Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-01-04, 16:17   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Hulumtime - Prishtinė

HULUMTIMI I OPINIONIT PUBLIK TĖ PRISHTINASVE, PĖR PROBLEMET QĖ I PREOKUPOJNĖ ATA
“Cilat janė problemet qė mė sė shumti i preokupojnė qytetarėt e Prishtinės” ėshtė bėrė nė kaudėr tė kursit “Metodat e hulumtimit empirik” Projekti i kėtij hulumtimi ėshtė punuar nga disa studentė tė Sociologjisė, Viti i II-tė.

Hulumtimi ėshtė bėrė me qėllim qė t’i vėj nė pah problemet e shumta pėr tė cilat aq shumė flitet por nuk ka kurrfarė projekti i cili do t’i identifikonte ato nė mėnyrė shkencore. Duke u nisur nga ky qėllim, pas punės 6 javore qė ėshtė bėrė, janė arritur disa rezultate nga tė cilat shpresojmė se do tė kemi dobi tė gjithė, pėrfshirė kėtu edhe komunėn e Prishtinės.
Me qėllim qė ky hulumtim t’i identifikojė problemet sa mė mirė, ėshtė punuar me pyetėsorė tė hapur, i cili pėrbėrhet nga 23 pyejte, qė janė tė ndara nė tri grupe:

1. Grupi i pyetjeve nė nivel tė lagjes
2. Grupi i pyetjeve nė nivel tė qytetit (Prishtinės) dhe
3. Grupi i pyetjeve nė nivel tė vendit (Kosovės)

Pėr tė pasur pėrfaqėsim sa mė tė mirė tė opinionit tė qytetarėve, Prishtina ėshtė ndarė nė disa zona qė pėrfshijnė disa lagje. Nė bazė tė madhėsisė sė lagjes ėshtė caktuar numri i respodentėve. Numri i respodentėve ėshtė 100. Caktimi i tyre ėshtė bėrė me metodėn e mostrės sė rastit. Kur dihet se Prishtina i ka rreth 500 – 600 mijė banorė, pėrfundimet e kėtij hulumtimi nuk mund tė jenė shumė pėrfaqėsuese pėr qytetin e Prishtinės, mirėpo nė “vija tė trasha” do tė tregoj pėr shumė probleme, si dhe preventivat qė duhet tė mirren…

Analiza e tė dhėnave tregon se qytetarėt e Prishtinės janė tė preokupuar me disa probleme esenciale qė kėrkojnė zgjidhje tė menjėhershme.
Infrastruktura, papastėrtia, janė problemet kryesore me tė cilat preokupohen banorėt e tė gjitha lagjeve tė pėrfshira nė hulumtim. Kur kemi parasysh se hulumtimi pėrfshinė tė gjitha lagjet kryesore tė Prishtinės, atėherė del se kėto dy probleme tė lartėpėrmendura nuk janė vetėm probleme tė lagjeve tė vecanta por janė probleme me tė cilat pėrballet i tėrė qyteti i Prishtinės.
Pėrvec problemeve nė nivel tė lagjeve, kemi hasur edhe nė shumė probleme tė tjera edhe mė tė mėdha, dhe mė tė pėrgjithshme, e tė cilat probleme janė brengė e madhe e tė gjithė qytetarėve. Me kėtė rast, nga tė gjitha problemet e identifikuara, ato mė kryesoret tė cilat janė preokupim i madh i qytetarėve tė Prishtinės janė: papunėsia, papastėrtia, infrastruktura e dobėt, parkingu, shėrbimet e dobėta publike, komunikacioni i dendur, ndricimi i lagjeve, qentė endacakė, mungesa e furnizimit me ujė, rrymė, ngrohje etj. Nė njėrėn nga pyetjet, ishte edhe ajo rreth asaj se Cka do tė kishit ndėrruar nė Prishtinė, 10% e respodentėve janė pėrgjigjur se do ti ndėrroja njerėzit. Nė anėn tjetėr si problem mjaft i pėrmendur nga ana e qytetarėve ėshtė edhe problemi i quajtur mbipopullim. Njė numėr majft i madh i respodentėve mendojnė se kapacitetet e rrugėve, infrastrukturės, dhe tė shėrbimeve publike tė Prishtinės janė tė vogla pėr njė numėr kaq tė madh tė banorėve.
Problem tjeter qė i preokupon qytetarėt e Prishtinės ėshtė edhe ai i ndėrtimeve pa leje. Nė pyetjen se Cka ju pengon mė sė shumti nė qytetin e Prishtinės, rreth 12 % tė respodentėve janė pėrgjigjur se problemi i ndėrtimeve pa leje duhet tė rregullohet sa mė shpejt. Ka respodent qė edhe japin zgjidhje pėr kėtė problem duke thėnė se ato duhet rrėnuar sa mė shpejtė dhe do tė ishte shumė keq po qė se kėto objekte do tė legalizohen.
Parkingu gjithashtu ėshtė njė problem qė kėrkon zgjidhje tė menjėhershme. Nuk ėshtė cudi qė njė nga pyejtet tona se ku do t’i investoni paratė e suficitit tė buxhetit, qytetarėt tė pėrgjigjen se ato para do ti investonin nė ndėrtimin e parkingjeve.
Pėr kėto dhe shumė probleme tė tjera qytetarėt e Prishtinės akuzat e tyre iu drejtonin kuvendarėve. Rreth 61% e respodentėve mendojnė se ka papėrgjegjėsi nė kryerjen e punėve nga komuna.



Problemet qė i kanė zbuluar qytetarėt janė shumė tė shumta dhe tė natyrave tė ndryshme, duke filluar qė nga problemet e infrastrukturės deri tek problemet nė kuadėr tė vendit (Kosovės). Duke pasur parasysh kėtė, e kemi parė shumė tė arsyeshme qė edhe pse ky hulumtim ka qėllim qė ti tregoj problemet e qytetarėve tė Prishtinės, ti pėrmbaj edhe disa pyetjet qė kanė tė bėj me “politikėn shtetėrore”.
Nė kėtė aspekt problemet si: statusi final, papunėsia, zhvillimi ekonomik, kompetencat, standardet, kanė zėnė njė vend tė rėndėsishėm. Vlen tė pėrmendet se rreth 70% e respodentėve mendojnė se problemi qė duhet dhėnė mė sė shumti prioritet ėshtė problemi i Statusit tė pazgjidhur tė Kosoves.



