Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-03-07, 11:48   #1
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E DIELA E
TRETĖ E KRESHMĖVE

11. 03. 2007.




Lexim i parė (Dal 3,1-8.13-15)
Lexim prej Librit tė Daljes
Nė ato ditė, Moisiu po i kulloste delet e vjehrrit tė vet, Jetros, priftit tė Madianit.
Pasi i dha grigjės mballimin e shkretėtirės, arriti nė malin e Hyjit Horeb. 2 Njė
engjėll i Zotit iu duk nė flakėn e zjarrit nė mes tė njė kaēube. Kaēuba ishte e
ndezur flakė, por nuk digjej.
3 Moisiu mendoi: “Po afrohem tė shoh kėtė dukuri tė madhe: pse nuk digjet
kaēuba”. 4 Kur Zoti e pa se po afrohet pėr tė parė, Hyji e thirri prej kaēube dhe i
tha: “Moisi, o Moisi”! Ai u pėrgjigj: “Urdhėro!”. 5 Ai tha: “Mos u afro kėtu!
Hiqi sandalet prej kėmbėve tė tua, sepse vendi nė tė cilin qėndron ėshtė tokė e
shenjtė”! 6 Dhe shtoi: “Unė jam Hyji i atit tėnd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe
Hyji i Jakobit”. Atėherė Moisiu e mbuloi fytyrėn, sepse nuk kishte guxim tė
shikonte drejt Hyjit.
7 Zoti i tha: “E pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e
tij pėr ndihmė pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre.
13 Atėherė Moisiu i tha Hyjit: “Ja, po qe se unė po shkokam te bijtė e Izraelit dhe
po ju thėnkam: Hyji i etėrve tuaj mė dėrgoi tek ju. Po nėse mė thonė: ‘Si e ka
emrin?’, ēka do t’u them”? 14 Hyji i tha Moisiut: “Unė jam ai qė jam”! 15Dhe
Hyji i tha pėrsėri Moisiut: “Kėshtu thuaju bijve tė Izraelit: Jahveu /Ai qė ėshtė/,
Hyji i etėrve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit mė dėrgoi
tek ju. Ky ėshtė emri im i pėrhershėm, me kėtė emėrtim do tė kujtohem prej
breznie nė brezni”.
Fjala e Zotit

Psalmi 103(102)
Ref: Zoti ėshtė drita ime dhe shėlbimi im.
Bekoje, shpirti im Zotin,
dhe krejt qenia ime Emrin e tij tė shenjtė.
2 Bekoje, shpirti im Zotin,
e mos i harro bamirėsitė e tija.
_____________________
Ai i fal tė gjitha fajėsitė e tua,
Ai i shėron tė gjitha sėmundjet e tua;
4 Ai ta shpėton jetėn prej varrit,
ai tė kurorėzon me mirėsi e dashuri,
______________________
Zoti bėn veē vepra tė mira,
u jep tė drejtėn atyre qė pėsojnė padrejtėsi.
7 Synimet e veta ia zbuloi Moisiut,
bijve tė Izraelit veprat e veta.
_________________________
8 Zoti ėshtė i mirė e i mėshirshėm,
i ngadalshėm nė zemėrim e shumė i dashur.
11 Sepse sa ėshtė lartėsia e qiellit mbi tokė,
aq e madhe ėshtė mėshira e tij ndaj atyre qė i druajnė.


Leximi i dytė (1 Kor 10,1-6.10-12)


Lexim prej Letrės sė dytė tė shėn Palit apostull drejtuar
Korintasve
1 Vėllezėr, dua qė patjetėr ta dini: etėrit tanė tė gjithė qenė nėn re, tė gjithė
kaluan nėpėr det 2
dhe tė gjithė qenė pagėzuar nė Moisiun me re e me det 3 dhe tė gjithė hėngrėn tė
njėjtin ushqim shpirtėror, 4 dhe tė gjithė pinė tė njėjtėn pije shpirtėrore: pinin
nga qeta shpirtėrore qė i pėrcillte: qeta ishte Krishti. 5 Por shumica nuk i pėlqeu
Hyjit, pasi qenė vrarė nė shkretėtirė. 6 Tė gjitha kėto ndodhėn si shembull pėr ne,
qė ne tė mos e lakmojmė tė keqen, siē e lakmuan ata.
10 As mos murmurisni siē murmurisin disa prej tyre dhe engjėlli Shfarues i vrau.
11 Tė gjitha kėto u ndodhėn atyre qė tė shėrbejnė si shembull e u shkruan pėr
mėsimin tonė, pėr tė cilėt arriti mbarimi i kohės.
12 Kush, pra, mendon se qėndron, tė ruhet qė tė mos rrėzohet!
Fjala e Zotit

Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisė sė amshuar!
Kthehuni, se Mbretėria e Hyjit ėshtė ngjat!
Lavdi ty, o Krisht Mbret i lavdisė sė amshuar!

