|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
01-08-06, 22:47
|
#31
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Ndalimi i bartjes se fjaleve (nemimes)
32. Hudhejfeja [radijallahu anhu] thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: bartėsi i fjalėve nuk hyn nė xhennet. (Muslimi) Kurse ne transmetimin e Buhariut qėndron ai i cili fshehurazi i ndėgjon fjalėt pastaj i bartė ato nuk hyn nė xhennet
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: qė ėshtė pėrgojues dhe banė fjalė ndėr njerėz (Kalem 11)
Fjala nemime gjuhėsisht d.m.th. : pėrshpėritje, lėvizje e lehtė. Kurse kuptimi terminologjik ėshtė: bartja e fjalėve prej njėrit te tjetri pėr pėr tė shkaktuar pėrēarje.
Pra ai i cili e di se bartja e fjalėve ėshtė e ndaluar dėnohet me privim nga xhenneti ashtu siē dėnohet nė jetėn e varrit. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranė dy varreve dhe tha: kėta dy tash po dėnohen, jo pėr diēka tė madhe. Njėri prej tyre ka bartė fjalėt ndėr njerėzit kurse tjetri nuk ėshtė kujdesur nga stėrpikja me urinė gjatė kryerjes sė saj (Buhariu dhe Muslimi)
Atij qė dikush i sjell fjalė nga njerėzit duhet qė tė mos i besoj ato e as qė tė mendoj keq pėr atė qė i janė bartė fjalėt, as tė mos mundohet ti verifikoj ato fjalė, ta ndaloj dhe shėmtoj bartėsin e fjalėve, e nėse nuk ndalet nga kjo vepėr atėherė duhet ta urrej. Mė pas tė mos e bėj tė njejtin gabim qė e ka bėrė bartėsi i fjalėve duke i bartė fjalėt e tij dhe kėshtu tė bėhet i njejtė sikur ai.
E tėrė kjo nėse nuk ka dobi fetare nė bartjen e fjalėve, nė tė kundėrtėn bartja e fjalėve ėshtė vepėr e preferuar ose e obliguar sikur ai i cili verėn ndokėnd qė mundohet tė nėpėrkėmbė nderin e ndonjė muslimani ose pasurinė e tij me padrejtėsi.
Utbiu ka thėnė: ndėgjova njė plakė duke kėshilluar djalin e saj: ruaje fshetėsinė dhe ke kujdes nga bartja e fjalėve sepse ajo nuk lė miqėsi pa e shkatėrruar as zili pa e ndezur atė.
Jahja ibėn Ebi Kethir ka thėnė: atė qė e bėn bartėsi i fjalėve pėr njė orė nuk mund ta bėj magjistari pėr njė muaj.
Muaviu i tregoi Ahnefit disa gjėra qė kishte ndėgjuar pėr tė e Ahnefi e ndaloi atė. Muaviu i tha: mė ka treguar njeri i besueshėm, kurse Ahnefi ia ktheu: njeriu i besueshėm nuk tregon gjėra tė neveritura. </SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:48
|
#32
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Kujdesi nga zemerimi
33. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: nuk ėshtė i fuqishėm ai qė ka fuqi trupore, i fuqishėm ėshtė ai qė frenon veten kur zemėrohet (Buhariu dhe Muslimi)
Alalhu [subhanehu ve teala] thotė: dhe ata qė u shmangėn mėkateve tė mėdha e tė shėmtuara, dhe kur hidhėrohen ata falin (Shura 37), ata tė cilėt japin kur janė nė bollėk dhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė ua falin njerėzve, e Allahu i do bamirėsit (Ali imran 134)
Nga hadithi i lartėpėrmendur mėsojmė pėr vlerėn e frenimit tė mllefit dhe pėrmbajtjes sė vetvetes nga zėnka, pėrēarja dhe dėshira pėr tė fituar gjatė zemėrimit.
Ai qė frenon zemėrimin duke patur mundėsi qė ta zbatoj atė, ka shpėrblim tė madh. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: kush e frenon zemėrimin duke patur mundėsi qė ta realizon atė, e thėrret Allahu Ditėn e Kijametit para tė gjitha krijesave dhe ia mundėson tė zgjedh cilėn tė dėshiron nga hyrytė (Tirmidhiu)
Dije se zemėrimi i shpejtė ėshtė prej veseve tė mendjelehtėve ashtu siē ėshtė moszemėrimi virtyt i tė menēurve. Zemėrimi mbledh keqardhjen dhe njeriu ėshtė mė i fortė qė tė pėrmirėsoj gabimin para se tė zemėrohet se pas tij.
