Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-04-07, 12:20   #1
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Gruaja ne Islam: Te drejtat dhe pergjegjesit e saj

Ne kohet e sotme njerezit mendojne se grate u bene te lira vetem ne Perendim dhe se lirimi i grave si levizje shoqerore filloi ne shekullin e 20. Ne te vertete kjo levizje per lirimin e gruas nuk eshte filluar nga grate, por u shpall nga Zoti permes te Derguarit te Tij - Muhamedit as - qe ne shekullin e shtate.
Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet dhe Suneti i tij) jane burime ne te cilat cdo grua muslimane gjen te drejtat dhe detyrat e saj.

I. Te Drejtat Njerezore


Katermbedhjete shekuj me pare Islami e beri gruan njelloj pergjegjese para Zotit ne madherimin dhe adhurimin per Te, duke mos vendosur asnje limit ne progresin e saj moral. Gjithashtu Islami vendosi barazine e gruas ne humanitetin e saj me burrat.
Ne Kur'an ne ajetin e pare te Sures En-Nisae (Kaptina e Grave), Allahu thote:
"O ju njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kinie frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se Allahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju." (Kur'an, 4:1)

Duke qene se burrat dhe grate u krijuan nga e njejta esence, ata jane te barabarte ne humanitetin e tyre (si njerez). Pra, gruaja nuk mund te jete e keqe 'nga natyra' sic e tregojne disa besime. Ne menyre te ngjashme asnje gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte nje kontradikte me barazine mes tyre.

II. Te Drejtat Civile


Ne Islam gruaja gezon te drejten baze te zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj. Ne Kur'an thuhet:
"Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)


Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj. Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.

III. Te Drejtat Sociale


I Derguari i Allahut - Muhamedi as - ka thene: "Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)". Kjo perfshin dituri per Kur'anin dhe Hadithin si dhe dituri te tjera. Si burrat ashtu edhe grate kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat. Po ashtu meqenese grate e kane per detyre te perkrahin sjelljet e mira dhe te denojne ato te keqiat ne te gjithe fushat e jetes, gruaja Muslimane duhet te marre edukimin e pershtatshem per te kryer kete detyre ne perputhje me talentin dhe interesat e saj.

Mirembajtja e shtepise, mbeshtetja e burrit, si dhe rritja dhe mesimi i femijeve jane nder rolet me te rendesishme dhe me shperblim te madh tek Allahu xh.xh. Ne qofte se ajo ka mundesi mund te punoje jashte shtepise per te miren e komunitetit, persa kohe qe i realizon detyrat e saj ne familje.

Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet natyrore mes burrit dhe gruas megjithe barazine e tyre. Disa lloj pune jane me te pershtatshme per burrat dhe te tjera pune jane me te pershtatshme per gruan. Kjo ne asnje menyre nuk e ben punen e njerit me te madhe apo me fitimprurese se te tjetrit. Allahu do te shperbleje te dy gjinite njelloj per vleren e puneve te tyre, edhe pse mund te mos jete i njejti aktivitet.

Persa i perket nenes, Profeti as. ka thene: "Xhenneti eshte nen kembet e nenes." Kjo nenkupton se suksesi i nje shoqerie mund te kerkohet tek nenat qe e rriten ate (shoqeri). Influenca e pare dhe me e madhe mbi nje person vjen nga ndjenja e sigurise, dashurise dhe mesimit qe merr nga nena. Prandaj nje grua qa ka femije duhet te jete e arsimuar dhe e ndergjegjshme per te qene nje prind i mire.


__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-04-07, 12:21   #2
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

vazhdon...


IV. Te Drejtat Politike


E drejta per te votuar i eshte dhene grave muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te ngreje mendimet/opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te rendesishme ne qeverisje. Abdur-Rrahman Ibn Auf konsultoi shume gra para se te rekomandonte Osmanin (Ibn Afan) si Kalif.

V. Te Drejtat Ekonomike


Ne Kur'an thuhet: "Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i lloj-llojtė." (92:3-4)
Ne keto ajete, Allahu deklaron se Ai krijoi burrin dhe gruan qe te jene te ndryshem, me role, funksione dhe aftesi te vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri ka nje ndarje te puneve edhe ne familje vlen e njejta gje. Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi Islami i jep gruas rolin perkujdeses, dhe burrit rolin e kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj, gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri. Ne Kur'an thuhet:
"Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tė tjerėt dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre." (4:34)
Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne grave jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen mire dhe me respekt ndaj tyre.