Si grup punues i kėtij hulumtimi tė vogėl, mund tė vijme tek disa konkluzione jo shumė tė dėshirueshme. Nė bazė tė tė dhėnave tė fituara kuptojmė se pėr qytetarėt e Prishtinės ėshtė mjaft vėshtirė tė mbijetohet nė Prishtinė. Problemet qė tani ekzistojne nė Prishtine mund ti ndajmė nė dy grupe tė imagjinuara:

a) problemet serioze (papunėsia, papastėrtia, infrastruktura, rryma, uji, ngrohja, rruga, ndricimi, dukuritė shėmtuese tė shoqėrisė) si dhe

b) problemet e luksit (ndėrtimin e parkingjeve nėntokėsore, ndėrtimin e qendrės sportive, metroja etj.)
Nga kjo nenkuptojme se pėr shkak se tė ashtuquajturat probleme serioze janė tė shumta, ne rekomandojmė dhe njėkohėsisht bėjmė thirrje qė tė punohet sa mė shumė qė t’i zbusim kėto probleme dhe dalėngadalė edhe t’i eliminojmė.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-02-04, 20:38   #2
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Lidhja e popullit Shqiptar dhe fqinjėt

Populli shqiptar ka ushqyer vazhdimisht ndaj popujve tė Ballkanit serbėve, malazezėve, maqedonasve, grekėve dhe popujve tjerė nė segmentin e vet njė miqėsi, afrim dhe solidaritet.
Baza ideore e Programit tė Lidhjes sė Popullit Shqiptar, ėshtė koncipuar nė mes tjerash, nė lirinė e tėrė popullit shqiptar pėr integritetin territorial dhe miqėsinė e bashkėpunimin ndėrfqinjėsor me popujt serbė, malazezė, grekė, maqedonė dhe popujt e tjerė tė Ballkanit.



Deviza e fuqive tė Mėdha: Austrohungarisė, Rusisė, Gjermanisė, Francės, Anglisė ishte: „nėse serbėt, bullgarėt, grekėt, shqiptarėt, rumunėt dhe popujt e tjerė ballkanikė e preferojnė miqėsinė tonė duhet tė kenė armatat e veta nacionale prej 200 gjer 300 mijė e mė shumė ushtarė. Qindra mija ushtarė do tė thoshte miliona tė tjera huash dhe rishndėrrim tė Ballkanit dhe tė popujve liridashės ballkanikė nė peng tė imperialistėve dhe ekspansionistėve tė huaj.

Gadishulli Ballkanik nuk ėshtė i vogėl dhe nuk ėshtė as i ngushtė pėr popujt e tij autoktonė. Ai ėshtė shumė i pasur. Pozita gjeografike strategjike ėshtė shumė e rėndėsishme me arteriet mė tė rėndėsishme: Luginėn Morava — Vardar, Luginėn Moravė — Ibėr dhe Nishavė — Maricė d. m. th. paraqesin arterie jashtėzakonisht tė rėndėsishme ekonomike ushtarake strategjike si pėr posedimin e Ballkanit ashtu edhe pėr depėrtimin kah Bosfori, Stambolli, Azia ashtu edhe pėr daljen nė Mesdhe, Afrikė e mė tutje qė ėshtė shėnjestėr vitale e synimeve agresive imperialiste pėr pushtimin kolonial. Ai mjafton pėr popujt e tij. Popujt e tij nuk janė tė paaftė pėr zhvillim, sepse ata nuk i ka dėnuar natyra tė jenė robėr, vetėm tė eksploatohen nga armiqtė e tyre tė jashtėm tė cilėt i nxisnin vendėt ballkanike tė kacafyten nė mes vedi. Kjo ka qenė ideja e Programit tė luftės ēlirimtare tė bashkėpunimit solidar e vėllazėror me popujt fqinj — tė Lidhjes sė Popullit Shqiptar tė mbajtur nė Prizren.

Fillimi dhe zhvillimi i lėvizjeve nacionale: kryengritja e popullit serb, grek, maqedon, kroat, malazez, hercegovas si dhe Lėvizja Nacionale e Popullit Shqiptar — ēėshtje e ndėrlikuar ball-kanike — qė e karakterizojnė antagonizmat kombinimet diplomatike tė intrigave, hipokrizisė, mahinacioneve kalon nė trollin e zjarrtė tė luftėrave dhe lėvizjeve nacionale.

Fuqitė e mėdha evropiane sa herė qė janė mbledhur rreth tryezės, ato i kanė zgjidhur vetėm problemet e veta — orekset pėr hegjemoni. Ato nuk janė kujdesur asnjėherė pėr popujt dhe shtetet e vogla, prandaj edhe populli shqiptar u bashkua nė lidhjen e vet, udhėheqja e tė cilės ėshtė shembulli i rrallė i shkathtėsisė, talentit dhe dashurisė pėr liri.

Dėshira e monarkisė austrohungareze pėr okupimin e Bosnės e Hercegovinės qe sinjal pėr popujt liridashės tė Ballkanit dhe tė Evropės se duhet ndėrmarrė masat organizative me fuqinė e armės dhe me njė bashkėpunim tė gjerė popullor kundėr politikės ekspansioniste tė shteteve tė mėdha.

Kongresi i Berlinit jo vetėm qė nuk e shqyrtoi ēėshtjen shqiptare por i dėmtoi shqiptarėt. Nuk e njohu Lėvizjen Nacionale tė shqiptarėve, ekzistimin autokton tė popullit shqiptar, nuk ia njohu luftėn pėr autonomi, luftėn pėr shkėputje dhe pėr ēlirim nga robėria shekullore turke.
Abdyl Frashėri ideolog i Lėvizjes Nacionale Shqiptare theksoi „se duam tė jetojmė nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt tonė — me popujt dhe shtetet ballkanike".
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė programin e vet e ka lidhur lėvizjen e vet ēlirimtare, idenė dhe programin me lėvizjet ēlirimtare progresive tė popujve maqedon, kroat, slloven, tė Bosnės e Hercegovinės e tė tjerė.

Programi i Lidhjes Shqiptare ishte njė fundament i emancipimit politik tė popullit shqiptar, ishte garanci e realizimit tė aspiratave shekullore ēlirimtare tė shqiptarėve pėr ēlirimin nacio-nal dhe pėr krijimin e autonomisė kombėtare.

