Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-07-06, 11:01   #46
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BIJTĖ E ADEMIT NUK JETOJNĖ, PĖRVEĒ NĖ SHOQĖRI


Ēdo gjė e gjallė duhet, prej nevojės, tė shkaktojė qėllime dhe dėshira pėrbrenda vetes me tė cilat ai (veta e tij) e pėrcakton veprėn e vet, dhe me tė cilat ai i pėrcakton veprat e tė tjerėve kurdo qė kjo tė bėhet e mundshme pėr tė. Vėrtet, njeriu ėshtė send i gjallė, ai lėviz me vullnetin dhe qėllimin e tij, dhe qeniet njerėzore nuk jetojnė, pėrveē duke u bashkuar nė grupe dhe duke jetuar mė njėri-tjetrin.

Kurdo qė dy apo mė shumė veta bashkohen, ne mes tyre duhet, doemos, tė ketė urdhėrim tė ndėrsjellė tė disa gjėrave, dhe ndalim tė ndėrsjellė tė gjėrave tjera. Pėr kėtė arsye, bashkėsia mė e vogėl ėshtė prej dy vetash, dhe ėshtė thėnė: dy njerėz apo mė shumė e pėrbėjnė njė “bashkėsi” (xhemat), dhe meqė bashkimi i tyre ėshtė pikėrisht pėr namaz, kjo plotėsohet vetėm me dy, ku njėri ėshtė udhėheqės (imam), dhe tjetri udhėhiqet (me’mum). Siē i tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) el-Melik ibn el-Huveirithit dhe shokut tė tij:

“Kur tė vijė koha e namazit, thirre ezanin dhe ikametin, dhe pastaj mė i vjetri prej jush le tė udhėheqė nė namaz.” (Ka pasur tė njėjtė nė aftėsi tė leximit tė Kur’anit.)

Pėrsa u pėrket ēėshtjeve tė rėndomta (tė tjera pos namazit), ėshtė transmetuar nė librat e hadithit se Pejgamberi ka thėnė:

“Nuk ėshtė e lejuar pėr tre veta tė cilėt udhėtojnė, qė ata tė mos e zgjedhin njėrin prej tyre emir (udhėheqės).”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-07-06, 11:01   #47
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KJO E URDHĖRUAR DUHET TĖ JETĖ ME ATĖ TĖ CILĖN E KA URDHĖRUAR ALLAHU DHE PEJGAMBERI I TIJ


Urdhėrimi dhe ndalimi, nga domosdoshmėria janė tė pranishme me praninė e qenieve njerėzore. Sidoqoftė, personi mund tė dėshtojė nė urdhėrimin e sė mirės tė cilėn e kanė urdhėruar Allahu dhe Pejgamberi i Tij (salallahu alejhi ue selam), dhe tė ndalojė tė keqen tė cilėn e kanė ndaluar Allahu dhe Pejgamberi i Tij, dhe tė jenė tė urdhėruar qė tė bėjnė tė mirėn tė cilėn e kanė urdhėruar Allahu dhe Pejgamberi i Tij, dhe tė ndalohen prej tė keqes tė cilėn e kanė ndaluar Allahu dhe Pejgamberi i Tij. Megjithatė, pėrherė do tė ketė njė lloj tė urdhėrimit dhe ndalimit, dhe tė qenit i urdhėruar dhe tė qenit i ndaluar. Kjo mund tė jetė me atė e cila ėshtė e kundėrt me tė mirėn dhe tė keqen tė cilėn e kanė definuar Allahu dhe Pejgamberi i Tij, apo kjo mund tė jetė me atė e cila pėrmban elemente tė sė vėrtetės tė cilėn Allahu e ka zbritur, dhe tė pavėrtetės pėr tė cilėn Allahu s’ka zbritur kurrfarė autoriteti. Nėse kjo pėrzierje merret si mėnyrė e jetės (fesė), kjo ėshtė fe e risisė, gėnjeshtrės, dhe shmangies. Dhe meqė, siē kemi treguar, ēdo personi i gjallė jeton, vepron me vullnet tė lirė, si njė kėrkues i synimeve, njė “lėrues i tokės”, qėllimet dhe veprat e kujtdoqoftė qė s’janė pėr hir tė Allahut, duhet pashmangshėm tė bėjė vepra tė cilat janė tė ēoroditura, ose jo pėr hir tė Allahut – dhe kjo ėshtė e pavėrtetė dhe e pavlefshme. Siē ka thėnė Allahu:

