Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-04-07, 07:27   #61
Alko71
 
Avatari i Alko71
 
Anėtarėsuar: 04-09-06
Postime: 215
Alko71 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SoKoLi-i-Maleve
Pse a sbon me ju ndimhmue atyne qe sjan islam?Sa keq!
ps:ndihme i jepet ati/asaj qe ka nevoj dhe nuk diskriminohet.ne baze feje,gjinije,race apo kombi.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Lijanna
Shpenzo pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt
Ketu hyjne njerezit e te gjitha besimeve.
Alko71 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-04-07, 15:39   #62
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Nena ime shoqja me e mire
Allahu i Lartėsuar na urdhėron: “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl.” (Isra, 17:23-24)
Njė burrė erdhi te Profeti alejhi selam pėr t’i kėrkuar leje pėr nė luftė dhe i Dėrguari i Zotit e pyeti: “A i ke prindėrit gjallė?” Ai u pėrgjigj se po dhe atėherė i Dėrguari alejhi selam i tha: “Lufta jote ėshtė trajtimi i mirė i tyre.”
Nėse dikush do t’ju ofronte njė drekė, cila do tė ishte pėrgjigjja juaj? Pa dyshim ju do tė buzėqeshnit, do tė silleshit mirė dhe do tė ruanit njė vend tė veēantė pėr tė nė zemrėn tuaj. Si ėshtė e mundur qė prindėrit tanė marrin prej nesh vetėm shikime tė ftohta dhe trajtim tė hidhur dhe janė ata qė janė nė jetėt tona?
Pėr njėzet ose tridhjetė vjet ata na ushqejnė, na veshin, na lajnė e na mbulojnė me butėsi. Dashuria e tyre pėr ne nuk vdes kurrė, edhe nėse ne vdesim. Dashuria e tyre shkon pėrtej nesh, te fėmijėt tanė e te fėmijėt e fėmijėve tanė.
Vėllezėr e motra, ne tė gjithė kemi prindėr, qofshin ata me ne ose jo. Shumė prej nesh nuk e kanė kuptuar rėndėsinė e pozicionit tė prindėrve nė jetėn tonė dhe tė drejtėn e tyre pėr t’u respektuar dhe nderuar. Sot dėshiroj t’i kujtoj vetes dhe juve pozicionin e vėrtetė tė prindėrve tanė, Allahu i mėshiroftė!
“Birr el-Ualidejn” ėshtė karakteristikė e besimtarit. Hasan el Basri e ka pėrkufizuar atė kėshtu: "Al-Birr ėshtė t’i bindesh prindėrve nė gjithēka qė ata kėrkojnė, pėr aq sa nuk ėshtė mosbindje ndaj Allahut. “Ukuuk” ėshtė tė mohoni prindėrit tuaj, t’u mohoni atyre mirėsinė tėnde." Dijetarėt janė tė pajtimit se tė jesh respektues dhe i bindur ndaj prindėrve ėshtė farz! Ibn Hazmi ka thėnė: “Bindja ndaj prindėrve ėshtė farz" dhe ka cituar ajetin: “Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve.” (Isra, 17:23)
Qė tė kuptojmė mė mirė se ēfarė nėnkuptohet me Birr el-Ualidejn (mirėsi ndaj prindėrve), dijetarėt kanė vendosur kushtet e mėposhtme:Fėmija duhet tė vendosė dėshirėn e prindėrve mbi dėshirėn e kujtdo, pėrfshirė tė vetes, tė fėmijėve ose tė bashkėshortes. Fėmija duhet t’u bindet atyre nė ēdo gjė qė ata urdhėrojnė ose ndalojnė, edhe nėse ai pajtohet ose jo me atė, pėr aq kohė sa ata nuk urdhėrojnė pėr mosbindje ndaj Allahut.
Ai duhet t’u japė atyre gjithēka qė ai mendon se ata e kanė qejf, nėse e kėrkojnė atė gjė ose jo. Ai duhet t’ua japė atyre ato gjėra me butėsi dhe mėshirė, duke e ditur se ēfarėdo qė ai mund tė bėjė, nuk krahasohet me atė qė prindėrit e tij meritojnė.
Dashuria e Allahut vjen kur prindėrit na duan. Dhe hidhėrimi i Allahut vjen kur prindėrit janė tė hidhėruar me ne. Ibn Abasi ka thėnė: "Ai qė ėshtė mirėnjohės ndaj Allahut dhe nuk ėshtė mirėnjohės ndaj prindėrve, Allahu nuk do ta pranojė prej tij."
Profeti alejhi selam ka thėnė: “Kėnaqėsia e Allahut ėshtė prej kėnaqėsisė sė prindėrve dhe zemėrimi i Allahut ėshtė prej zemėrimit tė prindėrve."Le tė mendojmė se sa prej nesh i trajtojnė mirė prindėrit. Ne na zė turpi kur ata na kėrkojnė diēka. Kurrė nuk i vizitojmė, nėse jemi larg tyre. Nė fakt, shumė njerėz i ēojnė prindėrit e tyre nė shtėpi pleqsh. Dhe kur mes nesh dhe prindėrve tanė nis njė zėnkė, shumė prej nesh u bėrtasin atyre, a thua se po zihemi me armikun tonė mė tė madh. Allahu na ruajttė tė gjithėve!Krahasojeni kėtė realitet me ata qė ishin pėrpara nesh. Dhibian ibn Ali eth-Thouri shpesh udhėtonte me tė ėmėn pėr nė Mekė. Nė atė nxehtėsi shkretėtire, ai do tė hapte njė gropė tė vogėl dhe do ta mbushte me ujė. Pastaj i drejtohej sė ėmės e i thoshte: “Nėnė, ulu te ky ujė, qė tė freskohesh. "
Pėr shumė prej nesh, shokėt tanė janė mė tė rėndėsishėm sesa prindėrit. Ne e harrojmė atė ngjarjen kur njė njeri shkoi te Profeti i Zotit dhe e pyeti se kush e meritonte mė shumė shoqėrinė e tij. Profeti alejhi selam i tha: “Nėna jote!” Ai burri pyeti sėrish dhe pėrsėri Profeti alejhi selam i tha: “Nėna jote!” Ai burri pyeti sėrish dhe Profeti alejhi selam i tha: “Nėna jote!” Kur pyeti pėr tė katėrtėn herė, Profeti alejhi selam i tha: “Babai yt!”Sot, kur bėhet pyetja e zakonshme “kush ėshtė shoqja jote mė e mirė?, sa veta do tė pėrgjigjeshin “nėna ime”!? Por ko ėshtė mėnyra se si duhet bėrė dhe pėrgjigjur kjo pyetje.
Ajo qė i kėnaq prindėrit tanė ėshtė mė e rėndėsishme se ēdo gjė tjetėr, pėr sa kohė qė nuk ėshtė mosbindje ndaj Allahut. Dijetarėt e kuptuan kėtė gjė dhe na kanė dhėnė shembullin pėr kėtė. Bin Shurejhu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, njė nga imamėt e umetit tonė, e mbante mėsimin pėrpara shtėpisė sė tij. Gjatė mėsimit, njė ditė e thėrriti e ėma qė tė ushqente pulat. Ai u ēua, e la mėsimin dhe shkoi tė ushqente pulat.
Ne tė gjithė duam qė Allahu tė na i pranojė veprat e mira, pasi tė gjithė duam tė hymė nė xhenet. Tė mos harrojmė se xheneti ėshtė nė kėmbėt e nėnės. Ahmedi dhe Nesaiu kanė rrėfyer nga Muaviah ibn Xhehimeh Es-Sulemi: “Babai im, Xhehimeh, shkoi te Profeti alejhi selam dhe e pyeti: “O i Dėrguari i Allahut, dua tė dal tė luftoj pėr hir tė Allahut dhe dua kėshillėn tėnde.” Profeti alejhi selam i tha: “A e ke nėnėn gjallė?” Ai i tha se po. “Atėherė qėndro pranė saj”, e kėshilloi Profeti alejhi selam, “se xheneti ėshtė nė kėmbėt e saj."
Nė anėn tjetėr, hidhėrimi i prindėrve ose bėrja e tyre pėr tė qarė ėshtė njė nga rrugėt pėr tė fituar zemėrimin e Allahut. Imam Ahmedi tregon nga Abdullah ibn Amr ibn Al-Asi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se njė burrė shkoi tek i Dėrguari i Allahut alejhi selam pėr t’i dhėnė atij besėn. Ai tha: “Kam ardhur tė tė jap besėn pėr hixhret! Dhe kam lėnė pas dy prindėrit e mi duke qarė." Profeti alejhi selam e urdhėroi: “Kthehu dhe ashtu siē i bėre pėr tė qarė, bėji pėr tė qeshur." Ibn Omeri ka thėnė: “Bėrja e prindėrve pėr tė qarė ėshtė njė gjynah i madh.”
Gjatė funeralit tė nėnė sė tij, Harith el-Akli, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, po qante. Kur e pyetėn pėrse po qante, ai u tha: “Si tė mos qaj kur njėra nga dyert pėr nė xhenet m’u mbyll?”

