Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-06-04, 13:29   #1
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Pse realpolitika ėshtė me rėndėsi pėr botėn muslimane ?

Pse realpolitika ėshtė me rėndėsi pėr botėn muslimane


Nė kėtė fundjavė u shėnuan mė shumė vrasje nė territoret e okupuara tė Palestinės pasiqė radhėt e forcave tė tėrbuara izraelite shtinė pa dallim nė popullatėn civile arabe. Nė mesin e tė vrarėve u gjend edhe katėrmbėdhjet vjeēarja e cila ndodhi tė qėndronte nė vend dhe kohė tė gabuar.

Nė Irak, populli gjenė veten tė kurthuar nė njė shtet tė ndarė nė pjesė, me zona tė ndaluara fluturimi bė pjesėn veriore dhe atė jugore. Popullata e zakonshme nuk gėzon mė tė drejtėn tė fluturoj lirisht nė vendin e tyre, pėr ata, hapsira e tyre ajrore nuk ėshtė mė e tyre.

Nė Iran, fat i njėjtė e pret popullin nė tėrėsi. Krahas tė arriturave spektakulare tė bėra nga lėvizja reformiste nė krye me Ajetullah Muhammad Khatamin dhe pasuesit e tij, Irani ėshtė duke u radhitur nė tė ashtuquajturėn “Axis of Evil” dhe emėrohet si kėrcėnim pėr paqėn botėrore.

Nėse ēfarėdo shteti tjetėr nė botė duhet tė vuaj njė fat tė tillė, ēdonjėri do tė kishte pritur tė dėgjohet njė kundėrshim dhe mospranim i njėrėzishėm. Paramendo, nėse mundesh, reaksionin sikur Japonia tė ndahej rastėsisht nė tri pjesė, me zona tė ndaluara fluturimi nė veri dhe jug. Ose sikur India papritmas tė kategorizohet si “Axis of Evil” vetėm pse thjeshtė posedon teknologji nukleare dhe armė pėr shkatėrrim masiv. Ose sikur SHBA-ja tė pushtoj njė vend fqinjė dhe tė filloj tė vendoset ilegalisht atje.

Por, kur gjėra tė tilla ndodhin nė shtetet e sotme muslimane, lajthitjet e tilla konsiderohen si normale dhe mirren sit ė vėrteta. Nė vend tė njė kritike tė hapur dhe tė ndershme ndaj kontraditave dhe paradrejtėsive nė rendin e sotėm botėror pėrkundrazi ne tashėm veē jemi tė ngopur me banalitete dhe shfajėsime tė cilat janė temė dite. Paqja, na thuhet, anjėherė nuk mund tė arrihet nė vendet arabe, sepse ato janė tė karakterizuara si shtete jo stabile, jo demokratike dhe jo funksionale. Tė gjitha llojet e faljeve mund (dhe janė) tė gjinden si spjegim pėr ēėshtjet e pazgjidhura politike qė ne i shohim nnė lindjen e mesme sot. Duke u nisur nga teoritė e auto – gjenocidit, kollapsit structural dhe mvarshmėrisė intelektuale deri te format tradicionale tė ‘rrėnjosura’ korrupsionit dhe qeverisjes sė gabuar, popujt lindjes sė mesme janė patolugjuar dhe janė shndėrruar nė ēėshtje tė parėndėsishme nė botė. E fundit ėshtė se ata nuk janė tė aftė ta qeverisin vetveten.

Ky lloj i racizmit tė paparishikueshėm ka lėshuar rrėnjė dhe ėshtė bėrė sedimentar nė botėn qė ne jetojmė sot. Kėto paragjykime aq thellė janė rrėnjosur sa qė shumė nga ne as nuk shqetėsohen tė pyesin logjikėn prapa kėsaj. Edhe mė bėmirėsit dhe mendjehapurit mes nesh mund tė pranojnė se njė pamje e tillė e pregatitur e politikės sė muslimanėve arab ėshtė mė sė miri si njė karikaturė e gabuar ose mė sė keqi si njė e pavėrtetė instrumentale, por pak zėra tė protestės janė dėgjuar pėrgjatė shumė viteve.

Dy faktorėt kryesor i ndaluam shtete muslimane ta marrin vetėn dhe tė dya ata sė bashku kanė tė bėjnė me kulturėn dominante tė Realpolitikės, e cila po e qeverisė botėn sot.

Pėr fillim, askush nuk e merr mė botėn muslimane seriozisht e mė sė paku nga tė ghithė muslimanėt vetėn e tyre, thjeshtė pėr arsye se as edhe dy shtete muslimane nuk mund tė rrinė duarkryq pėrderisa njė shtet tjetėr arab ndahet nė pjesė dhe sektorizohet nė blloqe sikur qė ngjau me Irakun. Ata vazhdojnė tė qėndojnė tė heshtur dhe duarkryq pa nxjerrur asnjė protestė, pėr arsye se kjo i pėrshtatet interesave strategjike tė tyre. Iraku i dobėsuar, do tė nėnkuptonte mė shumė leverdi pėr vendet tjera arabe duke shpresuar tė fitojnė njė pėrparėsi nė luftėn e shtrenjėt pėr dominim dhe hegjemonitet nė regjion. Rst i njėjtė ndodhi edhe kur Libia u bombardua nė copė e thėrrime nė vitet e 80-ta dhe shtetet arabe qėndronin ulur nė vendet e tyra pėrderisa ishin duke shiquar anėn tjetėr. Rast tjetėr nė fjalė ėshtė ehe deminizimi i Iranit sot. Disa liderė arab do tė tė dėshironin tė ngrejnė zėrin nė mbrojtje tė Iranit pėr arsye tė thjeshtė se ata do tė rrezikonin biletat e tyre tė klasės sė parė pėr nė Shtėpinė e Bardhė nė njė tė ardhme tė afėrt. Sido qė tė jetė, gjithashtu ekzistojnė ehe paragjykimet e vjetra arabe ndaj persianėve, iranianėt asnjėherė nuk kanė qenė tė mirėseardhur nė kryeqytetet e botės arabe.

