|
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit .... |
07-02-05, 01:23
|
#1
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
MARDHANJET NDERFETARE NDĖR SHQIPTAR
Marredheniet nderfetare nder shqiptare
Fanatizmi Nje E Keqe Per Personin Dhe Shoqerine
Zotni tė ndershėm,
Mė falni pėr guximin: due ta pėrballoj ēashtjen ma delikate nė jetėn shqiptare.
Kush e kishte zanė besė?... Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe,ndėr ateistat e ditės. Egėrsitė e bame nė Jug, midis djelmnisė shqiptare, vetėm pse muhamedanė e kristianė, janė fakte qi nuk lanė me luejtė, por janė edhe prova tė tmerrshme pėr jetėn tonė fetare, shoqnore e kombtare.
Pėr sa dij unė deri mė sod, kjo ēashtje kurrė nuk qe pėrballue kjartė e mirė; sa herė qe kallė, menjiherė edhe qe mbulue porsi gaca nėn hi. T'i mbetet hatri kujt tė duejė, unė due ta thom mendimin tem haptas: Marrė nė shumicė, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik e kėta jo pėr besim, sa pėr inat e pėr parti. Ndėr ēasat ma tė vėshtirė tė jetės sonė kombtare, njimend se shpėtuem format e bashkimit shoqnor e tė qetėsisė ndėr elementa,porse ne fund te punes mbeti nji tharm, nji gond rryme e partie, sa me tė trembė e me tė demoralizue.
Tue prekė me dorė plagėn, vjen pyetja: A do tė mund tė rrojnė nė qetėsi tre elementat fetarė ndėr ne? Ateistat me tė gjithė skeptikėt, indiferentat, natyralistat, aventurierėt e oportunistat, thonė se jo: Na shqiptarėt nuk mund tė rrojmėtė qetė, as nuk mund tė formojmė shtet, pėr pa i zhdukė tc gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiparizma!
Kėta shpresoj t'i pėrballo nji herė tjetėr; kėtyne tash po thom vetėm se Shqipnia nuk ash vend i pa Zot; e se shqiptarėt a nuk janė, as nuk duhet tė jenė t patėnzonė.
Fjalėn kėtė herė e kam m besimtarėt e tre elementave.
Pa kontenstim ne jemi n komb, nji shtet e nji popull me n shpirt, me nji gjuhė e me nji histori, e po t'ishim edhe tė nji besimi, patėm me qenė edhe ma te bashkuem, ma homogjenė, dhe nuk patėm me bjerrė mund e kol pėr t'u kuptue ndėr shumė pun Por fakti asht ky se na jemi pra myslimanė, ortodoksė e katolik e si tė tillė duem tė rrojmė nė nje harmoni yėllaznore. Unė thom se pėr kėtė punė nuk asht nevoja me shue besimet, pse po tė duem, mund tė rrojmė vėllaznisht, sikurse kemi shembullin ndėr sa shtete tė tjera tė qytetnueme.
.Pra, tezin tem e ve kėsodore: shqiptarėt, po qenė vėrtet tė qytetnuem e nacionalista tė sinqertė, besues edhe pėrnjimend nė njė Zot tė vėrtetė, nuk ka se si tė mos rrojnė vėllaznisht shoq me shoq; pėrkundrazi, derisa tė mos kenė kulturėn njerėzore nė shpirt, ndėrgjegjen kolektive kombtare, e derisa t'u mungojė kultura fetare, ata kanė me qenė tė damė e tė pėrēamė, jo psejanė tri besimesh, por pse nuk kanė bazat ejetės sho-qnore, kombtare e fetare
PENGIMI I MADH:
FANATIZMI
Pengimi i madh pėr jetėn shoqnore, pra, pėr qetėsinė e vėllaznimit tonė asht fanatizmi, i cili asht nji turp pėr personin, turp pėri besimin tė cilit i pėrket personi nje turp pėr jetėn shqiptare. Besimi qi mbahet pėr pasion, pra me fanatizėm, nuk asht besim i arsyeshėm, as faktor i jetės; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepėr rrėnon se sa trajton. Besimi nė nji Zot tė vėrtetė, Ati i tė gjithe njerėzve, nuk do ta shtojė antagonizmin, por do ta pakėsojė; besimi do ta zbusė njerinė ndėr ndjesi e jo ta egėrsojė, do t'i rregullojė prirjet e instinktit, ndėr tė cilat asht dhe egoizmi qi don tė justifikohet me shkakun e besimit.
Kėtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: tė dy ngulin kambė pėr nji bindje tė vetėn, tė dy tregojnė fuqinė e vullndesės deri nė kulm,... por me kėtė ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambė pėr nji parim t'arsyeshėm, ndėrsa fana-tiku don t'i rrijė asaj sė vetės arsye e pa arsye; njeriu me karakter tregon nji zotėsi morale, ndėrsa fanatiku dishmon nji dobėsi per-sonale, pse ai, edhe po ta shohė tė paarsyeshme atė tė vetėn, nuk asht i zoti ta mundė pasionin e egoizmin; brutalisht mund tė jetė i fonė, por njerėzisht asht i ligėsht;
karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai tė verbon, tė shtyn deri nė ves e n'egėrsi. Fanatizmi asht antinjerzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor. Pra, pėr tė rrojtė vllaznisht, nuk asht nevoja tė hjekim besimin, por kusht i parė asht tė hjekim fanatizmin nė besim. Shqiptari mund tė zbutet tue marrė kulturen vėrtet njerėzore, kulturėn e shpirtit, d.m.th. nuk mjafton tė ketė sjelljen e mirė, paraqitjen e njerzishme, format e pėrshtatshme, mėnyrėt e hijshme, e ne shpirt tė rrijė i egėr, por duhet tė jetė edhe pėrnjimend nė vete ashtu si mbahet e duket pėrjashta, atėherė ka me u ba i zoti tė rrojė nė harmoni me vėllaznit e vet sh-qiptarė tė ēdo kondicioni shoqnor edhe tė ēdo besimi. Ngjitas me kulturėn njerzore, shqiptari do tė marrė kulturėn fetare. Kaloi koha qi ta mbajmė besimin pse na e kanė lanė tė parėt, pse ashtu e kemi gjetė, pse besojnė tė tjerėt, ase pėr nji ēdo tjetėr arsye tė jashtme; sod duhet tė dijmė shka besojmė dhe pse tė besojmė; lypet tajustifikojmė, nėmose paravetes, besimin tonė. Por nuk mjafton kaq: besimin nuk do ta mbajmė as pėr etiketė, as pėr nji gja vetėm teorike; besimi duhet tė jetė faktor i jetės; parimet e besimit duhet tė pėrftojnė nė bindje tė plotė, ndiesi tė gjalla, lėvizje, shprehje, fjalė e punė, drejtues nė nji sistem jete. Kjo don me thanė kulturė fetare.
TE RROJME SHOQNISHT E
VLLAZNISHT
Jo se kėrkohet prej shqiptarėve kristianė e myslimanė tė jenė tė gjithė Shenjtėn a Peigambera, por po deshėm tė jemi komb e shtet, lypet me doemos tė jemi
nė atė shkallė kulture njerėzore e fetare, sa mjafton tė rrojmė shoqnisht e vėllaznisht .
Pa kulturėn njerėzore, nuk jemi tė pjekun tė rrojmė si njerėz i e si shokė; pa kulturėn fetare, besimi nuk na formon pėr jetė, por ma tepėr na pengon.
Kam pa myslimanė edhe kristianė qi me vetėmohim mbėrrijnė deri nė heroizėm pėr tė mbajtė ramazanin e kreshmėt, por prejse nuk e kanė kulturėn fetare, ata me atė vepėr sado heroike, nuk shfaqin nji madhni shpirtnore tė , cilėn nuk e kanė, pse qindresa e tyren tė shumtėn e herės bazohet , thjesht nė nji zakon, nė nji traditė, i nė nji moskuptim tė jetės fetare qi e zhvleftėson motivacionin edhe veprėn e tyne.
Nji kusht tjetėr qi rrjedh prej kulturės sė shpirtit asht nderimi pėr bindjet e tė tjerėve. Po t'ia bajmė diagnozėn shpirtit tė shqiptarit nė skajin ma tė fundshėm, kemi pėr tė gjetė kėtė fenomen tė ēuditshėm: kush nuk mendon si unė, thotė, ai asht kundėrshtari em. Ky paravendim antishoqnor shfaqet
jo vetėm nė lamėm fetare, politike e shoqnore, por edhe deri nė lamėn ditunore.
Mė ka ra rasa pėr vjetė e vjete tė marr pjesė ndėr shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje ēashtjesh ndėr shqiptarė, edhe do tė thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumė ku ma pak egoiste, si ndėr njerėz me shkollė, kam gjetė e prekė me dorė se mjaft me tregue kush nji mendim a parim tė kundėrt apo edhe tė ndryshėm, pėr me u shikue shtrembėt e me u ba shenj antagonizmi e luftimi.
Shkakun e kėtij fenomeni tė paarsyeshėm prapė e gjejmė nė gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po tė mbahet se ka kulturė, kujton se me ndjekė arsyen e nji tjetri asht dobsi. Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vėrtetojnė kėtė pėrbindsh tė individualizmit egoistik. Pėr tė rrojtė vllaznisht nuk lypet tė mendojmė tė gjithė me nji kokė, as nuk kėrkohet tė kemi tė njejtat parime ase tė jemi tė pagabueshėm, por medoemos duhet t'ua njohim tė tjerėve tė drejtėn e arsyetimit e tė bindjes, po n'atė mėnyrė si kėrkojmė qi tė tjerėt tė respektojnė mendimet tona. Do ta dimė se secili njeri, edhe pa dashtė, mund tė ndjekė nji rrugė a nji parim tė gabuem, prandej, sikurse nuk duem tė na pėrbuzė kush ne edhe po tė jemi nė gabim, ashtu as na mos tė pėrbuzim askend. Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisė shoqnore midis shqiptarėve, qofshin edhe besimesh tė ndryshme, asht nė mbajtjen e sinqertė tė parimit: Mos i ban kuj shka nuk don me ta ba kush ty; banu tė tjerėve si kėrkon me ta ba ata ty. As nė kėtė pikė besimet nuk pengojnė, por e kanė detyrė tė ndihmojnė.
SHKAQET E DASISĖ
Mbasi vumė kushtet pa tė cilat nuk ka si mbahet jeta sho-qnore e fetare, vijmė ndėr parime;
E parimisht sedli besim ka dog-mat e veta, por dogmat nuk ndėr-rojnė, prandej, sikurse besimet janė tė papėrshkueshme me njeni-tjetrin pėr shkak tė dogmave, ashtu besimtarėt, nė themel tė dogmave, nuk kanė si afrohen e puqen njeni me tjetrin. E ja se dasia asht e detyrueshme, shqetė-simi i domosdoshėm. Nuk ka si shkohet jeta vllaznisht. Kėshtu arsyetojnė ata qi besimet i kanė ferrė nė sy.
Problemi i vėrtetė asht i vėshtirė, por zhvillimin e vet e gjen tė plotė ndėr tri parimet qi janė:
1. Intoleranca dogmatike, 2.Toleranca shoqnore qytetare, dhe 3. Toleranca shoqnore politike.
Nuk e kemi shqip fjalėn tolerancė por i afrohet kuptimit , me bartė, me durue, si bie fjala na durojmė e bartim (kemi tolerancė) kur na fyejnė fėmijėt, i dejuni, i marri, i gabuemi, por nuk bartim, as nuk durojmė kurrsesi (jemi intolerantė) kur ndokush me tė mendueme, na merr nderin.
Parimisht lypet ta kemi e ta mbajmė intolerancėn teorike -dogmatike, due me thanė qi nė punė tė besimit secili ta mbajė bindjen pėr atė dogmė qi ndėrgjegjja ia urdhnon pėr tė drejtė, as mos tė durojė t'i thotė tash zi e tash bardhė nji parimi, tė cilin e ka pėr ideal tė parė.
Intolerancė! Fjalė e fortė, fjalė qi nuk bartet as nuk durohet, pse nuk ban as nuk duron as sa tė zit e thonit. Fjalė qi me tė parėn pėrshtypje tregon fanatizėm, mentalitet tė ngushtė, regres, mosafrim nė kurrnji mėnyrė. Por edhe fjalė e sinqertė, e arsyeshme, e drejtė : e vetmja fjalė e mėnyrė pėr me zhvillue problemin shoqnor- fetar.
Ja edhe arsyeja e thanies seme: Nji besimtar, i cili lavdohet se besimi i tij asht i vėrtetė, po nuk desh me mohue veten edhe besimin e vet kundrejt nji ēfarėdo kredoje tjetėr, do tė pėrgjigjet me nji "jo" kategorike tė preme.
