|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
21-03-06, 11:53
|
#16
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
RINGJALLJA
Unė tė pres me shpresė
Nė kopshtin me kangjela
Tė mė vish nga larg
Tė mė mbash pėr dore
O ēast i ringjalljes
Vezullimė hyjnore
Dhe jetėn mandej
E pikturoj lehtė.
Nė pėlhurėn e bardhė
Do tė gėrvisht peneli
Diku nga njė skaj
Do tmė pėrshėndes njolla
Vetėm tė tė prek
Ti ndjej duart e buta
Drithėrimat e holla
Se jetėn e pikturoj lehtė
Posa tė ringjallem
Nė kopshtin me kangjela.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
21-03-06, 11:54
|
#17
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
NĖ ALBUM
Ku mbetėn mėngjeset
E zhurmshme
Gjallėri e nxitim pėrplot
Ato dallgė dashurie
Qė mbėrthenin me vrull
Ato vajza tė heshtura
Sikur guacat
Me fjongot blu nė gėrsheta
O Zot
Ku iku jeta?
Nga tretėn djelmoshat
E ngarkuar me halle
Qė shkriheshin nė kėngė
Ringjalleshin nė valle?
Herė tė qullur
Herė tė bėrė shkrumb
Tok me kujtimet
Hynė nė album.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
23-03-06, 19:27
|
#18
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
MĖKATI IM
Tė ndjej si njė heshtje
Dėshirė tė plagosur
Si mėkat tė madh
Si ankth tė pasosur
Mė shikon me mall
Apo me dyshim
Nuk e kuptoj dot
Ti mėkati im!?
Tė ndjek si nė mjegull
Fytyrėn qė tė tretet
mė humb para syve
Asgjė mė nuk mbetet
Mandej tė vij prapa
Pa ditur nga shkove
Zemrėn pėrcėllon vapa
Pa krih vallė, fluturove?
I pėrshpėris vetės
Ēpo ndodh vallė me mua
Pse mė zhbėhen gjėrat
Ėndrra mė zė nė thua
Papritmas rishfaqesh
kujtimin ma trazon
Natės ia vjedh gjumin
Ditėn ma trishton
Dhe brenda kokės sime
Mė sillesh vėrdallė
Tkėrkoj n'katėr anėt
Ti nuk shfaqesh pėrballė
Kur kthehem mandej
Nė botėn qė e prek
Them- ky ėshtė mėkati im
Si hije qė mė ndjek.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
23-03-06, 20:19
|
#19
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
DASHURIA
Kur mbarojnė fjalėt trrėmbėn ajo valė,
Kur ndjehesh pa shpirtė, ndėrsa je i gjallė.
Kur dritėz e fshehur vjen nė mugėtirė,
Thua vetmevete sa bukur sa mirė.
Kur fryma nė gjoks shtėrngon shqetėsim,
Kur ndjehesh i kapur si zog pa shpėtim.
Nė pellgun e ėndrrės kur tė hedh stuhia,
Zot i gjithė botės, tė duket vetmia.
Kur e kėrkon emrin e zgjimit tė ri
Thua me ngurrim-Kjo ėshtė dashuri
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
03-04-06, 15:38
|
#20
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
UNĖ JAM JASTĖKU YT
Kur bie nė shtratin e ftohtė, pa njeri pranė
Me afshin e strukur brenda qė djeg e pėrvėlon
Rrotullohesh prore nga njėra, nė tjetrėn anė
Veē gjumi nuk vjen dot, si shpresa vonon.
Orėt rrjedhin e nata ikėn tutje, drejt agimit
Ti syhapur shikon terrin, me tė lodhurat bebėza
Nė shtratin e pėshtirtė si qivur i trishtimit
Krejt papandehur, pėrnjėherė tzė lemza.
Po, jam unė, diku nė skajin tjetėr tė botės
I zgjuar si lugat, qė emrin ta thotė me zhurmė
Qė shikon vetvetėn thellė, nė fund tė gotės
E cila sakaq bie nė tokė, e zhduket pa gjurmė.
Sa breza kohorė na ndajnė, ēlargėsi mes nesh
E megjithatė emrin tėnd e shqiptoj nėpėr fyt
E vjen te ti fjala, si njė pėrshpėrimė ne vesh
Flej zemra ime e bardhė, unė jam jastėku yt.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
04-04-06, 12:52
|
#21
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
04-04-06, 12:54
|
#22
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
05-04-06, 08:31
|
#23
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
GARDA DARDANE
Derisa groposėn
me makina tė rėnda
Shkelėn mbi varre
E shekuj
E hynė
Nė mbretėrinė tuaj
Tė heshtur.
Kafkat me helmeta
E ruanin lashtėsinė.
Mandej nga Beogradi
I sollėn disa arkeologė
Me syze tė pėrlyera
Mjekra tė thinjura.
Derisa gėrmuan ngadalė
U zhytėn nė lashtėsi
Rreth tyre kurreshtja jonė
Qe rritej si njė fėmi.
Kur njėri nga arkeologėt tha
- Luftėtarė sllav mesjete
Ne u hodhėm me njė fjalė
Si kor i ushtruar
Garda Dardane, Garda Dardane.
