Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-05-10, 11:33   #1
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!”

Nusja e lodhur
- Nuk ėshtė ende darka gati?- pyeti ai me njė zė tė lartė, qortues dhe ndezi televizorin duke u shtrirė nė divan. Mori gazetėn nė dorė, i hodhi njė shikim titujve tė faqes sė parė dhe e hodhi mbi tavolinė.
- Unė punoj tėrė ditėn dhe kjo ėshtė dhurata, qė mė bėn ti mua?!
- E pata djalin te mjeku,- u pėrgjigj Albana.
- Sapo u ktheva nga puna, pesė minuat para teje.
- Aha! - psherėtiu ai.
- Darka ėshtė gati, duhet vetėm tė nxehet,- u dėgjua pėrsėri zėri i saj nga kuzhina.
- Vetėm tė nxehet! - tha Luani me vete dhe solli kokėn.
- Ti kurrė nuk bėhesh njeri, fajet i ka nėna jote”, shtoi ai i nevrikosur dhe i padurim.
- Pėr pesė minuat ėshtė gati, tė lutem, vetėm pesė minuta..., e luti ajo me zė tė ngrohtė.
- Lopė je ti, pėr fat nuk e sheh veten! - tha Luani. Ajo doli nga kuzhina me njė lugė tė madhe druri nė dorė dhe u ndalė nė pragun e sallonit.
- Lopė mė thua, - dhe shtrėngoi lugėn e madhe.
- Po, lopė je ti! - pėrsėriti Luani duke e parė herė atė, herė lugėn e gjatė. Kėtė herė u ndje i detyruar ta rrisė zėrin akoma mė shumė, pėr t“i bėrė asaj tė qartė, se nuk frikohej nga luga.
- Atėherė, mė blej njė kėmborė, pasi qenkam lopė, - i tha ajo duke humbur durimin. Albana qe kthyer njė orė mė herėt se burri nga puna dhe pasi mori dy fėmijėt nga vjehrra, vrapoi te mjeku se djali i vogėl kishte ethet, prandaj edhe darka u vonua. Luanit nuk i pėlqenin kėto rrėshqitje tė orarit. Darka duhej tė hahej me orarin e njėjtė dhe tė saktė. A i ka pėr ēdo ditė uri nė tė njėjtėn orė, kėshtu kishte qenė edhe nė shtėpinė e tij dhe tani, nuk kishte arsye, nė bashkėshortėsi, tė krijohen rregulla tė reja.
- E pse tė duhet kėmbora? - pyeti ai duke vazhduar me ngucjen.
- Nėse dinė tė blesh kėmborė pėr lopė, atėherė fqinjėt kuptojnė se nuk je dem i tredhur! - i tha ajo duke qenė e vetėdijshme se po futej nė njė fushėbetejė tė re, qė nuk kishte pasur guxim ta provojė kurrė. - Dreq o punė! - tha me vete, - ku mora guximin tė shprehem kėshtu?
- Nesėr kur kthehem nga puna, ta sjellė njė,- i tha ai dhe nėnqeshi me cinizėm. Nga floriri apo argjendi, si tė pėlqen? - pyeti nė mėnyrė provokuese.
- Tė lumtė! Mė blej njė nga zinku, kėshtu bota e kupton se mbete ēoban!- i tha ajo dhe pėrsėri u habit me guximin e vet.
- Mbylle gojėn! - bėrtiti Luani duke humbur toruan, sa u dėgjua edhe jashtė. Albana nuk foli mė. Tryezėn e bėri gati, ai u ngrit dhe u ulėn me fėmijėt e tyre.
- Mė jep ujė!- tha ai i nevrikosur. Albana i mbushi gotėn. Luani e mori nė dorė dhe vėshtroi Albanėn duke sjellė kokėn i turbulluar nė mendje.
- Mė jep bukė!- u dėgjua pėrsėri zėri i tij nervoz. Albana i preu njė fetė dhe ia lėshoi mbi tryezė pranė dorės sė tij.
- Pse nuk flet?- u ēor ai befasisht duke i rėnė tryezės me shuplakė. Fėmijėt ia plasėn vajit.
