Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-09-06, 14:56   #13
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vazhdojnė kėrkesat qė Ekipi Neogicator tė arsyetojė qėndrimet nė Vjenė

Aktuale

Mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė i kanė bėrė kritika mos-transparencės sė Ekipit Negociator tė Kosovės mbi negociatat nė Vjenė. Kėtė vėrejtje e ka pėrsėritur publikisht dje zėvendės shefi i UNMIK-ut, Stivėn Shuk. Edhe i dėrguari i Solanės nė Kosovė, Torbjorn Solstrom, thotė se negociatorėt duhet tė njoftojnė qytetarėt me propozimet e bėra nė Vjenė, sepse vendimin pėr statusin duhet ta jetėsojnė qytetarėt.

Njoftimet e mediave mbi pėrmbajtjen e bisedimeve nė Vjenė i kanė bashkuar nė Anamoravė pozitėn dhe opozitėn. Tani ata po nėnshkruajnė njė peticion kundėr decentralizimit, pasi mė herėt pakėnaqėsinė e kanė shprehur pėrmes protestės. Mekanizmat ndėrkombėtarė janė pajtuar me pakėnaqėsinė e tyre dhe kritikuan ekipin negociator pėr mostransparencė. Kėtė e ka bėrė disa herė zėvendės-shefi i UNMIK-ut, Stivėn Shuk. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe i dėrguari i Havier Solanės nė Kosovė Torbijon Solstrom.“Ėshtė esenciale qė liderėt e Kosovės, anėtarėt e Ekipit Negociator dhe institucionet, ata qė janė pjesė e ekipit, ata qė po negociojnė, ata qė prezantojnė pozicionin e Kosovės nė bisedime, dhe qė do tė marrin kėto vendime, tė sqarojnė para popullatės, para liderėve lokal, ēka kanė propozuar dhe pse i kanė bėrė ato propozime”, thotė ai.
Pėrpos qė e kundėrshtojnė ofertėn e decentralizimit, qytetarėt e Anamoravės e akuzojnė ekipin Negociator se kėtė proces e ka zhvilluar nė mėnyrė jo transparente. Kryetari i Gjilanit, Xhemajl Hyseni thotė se pėr komunė tė Gjilanit ėhtwe folur pėr Parteshin si njėsi komunale, pėr modalitetet ēfarė komune do tė jetė, ēfarė shtrirje do tė ketė, por asnjėherė nuk ėshtė biseduar qė ajo do tė jetė komunė monoetnike. “Ndėrsa pėr bashkėngjitjen e fshatrave komunės Novo Bėrdės, asnjėherė. Fatkeqėsisht jemi informuar nga mediat”, thotė ai.
Ismajl Kurteshi, ish deputet i PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės, nga Gjilani, ėshtė angazhuar nė Kėshillin Organizativ pėr nėnshkrimin e peticionit kundėr decentralizimit, ku janė tė pėrfshirė pėrfaqėsues tė tė gjitha subjekteve politike dhe shoqėria civile. “Ata nuk po bisedojnė me qytetarėt sepse ka frikė se atė qė e ka thėnė dhe kjo qė po ndodhė nuk janė nė pėrputhje .Prandaj ėshtė e udhės qė Kuvendi i Kosovės ta shqyrtojė punė e Ekipi Negociator”, thotė Kurteshi.
Edhe lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, thotė se mungesa e transparencės nuk ėshtė aspak e rastėsishme sepse aq shumė po i lėshojnė pe Serbisė.“Njė nėpunės teknik i Ekipit negociator tė Kosovės disa herė ne deri mė tani na i ka dėrguar disa materiale sekrete tė cilat paraqesin koncesionet e ekipit negociator ndaj kėrkesave tė Serbisė. Po tė shihen ato harta atėherė njeriu njėmend tmerrohet prej asaj se ka lėshuar pe ekipi negociator”, thotė Kurti.
Udhėheqėsi i delegacionit kosovar pėr ēėshtjen e decentralizimit, Lutfi Haziri, thotė se tashti duhet tė njoftohet opinioni publik se cilat do tė jenė angazhimet e Kosovės pas statusit, por shton se nuk kanė mundur tė jenė mė shumė transparent me qytetarėt. “Kanė pas informata tė mjaftueshme, pėr aq sa ka toleruar strategjia e negociatave. Ne nuk mund tė flasim nė publik e tė shkojmė nė Vjenė mandej tė diskutojmė. Rregullat kanė qenė strikte”, thotė Haziri.
Ende nuk ėshtė e qartė nėse do tė ketė raunde tė reja bisedimesh nė Vjenė. Por, kėrkesa ėshtė qė opinioni tė njoftohet pėr atė qė ėshtė propozuar nė tryezėn e bisedimeve nė negociatat pėr statusin final tė Kosovės.
(Xhevat Sopi)

RTK29/09/2006 15:32:22
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.