www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-04-07, 15:52   #63
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

A duhet t'i tregoj cdo gje bashkeshortit?

Kjo ėshtė njė pyetje e rėndėsishme dhe me vend, sepse lidhet me shumė probleme qė mund tė lindin mė vonė.

Disa prej bashkėshorteve tė reja pyesin:

A ėshtė prej dashurisė dhe sinqeritetit ndaj bashkėshortit tim, qė ta lajmėroj pėr ēdo gjė qė lidhet me mua dhe jetėn time?

A ta informoj pėr tė gjitha sekretet e mia dhe pėr ēdo gjė qė e di?

Mė e mira ėshtė qė mos t’i tregosh ēdo gjė! Mos e informo pėr ēdo gjė, sido qė tė jetė dashuria dhe sinqeriteti yt ndaj tij, sepse Allahu i Lartėsuar e ka lejuar rrenėn vetėm nė tre raste, ku njėri prej kėtyre rasteve ėshtė ndėrmjet dy bashkėshortėve e kjo nė disa ēėshtje.

Na lejoni qė t’i shqyrtojmė disa
ēėshtje nė tė cilat dijetarėt e lidhjeve bashkėshortore kanė kostatuar se informimi i tė gjitha gjėrave shkakton probleme dhe befasi ndėrmjet bashkėshortėve:
- T’i tregosh pėr tė metat e familjes tėnde dhe nė ve
ēanti pėr prindėrit e tu dhe problemet e tyre, kjo ēėshtje ta ul vlerėn tėnde para tij si dhe do ta shtyjė qė tė shikojė familjen tende me shikim negativ si dhe kjo mund tė shkaktojė prishjen e lidhjeve ndėrmjet tij dhe familjes tėnde mė vonė.
Njėra prej bashkėshorteve thotė: E lajmėroja burrin pėr sjelljen e nėnės time tė rreptė ndaj babait tim, deri sa ai u martua me njė grua tjetėr, pas disa viteve tė martesės sonė ai filloi tė mė ofendojė nė lidhje me kėtė dhe mė thotė: Tipi yt ėshtė si tipi i nėnės tėnde dhe edhe ty do tė gjejė ashtu si e ka gjetur nėnėn tėnde!

Mos e informo pėr atė qė thotė nėna jote ndaj tij ose pėr familjen e tij ose pėr di
ēka tjetėr qė lidhet me atė, ose pėr atė qė thotė ndonjė pjesėtar i familjes tėnde pėr tė, vetėm nėse ėshtė pozitive ose diēka e mirė.

Njėra prej grave ka shkaktuar pėrēarje mes bashkėshortit dhe vėllait tė saj si shkak i bartjes sė disa kritikave tė thjeshta, tė cilat i ka thėnė vėllai i saj pėr bashkėshortin e saj. Kjo pėrēarje erdhi duke u shtuar gradualish derisa ēėshtja arriti nė atė se bashkėshorti i saj nuk prezanton nė atė vend ku gjendet vėllai i saj.

Ki kujdes mos tė gabosh dhe ta lajmėrosh se ty mė pėrpara te ka pėlqyer ndonjė person tjetėr para tij, sado qė tė jetė kjo dashuri e pastėr, sepse do tė ngelet diēka nė zemrėn e tij ndaj teje sado qė tė mundohesh pėr ta pėrmirėsuar kėtė dhe kjo ndoshta nganjėherė mund tė ēojė deri te dyshimi nė ty.

Mos e lajmėro asnjėherė pėr gjėrat negative qė i shikon nė familjen e tij, sado qė tė jenė tė thjeshta mundohu qė tė ia zbukurosh sa tė mundesh dhe mos e kritiko atė pėr veshjen e vėllezėrve tė tij ose tė ndonjė pjesėtari tė familjes sė tij ose mėnyrėn e gatimit tė nėnės sė tij ose tė pėrqeshėsh mobiljet e shtėpisė sė tyre, veprimet e tyre…etj.

Mos e lajmėro pėr ndjenjat tua kundrejt familjes sė tij, sado qė mos ta duash motrėn e tij ose urren ndonjė prej familjes ose tė afėrmėve tė tij. Kujdesu qė tė jesh e matur shumė kur tė flasėsh kundrejt ndonjė pjesėtari tė familjes sė tij dhe ke parasysh se a dėshiron ti qė tė flasė ai kundrejt familjes tėnde?!

Mos e lajmėro pėr realitetin e ndjenjave tuaja negative kundrejt shikimit tė tij dhe pamjes sė tij, edhe nėse nuk tė pėlqejnė flokėt e tij ose hunda e tij ose diēka tjetėr nė realitet jepi komplimente se si shkak i komplimenteve vjen dashuria, gjithashtu mos e shfaq se i ke rėnė 'pishmanit' pse je martuar me tė edhe nėse e ndjen kėtė.

www.pertymoter.net

__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-04-07, 11:10   #64
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Unė quhem Kethrin Hjugjis (Cathryn Huges) dhe jam njė e re e cila ka pranuar fenė islame. Isha rritur si e krishtere dhe isha ministreshė e ungjillit nė kishėn katolike, njė lidere e re.


Unė gjithmonė kam dyshuar nė trinitet dhe e kam pyetur veten se si ėshtė e mundur tė ekzistojė njė gjė e tillė. Kishte shumė njerėz qė mė thonin se ėshtė sikurse uji, Zoti ėshtė akull (estagfirullah) kur tė shkrihet ėshtė Jezusi (estagfirullah) dhe kur tė bie dėborė ėshtė Shpirt i Shenjtė. Marrėzira apo? Pėr kėtė arsye kjo gjithmonė mė ka hutuar.