Ungjilli (Lk 13,1-9)
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukės
1 Pikėrisht atėherė ia behėn disa dhe i treguan ēka u kishte ndodhur disa
galileasve, gjakun e tė cilėve Pilati e kishte pėrzier me gjakun e flive tė tyre. 2
Jezusi iu pėrgjigj:
“A mendoni se kėta galileas, qė sharruan kėshtu, qenė mėkatarė mė tė mėdhenj
se tė gjithė galileasit e tjerė? 3 Unė po ju them: jo! Por, nėse ju nuk ktheheni kah
Hyji, tė gjithė do tė sharroni si ata! 4 A kujtoni se ata tė tetėmbėdhjetėt, mbi tė
cilėt ra kulla e Siloesė dhe i mbyti, qenė mė tė mėdhenjtė mėkatarė ndėr tė gjithė
banorėt e Jerusalemit? 5 Unė po ju them: jo! Por, nėse ju nuk ktheheni kah Hyji,
tė gjithė do tė sharroni si ata!”
Shėmbėlltyra e fikut tė pafryt
6 Atėherė u tregoi kėtė shėmbėlltyrė:
“Njė njeri kishte njė fik tė mbjellė nė vreshtin e vet. Shkoi, kėrkoi fryte nė tė,
por nuk gjeti. 7 Atėherė i tha vreshtarit: ‘Ja, tash tri vjet po vij e po kėrkoj frytin
e kėtij fiku e nuk po e gjej. Preje! Pse ta shfrytėzojė kot tokėn?’ 8 Ai iu pėrgjigj:
“‘Zotėri, lėre edhe kėtė vit qė ta mih pėrreth e t’i qes pleh. 9 Ndoshta nė tė
ardhmen do tė japė fryte... Po qe se jo, atėherė do ta presėsh!’“
Fjala e Zotit


Porosia

Nė leximin e parė shohim se si Zoti i lajmėrohet Moisiut. E rėndėsishme ėshtė
qė leximi i parė paraqet Moisiun si prijės tė popullit tė Izraelit.
Historia e daljes ėshtė njė histori e lavdishme dhe plot mėsime. Pėr ata qė e
dėgjuan Zotin dhe i qėndruan besnik e panė dh e pėrjetuan Tokėn e premtuar,
ndėrsa pėr shumė kėnd ishte vetėm ėndėrr e pa realizuar, pėr shkak tė mos
besimit apo mos dėgjimit tė Zotit. Ndoshta mė mirė ėshtė tė thuhet, tė mos
respektimit tė Ligjit tė Zotit.
Zoti ėshtė Jahve, i cili ishte, ėshtė dhe do tė jetė. Ėshtė i Amshuari. Moisiu e
pranon detyrėn qė ja jep Zoti dhe ai e kryen me sukses.
Ndėrsa shėn Pali na kėshillon ne tė cilėt mendoj se qėndrojmė nė kėmbė tė
ruhemi tė mos rrėzohemi!
Jezusi me shėmbėlltyra e fton popullin qė tė kthehemi kah Zoti, tė jetojmė si don
dhe kėrkon Ai.
Ne si pasqyrė e Zotit duhet tė mundohemi tė jetojmė si tė tillė dhe tė sjellim fryt
pėr shėlbimin e njerėzve dhe shėlbimin tonė. Kur e them kėtė mendoj nė
pėrgjegjėsi qė kemi ndaj vet vetės dhe tjerėve.
Zoti ėshtė i mėshirshėm me ne...por nėse ne nuk gjejmė kohė pėr t`u kthyer, pėr
tė jetuar njė jetė tė pastėr a thua deri kur do tė na pret Zoti.
Ne vėllezėr e motra shpesh herė jetojmė nė ėndėrr. Kemi kohė pėr shumėēka,
mos me thėnė peØr ēdo gjė, pėr shėtitje, punė, ahengje, vizita nė familje,
diskoteka, shoqėrime tė ndryshme e pėr Zotin, pėr Kishė, pėr uratė nuk kemi
kohė.
Ne posa fillojmė tė lutemi, posa fillojmė tė bėjmė diēka pėr shpirt kotemi, na
flihet...nėse duam tė bėjmė pendesė ne shpesh herė jemi nė tundim qė tė prishim
atė njet...dhe kėshtu jemi nė njė skenė tė pa lakmueshme shpirtėrore qė luhet njė
teatėr i keq dhe pa kuptim.
E kjo kohė e shenjtė e kreshmėve ėshtė kohė kur mė sė tepėrmi shprehet mėshira
dhe dashuria e Zotit pėr ne.
“A nuk do ta marrim dorėn e Zotit qė tė pajtohemi me tė”... qėndron lutja nė tė
ndalurit e XII...” po o Jezu e pėr kėtė punė po bie nė tė dy gjunjėt para teje e po
tė lutem.. ki mėshirė pėr mua mėkatarin e shkretė mėkatet e tė cilit kanė bėrė qė
tė bijsh pėr dhe....”
Qe pra kushtet dhe mundėsit janė na duhet vetėm disponimi dhe vullneti i mirė
qė tė kthehemi kah Zoti dhe tė shėlbohemi.
Ta falėnderojmė Zotin pėr kėtė dhanti kaq tė madhe tė mėshirės dhe dashurisė sė
Zotit qė ka pėr ne dhe duke e falėnderuar tė jetojmė nė hirin e Tij. Amen

