Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Prezantoni vetėn
Emri
Fjalėkalimi
Prezantoni vetėn Postoni diēka rreth vetės tuaj nė forum. (emrin, vendbanimin, interesat ...)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-06-05, 21:09   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim EDHE UNE PO PREZANTOHEM VET ODISE

eh edhe une po prezantohem, anipse pak vone se tevona s'ka kuptim, se i bie dushku lisit edhe nuk doket fort i hijshem!

Miresejugjeta! po de dardania de, duke shpresuar te ia zbardhim faqen me gjak te ri, me mendime te reja, me lidhje te reja, me perpjekje te reja ne liri edhe ta vertetojme emrin shqiptar kudo qe marrim fryme!

ngoni kho, e mos i shtini vesht n'lesh... :idea:

Une jam Odise, qi ta shpoj mollen neper shtat' unaza, qe Penelopa e din dhe e ka kusht, e plejadė dukagjinēe - nese nga princat ndokush don ta martoj (duke menduar se humba) edhe menjehere shfaqem ne Itaken time, rrueparru qysh kam qillu, ndoshta as nuk me njohin - e pasi ta shpoj mollen neper shtat' unaza, po qe nevoja do ta perdori edhe shpaten, derisa te thrrasin te gjithe dukagjinasit e mij te dashur njezerit: Odiseee!!!

Portreti fizik: 1.75m, 75 kg, trup atleti e fytyrediell, flokegeshtenje, syshkruar (here me bahen bojkafje, braun, nuk e dij ende pse), shume energjik, i palodhshem ne pune te renda:), ngritje-renie te forte, merrem edhe me sporte, hah se desh harrova: nr. i kepuces 43, i pantolloneve 48, nganjehere mati me pash e kuti, nganjehere me metra e milimetra, po edhe me mikrona e milimikrona, krejt sipas gjase qe e mati:) rrush rrush

Portreti psikik: mendoj me tru dhe dua me zemer, i embel ne fjale sa s'ka,
zeburri, dikcion fiktiv theatral, a theksim mashkullor, po du me thone - mund te aktroj ne cfaredo situate po te dua, nuk njoh frigen, as mendjemadhesine, servilizmin as tutorizmin, dinakerine as praparenien, labilitetin as hipokrizine - keto nuk jane vetite e mia personale, te cilat i luftoj deri ne ekstrem. Kur punoj, punoj rrast, e kur pushoj pushoj pahile. Per gabime kerkoj fakte te gjalla, e nuk me bindin dokrrat, as lotet e marrise, as dinakerite as spekullimet e fjalorit obskurant - por edhe fali lehte, shume lehte kur shoh sinqeritet, besnikeri, vllazeri, ndjeshmeri shpirterore, vertetesi edhe je i/e falun - por mvaret per cfare, vetem nese nuk luan me jeten tende! Me pelqen nje lidhje shqiptare mbi te gjitha lidhjet e derisotme, qe te krijohet nga rinia jone e te gjitha trojeve etnike dhe te vertetohet emri - shqiptar, bir shqiponje me Orė! Ky shkurt eshte protreti shpirteror imi.


Urrej: shpifjet, demagogjite, tradhetine, brutalitetin, vrazhdesine shpirterore, kryeneqesine, hajnine, kurverine, alkoolizmin, drogat, me pijanecet e politikajt e shpifur, kam qejf te bej lojera - ne shoqeri pij dhe kurre nuk dehem, as me ka pare askush te dehur, po ma se shumeti ma shpojne shpirtin shpricat qe ruanazo po marrin rinia jone - e po ēoroditen, kur mund te jene RINIA MA E LAKMUESHME E BOTES, qe shume thane: krenaria - rinia shqiptare!


Me pelqejne: shpirtmadhesia, krenaria kombetare, autoriteti, dinjiteti, qendresa stoike shpirterore e njeriut, para cfaredo stuhie uraganesh ne jete; flijimi per atdheun, ideali i shenjte, miqesia e sinqerte, dashuria e sinqerte - miku-mik e armiku-armik, te dyte i dua te forte! Nuk e japi as nje gisht te t'imit, per te huajin - dua deri ne vdekje, e vdes deri ne dashuri!

Shkruaj poezi, proze, satira, erotike, por theksi eshte gjithmone me elemente atdhedashurie kolorit patriotizmi me thone. Me pelqen humori i holle, qe shpon telin dhe humorin banal e krasiti, e rrumcalli, e mprehu ne maje dhe e bej hugardhi (ndoshta i vyen dikujt:)

...ah e shtina veten ketyre llugave, po ky eshte veē filli, qe s'ka te sosur me shkrua ditenat... mė than se jam udheheqes forumi, eee trim e intelektual... po mire qe me deshirojne te behem i maaaadh, por jo si ai kryemadhi me krye ne dritare, kur iu lut zotit - bem kryemadh, duke menduar kryetar dhe u dasht m'i prishe murin me ia nxierr kryet!

A ua bera qejfin, tregoni drejte qysh te dini, se une e ēmoj fjalen e secilit!
E ti djali!Keq, mos e mpreh dhembin kot, se po t'thehet, ty t'thafshin kraht
qe nuk din, se ta ndreqi samarin, paske kujtu se jam femer a? qyyyyyreeee qyyyyyyyyre qyyyyypi, po don m'i dijte edhe kah i ka dajte se hhh
he mo milet, e lava borxhin a joooo

Ju dua te gjithve qe jeni me mendje e zemer - shqiptarė!


Juaji

Odise


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.