Jam rritur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me mendime perėndimore tė cilat m'a kishin shpėrlarė trurin. Mirėpo, prapė se prapė vazhdoja tė mendoja nėse kjo ėshtė e vėrteta. Dhe, pse tė krishterėt po luftonin me tė tjerėt!

Kam pasur pėrvojė tė keqe me tė krishterėt tė cilėt mė kanė lėnduar shumė. Gjithmonė e kam vėrejtur se tė krishterėt nuk ishin tė udhėzuar mirėpo bėnin ēdo gjė tė mundur pėr t'i bindur tė tjerėt pėr fenė e re krishtere.

Kur isha e vogėl, e ndjeja se Allahu ėshtė duke folur me mua. Ai m'i tregonte gjėrat qė askush prej njerėzve nuk mund tė m'i tregonte. Allahu mė tregonte se sa shumė mė donte dhe se si i kishte krijuar yjet dhe gjithėsinė.

Mė dėrguan nė kishė qė ta gjej Zotin atje. Mirėpo, nuk ishte e njėjtė sikur ndihesha kur isha vetėm me Zotin. Pastaj, i vėreja se si femrat muslimane pėrrreth meje e bėnin pazarin dhe punėt e tjera ditore. Mendoja se ishte shumė e ēuditshme tė mbulohesha me petk, mirėpo isha shumė kureshtare ta dija se ēka kishte pas mbulesės. Mendoja se mos ishte ndonjė idol pėr ta adhuruar.

Me kalimin e kohės, unė fillova tė merrem me kėndim dhe shkruaja kėngė. Pastaj iu bashkova forcave ushtarake dhe shėrbeja nė Forcat Ajrore tė SH.B.A. Kėndoja nė klube dhe mendoja qė isha yll i botės dhe isha shumė e lumtur. Ashtu mendoja unė. Mirėpo, pastaj e pėrfundova punėn nė forcat ajrore dhe fillova tė punoj si punėtore nė shtetin e Kalifornisė.

Nė punė e lėndova shpinėn dhe kėshtu qėndrova pėr njė kohė tė gjatė. Nuk mund ta rrotulloja kokėn prej njė ane nė anėn tjetėr, poashtu nuk mund tė bartja asgjė dhe isha e kufizuar pėr disa punė. Gjatė kohės derisa shėrohesha fillova ta shkruaj njė libėr pėr pėrmirėsimin e vetvetes dhe si tė bėhemi krishterė tė vėrtetė. Mirėpo, nė fund i hodha fletėt e librit. Luftoja vazhdimisht qė t'ia bėj me dije popullit tė krishterė se janė duke bėrė gjėra tė gabuara nė lidhje me fenė krishtere. Nė fund e kuptova se nuk mund t'i bindi ata dhe hoqa dorė nga pėrpjekjet e mia.

Vitet e fundit pas aksidentit e ndjeja se Zoti ishte i vėrtetė nė jetėn time mirėpo jo sikur besonin tė krishterėt ose sikur mėsonin tė tjerėt qė e dija nė SH.B.A. E ndjeja njė zė se duhej tė shkoja nė Afrikė tė punoj si pastore e krishterė dhe t'i ndihmoj refugjatėt dhe tė amputuarit e luftės nė Sierra Lione. I dėrgova paratė pėr ta nxjerrur biletėn dhe duhej tė udhėtoja nė dhjetor kurse tani ėshtė muaji mars.

Pas kėsaj vonese e pyeta Zotin tė mė tregojė se pse gjėrat po ndodhnin nė mėnyrė tė gabuar. Gjatė kėtij viti i takova pesė muslimanė dhe u bėra shoqe e ngushtė me ta. Ata shihej se kishin njė mbėshtetje tė fortė nė paqen dhe dashurinė nė mes tyre. Kjo mė bėri shumė kureshtare dhe shkova nė bibliotekė pėr ta marrė Kur'anin. Pasi e lexova pak thashė me vete: kjo ėshtė ajo qė po e kėrkoj... E ktheva nė bibliotekė dhe vazhdova me jetėn time. Mirėpo, sa herė qė bisedoja me shoqet muslimane e ndjeja njė ngrohtėsi dhe shkėlqim pėrreth.

Pas kėsaj vonese qė ndodhi, fillova tė kuptoj se duhej tė ndėrrmirrja njė ndryshim tė madh nė jetėn time. E ndjeja veten tė pėrgjysmuar. Sapo kisha kaluar divorcin dhe babai mė kishte vdekur, e unė ndjeja se mė duhej njė drejtim i drejtė. Mė vonė e takova njė shok nga Nigeria i cili mė bėri ta ndjej Islamin edhe mė shumė. Ai mė ndihmoi tė shoh se si Allahu mė ndihmon. Poashtu e doja tė njėjtėn paqe, dashuri dhe mbėshtetje tė fortė si muslimanėt.

Mė 5 Mars iu zotova me besnikėri Allahut dhe tani jam muslimane. E kam pėrqafuar Islamin dhe tani po e kuptoj se si Allahu kishte dashur qė unė ta njihja Atė gjatė gjithė jetės sime. Ai ėshtė Zoti im dhe tani pėr tani jam shumė e lumtur dhe shpresoj se Allahu do tė mė udhėzojė nė rrugė tė drejtė pėr atė qė ka planifikuar pėr mua.

E falėnderoj Allahun pėr ndihmėn, pėr faljen e gabimeve tė mia dhe qė mė ka dhėnė njė jetė tė re nė rrugėn e Tij.

Inshallah tani e filloj njė udhėtim tė ri, njihem me shumė miq muslimanė, rritem me Islamin dhe poashtu e studioj Kur'anin.

Unė jam njė person i ri tani dhe jam shumė e kėnaqur me Zotin tim tė vėrtetė! Unė jam e bekuar!!!



Ėshtė marrė nga: www.whatisislam.com

Shkruar
nga Cathryn Hugheson tė martėn mė 6 mars 2001
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-07, 19:53   #65
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

AJO E BEN VETEN TE DASHUR NDAJ BASHKESHORTIT TE SAJ



Nga Anglishtja: Arsim Jonuzi

Gruaja e vėrtetė muslimane ėshtė gjithmonė tenton dhe dėshiron ta fitojė dashurinė e bashkėshortit tė saj dhe ta kėnaqė atė. Ajo i flet atij fjalė tė sjellshme dhe jo fjalė mėrzitėse. Ajo i sjell atij lajme tė mira, por lajmet e kėqija mundohet t’i fshehė sa mė shumė qė mundet, apo ia tregon nė atė kohė qė ėshtė mė e pėrshtatshme pėr tė. Nėse ajo e vėren se lajmin e keq duhet patjetėr t’ia tregojė bashkėshortit, atehėrė ajo e gjen kohėn mė tė duhur pėr ta bėrė atė. Kėshtu “godtija” do tė ishte mė e lehtė pėr tė (bashkėshortin). Kjo me tė vėrtetė ėshtė njė aftėsi e mire dhe njėkohėsisht e rrallė sepse gjendet vetėm tek femrat e menēura.