Mėkat,
Mėkat qė nuk flisni.
Derisa groposėn me makina tė rėnda
Shkelėn mbi heshtjen tuaj
Dhe mbi dhembjen tonė.
(1992)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
05-04-06, 08:32
|
#24
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
SHQIPTARĖT
Nė kohėt e moēme kur ndeshej lėngata,
Shqiptarėt nga mali vėrshonin me shpata.
Se prej nga vinte e bėnte nam tė zi
Qė nga Iliria e lashtė, e deri nė Arbėri.
Po kohėt ndryshuan, ndėrroi edhe moti,
Neve ende me lėngatė, na gostitė Zoti.
Veē shqiptarėt e sotėm, nuk janė si dikur
Tani ballė lėngatės, kanė grushta dhe gurė.
(1990)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
05-04-06, 08:34
|
#25
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
SHPATA
Kur agonte dita, derisa ngrysej nata,
Gjithė ditėn e lume na shkallmonte shpata.
Shpata vringėllonte nė dorė tė barbarit,
E koka ishte rėndom e shqiptarit.
Me stinė me vite, me shekuj shumė,
Kokat nė kamare, gjaku rrjedhte lum.
Shpata prente e nuk thoshte boll,
Bile koka e mėdha i ēonin nė Stamboll.
Edhe sot, shpatė e huaj pret e pret,
Nė fund tė shekullit njėzet.
(1996)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
06-04-06, 15:02
|
#26
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
MARATHONOMAKU
Ti njeri i bekuar, qė vrapon vrapon,
Pse nuk e hedh hapin dhe pak nuk shpejton?
Nisur nga Antika, vė vedin nė sprovė
E shekuj tė tėrė tė presim nė Kosovė.
Kurora dafinash e lule nė cak,
Ti eja mė shpejt, Ti ngute atė hap.
Qė nga Kastrioti, ajo stinė lavdie,
Skalove kėndejpari, Ti lajmėtar lirie.
Eja pra o trim, eja mos u druaj
E shporrėm robėrinė, Fituam na thuaj.
(1997)
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
06-04-06, 15:05
|
#27
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
ROBĖRIA
Mė nė fund po mbaron
Po fundoset nė pellgun e gjakut
Mos e shpėtoni, ju lutem.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
07-04-06, 22:58
|
#28
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri
ROBĖRIA
Mė nė fund po mbaron
Po fundoset nė pellgun e gjakut
Mos e shpėtoni, ju lutem.
|
.(.. kerkoj ndjes per nderhyrje mes vargut poetik .kerkoj edhe ndjes qe nuk mund te matem me fjalet e poezis .,qe te pershkruaj vlersimin tim ne te njejten nivel.....por )
.....por akoma deri me tash ,nuk me ka rastesis te lexoj diqka ,kaq ,mjeshterisht te perpunuar ,qe nje epoke ne vete , te kete permbledhur me keto fjale kaq demethense....
(nuk di qe ka fjale me te lart, se kjo...)-- Respekt per Autorin ....
|
|
|
11-04-06, 18:27
|
#29
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jador
.(.. kerkoj ndjes per nderhyrje mes vargut poetik .kerkoj edhe ndjes qe nuk mund te matem me fjalet e poezis .,qe te pershkruaj vlersimin tim ne te njejten nivel.....por )
.....por akoma deri me tash ,nuk me ka rastesis te lexoj diqka ,kaq ,mjeshterisht te perpunuar ,qe nje epoke ne vete , te kete permbledhur me keto fjale kaq demethense....
(nuk di qe ka fjale me te lart, se kjo...)-- Respekt per Autorin ....
|
Falemnderit. I zėnė pak ngusht (sepse nuk jam mėsuar tė mė
bėjnė shumė komplimente), mė duhet tė shtoj vetėm kėtė.
Poezia, (si gjini letrare) dhe porosia qė pėrcjell njė autor, ka kuptim
vetėm atėherė kur arrin nė adresė tė duhur. Kur arrinė te lexuesi i
cili e zė atė fluidin krijues, qė shpesh herė befas del nga kthinat
mė tė ndjeshme tė shpirtit.
Poezisė i jep kuptim lexuesi! Pa tė, ajo ėshtė njė klithmė e shurdhėr
e atij qė e krijon (e nxjerr nga mikro-universi i vet).
Gėzohem qė kėto vargje modeste e kanė gjetur lexuesin e vet.
(Nė kėtė rast lexuesi, ka njė kuptim shumė mė sublim dhe mė tė
gjėrė).
Falemderit edhe nje herė.
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
30-04-06, 20:51
|
#30
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
IKJA
Je magji a trill i ndrydhur
ti moj ndjenja fuqiplote
qė mė mban kėtu tė lidhur
derisa ikė nga ikja jote?
Ndoshta je shkumė e trazuar
qė shkrihet e bėhet pikė
pėrtej valės sė dallgėzuar
qė godet bregun, pastaj ikė!?
Je ēfarė je, dot s'e kuptoj
Ti ėndėrr qė zgjohesh me frikė
unė i krisuri ēfarė premtoj
nė vend tėndin, unė tė ikė...
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:29.
|
|