Indiferenti fetar, prejse ai vetė nuk mban kurrnji besim pėmjimend, thotė se besimetjanė njinji tė vėrteta, si t'ishin besimet etiketa e kostume tė ndryshme, tė cilat vlejnė njinji pėr ta plotsue nji nevojė tė jetės. Po qe si njena dogėm tjetra, edhe pse tė kundėrta, atėhere asht njinji si e vėrteta si e kundėrta, e po qe se Zoti i dha e i dau besimet e kundėrta, atėhere Zoti asht hartuesi i gabimit, i rrenės dhe i pėrēamjes.
Duen me thanė se kjo intolerancė dogmatike nuk baret,nuk durohet nė nji shtet, nė nji popull, pse asht tepėr refraktare, e ngushtė e fanatike. Pėr nji herė ashtu po e zamė, edhe po e vejmė pėr bazė tė kundėrtėn, due me thanė tolerancėn dogmatike. Nė kėtė themel, bie fjala, Krishti qe a s'qe Zot, Muhamedi qe a s'qe Profeti i Zotit, nė kėtė rasė pėr mue do t'ishte njipėrnji; unė bart e toleroj tė thohet nė daē kėshtu, nė daē ashtu: si Krishti e Muhamedi tė kenė pasė punė me Zotin, si tė kenė punė me djallin, si tė kenė i qenė hipokritė e mashtruesa, si tė kenė qenė tė ndershėm e tė drejtė.
Kush nuk e sheh kėtė dobėsi mendore e morale? Njeriui tė cilit i vjen era njeri, mosbinden kurrė nuk e tregon pėr bindje, dhe atė pėr shka asht i bindun se t asht gabim, kurr nuk e pranon pėr tė vėrtetė. Kjo nuk asht vetėm njidetyrė e fetarit, por nji detyrė e secilit njeri tė ndershėm e t'arsyeshėm.
N'emėn tė sė vėrcetės, pra e pėr hir tė sinqeritetit, luftė ēdo gabimi, kudo qi ta gjejmė, edhe ndėr kėrkimet shkencore, edhe ndėr interpretimet e dogmave.
Pėr kėtė intranzigjencė ideale, shpirtnore, teorike, jemi tė paditun na besimtarėt, sidomos na katolikėt, ndėrsa kėtė intolerancė e gjejmė edhe ndėr njerėzit e ditunisė, t'artit e tė politikės, pėr shka u pėrket parimeve tė tyne., Kėta, e dijmė tė gjithė, se as sa ēon miza nė krah nuk lėshojnė nė sistemin e vet porsi bazė. Kėtė po e thomi nė lamėn parimore e ideale, pse mandej tjetėr gja asht praktika si pėr shkencėtarė, si pėr| besimtarė.
NJI FORMĖ E INTOLERANCĖS:
POLEMIKA
Nji formė e intolerancės asht polemika, e cila po qe serioze, ditunore, e paanshme, e bashme ndėr sfera tė nalta, vėrtet ndrit, nalton e trajton. Rrallė mė ka ra me pa ndėr shqiptarė polemikė pa pasion. Me nivel kulture njerėzore e fetare qi kemi, thom se polemika nuk asht pėr ne. Edhe po patėm arsye e tė drejtė nė ēashtje, kurrė nuk kemi arsye e tė drejtė tė kapėrcejmė caqet e njerėzisė, tė shajmė shoqi- shoqin, tė pėrdorim rrenen, tė falsifikojmė historinė,tė shtijmė nė punė motive t'ulta, tė polemizojmė me pasion.
Tjetėr mandej asht toleranca shoqnore, qytetare, praktike. Nėpėr kėtė parim, na e dallojmė kjartė se tjetėr asht gabimi e tjetėr gabuesi, tjetėr asht personi e tjetėr asht vepra; personin e falim, veprėn e gabueshme e dėnojmė; atė e duem, kėtė e mėnijmė; atė e bartim, kėtė nuk e durojmė. Ky asht parimi bazė qi na shoqnon: me kurrnji gabim as kompromis as shoqni, por me tė gjithė atdhetarėt, edhe tė jenė tė gabuem, afrim, dashuni, vl-laznim. Natyra na mėson kėtė parim: ajo me gjithė ndryshime e kontraste, e patrandshme mban nji harmoni tė ēuditshme; jeta njerzore na imponon; si, bie fjala, ndėr ne tė marrunit me ndore, besa, mikpritja, qe se shumė herė e mbrojmė si fajtorin si tė pafajin.
Kėtė shoqni qi na mėson natyra, na e imponon jeta; po njikėtė na urdhnon besimi, cilido tė jetė. Shpirti i shqiptarit, me gjithė besimet e ndryshme, e ndien fuqishėm se nji i njejti Zot i vėrtetė asht Zoti i muhamedanėve, Zoti i ortodoksėve e Zoti i katolikėve. Nė sajė tė nji Zoti, Babė i mirė, i drejtė pėr tė gjithė, Na jemi vllazėn, pse jemi tė gjithė bijt e nji Zoti qi na ka falė. Pra Zoti i tė gjithė neve, e na tė gjithė tė Zotit. Nė themel tė kėtij imperativi na jemi nji.
Ja, pra, se kurrgja nuk na vllaznon ma fort se Zoti. Zoti asht visari i pėrbashkėt i tė gjithė shqiptarėve pa ndryshim.
Nė themel tė kėtij parimi rrjedh toleranca fetare, e cila mbėshtetet nė kuptimin e kjartė: muhamedani i biri i Zotit, krisatiani i biri i Zotit, pra, vllazėn; mbėshtetet ndėr ndjesi tė sinqerta: porsi vllau pėr vllanė tė ndiejmė njeni pėr tjetrin; mbėshtetet nė nderimin reciprok pėr bindjen fetare tė shoqi-shoqit: pėr kurrnji arsye nuk kemi te drejtė tė pėrbuzim kend; porsi me tė drejtė kėrkojmė tė na kuptojnė, ashtu kemi detyrė t'i kuptojmė tė tjerėt. Kjo tolerancė fetare kėshtu e naltueme deri nė fisniki, sa asht e bukur, aq asht e vėshtirė. Kush e ushtron kėte asht me tė vėrtetė i madh.
Toleranca qytetare- shoqnore e gjen plotėsimin e zbatimin e vet nė tolerancėn shtetnore- politike. Statuti themeltar i njeh e i respekton njipėrnji tė tria besimet nė Shqipni; shteti njimend asht afetar, d.m.th. as-njanės, por jo antifetar, as ateist, as indiferent; shteti shqiptar e njeh Zotin, por nuk anon pėr kurrnji besim ma fort se pėr tjetrin; hartuesit e Statutit u shtynė deri nė ma tė naltėn shkallė tė lirisė e tė tė drejtave tė besimit; ata pranuen tri besimet nė themel tė barazimit tė plotė; para shtetit e zyrtarėve tė tij nuk ka as ndrysfiim, as pengim ndėr tė drejta tė kurrnji elementi; tė gjitha ligjet, masat, vendimet dhe mėnyrat zyrtare synojnė aty: tė forcohet e tė sigurohet sa ma mirė qetėsia fetare nė Shqipni. E tanė puna mbetet ndėr zyrtarė, me sa ata punojnė apo jo me shpirtin e kėtij parimi e me drejtėsi. Shteti, pra, jep liri tė plotė, edhe tė tre elementave ua siguron tė drejtat qytetare e politike; parimi i tij mbėshtetet nė drejtėsi e jo nė dashuni; shteti nuk ka miqėsi as anmiqėsi me kurrnjenin element.
Pra, pėr me mbajtė qetėsinė midis elementave fetarė:
1) duhet tė kemi pėr bazė tė vėrtetėn kundrejt parimeve. E vėrteta nuk luen (intoleranca teorike- dogmatike);
2) duhet tė kemi dashuninė e siqertė midis. personave (toleranca shoqnore-qytetare);
3) duhet tė mbahet drejtėsia me ndėrgjegje ndėr ligje , e ndėr zyrtarė (toleranca shtetnore- politike). Arsyeja e kėtyne udhėzimeve asht kjo:
na duhet tė rrojmė sė bashku jo si pėrdhuni, por me vetėdashje; kėtė pune do tė na e thotė mendja, do ta duejė vullndesa, do ta ndiejė shpirti; mendjes do t'i flasė e vėrteta, vullndesėn do ta vendosė e drejta, ndjesitė do t'i shtyjė dashunia. Toleranca qytetare asht nji virtyt, pėr ushtrimin e tė cilit krejt njeriu, ndėr tė gjitha fuqitė kryesore, do tė jetė i prekun e i tėrhjekun. E tane puna asht kėtu: me dijtė e me qenė tė zotėt ta bartim shqiptarin, jo s.i tė huej, por si vlla. Kėshtu, pra, nuk janė besimet ato qi e shqetėsojnė jetėn vllaznore nė Shqipni, por gabimet pasionet e padrejtėsia e besimtarėve shqiptarė janė ato qi e krijojnė ēashtjen fetare nė vendin tonė.
PENGIME QI DUHEN KAPĖRCYE
E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrė vesht me kaq, ja nuk ka marrė vesht kurrė. Tash tė vijmė te praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanėt nuk bahet, ortodoksėt janė grekomanė, katolikėt janė italofila. Kėshtu qi nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mbetet kund shpresė pėr Shqipni; kėshtu nuk bajnė pėr Shqipni as Ismail Qemali, as Bajram Curri pse muhamedanė, as Gėrmenji as Negovani pse ortodoksė, as Gurakuqi as Dedė Gjo' Luli pse katolikė;
kėshtu kemi ardhė ndėr pėrfundime qesharake e do tė vemi ndėr konsekuenca rrėnimtare!
Pėr tė rrojtė vllaznisht na shqiptarėt do t'i mbajmė, thamė, . disa kushte, do t'i vendojmė disa parime, por edhe do t'i hjekim disa pengime.
1. Pengimi i parė, per shėrimin e kėsaj plage tė kobshme qi e shqetėson jetėn ndėr shqiptarė, asht gabimi i madh i disa udhėhjeksave tė cilėt duen ta mbulojnė a edhe ta mohojnė plagėn, e cila, mjerisht, asht edhe do tė shkojė nė gangrenė, po nuk u shėrue, me dorėn e nji kirurgu t'aftė e tė ndėrgjegjshėm. Shka asht gabim e kalbsinė, fanatizėm e pus, ves e dobėsi, le tė qitet nė shesh, le tė thohet kjartė, pa ia shikue hatrin askujt. Pse ta mo-hojmė? Nji pjesė e mirė, muhamedanė e kristianė, ortodoksė e katolikė nuk shikohen me sy tė mirė; nji antagonizėm shoqnor qindron nė mes tė tyne; ata nuk kanė mbėrrijtė ende t'i rregullojnė relatat fetare, shoqnore e civile qi do tė kenė. Duhet ta pohojmė botėnisht se pėr mungesė kulture jemi kėtu. Ky do tė jetė hapi i parė i pėrmirėsimit:
ta njohim e ta ndiejmė sa duhet ketė plagė shqiptare.
2. Me e shikue hollė, aty ku duket se ndeshen muhamedanė e kristianė, nuk janė parimet dogmatike; ato populli as nuk i din, as nuk i merr aq nė kujdes;
sigurisht as pėr hatėr tė Krishtit, as pėr hatėr tė Muhamedit, sot nuk ban kush parti as nuk ngrehė ngatėrresa.
Shaku i parė do tė kėrkohet ndėr faktorė historikė, ndėr tradicjone mėnie midis elementave; na trashiguem ekzaltime, pėrbuzje, paragjykime e zemrime kundrejt shoqi-shoqit; me kėto lejmė, me kėto rritemi, me kėto formohemi, e pėr rrezik tonin me kėto edhe vdesim. Vetėm koha e kultura mund tė na i shrranjosė. Do tė kalojė edhe ndonji brezni, qi muhamedani ta harrojė tradicionin e tė parėve, ta zhduki krejt idenė "kaurr", ashtu pėr nji predispozicion tė bam petk, si kristiani i sotėm edhe i nesėrmi, qenė e pa qenė, pėr ēdo punė qi nuk i bjen pėr shtat, ka me kujtue e me ankue:
po mė bahet e padrejtė, pse jam ortodoks, pse jam katolik. Me atė masė qi tė marrim kulturėn e shpirtit e tė hjekim shkaqet e pretekstet, po me atė masė kanė me u dyndė edhe kėto re tė helmueme.
