Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-07-06, 19:58   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes

Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes
Nga Ibn Tejmije
HYRJE


I gjithė falėnderimi i takon Allahut. Ne e lavdėrojmė Atė, dhe kėrkojmė ndihmėn dhe faljen e Tij. Kėrkojmė strehim tek Allahu nga e keqja qė ėshtė brenda nesh, dhe nga e keqja e veprave tona. Atė qė e udhėzon Allahu, askush s’mund ta humbė; atė qė Allahu e humb, askush s’mund ta udhėzojė.

Dėshmoj se askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, i Cili ėshtė pa ortak, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Allahu e dėrgoi atė me udhėzim dhe rugėn e sė vėrtetės, ashtu qė Ai ta lartėsojė atė mbi tė gjitha mėnyrat tjera tė jetės. Allahu mjafton si dėshmitar. Allahu dėrgoftė bekimet dhe pėrshėndetjet e Tija mbi Muhamedin dhe mbi njerėzit e Muhamedit.

Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes ėshtė ajo me tė cilėn Allahu i dėrgoi librat e shpallura, dhe me kėtė Ai dėrgoi tė Dėrguarit e Tij, dhe kjo ėshtė pjesė integrale e rrugės (fesė). Porosia e Allahut pėrbėhet nga pjesėt informative dhe udhėzuese. Pėrsa u pėrket atyre informative, Allahu na informon pėr veten e Tij, siē ėshtė teuhidi (monoteizmi), apo informimi qė Ai na e bėn nė lidhje me krijimin e Tij, siē janė rrėfimet e njerėzve dhe Pejgamberėve tė mėparshėm, tė cilat pėrmbajnė mėsime, kėrcėnime dhe premtime. Pjesa udhėzuese konsiston nė urdhėrat qė duhet bėrė, urdhėrat qė s‘duhet bėrė, dhe gjėrat tė cilat i mbeten zgjedhjes dhe diskrecionit tonė.

Kėshtu, ėshtė pėrmendur nė hadith se kaptina e Kur’anit e cila fillon me: Thuaj: Ai ėshtė Allahu. I Vetmi..., ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur’anit, pėr shkak se kjo pėrfshin tė tretėn e teuhidit. Kur’ani pėrbėhet nga teuhidi, urdhėrat, dhe ngjarjet historike.


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-07-06, 19:59   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

URDHĖRIMI PĖR TĖ MIRĖN: PEJGAMBERI JONĖ DHE ATA PARA TIJ


Allahu ka thėnė duke e pėrshkruar Muhamedin (salallahu alejhi ue selam):

Ai i urdhėron ata nė atė qė ėshtė e mirė dhe ua ndalon atė qė ėshtė e keqe. Dhe Ai ua lejon atyre atė e cila ėshtė e pastėr dhe e mirė, ndėrsa ua ndalon atė e cila ėshtė e papastėr dhe e urryer. (Kur’an 7:157).

Kjo sqaron pėrsosurinė e porosisė sė Pejgamberit Muhamed (salallahu alejhi ue selam). Ai ėshtė nė gjuhėn e tė cilit Allahu e ka urdhėruar tėrė atė qė ėshtė e mirė, e ka ndaluar tėrė atė qė ėshtė e keqe, ka lejuar ēdo gjė tė pastėr dhe ka ndaluar ēdo papastėrti apo send tė dėmshėm. Pėr kėtė arsye, ėshtė transmetuar se Pejgamberi ka thėnė:

“Unė jam dėrguar qė t’i plotėsoj cilėsitė e karakterit tė mirė.”


Dhe ai tha nė hadithin e vėrtetė:

“Shembulli ime nė lidhje me pejgamberėt e tjerė tė Allahut, ėshtė sikurse shembulli i njeriut qė e ka ndėrtuar njė shtėpi. Ai plotėsoi dhe pėrsosi ēdo gjė nė lidhje me shtėpinė, pėrveē vendit tė njė tulle tė vetme. Njerėzit kalonin pranė shtėpisė dhe shprehnin kėnaqėsinė ndaj bukurisė sė saj, por ata thonin: “Vetėm sikur tė mos mungonte edhe kjo tullė.” Unė jam ajo tullė, dhe unė jam vula e Pejgamberėve.”

Pėrmes Muhamedit, Allahu e plotėsoi rrugėn (fenė) e cila pėrfshin urdhėrimin e tė gjitha tė mirave, ndalimin e tė gjitha tė kėqijave, lejimin e ēdo gjėje tė pastėr, dhe ndalimin e ēdo gjėje tė papastėr. Pėrsa u pėrket Pejgamberėve qė erdhėn para tij, porosia e tyre nganjėherė pėrmbante ndalimin e disa gjėrave tė pastra dhe tė mira, siē ka thėnė Allahu:

Pėr shkak tė disa krimeve tė bėra nga Ēifutėt, Ne ua ndaluam atyre disa gjėra tė pastra, tė cilat u qenė lejuar atyre. (Kur’an 4:160)

Po ashtu, porosia e tyre nganjėherė nuk i ndalonte tė gjitha gjėrat e papastra siē ka thėnė Allahu:

Tėrė ushqimi u qe lejuar bijėve tė Israilit, pėrveē atij tė cilin ata e zgjodhėn qė t’ia ndalojnė vetes para se ta zbritnim Teuratin. (Kur’an 3:93)

Ndalimi i gjėrave tė papastra ėshtė i pėrfshirė nė domethėnien e ndalimit prej tė keqes, mu ashtu siē lejimi i tė gjitha gjėrave tė pastra ėshtė i pėrfshirė nė domethėnien e urdhėrimit pėr tė mirėn. Kjo sepse ndalimi i gjėrave tė mira dhe tė pastra ėshtė pjesė e asaj ēka Allahu ka ndaluar. Kėshtu, urdhėrimi pėr tė gjitha tė mirat dhe ndalimi i tė gjitha tė kėqijave nuk ėshtė plotėsuar, pėrveē nė Pejgamberllėkun e Muhamedit (salallahu alejhi ue selam) me anė tė cilit Allahu plotėsoi cilėsitė e karakterit tė mirė, gjė qė pėrfshin tėrė atė qė ėshtė e mirė. Allahu thotė:

Nė kėtė ditė Unė e kam pėrsosur pėr ju fenė tuaj, dhe e kam plotėsuar dhuntinė Time ndaj jush, dhe e kam pranuar pėr ju Islamin si fe.