Shembull i kėtillė prej femrave muslimane ishte Aishja r.a. e cila iu afrua pejgamberit s.a.v.s. atėbotė kur pejgamberi s.a.v.s. u pat larguar prej tyre pėr njė muaj. Ai s.a.v.s. pat thėnė: “Nuk do t’iu afrohem atyre pėr njė muaj!” Kur kaluan 29 ditė, ai sė pari erdhi te Aishja r.a.. Ajo i tha: “U betove se do tė qėndrosh pėr njė muaj larg nesh dhe vetėm 29 ditė kanė kaluar, i kam numėruar njė nga njė.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Ky muaj i ka pasur 29 ditė.”

Kur Aishja r.a. i tregoi pejgamberit s.a.v.s. se i kishte numėruar 29 ditėt, kjo ishte njė shenjė e pastėr qė e shfaqte dashurinė e Aishes kundrejt bashkėshortit tė saj (pejgamberit s.a.v.s.) se si ajo e kishte numėruar kohėn nga malli qė e kishte pasur pėr pejgamberin s.a.v.s.. Kjo qė e tha Aishja, pejgamberin s.a.v.s. e gėzoi edhe mė shumė, kėshtuqė kur iu khtye bashkėshortėve tė tij, filloi sė pari me tė.
Gruaja muslimane e vėrtetė i njeh dhe i heton pėlqimet dhe shprehitė e bashkėshortit tė saj dhe mundohet qė (atyre pėlqimeve dhe shprehive) t’u qėndrojė si duhet, me qėllim qė martesa e tyre tė mos shkatėrrohet. Ėshtė rrėfyer se Shurejhi ishte martuar me njė femėr nga fisi Benu Handhale. Nė natėn e tyre tė martesės, secili prej tyre i falėn dy rekate dhe e lutėn All-llahun qė t’i bekojė ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: “Unė jam e huaj dhe nuk di shumė pėr ty. Mė trego se ēka pėlqen, kėshtuqė do ta bėj atė dhe tregomė se ēka nuk pėlqen dhe do tė shmangem nga ajo.” Shurejhi ka thėnė: “Ajo ka qėndruar me mua pėr 20 vite dhe asnjėherė nuk ėshtė dashur ta qortoj, pėrveē se nė njė rast e edhe nė atė rast unė isha gabim.”

Kjo ėshtė gruaja plot rrespekt ashtu siē e do Islami, e pėrgjegjshme pėr shtėpinė e tij, lojale ndaj bashkėshortit tė saj dhe gjithmonė e kujdesshme pėr ta mabajtur nė kėmbė lidhjen me bashkėshortin e saj. Nėse diēka e ērregullon martesėn e tyre, ajo nxiton ta qetėsojė situatėn me mirėkuptimin dhe dashurinė e saj tė sinqertė. Ajo nuk e dėgjon pėshpėritjen e djallit, i cili e nxit tė bėjė keq dhe ajo asnjėherė nuk nxiton tė kėrkojė shkurorėzim nga bashkėshorti i saj. Pejgamberi s.a.v.s. u dha vėrejtje atyre grave qė kėrkojnė shkurorėzim pa ndonjė arsye legjitime se mund tė mos e ndjejnė aromėn e Parajsės: “Nėse ndonjė grua i kėrkon shkurorėzim bashkėshortit tė saj pa ndonjė arsye tė fortė, nuk do tė ndiejė aromėn e Parajsės.”
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 01:01   #66
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Question

A vetem Gruja per te u qujt e mire dhe e divotshme dhe per te hyr ne parajs,po u detyruka me i then burrit fjal te mire dhe te ambla dhe me ju nenshtrua,tue ba gjithcka per te,,po burri a duhet edhe aj te sjellet me gruan me butesi,me fjal te ambla dhe me mirenjohje ndaj saj?
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 11:13   #67
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Smile

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SoKoLi-i-Maleve
A vetem Gruja per te u qujt e mire dhe e divotshme dhe per te hyr ne parajs,po u detyruka me i then burrit fjal te mire dhe te ambla dhe me ju nenshtrua,tue ba gjithcka per te,,po burri a duhet edhe aj te sjellet me gruan me butesi,me fjal te ambla dhe me mirenjohje ndaj saj?
Tema eshte per femren sokol, pra ketu shpjegohet se si femra duhet te jetoje e lumtur me burrin e saj, e sigurisht kjo eshte ne menyre reciproke, pra, kur gruaja eshte e lumtur me burrin, ne menyre te ndersjellte edhe burri eshte i lumtur me gruan e tij!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 19:14   #68
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Caj per vjehrra

Shumė kohė mė parė, vajza e quajtur Li-Li ishte martuar dhe kishte shkuar tė jetojė te bashkėshorti i saj dhe nėna e tij. Pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, Li-Li kishte kuptuar se assesi nuk do t’ia arrinte tė pajtohet me vjehrrėn e saj. Sjellja e tyre ishte aq e ndryshme, ashtu qė Li-Li hidhėrohej shumė shkaku i disa shprehive tė vjehrrės, nė ēka vjehrra i ishte pėrgjigjur nė mėnyrė kritikuese.
Kaluan ditė e javė… Li-Li dhe vjehrra e saj asnjėherė nuk u ndalėn sė zėnuri. Megjithatė, fakti qė Li-Li sipas traditės sė vjetėr kineze, ėshtė e obliguar t’i nėnshtrohet vjehrrės dhe t’i plotėson kėrkesat e saj, edhe mė tepėr e kishte rėnduar situatėn. Shkaku i tė gjitha kėtyre mosmarrėveshjeve dhe zėnkave nė shtėpi, bashkėshorti i saj shumė kishte hjekur.
Nė fund Li-Li mė nuk kishte patur fuqi tė duronte sjelljen e keqe tė vjehrrės sė saj, andaj kishte vendosur qė tė ndėrmerr diēka sa mė parė. Li-Li ishte nisur te miku i mirė i tė atit, zotėri Huangu i cili shiste ēajra. Ia kishte treguar tėrė situatėn dhe e kishte pyetur a kishte ai ndonjė helm, nė mėnyrė qė ta zgjidhte problemin. Zotėri Huangu ishte menduar pėr njė cast dhe nė fund i ishte pėrgjigjur: “Li-Li, do tė tė ndihmoj ta zgjedhės problemin mirėpo duhet tė mė dėgjosh mirė dhe tė bėsh ashtu siē tė them.” Li-Li tha: “Po, zotėri Huang, do tė veproj ēdo gjė qė do tė mė thoni.
”
Zotėri Huangu shkoi nė dhomėn tjetėr dhe pas disa minutash kthehet me njė pako ēajra. Pastaj i thotė Li-Lit: “Mund tė shfrytėzosh helm qė ndikon shpejt nė mėnyrė qė tė lirohesh nga vjehrra jote, megjithatė kjo mund tė shkaktojė dyshime tek njerėzit. Pėr kėtė shkak, tė kam dhėnė shumė ēajra tė cilėt do ta helmojnė organizmin e saj ngadalė. Ēdo tė dytėn ditė pėrgatit ushqim tė shijshėm edhe vėndo pak nga kėto barėra nė ushqimin e saj. Mirėpo duhet tė kujdesesh qė askush mos tė dyshojė nė ty kur ajo tė vdesė, duhet tė jesh shumė e kujdesshme dhe tė ndėrrosh sjelljen ndaj saj, tė jesh e sjellshme dhe e kėndshme. Mos u zė, vepro atė qė ajo thotė dhe sillu ndaj saj si tė jetė mbretėreshė.”

