Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Pėrshėndetje dhe Urime
Emri
Fjalėkalimi
Pėrshėndetje dhe Urime Uroni ditėlindjet, festat, fejesat(?)...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-12-06, 10:47   #8
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kronologjia e dy viteve tė pavarėsisė (1911-1912)

Kronologjia e dy viteve tė pavarėsisė (1911-1912)

Viti 1911: Hartimi i memorandumit tė Gėrēes mė 1911 nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe patriotė tė tjerė dhe pėrgatitja e kryengritjes nė vitin 1912 ishin vendimtare pėr ngritjen e flamurit nė Vlorė, mė 28 Nėntor.
Janar - U formua nė Itali Komiteti "Pro Albania".

24 Mars - Shpėrtheu kryengritja kundėr shtypjes xhonturke nė Malėsinė e Mbishkodrės, e udhėhequr nga Dedė Gjo Luli.
28 Mars - Kryengritėsit morėn qytetin e Tuzit.
30 Mars - U mbajt nė Cetinė mbledhja e udhėheqėsve tė kryengritjes, qė u dėrgoi njė memorandum Fuqive tė Mėdha.
30 Mars - U shpall thirrja drejtuar popullit tė Shkodrės pėr pėrgatitjen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme kundėrosmane.
17 Prill - Zbarkuan nė Shėngjin divizionet turke tė komanduara nga Shefqet Turgut Pasha pėr tė shtypur kryengritjen shqiptare.
14 Maj - Ushtria osmane sulmoi kryengritėsit nė Deēiē.
2 Qershor - Kryengritėsit sulmuan Lezhėn.
15 Qershor - Mbėrriti nė Prishtinė pėr tė vizituar Kosovėn sulltan Mehmet Reshati V.
23 Qershor- U miratua nga kuvendi i pėrfaqėsuesve tė kryengritėsve nė Greēė, memorandumi pėr autonominė e Shqipėrisė i hartuar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, etj.
12 Korrik - Kryengritėsit i dėrguan njė memorandum Eduard Grejit, me kėrkesėn e autonomisė sė Shqipėrisė.
21 Korrik - U mblodh nė Manastirin e Cepos, kuvendi i pėrfaqėsuesve tė Ēamėrisė, tė Labėrisė dhe tė Kazėsė sė Janinės.
29-30 Korrik - U zhvillua beteja nė Orman Ēiflig midis ēetave patriotike dhe forcave turke.
30 Korrik - Ambasadori turk nė Cetinė, Sadredin Beu, u pėrcolli kryengritėsve pėrgjigjen e qeverisė turke ndaj kėrkesave tė tyre.
31 Korrik - Qeveria turke shpalli nė Tepelenė koncesionet qė u bėheshin kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Jugut.
31 Korrik- 1 Gusht - Mbledhjet e kryengritėsve tek Ura e Drashovicės (Vlorė) dhe nė Qafėn e Sinjės (Berat) miratuan kėrkesat e Greēės.
18 Gusht- U bė nė Tepelenė mbledhja e pėrfaqėsuesve tė parisė dhe tė komandantėve tė ēetave tė vilajetit tė Janinės, ku tė dėrguarit e qeverisė turke pranuan disa kėrkesa tė kryengritėsve shqiptarė.