Allahu e ka pėrsosur rrugėn pėr ne, e ka plotėsuar dhuntinė e Tij ndaj nesh, dhe e ka pranuar pėr ne Islamin (nėnshtrimin) si mėnyrė tonėn tė jetesės.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 20:01   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KY POPULL ĖSHTĖ POPULLI MĖ I MIRĖ PĖR NJERĖZIT


Allahu i ka atribuar popullit tė Muhamedit karakteristikat e njėjta, tė cilat Ai ia ka atribuar vetė Pejgamberit nė ajetin paraprak kur Ai tha:

Ju jeni populli mė i mirė i ngritur pėr njerėzimin: ju jeni qė urdhėroni pėr tė mirėn dhe ndaloni prej tė keqes, dhe ju besoni nė Allahun. (Kur’an 3:110).

Dhe Ai tha:

Besimtari dhe besimtarja janė mbrojtės tė njėri-tjetrit: ata urdhėrojnė pėr tė mirėn dhe ndalojnė prej tė keqes. (Kur’an 9:71)

Me domethėnie tė njėjtė, Ebu Hurejre, njė shoqėrues i Pejgamberit dhe transmetues i shumė haditheve thoshte:

“Ju jeni njerėzit mė tė mirė pėr njerėzit. Ju i lidhni ata me zinxhirė e pranga dhe i tėrhiqni drejt Parajsės.”

Allahu shpjegon nė ajetin e lartpėrmendur atė se ky popull ėshtė populli mė i mirė pėr njerėzit d.m.th. mė i dobishmi pėr ta, ai i cili ua bėn tė mirėn mė tė madhe atyre. Kjo sepse ata pėrbėjnė tė mirėn dhe dobinė totale pėrmes urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes nga ana e tyre, nė cilėsi dhe sasi, meqė ata urdhėrojnė tėrė atė qė ėshtė e mirė dhe ndalojnė tėrė atė qė ėshtė e keqe, dhe porosia e tyre i ėshtė adresuar tė gjithė njerėzve tė botės. Pėr mė tepėr, ata e mbėshtesin kėtė institucion me xhihad (pėrpjekje) nė rrugėn e Allahut me jetėt dhe pronat e tyre, dhe kjo pėrbėn dobinė e plotė pėr botėn.

Pėrsa u pėrket popujve tė mėhershėm, asnjė prej tyre nuk i ndalonte tė gjithė njerėzit me tėrė atė qė ėshtė e mirė, e as qė i ndalonin tė gjithė njerėzit nė tėrė atė qė ėshtė e keqe. Pėr mė tepėr, ata nuk bėnin xhihad (pėrpjekje) nė kėtė kauzė. Disa prej tyre fare nuk janė angazhuar nė luftė tė armatosur, dhe ata qė e bėn kėtė, siē janė Ēifutėt, lufta e tyre pėrgjithėsisht ishte me qėllim qė t’i dėbojnė armiqtė e tyre nga toka e tyre, apo siē lufton ēdo popull i shtypur kundėr shtypėsit tė tyre, e jo me qėllim pėr tė thirrur njerėzit nė udhėzim dhe drejtėsi, e as qė t’i urdhėrojnė ata pėr tė mirėn dhe t’i ndalojnė prej tė keqes. Allahu rrėfen diskutimin vijues nė mes Musait dhe pasuesve tė tij:

O njerėz, hyni nė tokėn e shenjtė, tė cilėn Allahu e ka caktuar pėr ju, dhe mos ikni e qė mė pas tė gjindeni nė njė humbje tė mjerė. Ata thanė: “O Musa, aty janė njė popull i ashpėr (luftarak), dhe ne s’do tė hyjmė nė tė derisa ata tė dalin – nėse ata dalin, atėherė ne do tė hyjmė nė tė.” ...Ata thanė: “O Musa, ne s’do tė hyjmė nė tė derisa ata tė jenė aty, pra shko ti, ti dhe Zoti yt, dhe luftoni. Ne do tė ulemi mu kėtu. (Kur’an 5:21-24)

Allahu thotė nė njė tjetėr ajet:

A nuk e keni parė tubimin e bijėve tė Israilit pas kohės sė Musait kur ata i thanė Pejgamberit tė tyre: “Caktoje pėr ne njė mbret qė tė luftojmė nė rrugėn e Allahut.” Ai tha: “Ndoshta ju s’do tė luftoni atėherė, nėse lufta do t’ju urdhėrohej?” Ata thanė: “Pse tė mos luftojmė nė rrugėn e Allahut, kurse ne jemi dėbuar nga shtėpitė dhe fėmijėt tanė?” Pastaj, kur lufta u qe urdhėruar atyre, ata e kthyen shpinėn, tė gjithė pėrveē disave, dhe Allahu ka njohuri tė plotė pėr keqbėrėsit. (Kur’an 2:246)

Kėtu ne shohim se ata qė flasin me kėtė Pejgamber, e cekėn arsyen pėr tė luftuarit e tyre, atė se ata kishin qenė dėbuar nga shtėpitė e tyre dhe fėmijėt e tyre. Pėrkundėr kėsaj, shumica e tyre dėshtuan qė ta pėrmbushin fjalėn e tyre, kur atyre u qe urdhėruar tė luftojnė. Pėr kėtė arsye, ata s’qenė lejuar qė tė mbajnė ēfarėdo plaēke tė luftės, dhe s’qenė lejuar t’i zėnė robėr femrat.

Ėshtė mirė e njohur se populli mė i madh i besimtarėve para nesh ishin tė bijtė e Israilit. Kjo ėshtė transmetuar nė hadithin e vėrtetė tė rrėfyer nga Ibn Abas, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thėnė:

“Popujt e mėhershėm dhe pejgamberėt e tyre mė janė treguar mbrėmė. Njė pejgamber kalonte me njė njeri, tjetri me dy njerėz, njė tjetėr mė njė grup tė vogėl, dhe njė tjetėr qė s’kishte asnjė me vete. Pastaj, unė pashė njė grumbull tė madh, kodra tė vogla tė mbushura me njerėz, dhe unė thashė: “Ky ėshtė Umeti im!” M'u tha: “Kėta janė bijtė e Israilit, por shiko atje.” Pastaj unė pashė njė grumbull tė madh, i cili zinte horizontet. M'u tha: “Ky ėshtė Umeti yt, dhe nė mesin e tyre janė shtatėdhjetėmijė qė do tė hyjnė nė parajsė pa u marrė nė llogari.” Dėgjuesit e Pejgamberit u shpėrndanė pa u dhėnė ndonjė shpjegim i mėtutjeshėm. Pastaj, shoqėruesit (sahabėt) diskutuan pėr kėtė ēėshtje duke thėnė: “Pėrsa na pėrket neve, ne qemė lindur nė idhujtari, por kemi besuar nė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij...por kėta janė bijtė tanė. Kur spekulimi i tyre pėr atė se kush janė shtatėdhjetėmijė njerėzit i mbėrriu Pejgamberit, ai tha: “Ata janė qė nuk e praktikojnė shėrimin me zjarr, apo qė s’pėrdorin fjalė magjike (tė besuarit nė aftėsi magjike pėr shėrimin apo parandalimin e sėmundjeve), qė nuk besojnė nė ogur, dhe tė cilėt plotėsisht i mbėshteten Zotit tė tyre.” Ukashe ibn Mihsan u ngrit dhe tha: “A jam unė njėri prej tyre, O i Dėrguar i Allahut.?” Pejgamberi tha: “Po”. Kur njė tjetėr u ngrit dhe tha tė njėjtėn gjė, Pejgamberi tha: “Ukashe erdhi para teje.”