Vėrtet, pėrpjekjet tuaja janė tė ndryshme. (Kur’an 92:4)

Veprat e tilla, tė gjitha prej tyre, janė tė pavlefshme sikur veprat (sadoqoftė tė mira) tė pabesimtarėve:

Ata tė cilėt e refuzojnė besimin, dhe pengojnė prej rrugės sė Allahut, Allahu do t’i humbė tė gjitha veprat e tyre. (Kur’an 47:1)

Sa u pėrket atyre qė mohojnė, veprat e tyre janė sikur vegimi nė njė fushė tė zbrazėt. I eturi mendon se ajo ėshtė ujė, por kur e mbėrrin atė, ai sheh se ajo ėshtė asgjė, dhe ai e gjen aty Allahun i cili do ta merrė atė nė llogari, dhe Allahu ėshtė shumė i shpejtė nė marrjen e llogarisė. (Kur’an 24:39)

Dhe ne i kthehemi tėrė punėve tė tyre tė cilat ata i kanė bėrė, dhe i bėjmė ato si pluhurin e shpėrndarė. (Fjala saktėsisht do tė thotė pluhur i cili mund tė shihet nė ajėr nė rrezen e dritės e cila kalon nėpėr njė vrimė tė vogėl.) (Kur’an 25:23)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:02   #48
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KUSH JANĖ “PĖRGJEGJĖSIT NGA MESI JUAJ” TĖ CILĖT URDHĖROJNĖ PĖR ATĖ QĖ ĖSHTĖ E MIRĖ?


Allahu na ka urdhėruar neve nė Librin e tij qė t’i bindemi Atij, t’i bindemi Pejgamberit tė Tij, dhe t’ju bindemi atyre nė pushtet nga mesi i besimtarėve duke thėnė:

O ju qė besoni, bindjuni Allahut dhe bindjuni Pejgamberit tė Tij, dhe atyre prej jush qė janė pushtet. Dhe nėse ju s’pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, parashtrojeni atė tė Allahu dhe Pejgamberi, nėse ju vėrtet besoni nė Allahun dhe Ditėn e Fundit. Kjo ėshtė mė e mira, dhe do tė ketė pėrfundimin mė tė mirė. (Kur’an 4:59)

“Ata nė pushtet” janė: poseduesit e pushtetit dhe njerėzit e tij. Ata janė tė cilėt i urdhėrojnė dhe i ndalojnė njerėzit. Kjo ndahet nga ata tė cilėt kanė pushtet politik dhe tė pėrkohshėm, dhe njerėzit e diturisė dhe ndikimit intelektual.

Kėshtu, “ata nė pushtet” pėrbėhen nga dy kategori: dijetarėt dhe sunduesit. Kur ata janė tė drejtė, njerėzit janė tė drejtė, dhe kur ata janė tė prishur, njerėzit janė tė prishur. Mu ashtu siē Ebu Bekr (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) i tha el-Ahmesijes kur ajo pyeti:

“Pėr sa kohė do tė mbetemi ne nė kėtė gjendje tė mirė?” Ebu Bekr tha: “Pėrderisa sunduesit e juaj tė jenė tė drejtė.”

Tė kėtij grupi janė edhe mbretėrit dhe dijetarėt, dhe njerėzit e fesė, sė bashku me kėdo i cili ėshtė i pasuar nga dikush, i cili po ashtu ėshtė nė pozitė udhėheqėse nė mesin tuaj.

Secilit prej kėtyre i takon qė tė urdhėrojė atė ēka Allahu e ka urdhėruar, dhe tė ndalojė atė ēka Allahu ka ndaluar. Pėr mė tepėr, secili qė ėshtė i urdhėruar nė Islam qė ta dėgjojė emirin e tij, apo tė tjerėt, duhet t’i dėgjojė ata nė (tėrė atė qė ėshtė) bindje ndaj Allahut, dhe mos t’i dėgjojė ata nė mosbindje ndaj Allahut. Ebu Bekr kur e mori Hilafetin tha:

“O njerėz, pėr sa mė pėrket mua, i forti prej jush ėshtė i dobėt pėrderisa unė tė marrė atė qė u takon tė tjerėve prej tij (dhe t’ua japė atė poseduesve tė vėrtetė). Mė dėgjoni, pėrderisa unė ta dėgjoj Allahun, dhe nėse unė nuk i bindem Allahut, atėherė s’kam kurrfarė tė drejte nė dėgjueshmėrinė tuaj.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:02   #49
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

