Gazetari iRilindjes Jusuf Buxhovi qė ka marrė nė pyetje Vasilin - Hysen Gega antar i Grupit Komunist Zėri i Kosovės (personazhi real nė foto)
Express: Si e sheh Ibrahim Kelmendin patriot tė diasporės, si tė duket ai prej kėsaj distance historike?
Ibrahim Kelmendi: Si njė veprimtar i natyrshėm, autentik, i cili pėr shkak se ka shkuar i ri dhe ėshtė ndikuar shumė nga jeta studentore gjermane, ndonjėherė ėshtė keqkuptuar edhe nga bashkėveprimtarėt si i padisiplinuar, si jo serioz, si anarshist, si me xhins tė grisur e flokė tė gjatė...
Express: Tė ndalemi te kjo, ngase nė libėr ju nuk e pėrshkruani personalitetin tuaj, por ata qė ju njohin, ju kanė vlerėsuar se keni pas nė dukje njė bindje ideologjike tė majtė, por tė dallueshme prej marksistėve dhe leninistėve tė kohės, tė dallueshme edhe prej Jusuf Gervallės dhe Enver Hadrit. Nga kjo distancė kush ka pasur tė drejtė ?
Ibrahim Kelmendi: Se pari do tė thoja se asnjėri nuk kishim kushedi se ēfarė bindje ideologjike, pasi na mungonte pėrgatitja teorike, po tė kemi parasysh pėrgatitjen pėrkatėse teorike filozofike. Pėr aq sa ishim tė ideologjizuar, secili kishim tė drejt, sepse ideologjitė nuk mund tė shabllonizohen dhe tė gjykohen, siē po ndodh tani. Me rėndėsi duhet tė ketė qenė, se edhe pse kishim bindje tė ndryshme, nuk armiqėsoheshim pėr shkak tė tyre, por bashkėvepronim. Kjo mbase tregon se kishim tolerancė e mirėkuptim pluralist dhe kėtė e kishim nė programet e statutet tona politike, nė shkrimet tona. Bindjet tona ido-politike kanė osciluar dhe kanė evoluuar. Ne mė shumė na ka interesuar kontributi pėr ēlirim kombėtar dhe jo drejtėsia ideologjike, d.m.th. na interesonte tė gjejmė mėnyrėn mė efikase, qė tė ndikojmė sa mė shumė te njerėzit, qė ti afrojmė ata duke i ndėrgjegjėsuar pėr veprimtari tė angazhuar patriotike e ēlirimtare.
Express: A ka krijuar diferenca ideologjia pėr ēėshtjen kombėtare gjatė asaj kohe, meqė ju duhet tė keni qenė mė liberal se tė tjerėt, tė cilėt ishin mė konservativ, pėr tė mos thėnė se kanė qenė enveristė?
Ibrahim Kelmendi : Nė organizimet ku kam vepruar unė, pėrcaktimi programor ka qenė: pavarėsisht bindjeve ideologjike e politike, secili qė ėshtė i interesuar tė angazhohet pėr Kosovėn Republikė, gjegjėsisht ta ēliroj Kosovės, ka tė drejt tė anėtarėsohet. Pastaj, brenda pėr brenda organizimeve tona, kur kishim demokraci mė tė avancuar, kishim edhe luftė idesh, sepse ėshtė e natyrshme qė secili tė angazhohet qė tė pėrfitoj simpatizantėt e vet. Kjo ka ardhur nė shprehje tek ne nga mbarimi i vitit 1984, kur filluam tė organizojmė mbledhje me mė shumė veta, deri edhe te kuvende, nė tė cilat filluam tė kishim garė pėr vota dhe votime tė fshehta. Rėndom ka pasur goxha pėrplasje gjatė diskutimeve, ndonjėherė kanė qenė edhe brutale, por pothuajse gjithė herė kemi bėrė kompromise, sepse nė fund tė fundit ne po angazhoheshim ta ēlirojmė Kosovėn dhe jo tė ia pėrcaktojmė asaj sistemin politik.
Express: Pse ju keni pasur njė respekt tė madh pėr Jusuf Gėrvallėn, tė cilit nė njėfarė mėnyre i kushtohet libri juaj? Ke njė rezervė pėr veprimtarinė e Enver Hadrit dhe grupacioneve tė Belgjikės. Cili ėshtė dallimi i kėtyre grupacioneve?
