Babai i internetit paralajmėron
"Interneti, i pushtuar nga falsifikatorėt e mashtruesit"
Sė voni, "Top-Show" trajtoi njė temė me tė vėrtetė interesante, duke tė intriguar ta ndiqje nė ēdo sekondė tė tijėn. Bėhej fjalė pėr hackersat shqiptarė (thyerėsit e faqeve tė internetit). E ndėrsa tė gjithė tė ftuarit e kolegut Alban Dudushi e shikonin problemin nga kėndvėshtrime tė ndryshme, vetėm njėrit prej tyre dukej se i kishte hyrė frika, ende pa u aktivizuar mirė "ushtria" e masive e hackersave shqiptarė, qė rezulton tė jetė nė fillimet e saj. Ajo ishte gazetarja Belina Budini. E veshur me njė fustan tė kuq me lule tė zeza, tejet klasik, qė do ta kishte zili vetė Valeria Marini apo Siena Miller, kolegia Budini, qė dukej si njė modele e vėrtetė gjatė "Top-Show", do tė pohonte se interneti ėshtė i mbushur me njė informacion tė pafund. Por kur vjen puna te bloget e ndryshme ato nuk janė tė sakta. Nė fakt, shumėllojshmėria informative qė tė ofrohet nė web ėshtė mahnitėse dhe lehtėsuese pėr ēdo gazetar. Kjo ėshtė njėra anė e medaljes. Tani qė shpikja mė e madhe e shekullit XX ėshtė kthyer nė njė mjet komercial, ku ti mund tė bėsh ētė duash, pjesa e mashtrimit mes tij ėshtė kthyer nė problemin mė kryesor. Njė gjė tė tillė e demonstroi shkurt e bukur me pak fjalė njė djalė i ri nga tė ftuarit e "Top-Show", qė me tė drejtė Dudushi ndjeu keqardhje qė se kishte ulur nė panel. Dy ditė pas transmetimit tė kėsaj teme, teksa po dėgjoja lajmet nė BBC, radio 4, u anonēua transmetimi i intervistės me njeriun qė shpiku internetin, Sir Sir Tim Berners-Lee. Nuk duhej humbur rasti pėr ta dėgjuar babanė e internetit. Ja rrėfimi i njeriut qė shpiku "World Wide Web" nė vitin 1990.
Shqetėsimi
Qė nė fillim tė intervistės, shkencėtari britanik, Sir Tim Berners-Lee, do tė lėshonte alarmin se krijesa e tij tani ėshtė kthyer nė diēka tė rrezikshme, vegėl pėr falsifikatorėt dhe mashtruesit.
"Ėshtė bėrė me tė vėrtetė diēka e rrezikshme, njė vend ku e pavėrteta fillon tė shpėrndahet mė shpejt se e vėrteta, mbi tė gjitha interneti po kthehet nė njė diēka tė padrejtė pėr shumė njerėz", do tė deklaronte babai i internetit. Sipas tij, nėse nuk tė krijohen mundėsi pėr tė kuptuar zhvillimin e vrullshėm tė internetit dhe pasojat negative tė tij, do tė krijohen probleme me tė vėrtetė tė kėqija, duke i bėrė kėshtu njė parantezė iniciativės sė tij mė tė re, atė tė krijimit tė njė dege qė do tė studiojė botėn e web-it. "Disa gjėra totalisht jodemokratike mund tė lindin si pasojė e dezinformacionit, tė cilat i gjen nė web. Duke studiuar kėtė fushė dhe efektin e saj negativ nė kėtė teknologji, ėshtė njė nga gjėrat tė cilat padyshim ėshtė shumė e rėndėsishme".
Lind shkenca e studimit tė web-it
Dhe pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, Sir Tim Berners-Lee e ka gati propozimin. Ai ka nė plan tė krijojė njė iniciativė te re kėrkimore nė fushėn e shkencės sė web-it. Pėrgatitjet janė drejt finalizimit dhe do tė jetė njė bashkėpunim mes universitetit tė Southampton dhe Institutit tė Teknologjisė nė Massachusetts.
Pėrmes njė nisme tė tillė, ai kėrkon tė arrijė kėrkime tė thella rreth impaktit social dhe implikimeve tė zhvillimit tė web-it, pėrfshi influencėn qė do tė ketė nė tė ardhmen "World Wide Web".
Mė tej, Sir Tim shpjegoi se iniciativa e tij kėrkimore nė fushėn e internetit, "Web Science Research Initiative" nuk do tė pėrqendrohet te problemet shkencore tė shkencės sė kompjuterėve.
Ai tha: "Edhe aspekte tė tjera tė internetit do tė pėrfshihen nė studim. Njerėz me aftėsi tė ndryshme do tė punojnė sė bashku pėr tė ndėrtuar njė web tė ri, i cili do tė jetė akoma mė i mirė". Parė nė aspektin e shkollimit krijimi i njė dege tė re nė universitet e quajtur, Shkenca e web-it, pėr Sir Tim ėshtė njė domosdoshmėri, pasi deri mė sot nuk ka degė tė tilla nėpėr universitete.
"Ne marrim ankesa nga kompani tė cilat duan njerėz me aftėsi pėr tė kuptuar internetin nga ana teknologjike dhe ajo sociale. Kur shikon kurset e universiteteve, shkenca e internetit nuk ekziston. Kėshtu, ne duam tė formojmė njerėz qė janė tė aftė tė kenė nė CV-nė e tyre edhe njohjen e kėsaj fushe".
Kush ėshtė shpikėsi i "www"
Tim Berners-Lee lindi nė Londėr nė vitin 1995. Ai studioi fizikė nė Universitetin e Oksfordit, ku edhe ndėrtoi kompjuterin e tij tė parė. Nė vitin 1982, kur po punonte si konsulent softuerėsh pėr CERN, "The European Organisation for Nuclear Research" (Organizatėn Evropiane tė Kėrkimeve Nukleare) filloi tė mendonte se si tė dhėnat, pėrfshi disa "media file" mund tė lidheshin me njėra-tjetrėn. Zgjidhja e tij ishte bashkimi i dy koncepteve ekzistuese, qė ishin interneti dhe Hypertext. Lėvizja e tij ishte qė gjithēka tė ishte njė burim i hapur, e cila lejonte teknologjinė tė zhvillohet nė mėnyrė tė organizuar, pa pasur nevojė pėr leje. Kjo, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, ishte ajo e cila do ta bėnte web-in njė fenomen botėror. "Vendimi pėr ta bėrė web-in njė sistem tė hapur ishte e domosdoshme, nė mėnyrė qė tė bėhej universal. Ti nuk mund tė propozosh diēka universale dhe nė tė njėjtėn kohė tė ruash kontrollin e saj", sqaron shkencėtari britanik. Berners-Lee vazhdon tė jetė numri njė i drejtimit tė "World Wide Web Consortium", qė njihet si (W3C) nė "Massachusetts Institute of Technology" nė Boston. Tmerrėsisht njė njeri privat, qė vazhdon tė ketė njė prezencė nė web, gjė e cila e kėnaq. "Jam shumė i gėzuar nga pasuria e madhe qė ti gjen nė web, pėrfshi diversitetin dhe mėnyra qė po pėrdoret. Janė shumė pjesė tė ėndrrės origjinale, tė cilat nuk janė zbatuar ende, por ato mund dhe do tė zbatohen".