.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Edukata e thirrjes sė ezanit
Ezani ėshtė prej shenjave tė fesė sė Allahut, madje prej atyre mė tė mėdha. I cili lajmėron dhe me tė cilin lejohet tė filluarit e faljes sė namazit farz.
Ka ca rregulla qė kanė tė bėjnė me thirrjen e tij tė cilat duhet t'i kemi parasysh, dhe tė kujdesemi pėr to, prej tė cilave janė:
1- Qėllimi (nijeti) tė jetė i mirė:
Muezini (thirrėsi i ezanit) me kėtė thirrje duhet tė shpresojė nė shpėrblimin e Allahut pėr punėn e tij, pėr shkak se pėr njė vepėr tė tillė kanė ardhur disa hadithe tė cilat tregojnė kėtė shpėrblim pėr muezinin. Nuk lejohet tė kėrkojė pagė mujore pėr thirrjen e tij, apo vendbanim nė shtėpinė e xhamisė, apo pėr arritje tė autoritetit ne masė etj. Pejgamberi paqja dhe bekimi i Allahut qoftė pėr tė, lidhur me vlerėn e myezinėve thotė: Muezinėt do tė jenė njerėzit me qafat mė tė gjata Ditėn e Gjykimit
Ua tėrhoqi vėrejtjen atyre qė kėrkojnė shpėrblimin e kėsaj bote me kėtė vepėr duke i thėnė Uthman b. Ebil Asit: ...Merre njė muezin i cili nuk kėrkon pagė pėr thirrjen e ezanit, hadith ky i cili jep sinjal tė qartė se muezini duhet ta thėrret ezanin vetėm pėr tė fituar shpėrblim tek Allahu e jo pėr tė holla. Por nėse thirrja e ezanit muezinin e pengon nga puna dhe pėr hir tė kėsaj thirrje ai obligohet tė bllokohet nga kėrkimi i riskut me ndonjė punė tjetėr, atėherė nėse udhėheqėsi apo prijėsi ia jep njė pagė tė caktuar disa dijetarė e kanė lejuar njė gjė tė tillė pėr tė mbijetuar.
2- Tė jetė i kujdesshėm nė kohėn e thirrjes sė tij:
Pra tė ketė kujdes ta thėrret ezanin nė kohėn e tij dhe tė kujdeset sa tė mundet pėr saktėsinė e kohės sė tij sepse ai ėshtė pėrgjegjės pėr namazin e njerėzve, iftarin dhe syfyrin e tyre, e mos t'ua humbė besimtarėve shpėrblimin e plotė. Nė njė hadith mursel ėshtė cekur se Muezinėt janė pėrgjegjėsit e besimtarėve pėr namazin dhe nevojat tjera tė tyre . Po ashtu Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem thotė: Muezinėt janė pėrgjegjėsitė e besimtarėve pėr iftarin dhe syfyrin e tyre.
3- Ta ketė zėrin e bukur:
Duhet tė zgjidhet njeriu me zėrin mė tė bukur dhe mė tė lartė pėr thirrjen e ezanit. Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem i pat thėnė Abdullah b. Zejd b. Abdu Rabit:
Shko tek Bilali dhe mėsoja atė qė e ke parė nė ėndėrr (ezanin), e ai le ta thėrret atė, sepse e ka zėrin mė tė lartė se ti
. Andaj njerėzit duhet pasur kujdes nė zgjedhjen e muezinėve qė ta kenė zėrin e bukur, e disa muezinė tė cilėt nuk e kanė zėrin e bukur, ndonjėherė ndoshta bėhen shkak qė njerėzit tė mos kenė dėshirė ta dėgjojnė as ezanin. E njė gjė e tillė, pėr fat tė keq, sot ėshtė prezent nė mesin tonė.
4- Tė jetė i pastėr:
Pra tė jetė i pastėr nė maksimum sipas mundėsive tė tij (tė jetė me abdes) gjatė thirrjes sė ezanit, gjė tė cilėn duhet ta ketė parasysh muezini sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve.
5- Tė thirret ezani nga njė vend i lartė:
Kjo, pėr shkak qė ta dėgjojnė sa mė shumė njerėzit ezanin e tij: Bilali e thėrriste ezanin mbi njė shtėpi prej shtėpive tė njė gruaje tė fisit Benu Nexhari, shtėpi e cila ishte prej shtėpive mė tė larta rreth xhamisė. Kurse nė kohėn tonė zmadhueset e zėrit qė gjenden nėpėr minaret e luajnė rolin e hipjes nė vend tė lartė sipas mendimit tė disa dijetarėve.
