Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-03-07, 10:19   #16
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PLANI I AHTISARIT: MARRJE E RREZIKUT MBI VETE, PA ASNJĖ GARANCI - “CAVEAT EMPTOR”

Si mund tė mendohet qė propozimi i cili dobėson kapacitetin e qeverisė qendrore tė Kosovės pėr qeverisjen e territorit tė saj dhe nė tė njėjtėn kohė lehtėson tė gjitha llojet e marrėveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do tė shpjerė nė paqe dhe stabilitet nė Kosovė dhe nė Evropėn juglindore?
Si mund tė sigurojė njė plan i tillė se Mitrovica dhe pjesa tjetėr e veriut do tė ngelin pjesė integrale e Kosovės, kur Kosova nuk e ka mundėsinė madje as tė fillojė me sovranitetin e duhur fillestar?
Nga Shirley Cloyes DioGuardi, Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e LQSHA

I dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari u ka kėrkuar shqiptarėve tė Kosovės dhe negociatorėve serbė qė nė Vjenė pėr disa javė me radhė t’i shqyrtojnė elementėt e “Propozimit tė tij pėrmbajtjesor pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės”, nė mėnyrė qė kah fundi i marsit t’i bėjė rekomandimet e tij finale para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
Mė 20 shkurt, Ahtisari deklaroi nė njė kėshill tė pėrhershėm tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim tė Evropės - OSBE, se “Ėshtė pėr keqardhje, por gjasėt qė palėt tė arrijnė njė kompromis pėr statusin e Kosovės, pothuajse nuk ekzistojnė fare”.Ėshtė e vėshtirė tė besohet qė Ahtisari mund tė ketė besuar ndonjėherė se serbėt dhe shqiptarėt do tė mund tė pajtoheshin pėr njė zgjidhje tė pėrbashkėt pėr Kosovėn, aq mė shumė kur dihen pėrpjekjet e Serbisė gjatė gjithė shekullit tė njėzet pėr okupimin, dėbimin dhe vrasjen e shqiptarėve.

Dredhitė qė qėndrojnė pas refuzimit serb

Duke i vėnė kapak intransigjencės disamujore, mė 14 shkurt, parlamenti serb votoi me shumicė votash hedhjen poshtė tė propozimit tė Ahtisarit dhe miratoi njė rezolutė qė saktėsonte se ky propozim “nė kundėrshtim me ligjin hap themelet pėr krijimin e njė shteti tė ri tė pavarur nė territorin e Serbisė”. Kryeministri Vojislav Koshtunica ritheksoi thirrjen e tij pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė gjitha ato vende qė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės.
Komuniteti ndėrkombėtar duhet ta ketė kuptuar tashmė se vendimi qė mori vjeshtėn e kaluar pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit final deri pas zgjedhjeve serbiane tė 21 janarit nuk pati asfarė ndikimi nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar.
Tė gjitha partitė politike serbe, me pėrjashtim tė partisė sė vogėl liberale demokratike, tė udhėhequr nga Ēedomir Jovanoviq, kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės. Zgjedhjet nė Serbi i fituan radikalėt, qė udhėhiqen nga Vojislav Shesheli i akuzuar pėr krime tė luftės. Rezultati paraqet tė kundėrtėn e asaj qė kėmbėngulte Perėndimi, se po qė se Kosova hiqej nga lista e angazhimit parėsor, nė Serbi do tė triumfonin forcat demokratike.
Nė tė vėrtetė, thirrja dhe kėrkesa e Beogradit pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar deri pas zgjedhjeve ishte njė kurth pėr blerjen e kohės me qėllim tė pėrshpejtimit tė angazhimit tė tij disa miliardėsh nė Uashington dhe Bruksel, pėr dėmtimin e imazhit tė popullit shqiptar dhe dobėsimit tė mbėshtetjes Perėndimore pėr pavarėsinė e Kosovės.
Mospranimi i propozimit tė Ahtisarit nga Beogradi, ėshtė po ashtu njė dredhi mashtruese, njė dredhi e llojit qė synon tė krijojė iluzionin e Serbisė viktimė. Kjo ėshtė e vėrtetė e pamohueshme, me qė propozimi i Ahtisarit i jep Serbisė pikėrisht atė qė ka kėrkuar: Njė Kosovė me “mė shumė autonomi dhe mė pak pavarėsi” nėpėrmjet planit tė decentralizimit, i cili do t’i mundėsojė Beogradit tė ruajė kontrollin mbi serbėt e Kosovės dhe nėpėrmjet kėsaj do t’i mundėsojė asaj ta mbajė Kosovėn tė destabilizuar me qėllim qė, nė fund tė fundit, tė rivendosė kontrollin e saj mbi njė pjesė apo mbi tėrė territorin e Kosovės. Refuzimi serb i planit tė Ahtisarit ėshtė njė dredhi e re pėr shtimin e presionit mbi komunitetin ndėrkombėtar pėr tė fituar koncesione tė tjera nga shqiptarėt gjatė “raundit tė fundit” tė negociatave.
Nė anėn tjetėr, me insistimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė cilat shqiptarėt i pėrqafojnė si shpėtimtaren e tyre nga okupimi dhjetėvjeēar dhe lufta gjenocidale e Milosheviqit, kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ka “pranuar” propozimin e Ahtisarit. Ēeku dhe pjesa tjetėr e shoqėrisė sė shqiptarėve tė Kosovės janė prirė tė besojnė se plani do ta jetėsojė pavarėsinė “de facto” nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare.
Atyre u ėshtė thėnė dhe po u thuhet vazhdimisht se pranimi i planit tė Ahtisarit nga pala shqiptare ėshtė veprim thelbėsor pėr tė siguruar njohjen e Kosovės nga komuniteti ndėrkombėtar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-03-07, 10:26   #17
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Plani i Ahtisarit nuk do t’i sjellė Kosovės pavarėsinė kurrė