Don Marjan Demaj


Fjala e Zotit ėshtė ushqim i shpirtit tonė. Duke e dėgjuar apo lexuar
Fjalėn e Zotit ne mendojmė pėr Zotin dhe porosinė e Tij. Ai na
mėson dhe frymėzon qė tė jetojmė denjėsisht dhe shenjtėrisht,
sepse jemi tė krijuar nė pėrngjasimin e Tij.
Njeriu ėshtė ikonė e Hyjit.


Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-03-07, 06:41   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

..........................................E DIELA E KATĖRT E KRESHMEVE – (Mė 18. 03. 2007)



...........................................Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukės (Lk 15, 1-3. 11-32)

Nė atė kohė, tė gjithė tagrambledhėsit dhe mėkatarėt i afroheshin Jezusit pėr ta dėgjuar. Farisenjtė e skribėt murmurisnin:

"Ky i pranon mėkatarėt - thoshin - dhe po ha me ta."

Atėherė Jezusi u tregoi kėtė shėmbėlltyrė:

"Njė njeri kishte dy djem. Djali i vogėl i tha tė atit: ‘Babė, ma jep pjesėn e pasurisė qė mė takon!’ Ai ua ndau pasurinė. Pas pak ditėsh, djali i vogėl mblodhi ēka pati dhe shkoi nė dhe tė largėt e atje e shkapėrderdhi pasurinė e vet duke jetuar i dhėnė pas vesesh.

Kur shpenzoi gjithēka pati, u bė zi e madhe buke nė atė vend e djali filloi ta sprovojė skamjen. Atėherė shkoi e u lidh rrogėtar te njė njeri i atij vendi. Ky e dėrgoi nė toka tė veta t’i ruajė thitė. E dėshironte ta mbushte sė paku ndonjė herė barkun me kokrra ēiēibunesh qė hanin thitė, por askush nuk ia jepte.

Atėherė i erdhėn mendtė e thoshte:’ Sa mėditėsve tė tim eti u tepron buka, kurse unė kėtu po vdes urie! Do tė ēohem e do tė shkoj tek im atė e do t’i them: O atė, rashė nė mėkat kundėr Qiellit e ndaj teje! Nuk jam mė i denjė tė quhem yt bir; mė prano si njė ndėr rrogėtarėt e tu.’

U ēua dhe mori rrugėn tė kthehet tek i ati.

Ndėrsa ende ishte larg, i ati e pa, u ngashėrye, u lėshua me vrap, e pėrqafoi dhe e puthi. Atėherė i biri i tha: ‘O atė, rashė nė mėkat kundėr Qiellit e ndaj teje! Nuk jam mė i denjė tė quhem yt bir... !’

Por i ati u tha shėrbėtorėve tė vet: ‘Sillni shpejt petkat mė tė mirat e vishjani! Vėriani unazėn nė dorė e sandalet nė kėmbė! Sillni viēin e majmė e prejeni tė hamė e tė gėzojmė, sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!’

E filluan tė dėfrehen.