Pasi qė zemėrimi ėshtė prej veseve tė shėmtuara, njeriu duhet qė tė adaptoj veten pėr tu larguar nga ai, duke u kujdesur pėr gjėrat qė vijojnė:
1. Pasi qė zemėrimi jo pėr shkak tė Allahut ėshtė prej cytjes sė djallit atėherė kėrkimi i mbrojtjes nga djalli ėshtė shkak pėr largimin e tij. Sulejman ibėn Suredi thotė: dy njerėz u grindėn nė prani tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe njėrit prej tyre iu skuqėn sytė nga zemėrimi, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: unė e di njė fjalė tė cilėn nėse e thotė do tė largohet nga ai zemėrimi: eudhu bil-lahi mineshshejtanirraxhim (kėrkoj mbrojtja tek Allahu nga djalli i mallkuar) (Muslimi)
2. Abdesti e shuan zemėrimin, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: zemėrimi ėshtė prej djallit kurse djalli ėshtė krijuar prej zjarrit, e zjarri shuhet me ujė. Kur ndonjėri prej jush zemėrohet le tė merr abdest (trasmeton Ahmedi ne Musned)
3. Ndryshimi i pozitės gjatė hidhėrimit ndikon nė zvogėlimin e tij, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: nėse zemėrohesh duke qenė nė kėmbė, ulu, e nėse zemrohesh duke qėne ulur, ngritu nė kėmbė apo tha: shtrihu (trasmeton Ahmedi ne Musned)
4. Heshtja ėshtė ilaē i fuqishėm i zemėrimit, thotė Pjgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur ndonjėri prej jush tė zemėrohet le tė hesht ( Ahmedi)
Ky ėshtė hidhėrimi jo pėr shkak tė Allahut i cili ėshtė i ndaluar, kurse hidhėrimi i kėrkuar dhe i lavdėruar ėshtė hidhėrimi kur shkelen kufinjtė e Allahut dhe kur duhet tė ndihmohet feja e Tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: kush madhėron atė qė Allahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet. (Haxh 30)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk ėshtė hakmarrė pėr vetveten e tij, mirėpo kur janė shkelė urdhėrat e Allahut asgjė nuk ka mundur tė ndalė zemėrimin e tij. Nė rrastin e mahzumijes e cila kishte vjedhur e shohim se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] zemerohet pa masė kur ndėrmjetėson miku dhe i dashuri i tij, pėr tia falur asaj gabimin, Aishja [radijallahu anhu] transmeton kėtė rrast dhe thotė: kurjshėt u brengosėn mė rrastin e gruas nga fisi Mahzum dhe thanė: kush mund tė ndėrmjetėsoj te Pejgamberi a.s.? pastaj thanė: nuk guxon asnjėri pėrveē tė dashurit tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Usames. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tha: a ndėrmjetėson nė njė prej ligjeve tė Allahut [subhanehu ve teala] ? Pastaj mbajti njė fjalim dhe tha: o njerėz! Popujt para jush u shkatėrruan sepse kur vjedhte njeriu me autoritet e lironin kurse kur vjedhte i dobėti e zbtonin mbi tė dėnimin, pasha Allaun sikur Fatimja bija e Muhamedit tė vjdhte do tia preja dorėn. (Buhariu dhe muslimi)
Xhafer ibėn Muhamedi ka thėnė: zemėrimi ėshtė ēelėsi i tė gjitha tė kėqiave.
I ėshtė thėnė Abullah ibėn Mubarekut: na e pėrmbledh moralin e lartė nė njė fjalė! Tha: moszemėrimi. Tė njejtėn fjalė e ka thėnė Imam Ahmedi dhe Is-hak ibėn Rahuvjea.
Transmetohet se njė njeri iu drejtua Omer ibėn Abdulazizit me disa fjalė qė e zemėruan dhe i tha: dėshiron qė tė mė provokon dajlli, ruhu dhe mos e pėrsėrit kėtė, Allahu tė faltė!
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:48
|
#33
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Ndalimi i padrejtesis
34. Xhabiri [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi a.s. ka thėnė: ruhuni nga padrejtėsia sepse padrejtėsia ėshtė errėsirė Dtiėn e Kijametit. Ruhuni nga kopracia sepse kopracia i shkatėrroi popujt para jush, i shpuri ata nė derdhjen e gjakut dhe lejimin e gjėrave tė ndaluara. (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: tė padrejtit nuk kana ndihmėtarė (Haxh 71), mos anoni kah ata qė bėnė padrejtėsi, e pėr atė shkak tju kapė zjarri, sepse pėrveē Allahut nuk keni ndonjė mbrojtės, e mbeteni tė pa ndihmuar. (Hud 113)
Thotė Ragibi: padrejtėsi (dhulm) ėshtė dalje nga vija e drejtėsisė dhe mu pėr kėtė definohet si: vėndimi i gjėravė jo nė vendin e vet tė caktuar, ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Disa tė tjerė e definojnė dhulmin: dėnimi pėr gabimet e tjetėrkujt dhe ai ėshtė dy lloje:
1. padrejtėsia ndaj vetvetes, mėkati mė i madh i kėtij lloji ėshtė shirku, siē thotė Allahu vėrtet shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe (Lukman 13). Nė Kuran mė sė shumti pėrmendet padrejtėsia me kėtė kuptim, siē thotė Allahu s.a. : jobesimtarėt janė ata tė padrejtit (Bekare 254)
2. padrejtėsia ndaj tjetėrkujt, siē ėshtė pėrmendur nė fillim tė Fjalimit Lamtumirės: Allahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar mes jush derdhjen e gjakut, psurinė dhe nderin tuaj pėrveē se me tė drejtė siē janė tė ndaluara (disa gjėra) nė kėtė ditė, nė kėtė vend dhe nė kėtė muaj. (Buhariu)