2. Faktori psikologjik Edhe faktori psikologjik ka tė bajė shumė me ketė dasi shpirtėnsh. Shqiptari si tip asht madhėshtor. Ai ndien pėr vete edhe pėrtej se duhet. Mirėpo kjo veti instinktive, qi kohėn e kalueme ndihmoi shumė pėr tė shpėtue shpirt, gjuhė, zakone e tradita tonat;
nė se qe fat i madh asohere, sot pėr jetėn tonė shoqnore e kombtare mund tė bahet rrezik i parė.
Kam pa e shoh pėr ditė shqiptarė edhe me kulturė, tė cilėt nuk janė tė zotėt tė ēveshen prej vetes sė vet: ata e dijnė fare mirė shka don me thanė jetė e pėrbashkėt, e jetė individuale, i kuptojnė kjartė kontrastet e sakrificat qi lypen pėr me u kapė me jetėn e vėrtetė shoqnore, megjithkėtė, hir e pa hir, duen tė bajnė atė tė vetėn;
duen, vetėm ata tė jenė tė mendshėm, ata gjela qi kėndojnė. E po gjetėn injoranta, trashamana, hypokritė, servila, fanatikė, po edhe njerėz nė tė mbarė e pa tė keq, more t'i shfrytėzojnė pa dhimbė, pa shpirt, edhe tė ngrehen kapadaij, udhėhjeksa, pionierė, a shka po dij unė. E ja klanet, partitė, prej nga rrjedhin dasitė e ,. kontrastet shoqnore: hallet shqiptare. Kėta njerėz tė besueshėm, mandej, si ta kenė ba nji grimė pozicion me taktikė vėrtet djallore, sa herė t'u nevojitet, mjaft ta prekin, a por sa ta ēekin sustėn e besimit, se ja, gati nji turmė pėr t'i ndjekė;
e ja, se me nji herė qiti krye ēashtja e besimit nė shqiptarė, me mėni, me shpifje, me dasi, grindje e luftime. Ku asht faji? Sigurisht nuk asht zelli i besimit, por asht zekthi i egoizmit. Unė, sė mbrami, nuk i ve faj fare muhamedanit apo kristianit pse asht fanatik; ai nėmose asht i sinqertė;
fajin e parė pse shqiptari ka mbetė fanatik e ka hoxha, prifti a popi; kėtyne - po nuk patėn vetė aq kulturė njerzore edhe fetare, sa me u dalė pėr vete dhe me u dhanė tė tjerėve - u do hjekė e drejta tė mėsojnė. Por fajin pse fetari e ushtron fanatizmin e ka ai liberali universitar, i cili, me sa mica e qeni, nuk beson as nė Krishtin as nė Muhamedin, por formon klane pėr Dinin ase pėr Fenė e Krishtit, jo pse i intereson Dini a Feja, por pse me atė formė - gjen kush e ndjekė pėr me qenė ai krye. Deri qi tė mos zbulohen e tė mos qiten sheshit kėta njerėz tė rrezikshėm, nuk ka qetėsi nė Shqipni...
TE HJEKIM DORE
NGA ĒDO NDRYSHK ZEMRE
Sod nė kėtė krizė tė tmerrshme besimtarėvet tė tė tre elementave na pėrket, pėr hatėr tė Zotit e tė Shqipnisė tė hjekim ēdo ndryshk zemre, t'i japim dorėn shoqi-shoqit e tė vėllazno-hemi nė njatė Zot qi besojmė e nė njatė Shqipni qi e duem me gjithė zemėr. E po e patėn detyrė besimtarėt nji herė, kleri shqiptar, muhamedan, ortodoks e katolik, dhjetė herė ma tepėr e ka detyrė tē shtėrngohet dora-doras, e pa vonesė tė dalė nė lamėn e luftimit pėr t'i a shpėtue shqiptarit besimin nė nji Zot, shpresėn nė nji Shqipni. A sod a kurr tė mobilizohemi pėr fe e atdhe! Ja, ky asht besimi e kjo asht Shqipnia qi po na zhduket ndėr duer. Bashkimi i tri klereve nė ketė drejtim e veprim, asht leva ma e fuqishme pėr tė sigurue bashkimin e shpėtimin. Nuk shpėton, jo, sod as Xhamija pa Kishė, as Kisha pa Xhami, por as njena as tjetra pa Shqipni.
Tė ngrehemi nė kambė. Pėr nji Zot tė vėrtetė e pėr nji Shqipni tė lumtun, na jemi vllazėn!
Korrik 1944
Per ata qe nuk e dine:
Te nderuar bashkatdhetare ju lutem mos harroni daten e shkrimit dhe autorin
At Anton Harapi
I pushkatuar nga barbaret me 14 shkurt te 1946
Barbaret ishin komunistet e jo serbet apo greket apo turqit.
Por sot, Shqypni, pa m“thuej si je?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
07-02-05, 01:55
|
#2
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Disa shembuj
Disa shembuj tė dashurisė e tolerancės ndėrfetare
Ipeshkvi i Shkupit Lazer Mjeda nė v. 1913 vendosmėrisht i mbronte myslimanėt shqiptarė nga gjenocidi serbo-malazez, qė i detyronin tė bėhėn ortodoksė. Nga ana tjeter tribuni popullor Bajram Curri deklaronte se nėse nė Gjakovė nuk mund tė ndėrtohet kisha e re katolike, atėherė njėrėn nga xhamitė qė kishte qyteti do ta shndėrrojmė nė kishė pėr vėllezėrit tanė katolikė.
Arqipeshkvi i Tivarit Marin Bici nė raportin e tij dėrguar Romės mė 13/07/1610 shkruan se nė rrethin e Laēit nė Shqipėri, nė fshatin e varfėr Kalivaē, edhe myslimanėt japin ndihma pėr tė mbajtur priftin katolik. (Kėto tė dhėna i ka mbledhur i nderuari akademik Mark Krasniqi, botuar nė -Dielli- vol.91 num.2, prill-qershor tė v.2000.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
07-02-05, 04:49
|
#3
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
14 nėntor 2003 /TN
Nga Ismail KADARE
Ky takim nderkombetar behet ne nje kohe kur nje shqetesim i ri, ose me sakte nje shqetesim i vjeter, i rikthyer me nje force te re, eshte shfaqur ne bote: marrdheniet midis besimtareve.
Eshte kjo arsyeja qe teza e Samuel Hantingtonit se pas renies se utopive totalitare, shekulli XXI do te jete shekulli i perplasjes se qyteterimeve, ka zgjuar dhe vazhdon te zgjoje shume interesim, ne krahun e pranimit ose te kundershtimit te saj.
E pranuar teresisht ose pjeserisht, e glorifikuar ose e hedhur poshte, kjo teze gjithsesi nuk mund te injorohet. Ka kohe qe dicka e rendesishme po ndodh ne boten tone, dicka qe vemendjes sone per nje kohe te gjate i ka shpetuar.
Do te quhet perplasje ose jo e qyteterimeve, do te cilesohet katastrofe e pashmangshme ose e shmangshme, kjo eshte veshtire te parashikohet. Ajo qe mund te thuhet me bindje eshte se shumica e popujve te botes jane te perzier drejtperdrejt ose terthorazi ne kete problem. Rrjedhimisht miliona e miliona njerez kudo ne bote kane bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, per t'i dale perpara se keqes.
Kam bindjen se mbledhja jone ketu ne Tirane bene pjese ne mozaikun e ketij shqetesimi te pergjithshem njerezor.
Per nje nderthurje fatkeqe te rrethanave, acarimi midis besimeve ka perkuar dhe shpesh eshte bere amalgam me nje zezone tjeter planetare: terrorizmin.
Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftrat ashtu si urrejtja qe i pjell, eshte shume me i vjeter se te gjitha besimet e medha te sotme: krishterimi, islamizmi, judaizmi e budizmi. Terrori, ne te gjitha trajtat e tij, me gjithe rekuiziten e maskat e veta, e ka shoqeruar historine njerezore ne te gjitha fazat e saj.
Terrorizmi nuk ka fe. Terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbeshtetet. Terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja qe nuk ka cerdhen e vet dhe uzurpon cerdhet e te tjereve, terrorizmi kerkon popuj, vende, ideologjira, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqerore e keshtu me radhe, per te leshuar ne to vezet e veta, e per te pjelle pastaj racen e vet: terrorin.
Identifikimi i terrorizmit me nje popull ose me nje grup popujsh, me nje ceshtje madhore, me nje besim fetar, etj, eshte nje keqkuptim tragjik. Per fat te keq, ky keqkuptim po ecen dhe po kthehet ne faktor te pare, per t'i dhene terrorizmit ate qe nuk e ka: nje baze, nje truall, nje besim.
Terrorizmi e bashke me te acarimi midis popujve me besime te ndryshme, jane kthyer, sic u tha me lart, ne nje problem dramatik planetar. Kontinenti yne evropian eshte i prekur drejtperdrejte nga ky shqetesim. E kur permendim Evropen, e marrim me mend se gadishulli yne ballkanik eshte dyfish i prekur. E ne kete gadishull vendi yne, Shqiperia, vend i rralle ne Evrope me tre besime fetare, perben vertet nje rast te vecante ashtu sikurse dhe cilesohet m te drejte ne programin e ketij forumi.
Ne qe jemi shqiptare, ndonese na vjen keq, jemi te ndergjegjshem se imazhi i vendit dhe i popullit tone ne boten e sotme nuk eshte per t'u lakmuar. Ne jemi te ndergjegjshem gjithashtu se ky imazh nuk ndreqet as me mllefe, as me psheretima revanshiste, por me pune dhe emancipim te gjithanshem. Nuk do te zgjatem ne kete pike sepse ajo nuk hyn ne temen e ketij forumi. E permenda imazhin e demtuar te Shqiperise, per te ardhur te nje e vertete tjeter, dhe pikerisht tek ideja se edhe ne keto kushte te veshtira, kur ne ndodhemi nen prozhektoret e kritikes, edhe ne kushtet pra, kur cenet tona kane dale ne plan te pare, ka dicka qe mbare bota na i njeh per merite. Dhe kjo dicka, per fat te mire, nuk eshte nje gje e vogel. Perkundrazi, ajo eshte dicka e madhe, e cmuar vecanerisht sot. Kjo eshte toleranca, harmonia fetare.
Ka kohe qe kjo tolerance, permendet si nje gje proverbiale.
Dhe ka arsye per kete. Nje popull jo i madh ballkanik, nje komb me tre besime dhe kater komunitete fetare, ne nje zone te famshme per grindje dhe pezm. Nje popull aspak i urte, madje do te thoja i prirur, si pjesa me e madhe e ballkanasve, per acarim. E megjithate, ndonese me tri fe, kush ideal per percarje, shqiptaret, gjate historise se tyre nuk i kane njohur konfliktet fetare.
Shpjegimi per nje harmoni fetare, qe ka zgjatur me shekuj ne Shqiperi, nuk duhet kerkuar ne ndonje paradoks, ne ndonje sistem edukimi e emancipimi te nje niveli shembullor, e aq me pak ne cilesi moralo-etnike te vecanta te ketij populli. Shqiptaret jane si gjithe te tjeret. Harmonia fetare e tyre eshte pjelle e vete jetes, rrjedhoje e natyrshme e kushteve dhe e rrugetimit te tyre neperhistori.
Konvertimi, kthimi i nje pjese te shqiptareve nga feja e pare e tyre, katolicizmi ne besimin ortodoks, e me pas kthimi i nje pjese tjeter ne fene myslimane, ka qene me sa duket, edhe shkolla e pare e tolerances. Gjate ketij procesi per shqiptaret u be e zakonshme qe nje pjese e familjes te ruante besimin e pare katolik, e tjetra te ishte ortodokse apo myslimane. Raste te shumta deshmojne qe dy vellezer, njeri katolik e tjetri mysliman, te jetonin nen nje pullaz, e keshtu me radhe kjo ndodhte me fise e krahina te tera.
Eshte e kuptueshme se kur njeriu mesohet te jetoje me besime te ndryshme ne te njejtin fis, madje nen te njejtin pullaz, ai vetvetiu mesohet me tolerancen e me harmonine. Nje njeriu te tille urrejtja midis feve i duket e huaj dhe absurde.
Kur ne shekullin XIX, ne Ballkanin e shqetesuar, shqiptaret po perpunonin edhe ata strategjine e tyre te shkeputjes nga perandoria osmane, rilindasit shqiptare, filozofet, poetet, politikanet, e kuptuan se harmonia fetare ishte nje thesar i pacmuar. Ata e kuptuan se nje percarje fetare e shqiptareve do te vinte ne rrezik vete ekzistencen e Shqiperise. Ndaj ata u kapen pas idese se harmonise fetare, me thonj e me dhembe, per ta kthyer ate ne nje antidot, ne nje flamur krahas flamurit te lirise.
