Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga elvio
Gjoba 600 euro e marre,ne doganat shqiptare.
Kur perpiqesh te besh ekonomi nga e pamundura diku gjendet nje rast qe do dalin,edhe pse rast qe quhet injorance.
Pershtypje?
Nje seri pershtypjesh,edhe aq shume pershtypje nga ajo burokracia e shtetit shqiptar qe asnjehere s'me ka dhene ne favor dicka me te vogel,qofte edhe ne nxjerrjen e nje certifikate.
C'do perpjekje timen ajo mi ben bllokade,edhe sjell vec demoralizem ne rrenje,qe del mbi deshiren time,edhe mbi vullnetin tim.
E po te thoja qe jam BLU i PD-se apo jeshil i PS-se me te lire rruge do ta kisha,,,,,ndoshta!
|
Elvio,me erdhi shume keq kur lexova keto qe po perjetoka shqiptari nga burokracia e vendit ne shtetin ame.Vetem shfrytezime,mjelje,me i fjale,bejne cmos me t`i marre paret qe i ke fitue me mund te madh!
Keto qe permende, ma kujtuan nje rast ne Prishtine.
I njejti soj i shqipeve,o burre!Njerez te pa shpirt.S`po themi se jane te gjithe,jo.
Ama goxha te tille po na dalin.
Kjo qe ka ndodh,ka goxha do vite.
Ishte rasti i nje fqiut tim.Njeriu kishte mbaruar studimet ne Prishtine dhe ishte pak para perfundimit te studimeve postdiplomike ne veri te ish-Jugosllavise.
I nevojiteshin edhe 4-5 muaj per t`i perfundue studimet.Fqiu ne fjale ishte nen moshen 26 vjeqare dhe administrates komunale ua kishte dorezue me kohe vertetimin i cili deshmonte se ai ishte student postdiplomik ne ate Universitet.
Ne ate kohe,me ligj te shtetit ishte,nese studenti deshmonte me vertetimin perkates se eshte ne studime(pa perseritur vitin e studimeve,kuptohet),ai ishte i liruar nga sherbimi ushtarak deri ne moshen 27 vjeqare.Ne moshen 27 vjeqare,secili ishte i detyruar te shkoje ne sherbim ushtarak dhe asnjerit nuk i ndihmonte asnje vertetim.
Mbaje mend,behet fjale per vitet 80-ta,kohe ne te cilen shqiptaret ende e kishin ne dore administraten shteterore ne Kosove.Ne komune,shefi i seksionit qe ishte pergjegjes per dergimin e rekruteve ne sherbim ushtarak ishte shqiptar!!
Vijne papritmas policia ne shtepine e prinderve te ketij fqiut!
U perhap fjala : policet kerkuakan ate studentin qe ta dergojne ne sherbim ushtarak!
Shkon baba i studentit ne komune e u thote :
- O njerez, a jeni ne mend ju?!Po djalin e kam ende pa i mbushe 26 vjet,eshte ne studime postdiplomike,pa humbe asnje vit dhe juve ua ka dorezue me kohe vertetimin nga Universiteti ku studjon!
- S`dime gje ne!Bjere ti djalin,ta dergojme ushtar njehere!
- E vertetimi qe ua kemi dorezue?!A s`eshte deshmi kjo gje,plus mosha:
djali s`i ka more ende 26 vjet!
- Plako,djalin do ta dergojme ushtar patjeter!Ky eshte vendim nga shefi yne!!
Ti beje nje ankese dhe ne shofim
po ta miratuam,do ta kthejme djalin nga sherbimi ushtarak menjehere!!
Zgjatje,sterzgjatje,diskutime
,afer nje jave dite,pa asnje sukses per djalin e plakut.
Plaku u lodh!Ne nderkohe,djali ia dergon edhe nje vertetim nga Universiteti.Shkon plaku e gjen nje ish koleg te vetin dhe nepermes tij e ben takimin te nje sllav qe ishte ne rang kolonel.Sllavi ishte ne Prishtine pergjegjes dicka per pune ushtrie.
E merr sllavi e shiqon datelindjen:
qarte puna,studenti ende ishte 25 vjeq!Vertetimi,poashtu ne rregull.Menjehere ia nenshkruan.Zgjidhet problemi.
Elvio,ishte kjo kohe kur neve shqipeve na duheshin kuadrot e shkolluara!Kjo dhemb me se shumti.