Ibrahim Kelmendi: Respekt kam pasur pėr Jusufin nga se nė fillim jam gjetur nė njė situatė shumė tė vėshtirė. Atėherė kam qenė shumė i ri pėr tė pasur formim tė avancuar politik. Kam pas njė si kompleks qė nuk po dija tė artikuloja me shkrim ato qė kam dėshiruar ti shpreh. Ardhja e Jusufit mė ndihmoj shumė, pasi ai ma zvogėloi atė kompleks. Pastaj kam pas njė kulturė, qė kur me rastiste tė bashkėveproja me dike qė e ēmoja mė tė aftė se vetėn, ia lėshoja vendin, kaloja nė plan tė dytė, qė do tė thotė se ua liroja vendin atyre qė ishin mė tė pėrgatitur. Pra, edhe te gėzimi i madh dhe lirimi nga kompleksi, se aty e tutje nuk do mė tallin pėr ato qė do shkruaja, pasi do mi redaktonte Jusufi, e ka bazėn respekti e dashuria e madhe pėr Jusufin. Por kryesore ka qenė cilėsia e tij si njeri, modestia dhe kultura e tij. Ai ka ditė tė tė afroj si shok e bashkėveprimtar, nė kohėn kur njerėzit tė kategorizonin, gjegjėsisht tė largonin, nėse kishe nivel tė ulėt intelektual e profesional.
Po kaq shumė e kam respektuar dhe dashur edhe Kadri Zekėn, me tė cilin fatkeqėsisht jam njohur tek nė mars tė vitit 1981 dhe kam kaluar shumė mė pak kohė, se sa me Jusufin.
Pyetet edhe pėr Enver Hadrin dhe grupimet nė Belgjikė. Unė te ai njeri nuk kisha gjetur pothuajse asgjė. Duhet ta kem takuar qysh gjatė vitit 1978 dhe tė mos kem bashkėpunuar. Ai nė dukje nuk kishte koncept politik, ka qenė shumė konfuz, kemi pas shumė debate, ndonjėherė edhe pėrplasje e armiqėsime. Nė paraqitje ishte antikomunist, kurse kisha informata se po bashkėpunonte me Partinė Komuniste tė Belgjikės. Kisha pėrshtypjen qė ai po informonte dike, qė do tė thotė se, kisha dyshime qė ai po informon njėherazi Sigurimin shqiptar por edhe UDB-nė. Nė vitet e fundit patėm bashkėpunim. Kurse gjatė varrimit Lėvizja u angazhua pėr varrim dinjitoz, pasi ai nuk kishte miq e bashkėveprimtarė rreth vetės, qė do mund ta bėnin kėtė. Nė mbledhjen komomorative i pata kėrkuar falje publike pėr padrejtėsitė qė mund ti kishte bėrė Lėvizja dhe unė.

Enver Hadri
Grupimet e organizuara nė Belgjikė, nė fillim tė viteve tė 80-ta, nuk kanė qenė tė fuqishme. Grupimet e djathta nacionaliste pothuajse kishin pushuar se qenuri, kurse grupimet e reja, tė djathta dhe tė majta, pėrbėheshin vetėm nga dy-tre individė, me dallim prej grupimit pro Lėvizjes, i cili dominonte. Vetėm kur ndodhi pluralizmi i simuluar e i shpifur nė Kosovė nė fillim tė viteve tė 90-ta, kishte njė rritje organizative LDK-ja, me tė cilėn herė bashkėpunonim e herė jo.
Express: Ju e keni margjinalizuar rolin e emigracionit nė Bruksel, por i jepni vend rolit tė emigracionit nė Zvicėr. Boshti i veprimtarisė ka qenė i vendosur nė Zvicėr dhe Gjermani. Ju i jepni peshėn Jusufit derisa vritet, por mė vonė, edhe pas vrasjes, nxitet ose ngritėt mitin pėr Jusufin dhe ajo ka njė inercion. Na trego kėto dy boshte edhe lėvizjet tua Zvicėr - Gjermani, shihet qė keni njė njohuri tė dukshme duke eliminuar Belgjikėn si emigracion?
Ibrahim Kelmendi: Fillimi i kėsaj lėvizjeje, pėr tė cilėn po flasim, ka ndodhur nė Gjermani, ndėrsa mė vonė epiqendra ėshtė zhvendosur nė Zvicėr, pėr faktin se nė Gjermani kishin ardhur shumė emigrantė gjysmė-analfabetė, do me thėnė ishin vėshtirė tė pėrpunueshėm, ndėrsa nė Zvicėr shumica kishin njė shkollė tė mesme. Nė kėto dy shtete emigracioni ka qenė mė i madh nė atė kohė. Nė Belgjikė nuk kishte emigracion aq tė madh. Atje ishin dy grupime tė mėdha, emigrantė politikė nga Shqipėria dhe emigrantė ekonomik shqiptarė nga Turqia. Tė dy grupimet ishin kryesisht tė paarsimuara.
Express: Pse ishte Jusuf Gėrvalla cak i UDB-sė, dhe pse ai ishte i rrezikshėm pėr te?
