|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
22-04-07, 07:27
|
#61
|
Anėtarėsuar: 04-09-06
Postime: 215
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SoKoLi-i-Maleve
Pse a sbon me ju ndimhmue atyne qe sjan islam?Sa keq!
ps:ndihme i jepet ati/asaj qe ka nevoj dhe nuk diskriminohet.ne baze feje,gjinije,race apo kombi.
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lijanna
Shpenzo pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt
|
Ketu hyjne njerezit e te gjitha besimeve.
|
|
|
22-04-07, 15:39
|
#62
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
Nena ime shoqja me e mire
Allahu i Lartėsuar na urdhėron: Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as of - oh, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl. (Isra, 17:23-24)
Njė burrė erdhi te Profeti alejhi selam pėr ti kėrkuar leje pėr nė luftė dhe i Dėrguari i Zotit e pyeti: A i ke prindėrit gjallė? Ai u pėrgjigj se po dhe atėherė i Dėrguari alejhi selam i tha: Lufta jote ėshtė trajtimi i mirė i tyre.
Nėse dikush do tju ofronte njė drekė, cila do tė ishte pėrgjigjja juaj? Pa dyshim ju do tė buzėqeshnit, do tė silleshit mirė dhe do tė ruanit njė vend tė veēantė pėr tė nė zemrėn tuaj. Si ėshtė e mundur qė prindėrit tanė marrin prej nesh vetėm shikime tė ftohta dhe trajtim tė hidhur dhe janė ata qė janė nė jetėt tona?
Pėr njėzet ose tridhjetė vjet ata na ushqejnė, na veshin, na lajnė e na mbulojnė me butėsi. Dashuria e tyre pėr ne nuk vdes kurrė, edhe nėse ne vdesim. Dashuria e tyre shkon pėrtej nesh, te fėmijėt tanė e te fėmijėt e fėmijėve tanė.
Vėllezėr e motra, ne tė gjithė kemi prindėr, qofshin ata me ne ose jo. Shumė prej nesh nuk e kanė kuptuar rėndėsinė e pozicionit tė prindėrve nė jetėn tonė dhe tė drejtėn e tyre pėr tu respektuar dhe nderuar. Sot dėshiroj ti kujtoj vetes dhe juve pozicionin e vėrtetė tė prindėrve tanė, Allahu i mėshiroftė!
Birr el-Ualidejn ėshtė karakteristikė e besimtarit. Hasan el Basri e ka pėrkufizuar atė kėshtu: "Al-Birr ėshtė ti bindesh prindėrve nė gjithēka qė ata kėrkojnė, pėr aq sa nuk ėshtė mosbindje ndaj Allahut. Ukuuk ėshtė tė mohoni prindėrit tuaj, tu mohoni atyre mirėsinė tėnde." Dijetarėt janė tė pajtimit se tė jesh respektues dhe i bindur ndaj prindėrve ėshtė farz! Ibn Hazmi ka thėnė: Bindja ndaj prindėrve ėshtė farz" dhe ka cituar ajetin: Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. (Isra, 17:23)
Qė tė kuptojmė mė mirė se ēfarė nėnkuptohet me Birr el-Ualidejn (mirėsi ndaj prindėrve), dijetarėt kanė vendosur kushtet e mėposhtme:Fėmija duhet tė vendosė dėshirėn e prindėrve mbi dėshirėn e kujtdo, pėrfshirė tė vetes, tė fėmijėve ose tė bashkėshortes. Fėmija duhet tu bindet atyre nė ēdo gjė qė ata urdhėrojnė ose ndalojnė, edhe nėse ai pajtohet ose jo me atė, pėr aq kohė sa ata nuk urdhėrojnė pėr mosbindje ndaj Allahut.
Ai duhet tu japė atyre gjithēka qė ai mendon se ata e kanė qejf, nėse e kėrkojnė atė gjė ose jo. Ai duhet tua japė atyre ato gjėra me butėsi dhe mėshirė, duke e ditur se ēfarėdo qė ai mund tė bėjė, nuk krahasohet me atė qė prindėrit e tij meritojnė.
Dashuria e Allahut vjen kur prindėrit na duan. Dhe hidhėrimi i Allahut vjen kur prindėrit janė tė hidhėruar me ne. Ibn Abasi ka thėnė: "Ai qė ėshtė mirėnjohės ndaj Allahut dhe nuk ėshtė mirėnjohės ndaj prindėrve, Allahu nuk do ta pranojė prej tij."