Nga kjo ne kuptojmė pėrse konsensusi i kėtij Umeti ėshtė dėshmi, d.m.th. sepse Allahu na ka informuar se ata urdhėrojnė tėrė atė qė ėshtė e mirė, dhe ndalojnė prej tėrė asaj qė ėshtė e keqe. Nėse ata (Umeti Musliman) do tė pajtoheshin tė gjithė qė tė lejojnė diēka tė ndaluar, ta lėnė njė detyrė, tė ndalojnė diēka tė lejuar, apo tė thonė ndonjė tė pavėrtetė pėr Allahun apo krijimin e Tij, ata do tė ishin urdhėrues nė atė qė ėshtė e gabuar, ndalues tė asaj qė ėshtė e mirė, dhe kjo sigurisht se nuk ėshtė nga tė folurit e pastėr dhe punėt e mira. Krahas kėsaj, nga ajeti nėnkuptohet se ēfarėdoqoftė qė Umeti nuk ka urdhėruar s’ėshtė e mirė, dhe ēfarėdoqoftė qė nuk ka ndaluar s’ėshtė e keqe. Meqė ky ėshtė Umet qė urdhėron tė gjitha tė mirat, dhe ndalon tė gjitha tė kėqijat. S’ėshtė e mundur pėr tėrė Umetin qė tė urdhėrojė diēka qė ėshtė e keqe, e as tė ndalojė diēka qė ėshtė e mirė.

Mu ashtu siē na ka informuar Allahu se ky Umet do tė pėrmbushė kėtė detyrė, Ai po ashtu e ka bėrė kėtė detyrė kolektive (fard kifaje) pėr Umetin Musliman duke thėnė:

Le tė jetė njė grup nga mesi juaj qė thėrret nė atė qė ėshtė e mirė, urdhėron pėr tė mirėn dhe ndalon prej tė keqes. Kėta janė tė suksesshmit. (Kur’an 3:104)

Nuk ėshtė detyrė e praktikuesit tė urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes qė tė shpėrndajė porosinė ndaj ēdokujt nė botė. Njė gjė e tillė nuk ėshtė kėrkuar as nga Pejgamberėt (paqja qoftė mbi ta), dhe kjo ėshtė njė ndihmesė ndaj porosisė Pejgamberike. Mė saktė, ajo qė kėrkohet ėshtė qė kjo tė bėhet e arritshme pėr ata qė e kėrkojnė atė. Nėse ata tregohen neglizhentė nė kėrkimin e saj, ndonėse ajo u ėshtė bėrė e arritshme, atėherė pėrgjegjėsia bie mbi ta, jo nė atė. Meqė urdhėrimi pėr tė mirėn ėshtė detyrė kolektive, ashtu siē Kur’ani qartė tregon. Ajo s’ėshtė detyrė pėr secilin individ Musliman, por pėr ta si grup.

Meqenėse xhihadi ėshtė pjesė e pėrsosjes nėse urdhėrohet pėr tė mirėn dhe ndalohet prej tė keqes, kjo, po ashtu, ėshtė detyrė kolektive. Pėrsa i pėrket detyrimit kolektiv, kjo do tė thotė se nėse ata qė janė tė ngarkuar me detyrėn nuk e zbatojnė atė, atėherė ēdonjėri qė ka mundėsi pėr tė nė ēfarėdo shtrirje ėshtė nė mėkat aq sa ėshtė shtrirja e mundėsive tė tija nė atė zonė. Kjo sepse detyrimi i tij (xhihadit) kur ka nevojė pėr tė, i takon ēdo Muslimanit aq sa ėshtė shtrirja e mundėsive tė tija/saj, siē ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) nė hadithin qė gjindet nė Muslim:

“Kushdo prej jush qė sheh duke u bėrė ndonjė e keqe, le ta ndėrrojė atė me doren e tij (me forcė). Nėse ai s’ka mundėsi ta bėjė kėtė, atėherė me gjuhėn e tij, dhe nėse s’ka mundėsi ta bėjė kėtė, atėherė me zemrėn e tij.”

Meqė kėshtu qėndron puna, ėshtė e qartė se urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes ėshtė njėra prej tė mirave me tė mėdha tė cilėn jemi urdhėruar ta bėjmė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 20:02   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ē’ĖSHTĖ MA’RUF (E MIRA) DHE MUNKER (E KEQJA)?