Njė ndarje e tillė tregon ekzistencėn e pėrēarjeve tė vėrteta brenda botės muslimane dhe shkakton tallje dhe pėrqeshje me thirrjet e shpeshta dhe tė zėshme pėr njė vėllazėrim universal mes muslimanėve. اfarė lloji i umetit qėndron, kur tė tjerėt i ekspozohen prerjev, shpronėsimit, injorimit deh shtypjes?

Duke falenderuar mendimeve tė tilla tė kufizuara dhe intereseat vetjake, bota muslimane vazhdon tė mbetet e ndarė dhe nė mosmarrveshje me vetėn e saj. Kjo do tė thotė se nuk ekziston njė zė i vetėm dhe i bashkuar qė del nga komuniteti global i mėse njė miliard shpirtrave, dhe kjo gjithashtu do tė thotė qė tė gjithė ne llogaritim nė asgjė kur ėshtė fjalė pėr konsideratat e Realpolitikės. Njė komunitet qė numėrin njė miliard njerėz ėshtė mė i parėndėsishėm se sa klubet rrotulloese qė takohen, nėse njė komunitet i tillė nuk mundet sa edhe tė veprojė sė bashku.

Kjo na shpie tek faktori i dytė i realpolitikės sė sotme, nėse pjesė tjetėr e mbetur e botės jo muslimane nuk e pėrfillė botėn muslimane, kjo ėshtė pėr shkak se ne nuk llogarisim nė skenėn e gjėrave. Pse nė botė duhet njė shtet jomusliman sikurse Japonia, Kina, Tajlanda, Brazili ose Argjentina tė ngrejnė zėrin e tyre pėr tė drejtat e muslimanėve, ku vetė muslimanėt nuk janė nė gjendje ta bėjnė njė gjė tė tillė pėr veten e tyre? Dhe pse dueht sot ndonjė shtet jomusliman nė botė tė qėndroj nė anėn e shteteve dhe popujve tė shtypur musliman (dhe dukė bėrė kėtė pėrfitojnė mmlefin e SHBA-sė sė fuqishme) nėse bota muslimane nuk mund tė qėndroj si njė bllok i bashkuar nė vetvete?

Fakti qėndron nė atė se realpolitika dominon marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe shtetet qofshin ato muslimane ose jomuslimane do tė veprojnė sipas interesave tė tyre. Asnjė shtet nuk do tė rrezikoj deteriorizmin me fuqitė e mėdha perėndimore pėrderisa nuk ekziston njė fuqi kundėrshtuese qė barazon dominimin. Nė gjendjen e tashme prezente ku vetėm njė supėrfuqi predominon dhe tė gjithė tė tjerėt janė tė trembur nė heshtje dhe dorėzim, tė ngrehesh kundėr Washingtonit do tė jetė njė vetvrasje e qartė dhe e thjeshtė politike.

Kėshtu qė pėr popujt musliman qė tė pėrfitojnė mbėshtetje dhe respekt nga shtetet dhe popujt e tjerė jomusliman, mė sė pari duhet tė klasifikojmė prioritet tona. Qeveritė muslimane dhe liderėt politik dueht tė heqin dorė nga logjika makiaveliste e mbėshtetjes sė shteteve thera tė fuqishme me qėllim tė shkeljes sė fqinjėve tė tyre musliman. Kooperimi konomik duhet te intensifikohet, kėshtu qė bota muslimane sė paku mundet tė prezantoj veten e saj si njė treg e bashkuar, me nje fuqi tė konsiderueshme ekonomike. ثshtė e nevojshme qė shqetėsimet tona ti komunikohen dhe arrijnė audiencės sė gjerė ndėrkombėtare e cila ėshtė plurale, multikulturore dhe e ndryshme. Por, para se gjithash ne duhet tė veprojmė dhe tė mendojmė se njė komunitet duke pranuar se interesat e muslimanėve tjerė janė gjithashtu ehe interesat tona. Ne nuk mund tė presim nga jomuslimanėt tė kujdesen rreth gjendjes sė vėshtirė tė muslimanėve diku tjetėr pėrderisa ne vet nuk e bėjmė njė gjė tė tillė. Deri atėhere e gjithė ajo qė mund tė thuhet pėr umetin global musliman dueht tė kufizohet tek librat historike dhe pėrrallat, sikurse ajo qartazi nuk e kziston sot – dhe – tani.


Dr. Leone


__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.