Profeti alejhi selam ka thėnė: Kėnaqėsia e Allahut ėshtė prej kėnaqėsisė sė prindėrve dhe zemėrimi i Allahut ėshtė prej zemėrimit tė prindėrve."Le tė mendojmė se sa prej nesh i trajtojnė mirė prindėrit. Ne na zė turpi kur ata na kėrkojnė diēka. Kurrė nuk i vizitojmė, nėse jemi larg tyre. Nė fakt, shumė njerėz i ēojnė prindėrit e tyre nė shtėpi pleqsh. Dhe kur mes nesh dhe prindėrve tanė nis njė zėnkė, shumė prej nesh u bėrtasin atyre, a thua se po zihemi me armikun tonė mė tė madh. Allahu na ruajttė tė gjithėve!Krahasojeni kėtė realitet me ata qė ishin pėrpara nesh. Dhibian ibn Ali eth-Thouri shpesh udhėtonte me tė ėmėn pėr nė Mekė. Nė atė nxehtėsi shkretėtire, ai do tė hapte njė gropė tė vogėl dhe do ta mbushte me ujė. Pastaj i drejtohej sė ėmės e i thoshte: Nėnė, ulu te ky ujė, qė tė freskohesh. "
Pėr shumė prej nesh, shokėt tanė janė mė tė rėndėsishėm sesa prindėrit. Ne e harrojmė atė ngjarjen kur njė njeri shkoi te Profeti i Zotit dhe e pyeti se kush e meritonte mė shumė shoqėrinė e tij. Profeti alejhi selam i tha: Nėna jote! Ai burri pyeti sėrish dhe pėrsėri Profeti alejhi selam i tha: Nėna jote! Ai burri pyeti sėrish dhe Profeti alejhi selam i tha: Nėna jote! Kur pyeti pėr tė katėrtėn herė, Profeti alejhi selam i tha: Babai yt!Sot, kur bėhet pyetja e zakonshme kush ėshtė shoqja jote mė e mirė?, sa veta do tė pėrgjigjeshin nėna ime!? Por ko ėshtė mėnyra se si duhet bėrė dhe pėrgjigjur kjo pyetje.
Ajo qė i kėnaq prindėrit tanė ėshtė mė e rėndėsishme se ēdo gjė tjetėr, pėr sa kohė qė nuk ėshtė mosbindje ndaj Allahut. Dijetarėt e kuptuan kėtė gjė dhe na kanė dhėnė shembullin pėr kėtė. Bin Shurejhu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, njė nga imamėt e umetit tonė, e mbante mėsimin pėrpara shtėpisė sė tij. Gjatė mėsimit, njė ditė e thėrriti e ėma qė tė ushqente pulat. Ai u ēua, e la mėsimin dhe shkoi tė ushqente pulat. Ne tė gjithė duam qė Allahu tė na i pranojė veprat e mira, pasi tė gjithė duam tė hymė nė xhenet. Tė mos harrojmė se xheneti ėshtė nė kėmbėt e nėnės. Ahmedi dhe Nesaiu kanė rrėfyer nga Muaviah ibn Xhehimeh Es-Sulemi: Babai im, Xhehimeh, shkoi te Profeti alejhi selam dhe e pyeti: O i Dėrguari i Allahut, dua tė dal tė luftoj pėr hir tė Allahut dhe dua kėshillėn tėnde. Profeti alejhi selam i tha: A e ke nėnėn gjallė? Ai i tha se po. Atėherė qėndro pranė saj, e kėshilloi Profeti alejhi selam, se xheneti ėshtė nė kėmbėt e saj."
Nė anėn tjetėr, hidhėrimi i prindėrve ose bėrja e tyre pėr tė qarė ėshtė njė nga rrugėt pėr tė fituar zemėrimin e Allahut. Imam Ahmedi tregon nga Abdullah ibn Amr ibn Al-Asi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se njė burrė shkoi tek i Dėrguari i Allahut alejhi selam pėr ti dhėnė atij besėn. Ai tha: Kam ardhur tė tė jap besėn pėr hixhret! Dhe kam lėnė pas dy prindėrit e mi duke qarė." Profeti alejhi selam e urdhėroi: Kthehu dhe ashtu siē i bėre pėr tė qarė, bėji pėr tė qeshur." Ibn Omeri ka thėnė: Bėrja e prindėrve pėr tė qarė ėshtė njė gjynah i madh.
Gjatė funeralit tė nėnė sė tij, Harith el-Akli, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, po qante. Kur e pyetėn pėrse po qante, ai u tha: Si tė mos qaj kur njėra nga dyert pėr nė xhenet mu mbyll?
www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|
|
|
22-04-07, 15:52
|
#63
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
A duhet t'i tregoj cdo gje bashkeshortit?
Kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme dhe me vend, sepse lidhet me shumė probleme qė mund tė lindin mė vonė.