Populli shqiptar i bashkuar nėn udhėheqjen e Lidhjes shqiptare, arriti njė pikė kulminative nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

Nė frymėn e parimeve tė kombėsisė Lidhja shqiptare dėnoi paqen e Shėn Stefanit dhe Bullgarinė e madhe sepse me kėtė shkelej liria dhe integriteti nacional i popujve tė tjerė fqinjė. Me kėtė paqe u ērregulluan seriozisht marrėdhėniet e mira mes popujve ballkanikė. Shėn Stefani ėshtė shembull nė histori se si fuqitė dhe shtetet e mėdha siē ishte Rusia cariste — pėr qėllimet e veta megalomane, hegjemoniste krijon shtetin artificial bullgaromadh — si tampon pėr grindje e pėrleshje permanente nė mes tė popujve ballkanikė — si pėrzierje tė fuqive tė mėdha nė interesat vitale tė popujve ballkanikė.

Parimisht, Programi i Lidhjes sė Popullit Shqiptar paraqet suksesin mė tė madh nė mobilizimin e masave pėr ēlirimin nacional, solidaritetin e masave pėr bashkėpunim dhe miqėsi me popujt ballkanikė, ajo shprehu qenjen nacionale tė popullit shqiptar dhe duke njohur qenien e vet njohu edhe respektoi parimet e luftės ēlirimtare pėr integritetin nacional tė popujve ballkanikė..
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-02-04, 17:55   #3
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim nuk edi as vet

tung pershende pershendetje juve nuk edi veq kur kam hi ne chat me ka tregu epo kam hi edhe ju kam gjet jua ej amunime m ndimuar mua pre nje deshir te flakt qe po vuaj shum jupershendes dhe ktheni ju tregoj se per deshira ime eflakt eshte fudbolli :oops: [/i][/b]
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-04, 20:23   #4
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim magister

me vjen keq qe me duhet te ju shkruaj nje gje te till por me duhet.

mendoni nje her e per gjithmon se nuk eshte detyr e jona te mendojm per te gjith popujt e ballkanit kur e dim mir se punet tona jan ende te pakryera dhe se jemi shum larg me zhvillim dhe shkollim perkunder disa fqinjeve qe gjithmon e kan shfrytezuar menqurin ,filozofin,miresin ,urtesin
dhe shum e shum te mira qe i kemi ne si popull.
duhet te punojm shum dhe menqurin mos tjua falim popujve qe gjithmon e kan perdorur kunder nesh.
nuk kemi nevoj ta bejm hapin e par dhe tua shtrim doren tjerve per deri sa ata nuk jan gati te na pranojn si partner te barabart ne qdo aspekt.
andaj porosia ime eshte :pun ,durim,shkollim,zhvillim ekonomik,ngritje shoqerore nacionale,zhvillim demokratik,SHTET me ligj dhe ushtri te fort e mandej mund ti kalojm kufijt tan nese mundemi te kontribuojm ne fqinjesi te mir.
NENVIZOJ:mos keqkuptoni ,nuk mendoj mbyllje dhe izolim por punet duhet ti kryejm hap pas hapi dhe mos te ngutemi

ju faleminderit per lexim
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-03-04, 17:08   #5
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Kosova e pėrgjakur