Per fat te mire, vizioni liberal per fene, per pranimin e tjetrit, do te rrezatonte njefaresoj nje tolerance ne mos te njejte, se paku te ngjashme, kur ishte fjala per kobmesine ose racen tjeter.
Toleranca ndaj "tjetrit", ndaj atij qe kishte jo vetem tjeter fe, por edhe tjeter kombesi, u vertetua ne nje shembull te madh e te shkelqyer, qe nuk k qene aq i shpeshte ne historine e njerezimit: qendrimi i shqiptareve ndaj hebrejve. Shqiptaret u shfaqen si komb filosemit jo vetem ne jeten e tyre te perditshme. Filosemitizmi i tyre perballoi proven me te veshtire: holokaustin. Eshte nje e vertete e njohur, e megjithate, me lejoni ta perseris se, ne mbarim te Luftes se Dyte Botorore, numri i hebrejve, ndersa pakesohej kudo, ne Shqiperi u rrit gati 10 fish. Me lejoni ta perseris kete sepse popujt kane nevoje per modelet e mira dhe ne jemi mbledhur sot ketu qe t'i inkurajojme ato.
Botimi kohet e fundit i dokumentave te qeverise dhe aleateve te vetm ku i kerkohej gjermaneve te hiqnin dore nga perndjekja e hebrejve ne Shqiperi nga qe do te krijoheshin probleme me popullsine vendase, deshmon gjer ne cfare shkalle mbrojtja e hebrejve ishte unanime ne Shqiperi.
2.
Per te kuptuar me mire se si harmonia midis tre besimeve dhe kater komuniteteve fetare, ne nje vend kaq te ngushte si Shqiperia, nga nje program moral, nga nje filozofi, etike ose stragtegji shqiptare, u ndesh me realitetin e ashper historik dhe nga kjo perplasje doli e pademtuar gjer me sot, me lejoni qe t'u kujtoj fare shkurt, ato qe kane ndodhur ne kete vend lidhur me fene.
Feja e pare e shqiptareve, katolicizmi, e vejter pothuaj se ajo e Romes, ishte e vetmja ne kete vend per gati 1000 vjet. Ndarja e kishes romane nga ajo bizantine, ndarje kufiri i se ciles kalonte perafersisht ne Shqiper, do te sillte konvertimin e pare te nje pjese te katolikeve shqiptare ortodokse. Disa shekuj me pas, pushtimi i krejt Ballkanit, nga perandoria osmane, do te sillte bashke me ushtrine dhe administraten, nje besim te ri: islamin.
Nuk ishin vetem nje pjese e shqiptareve qe u konvertuan. Dukuria ishte e gjere ne gadishull. U kthyenh ne myslimane nje pjese e sllaveve dhe e grekeve. Katoliket shqiptare ishin e para popullsi e madhe katolike qe ra nen sundimin otoman. Ata u perpoqen te mbanin lidhjet me boten e krishtere evropiane. Merret me mend se nje kalvar i gjate e nje martirizim i pafund i priste katoliket shqiptare, keta tragjike te vetmuar, ne perandorine qe ishte krejt e huaj per ta. E megjithate ata e mbajten per t'u kujtuar shqiptareve ate qe kishin humbur: atdheun dhe Evropen.
Ortodokset shqiptare, ndonese te ndare fetarisht nga katoliket, u perpoqen, ashtu si ata, te mbanin ndezur flaken e lirise dhe te shqiptarizmit. Nje nderlikim i ri u shfaq ne jeten e ortodokseve shqiptare ne shekullin e 19 e 20, pas clirimit te Greqise nga zgjedha osmane. Nje ide groteske, e pjelle nga qarqe panheleniste, idea se ortodokset ballkanas jane greke dhe s'mund te kene tjeter kombesi, i helmoi marrdheniet midis te krishtereve greke dhe shqiptare. Ortodokset shqiptare me veprat e tyre, me aktet, disa here me flijimin e jetes se tyre e deshmuan se ishin ortodokse te nje kombesije tjeter. Ka kaluar kaq kohe, e per fat te keq, nje ide e tille absurde vazhdon te gjalloje ne Greqine e sotme, anetare e Bashkimit Evropian.
Myslimanet shqiptare, ithtaret e besimit me re ri, do t'u duhej ndoshta te kalonin neper proven me te veshtire. Duke marre fene islame, besimin zyrtar te perandorise, myslimanet shqiptare, te tunduar nga favoret kishte rrezik t'i percmonin e te ndaheshin nga vellerezit e tyre te krishtere. Ky do te ishte fundi i harmonise fetare ne Shqiperi dhe ndoshta fundi i Shqiperise.
Myslimanet shqiptare nuk e bee kete. Dhe jo vetem kaq. Si per te treguar qarte se ata nderruan fene por nuk nderruan kombin, ata, ashtu si edhe me pare, moren pjese ne te gjitha aksionet kombetare bashke me te krishteret. Ata moren pjese ne beselidhjet e hapta ose te fshehta, ne komitetet, ne kryengritjet kunder shtetit osman. Ashtu si te krishteret, u flijuan edhe ata, madje shpesh me denime me te rrepta, nga qe kur ishte fjala per fatet e kombit, midis tij dhe fese zgjodhen kombin.
Pavaresia e gjeti Shqiperine ne nje kaos te plote. Megjithate, edhe midis kesaj rremuje ballkanike te papare, edhe midis principatave te percara, midis programeve, flamureve, peshkopeve, imameve, feudaleve, poeteve e banditeve, shkurt, edhe ne ditet kur dukej sikur shqiptaret nuk kerkonin vecse shkaqe per t'u kacafytur, percarja fetare, me ndonje perjashtim te rralle, nuk u shfaq.
Nje nga shpjegimet, si te thuash, nje nga sekretet perse pas kaosit mbreteria e Zogut arriti ne nje kohe te shkurter te vendoste rregullin ne Shqiperi ka qene edhe legjislacioni per marredheniet e te tri feve me shtetin shqiptar. Ndonese i perpiluar trecerek shekulli me pare, ky legjislacion eshte me i miri gjer me sot, ne historine e Shqiperise dhe nje nder me te miret ne Evrope. Ai eshte i tille nga qe bazohet ne traditen per te cilen folem me lart. Perfitoj nga rasti per t'iu sugjeruar autoriteteve shqiptare qe, lidhur me problemet e sotme te ngjashme, do te benin mire te keshilloheshin me ate legjislacion.
3.
Historia e harmonise fetare ne Shqiperi nuk eshte nje histori idilike. Ne thelb ajo ka qene dhe mbetet dramatike. Nuk e kam fjalen per episode te tilla si farsa tragjikomike e ndalimit te besimeve prej regjimit komunist. As per mallkimin qe ne emer te fese, iu be alfabetit shqiptar dhe ortodokseve shqiptare qe e lexonin ate. E as per rebelimin proturk te Haxhi Qamilit. Historia ka qene ne thelb dramatike, sepse ka qene perhere e mbarsur me rreziqe te medha.
Sot, ne Shqiperine demokratike, te gjitha rreziqet e kapercyera jane prape te mundshme. Ato jane te tilla, sic u tha, ne Evrope e, padyshim ne bote. Ne fund te fundit, ngaqe jane te tilla, te mundshme, ne jemi mbledhur te flasim e te shqetesohemi per to.
Harmonia fetare, sa c'eshte madheshtore si ngrehine, aq eshte edhe e brishte. Mjafton e cara e pare serioze, mjafton radikalizimi i njerit prej besimeve, qe ngrehina te shembet.
Ne rastin e Shqiperise, te tre besimet, ashtu sic e pame, jane te lidhura me kombin, me vete ekzistencen e tij. Neve nuk na lejohet asnje sjellje e papergjegjshme, asnje harrese, asnje pakujdesi, ne mirembajtjen e kesaj ngrehine. Aq me pak na lejohen pasionet meskine, anesite, per te mos permendur provokimet dhe provokatoret.
Se pari, ne duhet te jemi te qarte per gjerat themelore, per ato qe jeta dhe historia i kane vendosur nje here e pergjithmone e qe nuk kane nevoje te vihen ne dyshim. Te gjithe popujt e qyteteruar e bejne kete. Asnje vend qe quhet i tille nuk i shkul e i ngul themelet e tij cdo vit e cdo stine, si nomadet.
Themeli i themeleve ne ceshtjen fetare ne Shqiperi eshte qe te tre besimet kryesore, jane te tria barazisht te rendesishme e barazisht te ligjshme. Katoliket, pavaresisht se jane me te pakte ne numer, perfaqesojne fene e pare te shiqptareve. Si te tlle ata kane nje zbritje vertikale ne historine dhe kulturen shqiptare te pashembullt. Si te tille, ata i kane dhene kombit shqiptar simbole dhe shenja themelore, nga Gjergj Kastrioti te Nene Tereza. Shkurt, ata jane ura me e vjeter, asnjehere e shembur, qe lidh Shqiperine me Evropen.
Myslimanet shqiptare, ndonese feja me e re ne Shqiperi, kane te njejtin legjimitet. Ai sigurohet jo vetem nga prania e tyre e fuqishme numerike, por nga kontributi rrjedhimisht i fuqishem ne gjithe rrugetimin e popullit shqiptar drejt lirise dhe emancipimit.
Ortodokset shqiptare, ashtu si katoliket, ashtu si myslymanet, kane qene pjese e pandare e korpusit kombetar ne te gjitha stuhite qe ai ka perballuar. Keqkupitmit te pafalshem, lidhur me kombesine, ata i kundervune kontributin e tyre kolosal ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, krahas vellezerve katolike e myslimane.
Ky drejtpeshim midis tre besimeve kryesore, duke mos harruar ketu edhe komunitetin e katert bektashizmin, nuk eshte nje deshire e marre per realitet. Dhe as retorike poetike, ose psikoze pajtuese, e tille qe kerkon drejtpeshimin dhe harmonine atje ku ajo nuk ekziston.
Ky drejtpeshim e ky legjitimitet jane nje realitet, nje thelb. Shqiperia eshte nje vend me tre fe. Ajo nuk mund te identifikohet me asnjeren prej ketyre feve. Ne qofte se ne nuk besojme ne kete, ne nuk besojme ne arsyen tone te te qenit, ne arsyen e te qenit te vete Shqiperise. Si rrjedhoje e kesaj ne, jemi te bindur se respekti i nderjsellte midis besimeve duhet te jete i shenjte ne kete vend. Asnje ngacmim a provokim nuk mund te lejohet midis vete besimeve. Asnje ngacmim i laikeve kunder fetareve. Asnje ngacmim i fetareve kunder laikeve. Se fundi, asnje ngacmim i te tre besimeve kunder shteti.
Tundimet per te kunderten jane verejtur, per fat te keq, kohet e fundit, ne periudhen e demokracise. Keqkuptimet me te ndjeshme jane ato qe lidhen me raportet komb-fe. Perkunder tradites shekullore jane shfaqur prirjet per ta vene fene kunder kombit. Lidhur me nderlikimin e qarqeve fetare greke per t'u mohuar ortodokseve shqiptare kombesine, ky eshte nje problem i rende, qe nuk ndihmon per asgje te mire ne Ballkan. Shpresojme qe qeveria greke te ushtroje aq sa mundet ndikimin e saj ne keto rrethe per te ndrequr nje keqkuptim.
Shfaqja e nje rryme readikale midis myslimanizmit shqiptar e ka shqetesura kohet e fundit jo vetem opinionin, por, sic eshte deshmuar ne shtyp e ne TV edhe vete komunitetin mysliman. Mendoj se konflikti del nga kuadri i brendshem fetar qysh ne castin kur prek raportet me kombin. Ne shkrime dhe deklarata, vertet te rralla, por shpesh te qarta, ne shtyp dhe ne internet, jane hedhur ide qe e mohojne haptas kombin shqiptar, ne emer te nje kombi tjeter, atij islamik. Jemi te sigurte se nje shpallje e tille nuk mund te kete perkrahje midis shumices se islamisteve te rinj shqiptare, nje pjese e te cileve kane kryer studimet ne vendet arabe.
Si ne rastin e panhelenizmit, shoqeruar me proselitizmin e emigranteve shqiptare, ashtu dhe ne rastin e panarabizmit, kemi te bejme me nje perpjekje per tkurrje te kombit shqiptar.Thene ndryshe, kemi te bejme me nje version "soft" te copetimit te vendit. Nje dhunim tjeter i rende, i ndeshur sidomos ne propagandat antishqiptare, ka qene percudnimi i idese se lire e te drejtave te njeriut, duke u identifikuar vetem me ato fetare. Per nje kohe te gjate ropaganda e Milloshevicit u perpoq t'i mbushte mendjen botes se lufta per liri e shqiptareve te Kosoves nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte fetare e myslymanizmit shqiptar kunder krishterimit serb.
