Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-02-07, 00:59   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tokė pėr kojshi (2 mijė e 500 hektarė)

TOKĖ PĖR KOJSHI

Mė 13 shkurt tė Vjenė, delegacioni i Kosovės do t'i paraqesė Ahtisarit nė Vjenė edhe problemin e kufirit me Maqedoninė. Ahtisari nė paketėn e tij 2 mijė e 500 hektarė ia ka dhėnė Maqedonisė.


Jeton Musliu
Prishtinė, 6 shkurt — Kėshtu sė paku thuhet nė njėrėn nga pikat e pakos sė Marti Ahtisiarit, e cila kėtė problem e shikon thjesht si njė mospajtim qė duhet tė zgjidhet me njė komision. Nė kėtė dokument thuhet qartė se nė njė afat prej 120 ditėsh nga zgjidhja e statusit tė Kosovės, do tė formohet njė komision dypalėsh, i cili brenda njė viti duhet ta definojė ēėshtjen e demarkacionit, ēėshtjen e vetme tė hapur midis Kosovės dhe Maqedonisė. Sipas propozimit tė Ahtisarit, territori i Kosovės do tė definohet nė kufijtė qė ka pasur Kosova nė ish-RSFJ deri mė 31 dhjetor 1988, pėrveē ndryshimit tė vijės kufitare nga marrėveshja e demarkacionit nė mes tė Republikės Federative tė Jugosllavisė dhe ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė mė 23 shkurt 2001. Pakoja parashikon edhe kohėzgjatjen e procesit dhe procedurat politike dhe juridike qė duhet ndjekur dhe tė gjitha kėto janė tė sqaruara nė nenin 3 tė aneksit tė pakos ku flitet pėr sigurinė. Kjo ēėshtje pritet tė jetė edhe njėra ndėr pikat e diskutimit edhe nė takimin e 13 shkurtit nė Vjenė, ndėrmjet Ekipit Negociator tė Kosovės dhe Serbisė nė ndėrmjetėsimin e Ahtisarit. Kėtė e ka barė tė qartė edhe vetė kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, sipas tė cilit kjo ēėshtje ėshtė njė ndėr formulimet qė do tė kundėrshtohet. "Serbia nuk ka pasur tė drejtė juridike tė nėnshkruajė marrėveshje me shtete tė tjera nė emėr tė Kosovės dhe ne do tė diskutojmė me Ahtisaarin prej 13 deri mė 2 mars", sqaron kryeministri Ēeku. Por, njė agjenci e sapoformuar kosovare e lajmeve, Kosovanews duke u thirrur nė burime tė saj, ka raportuar se kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Maqedoni ėshtė pajtuar me autoritetet e atjeshme qė 2 mijė e 500 hektarė tokė t'i mbeten shtetit fqinj. "Edhe pse ndėrmjetėsi ndėrkombėtar, Martti Ahtisaari nė propozimin e tij pėr statusin e Kosovės ēėshtjen e demarkacionit tė kufirit mes Kosovės dhe Maqedonisė e ka lėnė edhe pėr mė shumė se njė vit tė hapur, Hashim Thaēi kėtė ēėshtje duket ta ketė pėrmbyllur nė favor tė fqinjit", citon ky medium, duke u bazuar nė burime tė saj. Derisa Thaēi ndodhet pėr vizitė nė Izrael, njė fakt tė tillė e ka mohuar nė mėnyrė kategorike zėdhėnėsja e PDK-sė, Vlora Ēitaku. Ajo kėtė e quan njė spekulim tė mediumit, duke e mohuar nė mėnyrė kategorike se kreu i partisė mė tė madhe opozitare tė ketė deklaruar nė atė mėnyrė."Unė kam qenė prezent nė tė gjitha ato takime dhe e di mirė se ēka ėshtė thėnė, pra kjo ėshtė tėrėsisht e pavėrtetė", thotė Ēitaku pėr Express. Ndėrkohė, redaksia e kėsaj agjencie vazhdon tė mbetet prapa fjalėve tė cilat i ka plasuar nė artikullin e saj. Njėri nga redaktorėt e kėtij mediumi thotė pėr Express se nė pasimin e informacionit, agjencia ėshtė bazuar nė burime shumė tė sigurta. "Ne i kemi ofruar PDK-sė edhe mundėsinė pėr reagim, por ata nuk kanė dėrguar", thotė njėri nga drejtuesit e kėtij mediumi.

Pakoja e Ahtisarit
Nė nenin 3 tė aneksit tė pakos, ku flitet pėr sigurinė, thuhet se, "Kosova do tė angazhohet me ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė pėr themelimin e njė komisioni tė pėrbashkėt teknik brenda 120 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėsaj marrėveshjeje, pėr tė pėrkufizuar vijėn fizike tė kufirit dhe pėr adresimin e ēėshtjeve tė tjera qė dalin nga zbatimi i marrėveshjes sė vitit 2001 nė mes tė RF tė Jugosllavisė dhe ish-Republikės Jugosllave tė Maqedonisė".


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.