Ka shumė ajete dhe hadithe qė flasin pėr ndalimin dhe qortimin e padrejtėsisė. Allahu [subhanehu ve teala] ėshtė i pastėr prej padrejtėsisė dhe e ka bėrė atė tė ndaluar ndėrmjet njerėzve siē pėrmendet nė hadith kudsij: O robėrit e Mij! Unė ia kam ndaluar Vetes padrejtėsinė dhe e kam bėrė tė ndaluar mes jush, pra mos bėni padrejtėsi! (Muslimi), pėr kėtė, tė padrejtit nuk kanė ndihmėtarė dhe Ditėn e Kijametit kur zemrat do tė arrinė nė fyt, nuk kanė asnjė tė afėrt e as qė do tė ndėrmjetėson ndokush pėr ta, tė padrejtit nuk kanė as mik e as ndėrmjetėsues qė i shkon fjala (Gafir 18)
Vėlla i dashur! Mos ano kah i padrejti sepse do tė tė kaplon ajo qė e kaplon atė mos anoni kah ata qė bėnė padrejtėsi, e pėr atė shkak tju kapė zjarri (Hud 113)
Padrejtėsia e ka pėrfundimin e afėrm, mos tė tė mashtroj, vėlla musliman, fakti se Allahu i liron disa tė padrjetė, pėrfundimi i tyre do tė jetė patjetėr i keq, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: Allahu e liron tė padrejtin mirėpo kur e kap nuk shpėton pastaj lexoi Ja kėshtu ėshtė kur Allahu kap vendet qė janė zullmqare. Vėrtet ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm dhe i ashpėr (Hud 102)
Pėrfundimi i padrejtėsisė ėshtė i keq, ėshtė errėsirė Ditėn e Kijametit kurse i padrejti do tė vij me asnjė tė mirė me vete, thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : a e dini se kush ėshtė falimentues? Ata thanė: te ne ėshtė ai qė nuk ka as dirhem as tė mira tjera. Ai tha: falimntues prej ummetit tim ėshtė ai qė vjen Ditėn e Kijametit me namaz, agjėrim, zekat mirėpo kėtė ka sharė, tjetrin ka shpif, ka ngrėnė pasurinė e kėtij, ka derdhė gjakun e atij, ka rrah kėtė. Do tu jipen kėtyre prej tė miravė tė tij, nėse i harxhohen tė mirat para se ti lajė ato, do tė mirret prej mėkateve tė tyre dhe do tė gjuhen mbi tė e pastaj do tė gjuhet nė zjarr. (Muslimi)
Pėr kėtė kush ka bėrė ndonjė padrejtėsi nė nder apo diē tjetėr ndaj ndonjėrit le tė kėrkoj falje prej tij sot para se tė vij Dita ku nuk ka dinar as dirhem, nėse ka punė tė mira i mirrėn ato aq sa ka bėrė padrejtėsi, e nėse nuk ka punė tė mira mirren nga tė kėqiat e atij qė i ka bėrė padrejtėsi dhe i jipen atij. (Buhariu)
Ne jemi ummeti mė i mirė prej tė gjithė njerėzve, i ndihmojmė atij qė i ėshtė bėrė padrejtėsi, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: ndihmoe vėllain tėnd qoftė i padrejtė ose qė i ėshtė bėrė padrejtėsi! Ata thanė: o i Dėrguar i Allahut, nėse i ėshtė bėrė padrejtėsi i ndihmojmė, mirėpo si ta ndihmojmė nėse ėshtė i padrejtė? Tha: ta ndalosh nga padrejtėsia sepse lėnia e tė padrejtit pa dėnim ėshtė lajmėrim pėr ardhjen e dėnimit. (Tirmidhiu)
Kujde, kujdes vėlla nga lutja e atij qė i ke bėrė padrejtėsi, sepse nuk ka ndėrmjet saj dhe Allahut perde ruhu nga duaja e atij qė i k bėrė padrejtėsi sepse nuk ka ndėrmjet saj dhe Allahut perde (Buhariu)
Muavi [radijallahu anhu] ka thėnė : unė turpėrohem ti bėj padrejtėsi atij qė nuk ka ndihmėtar askend pėrveē Allahut.
Omer ibėn Abdulazizi i shkruajti njė nėpunėsit tė tij: nėse fuqia yte tė shtyn qė njerėzve tu bėsh padrejtėsi, pėrkujto fuqinė e Allahut mbi ty!
Ėshtė thėnė: padrejtėsia ėshtė prej gjėrave qė mė sė tepėrmi shkakton largimin e tė mirave dhe shpejtimin e tė kėqiave.
Kujdes, kujdes vėlla musliman nga padrejtėsia sepse pėrfundimin e ka tė keq, gjykues ėshtė Allahu i Cili e sheh edhe atė qė shikon me bisht tė syrit dhe atė qė njerėzit e fshehin ne gjoksat e tyre.
Varri ėshtė errėsirė e llahtarshme, pėrkujtoje burgun tėnd nė tė.
Llogaria para Allahut ėshtė e gjatė, prandaj shpėtoje vetveten.
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:49
|
#34
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Ndalimi i mendjemadhesise
35. Abdullah ibėn Mesudi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: nuk hyn nė Xhennet ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė mendjemadhėsie. Njė njeri tha: ndonjėri dėshiron qė rrobet e tij dhe kėpucėt e tij tė jenė tė bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu ėshtė i bukur dhe e don bukurinė kurse mendjedhamėsia ėshtė mospranimi i tė vėrtetės dhe nėnēmimi i njerėzve. (Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Atė vend tė pėrjetshėm (xhenentin) ua kemi pėrcaktuar atyre qė nuk duan mendjemadhėsi e as ngatėrresė nė tokė, e pėrfundimi i mirė u takon atyre qė i frikėsohen Allahut (Kasas 83), mos ec nėpėr tokė kryelartė, se Alalhu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet (Llukman 18), a nuk ėshtė nė xhehennem vendi i mendjemėdhenjėve? (Zumer 60)
Mendjemadhėsia nė gjuhėn arabe vjen me shprehjet : kibėr, tekbbur dhe istikbar qė janė me kuptim tė pėrafėrt.