- Respektova dekretin, i tha ajo shkurt dhe u kthye nga fėmijėt. - Mė tha mė parė ta mbyllė gojėn,- dhe u largua pakėz me karrige nga tryeza. - E mbylla si deshe ti! Si mund tė flasė me gojė tė mbyllur? Po prisja dekretin e ri! Lirinė pėr hapjen e gojės,- dhe e vėshtroi atė drejt nė sy pa pėrpėlitur qerpikėt. U shikuan ashtu njė copė herė, ndalėn pėrtypjet, pastaj Luani uli shikimin mbi tryezė dhe vazhdoi t“i lėvizė nofullat. Albana gėlltiti kafshatėn dhe nuk hėngri mė. Ajo u kujdes t“i qetėsojė fėmijėt dhe t“i ushqejė. Nė kėtė ēast kuptoi se sa mė shumė qė heshtte, aq mė shumė shtypej, keqtrajtohej, dhunohej dhe ofendohej prej tij. Tani vendosi t“i japė fund viktimizimit dhe gradualisht ta kėrkojė nderin, qė meritonte. Tre vitet e fundit rrallė kishte dėgjuar ndonjė fjalė tė mirė prej tij apo ndonjė mirėnjohje: Kryesisht pėrbuzje, sharje dhe piskama. -Mjaftė mė, - tha ajo me vete. - Erdhi dita e V-sė sė madhe. Dita e vendimit!
Luani kishte fituar njė pozitė mė tė lartė dhe mendonte se tani i duhej njė grua e re, qė i pėrshtatet karrierės sė tij. Nga keqtrajtimet e pėrditshme, shpresonte se Albana del nga shtėpia, i lenė fėmijėt aty dhe ky i dėrgon te nėna e tij dhe kėshtu i krijohet mundėsia e re. Kohėve tė fundit ėndėrronte njė grua sorkadhe, mė tė re, flokėgjatė dhe gjoksfryrė, e cila do tė vishej shumė bukur, sexy dhe pėr tė cilėn ai nuk do tė ndjehej xheloz. Fundi fundit, nuk do t“ishte nėna e fėmijėve. Pėr Albanėn kurora dhe familja e krijuar ishin tė shenjta dhe, as qė mendonte pėr ndarjen. Ēdo ditė pėrpiqej me fjalė tė mira tė krijojė njė raport tė durueshėm, por, aq sa mė e sjellshme tregohej ajo, aq mė shumė acarohej dhe merrte guxim ai.
Tė premteve zakonisht Luani kthehej mė herėt nga puna dhe ajo vendosi qė pikėrisht atė ditė tė flasė me tė dhe t“i kėrkojė ndryshimin e sjelljeve. Pas bisedės, shpresonte Albana, mund tė dalin edhe sė bashku nė qytet apo nė kinema. Herėn e fundit kishte parė me tė njė film derisa ishin tė fejuar, mė vonė, jo. Pak para orės njėzet e dy shkuan nė shtrat dhe ashtu pa folur, i kthyen shpinėn njėri tjetrit. Luanin e zuri gjumi me njė herė. Albanėn, jo. Fjalėt e rėnda, qė ia tha ai, nuk e linin tė qetė. Jeta e pėrditshme ishte bėrė e padurueshme. Deri nė orėn tre tė mėngjesit mendoi mėnyrėn se si ta organizojė bisedėn dhe sapo e pėrfundoi planin, mbylli sytė. Tė nesėrmen, kur i dėrgoi fėmijėt te vjehrra, e luti atė t“ i gatuajė njė pite, siē i pėlqente Luanit, sepse piten qė i pėrgatiste ajo, ai gjithmonė e kishte pėrfolur, edhe pse gatuhej sipas udhėzimeve tė vjehrrės.
Duke u kthyer nga puna, shkoi te ajo mori fėmijėt dhe piten. Luanin luante shah me njė fqinj. Pas pak, fqinji iku, Albana pėrgatiti tryezėn dhe Luani u ngrit dhe i telefonoi nėnės pėr ta falėnderuar pėr piten e mrekullueshme...

E premte. Binte njė shi i imėt, me pika tė rralla. Fillimi i pranverės dhe nuk i dihej: herė vranėt, herė diell. Ajo mbylli ēadrėn rregulloi pakėz flokėt dhe hyri nė oborr. Sot ishte veshur bukur, me rrobe qė theksonin linjat e saja femėrore, me taka pak tė larta, njė fustan deri nė gjunjė dhe pak para se tė dilte nga puna, i bėri edhe buzėt tė kuqe. Pranė derės sė shtėpisė pa njė bisht tė lopatės mbėshtetur pėr muri, qė kishte blerė Luani pėr tė punuar nė kopsht. E futi bishtin e lopatės nėn sqetullėn e krahut tė majtė dhe me dorėn e djathtė, hapi derėn e hyrjes. Bishtin e lopatės e mori t“ia pėrkujtojė Luanit, sepse edhe ajo kishte ndėrmend tė mbjellė lule. - Edhe pse e ka blerė bishtin, me siguri zgjatė dy a tri javė deri sa t“i a vejė lopatės,- mendoi ajo. Lėshoi ēantėn nė korridor, vari mantelin dhe mbėshteti bishtin e lopatės nė kuzhinė qė ta shohė Luani.