Kosova ka pėrjetuar dje eskalimin mė tė madh tė situatės qė nga stacionimi i trupave paqeruajtėse tė NATO-s nė qershor tė vitit 1999. Si njė zjarr i pakontrollueshėm, protestat kanė nisur nė Mitrovicė dhe janė zgjeruar pothuaj nė tė gjithė vendin. Bilanci ėshtė tragjik: njoftohet pėr sė paku tetė njerėz tė vrarė dhe qindra tė plagosur. Ka mjaftuar njė lajm i pikėllueshėm se njė turmė serbe ka ndjekur njė grup fėmijėsh shqiptarė nė fshatin Ēabėr nė veri tė Kosovės pėr tė tensionuar skajshėm gjendjen. Kundėr fėmijėve kosovarė, serbėt thuhet tė kenė ndėrsyer edhe njė qen. Duke ikur tre fėmijė kanė rėnė nė lumin Ibėr; kufomat e dy fėmijėve janė gjetur, ekipe shpėtimi po kėrkojnė edhe trupin e fėmijės sė tretė fatkeq. Por, ky ėshtė vetėm sfondi sipėrfaqėsor i pėrshkrimit tė gjendjes.
Arsyet e shpėrthimit tė dhunės nė Kosovė janė mė tė thella. Kėto ditė do tė mbushen pesė vjet nga fillimi i luftės sė NATO-s kundėr forcave serbe. Nė qershor do tė shėnohet pesėvjetori i ēlirimit tė Kosovės. Tani ėshtė koha e bilancit. Ku ka arritur Kosova gjatė kėsaj gjysmėdekade? Me ndėrhyrjen e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė rrėzuar plani i regjimit tė Slobodan Milosheviēit pėr tė realizuar pėrndjekjen mė tė madhe etnike pas Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe injeksionet financiare tė Perėndimit (BE dhe SHBA) si dhe tė organizatave joqeveritare kanė lėnė gjurmė pozitive nė Kosovė. Mijėra shtėpi janė rindėrtuar, aty-kėtu ėshtė meremetuar ndonjė rrugė.
Megjithatė, bilanci nuk rezulton pozitiv. Kosova kryesisht ka numėruar nė vend, sepse askush nė Perėndim nuk ka ide tė qartė se si do tė zgjidhet ēėshtja e statusit. Pėrshtypja e pėrgjithshme ėshtė se vendimmarrėsit ndėrkombėtarė i frikėsohen hapjes sė kėsaj teme si djalli ujit tė bekuar. Nė vend tė zgjidhjes sė problemeve, administrata ndėrkombėtare nė Prishtinė ėshtė bėrė kujdestare e status quos. Shumė nėpunės tė misionit tė OKB-sė e shohin qėndrimin nė Kosovė si njė aventurė interesante dhe aspak tė rrezikshme. Pėr dallim nga Iraku nė Kosovė – sė paku deri mė tani – ndėrkombėtarėt janė pritur me mirėsjellje nga vendasit. Jo rastėsisht nė Prishtinė qarkullon anekdota pėr nėpunėsin e UNMIK-ut, i cili sapo tė zbresė nė aeroportin e Sllatinės afėr kryeqytetit fillon pėrgatitjen e mbrėmjes lamtumirėse. Por, ēdo muaji tė mjaltit i vjen fundi.
Dhe fundi mė radikal ėshtė shėnuar dje. Protestat kanė qenė shprehje e zemėrimit kundėr keqqeverisjes sė Kosovės, bllokimit tė procesit tė privatizimit pas intervenimit nga Beogradi, bllokadave tė rrugėve kryesore nga ana e pakicės serbe para portave tė Prishtinės dhe ndarjes sandaloze tė Mitrovicės po aq sa edhe kundėr paperspektivės sė pėrgjithshme, papunėsisė sė madhe, zhgėnjimit. Mjafton tė shikohet vetėm rritja drastike e numrit tė vetėvrasjeve nė Kosovė sidomos ndėr tė rinjtė. Edhe pesė vjet pas pėrfundimit tė luftės ende nuk ėshtė sqaruar fati i rreth tre mijė shqiptarėve, derisa kufomat e zhgroposura nga varrezat masive nė Serbi, qeveria e Beogradit vazhdon t’i mbajė si trofe lufte. Para pak ditėsh autoritetet serbe ia dorėzuan UNMIK-ut kufomat e 40 civilėve shqiptarė tė vrarė gjatė fushatės tė terrorit tė regjimit serb nė vitet 1998-1999.
Mbi tė gjitha dje ėshtė protestuar kundėr tolerimit tė strukturave paralele serbe nė Kosovė. Pėr njė fshatar serb nė njė fshat apo enklavė tė Kosovės ende ekziston pushteti i Beogradit. Pensioni i tij vjen akoma nga Serbia, ai vazhdon tė telefonojė pėrmes rrjetit serb Mobtel, korrespondencėn e sjell posta serbe. Me dijenė e UNMIK-ut, Beogradi nė Kosovė derdh miliona euro pėr funksionimin e pushtetit paralel. Nė kėtė situatė shumė serbė as qė kanė ndonjė interes tė integrohen nė Kosovė. Jo Prishtina, por Beogradi shikohet si kryeqytet. Inflitrimi i strukturave sekrete serbe nė Kosovė ka arritur nė njė nivel, kur vetė zyrtarėt e Beogradit mburren publikisht dhe nuk kanė asnjė ngurrim tė flasin pėr kėtė ēėshtje. Pėr eskalimin e gjendjes nė Kosovė ka kontribuar edhe qeveria e re nacionaliste serbe. Debati pėr “krahinėn serbe” ėshtė kthyer nė qendėr tė vėmendjes nga kryeministri Vojislav Koshtunica. Madje lideri i radikalėve serbė Tomislav Nikoliq kėrkoi qė kabineti nė Beograd tė organizojė mbrojtjen ushtarake tė serbėve nė Kosovė.
Njė sinjal i qartė ėshtė dėrguar nga protestat e djeshme edhe nė adresė tė politikanėve shqiptarė nė Prishtinė. Njerėzit janė lodhur duke dėgjuar rrėfime pėr grindjet notorike dhe mungesėn e ēdo sensi pėr bashkėpunim mes partive politike. Nė vend tė miratimit tė ligjeve, Parlamenti i Kosovės bėn jehonė nė opinion me piktura muri tė stilit socrealist. Nė vend tė adresimit tė njė oferte, njė “road map” pėr ndėrtimin e njė Kosove, ku mund tė jetojnė tė qetė shqiptarė, serbė, turq dhe minoritarė tė tjerė, politikanėt shqiptarė ende vetėkėnaqen me njė fjalor tė tejkaluar folkoristik. Kėtė imazh tė keq tė klasės politike tė Kosovės nuk e ndryshon as ndonjė shembull pozitiv, siē ishte rasti me kryeministrin Bajram Rexhepi. Dje politikanėt e Prishtinės reaguan me panik. Befasisht atyre u ra ndėrmend se nevojitet ndihma e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare pėr tė tejkaluar situatėn, pėr t’iu pėrgjigjur akuzave serbe nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, tė cilat do tė pasojnė me siguri gjatė ditėve tė ardhshme. Edhe kėtu shihen pasojat e moskomunikimit dhe moskoordinimit mes Prishtinės dhe Tiranės.
Pėrkundėr tė drejtės legjitime pėr tė protestuar kundėr status quos sė padurueshme, demonstratat e djeshme me epilog tragjik janė tė dėmshme pėr progresin nė Kosovė. Nuk duhet dyshuar nė qėllimin e mirė tė demonstruesve. Por, me apo pa vetėdije ata kanė rėnė nė njė kurth, qė mund tė jetė pėrgatitur nga Serbia. Vdekja e fėmijėve shqiptarė ėshtė tragjike, por njė shoqėri e pėrgjegjshme dhe largpamėse do tė priste hetimet dhe jo tė merrte ligjin nė dorė. Sulmet e mėvonshme tė turmave shqiptare kundėr serbėve tė kthyer nė rrethinėn e Pejės, djegia e strehimores kolektive serbe nė qendėr tė Prizrenit, shpėrthimi afėr kishės ortodokse nė Ferizaj godasin Kosovėn dhe tė gjitha pėrpjekjet e deritanishme pėr t’ia ndryshuar namin e keq Kosovės nė median dhe nė qarqet diplomatike nė Perėndim. Protestuesit duket tė mos kenė menduar pėr pasojat. Si shpeshherė nė histori edhe kėsaj radhe u dėshmua se energjia e shqiptarėve nė momente vendimtare derdhet nė drejtim tė gabuar. Tani u mbetet liderėve tė Kosovės qė kėtė situatė tė rėndė ta tejkalojnė duke e stimuluar procesin politik me iniciativa, jo me akuza e ndezje emocionesh. Njė Kosovė e pėrgjakur do tė thotė kthim nė tė kaluarėn. Dhe Kosova do tė vazhdojė tė mbahet nė karantinė nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kėtė nuk do tė duhej ta dėshironte vėrtet asnjė qytetar i Kosovės

nga Enver Robelli
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-04, 13:07   #6
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Si mė shitėn dhunuesit I