Disa prej bashkėshorteve tė reja pyesin:
A ėshtė prej dashurisė dhe sinqeritetit ndaj bashkėshortit tim, qė ta lajmėroj pėr ēdo gjė qė lidhet me mua dhe jetėn time?
A ta informoj pėr tė gjitha sekretet e mia dhe pėr ēdo gjė qė e di?
Mė e mira ėshtė qė mos ti tregosh ēdo gjė! Mos e informo pėr ēdo gjė, sido qė tė jetė dashuria dhe sinqeriteti yt ndaj tij, sepse Allahu i Lartėsuar e ka lejuar rrenėn vetėm nė tre raste, ku njėri prej kėtyre rasteve ėshtė ndėrmjet dy bashkėshortėve e kjo nė disa ēėshtje.
Na lejoni qė ti shqyrtojmė disa ēėshtje nė tė cilat dijetarėt e lidhjeve bashkėshortore kanė kostatuar se informimi i tė gjitha gjėrave shkakton probleme dhe befasi ndėrmjet bashkėshortėve:
- Ti tregosh pėr tė metat e familjes tėnde dhe nė veēanti pėr prindėrit e tu dhe problemet e tyre, kjo ēėshtje ta ul vlerėn tėnde para tij si dhe do ta shtyjė qė tė shikojė familjen tende me shikim negativ si dhe kjo mund tė shkaktojė prishjen e lidhjeve ndėrmjet tij dhe familjes tėnde mė vonė.
Njėra prej bashkėshorteve thotė: E lajmėroja burrin pėr sjelljen e nėnės time tė rreptė ndaj babait tim, deri sa ai u martua me njė grua tjetėr, pas disa viteve tė martesės sonė ai filloi tė mė ofendojė nė lidhje me kėtė dhe mė thotė: Tipi yt ėshtė si tipi i nėnės tėnde dhe edhe ty do tė gjejė ashtu si e ka gjetur nėnėn tėnde!
Mos e informo pėr atė qė thotė nėna jote ndaj tij ose pėr familjen e tij ose pėr diēka tjetėr qė lidhet me atė, ose pėr atė qė thotė ndonjė pjesėtar i familjes tėnde pėr tė, vetėm nėse ėshtė pozitive ose diēka e mirė.
Njėra prej grave ka shkaktuar pėrēarje mes bashkėshortit dhe vėllait tė saj si shkak i bartjes sė disa kritikave tė thjeshta, tė cilat i ka thėnė vėllai i saj pėr bashkėshortin e saj. Kjo pėrēarje erdhi duke u shtuar gradualish derisa ēėshtja arriti nė atė se bashkėshorti i saj nuk prezanton nė atė vend ku gjendet vėllai i saj.
Ki kujdes mos tė gabosh dhe ta lajmėrosh se ty mė pėrpara te ka pėlqyer ndonjė person tjetėr para tij, sado qė tė jetė kjo dashuri e pastėr, sepse do tė ngelet diēka nė zemrėn e tij ndaj teje sado qė tė mundohesh pėr ta pėrmirėsuar kėtė dhe kjo ndoshta nganjėherė mund tė ēojė deri te dyshimi nė ty.
Mos e lajmėro asnjėherė pėr gjėrat negative qė i shikon nė familjen e tij, sado qė tė jenė tė thjeshta mundohu qė tė ia zbukurosh sa tė mundesh dhe mos e kritiko atė pėr veshjen e vėllezėrve tė tij ose tė ndonjė pjesėtari tė familjes sė tij ose mėnyrėn e gatimit tė nėnės sė tij ose tė pėrqeshėsh mobiljet e shtėpisė sė tyre, veprimet e tyre
etj.
Mos e lajmėro pėr ndjenjat tua kundrejt familjes sė tij, sado qė mos ta duash motrėn e tij ose urren ndonjė prej familjes ose tė afėrmėve tė tij. Kujdesu qė tė jesh e matur shumė kur tė flasėsh kundrejt ndonjė pjesėtari tė familjes sė tij dhe ke parasysh se a dėshiron ti qė tė flasė ai kundrejt familjes tėnde?!
Mos e lajmėro pėr realitetin e ndjenjave tuaja negative kundrejt shikimit tė tij dhe pamjes sė tij, edhe nėse nuk tė pėlqejnė flokėt e tij ose hunda e tij ose diēka tjetėr nė realitet jepi komplimente se si shkak i komplimenteve vjen dashuria, gjithashtu mos e shfaq se i ke rėnė 'pishmanit' pse je martuar me tė edhe nėse e ndjen kėtė.
www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|
|
|
23-04-07, 11:10
|
#64
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
Unė quhem Kethrin Hjugjis (Cathryn Huges) dhe jam njė e re e cila ka pranuar fenė islame. Isha rritur si e krishtere dhe isha ministreshė e ungjillit nė kishėn katolike, njė lidere e re.