QĖLLIMI I PASTĖR KĖRKOHET QĖ TĖ KĖNAQET ALLAHU NĖ TĖ GJITHA VEPRAT E MIRA


Tė gjitha veprat e mira duhet tė pėrmbajnė dy elemente vijuese: qė ato tė bėhen vetėm pėr hir tė Allahut, dhe qė ato tė jenė nė pajtim me sheriatin. Kjo vlen pėr tė dyjat, thėniet dhe veprat. Kjo ėshtė njėra prej kėrkesave e tė folurit tė kėndshėm dhe veprės sė mirė, nė ēėshtjet e diturisė dhe tė kuptuarit, si dhe nė ēėshtjet e zbatimit, adhurimit dhe devotshmėrisė. Ėshtė transmetuar nė njė hadith sahi:

“Vėrtet, tri kategoritė e para pėr tė cilat Xhehenemi ėshtė ndezur janė: Njeriu i cili e ka mėsuar diturinė dhe ua ka mėsuar atė tė tjerėve, dhe e ka lexuar Kur’anin dhe i ka mėsuar tė tjerėt tė lexojnė me qėllim qė njerėzit tė thonė: Ai ėshtė i dijshėm, dhe ai ėshtė recitues i mirė. Dhe njeriu i cili ka luftuar dhe ėshtė pėrpjekur ashtu qė njerėzit tė thonė: Ai ėshtė guximtar, dhe ai ėshtė luftėtar i mirė. Dhe njeriu i cili e shpenzon atė qė i ėshtė dhėnė atij dhe ka dhėnė lėmoshė vetėm pėr atė qė njerėzit tė thonė: Ai ėshtė bujar, ai ėshtė dorėhapur.”

Kėto tri lloje njerėzish dėshirojnė shikime tė mahnitura, reputacion dhe nderim. Ata janė nė kundėrshtim me tri llojet tjera tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an pas Pejgamberėve: pėrherė tė sinqertė dhe besimtarė (es-sidikin), martirėt nė rrugė tė Allahut (esh-shuheda), dhe vepruesit e drejtė tė sė mirės (es-salihin).

Ai i cili mėson diturinė me tė cilėn Allahu i dėrgoi Pejgamberėt e Tij dhe e mėson atė krejtėsisht pėr hir tė Allahut, ėshtė njėri prej es-sidikinėve. Dhe, kushdo qė lufton qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta derisa tė vdes ėshtė njėri prej Esh-shuheda, derisa ai qė e jep pronėn e tij si lėmoshė duke dėshiruar me tė vetėm Fytyrėn e Allahut, ėshtė njėri prej es-Salihin.

Pėr kėtė shkak, ai i cili i ka lėnė pas dore detyrat nė pronėn e tij, do tė kėrkojė qė tė kthehet nė ēastin e vdekjes. Ibn Abas ka thėnė:

“Kujtdoqoftė qė i ėshtė dhėnė pasuri, por nuk e ka bėrė Haxhin, as nuk e ka paguar Zekatin pėr shkak tė asaj pasurie, nė ēastin e vdekjes do tė kėrkojė qė tė kthehet. Pastaj, ai e lexoi ajetin e Kur’anit: Dhe shpenzoni nga ajo qė Ne ju kemi dhėnė para se t’i vijė vdekja ndonjėrit prej jush, dhe tė thotė: O Zoti im, vetėm sikur tė mė kishe dhėnė pak afat qė unė tė jap lėmoshė dhe tė jem prej bamirėsve. (Kur’an 63:10)

Pra, nė kėtė ēėshtje tė diturisė dhe retorikės, urdhėruesi pėr tė mirėn ka nevojė qė tė sigurohet se tė gjitha informatat tė cilat ai i tregon nė lidhje me Allahun dhe Ditėn e Fundit, dhe nė lidhje me gjėrat tė cilat kanė qenė dhe janė, janė plotėsisht korrekte. Po ashtu, ai duhet tė sigurohet se ēdo gjė qė ai urdhėron nė tė tjerėt dhe i ndalon ata ėshtė mu ashtu siē ėshtė sjellė nga pejgamberėt e Allahut. Kjo ėshtė rruga e drejtė e cila ėshtė nė pajtim me Sunetin dhe Sheriatin, dhe ėshtė rruga e pasimit tė Librit tė Allahut dhe Sunetit tė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