Gruaja muslimane ka te drejte te fitoje para, ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin, dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne Kur'an thuhet:
"
Mos lakmoni nė atė, qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qė fituan ato. Allahut kėrkoni nga tė mirat e Tij. Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send." (4:32)

Nje grua mund te trashegoje edhe nga te afermit e saj. Ne Kur'an thuhe:
"Meshkujve ju takon pjesė nga pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak ose shumė ajo qė lėnė, ju takon pjesė e coaktuar (nga Zoti)." (4:7)

VI. Te Drejtat e Gruas


Ne Kur'an thuhet: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (30:21)
Prandaj martesa nuk eshte vetem nje nevoje fizike dhe emocionale, por ne te vertete nje shenje nga Zoti. Eshte nje maredhenie e te drejtave dhe detyrimeve te ndersjellta qe bazohet ne nje udhezim te shenjte. Zoti krijot burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin, dhe ne Kur'an Allahu zbriti nje sistem ligjesh qe mbeshtesin bashkeveprimin harmonik mes dy gjinive.
"...
ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato..." (Kur'an, 2:187)

Per te ushqyer dashurine dhe sigurine qe vjen me martesen, grate muslimane kane nje sere te drejtash. E drejta e pare e gruas eshte ndaj Mehrit, dhurata nga burri e cila eshte pjese e kontrates se marteses dhe kerkohet qe martesa te ligjerohet.

E drejta e dyte e gruas eshte mirembajtja. Edhe ne qofte se ajo mund te kete pasurine e vet, burri i saj e ka per detyre te siguroje ate me ushqim, shtepi dhe veshmbathje. Por ai nuk detyrohet ta beje kete pertej mudesive te tij dhe gruaja e tij nuk ka te drejte te kerkoje gjera qe nuk jane te arsyeshme.
"
Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė Allahu, e Allahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa i ka dhėnė." (Kur'an, 65:7)

Allahu na tregon se burrat jane kujdestare/mbrojtes ndaj grave prandaj u eshte dhene udheheqja e families. Ai e ka per detyre te udhezoje familien e tij te jene te bindur ndaj Zotit.
Gruaja ka edhe te drejta te tjera pervec atyre materiale. Ajo ka te drejte qe te trajtohet mire nga burri i vet. Profeti as ka thene: "Besimtari me i persosur eshte ai qe ka sjelljet me te mira. Dhe me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij." Zoti krijoi palet dhe leshoi dashuri, meshire dhe qetesi mes tyre. Burrat dhe grate kane nevoje per njeri tjetrin, ndaj martesa ka qellim t'i plotesoje keto nevoja.

VII. Detyrat e Gruas


Me te drejtat vijne edhe detyrimet. Keshtu grate kane disa detyrime ndaj burrave te tyre.
"Prandaj, me atė qė Allahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fsheftės."(Kur'an, 4:34)

Gruaja duhet te ruaje sekretet e burrit te saj dhe te mbroje jeten private martesore. Ceshtje qe jane private ose gabimet e burrit qe mund ta ē'nderojne ate nuk duhet te ndahen me te tjeret, ashtu sikunder burri pritet te mbroje nderin e se shoqes.

Gruaja po ashtu duhet te kujdeset per mbrojtjen e pasurise se burrit te saj. Ajo duhet te ruaje shtepine dhe pasurine e tij, me sa mundet qe te mos vidhet apo demtohet. Ajo duhet te menaxhoje punet e shtepise me kujdes, si dhe ajo nuk duhet te lejoje ne shtepi asnje njeri te cilin burri i saj nuk e pelqen apo te beje shpenzime per te cilat burri i saj nuk i aprovon. Gruaja muslimane duhet te bashkepunoje dhe koordinoje punet me burrin e vet.

Perfundim
Ne Kur'an thuhet:
"Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės." (33:36)

Gruas Muslimane iu dha nje rol si dhe detyra e te drejta 1400 vjet me pare, te cilat edhe sot shume gra ne bote nuk i gezojne. Keto dispozita jane vendosur nga Zoti dhe qellimi i tyre eshte te ruhet balanca e shoqerise.

Marre nga: www.burimi.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-07, 12:24   #3
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pyetja:
Nėse gruas i vinė tė pėrmuajshmet a duhet tė hajė nė Ramazan, dhe ditėt nė tė cilat ka ngrėnė gjatė Ramazanit, a duhet t’i kompenzojė pas Ramazanit?

Pėrgjigjja:
Nuk i lejohet gruas tė agjėroj kur ajo ėshtė me tė pėrmuajshmet, nė kėtė rast ajo duhet ta prish agjėrimin dhe ato ditė qė i kanė mbetur pa agjėruar, duhet t’i kompenzojė pas Ramazanit.

(Komisoni i pėrhershėm i fetfave)
Pėrktheu: Shaban Murati

www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-07, 12:26   #4
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pyetja:
Kur obligohet femra me agjerim?