„Jeta ime ka marrė kahje tmerruese prej ditės kur shkova nė qytetin e P.... pėr ta takuar bashkėbiseduesin tim nga mesingjeri. Nėna mė thoshte ēdo ditė, ēka ėshtė kjo bisedė nė internet, dhe me kė flisja. U njohėm me tė kur ai mė kėrkoi bisedė nė ēast dhe prej aty kaluam nė mesingjer. Kishte shumė dashuri nga dukja e parė dhe ēdo gjė ishte nė rregull dhe e ėmbėl nga takimi. Mezi prisja bisedėn me tė... U bėn 2 muaj bisedė dhe tashmė ai me tė cilin bisedoja, mė ishte bėrė njė njeri i dashur, sikur ta njihja me vjet. Sipas tėrė asaj qė flisnim dilte se ne do tė ishim njė ēift bashkėshortor i pėrkryer dhe me ēdo tė mirė nė mes. Tmerrin tim as qė e kisha menduar ndonjėherė dhe as qė mund tė kisha ėndėrruar dorėn e fortė tė mafias kosovare, duke shitur dhe dhunuar njė femėr tė re qė nuk do tė dinte madje as kur ėshtė ditė e as kur ėshtė natė. Tani jetoj e krisur dhe e komprometuar, falė policisė qė mė nxori shumė rastėsisht nga dora kriminele e dhunuesve qė mendoj se janė aq tė shpeshtė nė Kosovė dhe rreth nesh.

Pas bisedave pėr 2 muaj nė internet, vendosa tė shkoja tė takoheshim me atė njeri qė e konsideroja si timin. Isha e sigurt se me tė do tė rrinim nė shtėpinė e tij, ku do tė mė prisnin familja e tij, si njė nuse tė ardhme tė tyre. E kisha atė bindje, pa ditur se do tė prehesha nė dhėmbėt e ujqėrve qė ka aq shumė Kosova dhe nuk i zhduk askush“.

Takimi i tmerrshėm

„Ai do tė mė priste nė afėrsi tė stacioni tė autobusėve dhe unė do tė takohesha me tė posa tė dilja nga autobusi. Ai priste dhe unė, sapo dola ai mė buzėqeshi dhe ma hapi derėn e veturės. Nuk vonoi shumė dhe u futėm nė dyert e njė shtėpie tė vjetėr, nė periferi tė qytetit. Dolėn 2 burra tė tjerė dhe m’u ofruan tė mė pėrshėndesin… Hymė nė shtėpi dhe ata e mbyllėn derėn e hekurtė. Nuk po lėvizte askush dhe atmosfera mė dukej e tmerrshme. Mė propozuan tė ulesha nė njė fotele dhe njėri prej tyre ma konfirmoi se tani e tutje do tė isha gruaja e tė treve dhe jo vetėm e njėrit siē kishte thėnė ai. Njėri prej tyre ma zbėrtheu kopsen e bluzės dhe kur unė kundėrshtova, ai m’u kėrcėnua fizikisht. Pas 5 minutash dy prej tyre mė zhveshėn me dhunė dhe pa e shpjeguar tmerrin dhe dhunėn fizike qė ushtruan ndaj meje gjatė aktit tė dhunimit. Sikur mė copėtuan tė tėrėn nė ēdo pjesė tė trupit. Mė rrahėn dhe mė kafshuan dhe duke mė lėnė pėrplot lėndime nė trup, e futėn tė tretin, i cili mė dhunoi tė lodhur nė po atė shtrat. Pas aktit tė dhunimit, mė sollėn njė lėng pemėsh dhe mė vonė pak bukė. Unė qaja dhe lotoja, por kjo nuk u bėnte pėrshtypje dhunuesve. Nuk isha e vetmja qė kisha kaluar nėpėr kėtė rrugė. Kur mendova se kjo ishte e tėra, ata sollėn edhe 2 veta tė tjerė, dy burra tė pagdhendur, tė cilėt mė shfrytėzuan njėri pas tjetrit. Tashmė pashė se ishte e kotė tė bėrtisja dhe tė provoja gjithēka, sepse shtėpia ku po qėndroja, pėrdorej vetėm pėr gjėra tė tilla dhe ishte njė ēerdhe e mbajtjes sė femrave qė shiteshin dhe stėrshiteshin, pasi i dhunonin 3 burrat e moshės sė mesme.

Mė shitėn pėr njė plak!

Mė jepnin bukė dhe ujė sa pėr ta mbajtur shpirtin dhe mė sillnin vazhdimisht njerėz pėr tė zbrazur ndjenjat shtazarake tek unė. U bėn 5 ditė qė kur po jetoja e mbyllur nė atė shtėpi, e cila kurrė nuk ishte e vetmuar, por tė paktėn nga njėri prej tyre e mbikqyrur. Nuk kishte asnjė gjasė tė dilja dhe nuk kishe as mundėsinė mė tė vogėl tė paraqitesha nė shtėpi. E dija se tashmė prindėrit e mi ishin ēmendur, siē ishin kur vonohesha qoftė edhe pėr ndonjė orė tė vetme. Nga nevoja pėr tė dal dhe ikur i luta dhe u shtira se tė isha pranė tyre vetėm t’u thosha prindėrve se isha te njė shoqe imja. Jo mė thanė nuk mund t’i tregosh askujt. Kjo ishte pėrgjigje e prerė si me thikė prej tyre. Edhe disa ditė tė tjera mė sollėn gjithfarė njerėzish qė kurrė nuk i kisha menduar. I lutesha Zotit tė ma merrte shpirtin. Flisja me vetveten ēdo moment kur mbetesha vetėm. Pas njė javėsh, kur unė nisa tė zbehesha dhe tė humbja shumė peshė, ata mė morėn dhe mė shitėn gjetiu, por blerėsi u tha se unė tashmė isha e stresuar dhe nuk isha pėr shtrat. Mė hoqėn prej aty dhe mė dėrguan te njė burrė, tė cilit i kishte vdekur gruaja prej kohėsh. Ai, nuk ishte i prishur shpirtėrisht si dhunuesit dhe nuk i dinte tė gjitha veprat dhe rrjedhat e ngjarjes sė dhunuesve. Ai dukej se dinte vetėm se u jepte atyre pak para pėr tė mė bėrė grua tė vullnetshme”. /Vazhdon /


E dhunuara nė liri/Nga Kosovarija
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-04, 16:04   #7
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Tmerr!!!!!!!
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-04, 19:57   #8
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E kam lexuar dhe jam shqetesuar shume per fatin e asaj vajze. Po si themi ne
Ben vaki gjithcka- e edhe kjo.
nuk po e di ende se a jane zene ata gjakpires, une per vete do tju jepja denimin me te rende.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-04, 20:41   #9
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sikur te ndodhin keso gjera ne Harlem NY,South L.A apo ne Rio,do te ishte e tmerrshme.
Po si ben qe te ndodh mu ne mes te Kosoves dhe popullit te shume vuajtur.Se di se si po na mban Toka!Ligji i Krijuesit eshte zgjedhje permanente per njerzimin.
Pra keto jan pasoja te demokracise.Ne akoma nuk jemi te pregatitur per nje gje te till (demokraci).
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-04-04, 18:22   #10
Vera
 