Megjithėse klauzolat e pėrgjithshme tė propozimit tė Ahtisarit pėr Kosovėn parashohin njė mori elementesh solemne tė njė sistemi progresiv dhe demokratik, sipas kėtij plani, Kosova nuk mund ta fitojė pavarėsinė asnjėherė, pėr arsye se “djalli ėshtė brenda detajeve” tė dymbėdhjetė anekseve qė i elaborojnė parimet e kėtij plani.
Klauzola mė e keqe e planit tė Ahtisarit (i cili serbėve u referohet 93 herė, komunitetit ndėrkombėtar 133 herė, ndėrsa shqiptarėve njė herė tė vetme) krijon lidhje tė drejtpėrdrejta dhe tė fuqishme midis komunave serbe tė Kosovės dhe Beogradit.
Klauzola nė fjalė, pėrfshin tė drejtėn e serbėve tė Kosovės pėr tė marrė fonde tė patatimuara nga Serbia duke anashkaluar qeverinė qendrore tė Kosovės dhe pėrfshin po ashtu edhe elementin tjetėr shqetėsues “eksterritorialitetin” dhe statusin jashtė tatimor tė Kishės ortodokse serbe.
Pėrveē gjashtė komunave serbe qė horizontalisht lidhen sė bashku ndėrsa vertikalisht lidhen me Beogradin, plani cakton 45 kisha dhe manastire si “zona tė mbrojtura”. Ēfarėdo financimi i komunave serbe do tė duhej tė kalonte nėpėrmjet qeverisė qendrore dhe ēfarėdo statusi pėr njė institucion fetar do tė duhej tė aplikohej edhe pėr tė gjitha fetė tjera.
Nė vendin ku 92 pėr qind e popullsisė janė shqiptarė e 8 pėr qind minoritete tė tjera, nė mesin e tė cilave 5 apo 6 pėr qind serbė, plani i Ahtisarit lejon njė lloj “plan veprimi tė dyfishtė” pėr serbėt e Kosovės, rast i vetėm i kėtij lloji nė botė.
Nga 120 ulėse nė parlament, njėzet do t’u rezervohen minoriteteve, ndėrsa dhjetė prej tyre u takojnė serbėve, pavarėsisht numrit tė ulėseve qė mund ta fitojnė nė zgjedhje. Por kjo nuk ėshtė e tėra. Vjen provizioni tjetėr mė i rėndėsishmi i kėsaj natyre: ēfarėdo amendamenti nė kushtetutė kėrkon edhe miratimin e dy tė tretave tė pjesėtarėve tė grupit tė minoriteteve.
Kjo nėnkupton se plani i Ahtisarit nė tė vėrtetė, lejon pjesėtarėt minoritarė, veēanėrisht serbėt tė kontrollojnė plotėsisht ligjet dhe tė ardhmen politike tė shumicės.
Me qė nė kushtetutė nuk mund tė ndryshohet asgjė pa votėn e dy tė tretave tė minoriteteve, atėherė bėhet e qartė se nuk mund tė ndodhė asnjė ndryshim, duke pėrfshirė edhe njohjen e Kosovės si shtet sovran, madje edhe nė qoftė se vendet tjera duan ta bėjnė kėtė mbi bazė marrėveshjesh bilaterale.
Si mund tė mendohet qė propozimi i cili dobėson kapacitetin e qeverisė qendrore tė Kosovės pėr qeverisjen e territorit tė saj dhe nė tė njėjtėn kohė lehtėson tė gjitha llojet e marrėveshjeve ligjore dhe ekstra-ligjore midis Beogradit dhe komunave serbe, do tė shpjerė nė paqe dhe stabilitet nė Kosovė dhe nė Evropėn juglindore?
Si mund tė sigurojė njė plan i tillė se Mitrovica dhe pjesa tjetėr e veriut do tė ngelin pjesė integrale e Kosovės, kur Kosova nuk e ka mundėsinė madje as tė fillojė me sovranitetin e duhur fillestar?
Plani i Ahtisarit ofron po ashtu edhe praninė e tejzgjatur ndėrkombėtare nė formė tė njė pranie ushtarake ndėrkombėtare tė paqartė dhe tė njė “Zyre Ndėrkombėtare Civile”, pėrfaqėsuesi i tė cilės do ta marrė autoritetin nga Kombet e Bashkuara dhe do tė ketė pushtet gjithėpėrfshirės mbi tė gjitha aspektet e jetės nė Kosovė. Pėrfaqėsuesi ndėrkombėtar do tė ketė pushtetin tė “sanksionojė dhe largojė ēdo zyrtar publik” dhe tė anulojė ēdo vendim ose legjislacion qė bie ndesh me “pėrmbajtjen apo shpirtin e marrėveshjes”.
Si ka mundėsi atėherė tė thuhet se, plani i Ahtisarit, duke vėnė kėto kushte, ka pėr qėllim tė qojė nė zgjidhje tė qėndrueshme dhe nė njė Kosovė demokratike? Nė qoftė se negociatorėt shqiptarė nuk arrijnė dot tė sfidojnė gjatė bisedimeve aktuale nė Vjenė, atėherė provizionet krejtėsisht skandaloze tė kėtij plani do tė rezultojnė nė njė draft pėrfundimtar qė favorizon Serbinė edhe fut Kosovėn nė grackėn permanente tė njė shteti tė llojit tė Bosnjės, tė varur nga ndihmat e deri te dėmtimi i plotė i Kosovės, rajonit dhe pjesės tjetėr tė Evropės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-07, 10:31   #18
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Perėndimi pėrmbush sėrish kėrkesat e Beogradit

