Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-03-07, 16:01   #18
Agolli
 
Anėtarėsuar: 14-02-06
Postime: 14,320
Agolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėmAgolli i pazėvėndėsueshėm
Gabim

.................................Procesi i socializimit...................

Socializimi ėshtė proces gjatė tė cilit individi nė interaksion me anėtarėt e mjedisit social pėrvetėson shkathtėsi, shprehi, qėndrime, norma, vlera dhe njohuri tė reja tė nevojshme pėr t’u inkuadruar nė grupin shoqėror dhe nė jetė.
Ndėrkaq Dyrkemi socializimin e pėrkufizon si “proces kompleks i formimit tė personalitetit tė ri, proces i zvogėlimit progresiv tė tendencave instiktive dhe tendencave tė tjera egoistike si dhe i zhvillimit tė aftėsive tė fėmijės pėr t’iu pėrshtatur shoqėrisė.
Individi socializohet gjatė gjithė jetės sė tij. Socializimi primar zhvillohet nė familje, nė entet parashkollore dhe nė shkollėn fillore. Pėrfshinė moshėn 15 vjeēare. Kėtė periudhė mund ta ndajmė sipas psikologut Jean Piaget nė katėr faza. Faza e parė 0-2 ėshtė faza sensorimotore, faza e dytė 2-7 ėshtė faza paravepruese, faza e tretė 7-11 ėshtė faza vepruese konkrete dhe faza e katėrt 11-15 ėshtė faza vepruese formale - tashmė fėmija bėhet i aftė tė kuptojė edhe ide abstrakte. Nė procesin e socializimit fėmija i pėrbrendėson pėrshtypjet e tij pėrmes funksioneve psikike nė formė bindjesh dhe qėndrimesh. Kjo fazė pėrbėn themelin e socializimit tė mėtejmė.
Socializimin si proces nė tė cilin fėmija inkorporohet brenda rregullativave shoqėrore, pėrmes roleve dhe normave me tė cilat njoftohet ai, krijon njėkohėsisht masa dhe kritere personale tė sjelljes. Individualizmin, si proces me ndihmėn e tė cilit zhvillohet sistemi i brendshėm i motivimit dhe kuadri orientues nė pėrputhje me cilėsitė personale tė individit.
Fėmija nuk lind si njeri i formuar, por ai lind me predispozita qė tė bėhet njeri i formuar nė kontekstin e ndėrveprimit.
Ai sė pari e njeh familjen e vet dhe gradualisht bėhet personalitet gjatė interaksionin tė ndėrlikuar kulturor tė jetės shoqėrore. Duke qenė nė kontakt direkt me prindėrit dhe anėtarėt tjerė tė familjes individi gradualisht socializohet. Nė familje ai mėson se si duhet tė sillet brenda dhe jashtė saj. Nga shfaqjet e tilla tė para nė botėn e ‘ngushtė’ ( familje ) dhe nė botėn e ‘gjerė’ ( shoqėri ), varet se si do tė formohet, a nė pėrputhje me vlerat e bashkėsisė sė tij tė ngushtė dhe tė gjerė apo kundrejt tyre. E gjithė kjo ndodh nė fėmijėrinė e hershme, pastaj nė periudhėn e pubertetit - adoleshencės, duke vazhduar me periudhėn kur individi bėhet person i rritur dhe kalon nėpėr procese komplekse tė pjekurisė gjatė formėsimit tė personalitetit tė tij.
Socializimi mund tė pėrkufizohet si sjellje shoqėrore e individit qė ai ka nga kėndvėshtrimi i tij, i orientuar me shikim kah bota, respektivisht socializimi duhet tė vrojtohet nė kontekst tė ndėrveprimit tė individit dhe rrethit tė tij. Socializimi ėshtė proces i gjatė, relativisht spontan dhe tejet i pėrbėrė i njeriut. Kėrkon mobilizim tė plotė psikofizik tė individit dhe veprim tė harmonizuar tė faktorėve edukativė.
Zhvillohet nė procesin e ndikimit dhe tė veprimit tė individit nė rrethin social, nė interaksion edukativ me faktorėt familjar dhe jashtėfamiljar. Socializimin individi e pėrjeton si ndikim dhe si pėrvetėsim nga tė tjerėt dhe i tė tjerėve nė zhvillimin e tij shoqėror nė formė tė kėrkesave pėr sjellje dhe mendim tė miratuar nga mjedisi social.
Gjatė kėtij procesi individi pėrfiton forma tė caktuara tė sjelljes, si dhe veti karakteristike tė bashkėsisė shoqėrore nė tė cilėn jeton. Me socializim nėnkuptohet edhe pėrshtatja ndaj rrethanave dhe harmonizimi i marrėdhėnieve ndėrmjet njerėzve.
Socialiazimi ėshtė njė koncept i gjerė i cili, pėrfshinė tėrė procesin me anė tė tė cilit ne zhvillohemi, pėrmes interaksionit me njerėz tjerė, mėnyrat e tė menduarit, ndijimit dhe veprimit qė janė thelbėsore pėr njė pjesėmarrje efektive brenda shoqėrisė’


Marre nga shkrimet e experteve.........
__________________
Stars can't shine without darkness!
Agolli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.