Nuk eshte e veshtire te perfytyrohet sot se sa tragjike do te ishte per Kosoven po te binte ne kete kurth dhe, ne vend te lirise se mirefillte te kerkonte lirine fetare. Kurse ne vend te krimineleve serbe t'i shpallte lufte krishterimit fqinj. Nje vend i larget ne malet e Kaukazit, Cecenia, po e paguan shtrenjte nje ngaterrese te ngjashme.
Nje tjeter problem qe lidhet me trysnine radikale fetare eshte perpjekja per te shfrytezuar historine e vendit. Nga acarimet midis fondamentalisteve, rrezikohet percudnimi i historise shqiptare gjer ne ate shkalle sa qe per pezm kunder krishterimit te mohohen rrenjet, te mohohet autoktonia e popullit shqiptar ne trojet e tij. Ne e dime se si ndodh ne Ballkan kur teza te tilla dalin nga skajimi kinse historik, per t'u shnderruar aty per aty ne tragjedi njerezore. Mbeshtetur nga teza te tilla popullsia came u debua nga trojet e veta gjashtedhjete vjet me pare. Mbeshtetur prej tyre 300.000 shqiptare te Kosoves u debuan ne Turqi prej Jugosllavise se Rankovicit. Se fundi, ne pame me syte tane debimin e gati nje milion shqiptareve te Kosoves ne prag te shekullit 21.
Duke iu rikthyer idese se ruajtjes se drejtpeshimit fetar ne Shqiperi, mendoj se eshte koha qe shteti shqiptar t'i siguroje nje baze kushtetuese ligjore ketij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, kleriket shqiptare ose te huaj qe sherbejne ne to, financimet e brendshme ose te jashtme, te gjitha keto nuk mund t'i lihen rastesise por duhet te rregullohen me ligj.
Si rrjedhoje e kesaj, shteti shqiptar duhet te marre masat per te njemendesuar autoqefaline e kishes ortodokse shqiptare.
Gjithmone ne kete vazhde, si rrjedhoje e faktit qe kombi shqiptar ka tre besime dhe kater komunitete fetare, shteti shqiptar duhet te sigurojne me kushtetute ndalimin e pjesemarrjes se Shqiperise ne aleanca ose liga fetare nga qe cdo aleance e tille bie ndesh me parimin baze te laicitetit te Republikes dhe ve ne pozite diskriminuese dhe perjashtuese besimet e tjera.
Shteti shqiptar duhet te ritheksoje parimin e laicitetit te Republikes, duke e bere te qarte se feja eshte e ndare nga shteti dhe nga politika.
Vendi yne ka zgjedhur rrugen dhe orientimin e vet drejt familjes se tij natyrale, familjes se popujve evropiane. Ai ben pjese sot ne aleancen dhe luften kunder terrorizmit, kesaj flame qe eshte e drejtuar kunder gjithe botes dhe kunder gjithe besimeve.
Vendi yne modest ndodhet tani per tani ne ate zone qe quhet si oborri i jashtem i Evropes. Vendet qe ashtu si ne jane ne pritje, i ofrojne kontributet e tyre shtepise evropiane. Kontributi yne, harmonia fetare, eshte mesazhi me i qarte i miqesise e i mirekuptimit qe Shqiperia i dergon sot familjes se popujve.
*Fjalim i mbajtur ne konferencen nderkombetare zhvilluar ne Tirane me teme: "Fete dhe qyteterimet ne mijevjecarin e ri"
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
07-02-05, 13:32
|
#4
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Marrėdhėniet e mbretit Ahmet Zogu I me komunitetet fetare nė Shqipėri. Si i propozoi parlamentit ligjin mbi statusin e bashkėsive fetare
Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare
Sherif Delvina
Historisė sė Shqipėrisė i mungon historia e komuniteteve fetare. Nė kėtė shkrim do tė trajtoj shkurtazi rolin e A.Zogut nė krijimin dhe dhėnien e drejtimit kombėtar tė Komuniteteve Fetare. Nė Kongresin historik tė Lushnjes barra e rėndė e Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme iu ngarkua A.Zogut. Mė 11 mars 1920 A. Zogu me fuqi kombėtare shtiu nė dorė administratėn e qytetit tė Shkodrės. Kontribut tė rėndėsishėm ai dha edhe nė luftėn e Vlorės. Apostolos A.Glavinas nė librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, Selanik, 1989 vė nė dukje se "policia shqiptare pasi pushtoi vendet qė i kishin braktisur italianėt, mė 6 maj u vendos nė qytetin e Gjirokastrės, po kėshtu nė 15 maj me rastin e largimit tė ushtrisė franceze nga Korēa, shqiptarėt pushtuan Korēėn." Tė mos harrojmė se nė kėto "pushtime", krahu i hekurt i qeverisė sė Sulejman Delvinės ishte A.Zogu, atėhere Ministėr i Brendshėm i asaj qeverie. Pėr suksesin e Kongresit themeltar tė Kishės Autoqefale Ortodokse nė Berat ka dhėnė njė ndihmesė tė veēantė Ministri i Brendshėm i asaj kohe Ahmet Zogu, i cili me shkresėn drejtuar prefekturave dhe nėnprefekturave mė 5.9.1922 u bėnte tė ditur se shteti ishte munduar me tė drejtė nė zgjidhjen e problemit duke hedhur poshtė akuzat se qeveria ishte organizatore e mbledhjes sė kongresit tė KOASH-it. Mbas shtatė vjetėsh, nė letėrfalenderimin nr.560, qė i dėrgon mbreti Zog Kryeministrit Koēo Kota pėr triumfin kishtar tė Kongresin II Panortodoks tė mbledhur nė Korēė, nė qershor tė vitit 1929 thotė shprehimisht kėshtu: "Nė vitin 1922, kur isha Ministėr i Punėve tė Brendshme dhe Z.Juaj Prefekt i Beratit, ia arritėm qėllimit pėr me u mbledhė Kongresi i parė i Kishės Ortodokse Autoqefale nė Berat." Duke u bazuar nė kėto dokumente del qartė roli i Zogut pėr krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale.
Kongresi i Bashkėsisė Ortodokse Shqiptare i mbledhur nė Berat shpalli autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Partrikana kėrkonte autonominė kishtare dhe joautoqefalinė e saj. Ndryshimi midis kėtyre dy formave qėndron nė faktin se autoqefalia ndėrpret ēdo raport administrativ me kishėn nėnė (Patrikanėn e Stambollit.) Kisha autoqefale vetqeveriset pa ndėrhyrjen e kishave tė tjera. Autonomia do tė paktėn qė kryepeshkopi tė emėrohet ose tė konfirmohet nga kisha mėmė (Patrikana e Stambollit). Me kėtė akt sublim tė krijimit tė KOASH-it shqiptarėt ortodoksė deshėn tė shkėputen nga ndėrhyrja e huaj greke pėr tė mbrojtur kombėsinė. Nė kėtė rast vlen tė kujtohet qeveria e Jorgo Zografos qė nė jug tė Shqipėrisė, gjatė vitit 1914, dogji mbi 300 fshatra shqiptare, vrau mijėra veta dhe shpėrnguli nga vatrat e tyre rreth 100 000 shqiptarė. Nga pesė anėtarė tė kėsaj qeverie tre ishin peshkopė tė Korēės, Gjirokastrės e Konicės.
Eshtė i drejtė mendimi i Fan Nolit se: "Fatkeqėsitė e shqiptarėve nuk kanė ardhur kurrė nga diferencat fetare, por nga udhėheqėsit fetarė." Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli nė mėnyrė puēiste Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Autori ynė i sipėrpėrmendur ėshtė bazuar tek protesta absurde qė bėn qeveria greke nė Lidhjen e Kombeve duke e quajtur kėtė kongres puē kundėr Ortodoksisė.
Hap i rėndėsishėm pėr tė trija fetė nė vendin tonė ishte pranimi mė 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal tė Komuniteteve Fetare. Po shkėpusim njė fragment nga ky statut, qė flet pėr parinė (drejtuesit) e shkallės mė tė lartė. "Paria fetare e shkallės mė tė lartė duhet tė ketė kėto cilėsi: tė jetė nėnshtetas shqiptar, tė dijė gjuhėn shqipe, tė gėzojė tė drejtat civile dhe politike, tė jetė prej racės shqiptare, ose prej fėmijė prej tre brezash nė Shqipėri. Po nė kėtė vit nė Korēė, mė 4 dhjetor u bė fronėzimi i Theofan Nolit nga peshkopėt Jerothe dhe Kristofor. U bėjmė tė ditur dėgjuesve tė nderuar se dhe nė pranimin e Statutit Legal tė Komuniteteve fetare si dhe nė fronėzimin e Fan Nolit, kryeministėr qe Zogu. Ishte po Zogu qė i propozoi parlamentit qė tė votonte ligjin mbi statutin e bashkėsive fetare, i cili priste pėrfundimisht ēdo lidhje me regjimin juridik tė sė kaluarės. Shtetasit shqiptarė nuk do t'i nėnshtroheshin mė asnjė legjislacioni kanonik, veēse me dėshirė, por sidoqoftė duke iu bindur ligjeve tė shtetit....Kleri duhet tė pėrbėhej i tėri nga njerėz me kombėsi shqiptare dhe duhet tė merrte leje nga qeveria (R.M.della Rocca, vepėr e cituar). Vlen tė theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit tė vitit 1921, si dhe nė nenet 5 tė statuteve themelore tė Republikės sė 2 marsit 1925 dhe tė Mbretėrisė sė shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet tė pėrdorej pėr qėllime politike.
R.M. della Rocca na bėn tė ditur se nė vitin 1921 "Njė Aleancė Kombėtare Muslimane Shqiptare" shpalli emancipimin nga shejhul Islami i Stambollit.
Pėrpara se tė mblidhej Kongresi Mysliman shtypi atdhetar shqiptar ua bėnte tė qartė autoriteteve fetare muslimane tė Stambollit dhe kalifit tė ri, nėse kėto forume do tė shndėrroheshin si nė tė kaluarėn jo tė largėt nė instrumente politike dhe sidomos po tė shndėrroheshin nė vegla tė politikave antishqiptare, myslimanėt shqiptarė nuk do tė kishin punė mė me to. Mė tej po citojmė: "Reforma" vl.I, nr.4, 7.4.1922 "Qeveria Kombėtare po tė mos pėrkrahė fetarėt kombėtar si z.Peshkop Noli, Hafiz Ali Korēėn. P.Fishta e Hafiz Ibrahim Tirana pėr tė shpėtuar popullin nga zgjedha morale e Fanarit, Meshihatit tė Stambollit dhe t'i lidhi nė krijesa artificiale i bėn mė tė madhin dėm Bashkimit tė kombit, ku varet njėkohėsisht jeta e shtetit". (Ali Basha Islami nė Shqipėri gjatė shekujve, Tiranė 2000).
Duhet bėrė e ditur se nė krye tė punės pėr tė krijuar institucione fetare kombėtare qendronte Ahmet Zogu, atėhere kryeministėr dhe Ministėr i Punėve tė Brendshme. A.Zogu nėpėrmjet njė shpalljeje bėri tė mundur thirrjen e mbledhjes sė pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė Muslimanėve, citojmė pėrmbajtjen e dokumentit: "Mė 7 shkurt 1923, Ministri i Punėve tė Brendshme A.Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i jepej leje Gjyqit tė lartė tė Sherjatit pėr tė bėrė, mė 20 shkurt 1923, mbledhjen e pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė "Myslmanizmės, tė kėrkuar shumė herė prej popullit mysliman. (Libri i qarkoreve i vitit 1922, 1923, nr.5 i ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė, 1923, fq.22"). Kėshtu qė A.Zogu luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e kėtij Kongresi. Kongresi Musliman u mbajt nė Tiranė mė 24 shkurt 1923, nė fjalėn e tij tė hapjes Hirėsija e tij Vehbi Agolli falenderoi kryeministrin Ahmet Zogu, i cili siē u shpreh referuesi, ndihmoi dhe lehtėsoi mbledhjen dhe organizimin e Kuvendit (A..Basha vepėr e cituar). Ky kongres kėrkoi zėvendėsimin e liturgjisė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, ndaloi poligaminė e burrit dhe ferexhenė e gruas, abdesin para faljes, gjunjėzimin para faljes, si dhe miratoi shkėputjen nga kalifati etj), (A.Popoviē, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanėve nė Shqipėri: ēėshtja e kalifatit dhe reformat islamike nė Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmė se nė Kongresin e Parė Mysliman morėn pjesė 36 delegatė, 7 prej tyre ishin deputetė. Statuti i Komunitetit musliman doli nė vitit 1923, aty vihet nė dukje se Kėshilli i Naltė i Sheriatit duhet tė jetė prej racės shqiptare.Nė janar tė vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua nė Vlorė, mė 1924 nė njė fashikull prej 20 faqesh.