Zbatimi i dėnimeve tė urdhėruara nga Allahu ndaj kujtdoqoftė qė shkel kufijtė e sheriatit, ėshtė pjesė e ndalimit prej tė keqes. Ėshtė detyrė pėr ata nė pushtet (Ulu-ul-amr) d.m.th. dijetarėt nga secili grup apo popull, udhėheqėsit e tyre, dhe tė vjetrit e tyre, qė tė qėndrojnė mbi popullatėn e pėrgjithshme duke i urdhėruar ata pėr tė mirėn dhe duke i ndaluar prej tė keqes; kėshtu duke i urdhėruar ata nė tėrė atė qė ka urdhėruar Allahu dhe i Pejgamberi i Tij. Pėr shembull, vendimi i Ligjit Islamik (Sheriatit) - kjo ėshtė pesė namazet ditore nė kohėn e duhur tė tyre, lėmosha e detyrueshme, agjėrimi i detyrueshėm, dhe pelegrinazhi nė Meke. Po ashtu, besimi nė Allahun, engjėjt e Tij, Librat e shpallura tė Tij, Pejgamberėt e Tij, Ditėn e Gjykimit, besimi nė paracaktimin e tė gjitha gjėrave - tė mirėn dhe tė keqen, dhe koncepti i Ihsanit (niveli mė i lartė i imanit apo besimit) qė do tė thotė tė adhurohet Allahu sikur tė shihej Ai, sepse vėrtet, edhe nėse ju nuk e shihni Atė, Ai gjithmonė ju sheh. Pėr mė tepėr, e mira (ma’ruf) pėrfshin ēdo gjė, sė jashtmi dhe sė mbrendshmi, e cila qe urdhėruar nga Allahu dhe Pejgamberi i Tij. Kėtu pėrfshihen: sinqeriteti absolut (ikhlas) ndaj Allahut, mbėshtetja nė Allahun (teuekul), qė Allahu dhe Pejgamberi i Tij tė jenė mė tė dashur pėr besimtarin se gjithkush tjetėr, shpresa pėr mėshirėn e Allahut dhe frika ndaj denimit tė tij, durimi me caktimin e Allahut dhe dorėzimi i plotė ndaj urdhėrit tė Tij, tė qenit i vėrtetė nė tė folur, pėrmbushja e detyrave, kthimin e amaneteve pronarėve tė tyre, mirėsjellja ndaj prindėrve, mbajtja e lidhjeve familjare, bashkėpunimi nė tė gjitha aktet e mira, bamirėsia dhe bujaria ndaj fqinjėve, jetimėve, njerėzve tė varfėr, udhėtarėve tė mbetur keq, shokėve, bashkėshortėve, shėrbėtorėve, drejtėsi dhe paanėsi nė tė folur dhe vepra, duke i thirrur njerėzit nė karakter tė mirė, si dhe aktet e vetėpėrmbajtjes siē janė vendosja e marėdhėnieve me ata tė cilėt janė ndarė, tė dhėnit atyre qė tė refuzojnė, dhe falja e atyre qė ju bėjnė keq. Urdhėrimi i njerėzve qė tė jenė sė bashku dhe kooperativė, dhe tė ndalurit ata nga mospajtimet dhe ndarja nė mes tyre po ashtu ėshtė pjesė e urdhėrimit nė atė qė ėshtė e mirė.

Pėrsa i pėrket tė keqes (munker) tė cilėn Allahu dhe Pejgamberi i Tij e kanė ndaluar, forma mė e rėndė dhe e fundit e saj ėshtė tė shoqėruarit ortak me Allahun. Shoqėrim do tė thotė qė t’i lutemi ndokujt apo diēkaje tjetėr krahas Allahut. Ky ortak mund tė jetė dielli, hėna, yjet apo planetet, ndonjė engjėll, njėri nga Pejgamberėt, ndonjė njeri i drejtė apo shenjtor, ndonjė prej xhinėve, fotografitė apo varret e ndonjėrit prej kėtyre, apo ēdo gjė tjetėr nė tė cilėn thirret pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Shoqėrim (shirku) po ashtu ėshtė kėrkimi i ndihmės nga ndonjė nga kėto qė u pėrmenden mė lart, apo tė bėrit sexhde atyre. E tėrė kjo dhe ēfarėdo e ngjashme me kėtė ėshtė shoqėrim (shirk) i ndaluar nga Allahu nė gjuhėt e tė gjithė Pejgamberėve tė Tij.

Ēdo gjė tė cilėn Allahu e ka ndaluar po ashtu ėshtė pjesė e sė keqes, siē ėshtė mbytja e paarsyeshme, uzurpimi i pronės sė njerėzve nė mėnyra tė ndaluara, uzurpimi i pronės me dhunė apo frikėsim, kamata, bixhozi, tė gjitha llojet e shitjeve apo kontratave tė cilat Pejgamberi i ka ndaluar, ndėrprerja e lidhjeve familjare, ashpėrsia ndaj prindėrve, mashtrimi nė peshim dhe matje, dhe ēfarėdo forme e shkeljes nė tė drejtat e tė tjerėve. Po ashtu, nė kėtė kategori janė tė gjitha aktet e shpikura tė “adhurimit” tė cilat Allahu dhe Pejgamberi i Tij s’i kanė urdhėruar apo lejuar.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 20:03   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

LE TĖ JETĖ URDHĖRIMI JUAJ PĖR TĖ MIRĖN NJĖ E MIRĖ NĖ VETVETE


Mirėdashėsia dhe simpatia janė mėnyra korrekte pėr urdhėrimin e tė mirės dhe ndalimit prej tė keqes. Pėr kėtė arsye, ėshtė thėnė:

“Le tė jetė urdhėrimi juaj pėr tė mirėn njė e mirė nė vetvete, dhe le tė mos jetė i keq ndalimi juaj prej tė keqes.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:15   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DOBITĖ DUHET TĖ JENĖ MĖ TĖ MĖDHA SE PASOJAT NEGATIVE


Duke qenė urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes njėra prej detyrave mė tė mėdha apo akteve mė tė lavdėrueshme nė Islam, ėshtė e domosdoshme qė dobia kėtu tė jetė mė e madhe se pasojat e saj negative. Ky ėshtė shpirti i pėrgjithshėm i porosive tė Pejgamberėve dhe librave tė shpallur, dhe Allahu nuk e pėlqen kaosin dhe ēoroditjen. Tėrė ajo ēka Allahu ka urdhėruar ėshtė e dobishme dhe mėshirė e dobisė. Allahu e ka lavdėruar namazin (tė kundėrtėn e ēoroditjes) dhe “muslihin” (reformuesit, apo ata tė cilėt nxisin nė namaz). Dhe Ai i ka lavdėruar ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira (salihat), kurse e ka dėnuar ērregullimin (fesad) dhe ata qė e shkaktojnė atė nė shumė vende nė Kur’an. Kėshtu, kurdo qė efektet e kundėrta (mafsada) tė ndonjė akti tė urdhėrimit apo ndalimit janė mė tė mėdha se dobia e tij (maslaha), kjo s’ėshtė mė pjesė e asaj qė Allahu nė ka urdhėruar neve, edhe nėse ėshtė rasti qė tė lihen detyrat apo tė bėrit e tė ndaluarės. Kjo sepse besimtarit i takon qė t’i frikėsohet Allahut nė lidhje me robėrit e Tij, dhe udhėzimi i tyre s’ėshtė pėrgjegjėsi e tij. Kjo ėshtė pjesė e domethėnies sė ajetit nė tė cilin Allahu thotė:

O ju qė besoni, ruajeni veten tuaj! Ai qė shmanget s’do t’ju dėmtojė kur jeni nė rrugė tė drejtė. (Kur’an 5:105)

“Mbajtja me udhėzim” arrihet vetėm duke pėrmbushur dhe zbatuar tė gjitha detyrat. Kėshtu, kur njė Musliman e bėn atė qė ėshtė e detyrueshme pėr tė duke urdhėruar pėr tė mirėn dhe ndaluar prej tė keqes, mu ashtu siē i ka pėrmbushur tė gjitha detyrat tjera, shmangia e atyre qė shmangen nuk do t’i bėjė atij ndonjė dėm.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:15   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

