nė Mekė

Njė aspekt tjetėr i mrekullive tė Kuranit ėshtė pėrmendja e njė sėrė ngjarjesh tė rėndėsishme, tė cilat ndodhėn mė vonė. Pėr shembull, nė suren El-Fet'h, besimtarėt pėrgėzohen me lajmin e rikthimit nė Mekė, e cila mė parė ishte nėn sundimin e idhujtarėve:

Zoti e vėrtetoi ėndrrėn e tė dėrguarit tė Tij. Me dėshirėn dhe vullnetin e Zotit, ju do tė hyni nė xhaminė e shenjtė (nė Qabe) tė siguruar, me flokė tė rruar apo tė shkurtuar, pa iu frikėsuar askujt. Ai di atė ēka ju nuk e dini dhe para saj ju dha njė fitore tė afėrt (ēlirimi i Hajberit)." (El Fetih 27)

Fitorja e Bizantit

Njė nga informacionet e pėrmendura nė Kuran mbi atė qė do tė ndodhte nė tė ardhmen, gjendet nė ajetet e para tė sures Er-Rum, tė cilat i referohen Perandorisė Bizantine apo pjesės lindore tė Perandorisė Romake. Nė kėto ajete ėshtė shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatės sė rėndė qė kishte pėsuar prej ushtrisė perse, do tė triumfonte shumė shpejt.

"Elif, Lam, Mim. Bizantinėt (romakėt) u mundėn, nė tokėn mė tė ulėt (afėrt), por pas disfatės sė tyre, ata do tė triumfojnė brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3)

Kėto ajete u shpallėn rreth vitit 620 e.s., gati shtatė vjet pas humbjes sė thellė tė ushtrisė kristiane bizantine prej ushtrisė idhujtare perse. Por nė Kuran u shpall se shumė shpejt bizantinėt do tė triumfonin mbi rivalin e tyre. Nė fakt, duke parė disfatėn e rėndė tė bizantinėve, dukej gati e pamundur qė shteti bizantin do tė mbijetonte, jo mė tė fitonte pėrsėri. Jo vetėm persėt, por edhe avarėt, sllavėt e lombardianėt pėrbėnin njė kėrcėnim serioz pėr Perandorinė Bizantine. Avarėt kishin arritur deri nė muret e Kostandinopojės. Perandori bizantin, Heraklius, urdhėroi qė ari dhe argjendi qė gjendej nė kisha tė shkrihej dhe me to tė bėheshin para pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė. Kur kėto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinė pėt t'u kthyer nė para. Shumė guvernatorė ngritėn krye kundėr perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej nė njė situatė tepėr kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, tė cilat kohė mė parė i pėrkisnin Perandorisė Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarėt persė.

Me pak fjalė, tė gjithė pritnin nga ēasti nė ēast shkatėrrimin e Perandorisė Bizantine. Pikėrisht nė ato momente u shpallėn ajetet e para tė sures Er-Rum, sipas tė cilave bizantinėt do tė triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqė idhujtarėt e Mekės, tė cilėt ishin mjaft larg vendit tė ngjarjes, filluan tė talleshin me besimtarėt e paktė. Ata besonin se fitorja e shpallur nė Kuran nuk do tė bėhej kurrė realitet.
Shtatė vjet pas shpalljes sė ajeteve tė para tė sures Er-Rum, nė Dhjetor tė vitit 627 e.s. njė betejė e pėrgjakshme u zhvillua ndėrmjet ushtrisė bizantine dhe asaj perse nė Niniveh. Ndodhi ajo qė s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinė perse. Disa muaj mė vonė, persianėt u detyruan tė bėnin njė marrėveshje me Perandorinė Bizantine, sipas sė cilės ata detyroheshin t'i rikthenin asaj tė gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Mė nė fund, "fitorja e bizantinėve" e shpallur nė Kuran u bė realitet.

Shpallja e ngjarjeve tė sė ardhmes ėshtė vetėm njė pjesė e dijes sė Kuranit. Ajo ėshtė gjithashtu argument se Kurani ėshtė fjala e Zotit, i Cili ka dije tė pafundme.


amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.