Komunitetet nė Mbretėrinė shqiptare
Sė pari do tė sqarojmė a ishte i nevojshėm sistemi monarkik pėr Shqipėrinė. Shpallja e Shqipėrisė Mbretėri nuk ishte ēėshtje personash apo fuqish, por njė domosdoshmėri historike. Pėrpjekjet pėr Republikėn kishin dėshtuar, rendi publik nuk u vendos. I ashtuquajturi revolucion demokratiko-borgjez kishte dėshtuar pa asnjė kundėrshtim. Ēdo tė bėhej me Shqipėrinė? Do tė mbetej nė anarki tė plotė, e cila do tė vinte nė rrezik pavarėsinė e saj, apo do tė ndryshonte regjim, nė fillim nė Republikė dhe pastaj nė Mbretėri konstitucionale. Pjesa mė e madhe e atyre qė bėnė tė ashtuquajturin revolucion demokratiko-borgjez ua mbathėn kėmbėve nga Shqipėria, u bėnė agjentė tė fashizmit italian, morėn rroga tė majme pėr tė vazhduar revolucionin fashist si musolinianė besnikė, kurse disa tė tjerė u bėnė agjentė tė Kominternit.
Le tė shohim tashmė katolikėt, Zogu haste vėshtirėsi nė marrėdhėnie me ta, katolikėt e ndjenin veten tė goditur nga projektet qeveritare tė laiēizmit. Kleri i lartė i tyre shfaqte nostalgji pėr regjimin osman qė i administronte ndryshe bashkėsitė fetare, pastaj Zogu cėnonte privilegjet e bajraktarėve. Projekti pėr kantomizimin e Shkodrės ishte bėrė aktual. R.M.della Rocca thotė se Zogu i imponoi Shqipėrisė se Veriut njė masė jopopullore, anulloi pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak si dhe pagimin e taksave shtetit. Kėto ishin masa tė drejta pėr konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar. Nė kėtė kohė shpėrtheu kryengritja e fiseve tė Dukagjinit me nė krye njė prift katolik Lorenc Caka. Nė atė kohė malėsorėt e fiseve tė Dukagjinit tė quajtura kazermat e opozitės, u ngritėn kundėr regjimit, por Zogu i theu. duhet theksuar se se broshura e botuar prej priftit Lorenc Caka ku thuhet se pjesa jugore e Shqipėrisė ėshtė greke tė bėn tė kuptosh se kujt i shėrbente ai. Nė vitet 1930 marrėdhėniet e Zogut I dhe tė katolikėve do tė kalonin nė faza tensioni tė ashpėr, por legjislacionini i vitit 1929, qė i kufizonte nė mėnyrė rigoroze liritė qė gėzonte Kisha Katolike nuk u zbatua asnjėherė ndaj saj (R.M. della Kocca, vepėr e cituar). Por ē'ėshtė e vėrteta me punėt e Kishės Katolike qė varet administrativisht nga Papa ia doli mbanė mbretėria. Refuzimi i dekretligjit tė vitit 1929 pėr komunitetet fetare nga ana e katolikėve nuk e pengonte qeverinė tė kishte marrėdhėnie me ente dhe institute tė veēanta dhe t'i financonte ato sipas dėshirės sė saj (R.M.della Rocca. Vep. e cituar). KOASHI (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė) kishte bėrė ē'ėshtė e mundur qė tė njihej nga Patrikana, por ajo i vuri kishės sonė kushte skllavėruese. Prandaj pasi dėshtoi dialogu i zhvilluar pėr vite me radhė me tė, u vendos qė tė krijohej Sinodi i parė shqiptar. "Dhjetė ditė pėrpara krijimit tė tij, mė 2 shkurt 1929, u mbajt njė kėshill i jashtėzakonshėm nėn kryesinė e Lartmadhėnisė sė Tij Mbretit", ku morėn pjesė z.Z.K.Kota, P.Evangjeli, H.Delvina, At V.Marku dhe Imzot Visarion Xhuvani, atje u pėlqye vendimi i Kryesisė sė Kishės Autoqefale mbi njohjen dhe emėrimin e Imzot V.Xhuvanit, Peshkop tė dioqezės Durrės- Tiranė dhe mbi ngarkimin e Tij me misionin e sjelljes tė njė ose dy peshkopėve tė huaj pėr tė dorėzuar kandidatėt e peshkopatave tė Korēės e tė Beratit. Mbas disa ditėsh u dorėzua Imzot Agathangjel Ēamēe, ai u fronėzua peshkopi i Beratit, Ambrozi u fronėzua peshkop i Elbasanit dhe Eftimi ndihmės peshkop i Shqipėrisė, ndėrsa V. Xhuvani kryepeshkop i Shqipėrisė". (Gazeta e Re, viti 1929). Kėshtu u krijua Sinodi i parė shqiptar i KOASH-it. Ideja kombėtare e dalė nga shpirti i kombit fitoi. Gjatė muajit qershor zhvilloi punimet kongresi II i KOASH-it dhe mė 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ky statut, nė kaptinėn e dytė, tė Sinodit tė Shenjtė dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtė duhet tė merret me edu-katėn fetare Kombėtare. Nė Statutin e vitit 1929 nė artikullin 16 pohohet se "Kryepeshkopi duhet tė jetė prej gjaku dhe gjuhė shqiptare, ai duhet tė ketė edhe nėnshtetėsi shqiptare. Po kėshtu duhet tė jetė dhe kleri i lartė ortodoks." Shteti duhet t'i mbrojė statutet e komuniteteve fetare tė para 28 nėntorit tė vitit 1944 si edhe dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929. Nė dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929, ndėrmjet tė tjerash thuhet: "...Kryet e feve dhe subalternėt imediate, ndihmėsat dhe zėvendėsit e tyre duhet tė jenė shtetas shqiptarė prej fisit dhe gjuhės." Mė vjen keq se nė shtetet e Europės gjenden ligji i Komuniteteve fetare si dhe statutet e komuniteteve fetare, ndėrsa nė vendin tonė kėto nuk ekzistojnė. Pėr rėndėsinė qė pati Kongresi i II i KOASH-it mbreti Zog thotė: "Madhėshtinė e kėsaj vepre do ta ndjejė mė mirė gjenerata qė vjen, mė tej Mbreti vijon: "Shteti shqiptar nuk ndahet nė Ortodoksė, katolikė dhe Muslimanė, por ėshtė i pandarė, shteti i lirė, nuk ka shumicė dhe pakicė, nuk ka fe zyrtare, por tė gjitha fetė i mbron dhe i nderon. Megjithė kėtė nuk lejon nė asnjė mėnyrė e prej kurkujt, qė feja tė pėrdoret si mjet cėnimi tė kėtij vėllazėrimi tė njė gjaku e tė njė gjuhe". Hapat e mėtejshme nė laicizimin e Shqipėrisė, pėrsa i pėrket fesė islame, pasqyrohen mirė nė statutin e komunitetit mysliman tė hartuar nė Kongresin e III tė Komitetit Mysliman nė Tiranė mė 1 gusht 1929 dhe miratuar nga Kėshilli i Ministrave mė 5 gusht 1929. Po ashtu dhe nga mbreti mė 8 gusht 1929 (Stavro Skėndi, Albania, f.287-288). Nė kėtė statut bien nė sy detyrimet qė kanė kėshillat krahinore myslimane. Citojmė dy detyrime tė nxjerra nga neni 30 i atij statuti: "Tė kontribuojmė nė zhvillimin e vėllazėrimit kombėtar ndėrmjet shqiptarėve tė tė gjitha trevave, tė nxisim myslimanėt shqiptarė t`i pėrshtaten qytetėrimit bashkėkohor." Rregulloret e Statutit qė u pėrkasin buxhetit pasqyrohen nė disa nene. Citojmė njė fragment nga neni 15: taksat e besimtarėve qė i paguhen Komunitetit mysliman janė jo-detyruese. Familjet ato i paguajnė nė mėnyrė vullnetare. Ato janė ndarė sipas tė ardhurave nė tri klasa dhe paguajnė pėrgatėsisht pesė franga ari, dy franga ari dhe njė frangė ari . Komuniteti mysliman (neni 52) nuk mund tė marri asnjė subvencion nga jashtė veēse me autorizim tė qeverisė.
Patrikana kėrkoi nga qeveria shqiptare pėrsėri kapitulacionet e Perandorisė Osmane tė varrosura pėrgjithmonė nga Ataturku. Ėshtė pėr t`u admiruar qėndrimi i Mbretit Zog, kur caktoi si peshkop Visarion Xhuvanin nė kundėrshtim tė plotė me Patrikanėn, nė kėtė ēast sublim ai tha: "Aq mė bėn se ē`mendon Patrikana, nė Shqipėri jam zot vetė dhe komandoj unė".
Mė 1929, me urdhėr tė Kryeministrit tė Mbretėrisė Shqiptare, Koēo Kota, dėbohet Eksarku i Patrikanės nė Shqipėri, Jerotheu, pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Pas pak kohėsh, Athina i bėn presion Tiranės duke i diktuar qėndrimin qė duhet tė mbajė Mbretėria Shqiptare ndaj Patrikanės, nė mos, tė gjitha pronat qė kishin shqiptarėt nė Greqi, do t`u bllokoheshin. Me tė drejtė qeveria shqiptare e atėhershme i hodhi poshtė kėto veprime qė binin nė kundėrshtim me normat juridike ndėrkombėtare.
Patrikana po atė vit, hyri nė bisedime me qeverinė shqiptare. Ajo dėrgoi Eksarkun Krisanthos qė tė takohej nė Athinė me kryetarin e bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami. Pėr kėtė flet dokumenti i Ministrisė sėPunėve tė Jashtme.
Mė 26 nėntor 1929.
Ekselencės, ministrit tė Punėve tė Jashtme, Rauf Fico. U zhvilluan bisedi-met midis kryetarit tė Bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami dhe imzotit tė Patrikanės Ekumenike, Krisanthos.
PATRIKANA ĖSHTĖ GATI T`I JAPĖ AUTOQEFALINĖ KISHĖS SONĖ, POR DO QĖ KREU I SINODIT TĖ ZGJIDHET PREJ 5 MITROPOLITĖVE TĖ EMĖRUAR PREJ PATRIKANĖS. PĖR STATUTIN E KISHĖS AUTEQEFALE ZOTI VASIL AVRAMI S`PRANOI ASNJĖ BISEDIM, DUKE THĖNĖ QĖ KJO ĒĖSHTJE ĖSHTĖ ĒĖSHTJE E BRENDSHME. (LEC KURTI)SIĒ PAMĖ MĖ SIPĖR, PATRIKANA NDĖRHYRI QĖ PESĖ PESHKOPĖT TĖ EMĖROHESHIN PREJ SAJ. AJO DONTE TĖ NDĖRHYNTE PĖR NDRYSHIMIN E STATUTIT. NUK I PĖLQEU, SIDOMOS NENI 16, QĖ ĖSHTĖ I RREGULLT NGA ANA TEKNIKE, KANONIKE DHE JURIDIKE. QEVERIA SHQIPTARE NUK BĖRI LĖSHIME. MĖ 12 PRILL 1937 PATRIKANA EKUMENIKE E NJOHU AUTOQEFALINĖ E KISHĖS SONĖ, DUKE I DHĖNĖ TOMOSIN NR. PROTOKOLLI 609, VIHEJ NĖ DUKJE SE KJO KISHĖ EKZISTON KĖTEJ E TUTJE DHE E NJEH VETEN AUTOQEFALE. PO BOTOJMĖ TELEGRAMIN E DĖRGUAR NGA PATRIKU VENIAMIN MBRETIT TĖ SHQIPĖRISĖ, ZOGUT TĖ I, MĖ DATĖ 12.4.1937, ORA 17.20:Madhėrisė sė tij Mbretit tė Shqiptarėve Zogut tė Parė Tiranė
ME RASTIN E NGJARJES HISTORIKE TĖ GĖZUESHME TĖ SHPALLJES DHE TĖ BEKIMIT TĖ ORTODOKSISĖ AUTOQEFALE TĖ KISHĖS NĖ SHQIPĖRI JU UROJMĖ NGA ZEMRA MADHĖRINĖ TUAJ DUKE SHPREHUR FALENDERIMET TONA MĖ TĖ NGROHTA TĖ KISHĖS SĖ MADHE DHE TONĖN, QĖ JUVE U TREGUAR I GATSHĖM PĖR ZGJIDHJEN E SUKSESSHME TĖ ĒESHTJES KISHTARE. JU T`JU MBROJĖ ZOTI MADHĖRINĖ TUAJ PĖR LAVDINĖ E POPULLIT FISNIK SHQIPTAR DHE PĖR TĖ MIRĖN E KISHĖS TUAJ ORTODOKSE.12.4.1937 (Patriarku Ikumenik Veniamini)Noli, mė 13.4.1937 i dėrgonte kėtė telegram urimi Kryeministrit Koēo Kota:
"Pėrgėzime, pėrgėzime pėr Autoqefalinė dhe urime pėr peshkopėt e rinj
".