6- Tė thirret ezani i ngritur nė kėmbė:
Tė gjithė dijetarėt janė tė kėtij mendimi, siē pohon njė gjė tė tillė Ibėn Mundhiri, Allahu e mėshiroftė, duke thėnė: Tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se ėshtė prej sunetit qė ezani tė thirret nė kėmbė.
7- Tė thirret me zė tė ngritur:
Duhet muezini ta ngritė zėrin e tij sa tė ketė mundėsi mė qėllim qė ta dėgjojnė tė gjithė njerėzit thirrjen e tij pėr namaz. Bilali kur e thėrriste ezanin, i fuste dy gishtat e tij tregues nė veshė, gjė e cila i ndihmon muezinit nė ngritjen e zėrit.
8- Thirrja e ezanit ēift, kurse e ikametit tek:
Pėr kėtė rregull transmeton Enes b. Maliku i cili thotė: U urdhėrua Bilali ta thėrriste ezanin duke i pėrsėritur fjalėt e tij nga dy herė (ēift) kurse ato tė ikametit t'i pėrsėriste vetėm nga njėherė (tek).
9- Praktikimi i sunetit gjatė thirrjes sė tij:
Duke i pasuar fjalėt e Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, tė cilat thuhen nė ezan e duke mos shtuar fjalė tjera, e ato fjalė nė ezan janė: Allahu ekber (4 herė), esh-hedu en la ilahe ilallah (2 herė, esh-hedu enne Muhameden resulullah (2 herė), haj ales-salah (2 herė), haj alel fellah (2 herė), Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe ilallah.
Kurse sunet gjatė leximit tė ikametit ėshtė tė thuhen vetėm kėto fjalė: Allahu ekber, Allahu ekber, esh-hedu en la ilahe ilallah, esh-hedu enne Muhameden resulullah, haj ales-salah, haj alel felah, kad kametis-salatu, kad kametis-salah, Allahu ekber Allahu ekber, la ilahe ilallah.
10- Tė thirret me terxhiė:
Terxhiė do tė thotė, qė muezini fillimisht dy shehadetet gjatė ezanit t'i thotė nė vete, me zė tė ulėt, e pastaj t'i thotė ato me zė. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, kur ia mėsoi thirrjen e ezanit Ebu Mahdhures i tha: Thuaj: Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, Esh-hedu en la ilahe ilallah, esh-hedu en la ilahe ilallah, esh-hedu enne Muhameden resulullah, esh-hedu enne Muhameden resulullah", kėto fjali deri kėtu, i thua me zė tė ulėt, e pastaj i thotė me zė tė lartė (deri nė fund)
.
Neveviu gjatė komentimit tė sahihut tė Muslimit thotė: Nė kėtė hadith ka argument tė qartė pėr medh-hebin e Malikut, Shafiut dhe Ahmedit si dhe pėr shumicėn e dijetarėve tė cilėt thonė se terxhiu nė ezan ėshtė prej sunetit, e qė ėshtė leximi i dy shehadeteve me zė pasi t'i kesh thėnė ato sė pari nė vete.
11- Kthimi i kokės nė tė djathtė dhe nė tė majtė:
Muezini kur tė arrijė tek fjala haj ales-salah duhet tė kthehet nė tė djathtė, kurse tek fjala: haj alel felah nė tė majtė. Rregull tė cilin e praktikonte Bilali gjatė thirrjes sė ezanit, hadith tė cilin e transmeton Ebu Xhuhajfe, I cili thotė: E pashė Bilalin duke e thirrur ezanin dhe e pėrcillja gojėn e tij, ai e lėvizte kokėn nė tė djathtė dhe nė tė majtė duke thėnė: haj ales-salah, haj alel felah. Thotė Neveviu nė komentin e tij tė sahihu Muslimit: Dijetarėt kanė disa mendime lidhur me mėnyrėn e lėvizjes sė kokės, e nė medhhebin tonė ka tre mendime, mė e sakta prej tyre, e cila njėherazi ėshtė edhe fjala e shumicės sė dijetarėve, se muezini kur thotė haj ales-salah e kthen kokėn kah ana e djathtė, kurse gjatė fjalės sė tij haj alel felah e kthen atė kah ana e majtė.
12- Tethuibi gjatė ezanit tė sabahut:
Tethvib do tė thotė; t'i shtohet ezanit tė sabahut pas fjalės :Haj alel felah, fjala Es-salatu hajrun minen - nevm, siē ja mėsoi Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, Ebu Mahdhures, radij-Allahu anhu.
