Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-09-04, 09:27   #1
MaLoK_Presheva
 
Anėtarėsuar: 04-04-04
Vendndodhja: Preshev
Postime: 31
MaLoK_Presheva e ka pezulluar reputacionin
Gabim Letersia shqiptare e cenzuruar

Nė fillimet e letėrsisė shqiptare janė veprat e Marin Barletit ("Historia e Skėnder-beut", 1508) dhe tė humanistėve tė tjerė, tė botuara latinisht. Libri i parė shqip ėshtė "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut. Letėrsia e vjetėr pėrfaqėsohet nga vepra fetare, por qė ishin shpre-hje e qėndresės kundėr sundimit osman. Autorėt mė tė rėndėsishėm ishin Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani dhe te arbėreshėt e Italisė Lekė Matrėnga e Jul Variboba. Nė shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letėrsia orientale, por nė veprat e poetėve mė tė shquar kishte edhe tema laike e nota shoqėrore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).

Letėrsia e re kombėtare nis afėr mesit tė shek. XIX lidhur me lėvizjen e gjerė pėr glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letėrsia e Rilindjes Kombėtare. Ajo pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė tė mbisundoi romantizmi, bashkėkohės me romantizmin europian. U lėvrua sidomos poezia. Kjo ishte njė letėrsi me frymė demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i tė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. Te arbėreshėt e Italisė u shquan Jeronim De Rada me poemėn "Kėngėt e Milosaos" (1836) e njė varg veprash tė mėdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemėn "Kėnga e Sprasme e Balės", Franēesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombėtar i kėsaj periudhe ėshtė Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsia" (1886), i "Historisė sė Skėnderbeut" nė vargje dhe i shumė krijimeve tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė poeti lirik e satirik Andon Zako Ēajupi ("Baba Tomori", 1902), poetėt Ndre Mjeda, Aleksandėr Stavėr Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes sė Pavarėsisėi (1912) letėrsia e zhvilloi mė tej frymėn atdhetare tė Rilindjes Kombėtare dhe nė vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqėrore. Pėrfaqėsues i shquar i rrymės demo-kratike ėshtė Fan Noli, figurė politike por edhe poet, publicist e pėrkthyes. Lirik i njohur i kohės ėshtė Lasgush Poradeci. Nga ana tjetėr njė figurė qendrore e letėrsisė dhe e publiēistikės ishte At Gjergj Fishta. Ndėr prozatorėt janė romancierėt Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stėrmilli. Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes sė masave mė tė varfėra dhe me theks tė fortė tė revoltės shoqėrore e shėnon krijimtaria nė poezi dhe nė prozė e Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndėrkohė ishte njė kritik letrar me veprimtari shumė tė zgjeruar publiēistike qė ndikoi jo pak nė kėtė letėrsi.
Njė etapė cilėsisht e re nė letėrsinė shqiptare zė fill nė vitet e Luftės ANĒ dhe mori zhvillim tė plotė pas Ēlirimit si letėrsi e realizmit socialist. Nė shtypin ilegal, si shprehje e qėndresės antifashiste, u lėvrua njė letėrsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombėtar" (1944) e Shefqet Musarajt ėshtė krijimi mė i shquar i kėsaj kohe.
Pas Ēlirimit pothuajse e tėrė letėrsia ishte e kontrolluar nga ēensura e shtetit. Hapėsirat nė cilat shtrihej letėrsia e asaj kohe ishin tė ngushta dhe plot rezik pėr autorėt. Shumė prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Petro Marko e tė tjerė u dėnuan nga Partia nė fuqi. Shkrimtarė tė tjerė si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot tė tjerė shkruanin tė vertetat e tyre tė fshehura pas njė sensi tė dyzuar. Megjithatė edhe gjatė periudhės sė Socializmit lindi dhe u zhvillua njė letėrsi e mirėfilltė e cila edhe pse nėn ēensurė, krijoi dhe u konfirmua. Nė vitet e fundit tė agonisė socialiste edhe letėrsia filloi tė shfaqej mė hapur dhe tė mbante njė qėndrim kritik herė hapur e herė tė nėnkuptuar. Pas diktaturės letėrsia shqiptare pati njėfarė mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarėve solli njė frymė tė re realiste sidomos nė poezi. Liria nė shkrim solli njė dyndje veprash letrare, por vetėm pak prej tyre ishin tė njė niveli tė pėlqyeshėm. Peshėn mė tė madhe e mbajtėn akoma shkrimtarėt e periudhės sė Pas Luftės. Shkrimtarė si Diana Ēuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, e plotė tė tjerė vezulluan nė kėtė periudhė. Nė poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndėr mė tė rinjtė Etvin Hatibi.
Vlen tė pėrmendet qė periudha e Post Diktaturės(E. Hoxhes) pati vlera tė veēanta sidomos pėrsa i pėrket ribotimit tė veprave qė ēensura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar. U botuan tė plota veprat e rilindėsve, e Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe tė dėnuara gjatė sundimit komunist tė shkrimtarėve Petro Marko, Pjetėr Arbnori, Fatos Lubonja, Kasėm Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Visar Zhiti e shumė tė tjerė.
(THASHTE ZOTI E MOS TE VIJĖ AJO KOHĖ)


__________________
Ju Dua Gjithve...!
MaLoK_Presheva Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.