METODOLOGJIA E URDHĖRIMIT PĖR TĖ MIRĖN DHE NDALIMIT PREJ TĖ KEQES


Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes nganjėherė bėhet me zemėr, nganjėherė me gjuhė, dhe nganjėherė me dorė (forcėn fizike). Pėrsa i pėrket praktikimit tė saj me zemėr, kjo ėshtė e detyrueshme pėr ēdonjėrin nė ēdo kohė dhe ēdo situatė, meqė praktikimi i tij nuk sjell vėshtirėsi. Kushdo qė dėshton qė ta bėjė sė paku kėtė s’ėshtė besimtar, s’i nė versionin e plotė tė hadithit tė cituar paraprakisht:

“Kushdo prej jush qė sheh duke u bėrė ndonjė e keqe, le ta pėrmirėsojė atė me dorėn e tij; nėse s’ka mundėsi, atėherė me gjuhėn e tij, dhe nėse s’ka mundėsi, atėherė me zemrėn e tij dhe ky ėshtė besimi mė i dobėt – apo nė njė version tjetėr: pėrtej kėsaj s’ka iman as sa njė farė e vetme e mustardit.”

Ibn Mes’ud qe pyetur njėherė:

“Kush janė tė vdekurit e gjallė?”

ai u pėrgjigj:

“Ai i cili nuk e vėrteton tė mirėn/tė drejtėn si tė tillė, dhe nuk e refuzon tė keqen/tė gabuarėn.

Ai i referohet personit tė pėrshkruar nė hadithin e vėrtetė, i cili vazhdimisht dėshtonte nė refuzimin e sė keqes sa herė qė ai sprovohej. Pejgamberi tha:

“Sprovat i tregohen zemrės sikur hasėr (e kashtės), kashtė pėr kashtė. Cilado zemėr qė i pranon ato dhe i thith ato, e fiton njė pikė tė zezė nė tė, dhe cilado zemėr qė i refuzon ato, e fiton njė pikė tė bardhė e tė pastėr nė tė. Kjo vazhdon derisa zemrat tė jenė dy llojesh: zemra e cila ėshtė e bardhė, e qetė, dhe e pastėr sikur guri i shkėlqyer, e cila s’do tė dėmtohet nga sprovat e mėtutjeshme pėr sa tė jenė qiejt dhe toka; dhe tjetra e errėt dhe e njollosur, e cila ėshtė sikurse grepi i kthyer nė anėn e kundėrt nė tė cilėn asgjė s’mund tė varet – ajo as nuk e pranon atė qė ėshtė e vėrtetė as nuk e refuzon atė qė ėshtė e keqe, pėrveē asaj qė pėrkon me epshet dhe prirjet e tija nė tė cilėn zemra e tij plotėsisht ėshtė zhytur.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:16   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KURTHAT E URDHĖRIMIT PĖR TĖ MIRĖN DHE NDALIMIT PREJ TĖ KEQES


Dy grupe njerėzish gabojnė nė kėtė fushė:

Njėri grup e lė atė qė ėshtė e detyrueshme pėr ta nė sferėn e urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes, duke u ngjitur nė interpretimin e gabuar tė ajetit qė u citua mė lart:

O ju qė besoni, ruajeni veten tuaj! Ai qė shmanget s’do t’ju dėmtojė kur jeni nė rrugė tė drejtė. (Kur’an 5:105)

Ebu Bekr e shpjegoi kėtė gabim nė njė hutbe duke thėnė:

“O njerėz, vėrtet ju e lexoni kėtė ajet dhe e aplikoni aty ku ai nuk pėrket, sepse e kam dėgjuar Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) duke thėnė: Vėrtet, kur njerėzit e shohin keqbėrėsin dhe nuk e ndalojnė atė, Allahu do t’i godasė me njė dėnim tė pėrgjithshėm.”

Grupi i dytė dėshiron qė tė urdhėrojė ne tė mirėn dhe tė ndalojė prej tė keqes me gjuhėt dhe duart e tyre absolutisht dhe nė ēdo situatė pa dituri tė mjaftueshme tė sheriatit, pa vetėpėrmbajtje, pa durim, e pa kujdes pėr atė qė ėshtė e dobishme dhe atė qė ka mė shumė dėm sesa dobi, dhe atė qė ėshtė e mundur dhe atė qė s’ėshtė e mundur. Kjo ėshtė sikurse nė hadithin e transmetuar nga Ebu Tha’lebe el-Khushenij:

“... urdhėrojeni njėri-tjetrin nė atė qė ėshtė e mirė dhe ndalojeni atė qė ėshtė e keqe derisa tė shihni bindje ndaj lakmisė dhe pasimit tė epsheve, preokupimin me kėtė botė dhe fascinimin absolut tė ēdonjėrit me mendimin e vet. Kur tė shihni situatė mbi tė cilėn ju nuk keni kurrfarė mundėsie, ajo qė ju takon atėherė janė ēėshtjet private. Se vėrtet, Ditėt e Durimit janė duke ardhur. Durimi nė ato ditė ėshtė sikurse shtrėngimi i prushit tė nxehtė me dorėn tuaj. Shpėrblimi i atij i cili i pėrmbush tė gjitha detyrat e veta nė ato ditė ėshtė i barabartė me shpėrblimin e pesėdhjetė njerėzve tė tillė sot.”

Ky grup, pastaj, urdhėron dhe ndalon duke besuar se ata janė nė bindje ndaj Allahut te’ala kurse nė realitet ata janė shkelėsit e kufijve tė Tij. Nė kėtė mėnyrė, shumė nga grupet e shmangura dhe tė humbura e konsideronin veten si urdhėrues tė sė mirės dhe ndalues tė sė keqes, siē janė hauarixhėt, mu’tezile, dhe rafidhat (Shi’ajt), dhe tė tjerė prej atyre qė gabuan nė tė kuptuarit atė qė Allahu u dha atyre me anė tė urdhėrimit pėr tė mirėn dhe ndalimit prej tė keqes, xhihadit luftues, dhe ēėshtjeve tė tjera. Prishja e shkaktuar nga ky lloj i urdhėrimit dhe ndalimit, ėshtė shumė mė i madh se ēfarėdo e mirė qė mund tė rezultojė.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:16   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

KRYENGRITJA KUNDĖR IMAMIT TĖ MUSLIMANĖVE


Pėr kėtė arsye, Pejgamberi na urdhėroi qė tė jemi tė durueshėm kur ka padrejtėsi nga ana e sunduesit tė Muslimanėve, dhe na ndaloi qė tė luftojmė kundėr tij, pėrderisa ata falen, dhe ai tha:

“Jipjuni atyre atė qė u takon atyre, dhe luteni Allahun pėr atė qė ju takon.” (Muslimi dhe tė tjerėt)

Kėshtu, njėra prej parimeve fundamentale tė Ehl es-Sune ue el-Xhemat ėshtė besnikėria ndaj grupit tė madh tė Umetit Musliman, mosrrebelimi kundėr sunduesit tė tij, dhe shmangia prej betejave kur tė paraqiten kaosi dhe fitneja (ērregullimi).