13- Ezani i parė i mėngjesit tė thirret natėn:
Pra tė thirret ai para se tė del agimi apo para se tė hyjė koha e faljes sė namazit tė sabahut. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotė: Bilali e thėrret ezanin e parė natėn, e ju vazhdoni tė hani e tė pini (nė syfyr) derisa ta thėrret ezanin e dytė Ibėn Umi Mektumi.
14- Pėrsėritja pas muezinit:
ثshtė prej sunetit qė ta pėrsėrisim ezanin pas muezinit, vepėr pėr tė cilėn thotė Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem,: Kur ta dėgjoni ezanin pėrsėriteni ashtu siē e thotė muezini. Mirėpo gjatė fjalės sė muezinit haj ales-salah, haj alel felah duhet tė zėvendėsohet me fjalėn la havle ve la kuvete ila bilah, sepse Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, kur e dėgjonte ezanin i pėrsėriste fjalėt e tij, e kur arrinte tek fjala haj ales-salah, haj alel felah, thoshtė: "la havle ve la kuvete ila bilah.
Kurse gjatė ezanit tė sabahut pas fjalės es-salatu hajrun minen nevm e pėrsėritė tė njėjtėn fjalė, siē thotė edhe Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem.
15- Pasi muezini i lexon shehadetet tė thuash fjalėn edhe unė, edhe unė :
Pėr shkak se edhe Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, kur e dėgjonte muezinin duke e lexuar deklarimin e shahadetit thoshte edhe unė, edhe unė . Pra edhe unė dėshmoj sikurse ti njė gjė tė tillė.
16- T'i lexosh salavatet pas ezanit:
Thotė Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem: Kur ta dėgjoni muezinin atėherė thoni ato fjalė qė i thotė ai, e pastaj bini salavat mbi mua
. E kėto salavate lejohet tė thuhen ēfarėdo qofshin ato me kusht mos tė jenė salavatet ibrahimije (ato qė lexohen nė fund tė namazit. Sh. P.)
17- Ta lexosh lutjen e duhur pas ezanit:
Duhet tė thuash pas ezanit ashtu siē ka ardhur nė hadith; Kush thotė kėtė lutje pasi ta dėgjojė ezanin: Allahume rabe hadhihid-davetit-tameh, ves-ssalatil kaimeh, ati Muhamedenil vesilete vel fedilete, veb ath-hu mekamen mahmuden el-ledhi veadtehu do ta kaplojė ndėrmjetėsimi im Ditėn e Gjykimit.
Po ashtu thotė edhe lutjen tjetėr siē ėshtė transmetuar nė hadithin e vėrtetė: Kush thotė kėtė lutje pasi ta dėgjojė muezinin: Ve ene esh-hedu en la ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh, ve esh-hedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, reditu bil-lahi raben, ve bi Muhamedin resula, ve bil Islami dina do t'i falen gabimet e tij.
18- Duhet tė lutesh mes ezanit dhe ikametit:
Pėr arsye se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotė: Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet prapė. E padyshim se besimtari e ka obligim qė t'i kėrkojė kohėt mė tė pėrshtatshme nė tė cilat pranohet duaja dhe t'i lutet Allahut nė ato kohė.
19- Mos tė largohet besimtari nga xhamia pasi tė thėrret ezani:
Nuk lejohet tė dilet prej xhamisė pasi tė thėrret ezani pėrveē pėr ndonjė nevojė tė rėndėsishme. Ebu Hurejre kur e pa njė njeri duke dalė nga xhamia pas ezanit tė ikindisė tha: Ky person e ka kundėrshtuar Ebu Kasimin (Pejgamberin), sal-Allahu alejhi ve selem.
20- Duhet lėnė kohė tė mjaftueshme mes ezanit dhe ikametit:
Tė ketė aq kohė sa i mjafton atij qė ėshtė duke marrė abdes ta pėrfundoje abdesin e tij, ai qė ėshtė duke ngrėnė ta pėrfundojė ngrėnien e tij duke mos u ngutur. Mu pėr kėtė I Dėrguari, sal-Allahu alejhi ve selem thotė: Mes ezanit dhe ikametit lejo kohė tė caktuar aq sa i mjafton njeriut ta kryej nevojėn dhe tė marrė abdes i qetė, dhe sa i mjafton tė uriturit tė ushqehet.
Kėto ishin disa rregulla qė kanė tė bėjnė me ezanin e tė cilat Allahu mi lehtėsoi t'i tuboj, numri i tyre arrin njėzet. E falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė gjithėsisė.
Dr. AbdulAziz ibėn Fet'hi Nida
Pėrktheu: Lulzim Susuri </SPAN>
Dr. AbdulAziz ibėn Fet-hi Nida,
12.1.2007
|