Viti 1912
11 Janar - Hasan Prishtina kėrcėnoi nė Parlament qeverinė turke pėr njė kryengritje tė re nė Shqipėri, po tė mos plotėsoheshin kėrkesat shqiptare.
18 Janar - Xhonturqit e shpėrndanė Parlamentin dhe shpallėn zgjedhjet e reja.
Janar - Nė lagjen Taksim tė Stambollit u mbajt mbledhja e fshehtė e personaliteteve kryesore tė lėvizjes shqiptare pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme.
13 Mars - U nėnshkrua marrėveshja serbo-bullgare mbi bazėn e sė cilės u formua "Aleanca Ballkanike".
Mars - Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi erdhėn nė Shqipėri pėr tė organizuar kryengritjen.
Prill - Shpėrtheu kryengritja kundėr xhonturqve nė Malėsinė e Gjakovės.
21-25 Maj - Zhvilloi punimet Kuvendi i Junikut, i cili hartoi programin e autonomisė tė kryengritjes sė pėrgjithshme.
Maj - Kryengritja kundėr xhonturqve u shtri nė zonėn e Pejės, tė Lumės, tė Mirditės e tė Zadrimės.
29 Maj- Grupi i "Tė besėlidhurve" i udhėhequr nga Gjeto Coku, Zef Arapi, sulmoi Lezhėn.
Fillimi i Qershorit - Forcat kryengritėse tė udhėhequra nga Bajram Curri shpartalluan forcat turke nė Qafėn e Prushit.
28-29 Qershor - Kryengritėsit e udhėhequr nga Isa Boletini shpartalluan batalionet turke tek Ura e Senicės.
Qershor - Kryengritėsit zhvilluan luftime me forcat turke nė zonėn e Prishtinės, tė Pazarit tė Ri dhe tė Vuēiternės.
4 Korrik- Kryengritėsit morėn Krujėn.
17 Korrik- Kryengritėsit hynė nė Gjakovė.
17 Korrik- Kryengritja shqiptare e detyroi qeverinė xhonturke tė Said Pashės tė jepte dorėheqjen.
21 Korrik - Kryengritėsit ēliruan Prishtinėn.
22 Korrik- Kryengritėsi ēliruan Pazarin e Ri dhe Prizrenin.
22 Korrik- U formua qeveria e re turke e kryesuar nga Ahmet Myftar Pasha.
23 Korrik- U mblodh Kuvendi i Sinjės, ku u miratua njė memorandum pėr autonominė e Shqipėrisė, i cili iu dėrgua Portės sė Lartė.
27 Korrik- U ēlirua nga kryengritėsit, Mitrovica, Peja e Bujanovci.
29 Korrik-Udhėheqėsit e kryengritjes i dėrguan nga Prishtina sulltanit njė ultimatum, ku kėrkonin shpėrndarjen e Parlamentit.
5 Gusht- I detyruar nga kryengritja shqiptare, sulltani shpėrndau Parlamentin dhe dekretoi zgjedhjet e reja.
6 Gusht- Qeverisė turke iu dėrguan "14 pikat e Hasan Prishtinės", qė u miratuan nė kuvendin e mbajtur nė Ferizaj.
6-7 Gusht- Trupat malazeze kaluan kufirin dhe pushtuan disa fshatra tė Shkodrės e tė Pejės.
9 Gusht- Iu paraqitėn Komisionit qeveritar qė ishte ngarkuar tė bisedonte me kryengritėsit, "14 pikat e Hasan Prishtinės".
12 Gusht- Kryengritėsit shqiptarė ēliruan Shkupin.
14 Gusht- Kryengritėsit ēliruan Fierin dhe Pėrmetin.
18 Gusht- Qeveria turke pranoi formalisht kėrkesat e kryengritėsve shqiptarė.
23 Gusht- Qeveria e Stambollit botoi zyrtarisht kėrkesat e shqiptarėve tė miratuara prej saj, por tė reduktuara dhe tė ndryshuara.
8 Tetor- Mali i Zi i shpalli luftė Turqisė. Filloi Lufta e parė Botėrore.
14 Tetor - U bė mbledhja e patriotėve shqiptarė nė Shkup, ku u vendos tė luftohej pėr tėrėsinė territoriale dhe lirinė e Shqipėrisė.
14-18 Tetor- Vullnetarėt shqiptarė u rezistuan sulmeve tė ushtrisė serbe nė luftimet e Merdarit, nė veri tė Podujevės.
17 Tetor- Serbia dhe Bullgaria i shpallėn luftė Turqisė.
18 tetor- Ushtria serbe u hodh nė mėsymje nė drejtimin Nish-Manastir-Elbasan dhe Kurshumli-Prizren-Durrės.
20 Tetor- Ushtria serbe, pasi theu qėndresėn e shqiptarėve pushtoi Podujevėn dhe Prishtinėn.
23 Tetor- Ushtria serbe pushtoi Vuēiternėn dhe Mitrovicėn.
24 Tetor- Ushtria osmane u thye nė betejėn e Kumanovės.
25 tetor- Ushtria serbe pushtoi Ferizajn.
25-26 Tetor- Vullnetarėt shqiptarė u rezistuan forcave serbe nė Grykėn e Cerralevės.
5 Nėntor - U zhvillua mbledhja e kolonisė shqiptare nė Bukuresht nėn kryesinė e Ismail Qemalit e tė Luigj Gurakuqit, ku u vendos tė merreshin masa pėr shpėtimin e pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
19 Nėntor - Ismail Qemali deklaroi nė Trieste se e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e Shpalljes sė Pavarėsisė.
25 Nėntor - Ismail Qemali arriti nė Vlorė.
25-27 Nėntor - Pėrpara hyrjes sė ushtrive serbe, Elbasani, Durrėsi, Tirana, Kavaja, Peqini dhe Lushnja shpallėn pavarėsinė.
28 Nėntor - U hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar, i kryesuar nga Ismail Qemali qė shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė.

nga At Artur Liolin

Kancelar i Kishės Orthodokse Shqiptare ne Amerikė. Boston
__________________
Atdhedashuria nuk ėshtė qėshtje Sezonale!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.