Kibri (mendjemadhėsia) ėshtė ndjenjė qė ka tė bėjė me njeriun i cili ėshtė narcisoid (qė e ka pėlqyer veten) sepse e sheh veten mė tė mirė se tjerėt. Grada mė e lartė ėshtė qė tė paraqitet mendjemadh ndaj Zotit tė tij, duke mos pranuar tė vėrtetėn dhe duke mos iu nėnshtruar Atij me besim dhe rrespekt.
Tekebburi (lartėmadhėria) ėshtė dy llojesh:
1. tė jenė veprat e mira mė shumė se sa cilėsitė e mira tė tjerėve, qė kėndej Allahu [subhanehu ve teala] cilėsohet me kėtė kuptim.
2. ta teproj duke e lavdėruar mė gjėra qė nuk i posedon, kjo ėshtė cilėsi e shumicės sė njerėzve, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: po kėshtu Allahu vulos ēdo zemėr tė mendjemadhit, tė arrogantit. (Gafir 35)
Nga hadithi i lartėpėrmendur kuptojmė kėrcėnimin e ashpėr ndaj mendjemadhit dhe se ai nuk hyn nė xhennet pa e shijuar dėnimin e Allahut nėse e dėnon ose hadithi mund tė kutpohet se ky ėshtė dėnimi i tij nėse Allahu e dėnon.
Ka shumė transmetime qė qortojnė dhe ndalojnė mendjemadhėsinė, si dhe kėrcėnime tė ashpra ndaj mendjemadhit, prej tyre hadithi qė u pėrmend nė fillim tė kėtij kapitulli, pra mandjemadhėsia ėshtė prej cilėsive tė banorėe tė xhehenemit, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: a doni tju tregoj se kush janė banorėt e xhehenemit? ēdonjėri qė ėshtė arrogant, i ashpėr dhe mednjemadh. (Buhariu)
Ai cili ka kėtė cilėsi Allahu [subhanehu ve teala] nuk do ti flet Ditėn e Kijametit e as qė do ta shikon, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: tre lloje tė njerėzve Allahu nuk do tju flet, nuk do ti lavdėron e as qė do ti shikon por do ti dėnon dhembshėm: plakun qė bėn kurvėri, mbretin qė gėnjen dhe tė varfėrin mendjemadh. (Muslimi)
Mendjemadhi do tė takon Allahun [subhanehu ve teala] tė hidhėruar me tė, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: ai qė paraqitet mendjemadh apo ec me mendjemadhėsi e takon Allahun tė hidhėruar. (Imam Ahmedim kurse Hakimi dhe Dhehebiu vėrtetojnė hadithin). Prandaj pėrfundimi i tij do tė jetė gjuajtja nė zjarr me fytyrėn e tij, thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė mendjemadhėsi, atė Allahu e gjuan me fytyrė nė zjarr. (Ibėn Ebi Dunja)
Lartėmadhėria ėshtė prej cilėsive tė Allahut [subhanehu ve teala] dhe nuk i takon askujt pėrveē Tij, sepse vetėm Ai ka emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrkryera, Atij i takojnė tė gjitha lavdėrimet dhe falenderimet, nė njė hadith kudsij qėndron: Krenaria ėshtė ridaja ime, Lartmadhėria ėshtė izari Im, ai qė don tė mė shoqėron nė to, e dėnoj. (Muslimi)
Ėshtė pėr tu habitur me njeriun i cili bėhet mendjemadh, edhe pse dy herė ka kaluar nėpėr kanalin urinor, njė herė pikė uji e ndytur, sė dyti trupth i ndytur, e mes kėsaj ai bartė nė vete ndytėsyrė!
Pse pra mendjemadhėsia, pėr shkak pasurisė? Pasuria harxhohet. Pėr shkak fuqisė? Fuqia dobėsohet. Pėr shkak pushtetit? Nesėr mund tė humbet. Habi, habi me atė i cili bėhet mendjemadh dhe e di se kah vdekja ec dhe fundin e ka nė varr!!
Memuni ka thėnė: asnjėri nuk bėhet mendjemadh vetėm se pėr shkak tė metave qė i gjenė nė vetvete, as qė bėhet kryelartė vetėm pėr shkak dobėsisė qė e ndien nė vetvete.
Haseni [radijallahu anhu] pa njė njeri pranė xhamisė i cili paraqitej mendjemadh dhe tha: shikoni kėtė njeri, nuk ka pjesė tė trupit e Allahu tė mos e kishte begatuar, dhe nuk ka pjesė tė trupit e djalli tė mos e kishte nėpėrkėmb.
Ėshtė thėnė: nuk bėhet kryelartė vetėm i poshtėri e as modest vetėm i larti.