Djali i tij i madh ndodhi nė fushė. Kur u kthye e iu afrua shtėpisė, dėgjoi kėngė e valle, thirri njė shėrbėtor dhe e pyeti ē’ndodhi. Ai iu pėrgjigj: ‘U kthye vėllai yt e yt atė preu viēin e majmė pse iu kthye djali shėndoshė e mirė.’ Ai u zemėrua dhe nuk deshi tė hyjė brenda. I ati doli jashtė dhe iu lut. Atėherė ai i tha tė atit: ‘Ja, unė tė shėrbej tash sa kohė e kurrė nuk e shkela asnjė urdhėr tėndin. E ti kurrė s’mė dhe as njė edh tė gostitem me miqtė e mi. Por, kur tė erdhi ky - djali yt - qė e prishi pasurinė tėnde me lavire, ti ia preve viēin e majmė!’ ’Biro - i tha i ati - ti je gjithmonė me mua, e gjithēka kam, ėshtė jotja. Porse, u desh tė gėzohemi e tė ngazėllohemi, sepse ky - vėllai yt - pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet. ’"

Fjala e Zotit
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-07, 19:45   #3
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

kerkoj falje Zana_ch per nderhyrje

por kete shkrim se kuptova:
Citim:
E DIELA E KATĖRT E KRESHMEVE – (Mė 18. 03. 2007)

sot me duket eshte 17.03.2007, apo ka llogaritje tjeter tek ju , nese po ,na tregoni te mesojme edhe me mbi fene tuaj.


me respekt
hasani
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-07, 20:54   #4
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hasanmehmeti
kerkoj falje Zana_ch per nderhyrje

por kete shkrim se kuptova:sot me duket eshte 17.03.2007, apo ka llogaritje tjeter tek ju , nese po ,na tregoni te mesojme edhe me mbi fene tuaj.


me respekt
hasani

Pershendetje i nderuar,

Nuk ka asnje llogaritje tjeter por ne kishen katolike per gjo dite ka lexime ne meshe, e dielia eshte dite festive ku pjesmarrja e besimtarve eshte me e madhe keshtu qe edhe dita e diele ka leximet e vete e ato lexime i perkasin dites se dille d.m.th 18.03.2007 zana e ka postuar vetem nje pjes te leximeve shkaku i postimit te anticipuar eshte per ata qe doojn ta lexojn dhe te shkojn te pegadditur ne meshen shejte.


KLM.. Giovanni
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-03-07, 10:22   #5
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E DIELA E PESTĖ E KRESHMĖVE – (Mė 25. 03. 2007)





Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit (Gjn 8, 1-11)



Nė atė kohė Jezusi shkoi nė Malin e Ullinjve. Nė mėngjes erdhi prapė nė Tempull. Mbarė populli shkonte tek ai. Ai u ul e po i mėsonte.

Atėherė skribėt e farisenjtė i sollėn para njė grua tė zėnė nė kurorėshkelje. E vunė nė mes dhe i thanė:

“Mėsues, kjo grua u zu ndėrsa po bėnte mėkatin e kurorėshkeljes. Nė Ligj Moisiu na urdhėroi qė tė tillat tė vriten me gurė. Po ti ēka thua?”

Folėn kėshtu pėr ta vėnė nė provė qė tė kishin pėr ēka ta padisnin.

Jezusi u pėrkul e filloi tė shkruajė me gisht nė dhe. E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:

“Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

Pėrsėri u pėrkul e vazhdoi tė shkruajė me gisht nė dhe. Ata, kur e dėgjuan pėrgjigjen, nisėn njė nga njė tė largohen duke filluar prej mė tė vjetėrve. Jezusi mbeti vetėm ‑ dhe gruaja qė po qėndronte nė kėmbė nė mes. Jezusi iu drejtua dhe i tha:

“Grua, ku janė ata? Askush nuk tė dėnoi?”

“Askush, Zotėri!” ‑ iu pėrgjigj ajo.

“As unė nuk po tė dėnoj ‑ i tha Jezusi. ‑ Shko, por tani e tutje mos mėkato mė!”



Fjala e Zotit
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-04-07, 09:42   #6
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E DIELA E LARIT (01. 04. 2007)


Pėrkujtimi i hyrjes sė Zotit nė Jerusalem

(Leximet pėr bekimin e rrembave)




Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukės (Lk 19, 28-40)


Nė atė kohė, Jezusi vazhdoi rrugėn pėrpara duke u ngjitur nė Jerusalem.

Kur iu afrua Betfages dhe Betanisė, afėr malit qė quhet i Ullinjve, dėrgoi dy nxėnės dhe u tha:

"Shkoni nė fshatin qė ėshtė pėrballė. Sa tė hyni nė tė, do tė gjeni njė gomar tė lidhur, nė shpinė tė tė cilit ende askush nuk ka hipur. Zgjidheni dhe silleni! Nėse ndokush ju pyet: ‘Pse po e zgjidhni?’ thoni kėshtu: ‘Po i duhet Zotėrisė!’"