Unė gjithmonė kam dyshuar nė trinitet dhe e kam pyetur veten se si ėshtė e mundur tė ekzistojė njė gjė e tillė. Kishte shumė njerėz qė mė thonin se ėshtė sikurse uji, Zoti ėshtė akull (estagfirullah) kur tė shkrihet ėshtė Jezusi (estagfirullah) dhe kur tė bie dėborė ėshtė Shpirt i Shenjtė. Marrėzira apo? Pėr kėtė arsye kjo gjithmonė mė ka hutuar.
Jam rritur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me mendime perėndimore tė cilat m'a kishin shpėrlarė trurin. Mirėpo, prapė se prapė vazhdoja tė mendoja nėse kjo ėshtė e vėrteta. Dhe, pse tė krishterėt po luftonin me tė tjerėt!
Kam pasur pėrvojė tė keqe me tė krishterėt tė cilėt mė kanė lėnduar shumė. Gjithmonė e kam vėrejtur se tė krishterėt nuk ishin tė udhėzuar mirėpo bėnin ēdo gjė tė mundur pėr t'i bindur tė tjerėt pėr fenė e re krishtere.
Kur isha e vogėl, e ndjeja se Allahu ėshtė duke folur me mua. Ai m'i tregonte gjėrat qė askush prej njerėzve nuk mund tė m'i tregonte. Allahu mė tregonte se sa shumė mė donte dhe se si i kishte krijuar yjet dhe gjithėsinė.
Mė dėrguan nė kishė qė ta gjej Zotin atje. Mirėpo, nuk ishte e njėjtė sikur ndihesha kur isha vetėm me Zotin. Pastaj, i vėreja se si femrat muslimane pėrrreth meje e bėnin pazarin dhe punėt e tjera ditore. Mendoja se ishte shumė e ēuditshme tė mbulohesha me petk, mirėpo isha shumė kureshtare ta dija se ēka kishte pas mbulesės. Mendoja se mos ishte ndonjė idol pėr ta adhuruar.
Me kalimin e kohės, unė fillova tė merrem me kėndim dhe shkruaja kėngė. Pastaj iu bashkova forcave ushtarake dhe shėrbeja nė Forcat Ajrore tė SH.B.A. Kėndoja nė klube dhe mendoja qė isha yll i botės dhe isha shumė e lumtur. Ashtu mendoja unė. Mirėpo, pastaj e pėrfundova punėn nė forcat ajrore dhe fillova tė punoj si punėtore nė shtetin e Kalifornisė.
Nė punė e lėndova shpinėn dhe kėshtu qėndrova pėr njė kohė tė gjatė. Nuk mund ta rrotulloja kokėn prej njė ane nė anėn tjetėr, poashtu nuk mund tė bartja asgjė dhe isha e kufizuar pėr disa punė. Gjatė kohės derisa shėrohesha fillova ta shkruaj njė libėr pėr pėrmirėsimin e vetvetes dhe si tė bėhemi krishterė tė vėrtetė. Mirėpo, nė fund i hodha fletėt e librit. Luftoja vazhdimisht qė t'ia bėj me dije popullit tė krishterė se janė duke bėrė gjėra tė gabuara nė lidhje me fenė krishtere. Nė fund e kuptova se nuk mund t'i bindi ata dhe hoqa dorė nga pėrpjekjet e mia.
Vitet e fundit pas aksidentit e ndjeja se Zoti ishte i vėrtetė nė jetėn time mirėpo jo sikur besonin tė krishterėt ose sikur mėsonin tė tjerėt qė e dija nė SH.B.A. E ndjeja njė zė se duhej tė shkoja nė Afrikė tė punoj si pastore e krishterė dhe t'i ndihmoj refugjatėt dhe tė amputuarit e luftės nė Sierra Lione. I dėrgova paratė pėr ta nxjerrur biletėn dhe duhej tė udhėtoja nė dhjetor kurse tani ėshtė muaji mars.
Pas kėsaj vonese e pyeta Zotin tė mė tregojė se pse gjėrat po ndodhnin nė mėnyrė tė gabuar. Gjatė kėtij viti i takova pesė muslimanė dhe u bėra shoqe e ngushtė me ta. Ata shihej se kishin njė mbėshtetje tė fortė nė paqen dhe dashurinė nė mes tyre. Kjo mė bėri shumė kureshtare dhe shkova nė bibliotekė pėr ta marrė Kur'anin. Pasi e lexova pak thashė me vete: kjo ėshtė ajo qė po e kėrkoj... E ktheva nė bibliotekė dhe vazhdova me jetėn time. Mirėpo, sa herė qė bisedoja me shoqet muslimane e ndjeja njė ngrohtėsi dhe shkėlqim pėrreth.