Dije vėlla musliman se pėrfundimi i mendjemadhėsisė ėshtė i afėrt, shembujt pėr kėtė janė tė shumtė, Karuni ishte prej popullit tė Musait alejhis-selam, Allahu e pat begatua mirėpo ai u bė kryelartė dhe i padrejtė. Si ishte pėrfundimi i tij? Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atė popull ngase ne i patėm dhėnė aq shumė pasuri saqė njė grup i fuqishėm mezi bartnin ēelsat e (pasurisė sė) tij, e kur populli i vet tha: mos u kreno aq shumė sepse Allahu nuk i do tė shfrenuarit. Dhe me atė qė tė ka dhėnė Allahu, kėrko ta fitosh) botėn tjetėr, e mos le mangu atė qė tė takon nga kjo botė, dhe bėn mirė ashtu siē tė ka bė Allahu ty, e mos bėn tė kėqia nė tokė, se Allahu nuk i do ērregulluesit. Ai (Karuni) tha: mė ėshtė dhėnė vetėm nė sajė tė dijes time! Po a nuk e di se Allahu shkatėrroi para tij nga popujt e lashtė asish qė ishin edhe mė tė fuqishėm e mė tė pasur se ai, por mėkatarėt kriminel as qė do tė pyetėn pėr fjalėt e tyre (meqė Allahu i di). E ai (Karuni) doli pėrpara popullit tė vet me stolinė e vet, e ata qė kishin synim jetėn e kėsaj bote thanė: Ah, tė kishim patur edhe ne ashtu si i ėshtė dhėnė Karunit, vėrtetė ai ėshtė fatbardhė! E ata qė ishin tė zotėt e diturisė thanė: tė mjerėt ju, shpėrblimi i Allahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepra tė mira, po atė nuk mund ta arrijė pėrveē durimtarėve. Po ne atė dhe pallatin e tij i shafuam nė tokė dhe, pėrveē Allahut nuk pati ndonjė qė ta mbrojė e as vetė nuk pati mundėsi tė mbrohet. (Kasas, 76-81)
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: derisa njė njeri ecte dhe zvaritte izarin e tij pėr tokė nga mendjemadhėsia, shembet toka dhe ai fundoset nė tė deri nė Ditėn e Kijametit. (Buhariu)
Seleme ibėn Ekva [radijallahu anhu] transmeton se njė njeri u ushqye nė prezencė tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me dorėn e tij tė majtė, dhe i tha: ushqehu me dorėn e djathtė! Ai ia ktheu: nuk mundem. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: mos patsh mundėsi. Atė nuk e pengoi tė ushqehet me dorėn e djathtė vetėm se menjdemadhėsia dhe nuk mundi mė asnjėherė tė afroj dorėn e tij tė goja e vet. (Muslimi)
Kujdes, kujdes vėlla musliman nga mendjemadhėsia sepse pėrfundimin e ka tė dhembshėm, e shembujt pėr kėtė janė tė shumtė. Imran ibėn Musa thotė: lexova nė disa libra: nuk kam parė askend qė ėshtė bėrė mendjemadh ndaj atyre qė ishin nėn tė, vetėm se nė tė njejtėn masė ka shijuar nėnēmim prej atyre qė ishin mbi tė.
SQARIM I NDALIMIT TĖ ASHPĖR TĖ DĖSHMISĖ SĖ RREJSHME
36. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: a dėshironi qė tju informoj pėr mėkatet mė tė mėdha? i thamė: si jo o i Dėrguar i Allahut! Ai tha: shirku (ti bėsh ortak Allahut), mosndėgjimi i prindėrve, pastaj sikur ishte mbėshtetur u drejtua dhe tha: veni re: fjala e rejshme dhe dėshmia e rrejshme, fjala e rejshme dhe dėshmia e rrejshme, fjala e rejshme dhe dėshmia e rrejshme, vazhdmisht e pėrsėritte derisa menduar se nuk do tė hesht. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: largohuni fjalės shpifėse (Haxh 13), edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm (Furkan 72)
Fjalė e rrejshme ėshtė pėr qėllim ēdo fjalė pėrveē tė vėrtetės, pra ēdo gėnjeshter apo fjalė e kotė nėnkuptohet nga hadithi i lartėpėrmendur.
Kurtubiu thotė: dėshmi e rrejshme ėshtė dėshmia me tė pavėrtetė pėr tė arritur deri te gjėrat e kota sikur: vrasjen e tė pafajshmit, marrjen e pasurisė, lejimin e haramit, ndalimin e hallallit. Nuk ka mėkat mė tė dėmshėm se sa ajo e as mė shkatėrruese pas shirkut.
Ibėn Dekik El-Id thotė: Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mund qė ti kėtė kushtuar rrėndėsi ndalimit tė dėshmisė sė rrejshme pėr shkak lehtėsisė sė ndodhies sė saj mes njerėzve dhe dėmit tė saj sepse muslimani largohet prej shirkut si dhe natyra e shėndoshė nuk pranon mosrrespektimin e prindėrve kurse dėshmia e rrejshme ka nxitės tė shumtė, mu pėr kėtė i ėshtė dhėnė mė tepėr rrėndėsi e jo qė ky ėshtė mėkat mė i madh se sa ato qė u pėrmendėn nė hadith.