Tė dėrguarit shkuan dhe gjetėn ashtu si u kishte thėnė. Ndėrsa ata po e zgjidhnin gomarin, tė zotėt e gomarit u thanė: ‘Pse po e zgjidhni gomarin?’

Ata u gjegjėn:

"Po i duhet Zotėrisė."

Dhe e sollėn te Jezusi dhe, pasi i vunė petkat e veta mbi gomar, i ndihmuan tė hipė edhe Jezusi. Dhe, ndėrsa ai ecte kėshtu pėrpara, njerėzit shtronin udhės petkat e veta.

Ishte tashmė afėr teposhtės sė Malit tė Ullinjve, dhe ja, tėrė ajo mori nxėnėsish, filloi plot gėzim e me zė tė lartė tė lėvdojė Hyjin pėr tė gjitha veprat e madhėrueshme qė kishte parė dhe thoshte:

"‘Qoftė bekuar ai qė vjen

- mbret - nė emėr tė Zotit!

Nė qiell paqe,

lavdi nė mė tė lartin qiell!’"

Atėherė i thanė disa farisenj qė ishin nė popull:

"Mėsues, qortoji nxėnėsit e tu!"

Ai iu pėrgjigj:

"Unė po ju them: nėse kėta do tė heshtin, gurėt do tė klithin!"


Fjala e Zotit










Mundimi i Zotit tonė Jezu Krishtit sipas Lukės (Lk 22, 14-23, 56)


Kur erdhi koha, Jezusi u ul nė tryezė e me tė bashkė edhe apostujt. U tha:

"Me gjithė shpirt kam pasur dėshirė ta ha kėtė Darkė tė Pashkėve bashkė me ju para se tė pėsoj, sepse juve po ju them: nuk do ta ha mė para se tė marrė fund nė Mbretėrinė e Hyjit."

Atėherė mori gotėn, falėnderoi e tha:

"Merreni e ndajeni mes jush! Vėrtet, unė po ju them se prej kėtij ēasti s’do tė pi mė fryt hardhie derisa tė vijė Mbretėria e Hyjit."

Pastaj mori bukėn, u falėnderua, e theu, ua dha e tha:

"Ky ėshtė trupi im [qė flijohet pėr ju. Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim!"

E mori gjithashtu edhe kelkun, pasi u krye darka, e tha:

"Ky kelk ėshtė Besėlidhja e Re nė gjakun tim qė derdhet pėr ju. "]

"Por, ja, dora e atij qė po mė tradhton ėshtė me mua nė tryezė! Biri i njeriut njėmend po shkon ashtu siē u caktua, porse, i mjeri ai njeri qė po e tradhton!"

Ata zunė ta pyesnin njėri-tjetrin cili prej tyre do tė ishte ai qė do ta bėnte kėtė gjė.


Diskutimi rreth mė tė madhit


Atėherė apostujt filluan tė grinden mes tyre: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi. Jezusi u tha:

"Mbretėrit e paganėve sundojnė me ta si zotėrues; madje ata qė sundojnė mbi ta kėrkojnė tė quhen ‘Bamirės’! Ju s’guxoni tė bėni ashtu! Pėrkundrazi, mė i madhi ndėr ju tė jetė si tė ishte mė i riu, kurse kryetari, sikur tė ishte ai qė shėrben. Cili, nė tė vėrtetė, ėshtė mė i madh: ai qė ėshtė nė tryezė, apo ai qė shėrben? Vallė, a s’ėshtė ai qė rri nė tryezė? Tashti, unė jam ndėr ju porsi ai qė shėrben."

"Ju jeni ata qė, nė provat e mia, qėndruat vazhdimisht me mua. Prandaj, unė po jua lė trashėgim Mbretėrinė ashtu si ma dha mua im Atė: qė tė hani e tė pini nė tryezėn time nė Mbretėrinė time dhe tė rrini nė frone pėr tė gjykuar dymbėdhjetė fiset e Izraelit."


Paralajmėrimi i mohimit tė Pjetrit


"Simon, Simon, ja, Satani kėrkoi t’ju shoshė porsi grurin! Por unė u luta pėr ty, qė feja jote tė mos mungojė. Por ti, kur tė kthehesh, forcoji vėllezėrit e tu."

"Zotėri - i tha Pjetri - jam gati tė shkoj me ty edhe nė burg edhe nė vdekje!"