Pėrgjigjja:
Femra duhet tė agjėrojė atėherė kur ajo arrinė moshėn e pjekurisė. Ndėrsa mosha e pjekurisė te femra, zakonisht ėshtė nė moshėn 15 vjeēe, apo dalja e qimeve nė vendet e turpshme ose menstruacionet apo shtatzėnia. Kur i shfaqen femrės disa nga kėto qė i cekėm, duhet qė ajo tė agjėrojė edhe nėse ajo i ka 10 vite. Sepse, shumicės sė femrave mund t’u vinė menstruacionet duke qenė ajo nė moshėn 10 apo 11 vjeēare. Shpesh ndodh qė femra tė hyjė nė moshėn madhore, ndėrsa familja mendon se ende ajo ėshtė e vogėl dhe nuk e obligojnė me agjėrim. Ky ėshtė njė gabim, sepse femrės qė i vinė menstrucionet ajo veē ka hyrė nė moshėn madhore dhe obligohet me dispozita tė fesė pėr agjėrim.


(Ibėn Xhibrin -Fetva islame)
Pėrktheu: Shaban Murati

www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-07, 12:29   #5
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Pyetje: Nė namazin i jacisė, a janė 13 reqate? Dhe a duhet t’i falim kėto reqate pėrnjėherė sė bashku nė kohė ose i ndajmė salatin vitėr pas mesnate? Ju lutem mė shpjegoni mė gjerėsisht se si falet kjo kohė e namazit.
Pėrgjigje:

Namazi i jacisė ėshtė kėshtu: para farzit tė namazit tė jacisė nuk ka sunnet dhe nuk duhet tė falet asgjė pėrvec qė ka namaz nė mes tė ezanit dhe ikametit ėshtė sunnet tė falen dy reqate. Pasi qė tė falet farzi i jacisė janė edhe dy reqate qė falen sunnet dhe pas kėtyre vjen vitri. Vitri nuk bėn pjesė nė namazin e jacisė siē ėshtė kuptuar tek ne, namazi i vitrit ėshtė njė namaz qė ėshtė i veēantė, kohėn e ka pas farzit tė jacisė e deri nė kohė tė sabahut. Mirėpo pėr shkak qė vitri fillon pas namazit tė jacisė shumė mendojnė se vitri ėshtė pjesė e namazit tė jacisė. Namazi i jacisė nuk bėn tė shtyhet shumė dhe tė vonohet deri nė mesin e natės, ndėrsa sa i pėrket namazit tė vitrit sa mė vonė qė e fal ėshtė mė mirė.
Pas namazit tė jacisė ėshtė koha pėr namaz tė natės dhe pastaj namazi i natės pėrfundon me namazin e vitrit. Pra, namazi i vitrit duhet tė jetė namazi i fundit pėr atė natė, e nėse e falė menjėherė pas jacisė atėherė nuk mund tė falėsh pastaj mė namaz tė natės. Pėr kėtė namazi i vitrit ėshtė mirė qė ta falet para se tė biesh me fjet ose e bėn me vonė nėse ke mundėsi tė ngritesh natėn dhe tė falėsh namaz. Allahu e din mė sė miri.


Shaban Murati

www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-04-07, 12:31   #6
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pyetje:
Mua ēdo muaj mė vijnė menstruacionet zakonisht shtatė ditė, por nganjėherė, nė disa muaj mė rrjedh gjak jashtė kohės sė menstruacioneve dhe vazhdon kjo gjendje me mua njė apo dy ditė. A e kam obligim namazin dhe agjėrimin gjatė kėsaj kohe apo obligohem t`i ndėrprej kėto adhurime dhe t`i kompenzojė (bėj kaza) mė pas?

Pėrgjigje:
Gjaku i cili rrjedh jasht ditėve tė menstruacioneve ėshtė gjak qė nuk ka tė bėj me menstruacionet dhe ato ditė qė e sheh gruaja gjakun jashtė kėtyre ditėve nuk numrohen si ditėt e menstruacioneve. Femra e cila e ka tė njohur numrin e ditėve nė tė cilat ėshtė me menstruacione, ajo e lė namazin, agjėrimin, nuk e prek Kur’anit, dhe nuk i lejohen marrdhėniet intime. Kur tė pastrohet, ndėrpritet gjaku dhe tė lahet ajo konsiderohet e pastėr (nė kryerjen e obligimeve). Pas kėsaj nėse ajo sheh gjak, lėng tė verdhė apo ngjyrė kafeje kjo ėshtė mustehada dhe nuk e lė namazin apo diē nga obligimet pėr kėto.

(Fetvatė e Shejh Ibėn Bazit, Allahu e mėshiroftė)

Pėrktheu: Alaudin Abazi


www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-07, 10:43   #7
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Pyetja:
A mund tė mė tregoni ēfarė ėshtė e lejuar tė bėhet nė namaz e ēfarė jo?