Pas kėsaj vonese qė ndodhi, fillova tė kuptoj se duhej tė ndėrrmirrja njė ndryshim tė madh nė jetėn time. E ndjeja veten tė pėrgjysmuar. Sapo kisha kaluar divorcin dhe babai mė kishte vdekur, e unė ndjeja se mė duhej njė drejtim i drejtė. Mė vonė e takova njė shok nga Nigeria i cili mė bėri ta ndjej Islamin edhe mė shumė. Ai mė ndihmoi tė shoh se si Allahu mė ndihmon. Poashtu e doja tė njėjtėn paqe, dashuri dhe mbėshtetje tė fortė si muslimanėt.
Mė 5 Mars iu zotova me besnikėri Allahut dhe tani jam muslimane. E kam pėrqafuar Islamin dhe tani po e kuptoj se si Allahu kishte dashur qė unė ta njihja Atė gjatė gjithė jetės sime. Ai ėshtė Zoti im dhe tani pėr tani jam shumė e lumtur dhe shpresoj se Allahu do tė mė udhėzojė nė rrugė tė drejtė pėr atė qė ka planifikuar pėr mua.
E falėnderoj Allahun pėr ndihmėn, pėr faljen e gabimeve tė mia dhe qė mė ka dhėnė njė jetė tė re nė rrugėn e Tij.
Inshallah tani e filloj njė udhėtim tė ri, njihem me shumė miq muslimanė, rritem me Islamin dhe poashtu e studioj Kur'anin.
Unė jam njė person i ri tani dhe jam shumė e kėnaqur me Zotin tim tė vėrtetė! Unė jam e bekuar!!!
Ėshtė marrė nga: www.whatisislam.com
Shkruar nga Cathryn Hugheson tė martėn mė 6 mars 2001
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|
|
|
24-04-07, 19:53
|
#65
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
AJO E BEN VETEN TE DASHUR NDAJ BASHKESHORTIT TE SAJ
Nga Anglishtja: Arsim Jonuzi
Gruaja e vėrtetė muslimane ėshtė gjithmonė tenton dhe dėshiron ta fitojė dashurinė e bashkėshortit tė saj dhe ta kėnaqė atė. Ajo i flet atij fjalė tė sjellshme dhe jo fjalė mėrzitėse. Ajo i sjell atij lajme tė mira, por lajmet e kėqija mundohet ti fshehė sa mė shumė qė mundet, apo ia tregon nė atė kohė qė ėshtė mė e pėrshtatshme pėr tė. Nėse ajo e vėren se lajmin e keq duhet patjetėr tia tregojė bashkėshortit, atehėrė ajo e gjen kohėn mė tė duhur pėr ta bėrė atė. Kėshtu godtija do tė ishte mė e lehtė pėr tė (bashkėshortin). Kjo me tė vėrtetė ėshtė njė aftėsi e mire dhe njėkohėsisht e rrallė sepse gjendet vetėm tek femrat e menēura.
Shembull i kėtillė prej femrave muslimane ishte Aishja r.a. e cila iu afrua pejgamberit s.a.v.s. atėbotė kur pejgamberi s.a.v.s. u pat larguar prej tyre pėr njė muaj. Ai s.a.v.s. pat thėnė: Nuk do tiu afrohem atyre pėr njė muaj! Kur kaluan 29 ditė, ai sė pari erdhi te Aishja r.a.. Ajo i tha: U betove se do tė qėndrosh pėr njė muaj larg nesh dhe vetėm 29 ditė kanė kaluar, i kam numėruar njė nga njė. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Ky muaj i ka pasur 29 ditė.
Kur Aishja r.a. i tregoi pejgamberit s.a.v.s. se i kishte numėruar 29 ditėt, kjo ishte njė shenjė e pastėr qė e shfaqte dashurinė e Aishes kundrejt bashkėshortit tė saj (pejgamberit s.a.v.s.) se si ajo e kishte numėruar kohėn nga malli qė e kishte pasur pėr pejgamberin s.a.v.s.. Kjo qė e tha Aishja, pejgamberin s.a.v.s. e gėzoi edhe mė shumė, kėshtuqė kur iu khtye bashkėshortėve tė tij, filloi sė pari me tė.