Jezusi iu pėrgjigj:

"Unė po tė them, o Pjetėr, se sot, nuk do tė kėndojė gjeli, para se ti tė mohosh tri herė se mė njeh!"


Qesja, strajca dhe shpata


Dhe u tha:

"Kur ju dėrgova pa qese, pa strajcė e pa sandale a ju mungoi gjė?"

"Asgjė! - u pėrgjigjėn ata.

Atėherė u tha:

"Tani, kush ka qese, le ta marrė! Po ashtu edhe strajcėn! E kush nuk ka shpatė, le t’i shesė petkat e veta e le ta blejė! Sepse, unė po ju them: nė mua duhet tė vėrtetohet fjala e Shkrimit tė shenjtė: ‘U radhit ndėr keqbėrės!’ Vėrtet, gjithēka u parafol pėr mua, po shkon nė vend."

Ata i thanė:

"Zotėri, ja, kėtu dy shpata!"

Ai iu pėrgjigj:

"Mjaftojnė!"


Lutja nė Malin e Ullinjve


Pastaj doli prej andej e u nis, si rėndom, drejt Malit tė Ullinjve. Pas tij shkuan edhe nxėnėsit. Kur arriti nė atė vend, u tha:

"Lutuni qė tė mos bini nė tundim!"

Dhe ai u largua prej tyre sa mund tė hidhet guri, u ul nė gjunjė dhe zuri tė lutet:

"O Atė, nėse do, largoje kėtė gotė prej meje! Veēse, le tė bėhet, jo vullneti im, por vullneti yt!"

Atėherė iu dėftua njė engjėll nga qielli qė i dha zemėr. Kur e kapėn mundimet e vdekjes, lutej mė me zemėr. Djersa e tij u bė si pika gjaku qė binin nė tokė.

U ēua prej lutjes, shkoi te nxėnėsit. I gjeti fjetur. I kishte kėputur trishtimi. U tha:

"Pse po flini? Ēohuni! Lutuni tė mos bini nė tundim!"
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-04-07, 09:49   #7
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tradhtimi dhe arrestimi i Jezusit


Ndėrsa ai ende po fliste, ja, ia behu njė turmė. Nė krye tė saj ishte ai qė quhet Judė - njėri prej tė Dymbėdhjetėve. Ai iu afrua Jezusit pėr ta puthur.

Jezusi i tha:

"O Judė, a me tė puthur po e tradhton Birin e njeriut?"

Ata qė ishin pėrreth tij, duke parė ēka po ndodhte, thanė:

"Zotėri, a t’u biem me shpatė?"

Dhe njėri prej tyre i ra shėrbėtorit tė kryepriftit e ia preu veshin e djathtė, Jezusi tha:

"Zini vend! Mjaft!" - dhe ia preku veshin e ia shėroi.

Atėherė Jezusi u tha atyre qė kishin ardhur kundėr tij, kryepriftėrinjve e krerėve tė rojės sė Tempullit dhe pleqve:

"Erdhėt, si tė isha unė cub, me shpata e shkopinj! Pėrditė isha nė Tempull me ju e nuk ēuat dorė mbi mua. Porse kjo ėshtė ora juaj dhe pushteti i territ."


Pjetri i bie mohit


E kapėn, pra, e ēuan dhe e shtinė nė shtėpinė e kryepriftit. Pjetri e ndiqte pėr sė largu. Ata ndezėn zjarr nė mes tė oborrit dhe u ulėn rreth tij. Ndėr ta u ul edhe Pjetri.

Kur njė shėrbėtore e pa ulur pranė zjarrit, e shikoi mirė dhe tha:

"Edhe ky ishte me tė!"

Ai i ra mohit:

"Nuk e njoh, moj fisnike!"

Pak mė vonė e vuri re njė tjetėr e tha:

"Edhe ti je prej tyre!"

"Nuk jam, o njeri!" - iu pėrgjigj Pjetri.

Dhe pas, diku pas njė ore, njė tjetėr tha:

"Me tė vėrtetė edhe ky ishte me tė! Sepse ėshtė edhe galileas!"

Pjetri u pėrgjigj:

" S’di ē’po thua, o burrė!"

Dhe tamam atėherė, ndėrsa ende po fliste - kėndoi gjeli. Zotėria u kthye dhe ia lėshoi sytė Pjetrit. Pjetrit i ra ndėr mend fjala e Zotėrisė qė ia pati thėnė: ‘Para se sot tė kėndojė gjeli, tri herė do tė mė mohosh!’

Doli pėrjashta dhe qau thekshėm.