Mu ashtu si aktet e adhurimit, tė cilat mirren si devocion – nėse ato janė prej atyre tė cilat Allahu i ka urdhėruar, dhe Pejgamberi i Tij ka urdhėruar qė tė bėhet ashtu – janė valide dhe korrekte dhe janė nė pajtim me porosinė me tė cilėn Allahu i ka dėrguar pejgamberėt. Nė anėn tjetėr, aktet e “adhurimit” tė cilat s’janė ashtu (d.m.th. s’janė pjesė e asaj ēka Allahu dhe Pejgamberi i Tij kanė urdhėruar) janė tė pavėrteta, marrėzi, dhe risi (nė fe) e cila tė shmangė, ndonėse pėrkrahėsit e saj mund ta quajnė atė: dituri, tė kuptuar, devocion, ushtrime, pėrjetime, apo stacione/pozita.

Ai (urdhėruesi pėr tė mirėn) po ashtu duhet tė urdhėrojė vetėm pėr shkak tė urdhėrit tė Allahut, tė ndalojė vetėm pėr shkak tė ndalesės sė Allahut, dhe tė informojė vetėm me atė me tė cilėn Allahu na ka informuar, sepse kjo ėshtė e vėrteta, besimi i vėrtetė, dhe udhėzimi, ashtu siē na kanė informuar Pejgamberėt. Kjo, mu ashtu siē adhurimi i vėrtetė kėrkon qė Fytyra e Allahut tė jetė gjėja e vetme qė synohet me tė. Nėse ndonjė gjė prej kėsaj bėhet nga pasimi i epshit, apo qė tė kėrkohet reputacion dhe shikimi i mahnitur, kjo ėshtė sikur situata e atij i cili lufton nga guximi dhe pasioni, dhe nė kėrkim tė shikimeve tė mahnitura tė tė tjerėve.

Prej kėsaj, ju mund tė kuptoni atė nė tė cilėn kanė rėnė shumė njerėz tė diturisė, ndikimit dhe tė devocionit nė adhurim dhe mirėqenie. Shumė njerėz tė kėtillė flasin shumė gjėra tė cilat janė nė konflikt me Kur’anin dhe Sunetin, apo atė e cila pėrmban disa elemente nė pajtim me Kur’anin dhe Sunetin dhe elemente tė tjera nė konflikt me to. Dhe shumė prej tyre iu pėrkushtohen akteve tė “adhurimit” nė tė cilat Allahu kurrė s’i ka urdhėruar, dhe nė tė vėrtetė, tė cilat Ai i ka ndaluar, apo akte te devotshmėrisė tė cilat pėrmbajnė elemente tė urdhėruara nga Allahu, dhe elemente tė tjera tė cilat kanė qenė ndaluar. Dhe shume prej tyre luftojnė nė luftra tė cilat s’janė nė pajtim me luftimin i cili ėshtė urdhėruar nga Allahu, apo i cili pėrmban elemente tė urdhėruara nga Allahu, dhe elemente tė tjera tė cilat Ai i ka ndaluar.

Pėr mė tepėr, pėrbrenda secilės prej kėtyre kategorive: tė urdhėruara nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij, tė ndaluara, dhe kombinim i elementeve nga secili lloj, janė tri mundėsi tė qėllimeve nga ana e bėrėsit: qėllimi i pastėr pėr hir tė Allahut, pasimi i epshit personal, apo pėrzierje e kėtyre dyjave. Kjo pėrbėn shumėn e nėntė kategorive nė fushėn e qėllimit dhe validitetit tė veprės.

Pėrsa i pėrket veprės sė keqe nė kėto ēėshtje, ėshtė e mundur qė bėrėsi i tyre tė jetė nė gabim, apo thjesht tė harrojė, nė tė cilin rast ato janė tė falura, mu si nė rastin e gjyqtarit i cili pėrpiqet ta arrijė vendimin korrekt, por gabon. Po ashtu, veprat e kėqija mund tė jenė mėkate tė vogla (Sagha’ir) tė cilat shlyhen me shmangien nga mėkatet e mėdha (kaba’ir), apo ai mund tė falet pėrmes pendimit, apo me vepra tė mira tė cilat i fshijnė tė kėqijat, apo ato mund tė jenė shlyer pėrmes fatkeqėsive nė jetė, apo pėr arsye tjera. Megjithatė, feja (rruga) e Allahut me tė cilėn Ai dėrgoi librat e shpallura dhe me tė cilėn Ai dėrgoi pejgamberėt, ėshtė ajo ēka thamė mė parė: kėrkimi i Allahut me vepra tė mira (d.m.th. bindja ndaj Tij).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:03   #50
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ALLAHU NUK PRANON PREJ NDONJĖRIT TJETĖR POS ISLAMIT


