Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė
qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si njė flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash nė vend tė ajrit thithim mall
dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda
fshehėm lotėt.
-Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė;
-Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili;
Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė
se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli
vetė prej lėkurės sonė.
Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur
lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirė
sa ua paca zili......!
__________________
Liria e fjalės:Ti ke tė drejtė tė thuash ēdo gjė,
unė kam tė drejtė tė mos dėgjoj asgjė.
|