(Peshkopi Fan Noli; Worcester Mass)
Ndėrsa Kryeministri i pėrgjigjej me kėtė telegram:
"Falenderoj hirėsinė tuaj pėr urimet me rastin e Autoqefalisė, me tė cilėn
mori fund tė lumtur vepra e filluar prej jush"! (Koco Kota)
NĖ KĖTO DY TELEGRAME TĖ SHKĖMBYERA MIDIS KRYEMINISTRIT TĖ ATĖHERSHĖM K.KOTA, TĖ MBRETĖRISĖ SHQIPTARE DHE ISH-KRYEMINISTRIT FAN NOLI, SHIKOJMĖ TĖ PASQYRUAR TRADITAT BURRĖRORE SHQIPTARE. KĖTA DY KRYEMINISTRA, MEGJITHĖSE KUNDĖRSHTARĖ POLITIKĖ, DASHURIA E ATDHEUT I BASHKOI E NUK I NDAU. LE TĖ JETĖ KY FAKT NJĖ SHEMBULL FRYMĖZIMI PĖR PARLAMENTARĖT TANĖ TĖ SOTĖM. KEMI Ē`TĖ MĖSOJMĖ NGA E KALUARA E NGA TRADITAT TONA.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
07-02-05, 20:29
|
#5
|
Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
PROMEMORIE
Nga: Prof. Dr. Aleksander Bushati, Av. Alfred Duka, Ing Aleksander Paci, Prof. As. Dr. Angjelin Shtjefni, Ing. Bardhok Rajta, Eugjen Kulli, Dr. Gjelosh Nikolla, Av. Ekonomist Gjet Kola (iniciator dhe kordinator), Ekonomist Gjergj Sokoli, Kompozitor Gjon Kapidani, Ing. Leodat Kiri, Leon Kaza, Ing. Nikolin Shpani, Pashko Gjekaj, Simon Lala, Av. Sokol Gjini. Tonin Marinaj
Qėllimi :
Me kėtė promemorie dėshirojmė tė vemė nė dijeni, me disa tregues sintetikė, pėr pozitėn diskriminuese tė popullsisė sė besimit tė krishterė katolik nė Shqipėri, problemet me tė cilat ndeshet kjo popullsi si dhe tė shfaqim disa mendime pėr domosdoshmėrinė dhe rrugėt qė ēojnė nė realizimin e barazisė de facto me komunitetet e tjera. Kujt i parashtrohet:
Shejtėrisė sė Tij, Papa Gjon Pali II, Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, Kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, me kėrkesėn qė tė pajisė me nga njė kopje tė promemories tė gjithė deputetėt si pėrfaqsues tė popullit, Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Kryeministrit, partive politike nė Shqipėri, Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, me kėrkesėn qė tė pajisė me nga njė kopje tė promemories tė gjithė deputetėt shqiptarė si pėrfaqsues tė popullit, Presidentit tė Kosovės, Kryeministrit tė Kosovės, partive politike shqiptare nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Kosovėn Lindore (Jug tė Serbisė), pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptaro-amerikan, Komuniteteve Fetare nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Kėshillit tė Politikave tė Sigurimit Kombėtar tė Shqipėrisė, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Qeverive tė SHBA-sė dhe Kanadasė, Qeverive tė Vendeve tė Bashkimit Europian, Komisionit Europian, Kėshillit tė Europės, OSBE-sė nėpėrmjet prezencės sė saj nė Shqipėri.
Hyrje :
Shqiptarėt qenė ndėr popujt e parė qė pėrqafuan krishtėrimin. Shėn Pali gjatė udhėtimit tė tij tė tretė rreth vitit 59, u kishte shkruar romakėve (15,19) se:
qė nga Jeruzalemi e pėrqark e deri nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit, qė mė vonė ėshtė konfirmuar dhe nga Shėn Jeronimi qė ka shkruar se: Nė tė gjitha vendet u pėrhap
me Palin nė Ilirik Epist. 59. Kjo ėshtė dokumentuar dhe nga studiuesit europianė si Jirecek, Taloci, Shuflay etj.. Po kėshtu dhe studiuesit shqiptarė kanė arritur nė pėrfundimin se: Iliria, toka jonė, ishte ungjillizue prej vetė Shėn Palit Apostull
dhe se nė shekullin III, krejt ky vend, atėherė shumė i haptė, ishte i ungjillizuem.
Rreth njė shekull mė vonė, Perandori ilir Kostandin shpallli Krishtėrimin fe zyrtare.
Nga gjiri i popullsisė iliro-shqiptare gjatė shekujve dolėn mjaft figura tė shquara qė nderojnė mbarė Krishtėrimin e shenjtorė si Shėn Elena, Flori, Lauri, Asti, Donati, Sergji, Baku, Shėn Jeronimi, Niketė Dardani etj.
Zhvillimet pas pushtimit osman :
Nė shekullin XIV gjithė popullsia shqiptare, shumicė nė mbi 100 mijė km2, ishte e besimit tė krishterė. Por njė nga dėmet mė tė mėdha qė shkaktoi pushtuesi osman, gjatė pushtimit rreth 450 vjeēar, ishte prishja e unitetit fetar tė shqiptarėve e konvertimi i njė pjese tė popullsisė nė fenė e tij muhamedane.
Shqetėsimit tė Fuqive tė Mėdha pėr mundėsinė e bashkėjetesės nė shtetin e ri shqiptar midis shqiptarėve tė krishterė dhe tė atyre tė asimiluar fetarisht i ėshtė pėrgjigjur Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkėv, kryetar i delegacionit shqiptar i cili me gojė, njė Klubi Parlamentarėsh Anglezė nė Parlamentin e Londrės dhe me shkrim Konferencės sė Paqes nė Paris u ka thėnė se: Nė emėn tė klerit e tė popullit katolik shqiptar: Katoliku dhe Muhamedani nė Shqipni janė vėllezėr.
Edhe nė dy raste tė tjera qė Lidhja e Kombeve kėrkonte tė dinte nėse vėrtetė katolikėt dhe muhamedanėt nė Shqipėri ishin vėllezėr e mund tė bashkėjetonin nė paqe, Arqipeshkvi i Shkodrės dhe Metropoliti i Shqipėrisė monsinjor Jak Serreqi i ėshtė pėrgjigjur telegrafisht se: Katoliku dhe muhamedani nė Shqipėri janė vėllezėr, tė mirėn dhe tė keqen duan me e nda sė bashku si vėllezėr.
Pėr tė rritur ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve, qė dhe ata tė lufonin kundėr pushtuesit otoman edhe pse ishin konvertuar nė fenė e tij, poeti kombėtar Gjergj Fishta i ka trajtuar tė barabartė nė veprat e tij trimėritė e shqiptarėve nė luftė, si tė besimit katolik dhe muhamedan, megjithse shprehet Ai
ndokujt prej muhamedanėve tė pėrmendun veē me i zanė nė gojė aso kohe emnin e Shqipnisė, ka gjasė se do tė kishte ra pushkė
. Nė arritjen e kėtij konkluzioni, kėto personalitete, pėrveēse njihnin mirė situatėn nė kohėn qė jetonin, njihnin edhe historinė e popullit shqiptar. Ata e dinin se shqiptarėt pėr shkak tė rezistencės kundėr pushtuesit osman ishin ndodhur para njė terrori tė paimagjinueshėm, se ishte e vėrtetė dhe jo lojė proklamata zyrtare otomane me rastin e pushtimit tė Krujės mė 1478 se: Ata qė mbetėn nga armiku, gratė dhe fėmijėt, i vunė nė prangat poshtėruese tė robėrimit dhe i lidhėn mė zingjirėt e mjerimit. Paskėtaj do tė fillojė shkatėrrimi i kishave, ndėrtimi i medreseve, ndalimi i kėmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda nė zemrat e tė pafeve ku kishte zėnė vend pafesia dhė mėkati, paskėtaj do tė ēelė burbuqja e besimit nė njė zot tė vetėm.
Posa qė nga lajmtarėt e padukshėm tė paracaktimit {fatit} u lėshua thirrja: Vrajini tė pafetė gjer tek i fundit , sulltani tė cilit i buzqesh fati dhe si ndahet fitorja tė pafetė e kėsaj fortese i shkoi nėn shpatėn shkatėrrimtare, zharritėse dhe ua rrėmbeu jetėn kėtyre kundėrshtarėve fatgremisur, duke skuqur sipėrfaqen e fushės me gjakun e kėtyre tradhėtarve tė pafe
.. Ata batėrdisėn gratė e kėtyre armiqve vulėhumbur si tė ishin ato cullufe fytyrhėnash plot me nishane tė zeza.
Thirrjet qė nga krahrorėt e tyre tė dėrmuar arritėn gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth 5000 tė pafe
, u bėnė kėshtu pre e shpatės sė mprehtė dhe qokė e shigjetės goditėse
..
Turqit e sollėn fenė e tyre nė Europė me forcė dhe luftė dhe nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė pėr tė shuajtur rezistencėn e shqiptarėve, qė u bėnė pengesė, dhe, nė kulmin e furisė sė tyre nuk i lejuan qė tė kalonin nė Apenine e nė Europėn Perendimore. Nga dokumentet turke rezulton se: Murati urdhėron qė ose tė bėhen synet tė gjithė Epirotėt ose tė lahet tradhėtia e tij (Gjergj Kastriotit) me vdekje. Nė kėtė mėnyrė, i gjithė Arnauti u pėrfshi nė besimin muhamedan.
Komuniteti katolik dhe kleri i tij ishin dėshmitarė tė ngjarjeve nė Jugun e Shqipėrisė qė ishte pėrfshirė nė kufijtė e shtetit shqiptar, ku tendencat pėr kantonizim ishin evidente dhe menjėherė pas shpalljes sė pamvarėsisė, problemet trajtoheshin dhe mbi baza fetare. Ndėrsa nė Epirin e Jugut, qė u shkėput nga trungu i Shqipėrisė, shteti grek nė njė kohė rekord kishte deportuar nė Turqi shumicėn e muhamedanėve shqiptarė qė nuk kishin pranuar rikthimin nė fenė e tė parėve tė tyre, nė fenė e krishterė.
Midis dy komuniteteve tė krishtera kishte edhe diferenca konceptuale. Komuniteti ortodoks i pėrqėndruar kryesisht nė Jug, pėr t'i qėndruar besnik fesė sė krishterė, kishte jetuar pėr disa shekuj si raja nėn dhunėn e bejlerėve muhamedanė turq dhe nė shumicė shqiptarė ose tė asimiluar nė shqiptarė me kalimin e shekujve, nė qytete e territore tė pėrziera dhe pėr kėtė arsye muhamedanėt shqiptarė i shikonte si dorė tė zgjatur tė pushtuesit. Ishte kjo arsyeja qė ortodoksit shqiptarė nė Greqi ishin dhe janė po aq aktivė kundėr turqve muhamedanė jo mė pak se vetė grekėt, qė zė fill me Napolon Zervėn, i cili duke komanduar trupat greke, shprehej se ishte krenar para brezave qė do tė vinė se ēdo shtėpi tė shqiptarėve muhamedanė qė i kishte dalė pėrpara e kishtė bėrė rrafsh me tokėn, pėr tė vazhduar nė ditėt e sotme me Nikolla Geixhin e tė tjerė. Kėta persona nė kushte tė reja ricikluan veprimet barbare tė kryera rreth katėr shekuj e gjysėm mė parė kundėr popullit shqiptar nga trupat otomane tė komanduara nga shqiptari Ballaban Pasha, dhe ky i konvertuar nė fenė e pushtuesit, pėr tė vazhduar me shumė tė tjerė pas tij deri nė shporrjen e pushtuesit.