Ky ėshtė koncepti i pėrgjithshėm i Islamit, tjetėr pos sė cilit Allahu s’do tė pranojė prej ndonjėrit. Allahu ka thėnė:

Kushdo qė dėshiron tjetėr fe pos Islamit, ajo kurrė s’do tė pranohet prej tij, dhe nė Jetėn e Pėrtejme ai ėshtė nė mesin e tė humburve. (Kur’an 3:85)

Allahu dėshmon se s’ka perėndi tjetėr Pėrveē Tij, dhe engjėjt (po ashtu dėshmojnė) dhe dijetarėt. Drejtėsia e tij ėshtė e pėrsosur. Nuk ka zot pėrveē Atij, tė fuqishmit, tė urtit. Vėrtet, rruga (feja) nė shikimin e Allahut ėshtė Islami (nėnshtrimi) (Kur’an 3:18-19)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:03   #51
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DOMETHĖNIET E ISLAMIT


Koncepti i i Islamit pėrmban dy kuptime. I Pari ėshtė nėnshtrimi aktiv ndaj urdhėrit tė Allahut, dhe tjetra, qė Muslimani tė mos jetė arrogant dhe kryelartė. E dyta ėshtė sinqeriteti absolut, siē ka thėnė Allahu:

...dhe njeriu plotėsisht i poseduar nga Njė. (Kur’an 39:29)

Pra, ai s’ėshtė i ndarė nga mė shumė se njė, dhe kjo ėshtė kur robi i dorėzohėt plotėsisht Allahut, Zotit tė Botave, siē ka thėnė Allahu:

Dhe kush ia kthen shpinėn traditės sė Ibrahimit (teuhidit) pėrveē atij i cili ėshtė zhytur nė marrėzi. Ne e kemi zgjedhur atė (Ibrahimin) nė kėtė botė, dhe nė Jetėn e Pėrtejme ai do tė jetė nė mesin e tė drejtėve. Dhe kur Zoti i tij i tha atij: Nėnshtrohu, ai tha: Unė i jam nėnshtruar Zotit tė botave! Dhe Ibrahimi e kėshilloi tė birin e tij dhe kėshtu veproi edhe Jakubi me tė (thėnien): Bijė tė dashur, vėrtet Allahu ka zgjedhur pėr ju rrugėn (fenė), pra ruajuni qė mos tė vdisni, pėrveē duke qenė tė nėnshtruar (nė Islam) (Kur’an 2:130-132)

Thuaj: vėrtet Zoti im mė ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė. Nė rrugėn e Ibrahimit, i cili ishte prej atyre qė ishin me besim ta pastėr dhe s’ishte prej idhujtarėve. Thuaj: Vėrtet, namazi im, kurbani im, jeta ime, dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Zotin e botave. Ai nuk ka ortak! Unė jam urdhėruar me kėtė, dhe unė jam i pari prej Muslimanėve. (Kur’an 6:161-163)

Trajta foljore e derivuar nga Islami (aslama) nganjėherė paraqitet si folje jokalimtare, si nė ajetet e mėsipėrme, dhe si nė thėnien e Allahut:

Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe nėnshtrojuni Atij para se t’u vijė dėnimi, dhe tė mos ketė kush t’ju ndihmojė. (Kur’an 39:54)

Ajo (Belkisa, mbretėresha e Shebės) tha: Unė i kam bėrė padrejt vetes! Dhe unė tash, sė bashku me Sulejmanin, i nėnshtrohem Allahut, Zotit tė botrave. (Kur’an 27:44)

A kėrkojnė ata tjetėr fe pos fesė sė Allahut? Dhe Atij i ėshtė nėnshtruar ēdo gjė nė tokė qiej dhe tokė, vullnetarisht dhe pa dėshirė, dhe Atij ata do t’i kthehen. (Kur’an 3:83)

Thuaj, a tė lusim tjerė krahas Allahut? Gjėra tė cilat as nuk bėjnė dobi e as dėm. Dhe tė kthehemi prapa pasi qė Allahu na ka udhėzuar? Sikur ai tė cilin djajtė e posedojnė, dhe i hutuar bredh nėpėr tokė. Ai ka shokė tė cilėt e thėrrasin atė nė udhėzim duke thėnė: Eja tek ne. Thuaj, vėrtet udhėzim ėshtė udhėzimi i Allahut, dhe ne jemi urdhėruar qė t’i nėnshtrohemi Allahut, Zotit tė botave. (Kur’an 6:71)