Ibrahim Kelmendi: Unė them qė UDB-ja duhet tė ketė gjykuar se u arratis njė kuadėr mė intelektual se kėta tė tjerėt qė ishin deri atėherė dhe prandaj do ketė influencė mė tė madhe. Emigrantėt e paarsimuar nė atė kohė kanė pasur njė kult ndaj intelektualit, sepse ka pas njė deficit tė madh nė Kosovė. Kėta emigrantė qė kishin shkuar atje pėr tė punuar, kanė marrė atė gjendje sociale me veti, d.m.th. edhe kultin pėr intelektualin dhe atė gjendje e kanė konservuar. Menjėherė u pėrhap lajmi se ėshtė arratis njė intelektual i zoti. Prandaj UDB-ja priste se ai do tė ketė njė ndikim tė madh. Pėr kėtė arsye ajo qysh nė fillim u mundua ti presė hovin. Kėshtu, qė nė start Rezili, personazhi qė unė e argumentoj si doras, akoma pa arritur Jusufi, filloi tė pėrhapė propagandė se Jusufin e ka dėrguar UDB-ja pėr tė na pėrēarė dhe se jemi tė rrezikuar nga ai. Kjo po ndodhte akoma pa hy nė tokė gjermane Jusufi. Kjo ishte metoda mė e efektive pėr t`i frikėsuar njerėzit. Rezili nė mėnyrė aktive u mor me kėtė propagandė. Pothuajse 24 orė rrinte nė stacione treni nė Shtutgard, ju drejtohej shqiptarėve kur i njihte e nuk i njihte, mjaftonte kur i shihte se po blenin gazetėn Rilindja. I gostiste me kafe dhe mandej u thoshte se UDB- ja ka ēuar njė UDB-ash. Unė gjykoj nga ky kėnd, se UDB-ja ka marrė masa tė menjėhershme qė Jusufin ta pengonte qė tė mos kishte ndikim qysh nė startim tė veprimtarisė se tij nė ekzil. UDB-ja mori ofensivė qė ta diskreditojė Jusufin.
Express: A ka pasur sukses Rezili, personazhi juaj, qė ta diskreditojė Jusufin sidomos te njė masė qė ka qenė krejtėsisht analfabete?
Ibrahim Kelmendi: Te njerėzit qė i kemi pas afėr vetės, si tė anėtarėsuar, si simpatizantė, nuk ka pasur fare influencė. Ai pat krijuar influencė tė kufizuar te njė grupim i vet, sepse sapo u hetua qė nė Gjermaninė Qendrore filluam njė angazhim konkret patriotik, si kundėrpeshė ai nė Shtutgart formoi njė grup qė fillimisht e quajti Grupi komunist Zėri i Kosovės.
Riza Salihu Rezili - antar i Grupit Komunist Zėri i Kosovės (perosnazhi real nė foto) vendas i Hysen Gegės
Express: Pse personazhi juaj do tė jetė vrasės dhe pse shqiptari duhet tė jetė vrasės i Jusuf Gervallės e jo pėr shembull njerėz tė specializuar tė UDB-sė? Nė libėr duket e mjegulluar kjo.
Ibrahim Kelmendi: Sepse edhe unė po tė kisha qenė oficer i UDB-sė njėsoj do tė kisha vepruar, do kisha zgjedh njė shqiptar si doras. Kjo pėr faktin se nėse do e zbulonin gjermanėt, atėherė do pėrhapej dezinformatė: Shqiptarėt vriten nė mes veti pėr probleme tė tyre tė brendshme. Ky duhet tė ketė qenė motivi apo qėllimi kryesor i UDB-sė, pse ka urdhėruar shqiptarė pėr tė bėrė atentatin.
Express: Ju e njihni Rezilin, ai ėshtė gjallė, jeton nė Kosovė. Jeni frikėsuar ndonjėherė se nuk e thoni tė vėrtetėn, se dorasi nuk ėshtė ai, edhe pse nė libėr detajisht e pėrshkruani personazhin si vrasės dhe jepni arsyen pse ėshtė doras?
Ibrahim Kelmendi: Unė nė kėtė drejtim e kam ndėrgjegjen e qetė. Thėnė tė drejtėn, dėshiroja qė Rezili tė ketė njė alibi, tė mos ketė qenė atentatori, vrasėsi, por krye-hetuesi, tė cilin fillimisht e kam orientuar drejt Rezilit si atentator i mundshėm, katėrēipėrisht mė ka bind se Rezili nuk ka alibi. Ai dy herė ka qenė i arrestuar pėr kėtė qėllim. Atėherė unė kisha informata tė bollshme qė tė dyshoj nė Rezilin, meqė kishte dhėnė njė urdhėr pėr tu bėrė atentati ndaj Jusufit. Ngase i kishte dėshtuar, do e ketė vendosur ta bėnte vetė, sepse pėr dėshtim tė parė UDB-ja mund ti ketė kėrkuar llogari. Prandaj, kur krye-hetuesi mė ka bind se ai nuk ka alibi, atėherė u bėra kategorik, se dorasi duhet tė jetė Rezili.