Li-Li u bė shumė e lumtur. Iu falėnderua zotėri Huangut dhe shpejtoi nė shtėpi qė sa mė parė tė fillonte me planin e mbytjes sė vjehrrės.

Kaluan javė, kaluan edhe muaj… Li-Li nė ēdo tė dytėn ditė servonte ushqim special tė shijshėm pėr vjehrrėn e saj. Kujtonte ēka i kishte thėnė zotėri Huangu nė mėnyrė qė t’i ikė paraqitjes sė dyshimit tek njerėzit, ashtu qė kontrollonte sjelljen e saj, ishte e dėgjueshme ndaj vjehrrės dhe sillej ndaj saj sikur tė ishte mbretėreshė. Pas gjashtė muajve, e tėrė atmosfera shtėpiake ishte ndyshuar. Li-Li ishte mėsuar aq mirė si ta kontrollonte veten, ashtu qė asnjėherė mė nuk ishte hidhėruar apo bėrė nervoze. Nuk kishte patur as njė shkak tė vogėl nga vjehrra e saj gjatė gjashtė muajve tė fundit. Vjehrra i ishte dukur si e saja, kėshtu qė pajtueshmėria mes tyre dukej dukshėm. Edhe sjellja e saj ndaj Li-Lit ishte ndėrruar, kishte filluar ta dojė nusen sikur ta kishte vajzė tė saj. Pandarė u kishte folur familjarėve dhe miqve se si Li-Li ishte nusja mė e mirė qė ndonjėherė do kishte dashur. Li-Li dhe vjehrra e saj tanimė shumė mirė pajtoheshin mes vete, sikur tė ishin nėnė dhe bijė. Burri i Li-Lit ishte mjaft i lumtur kur shihte se ēka po ndodhte nė shtėpinė e tij kohėve tė fundit.

Njė ditė, Li-Li prap kishte shkuar tė zotėri Huangu edhe prap e kishte lutur pėr ndihmė: “Zotėriu i dashur Huang, ju lutem mė ndihmoni qė tė ndaloj helmin tė mbysė vjehrrėn time! Ajo ėshtė bėrė grua shumė e mirė edhe e dua si nėnėn time. Nuk dėshiroj tė vdesė nga helmi qė unė i kam dhėnė!”

Zotėri Huangu u buzėqesh dhe lėkundi kokėn: “Li-Li, mos u mėrzit. Asnjėherė nuk tė kam dhėnė helm. Ēajrat kanė qenė vitaminė pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė saj. Helmi i vetėm ka qenė nė mendimet e tua, dhe sjelljen ndaj saj, por edhe ai mė nuk ėshtė, ngase dashuria jote ndaj saj ėshtė ndryshuar.”

Vallė, a keni menduar ndonjėherė se ashtu si do ta trajtoni veten, ashtu do ju trajtojnė edhe tė tjerėt?
Nė Kinė thonė: “Personi qė i don tė tjetėr ėshtė person qė edhe tė tjerėt e dojnė!”


www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-07, 19:38   #69
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ekspozimi i sekreteve te njerezve

Kamerat televizive janė tė pėrqėndruara nė fytyrėn tėnde dhe i transmetojnė fjalėt dhe shpresat tua. Ato transmetojnė lėngimet dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet mė tė vogla tė asaj ēfarė ndodh nė mes juve dhe bashkėshortit nė dhomėn e fjetjes. Kėto kamera tė televizionit e trasmetojnė gjithė kėtė deri te veshėt qė dėgjojnė duke I pėrdorur fjalėt tua.


Pėr ta elaboruar kėtė themi se disa gra, sidomos ato qė veē sa janė martuar, u pėlqen tė bisedojnė me shoqet e tyre dhe tė afėrmet pėr bashkėshortėt duke thenė: “Ai tha atė ose kėtė; ai mė bleu njė bylyzik ose mė ēoi nė njė vend tė mrekulueshėm, e kėshtu me radhė.” Disa nga ato madje i pėrsėrisin fjalėt e dashurisė qė burrat ua thonė, disa herė duke thėnė se bashkėshortėt e tyre nuk mund tė qėndrojnė larg tyre, bile edhe pėr njė kohė tė shkrutė! Dikush nga ato ndoshta flet pėr shprehitė e burrit tė vet sa i pėrket gjumit dhe problemet qė i ka me kėtė, duka ua pėrshkruar bashkėshortin shoqeve, duke i pėrmendur tė metat dhe gabimet e tij e kėshtu me radhė. E gjithė kjo ėshtė e palejueshme nė fe, pashije dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, njė lloj pėrgojimi dhe bartje fjalėsh. Nuk ėshtė e udhės qė gruaja tė pėrmend qoftė edhe njė vepėr tė mire qė ai e kryenpėr hir tė Allahut, sidomos nėse ai nuk e dėshiron qė tė tjerėt ta dinė.


E nderuara motėr nė Islam! Pse bisedoni pėr njė ēėshtje qė ai ua ka pėrcjell nė besueshmėri? Mendoni pėr gratė, tė cilave u pėlqen t'ju dėgjojnė kur ju ekspozoni sekretet tuaja, disa nga ato do tė gėzohen qė shoqja e tyre ėshtė e lumtur, mirėpo do tė dėshironin qė bashkėshorti i shoqės tė ishte bashkėshorti i tyre ose i bijave tė tyre. Disa nga kėto gra i krahasojnė bashkėshortėt e tyre me bashkėshortin pėr tė cilin mburret shoqja gjithė kohėn dhe ato fillojnė tė mendojnė se kurrė nuk kanė qenė tė lumtura ose kurrė nuk kanė dėgjuar ndonjė fjalė tė mire nga bashkėshortėt e tyre. Nė kėtė mėnyrė, nėse ekspozoni sekretet tua dhe bisedoni pėr bashkėshortin me gratė tjera, ju ndoshta do tė ndihmoni nė shkatėrrimin e martesave tė kėtyre grave.


E nderuara motėr e martuar, a ėshtė me rėndėsi qė ju t'i ekspozoni sekretet tuaja, ose ato tė bashkėshortit, ndaj atyre qė as nuk do tė pėrfitojnė e as nuk do t'ju pėrkrahin nėse dėgjojnė lajme tė tilla. Nė tė kundėrtėn, ato ndoshta do t'ju kenė zili dhe do ta hedhin syrin e keq nė ju dhe nė martesėn tuaj. Po ashtu ju dhe bashkėshorti juaj do tė jeni temė e bisedės nė shumė ndeja, ku ju nuk jeni tė pranishėm dhe ju do tė bėheni temė e bisedave dhe shakave, ajo ēfarė ka ndodhur mes juve do tė bėhet pėrrall pėr t'u treguar. Kjo nuk ėshtė mėnyra pėr ta ēmuar dhuntinė qė Allahu i ka dhėnė motrės muslimane, duke e martuar me njė burrė tė pėrshtatshėm.

