Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 22-11-11, 11:59   #32
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Pėrkujtime rreth dijes (Islamike)

Cfare eshte Ilmul kelami (apologjetika), dhe a eshte kjo pjese e fese? Me gjeresisht na sqaroni kete?


Ilmul Kelam" eshte: "shkence me te cilen kerkohet te aprovohen te vertetat fetare, duke sjellur argumente dhe duke iu kunderpergjigjur dyshimeve." ["El Meuakif", autor: El Ixhi, f.7] Kjo eshte per qellim me "Ilmul Kelam", dhe ajo ka afersi me kuptimin gjuhesor te saj "apologji", qe do te thote: "Mbrojtja e dikujt a e diēkaje me fjalė ose me shkrim, duke e lavdėruar a duke e pėrligjur; pėrpjekja pėr ta mbrojtur e pėrligjur diēka tė gabuar e tė padrejtė." [Fjalori elektronik shpjegues (shqip)].

"Ilmul Kelam" nuk ka qene i njohur ne kohen e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), as ne kohen e sahabeve e tabiineve. Kjo shkence hyri te muslimanet ne kohen e shfaqjes se grupeve te humbura prej mutizilive, xhehmive, etj. Origjina e saj ka ardhur nga filozofet e lashte grek, librat e te cileve u perkthyen ne arabisht dhe shume njerez i ndoqen ato, e mesuan ate shkence dhe me qellim te mire apo te keq, shume prej atyre qe u ndikuan nga kjo gje, u perpoqen te mbronin akiden (bindjet, besimet) e fese Islame me ane te "Ilmul Kelam". [Lexo me teper rreth historise se shfaqjes se bidateve dhe devijimeve.

Pikerisht ketu filloi devijimi dhe shfaqja e grupeve te humbura ne mesin e muslimaneve, per te cilat Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kishte paralajmeruar. Dijetaret e medhenj te Islamit i paralajmeronin njerezit nga "Ilmul Kelam" dhe shkruanin libra kunder kesaj shkence te futur nga filozofia dhe mendja njerezore, per shkak te demeve katastrofike te saj qe kishin te benin me besimin dhe akiden e muslimaneve. Kjo sepse "Ilmul Kelam" ishte nje loje fjalesh dhe filozofish, e cila jo vetem qe e largonte kuptimin e natyrshem te gjerave dhe besimit te muslimaneve, por shume here ajo hidhte poshte dhe mohonte ne menyre te drejtperdrejte shume prej bindjeve dhe njoftimeve te fese, e veēanerisht ato qe kane lidhje me Cilesite e Allahut te Madheruar, siē eshte qendrimi mbi Arsh, zbritja, ardhja, te folurit, etj.

Per shkak te bazave te saj njerezore dhe te gabuara, "Ilmul Kelam" eshte i demshem per njeriun dhe e ben ate konfuz, te pavendosur, te peshtjelluar, te pasigurt. Thuhet se Gazaliu deviojoi ne akide per shkak se ai e kerkoi te verteten me ane te "Ilmul Kelam", ndersa Iben Tejmije qendroi ne besimin e paster dhe i beri rezistence "Ilmul Kelamit" per shkak se ai e mesoi ate me qellim qe ta rrezonte dhe jo per te kerkuar te verteten tek ajo, sepse e verteta gjendet ne Librin e Allahut dhe ne Sunetin e Pejgamberit, ashtu si i ka kuptuar ato brezi i pare i muslimaneve dhe me i miri i te gjithe brezave.
Me kete na behet e qarte se "Ilmul Kelam" nuk ka vend ne fene Islame, por ai eshte futur ne te nga njerez te cilet devijuan nga rruga e sakte dhe ndoqen deshirat dhe epshet e tyre. "Ilmul Kelam" eshte shkak dhe njekohesisht fryt i grupeve te humbura nga populli musliman.


Lusim Allahun te na forcoje ne fene e Tij dhe ne rrugen e te Derguarit te Tij, deri sa te kthehemi tek Ai! Allahu e ka ne Dore suksesin! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

Mr. Bledar Karaj el Albani ,student nė doktoraturė, nė Jordani.
Burimi: www.rrugetepaqes.net





Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.