Gruaja muslimane e vėrtetė i njeh dhe i heton pėlqimet dhe shprehitė e bashkėshortit tė saj dhe mundohet qė (atyre pėlqimeve dhe shprehive) tu qėndrojė si duhet, me qėllim qė martesa e tyre tė mos shkatėrrohet. Ėshtė rrėfyer se Shurejhi ishte martuar me njė femėr nga fisi Benu Handhale. Nė natėn e tyre tė martesės, secili prej tyre i falėn dy rekate dhe e lutėn All-llahun qė ti bekojė ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: Unė jam e huaj dhe nuk di shumė pėr ty. Mė trego se ēka pėlqen, kėshtuqė do ta bėj atė dhe tregomė se ēka nuk pėlqen dhe do tė shmangem nga ajo. Shurejhi ka thėnė: Ajo ka qėndruar me mua pėr 20 vite dhe asnjėherė nuk ėshtė dashur ta qortoj, pėrveē se nė njė rast e edhe nė atė rast unė isha gabim.
Kjo ėshtė gruaja plot rrespekt ashtu siē e do Islami, e pėrgjegjshme pėr shtėpinė e tij, lojale ndaj bashkėshortit tė saj dhe gjithmonė e kujdesshme pėr ta mabajtur nė kėmbė lidhjen me bashkėshortin e saj. Nėse diēka e ērregullon martesėn e tyre, ajo nxiton ta qetėsojė situatėn me mirėkuptimin dhe dashurinė e saj tė sinqertė. Ajo nuk e dėgjon pėshpėritjen e djallit, i cili e nxit tė bėjė keq dhe ajo asnjėherė nuk nxiton tė kėrkojė shkurorėzim nga bashkėshorti i saj. Pejgamberi s.a.v.s. u dha vėrejtje atyre grave qė kėrkojnė shkurorėzim pa ndonjė arsye legjitime se mund tė mos e ndjejnė aromėn e Parajsės: Nėse ndonjė grua i kėrkon shkurorėzim bashkėshortit tė saj pa ndonjė arsye tė fortė, nuk do tė ndiejė aromėn e Parajsės.
|
|
|
25-04-07, 01:01
|
#66
|
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
|
A vetem Gruja per te u qujt e mire dhe e divotshme dhe per te hyr ne parajs,po u detyruka me i then burrit fjal te mire dhe te ambla dhe me ju nenshtrua,tue ba gjithcka per te,,po burri a duhet edhe aj te sjellet me gruan me butesi,me fjal te ambla dhe me mirenjohje ndaj saj?
|
|
|
25-04-07, 11:13
|
#67
|
.:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:.
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SoKoLi-i-Maleve
A vetem Gruja per te u qujt e mire dhe e divotshme dhe per te hyr ne parajs,po u detyruka me i then burrit fjal te mire dhe te ambla dhe me ju nenshtrua,tue ba gjithcka per te,,po burri a duhet edhe aj te sjellet me gruan me butesi,me fjal te ambla dhe me mirenjohje ndaj saj?
|
Tema eshte per femren sokol, pra ketu shpjegohet se si femra duhet te jetoje e lumtur me burrin e saj, e sigurisht kjo eshte ne menyre reciproke, pra, kur gruaja eshte e lumtur me burrin, ne menyre te ndersjellte edhe burri eshte i lumtur me gruan e tij!
|
|
|
25-04-07, 19:14
|
#68
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
Caj per vjehrra
Shumė kohė mė parė, vajza e quajtur Li-Li ishte martuar dhe kishte shkuar tė jetojė te bashkėshorti i saj dhe nėna e tij. Pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, Li-Li kishte kuptuar se assesi nuk do tia arrinte tė pajtohet me vjehrrėn e saj. Sjellja e tyre ishte aq e ndryshme, ashtu qė Li-Li hidhėrohej shumė shkaku i disa shprehive tė vjehrrės, nė ēka vjehrra i ishte pėrgjigjur nė mėnyrė kritikuese.
Kaluan ditė e javė
Li-Li dhe vjehrra e saj asnjėherė nuk u ndalėn sė zėnuri. Megjithatė, fakti qė Li-Li sipas traditės sė vjetėr kineze, ėshtė e obliguar ti nėnshtrohet vjehrrės dhe ti plotėson kėrkesat e saj, edhe mė tepėr e kishte rėnduar situatėn. Shkaku i tė gjitha kėtyre mosmarrėveshjeve dhe zėnkave nė shtėpi, bashkėshorti i saj shumė kishte hjekur.
Nė fund Li-Li mė nuk kishte patur fuqi tė duronte sjelljen e keqe tė vjehrrės sė saj, andaj kishte vendosur qė tė ndėrmerr diēka sa mė parė. Li-Li ishte nisur te miku i mirė i tė atit, zotėri Huangu i cili shiste ēajra. Ia kishte treguar tėrė situatėn dhe e kishte pyetur a kishte ai ndonjė helm, nė mėnyrė qė ta zgjidhte problemin. Zotėri Huangu ishte menduar pėr njė cast dhe nė fund i ishte pėrgjigjur: Li-Li, do tė tė ndihmoj ta zgjedhės problemin mirėpo duhet tė mė dėgjosh mirė dhe tė bėsh ashtu siē tė them. Li-Li tha: Po, zotėri Huang, do tė veproj ēdo gjė qė do tė mė thoni.