Anėtarėsuar: 24-03-04
Vendndodhja: gjermani
Postime: 2,138
Vera e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Vera
Gabim

no koment TMERRRRR!!!!!!!!!!! nuk mund te flas mandej
Vera Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-05-04, 12:38   #11
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Si mė shitėn dhunuesit II

SI MĖ SHITĖN DHUNUESIT II

Prishtinė, 02 maj 2004 - Pas tė gjitha dhunimeve qė mi bėri dhe torturave si dhe kur humba peshėn sa tė mos mė mbajnė kėmbėt, mė morėn dhe mė shitėn te njeriu qė mund tė ishte babai im. Mė morėn me veturė dhe mė dėrguan te ai nė shtėpi. Nuk dija se ata mė kishin shitur nė fund, sepse kishin vėrejtur se unė nuk isha mė e denjė pėr klientėt e tyre. Njeriu qė mė priste tė mė bėnte grua, nuk dinte se unė isha e dhunuara e tyre dhe e dhjetėra klientėve tė tjerė qė mė mbanin me orė tė tėra nė dhomėn e errėsuar. Ata flisnin mes se unė do tė qėndroja te burri im mė sė shumti 14 ditė dhe pastaj do tė mė merrnin me dhunė prej tij pėr me mė shitur sėrish tek klientėt e tyre. Kur mė futen nė shtėpinė e tij, ia kėrkuan 5000 euro, ndonėse pjesėn tjetėr tė parave e kishin marrė pėrpara se tė mė qonin aty. Unė kuptova se po bėhesha nuse e njė njeriu, tek pasi u zgjatėn duartė dhe i uruan fat e lumturi, por edhe kjo formė mė konvenonte, sepse do t’ia shpjegoja burrit tim rastin tėrėsisht dhe nė fund tė fundit do tė kisha mundėsinė tė ik prej tij. Ata shkuan, por i kishin thėnė njeriut se mė kishin vajzėn e dajės, i cili nga varfėria dhe skamja, ishte detyruar tė mė jepte pėr para. Ai kishte tjetėr bindje prej asaj qė ishte reale dhe qė mė kishte ndodhur, si rast i njohjes nga mesingjeri nė internet. Kur njerėzit e lėshuan shtėpinė burri im e filloi temėn me fjalėt e dhembjes se zoti e kishte marrė gruan e tij, pas njė sėmundje kanceroze qė shpejt ia kishte shuar jetėn. Ma mori zoti, se unė kam qenė i mirė ndaj saj, por kėshtu ishte shkruar nga zoti, thoshte ai. Ti je e re, vazhdoi ai, por me mua do tė kesh jetė tė mirė se unė jam besnik dhe i sinqertė…, unė i tregova babait tėnd pėr tė gjitha mė rikujtoj ai dhe kjo mė bėri tė kuptoj se ai kishte folur zoti e din me kėnd nė emėr tė babait tim. Mbeta e habitur kur kuptova njė gjė tė tillė, por tė reagoja me temperament ishte interes kundėr meje. Ndoshta me shpresė se do t’i zgjidh problemet e mia, pasi kuptova se dhunuesit e kishin kontaktuar burrin tim me ndonjė njeri tė vjetėr qė do tė ishte prezantuar si babai im. Ti thosha se ky nuk ishte babai, ai do t’i thirrte menjėherė dhunuesit dhe ata do tė mė merrnin mua dhe do tė mė errėsonin e ngujonin si mė parė. Pėrdora taktikėn me shpresė se nuk ishte momenti ta thosha tė vėrtetėn pėr vetveten. Fjetėm natės sė bashku dhe ai pati mirėkuptim tė mos mė prekte kur i thashė se isha me ciklin mujorė.

Burri do tė mė ēonte nė gjini

Tri ditė qėndruam tė tillė nė shtėpi pa u prekur fare dhe nė ditėn e katėrt ai mė propozoi tė mė ēonte te babai dhe tė rrinim atė natė deri vonė. Ēka t’I thosha, o zot? T’ia tregoja tė vėrtetėn pėsoja, tė nisesha te njeriu me tė cilin ishte bėrė marrėveshja s’kisha ku tė shkoja sepse ai nuk ekzistonte! Erdha nė dilemė, por ishte momenti t’ia thosha tė gjitha… I thashė, nėse ma jep besėn se do tė mė mbrosh dhe nuk do tė mė japėsh pėr askėnd do tė tė tregoj diqka shumė tė rėndėsishme, e nėse nuk mė mbron qom ku tė duash! Po, tha. Atėherė e hapa tregimin dhe I thashė: unė nuk jam bija e atij njeriu, sepse babai im ėshtė nė njė qytezė nė Rrafshin e Kosovės. Ai, babai im, as qė e di se ku jam unė, kėta qė mė sollėn tek ti janė dhunuesit qė u njohėm nė mesingjer dhe mė tradhtuan e mė dhunuan… mė shitėn te shumė klientė dhe kur panė se mė nuk isha pėr askend, mė shitėn te ti. Dua tė kuptosh o njeri, se nuk ke ku mė ēon se ai njeri qė tė ėshtė prezantuar si babai im, s’ka lidhje me mua… Njeriu, siē ishte ulur, u ngrit nė kėmbė dhe nuk I besonte rastit, por mė pyeste a ėshtė kjo e mundshme. Vetėm kėtė ma tha dhe asgjė mė shumė. E halli?, mė tha: Bėn si tė duash, ia ktheva, unė kam qenė nė dhėmbėt e ujqėrve dhe I kam dėgjuar se pas 2 javėsh do tė vie tė mė marrin me dhunė nė kėtė shtėpi. Njeriu desh u ēmend kur ia shpreha kėto fjalė dhe mė tha: Mos ke dert, nuk do tė tė ndodhė asgjė, tani e tutje nuk je gruaja ime, por do ta kesh mbrojtjen time. Ai nxori nga njė qoshe e dhomės njė pistoletė dhe e futi nė shokė dhe mė tha nėse kisha durim tė qėndroja me tė vetėm deri atė ditė kur ekspedita do tė vinte ta merrte nusen pėr qėllime tjera. Ndonėse frikėsohesha, vendosa tė qėndroja nė shtėpi dhe ta pres momentin e duhur.