Herave tjera folja aslama (nėnshtrimi) paraqitet si folje kalimtare (me “fytyrėn e njeriut” si objekt direkt) sė bashku me konceptin e ihsanit (bamirėsisė), si nė thėnien e Allahut:

Ata thanė: Askush s’do tė hyjė nė Parajsė, pėrveē Ēifutit dhe tė Krishterit. Kėto janė shpresat e tyre. Thuaj: Silleni dėshminė tuaj nėse e thuani tė vėrtetėn. Jo! Kushdo qė ia nėnshtron fytyrėn e tij Allahut dhe ėshtė muhsin (bamirės), ai e ka shpėrblimin e vet tė Allahu. Pėr ta s’ka frikė, dhe ata nuk do tė pikėllohen. (Kur’an 2:111-112)

Dhe kush ėshtė nė rrugė me tė mirė se ai i cili ia nėnshtron fytyrėn e tij Allahut dhe ėshtė bamirės, duke pasuar traditėn e Ibrahimit (tė teuhidit), dhe Allahu e zgjodhi Ibrahimin pėr mik. (Kur’an 4:125)

Allahu e ka refuzuar nocionin se mund tė ketė ndonjė fe (rrugė) tjetėr e cila ėshtė mė e mirė se kjo rrugė. Dhe kjo ėshtė tė nėnshtruarit fytyrėn Allahut me bamirėsi (ihsan). Dhe Ai na informoi se cilido qė ia nėnshtron fytyrėn e tij Allahut dhe ėshtė bamirės, e ka shpėrblimin e tij tė Allahu, dhe s’do tė ketė frikė as pikėllim pėr tė. Ai e vendosi kėtė koncept gjithėpėrfshirės dhe kėtė pyetje tė pėrgjithshme si kundėrshtim ndaj atyre tė cilėt imagjinonin se askush s’do tė hyjė nė Parajsė, pėrveē atij qė ėshtė besnik ndaj judaismit apo Krishterizmit
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:04   #52
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DOMETHĖNIA E TĖ NĖSHTRUARIT FYTYRĖN ALLAHUT


Tė dy konceptet e fundit: tė nėnshtruarit fytyrėn Allahut, dhe bamirėsia janė dy kėrkesat e njėjta pėr pranimin e veprave tė personit, e cila qe diskutuar mė herėt d.m.th. qė vepra tė bėhet me sinqeritet tė plotė pėr hir tė Allahut, dhe qė ajo tė jetė korrekte, nė pajtim me sunetin dhe sheriatin. Kjo sepse tė nėnshtruarit fytyrėn Allahut sjell vullnet dhe qėllim pėr hir tė Allahut, siē thotė njė poemė:

“Kėrkoj falje prej Allahut pėr mėkatet tė cilat s’mund t’i numėroj.”

Zoti i robėve, pėr tė ėshtė fytyra dhe vepra (e njeriut).”

Kėtu janė pėrdorur katėr fjalė tė ndryshme: nėnshtrimi i fytyrės sė njeriut, tė drejtuarit e fytyrės, dhe drejtimi i fytyrės (nga Allahu), si nė thėnien e Allahut:

Dhe drejtoni fytyrat tuaja nė ēdo namaz. (Kur’an 7:29)

Dhe drejtoje fytyrėn tėnde nė rrugėn (fenė) si njė monoteist i pastėr; rruga natyrore nė tė cilėn Allahu e ka bėrė njerėzimin. (Kur’an 30:30)

Dhe siē citohet Ibrahimi (paqja qoftė mbi tė) duke thėnė:

Vėrtet, unė e kam drejtuar fytyrėn time nga Ai i cili shpiku qiejt dhe tokėn, si njė monoteist i pastėr, dhe unė s’jam prej idhjutarėve. (Kur’an 6:79)

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) thoshte tė njėjtėn gjė nė lutjen hyrėse tė namazit tė tij tė natės:

“Unė e drejtoj fytrėn time nga Ai i cili shpiku qiejt dhe tokėn, si njė monoteist i pastėr, dhe unė s’jam prej idhujtarėve.”

