Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-04-07, 21:14   #17
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Serafina Topia dhe Skėnderbeu i Pafat

Veprat kryesore poetike tė De Radės janė "Kėngėt e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat". "Kėngėt e Milosaos„ ishte njė poemė lirko-epike, ku frymėzimi i poetit ka qenė tepėr i kulluar dhe ėshtė arritur harmonia midis brendėsisė dhe formės. "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat„ janė poema me vėllim tė gjerė, tė cilave poeti u kushtoi pothuajse tėrė jetėn. Nė kėto vepra ėshtė forcuar epizmi dhe ėshtė rritur thellėsia e problematikės nė krahasim me krijimet e rinisė. Ideja patriotike qė ishte si njė rrymė e nėndheshme tek Milosaoja kėtu ka dalė nė plan tė parė. Poeti ka synuar tė japė tabllo tė gjera tė kohės sė Skėnderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, qė tė jepet kėshtu sa mė i plotė shekulli XV nė Shqipėri. Kėtu ėshtė forcuar edhe pėrpjekja pėr ngjyrim historik… Poeti shpreh frymėn heroike tė kohės nė mėnyrė madhėshtore te "Skėnderbeu i pafat", nėpėrmjet skenave tė heroizmit masiv dhe atij tė veēantė, siē janė skena e betejės sė Shkodrės, skena e vrasjes sė pashait turk nga Astriti, njė trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes sė Skėnderbeut me dy tartarėt. Epoka e Skėnderbeut kėtu pasqyrohet nė pėrpjestime tė mėdha vigane. Nė veprimin e poemės marrin pjesė jo vetėm individė tė veēantė me veti tė jashtėzakonshme, po gjithė kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Kėto poema dallohen pėr shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, kėtu poeti i jep jetė njė galerie tė pasur personazhesh, midis tė cilėve spikatin Skėnderbeu, qė ėshtė i pranishėm nė tė dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemės, "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„ qė shfaqet edhe te "Skėnderbeu i pafat„. Skėnderbeu mishėron idealin e udhėheqėsit -si ushtarak dhe burrė shteti,- por De Rada ndalet edhe nė anėn e tij thjeshtė njerėore tė tij. Serafia Topia mishėron idealin e gruas shqiptare dhe njėkohėsisht idealin e njeriut tė zhvilluar nė mėnyrė tė gjithanshme. Romatizmi i De Radės merr nė kėto poema ngjyra tė forta, heroikja ndėrthurret me tragjiken. Problematika patriotike (ēėshtja e ēlirimit me luftė tė armatosur, problemi i bashkimit tė shqiptarėve, ēėshtja e udhėheqjes) nė kėto poema ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por shoqėrohet edhe nga njė larmi problemesh shoqėrore, morale dhe filozofike, siē janė: shfrytėzimi feudal, e drejta e njeriut pėr tė vendosur pėr fatin e vet, ēėshtja e sė mirės dhe sė keqes, e drejta e njeriut pėr lumturi. Kėto probleme mishėrohen te personazhe nga mė tė ndryshmet. Poeti shfaq njė thellėsi tė veēantė zhbirimi nė botėn e brendėshme tė krijesave tė veta. Veēanėrisht tė gjalla janė figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skėnderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Njė pasqyrė e jetės njerėzore".
"Skėnderbeu i pafat" shkrin elementė tė eposit me elementė tė poemės kombėtare-historike dhe tė poemės filozofike. "Njė pasqyrė e jetės njerėzore"ėshtė edhe ajo origjinale pėr nga lloji, shkrin llojin e poemės shoqėrore-psikologjike me llojin e poemės epiko-heroike.
Tė dyja poemat kanė marrė nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave tė kreshnikėve dhe pasurinė e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirė.


De Rada mbetet poeti qė hodhi themelet e letėrsisė me tė vėrtetė artistike arbėreshe, dhe dha njė ndihmesė tė madhe pėr tėrė letėrsinė kombėtare. Ai qe i pari qė ngriti nė art epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohėn e "Skėnderbeut". De Rada hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur kundėr zgjedhės osmane. Ai ėshtė njėkohėsisht i pari qė ēeli traditėn e mbėshtėtjes sė letėrsisė arbėreshe nė poezinė popullore. De Rada qe edhe lėvruesi i parė i poemės epiko-lirike, i novelės nė vargje dhe i poemės epike. Gjithashtu ai ka meritėn qė lėvroi deri diku poemėn shoqėrore, ndonėse nuk i kuptonte deri nė fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati pėr njerėzit e thjeshtė, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytėzimin, ka besim tė madh te njeriu dhe te mundėsitė e tij, megjithatė deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, qė vende-vende ia dėmtojnė krijimtarinė nga ana ideore, madje edhe estetike. Nė thelb vepra e De Radės i pėrket romantizmit pėrparimtar, njė romantizmi veēanėrisht origjinal, qė nuk i kėndon vetėm tė jashtėzakonshmes, por zbulon edhe poezinė e sė zakonshmes. De Rada ėshtė mjeshtėr i stilit tė pėrmbledhur dhe tepėr shprehės, i pėrdorimit tė figuracionit, qė dallohet pėr freski dhe ndikim tė fortė emocional. Gjuha me tė cilėn shprehet De Rada, ėshtė e pasur, por disi e errėt, Poeti pati njė ndikim tė madh nė veprat e shkrimtarėve arbėreshė dhe njė ndikim mė tė vogėl te shkrimtarėt e tjerė tė Rilindjes.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.