Si rrjedhim, nėse ju e ekspozoni atė qė ndodh nė martesėn tuaj, sidomos nė natėn, javėn, muajin dhe vitin e parė, ky lajm do tė arrijė nė veshėt e shumė grave dhe burrave. Mendoni se a do tė ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do tė pėrgjigjeshit nė mohore. Pėr kėtė arsye duhet tė jeni nė dijeni pėr kamerat e televizionit qė janė fokusuar nė fytyrėn tėnde, kur ju jeni duke biseduar me tė afėrmet, shoqet, motrat etj., sepse ēfarė do qė thoni mund tė bėhet 'program sentimental me seri' qė tranmetohet nė shumė shtėpi. Pėrmbaje gjuhėn tėnde!

Marrė nga libri: "Pengesat nė rrugė”, Abdul Malik El-Kasim
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-07, 22:23   #70
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Cilėsitė e gruas sė drejtė
Tefsir Ibn Kethir – nga sureja en-Nisa, 34




Allahu ka thėnė:


"Gratė e drejta janė kanitat", tė dėgjueshme ndaj burrave tė tyre, siē ėshtė shprehur Ibn Abas dhe tė tjerėt.


"…dhe ruajnė kur burrat e tyre s'janė tė pranishėm". es-Sudi dhe tė tjerėt kanė thėnė qė kjo do tė thotė se ajo ruan nderin e saj dhe pronėn e burrit tė saj kur ai s'ėshtė i pranishėm.

Dhe thėnia e Allahut:"Ēfarė i urdhėron Allahu tė ruajnė", do tė thotė [burri] i mbrojtur ėshtė ai tė cilin e mbron Allahu. Ibn Xherir ka shėnuar qė Ebu Hurejre ka thėnė se i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Gruaja mė e mirė ėshtė ajo e cila kur e shikoni, ajo ju kėnaq; kur e urdhėroni, ajo ju dėgjon; dhe kur s'jeni tė pranishėm, ajo mbron nderin e saj dhe pronėn e juaj". Pastaj, i dėrguari i Allahut recitoi ajetin:


"Burrat janė mbrojtės dhe mbajtės tė grave…", deri nė fund tė ajetit.

Imam Ahmedi shėnoi qė Abdur-Rahman bin Auf ka thėnė se i dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Nėse gruaja fal pesė namazet ditore, agjėron muajin e saj [tė Ramazanit], ruan nderin e saj dhe dėgjon burrin e saj, asaj do t'i thuhet:"Hyn nė parajsė nėpėr cilėndo portė".


www.mburoja.net
















__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-04-07, 09:11   #71
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Statusi i gruas para Islamit


Ajo qė mendohet me "para Islamit" kėtu ėshtė periudha e njohur si xhahilije [ditėt e injorancės], nė tė cilėn jetonin Arabėt nė veēanti dhe e gjithė bota nė pėrgjithėsi. Kjo ishte kur njerėzit s'kishin ndonjė tė dėrguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarė udhėzimi.

Nė shumicėn e rasteve, gruaja e kėsaj periudhe jetonte nė kushte mjaft tė rėnda, posaēėrisht nė shoqėritė Arabe, ku ata urrenin qė t'u lindte vajzė. Pra, midis Arabėve ishin ata qė i varrosnin vajzat e tyre ndėrsa ato ishin ende tė gjalla, gjersa ajo vdiste nėn dhé. Dhe, midis tyre ishin ata qė i linin tė jetonin vetėm qė tė jetonin njė jetė poshtėruese dhe degraduese. Allahu thotė:"Kur ndonjėrit nga ata i vinte lajmi pėr lindjen e vajzės, fytyra e tij bėhej e errėt dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerėzit pėr shkak tė lajmit tė keq qė pranonte. A do ta mbajė atė me turpėrim apo do ta varrosė nė dhé?" Padyshim, i lig ėshtė vendimi i tyre."[Nahl:58-59]


Allahu thotė:"Dhe kur foshnja femėr, e cila ėshtė varrosur nė tokė, tė pyetet se pėr ēfarė mėkati ėshtė vrarė ajo."[et-Tekuir:8-9]


Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femėr qė ėshtė varrosur e gjallė dhe ėshtė lėnė tė vdesė brenda nė tokė. Dhe, po tė kursehej nga varrosja pėr sė gjalli dhe tė lihej tė jetonte, atėherė, vėrtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar njė jetė degraduese. Kjo meqė asaj nuk i lejohej qė tė trashėgonte hise nga prona e tė afėrmėve tė saj, pavarėsisht ēfarė pasurie posedonte ai dhe pavarėsisht nga skamja apo nevoja e skajshme qė ajo mund tė kishte. Nė fakt, ajo pjesėtohej si pjesė e pronės sė burrit tė saj tė vdekur, mu siē pjesėtoheshin paratė e tij nė trashėgimi!


Asokohe mund tė gjindeshin njė numėr i madh grash qė jetonin nėn njė njeri, meqė ata nuk kishin ndonjė kufi pėr numrin e grave qė mund t'i martonin. Kėshtu qė ata nuk shfaqnin kurrfarė interesimi pėr atė se ēfarė mund t'u ndodhte grave si rezultat i kėsaj, siē ėshtė jetesa nė kushte shtrėnguese, parehatia dhe drejtėsia.



Satusi i gruas pas Islamit


Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi kėto padrejtėsi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetėbesimin nė njerėzimin. Allahu thotė:"O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam nga njė mashkull dhe njė femėr."[el-Huxhurat:13]


Kėshtu, Allahu pėrmend qė ajo ishte ortake e burrit nė zanafillėn e njerėzimit dhe njėlloj, ajo ėshtė ortake mė burrin shprehur nė shpėrblimin apo denimin pėr veprat e bėra. Allahu thotė:"Kushdo qė bėn vepra tė mira, qoftė mashkull apo femėr, ndėrsa ėshtė besimtar[e] i vėrtetė, atij do t'i japim njė jetė tė mirė dhe do ta shpėrblejmė nė mėnyrėn mė tė mirė pėr atė qė bėnte."[en-Nahl:97]


Allahu thotė:"Kėshtu qė Allahu t'i denojė mashkujt dhe femrat hipokritė dhe mashkujt dhe femrat idhujtarė."[el-Ahzab:73]


Dhe, Allahu ka ndaluar qė femra tė konsiderohet si pasuri trashėguese nė pasurinė e burrit tė saj tė vdekur, siē thotė:"O ju qė besoni, ju ėshtė ndaluar tė trashėgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]


Pra, Allahu i dha asaj pavarėsi nė individualitetin e saj, nė mėnyrėn qė asaj iu mundėsua tė trashėgojė nė kundėrshtim me tė qenit objekt trashėgimie. Dhe, Allahu i dha gruas tė drejtė trashėgimie nė pasurinė e tė afėrmėve tė saj. Allahu thotė:"Duhet tė ketė hise pėr mashkullin dhe hise pėr femrėn nga ajo qė lihet nga prindėrit dhe tė afėrmit e tyre, qoftė ajo pronė e vogėl apo e madhe."[en-Nisa:7]


Allahu thotė:"Allahu ju urdhėron nė lidhje me trashėgiminė e fėmijėve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nėse ka vetėm bija, dy apo mė shumė, hisja e tyre ėshtė dy tė tretat e trashėgimisė; nėse ėshtė vetėm njė [bijė], pjesa e saj ėshtė gjysma."[en-Nisa:11]


Kjo vlen po ashtu edhe pėr tekstet tjera ku qėndron se gruaja mund tė trashėgojė, qoftė ajo nėnė, bijė, motėr, apo grua.