Burri vrau dhunuesit

Nė ditėn e 14, sikur kishin bėrė marrėveshjen dhunuesit, u vizatuan nė derėn e shtėpisė sė njeriut tė ndershėm, i cili po mė mbante si grua. Na e kthe nusen zotri!, i thanė dhunuesit burrit tė shtėpisė. Dhunuesit vazhduan t’i thonė burrit se babai i nuses nuk po pajtohet tė tė ketė dhėndėrr ty, sepse dikur paskėsh pasur njė problem ndėrfamiljar. Burri u tha dhunuesve se prej kėtu mund ta nxjerrin nusen vetėm kur tė vritet ai dhe ua tregoi tė vėrtetėn sikur ta kisha rrėfyer unė vetė. Njėri prej dhunuesve e kėrcėnoi burrin dhe kur u nis tė mė kapte mua pėr flokėsh, ky nxori revolėn dhe shkrepi nė gjoksin e tij. Tre tė tjerėt u sulėn mbi burrin dhe pas njė tollovie tė dėgjuar nė fqinjėsi e mė gjerė ia bėhu policia dhe 2 prej tyre i zunė. Dhunuesit po mbahen nė burg dhe po pėrgjigjen pėr rrjet tė dhunshėm prostitucioni. Njėri prej tyre gjeti varrin. Mua mė kthyen nė shtėpi. Nga Sokol Merturi / Kosovarija
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-04, 15:47   #12
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Martesa ilegale mes shqiptarėve dhe maqedonasve

Martesa ilegale mes shqiptarėve dhe maqedonasve

Nuk njihen mė parė, as janė takuar ndonjėherė, madje nuk e flasin gjuhėn e njėri-tjetrit, por “fati” u troket nė derė pėrmes njerėzve, tė cilėt mundėsojnė lidhje martesore nė rrugė ilegale. Kėshtu janė martuar me qindra e qindra vajza nga Malėsia e Shkodrės me burra maqedonas nė Tetovė. Mjafton tė paguash njė shumė prej 250 eurosh dhe lidhjet martesore bėhen funksionale mes vajzave nga Malėsia e Shkodrės dhe maqedonasve tė Tetovės. Gjithēka shkon sipas njė plani tė mirorganizuar nga rrjete ilegale qė veprojnė nė tė dyja anėt e kufirit Maqedoni- Shqipėri. Autorėt e kėtij rrjeti duke pėrfituar nga gjendja e rėndė ekonomike e shumė familjeve shqiptare nga fshatrat e thella malore tė Shkodrės kanė arritur tė nxjerrin pėrfitime duke inauguruar martesa me maqedonas. “Nusja” shqiptare dhe “dhėndri” maqedonas, duhet sė pari tė tundin xhepat pėr tė shpėrblyer shkuesit, paga pėr tė cilėt ėshtė gjithsej 500 euro. 250 eurot e vajzave pėrfundojnė nė xhepat e ndėrmjetėsuesve nė Shkodėr. Njė shumė tė tillė e paguajnė edhe burrat maqedonas, tė cilėt e derdhin paratė e tyre nė “kasafortėn” e agjencisė nė njė fshat tė Tetovės. Vajzat shkodrane tė cilat zbarkojnė nė Tetovė pėr t’u martuar me burra maqedonas, i pėrkasin moshės 24 deri mė 35 vjet. Viti 1995 shėnon dhe hapin e parė tė kėtyre martesave, kurse nga viti 2000 e deri mė tani, ky numėr ka shėnuar rritje tė madhe. Sipas psikologes sė qendrės pėr punė sociale nė Tetovė, Valdete Neziri, nga janari deri nė muajin maj, janė shėnuar 17 raste kur qytetarė maqedonas nga Tetova kurorėzohen me vajza shqiptare nga Shqipėria, konkretisht nga rrethi i Shkodrės. Kėto lloj martesash nga viti nė vit shėnojnė rritje tė konsiderueshme, ndėrsa nė vitin 2003 raste tė kėsaj natyre kapin shifrėn e 30 martesave. “Vetėm brenda 5 muajve tė kėtij viti kemi 17 raste, pra njė rritje prej 50 pėr qind’,- thotė psikologia Neziri. Ajo konfirmon se vajzat shqiptare nga Shqipėria vijnė nga zonat e thella tė rrethit tė Shkodrės ku mė shumė se 90 pėr qind e kėtyre vajzave janė katolike. Vajzat shqiptare pas kurorėzimit pėrfundojnė nė fshatra mė tė popullura nga etniteti maqedonas, konkretisht nė fshatin Bervenicė, Dobrosht, Ratajė, Tetovė dhe nė disa fshatra tė tjera.
Martesa pėrmes agjencive ilegale
Askush nga autoritetet kompetente nuk e ka vėnė ujin nė zjarr se nė njė fshat tė Tetovės funksionon njė “agjenci” ilegale, e cila siguron kapital nė kurriz tė martesave jonormale. Duket qartė se rrjeti nga tė dyja anėt e kufirit e zhvillon aktivitetin e tij pa u shqetėsuar se veprojnė nė mėnyrė tė paligjshme. “Nė fshatin tim kemi disa raste qė vajza nga Shkodra janė martuar me maqedonas”,- thotė pėr “Shekullin”Avniu nga fshati Tenovė, duke shtuar se ėshtė shumė i bindur se vajzat nga Shqipėria bėjnė martesa tė tilla ose nga mashtrimi, ose nga halli. Nė lagjen time,- thotė ai- kemi dy raste tė tilla, dhe jam i sigurt se vajzat shqiptare nuk kanė ditur se ku shkojnė dhe me ēfarė realiteti do tė ballafaqohen. Banori i Tenovės thotė se ka biseduar me fqinjin e tij maqedonas, por ai nuk i ka shpjeguar se si ka arritur deri te kjo martesė. Tė gjithė banorėt e fshatit, ku dominojnė shqiptarėt, jemi tė habitur pse “nusja e re” nuk preferon t’i pėrshėndesė nė shqip. Por- shton ai- unė e kuptoj pozicionin e saj, sepse familja maqedonase kėrkon tė ruhet tradita, pra tė mos pėrdoret qoftė dhe njė fjalė e vetme nė shqip.
Pėrpiluesit e kėsaj strategjie janė maqedonas, tė cilėt kanė ngritur folenė e tyre nė fshatin Kopanicė, nė komunėn e Jugonovcės, vetėm pak kilometra nga qyteti i Tetovės. Sipas burimeve shumė tė sigurta tė “Shekullit”, nė kėtė fshat ekziston njė “agjenci” ilegale, e cila u mundėson vajzave nga Shqipėria dhe burrave maqedonas tė vendosin kurorėn e martesės. Drejtuesit e rrjetit janė ekskluzivisht maqedonas, por ka edhe tė punėsuar shqiptarė, tė cilėt mbajnė lidhje tė fshehta me anėn tjetėr tė kufirit, duke bėrė kėshtu tė mundur martesat e tilla. Ekzistencėn e kėtij rrjeti bashkėpunues Tetovė-Shkodėr e pohojnė edhe punonjėsit socialė, tė cilėt kryejnė funksionin e dhėnies sė kėshillave para kurorėzimit. “Pavarėsisht se nuk kemi informacione zyrtare pėr njė agjenci tė tillė, ne kemi dėgjuar se ekziston njė zyrė e tillė qė shėrben pėr njohjen e vajzave nga Shqipėria me qytetarė maqedonas nga Tetova”,- shprehet nėpunėsja e kėtij insistucioni, Valdete Neziri. Ndėrkaq qytetarėt, tė cilėt preferojnė tė mbeten anonimė, thonė se qendra e kėtij biznesi martesor ndodhet nė njė shtėpi private nė fshatin Kopanicė. Pronari, sipas burimeve tona, ėshtė me kombėsi maqedonase dhe kryen shėrbime ekskluzivisht pėr bashkėkombasit e tij. Kjo konfirmohet edhe nga zyrtarėt e Qendrės pėr Punė dhe Politikė Sociale nė Tetovė, tė cilėt bėjnė tė ditur se tė gjitha martesat qė janė evidentuar deri tani me vajza nga Shqipėria, janė bėrė vetėm me maqedonas nga Tetova.