Ai qė nuk largohet prej fjalės sė kotė nuk ka shpėrblim pėr agjėrimin e tij pėr shkak kėtij mėkati, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: kush nuk e lė fjalėn e kotė dhe tė punuarit sipas saj dhe injorancėn, Allahu nuk ka nevojė qė ai tė lė hajen dhe pijen. (Buhariu)
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:50
|
#35
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Ndalimi i pėrgjimit
37. Muaviu [radijallahu anhu] thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: nėse i pėrcjell tė metat e njerėzve atėherė i ke shkatėruar ata, ose gati se i ke shkatėrruar ata. (Ebu Davudi, Neveviu e vėrteton hadithin)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: o ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri tjetrit, dhe mos pėrgojoni njėri tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni! kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė mėshirues, Ai pranon shumė pendimin. (Huxhurat 12)
Fjala pėrgjim (texhessus) ėshtė prej fjalės xhes qė don tė thotė: provim me dorė, qė ėshtė njė prej shqisave tė njeriut. Qėllimi i hadithit tė lartėpėrmendur ėsht: ndalimi i pėrcjelljes sė tė metave tė muslimanėve sepse ajo shpien nė shkatėrrimin e tyre.
Ka shumė hadithe dhe ajete tė cilat ndalojnė pėrgjimin e tė metave, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri tjetrit (Huxhurat 12), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: mos dėgjoni fshehurazi fjalėt e njerėzve as mos hulumtoni tė metat e tyre. (Buhariu)
Kujdes, kujdes vėlla musliman nga hulumtimi i tė metave tė muslimanėve dhe pėrcjellja e tyre, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: ai qė pėrcjell tė metat e vėllait tė tij musliman Allahu e pėrcjell atė deri sa tia zbuloj ato nė shtėpinė e tij. (Ahmedi), poashtu thotė: kush ia mbulon njė tė metė vėllait tė tij Allahu ia mbulon atij njė tė metė Ditėn e Kijametit. (Ahmedi)
Pėrjashtohet nga ky rregull kur hulumtimi i kėtillė ėshtė metodė e vetme pėr tė shpėtuar dikėnd, pėr shembull, sikur tė lajmėroj ndonjė njeri tė besueshėm se filani ėshtė vetmuar me njė tjetėr pėr ta mbytur.
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:51
|
#36
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Ndalimi i zilise (hasedit)
37. Muaviu [radijallahu anhu] thotė: kam dėgjuar Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė: nėse i pėrcjell tė metat e njerėzve atėherė i ke shkatėruar ata, ose gati se i ke shkatėrruar ata. (Ebu Davudi, Neveviu e vėrteton hadithin)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: o ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri tjetrit, dhe mos pėrgojoni njėri tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni! kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė mėshirues, Ai pranon shumė pendimin. (Huxhurat 12)
Fjala pėrgjim (texhessus) ėshtė prej fjalės xhes qė don tė thotė: provim me dorė, qė ėshtė njė prej shqisave tė njeriut. Qėllimi i hadithit tė lartėpėrmendur ėsht: ndalimi i pėrcjelljes sė tė metave tė muslimanėve sepse ajo shpien nė shkatėrrimin e tyre.
Ka shumė hadithe dhe ajete tė cilat ndalojnė pėrgjimin e tė metave, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: mos hulumtoni pėr zbulimin e tė metave tė njėri tjetrit (Huxhurat 12), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: mos dėgjoni fshehurazi fjalėt e njerėzve as mos hulumtoni tė metat e tyre. (Buhariu)
Kujdes, kujdes vėlla musliman nga hulumtimi i tė metave tė muslimanėve dhe pėrcjellja e tyre, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: ai qė pėrcjell tė metat e vėllait tė tij musliman Allahu e pėrcjell atė deri sa tia zbuloj ato nė shtėpinė e tij. (Ahmedi), poashtu thotė: kush ia mbulon njė tė metė vėllait tė tij Allahu ia mbulon atij njė tė metė Ditėn e Kijametit. (Ahmedi)
Pėrjashtohet nga ky rregull kur hulumtimi i kėtillė ėshtė metodė e vetme pėr tė shpėtuar dikėnd, pėr shembull, sikur tė lajmėroj ndonjė njeri tė besueshėm se filani ėshtė vetmuar me njė tjetėr pėr ta mbytur.
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:51
|
#37
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Ndalimi i te menduarit keq pėr tjerėt
39. Ebu Hurejrja [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: ruhuni nga supozimi sepse supozimi ėshtė fjala mė e rrejshme. Mos hulumtoni as mos pėrgjoni tė metat mes jush, mos keni zili, mos ia ktheni shpinėn njėri tjetrit, mos urreni njėri tjetrin por bėhuni robėr tė Allahut tė vėllazėruar. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: o ju qė keni besuar, largohuni nga supozimet e shumta sepse disa prej supozimeve janė mėkat (Huxhurat 12)
Qėllimi i hadithit tė lartėpėrmendur ėshtė ndalimi nga tė menduarit keq. Hattabij thotė: qėllimi ėshtė: ndalimi i realizimit dhe besimit tė supozimit e jo ajo qė shkon ndėrmend sepse atė njeriu nuk e zotėron.
Qėllimi i Hattabit ėshtė se tė menduarit keq ėshtė i ndaluar nėse vazhdon dhe zė vend te njeriu e jo ajo qė paraqitet kohė pas kohe sepse me kėtė njeriu nuk ėshtė i ngarkuar. Transmetohet nga Sufjani se ka thėnė: mendimi i keq ėshtė mėkat nėse e shpreh atė, e nėse nuk e shpreh nuk bėn mėkat.