Nė hadithin sahi, el-Bera ibn Azib rrėfen:

“Pejgamberi mė mėsoi tė them para se tė flej: “O Allah, unė e kam dorėzuar veten time te Ti, dhe e kam drejtuar fytyrėn time nga Ti…”

Fjala pėr “fytyrė” nė Arabishte, uexhh, mund tė ketė domethėnien e atij (i cili) e drejton veten (el-Muteuaxhih), dhe mund tė ketė domethėnien: ajo qė ėshtė e drejtuar nga apo nė drejtim tė diēkaje (el-Muteuexheh Ilaihi, apo el-Muteuexhih Nehvehu). Siē ėshtė thėnė: Cilin drejtim (uexhh, saktėsisht: “fytyrė”) e do? d.m.th. nė cilin drejtim apo anė synon tė shkosh? Kjo sepse kėto dy koncepte duhet tė jenė sė bashku, dhe janė pėrshėndetje. Kurdo qė personi pėrballet me diēka, fytyra e tij po ashtu pėrballet me tė njėjtėn gjė, dhe fytyra e tij ėshtė parakusht i “tė drejtuarit” tė tij nga diēka. Ky ėshtė rasti nė veprat e jashtme dhe tė brendshme, dhe kjo i bėn katėr gjėrat (d.m.th. ajo qė ėshtė e drejtuar dhe ajo qė drejton, secila prej tyre e jashtme dhe e brendshme). E brendshmja ėshtė origjina, ndėrsa e jashtmja ėshtė pėrmbushja dhe simboli. Kėshtu, kur njeriu e drejton zemrėn e tij nga diēka, “fytyra” e tij e jashtme pason procesin.

Kur robi i Allahut e ka qėllimin dhe synimin e dėshiruar tė tij qė ta drejtojė veten nga Allahu, kjo ėshtė mirėsia e vullnetit dhe qėllimit tė tij. Nėse, nė tė njėjtėn kohė ai ėshtė bamirės, ai i ka arritur dy tiparet: se veprat e tija janė tė mira dhe ai nuk shoqėron askė nė adhurim tė Zotit tė tij. (Shiko Kur’anin 18:110) Kjo, pėrsėri, ėshtė domethėnia e lutjes sė Umerit, i cili thoshte:

“O Allah, bėji tė gjitha veprat e mia tė mira, dhe bėri tė gjitha ato krejtėsisht pėr Fytyrėn tėnde, dhe mos bėj nė kėtė ndonjė pjesė pėr dikė tjetėr.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:05   #53
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DEFINICIONI I VEPRAVE TĖ MIRA


Vepra e mirė ėshtė bamirėsia (ihsani, i cili ėshtė konstrukt dėshiror, qė do tė thotė tė bėsh diēka tė mirė), d.m.th. bėrja e veprave tė mira, dhe veprat e mira janė ato tė cilat Allahu na ka urdhėruar t’i bėjmė. Ajo ēka Allahu na ka urdhėruar tė bėjmė, ėshtė ajo tė cilėn Ai e ka vendosur nė ligj (sheriat), dhe ajo qė ėshtė nė pajtim me Kur’anin dhe Sunetin e Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selam). Allahu na ka informuar se kushdo qė e pastron qėllimin e tij pėr hir tė Allahut, dhe praktikon ihsan nė veprat e mira e meriton shpėrblimin dhe sigurinė nga dėnimi.

Pėr kėtė arsye, imamėt e selefit (gjeneratat e para tė drejta), i kombinonin kėto dy koncepte, si nė thėnien e el-Fedhil ibn Ijad nė lidhje me domethėnien e thėnies sė Allahut: Qė ai t’u sprovojė se cili jeni mė bamirės nė vepra (Kur’an 67:2), ai tha:

“Mė e sinqerta dhe mė korrekte.” I ėshtė thėnė atij: “O Ebu Ali, ēfarė ėshtė domethėnia e mė e sinqerta (prej veprave) dhe mė korrektja?” Ai tha: “Vėrtet, ēfarėdo vepre, ndonėse mund tė jetė korrekte, e cila s’bėhet me sinqeritet, ajo nuk pranohet; nėse ajo bėhet me sinqeritet, por s’ėshtė korrekte, kjo po ashtu nuk pranohet, pėrveē nėse dhe derisa tė bėhet krejtėsisht pėr hir tė Allahut, dhe vepra korrekte ėshtė ajo e cila ėshtė nė pajtim me sunetin.”