Statistika
Mosha e vajzave tė preferuara 24-35 vjeē
Pagesa pėr t’u martuar 250 euro pėr secilin (burrin e gruan)
Fillimi i martesave tė tilla viti 1995
Gjatė vitit 2003 shėnohen 30 martesa
Gjatė kėtyre pesė muajve 17 martesa
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-04, 21:00   #13
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim

-I nderuari Admin un vete jam nga Gostivari ksish rastesh kam ndygjuar dhe ka qe un i njoh personalisht ketu ne qytetin tim qe jane martuar me vajzat e shqiperis por edhe buri esht shqiptar e sllav-muti.
-Vetem nje rast e kam lexu ne gazet siq thuani ju nje vajz me emrin Flora nga malsija e madhe ishte martu ne Prilep me nje Maqedonas.
-Aq mka ardh inat sa qe edhe gazeten e kam gris per momentin se shum u bana nervoz si ka mundesi te ndodh kjo pune.

-Tash ju ndertohem vllezerve nga Shqiperia

--TE DASHUR VLLEZER MOS LAJONI QE MOTRAT TONA TI ANASHKALOJN SLLAVET SE NUK KAN ASNIFAR JETE PO I MARIN SI ROBRESHA PER PUNET E BAGTIS DHE SHPIS JETA E TYRE NUK ESHT JETE
JU LUTEM KINI KUJDES SE SI VEPRONI ME VAJZAT E JUAJA DHE MOTRAT
UN PER VETI JAM SHUM I NENCMUAR ME AT RASTIN E FLORES QE E KAN MASHTRU LAPERAT PER AT NUK KA JETE ME PRANDAJ JU APELOJ ME LOCKEN E ZEMRES QE KETA MASKAREJ SI NDERMJETSUES TI IZOLNI SE JAN TE POSHTER E KAM FJALEN PER LAPERAT QE TENTOJN QE NJE VAJZ SHQIPTARE ME E MARTU ME NJE SLLAV



KY APEL NUK VLEN PER NJE NDERMETSUES -SHKUZ-MSIT-


QE ME NDERSHMERI ESHT QE TE MARTONE NJE SHIPTAR ME NJE SHQIPTARE
KSISH MARTESASH EDHE UN UROJ TE KIET NE GJITH HAPSIREN SHQIPTARE (KOSOV-ILIRID-SHQIPERI-MALTEZI-CAMRI)
-SHQIPERIN ETNIKE-
PRA ME FAT FEJASAT SHQIPTARO-SHQIPTARE

TE MALLKUM QOFSHIN FEJESAT SLLAVO-SHQIPTARE-SLLAVE
TE MALLKUM QOFSHIN KETA NDERMJETSUES SLLAVO-SHQIPTAR

Ju pershendet Vardari
VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-04, 12:30   #14
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ju pershendes. Ky rast tregon ( me siguri ka shume raste te ketilla ),sa jane politikanet te preokupuar me punet e veta e nuk e shohin dhembjen e popullit i cili edhe ashtu nuk din se ku e ka koken prej problemeve tjera.Ky rast asgje nuk dallohet prej atyre te luftes,dhe egzekutuesit e kesaj vepre meritojne egzekutimin ( mendimi im per rastet e keti lloji )si ne ARABI SAUDITE .Tolerimi i ketyre puneve eshte katastrofe njerezore per shoqerijen e cila propagon ( politikanet ) menyren e jeteses normale,duke e demantuar vetin me paaftesinat te kesi lloji.... :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-08-04, 14:39   #15
raif
 
Anėtarėsuar: 13-03-04
Vendndodhja: vushtrri
Postime: 2
raif e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek raif Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek raif Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek raif
Gabim

:( :( :( :( :( :( :( :( :( tung nga GEZIMI,tju them sinqerisht kjo qe sapo lexova eshte TRAGJEDIIIIIIIIII!!!!!!!!!!,dhe TMEEEEEEERRRRRRR!!!!,per mbare popullin shqiptar kudo qe eshte e ketu mendoj per strukturat udheheqese te shtetit (qeveria por edhe policia).
Dhashte Zoti e kjo le te jete e fundit sepse populli i kosoves nuk e meriton se paku nje gje te tille.
Ju pershendes dhe me te vertete jam i tmerruar per kete gje!!!! :oops: :oops: :oops: :oops: :oops: :oops:


__________________
ju fl mdeshiroj qe tem prannoni ketu
raif Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.