Zotėri Huangu shkoi nė dhomėn tjetėr dhe pas disa minutash kthehet me njė pako ēajra. Pastaj i thotė Li-Lit: Mund tė shfrytėzosh helm qė ndikon shpejt nė mėnyrė qė tė lirohesh nga vjehrra jote, megjithatė kjo mund tė shkaktojė dyshime tek njerėzit. Pėr kėtė shkak, tė kam dhėnė shumė ēajra tė cilėt do ta helmojnė organizmin e saj ngadalė. Ēdo tė dytėn ditė pėrgatit ushqim tė shijshėm edhe vėndo pak nga kėto barėra nė ushqimin e saj. Mirėpo duhet tė kujdesesh qė askush mos tė dyshojė nė ty kur ajo tė vdesė, duhet tė jesh shumė e kujdesshme dhe tė ndėrrosh sjelljen ndaj saj, tė jesh e sjellshme dhe e kėndshme. Mos u zė, vepro atė qė ajo thotė dhe sillu ndaj saj si tė jetė mbretėreshė.
Li-Li u bė shumė e lumtur. Iu falėnderua zotėri Huangut dhe shpejtoi nė shtėpi qė sa mė parė tė fillonte me planin e mbytjes sė vjehrrės.
Kaluan javė, kaluan edhe muaj
Li-Li nė ēdo tė dytėn ditė servonte ushqim special tė shijshėm pėr vjehrrėn e saj. Kujtonte ēka i kishte thėnė zotėri Huangu nė mėnyrė qė ti ikė paraqitjes sė dyshimit tek njerėzit, ashtu qė kontrollonte sjelljen e saj, ishte e dėgjueshme ndaj vjehrrės dhe sillej ndaj saj sikur tė ishte mbretėreshė. Pas gjashtė muajve, e tėrė atmosfera shtėpiake ishte ndyshuar. Li-Li ishte mėsuar aq mirė si ta kontrollonte veten, ashtu qė asnjėherė mė nuk ishte hidhėruar apo bėrė nervoze. Nuk kishte patur as njė shkak tė vogėl nga vjehrra e saj gjatė gjashtė muajve tė fundit. Vjehrra i ishte dukur si e saja, kėshtu qė pajtueshmėria mes tyre dukej dukshėm. Edhe sjellja e saj ndaj Li-Lit ishte ndėrruar, kishte filluar ta dojė nusen sikur ta kishte vajzė tė saj. Pandarė u kishte folur familjarėve dhe miqve se si Li-Li ishte nusja mė e mirė qė ndonjėherė do kishte dashur. Li-Li dhe vjehrra e saj tanimė shumė mirė pajtoheshin mes vete, sikur tė ishin nėnė dhe bijė. Burri i Li-Lit ishte mjaft i lumtur kur shihte se ēka po ndodhte nė shtėpinė e tij kohėve tė fundit.
Njė ditė, Li-Li prap kishte shkuar tė zotėri Huangu edhe prap e kishte lutur pėr ndihmė: Zotėriu i dashur Huang, ju lutem mė ndihmoni qė tė ndaloj helmin tė mbysė vjehrrėn time! Ajo ėshtė bėrė grua shumė e mirė edhe e dua si nėnėn time. Nuk dėshiroj tė vdesė nga helmi qė unė i kam dhėnė!
Zotėri Huangu u buzėqesh dhe lėkundi kokėn: Li-Li, mos u mėrzit. Asnjėherė nuk tė kam dhėnė helm. Ēajrat kanė qenė vitaminė pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė saj. Helmi i vetėm ka qenė nė mendimet e tua, dhe sjelljen ndaj saj, por edhe ai mė nuk ėshtė, ngase dashuria jote ndaj saj ėshtė ndryshuar.
Vallė, a keni menduar ndonjėherė se ashtu si do ta trajtoni veten, ashtu do ju trajtojnė edhe tė tjerėt?
Nė Kinė thonė: Personi qė i don tė tjetėr ėshtė person qė edhe tė tjerėt e dojnė!
www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|
|
|
26-04-07, 19:38
|
#69
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
Ekspozimi i sekreteve te njerezve
Kamerat televizive janė tė pėrqėndruara nė fytyrėn tėnde dhe i transmetojnė fjalėt dhe shpresat tua. Ato transmetojnė lėngimet dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet mė tė vogla tė asaj ēfarė ndodh nė mes juve dhe bashkėshortit nė dhomėn e fjetjes. Kėto kamera tė televizionit e trasmetojnė gjithė kėtė deri te veshėt qė dėgjojnė duke I pėrdorur fjalėt tua.
