Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-11-11, 17:28   #1
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gruaja e forte apo viktime

Ndarja e djalit me gruan, Familjen Thaēi e la pa shtėpi. Gjykata Komunale nė Prishtinė vendosi qė njėri kat t’i takojė gruas sė shkurorėzuar. Familja kundėrshton, pasi sipas tyre, patundshmėria nuk ėshtė ndarė ligjėrisht. Por, kjo s’i bindi autoritetet. Policia tė mėrkurėn i nxori ata nė rrugė.

Nuk arritėn ta mbarojnė as kafjallin. Familja Thaēi nga Prishtina, me teshė e plaēka, tė mėrkurėn nė mėngjes u dėbua nga shtėpia. Kėtė familje qė jeton nė rrugėn “Hajrullah Abdullahu” nė kryeqytet, me mėngjes e vizitoi Policia e Kosovės. Urdhri ishte i prerė.

Shtėpia duhej liruar. E krejt kjo u bė pėr shkak tė nuses sė tyre tė madhe, Haxhere Jusufit, ish-bashkėshorte e djalit tė tyre tė madh, Adem Thaēi. Ky i fundit sė bashku me babanė Isufin dhe vėllanė mė tė ri, Bajramin, qė nga e premtja gjenden nė burgun e Pejės. Ata janė dėnuar nga Gjykata Komunale e Prishtinės me nga 20 ditė paraburgim pėr, siē ėshtė thėnė, “pengim tė personit zyrtar nė detyrė zyrtare”.

Sherri ndėrmjet familjes Thaēi dhe ish-nuses sė tyre, Haxhere Jusufit, ka filluar kur Gjykata Komunale nė Prishtinė ka vendosur qė njė kat i shtėpisė t’i takojė Haxheres, e cila tashmė ėshtė e shkurorėzuar nga Adem Thaēi. Por familja e Isuf Thaēit po e kundėrshton kėtė vendim me arsyetimin se shtėpia ėshtė nė emėr tė Isufit (ish-vjehrrit tė Haxheres) dhe ajo nuk ka tė drejtė pronėsie. Pavarėsisht kėsaj, gjykata ka vendosur qė njė kat i shtėpisė pesėkatėshe t’i takojė Haxheres dhe dy djemve tė saj, njėri 20 e tjetri 16 vjeē.

Derisa Rikia, bashkėshortja e Isuf Thaēit, tė zotit tė shtėpisė, kishte udhėtuar pėr nė Pejė pėr t’i vizituar bashkėshortin dhe djemtė, tė cilėt gjenden nė paraburgim, anėtarėt e tjerė tė familjes morėn ēka mundėn nga shtėpia dhe dolėn tė mėrkurėn jashtė. Nė mungesė tė Isufit, nė shtėpi me familjen po rrinte Lutfi Thaēi, vėllai i tij, sė bashku me motrėn. Por edhe ata u pėrzunė nga policia, e cila zbatoi urdhrin e gjykatės.

Expressi ishte nė vendin e ngjarjes nė kohėn kur policia urdhėroi anėtarėt e familjes Thaēi qė ta lirojnė shtėpinė. Vėllai i Isuf Thaēit, motra e tij, vajza dhe reja tjetėr me njė fėmijė, i morėn valixhet dhe dolėn nga shtėpia. Ata mendojnė qė tė shkojnė te tė afėrmit e tyre pėr tė fjetur, derisa nuk gjendet ndonjė zgjidhje tjetėr.

Sė bashku me ta, nga shtėpia u desh tė largohej edhe njė fėmijė, i cili ishte bėrė operacion para disa ditėsh. Nėna e tij, nga ngutia, harroi ta marrė djepin pėr tė. Pėr kėtė arsye, atyre iu desh qė sėrish ta thėrrasin policinė, sepse pronarja e re, Haxhere Jusufi, nuk ua hapte derėn. Expressi trokiti nė derėn qė ajo e mban gjithnjė me ēelės, por kur pa se kush janė, e mbylli derėn me forcė. E vetmja mėnyrė komunikimi qė ajo bėn me tė tjerėt, pėrveē me fėmijėt e saj, ėshtė nėpėrmjet policisė.

Kėta tė fundit nuk lejojnė asnjė tė huaj qė tė hyjė nė katin e shtėpisė ku jeton Haxhere Jusufi, ndėrsa ajo u ka thėnė atyre se nuk dėshiron tė flasė pėr media. Por familja me tė cilėt kishte jetuar pėr shumė vjet, nuk pėrtojnė tė flasin. Ata fajėsojnė ish-nusen e tyre dhe thonė se nuk i takon asgjė prej pasurisė, sepse prona ėshtė nė emėr tė Isuf Thaēit, ish-vjehrrit tė Haxheres. Lutfi Thaēi ėshtė i revoltuar nga siē thotė ai, kjo sjellje e policisė dhe gjykatės. “I morėn nė qafė edhe fėmijėt e vegjėl”, thotė Lutfiu. Ky burrė me prejardhje nga Llapushniku i Drenicės fajėson sistemin e drejtėsisė nė vend qė, sipas tij, ėshtė i korruptuar.

“Na qitėn prej shtėpisė krejt familjen, pa bėrė asgjė. Ajo e ka masėn mbrojtėse prej gjykate. Gjyqi ėshtė i korruptuar”, thotė Lutfi Thaēi. Ndėrsa gratė e familjes nuk lėnė tė zezė pa thėnė pėr ish-nusen e tyre. Ato tregojnė se ajo ėshtė e rrezikshme dhe se shumė herė ka dashur ta therė me thikė ish-vjehrrėn e saj. Derisa tė merret vendimi i Shkallės sė Dytė, familjes Thaēi do t’i duhet tė jetojė sa mė larg shtėpisė ku jeton tashmė Haxhere Jusufi.

Pėr avokatin e kėsaj familjeje, vendimi i gjykatės ėshtė i padrejtė. Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi tha pėr Express se Gjykata Komunale ka marrė njė vendim tė padrejtė qė detyron tėrė familjen ta lirojė shtėpinė.

“Ajo nuk ka pronė mbi shtėpinė, nuk ėshtė as pronare, e gjykata thirret nė pronėsi. Nė kėtė rast, nuk ėshtė shqyrtuar fare trashėgimia dhe nuk e di se nga gjykata ka gjetur bazėn qė t’ia kalojė pronėn nė pronėsi njė personi qė nuk bėn pjesė nė trashėgimi”, thotė avokatja Gashi-Bytyqi.

Sidoqoftė, avokatja thotė se vendimi mund tė sjellė ndonjė pasojė edhe mė tė madhe, siē edhe kanė ndodhur nė raste tė tjera. Ajo sqaron se ka tre muaj qė familja Thaēi ia ka paguar Haxheres sė shkurorėzuar njė banesė me qira, por ajo nuk ka pranuar tė jetojė atje.

Megjithėkėtė, Haxhere Jusufi vetėm se po e zbaton vendimin e gjykatės, ndėrsa policia urdhrat qė i janė dhėnė nga gjykata. Policėt qė ishin nė vendin e ngjarjes nuk duan tė pėrzihen nė ēėshtjet e tjera, por kanė obligim qė urdhrin e gjykatės ta zbatojnė. “Pronarja e ka masėn mbrojtėse dhe urdhri ėshtė qė familja tė jetė larg saj”, tha njė polic tė mėrkurėn.


__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.