Sa i takon cilėsimit tė supozimit si fjalė mė e rrjeshme, kjo ėshtė aludim nė supozimet tė cilat nuk mbėshteten nė argumente, pėr kėtė, ai i cili supozon pa argumente dhe e dekalron atė nė mėnyrė tė prerė ėshtė rrencaku mė i madh sepse rrena nė esencė dihet shėmtimi i saj dhe nuk ka nevoj qė tė qortohet, pėrkundėr supozimit pėr tė cilin mendohet se ka argument. Pėr kėtė arsye cilėsohet si fjalė mė e rrejshme duke hiperbolizuar qortimin e kėsaj vepre dhe frikėsimin nga ajo si dhe duke aluduar se mashtrimi me supozim tė paargumentuar ėshtė shumė mė i madh se rrena e pastėr, sepse i pari ėshtė i paqartė nė tė shmtėn e rrasteve kurse rrena ėshtė e qartė.
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:53
|
#38
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Pendimi
40. Enes ibėn Maliku transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Allahu gėzohet mė tepėr kur robi i Tij pendohet se sa ndonjėri prej jush nėse do tė kishte qenė nė njė shkretėtirė tė madhe me devenė e tij, e ajo papritmas humbet, e mbi tė ka patur tė ngarkuar ushimin dhe pijen e tij. (pasi qė e kėrkon) humbė shpresat se mund ta gjej, shkon dhe shtrihet nėn hijen e njė druri. Pasi qė humbė shpresat, duke pushuar, papritmas sheh devenė qė ėshtė kthyer pranė tij. E kapė atė pėr kapistrin e saj dhe nga gėzimi i madh thotė: o Allahu im, Ti je robi im kurse unė jam zoti yt, gabon pėr shkak gėzimit tė madh. (Buhariu dhe Muslimi)
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: pedohuni tė gjithė tek Allahu, o besimtarė nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim. (Nur 31), poashtu thotė: o ju qė keni besuar, pendohuni tek Allahu me njė pendim tė sinqertė. (buhariu dhe Muslimi)
Pendimi (teube) gjuhėsisht don tė thotė: kthim, kurse qėllimi ėshtė: tė kthehesh nga mėkati.
Disa dijetarė pendimin e definojnė si: keqardhje pėr mėkatet qė i ka bėrė nė tė kaluarėn dhe kjo arrihet me dhimbjen qė e ndiėn nė vete, pėr atė ėshtė thėnė: ėshtė zjarr nė zemėr dhe dhimbje nė mėlēi.
Disa tė tjerė e definojnė si: zėvendėsimi i veprave tė neveritura me vepra tė lavdėruara.
Fjalėt e selefit (tė parėt tanė tė mirė) pėr pendmin e sinqertė janė tė ndryshme, mirėpo rezultati ėshtė i njejtė. Omer ibėn Hattabi dhe Ubėj ibėn Kabi kanė thėnė: pendimi i sinqetrė ėshtė tė pendohet prej mėkatit e pastaj tė mos kthehet nė tė ashtu siē nuk kthehet qumshti nė gjir.
Hasan Basriu thotė: tė ndiej keqardhje pėr atė qė ka kaluar, i vendosur pėr tė mos kthyer nė to.
Kelbij ka thėnė: tė kėrkoj falje me gjuhė, tė ndiej keqardhje me zemėr dhe tė ndalet nga mėkatet me trup.
Kėrkimi i faljes (elistigfar) ndonjėherė pėrmendet veēmas, ndonjėherė pėrmendet sė bashku me pendimin. Nėse pėrmendet veēmas pėrfshinė edhe kuptimin e pendimit, njėsoj siku kur pėrmendet pendmimi veēmas pėrfshin kėrkimin e faljes. Pra pendimi pėrfshin kėrkimin e faljes dhe kėrkimi i faljes pėrfshinė pendimin, dhe secili term hyn nė tjetrin kur pėrmenden veēmas. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Unė u thash: kėrkoni falje Zotit tuj se ai vėrtet fal shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk. (Nuh 10,11), kėrkimi i faljes kėtu pėrfshinė pendimin dhe kėrkesėn qė Allahu ta falė, qė tia fshij mėkatet dhe gjurmėt e tyre, qė ta mbrojė nga tė kėqiat sepse kėto gjėra e pengojnė dėnimin siē thotė Allahu [subhanehu ve teala] : Allahu nuk do ti dėnoj ata derisa ti (Muhamed) je nė mesin e tyre dhe Allahu nuk do ti dėnojė derisa ata kėrkojnė falje (istigfar). (Enfal 33), Allahu [subhanehu ve teala] nuk e dėnon atė qė kėrkon falje, kurse sa i pėrket atij qė ngul kėmbė nė mėkatė dhe kėrkon falje nga Allahu, kjo nuk ėshtė kėrkim i faljes.
Kur kėto dy terme pėrmenden sė bashku, atėherė kuptimi i istigfarit ėshtė: kėrkimi i mbrojtjes nga e keqja qė ka kaluar, kurse pendimi: kthimi tek Allahu [subhanehu ve teala] dhe kėrkimi i mbrojtjes nga veprat e kėqia qė mund tė tė ndodhin nė tė ardhmen, Allahu [subhanehu ve teala] tregon fjalėt e Hudit alejhi selam : o populli im, kėrkoni falje prej Zotit dhe pendohuni tek Ai, Ai ju lėshon shi me bollėk, dhe fuqisė tuaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė. (Hud 52)
Dijetarėt thonė: pendmi prej ēdo mėkatit ėshtė obligim (vaxhib). Nėse mėkati ėshtė ndėrmjet njeriut dhe Allahut dhe nuk ka tė bėj mė njerėzit, ka tre kushte:
1. tė largohet nga ai mėkat.