Pėr ta elaboruar kėtė themi se disa gra, sidomos ato qė veē sa janė martuar, u pėlqen tė bisedojnė me shoqet e tyre dhe tė afėrmet pėr bashkėshortėt duke thenė: Ai tha atė ose kėtė; ai mė bleu njė bylyzik ose mė ēoi nė njė vend tė mrekulueshėm, e kėshtu me radhė. Disa nga ato madje i pėrsėrisin fjalėt e dashurisė qė burrat ua thonė, disa herė duke thėnė se bashkėshortėt e tyre nuk mund tė qėndrojnė larg tyre, bile edhe pėr njė kohė tė shkrutė! Dikush nga ato ndoshta flet pėr shprehitė e burrit tė vet sa i pėrket gjumit dhe problemet qė i ka me kėtė, duka ua pėrshkruar bashkėshortin shoqeve, duke i pėrmendur tė metat dhe gabimet e tij e kėshtu me radhė. E gjithė kjo ėshtė e palejueshme nė fe, pashije dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, njė lloj pėrgojimi dhe bartje fjalėsh. Nuk ėshtė e udhės qė gruaja tė pėrmend qoftė edhe njė vepėr tė mire qė ai e kryenpėr hir tė Allahut, sidomos nėse ai nuk e dėshiron qė tė tjerėt ta dinė.
E nderuara motėr nė Islam! Pse bisedoni pėr njė ēėshtje qė ai ua ka pėrcjell nė besueshmėri? Mendoni pėr gratė, tė cilave u pėlqen t'ju dėgjojnė kur ju ekspozoni sekretet tuaja, disa nga ato do tė gėzohen qė shoqja e tyre ėshtė e lumtur, mirėpo do tė dėshironin qė bashkėshorti i shoqės tė ishte bashkėshorti i tyre ose i bijave tė tyre. Disa nga kėto gra i krahasojnė bashkėshortėt e tyre me bashkėshortin pėr tė cilin mburret shoqja gjithė kohėn dhe ato fillojnė tė mendojnė se kurrė nuk kanė qenė tė lumtura ose kurrė nuk kanė dėgjuar ndonjė fjalė tė mire nga bashkėshortėt e tyre. Nė kėtė mėnyrė, nėse ekspozoni sekretet tua dhe bisedoni pėr bashkėshortin me gratė tjera, ju ndoshta do tė ndihmoni nė shkatėrrimin e martesave tė kėtyre grave.
E nderuara motėr e martuar, a ėshtė me rėndėsi qė ju t'i ekspozoni sekretet tuaja, ose ato tė bashkėshortit, ndaj atyre qė as nuk do tė pėrfitojnė e as nuk do t'ju pėrkrahin nėse dėgjojnė lajme tė tilla. Nė tė kundėrtėn, ato ndoshta do t'ju kenė zili dhe do ta hedhin syrin e keq nė ju dhe nė martesėn tuaj. Po ashtu ju dhe bashkėshorti juaj do tė jeni temė e bisedės nė shumė ndeja, ku ju nuk jeni tė pranishėm dhe ju do tė bėheni temė e bisedave dhe shakave, ajo ēfarė ka ndodhur mes juve do tė bėhet pėrrall pėr t'u treguar. Kjo nuk ėshtė mėnyra pėr ta ēmuar dhuntinė qė Allahu i ka dhėnė motrės muslimane, duke e martuar me njė burrė tė pėrshtatshėm.
Si rrjedhim, nėse ju e ekspozoni atė qė ndodh nė martesėn tuaj, sidomos nė natėn, javėn, muajin dhe vitin e parė, ky lajm do tė arrijė nė veshėt e shumė grave dhe burrave. Mendoni se a do tė ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do tė pėrgjigjeshit nė mohore. Pėr kėtė arsye duhet tė jeni nė dijeni pėr kamerat e televizionit qė janė fokusuar nė fytyrėn tėnde, kur ju jeni duke biseduar me tė afėrmet, shoqet, motrat etj., sepse ēfarė do qė thoni mund tė bėhet 'program sentimental me seri' qė tranmetohet nė shumė shtėpi. Pėrmbaje gjuhėn tėnde!
Marrė nga libri: "Pengesat nė rrugė, Abdul Malik El-Kasim
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
|
|
|
26-04-07, 22:23
|
#70
|
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
|
| |