Nė fund tė fundit, plani i Ahtisarit nuk mund tė funksionojė nė terren dhe ai nuk i shpaguan dot vitet e gjata tė angazhimit tė Perėndimit nė Ballkan, pėr shkak se nė masė tė madhe mbėshtetet nė supozimet qė nė thelb shprehin qasjen e dėshtuar tė politikės sė jashtme tė Perėndimit ndaj ish-Jugosllavisė qė nga fillimi i shpėrbėrjes sė saj, nė fund tė viteve tė tetėdhjeta.
Qasjen nė fjalė e ka karakterizuar vardisja ndaj Serbisė mbi besimin e gabuar se ajo ėshtė makina e ardhshme politike dhe ekonomike e Evropės Juglindore, nė vend qė asaj t’i kėrkohej nė formė tė qartė ta ndėrpriste shfrytėzimin e ēėshtjes sė Kosovės, tė ndahej nga e kaluara e saj e tmerrshme dhe tė shndėrrohej nė demokraci tė vėrtetė.
Nėntorin e shkuar, NATO-ja e pranoi Serbinė nė Programin e Partneritetit tė saj pėr paqen - hapi i parė drejt pranimit tė plotė nė kėtė aleancė ushtarake, duke u tėrhequr kėshtu nė mėnyrė krejt tė pakuptimtė nga kushtet paraprake qė Perėndimi i kishte vėnė Beogradit pėr dorėzimin paraprak tė komandantėve serbė tė Bosnjės, Ratko Mladiē e Radovan Karaxhiq nė Tribunali pėr Krime tė Luftės nė Hagė.
Me gjithė vėrejtjet e Departamentit tė Shtetit, vendimin nė fjalė e ka mbėshtetur Kėshilli pėr Sigurinė Kombėtare tė administratės sė Bushit. Mė pas ky vendim u hapi rrugė animeve nė radhėt e Bashkimit historikisht tė fragmentuar tė Evropės.
Vetėm njė javė mė parė, nė njė takim tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nė Bruksel, komisionari pėr zgjerimin e BE-sė, Oli Rehn tha: “Unė do tė bashkėpunoj me qeverinė e re serbe tė orientuar drejt reformave, qė ėshtė e pėrkushtuar tė pėr tė bėrė njė fillim tė ri nė integrimin evropian. Qeveria e re meriton njė rast tė ri dhe fillim tė ri, pėr kthimin nė shtegun evropian, nė mėnyrė qė tė tejkalohet koha e humbur”. Pastaj, mė 19 shkurt, ministri i jashtėm suedez, Karl Bildt, rekomandoi qė Serbisė t’i ofrohet pranimi nė Bashkimin Evropian, pėr arsye se “po qė se Serbisė nuk i ofrojmė opsionin evropian, rrezikojmė qė kėtė vend ta shohim tė zhytet sėrish nė nacionalizėm. Nė rast tė tillė Serbia do tė mund ta bllokonte zgjidhjen pėr Kosovėn”. Por Serbia nuk ėshtė ndarė nga nacionalizmi ende, prandaj forcimi i iluzionit pėr Serbinė si demokraci ėshtė shėrbim i keq pėr tė gjithė, duke pėrfshirė demokratėt e vėrtetė nė Serbi dhe serbėt e Kosovės, integrimi konstruktiv i tė cilėve nė shoqėrinė e Kosovės po kundėrshtohet me forcė nga Beogradi nė ēdo hap tė rrugėtimit tė kėtij integrimi.
Pėr ta pėrmbushur nevojėn e reformės sė vėrtetė nė Serbi si dhe dėshirėn e shqiptarėve pėr shtet tė pavarur nė tė ardhmen, ėshtė me rėndėsi thelbėsore tė njihet brutaliteti i tė kaluarės. Forcat ushtarake dhe paraushtarake tė Milosheviēit pushtuan Kosovėn nė vitin 1989, duke shpėrbėrė me dhunė asamblenė e saj tė zgjedhur nė rrugė ligjore, duke dėbuar me forcė tė gjithė shqiptarėt dhe duke i kaluar mijėra prej tyre nėpėr duart e policisė, duke i mbyllur shkollat dhe median shqipe dhe duke e zėvendėsuar gjuhėn shqipe me gjuhėn serbe.
Pastaj pasuan dhjetė vjet tė okupimit brutal, duke kulminuar me luftėn gjenocidale tė viteve 1998 - 1999, nė tė cilėn u vranė mbi dhjetė mijė shqiptarė, mijėra tė tjerė u arrestuan dhe torturuan dhe u zhvendosėn e dėbuan nga Kosova mbi njė milion tė tjerė.
Organizatore dhe realizuese tė kėtij terrorizmi shtetėror ishte Serbia, prandaj si rezultat i kėsaj, shikuar nė aspektin moral dhe ligjor ajo ka humbur ēfarėdo preteksti pėr sovranitet mbi Kosovėn qė nė mbarim tė kėsaj lufte.
Prandaj, nė ven qė ta mbėshtesė e pėrkrahė Serbinė, Perėndimi duhet tė insistojė qė ajo publikisht t’u kėrkojė falje Kosovės dhe Bosnjės pėr luftėrat e saj gjenocidale kundėr tyre nė vitet e tetėdhjeta dhe nėntėdhjeta, duhet tė heqė dorė nga kėrkesat e saj pėr Kosovėn dhe pastaj duhet tė transformohet nė njė vend demokratik. Kjo duhet tė jetė arsyeja e shkuarjes pėr rezolutėn e statusit final tė Kosovės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-07, 10:41   #19
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėrcėnimi me veton Ruse ėshtė mashtrim