Pėrsa u pėrket grupeve e shmangura siē ėshtė mu’tezile, ata e konsiderojnė luftimin kundėr Imamėve tė Muslimanėve si njėrėn prej parimeve tė fesė sė tyre. “Teuhidi” – qė nė terminologjinė e tyrė do tė thotė mohimi i tė gjithė emrave dhe cilėsive tė Allahut, Drejtėsia Hyjnore – qė do tė thotė mohimi i paracaktimit tė Allahut nė tė gjitha gjėrat, pozita nė mes dy pozitave – d.m.th. teoria e gabuar e tyre se ēdonjėri qė mėkaton nuk ėshtė mė besimtar dhe nuk ėshtė krejtėsisht pabesimtar, ai ėshtė i ngjitur diku nė mes, zbatimi i kėrcėnimeve – duke i marrė nė kuptimin e plotė tė fjalės dėnimet tė cilat Allahu i lidh me mėkate tė ndryshme nė Kur’an, dhe urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi prej tė keqes – pjesė e teorisė sė tyre kėtu ėshtė lufta kundėr Imamėve tė Muslimanėve.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:17   #10
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

PARIMI I PĖRGJITHSHĖM I URDHĖRIMIT DHE NDALIMIT


E tėrė ajo qė jemi duke thėnė vjen nėn parimin e pėrgjithshėm i cili thotė se dobia dhe dėmi janė tė pėrziera sė bashku, dhe kur duhet zgjedhur nė mes tė bėrjes sė njė tė mire me disa efekte tė kėqija anėsore, apo lėnies sė asaj tė mire qė t’i shmanget efekteve tė kėqija tė saja, ėshtė e detyrueshme qė tė zgjedhet kursi i cili ka dobi tė pėrgjithshme apo pėrfundimtare. Kjo sepse urdhėrimi dhe ndalimi ndonėse ato detyrimisht nėnkuptojnė arritjen e dobisė dhe parandalimin e sė keqes, e kundėrta e saj po ashtu duhet tė merret nė konsiderim. Nėse, nė zbatimin e kėtij urdhėrimi apo ndalimi, ka mė shumė dobi tė humbur sesa dobi tė fituar, apo bėhet dėm mė i madh sesa dėmi tė cilit i ėshtė shmangur, atėherė kjo s’ėshtė pjesė e asaj pėr tė cilėn Allahu na ka urdhėruar. Madje, kjo ėshtė haram pėr shkak tė faktit se dėmi pėrfundimtar i tij ėshtė mė i madh sesa dobia e tij.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:17   #11
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ĖSHTĖ E DETYRUESHME QĖ TĖ GJITHA GJĖRAT TĖ VLERĖSOHEN SIPAS KRITERIT TĖ SHERIATIT


Kriteri i vetėm pėr vlerėsimin e dėmit dhe dobisė sė lartpėrmendur ėshtė peshorja e Sheriatit. Kurdo qė ka mundėsi tė pasohet teksti drejtėpėrdrejt, s’ėshtė e lejuar qė tė kėrkojmė gjetiu. Nėse s’mund tė gjindet teksti pėr problemin i cili e konfronton atė, ai mund tė bėjė pėrpjekje me mendjen e tij qė ta kuptojė vendimin me anė tė analogjisė. Tė rralla janė tekstet legale pėr tė cilat askush nuk di se ēfarė nėnkutpojnė ato, dhe si e tregojnė rrugėn ato nė vendimet e sheriatit.

Kėshtu, nėse njė individ apo grup vazhdimisht pėrzien diēka tė mirė me diēka tjetėr tė keqe, dhe nuk e bėn njėrėn pa tjetrėn, dhe as qė do t’i bėjė tė dyjat sė bashku, apo asnjėrėn prej tyre, atėherė s’ėshtė e lejuar qė tė urdhėrohen ata pėr tė mirėn e as tė ndalohen prej tė keqes. Sė pari, ēėshtja duhet tė analizohet: nėse e mira e pėrfshirė ėshtė mė e madhe, atėherė ata duhet tė urdhėrohen qė ta bėjnė kėtė, edhe nėse kjo sjell me vete tė keqen e cila ėshtė e njė shkalle tė ulėt, dhe ata s’duhet ta ndalojnė tė keqen e pėrfshirė qė do tė kishte pėr pasojė humbjen e sė mirės e cila ėshtė mė e madhe se ajo (e keqe). Nė tė vėrtetė, ndalimi i kėtillė nė njė situatė tė tillė do tė ishte pjesė e bllokimit tė rrugės sė Allahut (saddun en sebili’lah) dhe do tė ishte pėrpjekje pėr ērrėnjosjen e dėgjueshmėrisė ndaj Allahut dhe Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selam) dhe drejt eliminimit tė bamirėsisė.

Nė anėn tjetėr, nėse e keqja e pėrfshirė ėshtė mė e madhe, ajo duhet tė ndalohet, edhe nėse kjo sjell me vete humbjen e njė tė mire e cila ėshtė e njė shkalle tė ulėt. Nė rastin e kėtillė, urdhėrimi i kėsaj tė mire e cila sjell me vete njė tė keqe tė njė shkalle tė lartė nė fakt ėshtė urdhėrim pėr tė keqen, dhe pėrpjekje nė rrugėn e mosbindjes ndaj Allahut dhe Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selam).

Nėse e mira dhe e keqja tė cilat s’mund tė ndahen janė tė shkallės sė njėjtė, tė dyja kėto as nuk duhet tė urdhėrohen e as tė ndalohen. Kėshtu, nė rastin kur njė e keqe dhe njė e mirė s’mund tė ndahen, nganjėherė ajo qė kėrkohet ėshtė urdhėrimi i sė mirės, dhe nganjėherė ndalimi prej tė keqes, dhe nganjėherė as ajo e as kjo. Kjo nuk ėshtė rregull e pėrgjithshme dhe aplikohet vetėm nė situatat specifike tė llojit qė i pėrmendėm.