Nė sferėn e marrėdhėnieve martesore, Allahu e kufizoi martesėn e mashkullit me mė sė shumti katėr gra, me kusht qė ai t'i trajtojė tė gjitha gratė e tij me drejtėsi dhe barabartė sipas mundėsive tė tij. Dhe, Ai e detyroi burrin qė tė jetojė me to nė dashamirėsi, siē thotė:"Dhe jetoni me to ndershmėrisht."[en-Nisa:19]


Ai e bėri dhuratėn tė drejtė tė saj dhe urdhėroi qė ajo t'i jepet asaj tėrėsisht, pėrveē asaj ēka ajo lejon nga vullneti i mirė. Allahu thotė:"Dhe jepjani gruas dhuratėn me bujari. E, nėse ato, nga vullneti i mirė i tyre, e zvogėlojnė ndonjė pjesė tė saj, merreni atė dhe shijoni atė pa frikė nga pasojat."[en-Nisa:4].....


www.mburoja.net



__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-07, 11:47   #72
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Hidherimi per shkak te femijeve te gjinise femrore

“Dhe kur i vjen lajmi pėr lindje tė vajzės, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe pėrbrenda mbushet plot hidhėrim qė zien! Ai fshihet me turp nga njerėzit pėr shkak tė sė keqes qė ia njoftuan. A ta mbajė atė me dhimbje e i poshtėruar, apo ta mbulojė atė nė tokė? A nuk ėshtė me tė vėrtetė i ligė gjykimi i tyre
(Nahl, 58-59).

Ky gabim nuk paraqet vetėm gabim nė edukim, por edhe nė besim - akide
.
Pėr fat tė keq, madje edhe sot, nė kohėn bashkėkohore tė pėrparimit tė gjithanshėm, kemi raste mjaft tė shpeshta kur disa prindėr hidhėrohen e tėrbohen kur Allahu iu dhuron fėmijė tė gjinisė femėrore. Disave kjo u vie aq vėshtirė, saqė ndiejnė turp, kėshtu qė zemėrohen rėndė me bashkėshorten e vet duke ia bėrė tė pamundur fėmijės jetėn normale qė nė fillim. Nuk ka kurrfarė dyshimi se sjellja e tillė bėn pjesė nė zakonet e xhahilijetit dhe nė zakone e veprime tė xhahilėve (injorantėve).
Kemi tė bėjmė me njė gjė aq tė madhe e tė rrezikshme, saqė pėr tė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė flet edhe Zoti i gjithėsisė, Allahu i Gjithėmundshėm, i Cili thotė (shqipėruar nė kėtė kuptim):

“Dhe kur i vjen lajmi pėr lindje tė vajzės, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe pėrbrenda mbushet plot hidhėrim qė zien! Ai fshihet me turp nga njerėzit pėr shkak tė sė keqes qė ia njoftuan. A ta mbajė atė me dhimbje e i poshtėruar, apo ta mbulojė atė nė tokė? A nuk ėshtė me tė vėrtetė i ligė gjykimi i tyre?” (Nahl, 58-59).

Ekziston thėnia e njohur: “Dita e mirė njihet nė mėngjes”, andaj ēka mund tė presė fėmija i cili ėshtė pritur kėshtu nė kėtė botė???

Nėse nė ndonjė rast do ta vizitonit cilindo nga spitalet e mbarė botės dhe do tė pėrqėndronit vėmendjen nė pamjen e fytyrės sė njerėzve tė pranishėm qė nė atė moment kanė marrė lajmin pėr lindjen e fėmijės, e t’i dėgjoni e analizoni sjelljet e tyre, do tė mund tė vėreni pėrputhje tė habitshme ndėrmjet Fjalėve tė Allahut tė Lartėsuar dhe sjelljeve tė tyre.

E njėjta gjė vėrehet edhe nė spitalet ku, me anėn e ultrazėrit, shikohen shtatzėnat dhe zbulohet gjinia e foshnjes. Do tė mund tė vėreni qartė se si shumica e baballarėve gėzohen pamasė kur bashkėshortet i informojnė se presin fėmijė mashkull, ndėrsa atyre qė u thuhet se do tė kenė vajzė ngrysen nė fytyrė dhe thellohen nė mendimet e veta, e nuk ėshtė i vogėl numri i atyre tė cilėt haptazi tregojnė shenjat e tėrbimit e tė zemėrimit. Allahu i Lartėsuar na mbroftė nga sjellja e tillė!


Rreziqet e sjelljes sė tillė janė:
- Paraqet kundėrshtim tė hapur ndaj caktimit tė Allahut, kaderit.
-
Ėshtė pakėnaqėsi e qortim ndaj mėshirės dhe dhuratės sė Allahut tė Lartėsuar.
-
Ėshtė imitim i pabesimtarėve dhe pasimi i zakoneve tė xhahilijetit.
-
Ėshtė dėshmi e primitivizmit tė atyre njerėzve, e injorancės sė tyre, e jostabilitetit psikik dhe e prapambeturisė intelektuale.
-
Kjo ėshtė pėr gruan ngarkesė nė gjėrat tė cilat nuk mund t’i ndryshojė dhe nė tė cilat nuk mund tė ndikojė. Disa madje e urrejnė gruan qė pret dhe lind fėmijėn e gjinisė femėrore.
- Kjo ėshtė pėrbuzje, pėrēmim e pėrulje e personalitetit tė gruas pėr gjėra nė tė cilat ajo nuk ka ndikim.


Marrė nga libri: “Gabimet e rrezikshme nė edukimin e fėmijėve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-05-07, 22:59   #73
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ndalimi i ekspozimit te kontaktit intim

Njerėzit mė tė kėqinj nė Ditėn e Gjykimit janė ata tė cilėt pas marrėdhėnieve intime i shpalojnė fshehtėsitė e tyre (Transmeton Mulimi, Ahmedi).
Jeta bashkėshortore ėshtė njė jetė shumė e veēantė. Njeriut gjatė kėsaj kohe i ndodhin gjėra tė cilat nuk dėshiron t’i dijė dikush tjetėr. Ėshtė e ndaluar rreptėsisht shpalosja e saj, sepse jeta bashkėshortore ėshtė e pėrmbushur me pėrplot fshehtėsi nga mė tė ndryshmet. S’ka dyshim se ai qė kėrkon tė mbulojė trupin pėrveē qė duhet t’i mbulojė pjesėt e turpshme, nė tė njejtėn kohė duhet t’i mbulojė edhe tė metat. Njejtė ėshtė rasti edhe nė jetėn bashkėshorte, ku secili prej tyre e mbulon tjetrin, ia ruajnė fshehtėsitė njėri-tjetrit, janė tė besueshėm nė mes veti.

Kjo pėrhapje e fshehtėsisė dhe ky pėrgojim shkaktojnė mosmarrėveshje dhe kjo prishė autoritetin e shtėpisė, karakrerin familjar dhe moralin e bashkėshortėve. Njė besimtarė i devotshėm donte tė ndante gruan e tij dhe e pyetėn: ē’tė shqetėson prej saj? Ai tha: I menēuri nuk nxjerr sekretet. Kur e ndau atė, i thanė: Pėrse e ndave atė? Ai tha: “ē’punė kam unė me gruan e tjetrit? Pra, ėshtė haram shpėrndarja e fshehtėsive edhe pas shkurėzimit.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i qortonte ata tė cilėt zbulojnė fshehtėsitė-intimitetin e jetės boshkėshortore.