Po ashtu ėshtė transmetuar nga Ibn Shahin dhe el-Lalika’i prej Se’id ibn Xhubejrit se ai ka thėnė: “Asnjė thėnie nuk pranohet pa vepėr. Dhe asnjė thėnie dhe vepėr s’pranohet pa qėllim tė pastėr. Dhe asnjė thėnie, vepėr dhe qėllim s’pranohet, pėrveē nėse ajo ėshtė nė pajtim me sunetin. Kjo thėnie po ashtu ėshtė trasnmetuar nga el-Hasan el-Basri, i cili e pėrdorte fjalėn “s’ėshtė e vlefshme” nė vend tė “s’ėshtė e pranuar”.

Nė kėtė ka refuzim tė pozitės sė sektit tė quajtur Murxhia, tė cilėt konsiderojnė se vetėm thėnia gojore (d.m.th. shprehjen e besimit) ėshtė e mjaftueshme. Mė saktė, ai na informon se vepra dhe thėnia janė tė domosdoshme, siē kemi shpjeguar gjerėsisht tjetėrkund. Dhe ne kemi shpjeguar se vetėm “besimi” i zemrės, dhe shprehja e gjuhės, sė bashku me praninė e urretjes pėr Allahun dhe ligjet e tija, dhe arrogancėn para Allahut dhe ligjeve tė Tija, s’mund tė quhet besim (iman) sipas konsensusit tė besimtarėve – jo derisa ky “besim” tė bashkohet me vepra tė mira. Origjina e veprės ėshtė vepra e zemrės, dhe kjo ėshtė dashuria e saj, dhe respekti i madh dhe pėrulja e cila eliminon urrejtjen dhe arrogancėn.

Pastaj, ata vazhduan duke thėnė: Thėnia dhe vepra s’pranohet, pėrveē me qėllim tė sinqertė. Kjo ėshtė e qartė: thėnia dhe vepra e cila nuk ndėrmerret krejtėsisht pėr hir tė Allahut, nuk pranohet nga Allahu.

Pastaj, ata vazhduan mė tutje: Thėnia, vepra dhe qėllimi s’pranohen, pėrveē nėse janė nė pajtim me sunet, dhe suneti kėtu do tė thotė sheriat (ligj). Dhe kjo ėshtė ajo ēka Allahu dhe Pejgamberi i Tij kanė urdhėruar. Thėnia, vepra, dhe qėllimi i cili nuk urdhėrohet me sunet, me sheriat, d.m.th. qė Allahu ka urdhėruar ėshtė bidat (risi nė fe), dhe ēdo risi ėshtė shmangie, dhe s’ėshtė prej asaj ēka Allahu do, ashtu qė Allahu nuk e pranon atė, dhe ajo s’ėshtė e vlefshme. Shembuj janė veprat e idhujtarėve, tė Krishterėve dhe Ēifutėve.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 11:06   #54
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DOMETHĖNIA E “SUNETIT” NĖ PREDIKIMIN E SELEFIT


Fjala “sunet” nė predikimin e selefit (gjeneratave tė para tė drejta), e ka pasur domethėnien “sunet” (d.m.th. tradita apo rruga e Pejgamberit) nė aktet e adhurimit dhe nė besime, ndonėse shumė prej atyre qė shkruajtėn nė lidhje me sunetin menduan me kėtė shtjellimin e besimit. Shembull pėr kėtė ėshtė thėnia e Ibn Mes’udit, Ubej ibn Ka’abit, dhe Ebi ed-Derdas (Allahu qoftė i kėnaqur me ta) i cili tha:

“Pėrpjekjet e pakta nė diēka qė ėshtė sunet janė mė tė pėlqyeshme se pėrpjekja nė diēka qė ėshtė bidat (risi nė fe).”

Dhe Allahu ėshtė i Gjithdijshėm.

I tėrė lavdėrimi i pėrket Allahut. Paqja dhe pėrshėndetjet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, popullin e Muhamedit, dhe shoqėruesit e tij.

Ky ėshtė fundi i fjalėve tė shejh Ibn Tejmijes.

Kjo ėshtė kopjuar nga njė origjinal i lashtė, prej atij qė ka nevojė pėr mėshirėn e Allahut, Meuhub ibn Ahmed ibn Hilal es-Salihi el-Hanbeli, Allahu ia faltė mėkatet me Mėshirėn dhe Bujarinė e Tij. Ai e pėrfundoi kėtė kopjim nė fund tė vitit 840 pas hixhretit nė shkollėn Islamike tė njohur “el-Medrese el-Xheuzie” nė Damask.

I tėrė falėnderimi i takon Allahut. Ai ėshtė i Mjaftueshėm dhe Mbrojtėsi mė i mirė.


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.