Kėrcėnimi i Rusisė se do tė verė veto ndaj ēfarėdo rezolute nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė qė njeh Kosovėn si “shtetin e dytė shqiptar” (ndėrkohė qė kėrkohet njohja e regjioneve pro-ruse nė Moldavi dhe Gjeorgji po qė se ngjet njė gjė e tillė) pretendon tė jetė arsyeja kryesore e rėnies sė vendosmėrisė nė ShBA dhe BE pėr ta mbėshtetur haptas dhe plotėsisht njė Kosovė tė pavarur. Pėrmendja e qėndrimit tė Rusisė si pengesė, pėr Perėndimin, ėshtė tė paktėn gjė e pasinqertė. Rusia, aleate historike e Serbisė, e ka shprehur kundėrshtimin e saj ndaj pavarėsisė sė Kosovės pandėrprerė, qė nga mbarimi i luftės nė vitin 1999.
Edhe pse nė heshtje, Uashingtoni parasheh tash e sa muaj me radhė qė Rusia do tė abstenojė me rastin e nxjerrjes sė ēėshtjes sė Kosovės pėr votim nė Kombet e Bashkuara.
Por, pa marrė para sysh se si do tė votojė Rusia, vota e saj nuk do tė prish asgjė, pėr arsye se propozimi i Ahtisarit e lė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nė duart e secilit vend pėr vete. Interferencė dhe ndėrhyrjeve serbe do t’u vijė fundi vetėm po qė se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e njohin pavarėsinė e Kosovės konkretisht dhe me emėr tė plotė, duke vazhduar nė tė njėjtėn kohė tė ruajnė njė mbikėqyrje tė kufizuar me trupat e NATO-s nė terren. Nė rast tė tillė Kosova do tė kalonte nė shtegun e duhur pėr t’u bėrė njė shtet i qėndrueshėm dhe paqėsor.
Por kjo gjė nuk ka ndodhur pėr shkak se prapa specifikave tė planit tė Ahtisarit, njė plan qė redukton nė mėnyrė dramatike prospektin pėr njė Kosovė tė pavarur, qėndron suksesi i lobit tė Beogradit qė ka vazhduar tė punojė qė pas mbarimit tė luftės, me ndihmėn e Rusisė dhe Greqisė, duke i paraqitur shqiptarėt e Kosovės nė mėnyrė tė rrejshme si forcė myslimane dhe forcė potencialisht terroriste nė zemėr tė Evropės, qė me patjetėr duhet tė kontrollohet me kujdes.
Me fjalė tė tjera, ėshtė racizmi antishqiptar ai po vazhdon tė jetė dinamika e papėrmendur qė qėndron prapa tėrė procesit tė statusit final. Mbėshtetja e angazhimit serb nė interpretimin e shtrembėruar tė konfliktit nė Ballkan si konflikt fetar do tė ishte gabim i pafalshėm. Njė qėndrim i tillė do tė ishte veēanėrisht tragjik kur dihet se shqiptarėt e Kosovės, ashtu si dje shqiptarėt e tjerė, janė myslimanė, katolikė dhe tė krishterė tė kishės ortodokse tė Lindjes, qė kanė jetuar krah pėr krah njėri-tjetrit nė harmoni pėr shekuj tė terė me radhė. Veē kėsaj ata janė forca mė pro-perėndimore, pro-amerikane dhe forca mė pro-demokratike nė Evropėn Juglindore. Pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001, ndėrkohė qė mijėra sllavė e grekė dolėn pėr tė hedhur valle nėpėr rrugė e sheshe, shqiptarėt nė Kosovė dhe nė mbarė Ballkanin me sytė e mbytur nė lot dolėn e ndezėn qirinj par ambasadave amerikane dhe shpėrndanė posterė e tablo tė shumta tė mėdha, nė tė cilat shquante motoja: “We are with You - Jemi me ju”.


