Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-11-06, 16:23   #1
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim Kodi i Da Vinēit dhe gėnjeshtrat e Dan Brownit

E vėrteta pėr Kodin e Da Vinēit

Nga Paul Garner

Kodi i Da Vinēit ka qenė jashtėzakonisht i suksesshėm. Qė nga dita e botimit nė prill 2003 ka shitur 40 milion kopje nė 40 gjuhė dhe ka qenė pėr tridhjetė e pesė javė nė listėn e librave mė tė shitur tė Nju Jork Tajmz-it. Sė shpejti del si njė film sensacional nga Columbia Pictures. Nga fundi i 2004-ės i kishte fituar autorit tė tij, Den Braun, 140 milion paund. Ėshtė libri mė i pėrfolur i kohėve tė fundit.



Pėr se bėn fjalė?
Pėr ata qė nuk e kanė lexuar, ja njė pėrmbledhje e subjektit. Libri fillon me njė vrasje nė Galerinė e Luvrit nė Paris qė i ēon personazhet kryesorė- profesorin e Harvardit Robert Langdon dhe kriptologen frėnge Sofi Nevė- nė njė vrapim tė dėshpėruar nė gjithė Francėn dhe Anglinė, duke zgjidhur enigmė pas enigme. Ritmi i ngjarjeve ėshtė i shpejtė dhe subjekti tėrheqės – ku pjesėt mė intriguese janė zbulesat e njohurive tė fshehta dhe konspiracioneve qė do tė jenė fokusi ynė nė kėtė artikull.
Tregimi merr shkas nga kėrkimi i lashtė pėr Kupėn e Shenjtė – jo kupa e Darkės sė Fundit – por, nė universin alternativ tė Den Braunit, Kupa e Shenjtė ėshtė "linja mbretėrore" e pėrbėrė nga pasardhėsit e Jezu Krishtit dhe Maria Magdalenės qė na thuhet, ishin tė martuar dhe kishin njė fėmijė.
Deklarata pėr saktėsi historike
Megjithėse Kodi i Da Vinēit ėshtė trillim, ai pretendon se mbėshtetet mbi fakte historike.
'Fakt: Tė gjitha pėrshkrimet e veprave tė artit, arkitekturės, dokumenteve dhe ritualeve tė fshehta nė kėtė roman janė tė sakta.'
DEN BRAUN, Kodi i Da Vinēit, fq.15 (shėnim i pėrkthyesit: citimet janė pėrkthime tė drejtpėrdrejta nga origjinali, dhe numri i faqeve ėshtė ai i origjinalit)
Braun i vendos shumė prej kėtyre deklaratave nė gojėn e njė personazhi, Sėr Lei Tibing, qė pėrshkruhet si historian me emėr. Megjithatė, siē do ta shohim, njė historian qė do tė bėnte deklaratat qė i atribuohen kėtij personazhi do tė mbetej nė klasė! Ajo qė dua tė demonstroj kėtu ėshtė qė Kodi i Da Vinēit pėrmban pak fakte, dhe ato pak fakte qė pėrmban kėrkojnė shqyrtime serioze.
Pse i shqetėson tė krishterėt ky libėr?
Tė krishterėt janė tė shqetėsuar nė lidhje me kėtė libėr sepse ai sulmon shumė nga gjėrat qė ata kanė besuar sinqerisht mbi fakte tė besueshme, nė tė gjitha kohėrat:
Besueshmėria e Biblės Personi i Jezu Krishtit.
Le tė shqyrtojmė tani disa pretendime specifike tė ngritura nga Den Braun nė librin e tij. Do tė paraqesim secilin pretendim me njė citim nga Kodi i Da Vinēit dhe pastaj do t'i bėjmė njė “provė realiteti” pėr tė parė si u qėndron fakteve.



