Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-10-05, 01:31   #1
Senada
 
Anėtarėsuar: 28-10-05
Vendndodhja: Ne zemren e nenes dhe perkujtimin e Allahut.
Postime: 43
Senada e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Senada
Gabim C'ESHTE SHPIRTI?

C'eshte Shpirti?

Kur'ani dhe Sunneti na japin nje dituri te kufizuar sa i perket shpirtit. Nga kjo mund te themi se fjalet arabe Ruh dhe Nefs qe perdoren per shpirtin,shpeshhere kane kuptim te njejte. Imam Ibnul-Kajjimi shkroi ne vepren e tij "Kirab er-Ruh": Shpirti(Ruh) eshte nje qenie qe dallon plotesisht nga trupi fizik.Ai eshte fisnik,fetar,trup i ndritur,i cili me gjalleri dhe levizje deperton ne thellesite e organeve dhe rrjedh neper to sikur uje trendafili,vaji ne ulli apo zjarri ne thengjill. Per aq gjate sa keto organe mbesin te afta te pranojne ngacmimet e ketij trupi fisnik,shpirti mbetet i ngjitur me keto organe dhe i pajis ato me ndjenja dhe levizje. Por,kur keto organe dobesohen(kalben) nga kaplimi i semundjeve dhe nuk jane me te afta te pranojne ngacmimet e shpirtit,atehere ai e le trupin dhe niset drejte botes se shpirterave."

Ekziston nje dallim ne menyren e perdorimit te fjaleve Ruh dhe Nefs. Ruh eshte shpirti i qendrueshem,i cili banon ne qiej dhe i nevojitet trupi fizik qe ta mbaje ate ne toke. Kur ketij shpirti i dhurohet trupi,ne ate moment fillon jeta dhe tani ky shpirt pershkruhet si Nefs. Fjala Nefs eshte perdorur me shume kuptime ne Kur'an dhe te gjitha nenkuptojne shpirtin me trup.

a) Nefsi qe nenkupton "vete": "Ti e di c'ka ne veten time,e une nuk e di se c'ka ne veten Tende."(El-Maide,116)

b) Nefsi qe nenkupton "gjak": "(Insekti) i cili ka nefsin(gjakun)rrjedhes."(hadith)

c)Nefsi si force e fuqishme ne njeriun,e cila e shtyn ate ose kah e mira ose kah e keqja. Konceptet e Nefs el-Emmare bis-Su'(shpirti qe nxit ne te keqen)dhe Nefs el-Levvame(shpirti qortues)dhe Nefs el-Mut-meinne (shpirti i kenaqur) .

DY VDEKJE DHE DY JETE

Kur'ani permend dy vdekje dhe dy jete te dhuruara nga Allahu.

"Si e mohoni Allahun,e dihet se ju ishit te vdekur,e Ai ju ngjalli,mandej ju ben te vdisni e pastaj ju ringjall,e mandej tek Ai do te ktheheni?" (El-Bekare,28)

"Ata(jobesimtaret) thone: Zoti yne,na bere te vdesim dy here dhe na ngjalle dy here,..."(Gafir,11)

Kur krijohet se pari shpirti nuk ka trup fizik dhe konsiderohet si krijese e vdekur. Ne kete faze njihet si Ruh,dhe kjo eshte vdekja e pare prej dy vdekjeve te krijuara nga Allahu.

"Ai eshte qe krijoi vdekjen dhe jeten,per t'ju provuar se cili prej jush eshte me vepermire,dhe Ai eshte Ngadhenjyesi,Mekatfalesi."(El-Mulk,2)

Gjithashtu,Kur'ani na tregon se te gjithe shpirtrat e njerezimit ishin krijuar para krijimit te Ademit dhe se ishin ftuar te deshmojne sundimin e Allahut.

"Perkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve te Ademit pasardhesit e tyre dhe i beri deshmues te vetes se tyre(duke u thene): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thane: "Po,deshmuam!" Te mos thoni ne diten e kijametit: "Ne nga ky(deshmim) ishim te panjohur. ""(El-A'raf,172)

Jeta e pare fillon kur shpirti frymezohet,ne mitren e nenes,dhe tani e tutje shpirti njihet si Nefs.Fjala Nefs perdoret gjithashtu per "gjakun" ,prandaj lehonat ne ditet e gjakrrjedhjes se tyre njihen me emrin Nufasaa'. Perderisa gjaku vershon ne menyre te shendoshe neper trup,do te kete jete ne ate trup.

Abdullah ibn Mesudi transmeton se i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) ka thene: "Vertete cdo njeri nga ju formohet ne barkun e nenes se tij dyzet ditet e para ne forme te fares,pastaj ai eshte drocke gjaku per nje periudhe te ngjashme,pastaj cope mishi per nje periudhe te njejte.Pastaj dergohet nje engjell i cili frymezon shpirtin ne te...(Buhariu dhe Muslimi)

Dijetaret nga ky hadith kane konkluduar se meqenese engjelli i jetes e inspiron shpirtin ne embrionin 120 ditesh abortimi ne raste te jashtezakonshme mjekesore i lejohet vetem para se fryti te arrije moshen 4 muajshe. Kur embrionit t'i dhurohet jeta,atehere ai behet qenie e gjalle dhe t'ia marresh jeten atij konsiderohet vrasje.

Vdekja e dyte ndodh kur shpirti e braktis trupin ne castin e caktuar te jetes se tij ne toke.

"Cdo Nefs(shpirt) do te shijoje vdekjen,..."(Ali Imran,185)

Nefsi vdes dhe varroset,perderisa shpirti i tij shkon lart ne qiej. Per kete arsye i Derguari(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) na mesoi: "Ne vdekje syte e percjellin shpirtin e vdekur,andaj mbylljani syte."

Jeta e dyte do te jete e amshueshme duke filluar nga Dita e Gjykimit,kur trupat do te ringjallen dhe shpirtrat e tyre do te frymezohen ne ta per here te dyte.


__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
Senada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.