Transmeton Imam Muslimi, Ahmed Ibn Hambeli dhe tė tjerė nga Ebu Seid Ibn El-Hudrij (radijall-llahu anhu) se Pejgamberi sal-lall-llahu alehi ve sel-lem ka thėnė: “Njerėzit mė tė kėqinj nė Ditėn e Gjykimit janė ata tė cilėt pas marrėdhėnieve intime i shpalojnė fshehtėsitė e tyre”. Ndėrsa, nė njė transmetim tjetėr tė Imam Muslimit: “Emaneti mė i madh te Allahu nė Ditėn e Gjykimit, kur burri pas marrėdhėnieve intime me gruan e tij ia shpalon fshehtėsitė e saj”, Imam Neveviu nė komentin e kėtij hadithi thotė: “Nė kėtė hadith shihet qartė se ndalohet shpalosja apo zbulimi i sekreteve qė janė mes burrit dhe gruas si marrėdhėniet intime, apo edhe gjėrat tjera ngėrthehen me kėtė rast si: bisedat, veprimet dhe gjithė ajo ēka ndodh mes bashkėshortėve”.
Ky qortim ka tė bėjė pėr tė dy palėt si pėr burrin ashtu edhe pėr gruan.
Gjithashru nė transmetimin e Ahmedit dhe Ebu Davudit nga Ebu Hurejra thuhet: U falėm pas Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe pasi pėrfundoi namazi u kthye nga ne dhe tha: “Rrini nė vendet tuaja! A ka ndonjė burrė prej jush qė e mbyll derėn e shtėpisė, i ul perdet dhe bėn marrėdhėnie seksuale me gruan e tij, kurse pastaj del dhe u tregon njerėzve duke u thėnė se ka bėrė me gruan kėtė e kėtė?” Ata heshtėn. Pastaj u kthye nga gratė dhe i pyeti: “A ka prej jush tė tilla qė i tregojnė kėto gjėra?” Njė vajzė e re u ngrit nė gjunj dhe u zgjat qė ta shihte dhe ta dėgjonte fjalėn e saj Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ajo tha: Po vall-llahi! Edhe burrat edhe gratė falasin pėr kėto gjėra tė fshehta. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: ”A e dini kujt i ngjan shembulli i kėtyre? Shembulli i tyre ngjanė me shembullin e njė shejtani dhe shejtaneje qė kur takohen nė rrugė,
fillojnė tė bėjnė marrėdhėnie, duke i shikuar njerėzit nė kėtė pozitė”.
Prandaj, i ndalohet ēdonjėrit prej bashkėshortėve tė bisedojė pėr njėri tjetrin me ndokend tjetėr nė ēėshtjet e tyre intime, sepse kėto janė sekrete pėr tė cilat duhet tė mbahen nė konfidiencė dhe duhet tė nbulohen ato.

__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-07, 15:23   #74
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ju kerkoj hallallin sot

Vdekja sot mori hisen e vet te radhes. Falet xhenazja e nje tjeter njeriu qe ia dorezoi shpirtin Krijuesit te tij. Te heshtur qendrojme ne vdekjen e tij, sepse vdekja na flet te gjitheve. Fjalet i ka te renda. Zbrazetine e zemrave na e shtyp.

Nje shpirt sapo u nda nga trupi i vet. Jemi mbledhur heshturazi rreth kufomes dhe i lutemi Allahut ta paqtoje. Nuk ia lexojme dot skenarin e fshehur. As librin e veprave.
Keshtu te gjitheve do te na mbyllen kapaket e librave per t’u hapur ne nje dite te perbashket. Atehere do te na peshohen fjalet e veprat emer per emer.

Kufoma e mbeshtjelle me qefinin e bardhe iu mbeshtet tokes. Bute e vendosen per te mos e lenduar. Bardhesia qe fillon e zhduket nen masen e dheut sikur na kelthet lutjen e saj: „Ma beni hallall!“ Qajme per shpirtin e tij e lutemi per te.
Ne heshtje shohim njeri-tjetrin. Qajme per shpirtin tone e lutemi. Vdekja hesht. Lotet tane kercasin mbi heshtjen e saj.
Ne kete caste kur shpirti e ka zbrazur dynjane, ju drejtohem te gjitheve: “Ma beni hallall!

O rober te Zotit, o bij te vdekjes! Sot ju kerkoj te falur per gjithcka qe di dhe nuk di, ndersa eshte ne hakun tuaj. Sot ju kam falur te gjitheve, sepse falja eshte me e embel per mua. Eshte dhe shprese tek Allahu i dashur. Ate therrime miresie qe kemi te Krijuesi perpiqem ta ruaj, per vete dhe per ju. Te na liroje frymen si pike uji kur te na rendoje pesha e dheut. M e zemren qe ma shkrin lotin e vdekjes, jua kerkoje te gjitheve hallallin sot!
Revista 'Argumenti'


__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uliksi31 : 03-05-07 nė 20:51
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-07, 20:32   #75
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne dhe koha

Dikur ne ato vite qe iken pa u ndier, gezonim kur festonim pervjetorin tone. Ishim bere nje vit me te medhenj dhe i gezoheshim kohes qe na linte dhe na merrte shume gjera te rendesishme.

Prej atyre diteve te bukura femijerore, sot nuk gezohemi me per vitet tona; jemi rritur, kemi jo vetem kohen e gezimeve, por edhe te llogarise sone. Llogari per ate qe ndiejme dhe veprojme. Jo vetem llogaria e atij prindit te mire qe kujdeset per hapat e tu, por edhe nje llogari e madhe dhe e drejte te Krijuesi yne.
Koha na njeh me shume te papritura dhe ne cuditemi se si shkon aq shpejt. Tregtia me te gjithnje ka rrezultuar e veshtire per arsye se kapitali i saj eshte pakujedisa jone ndaj saj. Ajo gjithnje ka ditur te marre vitet tona, vite per te cilat do te pendohemi nje dite.

Me shume se cdo here tjeter, koha te iken nga duart ne ditet e nxehta, ne e freketa ne mbremjet e muzgeta, atehere kur me se shumti je harruar pas dunjase qe genjen se eshte e pane, por ne fakt e vetmja gje e sigurte qe duhet te dime per te dhe per veten tone eshte se ajo eshte e shkuter sa vete fryma jone.

Krijuesi yne betohet per gjerat me te rendesishme, si dija, koha etj. Prandaj, ndale hapin o njeri ktheje koken pas e mos thuaj kurre: „Zoti im, te dua shume“, nese nuk ke punuar dhe nuk ke praktikuar ate qe je urdheruar.
Ka lindur dielli e po perendon, ka perenduar e po agon, ti njeri vec ecen, ecen e nuk e di se ku ndalon. Koha iken dhe ti iken bashke me te.

Askush nga ne nuk e di se si do te vdes, ne rini apo ne pleqeri, por nje gje e dime me siguri; po nuk e preve kohen, te pret ajo ty dhe ne Diten e Gjykimit do jemi te humburit e kohes ne ikje.
Revista 'Argumenti'


__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga uliksi31 : 29-05-07 nė 06:02
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.