PRETENDIM 1: Teksti i Biblės nuk ėshtė i besueshėm
‘Bibla ėshtė produkt i njeriut, i dashur. Jo i Perėndisė. Bibla nuk ra nga qielli....ajo ka evoluar pėrmes pėrkthimeve, shtesave dhe rishikimeve tė panumėrta. Historia nuk ka patur kurrė njė version pėrfundimtar tė kėtij libri.’ (fq.312)
PROVĖ REALITETI:
Teksti i Biblės nuk ėshtė i besueshėm – E RREME
Sė pari duhet thėnė se studiuesit e Biblės dhe tė krishterėt nuk besojnė se Bibla thjesht 'ra nga qielli'. Besimi i tė krishterėve ėshtė qė Shpirti i Shenjtė i drejtoi shkruesit njerėzorė tė Biblės nė mėnyrė tė tillė qė ajo qė ata shkruan ishte vetė Fjala e Perėndisė dhe pa gabime, megjithėse secili shkrues i frymėzuar pėrdori stilin dhe mėnyrėn e vet individuale. Kėtė pretendon Bibla pėr veten. Pėr shembull, 2 Pjetrit 1:21 na thotė qė 'njerėzit e shenjtė tė Perėndisė kanė folur tė shtyrė nga Fryma e Shenjtė.’
Pjesa qė mbetet e deklaratės sė Den Braunit ėshtė shumė e paqartė. Pa ngritur probleme specifike, ėshtė e vėshtirė tė pėrgjigjesh nė kėtė pikė pėr 'pėrkthime, shtesa, dhe rishikime'. Megjithatė, ja disa komente tė pėrgjithshme. Sė pari, duhet tė themi qė ēėshtjet e pėrkthimit nuk shkaktojnė mė shumė vėshtirėsi pėr Biblėn sesa pėr ēdo dokument tjetėr. Patjetėr, ka gjithmonė ēėshtje tė debatueshme kur pėrkthen njė dokument por kjo nuk na pengon tė japim njė pėrkthim tė mirė tė asaj qė ėshtė shkruar.
Sė dyti, shtesat dhe rishikimet kanė tė njėjtin ndikim si nė ēdo dokument tjetėr. Studiuesit mbledhin dhe krahasojnė kopje tė veprės nė fjalė, gjejnė moshėn e tyre tė pėrafėrt, dhe me anė tė kėsaj procedure vendosin cila do tė kishte qenė pėrmbajtja e dokumentit origjinal. Teksti i Dhiatės sė Re mbėshtetet nga mbi 24,000 kopje ose pjesė dorėshkrimesh, disa tė shekujve tė dytė dhe tė tretė. Nė kontrast me kėtė, veprat e historianit romak Tacitit, qė ka shkruar rreth vitit 100 Pas Kr. vėrtetohen nga dorėshkrime qė numėrohen me gishta dhe datojnė nga shekulli i 11-tė mė i hershmi! Mbi kėtė bazė ėshtė e vėshtirė t'i japėsh tė drejtė pretendimit se nuk kemi njė ide "pėrfundimtare" tė asaj qė thuhej nė Bibėl nė shkrimin origjinal, nėse nuk jemi tė gatshėm tė hedhim poshtė tė gjitha dorėshkrimet e vjetra bashkė me tė.


PRETENDIM 2: Shumė ungjij autentikė u mėnjanuan nga Perandori Konstandin
‘Mė shumė se tetėdhjetė ungjij u morėn nė konsideratė pėr Dhiatėn e Re, por vetėm pak u zgjodhėn pėr t'u pėrfshirė aty – Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni midis tyre.’ (fq.313)
PROVĖ REALITETI:
Shumė ungjij autentikė u mėnjanuan nga Perandori Konstandin – E RREME
Braun po iu referohet kėtu shkrimeve tė tė ashtuquajturve 'Gnostikė'. Cilėt ishin Gnostikėt? Fjala 'Gnostikė' vjen nga fjala greke gnosis qė do tė thotė 'njohuri'. Lėvizja e lashtė gnostike ėshtė e vėshtirė tė pėrkufizohet, por, kryesisht gnostikėt ishin tė interesuar nė kėrkimin e njohurive tė fshehta shpirtėrore me anė tė tė cilave ata mendonin se mund tė kishin hyrje tė drejtpėrdrejtė tek Perėndia. Dhe midis shkrimeve tė tyre Braun pretendon se ka zbuluar 80 ungjij alternativė, 80 histori alternative tė jetės sė Jezuit.
Por ky ėshtė njė tjetėr gabim nga ana e Braunit. Nuk ishin 80 ungjij, por 52 rrotuj – vetėm pesė prej tė cilėve pretendonin tė ishin ungjij. Dhe, ndryshe nga ajo qė thotė Den Brauni, ungjijtė gnostikė nuk ishin kandidatė asnjėherė pėr t'u pėrfshirė nė Dhiatėn e Re.


__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.