Pėrsa i pėrket rastit tė pėrgjithshėm, e mira duhet tė urdhėrohet absolutisht, dhe e keqja tė ndalohet absolutisht. Pėr ndonjė individ apo grup specifik, e mira e saj duhet tė urdhėrohet, dhe e keqja e saj tė ndalohet; aspektet e saja tė lavdėrueshme tė lavdėrohen, dhe aspektet e saja tė dėnueshme tė kritikohen nė atė mėnyrė qė urdhėrimi i tė mirės nuk pėrfshin humbjen e sė mirės mė tė madhe se vetė ajo e mirė e as shkaktimin e njė tė keqeje tė shkallės sė lartė, dhe ndalimi i sė keqes nuk pėrfshin shkaktimin e tė keqes mė tė madhe apo humbjes sė njė tė mire tė njė shkalle tė lartė.

Kur kjo ēėshtje ėshtė e paqartė, besimtari duhet tė pėrpiqet qė ta kuptojė atė derisa t’i bėhet e qartė e vėrteta atij. Ai s’mund tė ndėrmerr akte tė dėgjueshmėrisė, pėrveē se me dituri dhe qėllim tė pastėr. Nėse ai dėshton nė kėtė, ai ėshtė nė mosbindje ndaj Allahut. Lėnia pas dore e asaj qė ėshtė e detyrueshme ėshtė mosbindje mu ashtu siē tė bėrit e asaj qė ėshtė e ndaluar nė fushėn e urdhėrimit pėr tė mirėn po ashtu ėshtė mosbindje. Kjo ėshtė njė fushė mjaft e gjerė dhe e rrezikshme, dhe nuk ka fuqi as mundėsi pėrveē me ndihmėn e Allahut!

Shembull i kėsaj ēėshtje nė Sunet ėshtė lėnia e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) Abdullah ibn Ubej ibn Selulin dhe tė tjerėt sikur ai nga mesi i udhėheqėsve tė hipokrizisė dhe ēoroditjes pėr shkak tė ndihmėsve tė shumtė tė tyre dhe njerėzve besnik ndaj tyre. Menjanimi i sė keqes sė tyre pėrmes dėnimit do tė sillte menjanimin e njė tė mire tjetėr tė shkallės mė tė lartė pėr shkak tė hidhėrimit tė fisit tė tij dhe zgjimit tė armiqėsisė fisnore tė tyre kundėr Pejgamberit dhe Muslimanėve. Po ashtu, kjo do tė rezultonte nė neveritjen e njerėzve kur ata do tė kishin dėgjuar se Pejgamberi i vret shoqėruesit e tij. Kėshtu, kur ai pėrhapi nė mesin e njerėzve atė qė pėrhapi si ofendim ndaj A’ishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė) dhe pastaj e mohoi atė, dhe kur Sa’ad ibn Mu’adh i foli atij me ashpėrsi ashtu siē e meritoi, dhe tregoi nė hipokrizinė e tij, dhe pastaj Sa’ad ibn Ubade – ndonėse ai ishte besimtar dhe shoqėrues e njeri i drejtė – bėri thirrje pėr mbrojtjen e tij qė Abdullah ibn Ubej tė lihet i qetė, fisi i secilit nga kėta dy njerėz u betua pėr besnikėri ndaj pozitės sė anėtarit tė fisit tė tyre derisa gati rezultuan kaosi dhe gjakderdhja.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:18   #12
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DASHURIA NDAJ TĖ MIRĖS DUHET TĖ JETĖ NĖ HARMONI ME ATĖ ĒKA DO ALLAHU


Ky parim ėshtė ai se dashuria e besimtarit pėr atė qė ėshtė e mirė, dhe urrejtja e tij pėr atė qė ėshtė e keqe, dhe dėshirat e tija pėr kryerjen e sė mirės dhe dėshira e tij pėr shmangien dhe parandalimin e sė keqes duhet tė jenė nė harmoni me atė ēka Allahu do dhe urren. Allahu e do tėrė atė qė na e ka urdhėruar neve nė sheriatin e Tij, dhe nuk e pėlqen tėrė atė qė Ai na e ka ndaluar nė sheriatin e Tij. Pėr mė tepėr, vepra e besimtarit nė atė tė cilėn ai e do (tė mirėn), dhe shmangia dhe kundėrshtimi ndaj asaj tė cilėn ai e urren (tė keqen), duhet tė jetė sipas shtrirjes sė mundėsive dhe forcės sė tij, se vėrtet, Allahu nuk kėrkon nga ndonjėri prej nesh asnjė gjė mė shumė se atė qė ėshtė brenda mundėsive tona. Allahu thotė:

Kini frikė Allahun aq sa keni mundėsi. (Kur’an 64:16).
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:18   #13
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DASHURIA DHE URREJTJA E ZEMRĖS


Ajo qė i takon besimtarit shprehur nė veprat e tija nuk duhet tė ngatėrrohet me detyrat e tija qė shprehen me vepra tė zemrės. Ėshtė e detyrueshme pėr besimtarin qė urrejtja e tij e sė keqes dhe dashuria e tij ndaj tė mirės, dhe dėshira e tij qė tė bėjė mirė dhe dėshira e tij qė tė kundėrshtojė dhe largojė tė keqen tė jetė e pėrsosur, e plotė, dhe pa dyshim apo ngurrim. Ēfarėdo mangėsie nė kėtė fushė s’ėshtė tjetėr veēse mangėsi nė besim (iman). Kjo ėshtė nė kontrast me veprat e trupit tė tij, tė cilat janė vetėm brenda kufijėve tė mundėsisė sė tij.

Kur vullneti i zemrės, pėlqimet dhe mospėlqimet e saja tė janė tė plota dhe tė pėrsosura (nė harmoni me dashurinė dhe urrejtjen e Allahut) dhe pastaj besimtari tė bėjė tėrė atė qė ėshtė brenda mundėsive tė tij, atij do t’i jepet shpėrblimi i atij i cili zbaton urdhėrat e Allahut pėsosurisht. Disa nga njerėzit kanė dashuri dhe urrejtje, tė cilat s’janė nė harmoni me dashurinė e Allahut dhe Pejgamberit tė Tij dhe urretjet e Allahut dhe Pejgamberit tė Tij, dhe kjo ėshtė lloj i haua (prirje, epsh, apo tendencė e unit). Nėse ai i pason ato, ai ėshtė pasues i epshit. Allahu ka thėnė:

Dhe kush ėshtė mė i shmangur se ai qė e pason epshin pa ndonjė udhėzim prej Allahut? (Kur’an 28:50)

Origjina e epshit ėshtė ajo tė cilėn e do uni, dhe ajo tė cilėn uni e urren ėshtė rezultat i saj.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:19   #14
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ĒFARĖ DO TĖ THOTĖ SAKTĖSISHT EPSH (HAUAA)