Jezusin e pėrqeshin dhe e rrahin

Njerėzit qė e ruanin Jezusin e pėrqeshnin dhe e rrihnin, ia mbulonin fytyrėn dhe i thoshin "Dėftohu profet - gjeje kush tė ra!" I thoshin edhe shumė tė shara tė tjera.


Jezusi para Kėshillit tė Lartė


Kur zbardhi drita u mblodhėn krerėt e popullit, kryepriftėrinjtė e skribėt, e ēuan Jezusin nė Kėshillin e Lartė tė vetin dhe i thanė:

"Nėse ti je Mesia, na thuaj!"

Ai u pėrgjigj:

"Nėse ju them, s’do tė mė besoni; nėse ju pyes, nuk do tė mė pėrgjigjeni. Por pas kėtij momenti, Biri i njeriut do tė rrijė nė tė djathtėn e Hyjit tė gjithėpushtetshėm."

Atėherė i thanė tė gjithė:

"Ti, pra, qenke Biri i Hyjit?!"

Ai u pėrgjigj:

"Ju thoni tė vėrtetėn! Unė jam!"

Atėherė ata thanė:

"Ē’ dėshmi tjetėr na duhet? Ne vetė e dėgjuam prej gojės sė tij!"


Jezusi para Pilatit


Atėherė u ngritėn tė gjithė sė bashku, e ēuan te Pilati dhe zunė ta padisin:

"Kėtė njeri e zumė duke nxitur tonė nė kryengritje, ndalon t’i jepet Cezarit tatimi e pėr vete thotė se ėshtė Mesia - Mbret."

Pilati e pyeti:

"A je ti mbreti i judenjve?"

Ai iu pėrgjigj:

"Ti po thua!"

Pilati u tha atėherė kryepriftėrinjve dhe vegjėlisė:

"Kurrfarė faji s’po gjej nė kėtė njeri."

Por ata ngulnin kėmbė duke thėnė:

"Ky po ēon nė kryengritje duke mėsuar nė mbarė Judenė, qė prejGalilesė, ku ia filloi e deri kėtu."


Jezusi para Herodit


Nė kėto fjalė Pilati pyeti a mos ėshtė ky njeri galileas. Kur e mori vesh se ėshtė nėn pushtetin e Herodit, e dėrgoi te Herodi qė, ndėr ato ditė, gjendej edhe ai nė Jerusalem.

Herodi u gėzua fort kur e pa Jezusin. Kaherė kishte pasur dėshirė ta shihte, sepse kishte dėgjuar shumė pėr tė dhe shpresonte se do tė shihte ndonjė mrekulli tė tijėn. I bėri shumė pyetje, porse Jezusi s’iu pėrgjigj fare. Aty ishin edhe krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, tė cilėt e paditnin me kėmbėngulje. Herodi, bashkė me ushtarėt e vet e pėrbuzi Jezusin dhe e vuri nė lojė: e veshi me petk tė bardhė dhe ia ktheu Pilatit. Po atė ditė Herodi e Pilati u bėnė miq: mė parė ishin armiq.


Jezusi i gjykuar pėr vdekje


Pilati grishi nė mbledhje krerėt e priftė- rinjve, anėtarėt e Kėshillit tė lartė dhe dhe u tha:

"Kėtė njeri e sollėt para meje duke e paditur se po nxit nė kryengritje, dhe, ja, unė e pyeta para jush e nuk i gjeta kurrfarė faji, pėr tė cilin ju e paditni. Por, as Herodi, pasi e ktheu prapė tek ne. Ja, pra, ai s’ka bėrė asgjė qė tė meritojė vdekjen. Prandaj, do ta ndėshkoj e pastaj do ta lėshoj."

Por ata zunė tė bėrtasin njėzėri:

"Kėtė vritie e na liro Barabėn!"

Baraba ishte i burgosur pėr shkak tė njė kryengritjeje e pėr vrasje. Pilati foli prapė, sepse dėshironte ta lirojė Jezusin. Por ata bėrtitnin:

"Kryqėzoje! Kryqėzoje!"

Ai u tha tė tretėn herė:

"Po ē’tė keqe ka bėrė? Unė nuk gjeta nė tė faj qė meriton vdekjen. Do ta ndėshkoj, pra, dhe do ta lėshoj."

Porse ata me britma tė mėdha e me kėmbėngulje kėrkonin ta kryqėzojė: britmat e tyre bėheshin pėrherė e mė tė mėdha.