Veprimi kyē ėshtė Njohja e Pavarėsisė Tani

Braktisja shtatėvjeēare politike, ekonomike dhe shoqėrore e ka sjellė Kosovėn buzė ekzistencės. Ėshtė nė interesin jetik tė Perėndimit qė tė ndihmojė bėrjen e Kosovės shtet plotėsisht tė pavarur me ulėse nė Kombet e Bashkuara qė tani. Kosova dhe fqinjėt e saj mund tė ecin pėrpara pėr tė arritur paqen dhe prosperitetin rajonal dhe integrimin nė Evropė vetėm po u mor para sysh kjo gjė. Propozimi i Ahtisarit nė formėn e tanishme po ecėn nė drejtimin e gabuar. Ai po vazhdon ta kėnaq Serbinė dhe si i tillė Kosovėn do ta shndėrrojė nė shtet margjinal tė rrezikuar sėrish nga armiqėsia e racizmit sllav dhe tė ndjeshėm ndaj ēfarėdo cikli tė ri tė dhunės.

(Pėrktheu: Musli Bazhdaraj – Pėrg.pėr botim. Elida Buēpapaj)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-07, 18:11   #20
jane
 
Anėtarėsuar: 26-02-07
Postime: 156
jane e ka pezulluar reputacionin
Gabim

pasi qe ibrahimi na la ne lloq njejt si paraardhsit para tij, na mbetet te besojm ne hashimin se mos ndoshta ka mesuar diqka nga paraardhsit e tij, e rastsisht po na nxjerr nga lloqi edhepse une mendoj se albini do jet ai qe do e vej gurin ne vend te vet.


jane Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.