Domethėnia e haua-sė ėshtė dashuria dhe urrejtja e cila ėshtė nė unin. Kjo s’ėshtė nė dhe jashtė vetvetes e dėnueshme, meqė s’ėshtė nėn kontrollin e njeriut. Mė saktė, ajo qė ėshtė e dėnueshme ėshtė pasimi i kėtyre dėshirave, pėlqimeve dhe urrejtjeve. Allahu i tha Daudit:

O Daud, Ne tė kemi bėrė mėkėmbės nė tokė. Pra sundo mes njerėzve me tė vėrtetėn, dhe mos e paso epshin (haua) e tė shmangesh nga rruga e Allahut. (Kur’ani 38:26)

Dhe Allahu thotė nė njė tjetėr ajet:

Dhe kush ėshtė mė i shmangur se ai qė pason epshin e tij pa ndonjė udhėzim prej Allahut? (Kur’an 28:50)

Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) na rrėfen nė hadith:

“Tri gjėra janė qė shpėtojnė: frika ndaj Allahut nė publik dhe privatisht, maturia nė varfėri dhe nė pasuri, dhe tė folurit e sė vėrtetės nė hidhėrim dhe nė kėnaqėsi. Dhe janė tri gjėra tė cilat ēojnė nė shkatėrrim: bindja ndaj lakmisė, pasimi i epshit, dhe tė qenit i kėnaqur me vetveten.”

Dashuria dhe urrejtja pėr tė cilat jemi duke folur sjellin “shije” tė caktuara, ndjenja dhe dėshira nė prani tė gjėrave tė dashura apo tė urryera. Kushdo qė pason kėto dėshira dhe ndjenja pa urdhėr prej Allahut dhe Pejgamberit tė Tij, ėshtė ai i cili pėrshkruhet si pasues i kėtij epshi. Nė tė vėrtetė, kjo madje mund tė arrijė nivelin e shirkut ku ai e merr pėr zot epshin e tij! (Shiko Kur’anin 43:25)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-06, 10:19   #15
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

PASIMI I EPSHIT NĖ FETĖ E MĖPARSHME


Pasimi i epshit nė ēėshtjet qė i takojnė fesė dhe adhurimit, ėshtė mė e rėndė dhe mė serioze se pasimi i epshit nė ēėshtjet e dėshirave tė rėndomta tė kėsaj bote. E para prej kėtyre ėshtė gjendja e atyre tė cilėt u bėnė pabesimtarė prej Krishterėve, Ēifutėve dhe idhujtarėve, siē ka thėnė Allahu pėr ta:

Dhe kėshtu, nėse ata nuk i pėrgjigjen thirrjes tėnde, dije se ata vetėm pasojnė epshin e tyre, dhe kush ėshtė mė i shmangur se ai i cili pason epshin e vet pa ndonjė udhėzim prej Allahut, dhe Allahu nuk i udhėzon ata qė shtypin. (Kur’an 28:50)

Dhe, nė njė tjetėr ajet, Allahu thotė:

Allahu ju jep njė shembull prej veteve tuaja: A keni ju prej atyre tė cilėt dora juaj e djathtė i posedon (d.m.th. robėr) ndonjė ortak nė atė qė Allahu ju ka dhėnė, ashtu qė ata tė jenė tė barabartė me ju. Ju u frikėsoheni atyre ashtu siē i frikėsoheni njėri-tjetrit. Kėshtu, Ne i shpjegojmė shenjat njė populli i cili kupton. Jo, ata qė bėjnė padrejtėsi e pasojnė epshin e tyre pa dituri. Atėherė, kush do ta udhėzojė atė qė Allahu e humb, dhe ata nuk kanė ndihmės. (Kur’an 30:28-29)

Dhe Allahu thotė nė njė ajet tjetėr:

Allahu ka sqaruar pėr ju atė qė ju ėshtė ndaluar nė ēdo gjė, pėrveē rasteve tė domosdoshmėrisė absolute. Vėrtet, njerėzit shmangen pėrmes pasimit tė epshit tė vet dhe pa ndonjė dituri, dhe vėrtet Allahu ėshtė mė i dijshmi pėr pėrdhunuesit. (Kur’an 6:119)

Dhe, nė njė tjetėr ajet, Allahu ka thėnė:

Thuaj: O njerėzit e Librit, mos prezentoni nė fenė tuaj skajshmėri tė cilat s’janė prej tė vėrtetės. Dhe mos e pasoni epshin e njerėzve tė cilėt tashmė janė shmang. Ata i kanė humbur shumė njerėz, dhe vetė janė shmang prej rrugės sė drejtė. (Kur’an 5:77)

Dhe, Allahu ka thėnė:

Ēifutėt dhe Krishterėt kurrė s’do tė jenė tė kėnaqur me ju derisa t’i pasoni traditat dhe rrugėt e tyre. Thuaj: vėrtet, udhėzimi i Allahut ėshtė udhėzim i vėrtetė. Dhe nėse ti i pason epshet e tyre pasi qė tė ka ardhur dituria, s’do tė kesh ndonjė mbrojtės e as ndihmės kundėr Allahut. (Kur’an 2:120).

Dhe, pėrsėri nė Suren Bekare, Allahu thotė:

Dhe nėse ti i pason epshet e tyre pas diturisė e cila tė ka ardhur ty, vėrtet, do tė jesh prej tiranėve. (Kur’an 2:145).

Allahu thotė:

Dhe gjyko nė mes tyre me atė qė Allahu ka zbritur, dhe mos i paso epshet e tyre dhe ruaju prej tyre se mos po tė joshin (e tė largojnė) nga diēka prej asaj qė Allahu ta ka zbritur ty. (Kur’an 5:49)

Kushdo qė del jashtė diktateve tė Kur’anit dhe Sunetit – nga mesi i atyre qė quhen “dijetarė” apo “adhurues”, ata janė tė njohur si njerėzit e epshit, mu ashtu siē selefi, Allahu i mėshiroftė, iu referoheshin atyre si Ehlu-l-Haua, d.m.th. pasuesit e epshit.

Kjo sepse kushdo qė nuk e ka pasuar diturinė, ai e ka pasuar epshin e tij. Pėr mė tepėr, dituria pėr fenė nuk vjen ndryshe, pėrveē pėrmes udhėzimit tė Allahut me tė cilėn Ai e dėrgoi Pejgamberin e Tij (salallahu alejhi ue selam). Kėshtu, Allahu ka thėnė:

Vėrtet, shumė prej tyre shmangen duke pasuar epshin e vet dhe pa ndonjė dituri (Kur’an 6:119).

Allahu tha nė njė vend tjetėr:

Kush ėshtė mė i humbur se ai i cili pason epshin e vet pa ndonjė udhėzim prej Allahut. (Kur’an 28:50).


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.