Atėherė Pilati vendosi tė bėhej ashtu si kėrkonin ata. Ua lėshoi atė qė u burgos pėr kryengritje e vrasje - atė qė kėrkuan - kurse Jezusin ua dorėzoi vullnetit tė tyre.


Kryqėzimi i Jezusit


Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė Simoni prej Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė krah kryqin qė ta mbarte pas Jezusit.

Pas tij shkonte njė shumicė e madhe njerėzish e disa gra qė e qanin dhe e vajtonin. Jezusi u kthye kah ato dhe tha:

"Bijat e Jerusalemit! Mos mė qani mua, por qani veten e fėmijėt tuaj! Sepse, ja, po vjen koha, kur do tė thuhet: ‘Lum beronjat! Lum ato qė s’lindėn kurrė e qė nuk patėn kujt t’i japin gji!’ Atėherė do tė fillojnė

‘t’u thonė maleve: bini mbi ne!

e kodrave: na mbuloni!’

Sepse, nėse veprohet kėshtu me drunė e njomė, ēka do tė ndodhė me tė thatėn?"

I sollėn edhe dy tė tjerė - keqbėrės pėr t’i vrarė bashkė me tė.

Kur arritėn nė vendin qė quhet ‘Kafkė’, aty e kryqėzuan atė dhe keqbėrėsit, njėrin nė tė djathtė e tjetrin nė tė majtė.

E Jezusi lutej:

"Fali, o Atė, se nuk dinė ē’ bėjnė!"

E ‘pėr t’i ndarė petkat e tij hodhėn short’.

Populli rrinte aty e ‘kundronte’. Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė e ‘pėrqeshnin’ duke thėnė:

"Tė tjerėt i shpėtoi, le ta shpėtojė vetveten, nėse ėshtė Mesia i Hyjit -‘I zgjedhuri’!"

Edhe ushtarėt e vinin nė lojė. Iu afruan pėr t’i dhėnė uthull dhe i thanė: "Nėse je ti mbreti i judenjve, shpėto vetveten!"

Mbi tė ishte edhe mbishkrimi: "Ky ėshtė mbreti i judenjve."

Njėri nga kriminelėt e kryqėzuar e fyente:

"Po a nuk je ti Mesia?! Shpėto veten edhe ne!"

Por ai tjetri e qortoi shokun:

"As ti nuk e druan Hyjin qė po vuan tė njėjtin dėnim si ai? Sa pėr ne kjo ėshtė drejtėsi: po marrim ndėshkimin e merituar pėr veprat tona! Por ky - ky s’bėri asnjė tė keqe!"

Dhe tha:

"Tė tė bjerė ndėr mend pėr mua, o Jezus, kur tė arrish nė Mbretėrinė tėnde!"

E Jezusi i tha:

"Pėr tė vėrtetė po tė them: sot do tė jesh me mua nė parajsė."


Vdekja e Jezusit


Ishte rreth orės gjashtė e terri e mbėshtolli mbarė tokėn deri nė orėn nėntė. Dielli u zu e kultrina e Tempullit u nda pėrmes.

Atėherė Jezusi bėrtiti me zė tė lartė e tha:

"O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!"

Si tha kėto, dha shpirt.

Centurioni, kur pa ē’ ndodhi, zuri tė lėvdojė Hyjin dhe tha: "Ky njeri ishte me tė vėrtetė i drejtė!"

Po edhe tė gjithė njerėzit, qė u grumbulluan pėr tė parė ngjarjen, kur panė se ē’ ndodhi, u kthyen duke rrahur kraharorin.

Tė gjithė miqtė e tij rrinin larg, po ashtu edhe gratė, qė e kishin pėrcjellė prej Galilesė, dhe po vėrenin.


Varrimi i Jezusit


Atėherė erdhi njė njeri qė quhet Jozef. Ky ishte anėtar i Kėshillit [dhe] burrė i mirė dhe i drejtė. Ky nuk e miratoi vendimin as veprimin e tyre. Ishte prej Arimateje, qytet i Judesė, dhe priste Mbretėrinė e Hyjit. Shkoi te Pilati dhe ia lypi trupin e Jezusit.

Pasi e uli prej kryqit, e mbėshtolli nė pėlhurė, e vuri nė varr tė gdhendur nė gur, ku ende askush s’ishte varrosur.

Ishte dita e Pėrgatitjes, e po afrohej e shtuna. E pėrcollėn edhe gratė qė erdhėn me Jezusin prej Galilesė; e panė varrin dhe si u vu trupi i Jezusit. Pastaj u kthyen dhe pėrgatitėn erėra tė mira dhe vajra tė erėndshėm.

__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.