-Luan, ai more fėmijėt?- pyeti ajo me zė tė ėmbėl nga kuzhina. Luani nuk u pėrgjigj. Shkoi nė dhomėn e ndejės dhe e pa duke fjetur. Ai gėrhiste nė gjumė tė thellė.
- Luan, ku janė fėmijėt? - tha ajo me njė zė tė zvargur. Luani ngriti kokėn ngadalė, me sytė gjysmė tė hapur u ulė dhe hodhi jastėkun nė fund tė divanit i egėrsuar.
- Ēka je lyer e ngjyer si njė grua e pėrdalė? – bėrtiti ai. Albana ofshani thellė dhe uli kokėn.
- Shko merri ti fėmijėt! Ti e ke pėr detyrė. Ti je nėnė! Ec mė shpejt!- urdhėroi ai i acaruar.
- Jam shumė i lodhur dhe kam shumė uri dhe, shko e vishu si grua serioze, laje fytyrėn! - bėrtiti ai dhe u shtri pėrsėri, por tani nė anėn tjetėr tė divanit.
- Luan burri, mė dėgjo kėtu! Unė do tė shkoj t“i marrė fėmijėt, por, brenda dhjetė minutave kthehem dhe kur tė kthehem, kur tė kthehem darka duhet tė jetė gati. - Darka duhet tė jetė gati,- e shqiptoi ngadalė, si nė klasėn e parė, duke bėrė nga njė pushim tė vogėl pas ēdo do fjale dhe duke i theksuar mirė e mirė fjalėt me njė pėrsosmėri fonetike. Me zanore tė pastra shqipe dhe bashkėtingėllore tė shqiptuara mirė e drejtė. Luani u kthye nė anėn tjetėr dhe rregulloi jastėkun. Albana mori mantelin dhe doli furishėm pėrjashta duke murmuruar ndėrmjet dhėmbėve.

(Disa burra tė gjitha gratė i shohin si nėna. Ata janė mėsuar tė dremisin dhe tė dergjen, si nė shtėpitė e tyre. Bashkėshorten nuk e konsiderojnė si partnere tė barabartė, por si njė dhuratė, njė nėnė e dytė nė shėrbim tė tij. Ata nuk kuptojnė kurrė se shoqja, nuk ėshtė vetėm nėnė e fėmijėve, por edhe bashkėshorte, me dėshira dhe plane pėr jetėn, kryesisht pėr rrjedhėn e saj. Burrat e tillė, ndaj gruas sė tyre, gjatė ditės, sillen si me nėnėn e vet, bėn dallim vetėm trysnia ndaj gruas dhe mirėnjohja ndaj nėnės. Kėta burra, ndaj nėnės sillen me shumė dashuri, ndaj gruas me shumė arrogancė. Ata, disa vite pas martese, humbasin gjallėrinė dhe ca nga ca, por sigurt, pėrpiqen nga gruaja ta rikrijojnė nėnėn e tyre tė dytė. Ky soj, kjo racė e burrave, shumė rrallė apo kurrė nuk del me gruan jashtė, pėrjashtim bėjnė ndejat te tė afėrmit. Ata nuk ēajnė kokėn pėr lumturinė e gruas, por pėr rehatinė e vet! Grave tė tilla fatkeqe dėshpėrimi nė fytyrė u lexohet edhe nė rrugė! Mungesa e vetėveprimit, rėnia shpirtėrore dhe plogėshtia u shihen nė ballė! Ata burra nuk falėnderohen kurrė dhe shpėrndajnė vetėm urdhra! Disa gra pas martese gjallojnė si nė njė strehimore refugjatėsh. Refugjatėt mund tė dalin kur tė duan nė qytet, por jo jashtė qytetit. Gratė e pafat, me burra tė tillė, kanė tė drejtė tė shėtitėn nė oborr ose nė banesė!)


__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Antika : 05-05-10 nė 11:38
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.