Pėrgjigje:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ėshtė njė pyetje shumė e pėrgjithėsuar, por mendoj se e keni fjalėn rreth lėvizjeve nė namaz, prandaj themi se nė ēėshtjen e lėvizjeve nė namaz kemi dy ekstremitete.
Ata tė cilėt janė mė rigoroz nė kėtė dhe nuk lejojnė asnjė lloj tė lėvizjeve nė namaz apo i kufizojnė shumė ato. Kėta thonė se nėse muslimani nė namaz lėviz tri herė me diēka qė nuk ka tė bėjė me namazin, si kruarja e mjekrrės apo ndonjė vendi tjetėr tri herė, atėherė namazi prishet.
Kjo ėshtė nė kundėrshtim me praktikėn e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem), ashtu siē transmetohet se ai ia hapi Aishes derėn duke qenė nė namaz, pastaj nė namazin e shiut lėvizi pėrpara e mbrapa, falte namazin duke e mbajtur nė dorė Ebu Umamen (mbesėn e tij) dhe raste tjera.
Disa tė tjerė kaluan nė anėn tjetėr tė ekstremitetit ku lejuan pothuajse tė gjitha llojet e lėvizjeve tė nevojshme edhe tė panevojshme, pa asnjė kriter. Tek Dhe ata vėrehet njė mospėrfillje gjatė faljes sė namazit.
Tė gjitha kėto janė tė papranuara, por ajo qė ėshtė ndėrmjet kėtyre dy thėnieve konsiderohet e saktė.
Dijetari bashkėkohor i mirėnjohur Muhamed Salih Uthejmin (Allahu e mėshiroftė!) nė librin e tij “Serhu mumti” sqaron shumė qartė lėvizjet qė nuk konsiderohen si pjesė pėrbėrėse tė namazit duke e ilustruar me shembuj.
Ai tregon se lėvizjet qė nuk konsiderohen si pjesė pėrbėrse tė namazit mund tė klasifikohen nė pesė lloje:
1.Lėvizje tė obliguara (uaxhib)
2.Lėvizje tė preferuara (mendub)
3.Lėvizje tė lejuara (mubah)
4.Lėvizje tė urryera (mekruh)
5.Lėvizje tė ndaluara (haram)
1.Lėvizje e obliguar (uaxhib) konsiderohet ēdo lėvizje nga e cila varet vėrtetėsia e namazit. Shembuj pėr kėtė kemi shumė. Nėse njeriu e fillon namazin duke mos qenė i kthyer nga kibla (nga padituria) dhe vjen ndonjėri dhe ia tregon anėn e saktė tė kiblės, ai detyrohet tė kthehet nga ana e kiblės.
Shembull tjetėr: Nėse duke u falur i kujtohet se nė takijen e tij (kapelė) ka ndytėsirė, atėherė ai detyrohet ta heqė atė nga koka.
2.Lėvizje e preferuar (mendub) konsiderohet ajo lėvizje nga e cila varet qė namazi tė jetė mė i plotė. P.sh.: Nėse duke qenė nė saf e kupton se ai ka dalur pakėz pėrpara safit, atėherė preferohet tė lėvizė nga mbrapa pėr ta drejtuar safin. Apo nėse fillon tė falet dhe kupton se ka harruar tė mbulojė njėrin nga krahėt, atėherė i lejohet ta mbulojė atė. Apo nėse lėvizė pėr tė mbushur safin, etj.
3.Lėvizje e lejuar (mubah) konsiderohen lėvizjet e vogla e tė nevojshme apo lėvizje tė shumta e tė domosdoshme.
Shembull i lėvizjeve tė tilla: Nėse njeriu ėshtė duke u falur nė hije dhe ndien tė ftohtė dhe lėviz pak qė tė dalė nė diell (mė ngrohtė).
Apo e kemi rastin e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) ku transmetohet nė dy koleksionet mė tė sakta (Buhariu dhe Muslimi) se Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) falej duke e mbajtur Umamen (vajza e vajzės sė tij) nė dorė, kėshtu qė kur shkonte nė ruku e linte atė nė tokė dhe kur ngritej e merrte prap. Nė transmetimin e Muslimit ėshtė edhe shtojca se ai kėtė e bėnte duke qenė imam nė xhami.
4.Lėvizje e urryer (mekruh) konsiderohen tė gjitha ato lėvizje tė vogla, tė panevojshme dhe qė nuk varet nga ato vėrtetėsia e namazit, si shikimi i orės, fshirja e fytyrės, prekja e mjekrrės, etj.
5.Lėvizje e ndaluar (haram) konsiderohen lėvizjet e shumta tė njėpasnjėshme dhe tė panevojshme dhe kėto lėvizje e prishin namazin.

Alaudin Abazi
www.klubikulturor.com
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.