2. tė ndiej keqardhje pėr atė qė ka bėrė.
3. tė vendosė qė tė mos kthehet nė ato mėkate asnjėherė.
Nėse ndonjėri nga kushtet e sipėrpėrmendura mungon, pendimi nuk pranohet.
Nėse mėkati ka tė bėj me njerėzit, atėherė pendimi ka katėr kushte, tre qė u pėrmendėn mė parė, kursi kushti i katėr ėshtė qė tia kthen tė drejtėn atij qė i ka bėrė padrejtėsi. Nėse ėshtė pasuri ose e ngashme ia kthen atė, nėse ka shpifur pėr tė kėrkon falje, nėse ėshtė pėrgojim kėrkon falje gjithashtu. Njeriu obligohet qė tė pendohet nga tė gjitha mėkatet, e nėse pendohet vetėm prej disa prej tyre, pendimi i tij ėshtė i pranuar pėr ato mėkatė dhe i mbesin mėkatet tjera.
Argumentet nga Kurani, suneti dhe njėmendėsia (ixhmai) i dijetarėve pėr patjetėrsimin e pendimit janė tė shumta. Pendimi ėshtė prej themeleve mė tė rrėndėsishme tė Islamit, ai ėshtė grada e parė e atyre qė ecin pėr nė Ahiret. Vonimi i pendimit nuk lejohet, nėse ndokush e vonon ka bėrė mėkat pėr shkak vonimit. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: pendohuni qė tė gjithė tek Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim. (Nur 31), poashtu thotė: Thuaj: o robėrit e mij tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet, Allahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė fal dhe ėshtė mėshirues. (Zumer 53)
Nė hadithin e pėrmendur nė fillim tė kėtij kapitulli mėsojmė nxtijen pėr tu penduar dhe se Allahu [subhanehu ve teala] gėzohet dhe kėnaqet me pendmimin e robit tė tij, pėr kėtė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] na nxitė qė vazhdimisht tė pendohemi, ai thotė: o njerėz, pendohuni tek Allahu, vėrtet unė pendohem njėqind herė nė ditė. (Muslimi)
Pendimi sjell dobi, prej tyre:
1. Allahu [subhanehu ve teala] gėzohet me pendimin e robit tė Tij.
2. pendimi i shlyen mėkatet dhe penduesi bėhėt i barabartė me atė qė nuk ka mėkate, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: nėse heqin dorė (nga rruga e tyre e gabuar) do tu falet e kaluara. (Enfal 38). Kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: Ai qė pendohet nga mėkatet ėshtė sikur ai qė nuk ka mėkate.
3. pendimi ėshtė shkak pėr tė shpėtuar, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: pendohuni qė tė gjithė tek Allahu, o ju besimtarė, nė mėnyrė qė tė shpėtoni. (Nur 31)
4. pendimi ėshtė shkak qė Allahu tė shtoj bereqetin prej qielli dhe toke dhe tė shtoj pasuritė dhe fėminjtė. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: unė u thash: kėrkoni falje zotit tuaj, se Ai vėrtet falė shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk. Ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj. (Nuh, 10 12)
5. pendimi e pengon dėnimin, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Allahu nuk do ti dėnoj ata derisa ti (Muhamed) je nė mesin e tyre dhe Allahu nuk do ti dėnojė derisa ata kėrkojnė falje (istigfar). (Enfal 33)
Katadeja [radijallahu anhu] thoshte: Kurani ju sqaron sėmundjen dhe shėrimin tuaj. Sa i pėrket sėmundjes ato janė mėkatet, kurse shėrimi ėshtė kėrkimi i faljes.
Aliu [radijallahu anhu] thoshte: ėshtė pėr tu habitur me atė qė shkatėrrohet e me vete e ka fjalėn e shpėtimit! E pyetėn: cila ėshtė ajo? Tha: kėrkimi i faljes.
Njeriu i parė qė u pendua ėshtė Ademi alejhi selam, pasi qė hėngri nga pema e ndaluar, u pendua dhe Allahu [subhanehu ve teala] ia pranoi pendimin, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: Ademi pranoi prej Zotit tė tij disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fail (gabimin). Ai ėshtė mėshirues dhe pranues i pendimit. (Bekare 37)
O Zot! Largoe errėsirėn e mėkateve tona me dritėn e njohjes dhe udhėzimit Tėnd, na bėn prej atyre qė ecin drejt Teje dhe ia kthejne shpinėn gjerave tjera.
O Allah i yni! Na mundėso qė tė kemi njohje tė pastėr, na dhuro pėrmirėsimin e sjelljes dhe raporteve mes nesh sipas rrugės sė sunnetit, na furnizo qė tė mbėshtetemi sinqerisht nė Ty, tė kemi mendim tė mirė pėr Ty, na e lehtėso ēdo gjė qė na afron te Ti sė bashku me faljen nė tė dy botat, me mėshirėn Tėnde, o mė i Mėshirshmi Mėshirues!
</SPAN>
Ahmed Muadh Hakkij
|
|
|
01-08-06, 22:54
|
#39
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:01.
|
|