Gjithashtu qė nga shpallja e pamvarėsisė sė Greqisė, Qeveria e saj edhe me bekimin e Imperatorisė Otomane ėshtė pėrpjekur t'i trajtojė ortodoksit shqiptarė si grekė. Edhe nė tė gjitha forumet ndėrkombėtare, Greqia ka dalė dhe vazhdon tė mbrojė tezėn e pavėrtetė se gjithė ortodoksit shqiptarė janė grekė, tezė qė synon ta jetėsojė hap pas hapi. Pas ndryshimeve nė Shqipėri e hapjes sė kufinjėve, Qeveria Greke ka filluar qė tė pėrdori tė njejtat metoda qė ka pėrdorur Imperatoria Otomane pėr konvertimin e shqiptarėve nė fenė muhamedane, nėpėrmjet kompromentimit tė njė pjese tė popullsisė shqiptare, krahas konvertimit me dhunė. Pėr tė ndryshuar kombėsinė, ortodoksve shqiptarė po ju ofrohen benifice tė rėndėsishme si viza disavjeēare Shengen, ndihma ekonomike tė shumėllojshme, privilegje nė tregti e deri dhe pensione individuale nga fondet e Bashkimit Europian, mbasi Greqia nuk pėrdor resurset e saja financiare pėr kėtė qėllim. Rezultat i kėsaj politike janė ngjarjet e fundit nė Himarėn shqiptare, qė pėr rreth 4 shekuj e gjysėm ishte treva e panėnshtruar nga pushtuesit otomanė nė Jugun e Shqipėrisė.
Komuniteti katolik nė Veri, me pėrjashtim tė qytetit tė Shkodrės, kishte jetuar nė zona thuajse plotėsisht kompakte nga pikpamja fetare dhe shqiptarin muhamedan qė fliste njė gjuhė e kishte pothuajse tė njejtat tradita, megjithėse ishte asimiluar nė fenė e pushtuesit, nuk e barazonte me turqit. Tė gjitha tė kėqijat qė u kishte shkaktuar pushtimi otoman ja faturonin atij dhe luftonin e aspironin qė me shporrjen njė herė e pėrgjithmonė tė otomanėve nga Shqipėria, ata bashkė me muhamedanė e tė krishterė orientalė do tė krijonin shtetin e pamvarur ku do tė jetonin tė gjithė tė lirė e tė barabartė si qytetarė europianė. Komuniteti katolik dhe kleri i tij kurrė nuk mund tė mendonin se muhamedanėt do ta marrin kėtė qėndrim si dobėsi e t'i ktheheshin avazit tė vjetėr kur ishin dorė e zgjatur e pushtuesit nė Ballkan edhe pėr bashkėvėllezrit e tij.
Pėr t'ju kujtuar shqiptarėve se, dhe pse janė konvertuar nė fenė e pushtuesit, nuk janė pjesė e botės muhamedane, Pashko Vasa doli me parullėn: Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria.
Qėndrimi pas njohjes sė Pamvarėsisė sė Shqipėrisė .
Profecia e kėtyre pėrfaqsuesve tė shquar tė komunitetit katolik si Preng Doēi, Liugj Bumēi, Gjergj Fishta, Shtjefėn Gjeēovi, Ndre Mjeda etj. u vėrtetua plotėsisht. Mbas shpalljes sė pamvarėsisė e krijimit tė shtetit shqiptar, nė Shqipėri, nuk ka patur konflikte tė drejtėpėrdrejta midis popullsisė mbi baza fetare, qė provon drejtėsinė e pėrpjekjeve tė tyre pėr krijimin e shtetit unik shqiptar. Kjo dhe pėr faktin se shumica e asimiluar nuk mund tė sulmonte qėndrestarėt dhe pse ishin pakicė. Gjithashtu uniteti i shtetit shqiptar, pėr tė cilin ishte i ndėrgjegjshėm qė tė sakrifikonte komuniteti katolik, ishte faktor vendimtar nė konsolidimin e kombit shqiptar nė shekullin XX, nė gjithė trojet e tija etnike. Kjo konstatohet edhe nė rregjistrimet e fundit tė popullsisė nė Kosovė e nė mėnyrė tė veēantė nė Maqedoni ku numri i shqiptarėve qė deklarohen tė kombėsisė turke, qė tė fitojnė simpatinė e sllavėve dhe pėrkrahjen e turqėve, ėshtė zvogluar. Me kėtė ndėrgjegjsim tė shqiptarėve pėr kombėsinė e tyre, pėrfundimisht mbetet pa realizuar marrėveshja e fshehtė sllavo-turke qė shqiptarėt muhamedanė tė spastrohen nga rajonet e tyre etnike dhe tė deportohen nė Turqi si turq. Nė hapat e parė deri nė njohjen e konsolidimin e pamvarėsisė, pėr pjesėn e popullsisė shqiptare brenda kufijve shtetėror, pėrfaqsuesit e shumicės muhamedane kuptuan se pa pėrkrahjen perendimore nuk mund te siguronin njohje ndėrkombėtare, qė i detyroi ata tė bėnin njė trajtim tė barabartė tė popullsisė sė tė gjitha besimeve.
Ismail Qemali, njohės i shkėlqyer i politikave tė Imperatorisė Otomane dhe tė shteteve ballkanike dhe qė e dinte se Shqipėria ėshtė pjesė e Europės por dhe i shtyrė prej saj, caktoi zv/kryeministrin nga komuniteti katolik nė Qeverinė e Parė tė Shqipėrisė sė Re, tė kryesuar prej Tij. Po kėshtu Qeveritė Shqiptare patėn nė pėrbėrjen e tyre, Luigj Gurakuqin, figurėn me orientim Perendimor dhe mė tė kompletuar tė politikės shqiptare.
Ky qėndrim u demostrua dhe nė vendimet e Kongresit tė Lushnjės i cili vendosi qė kryetari i shtetit tė jetė kolektiv dhe tė pėrbėhet nga pėrfaqsues tė dy besimeve, dy tė besimit muhamedan: njė suni e njė bektashi, dy tė besimit tė krishterė: njė tė ritit oriental (ortodoks) dhe njė tė ritit oksidental (katolik). Ishte dhe kjo nga faktorėt kryesorė qė Shqipėria u pranua pa pengesė nė Lidhjen e Kombeve me 17.12.1920. Por rezultoi se kjo gjendje nuk mund tė vazhdonte gjatė. Pasi siguruan njohjen ndėrkombėtare, qeveritė shqiptare asgjėsuan barazinė midis komuniteteve fetare tė sanksionuar me vendimet e Kongresit tė Lushnjės. Ndryshimin e kursit tė barazisė e shpalli edhe de jure zyrtarisht mbreti Zog I qė nė takim me ambasadorin e Turqisė nė prill tė vitit 1934 do tė shprehej se: Pėr 5 shekuj, unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po tė mos ishte Turqia, Shqipėria nuk do tė shpėtonte as nga pushtimi sllav as mund ta pengonte fshirjen e Shqipėrisė nga harta e botės prej latinėve. Thelbin e ekzistencės tonė ja detyrojmė Turqisė.
Me kėtė qėndrim mbreti mohonte luftėrat qindra vjeēare heroike tė popullit shqiptar kundėr pushtuesve osmanė, vecanėrisht para asimilimit nė fenė muhamedane. Ishin shqiptarėt, qė me heroizmin e gjakun lumė tė derdhur prej tyre, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit i bėnė ballė tė vetėm pėr njė ēerek shekulli dhe mbrojtėn Europėn nga turri i fuqisė mė tė madhe e mė tė rrezikshme tė kohės, Imperatorisė Otomane.
Pėr kėtė kontribut nė mbrojtjen e qytetėrimit perendimor, Papa Piu II dhe Pali II e cilėsonin luftėtarin me dashuri si Gedeoni i Krishterė, Shpata e Krishtėrimit, Atleta Christi, Shtylla e Kishės sė Shejtė, Makabeu i Ri, Tmerri i Islamizmit
. Nuk ekziston, pra, as dyshimi mė i vogėl qė Gjergj Kastrioti ishte njė katolik besnik.
Po kėshtu populli shqiptar nė pėrgjithsi, por nė veēanti komuniteti katolik nė Veri, asnjėherė nuk i rreshti pėrpjekjet pėr shporrjen e pushtuesve otomanė nga trojet shqiptare dhe mė afėr saj qenė gjatė bashkėpunimit me austriakėt nė luftėn austro-turke tė vitit 1689 tė udhėhequr nga Ipeshkėvi i Shkupit, ndėr korifejtė e kombit shqiptar, i vlerėsuar me tituj akademikė nga universitete tė njohura tė kohės por i dėnuar me harresė e nėnvlerėsim nga shteti i vet, Imzot Pjetėr Bogdani.
Por edhe pse nė dukje e thėnė pėr kortezi, kjo tezė absurde e allogjike e mbretit Zog I dhe qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me realitetin historik, ka shėrbyer si platformė dhe ka udhėhequr analizėn historike tė historiografisė zyrtare, gjatė gjithė ekzistencės sė shtetit shqiptar. Me kėtė qėndrim zyrtar, mbreti synonte qetėsimin e ndėrgjegjes sė trazuar tė shqiptarėve muhamedanė, duke i bėrė njė dėm tė pallogaritshėm zgjidhjes afatgjatė tė ēeshtjes shqiptare.
Kjo deklaratė ishte nė vazhdėn e qėndrimit zyrtar tė kryetarit tė parlamentit shqiptar, qė gjatė vizitės nė Turqi mė 1924 ishte shprehur se: E vėrtetė se sot populli shqiptar gjendet i shkėputur prej jush, por me zemėr vijon gjithnjė tė jetė i ngjitur me ju. Ky ėshtė rast pa precedent nė historinė e popujve, kur pėrfaqsuesi i njė vendi sovran tė shprehė nostalgji pėr pushtuesin mbi 4 shekullor qė i ka sjellė dėmet mė tė mėdha nė gjithė historinė e tij dhe ta vlerėsojė si paradoks lirinė e fituar me gjak e sakrifica mbinjerzore prej popullit tė tij. Me kėto qėndrime, renegatėt, jo vetėm qė justifikuan veten apriori, por vlerėsuan asimilimin nė fenė e pushtuesit si veprim tė drejtė e tė zgjuar tė tyre ndėrsa syleshė tė krishterėt qė bėnė sakrifica mbinjerzore, padyshim ndėr mė tė mėdhatė nė gjithė historinė e njerzimit, pėr t'ju shmangur kėtij asimilimi duke jetuar pėr rreth 450 vjet nė kushte tė njė aparteidi tė egėr. Ishte kjo arsyeja qė njė diplomat italian konstatonte, se, vetėm pas shembjes sė Imperatorisė Otomane dhe, kur panė se mbetėn pa pushtet nė Stamboll e vise tė gjėra tė perandorisė, shqiptarėt muhamedanė u kujtuan pėr kombėsinė e tė parėve tė tyre.
Kjo u reflektua nė vlerėsimin e ngjarjeve historike, nė fushėn e kulturės e nė gjitha sferat e jetės, qė nė hapat e parė tė ekzistencės sė shtetit shqiptar.
Naim Frashėri, i vlerėsuar nga kritika mediokėr, shpallet poet kombėtar i shqiptarėve ndėrsa Gjergj Fishtės, i propozuar kandidat pėr ēmimin Nobel nga shoqata botėrore e poetėve nė Nju Jork mė 1935, me rreth 23 mijė fjalė nė veprėn e tij, pėrafėrisht sa Shekspiri dhe Pushkini, pėr rreth 50 vjet iu hoq vepra nga qarkullimi dhe iu asgjėsua si reaksionare, duke pėrsėritur veprimet e pushtuesve otomanė kundėr librit shqip.
I pari, pse kishte kryer me devotėshmėri gjatė periudhės sė pushtimit tė Shqipėrisė dhe tė popujve tė tjerė tė Ballkanit e mė gjėrė detyrėn e drejtorit tė censurės nė Ministrinė e Arsimit tė Perandorisė Osmane, hero, ndėrsa i dyti i dėbuar e internuar nga pushtuesit pėr veprimtari nė favor tė ēeshtjes shqiptare, me preteksin se nė kohė pushtimi pranoi titullin e akademikut tė Akademisė Mbretėrore Italiane, duke deklaruar me krenari kombėsinė e tij shqiptare e duke mos hequr asnjėherė dorė prej saj, shpallet tradhėtar, duke ja nxjerr dhe eshtrat nga varri e hedh nė lumin Drin.
Po kėshtu historiografia zyrtare, e shkruajtur nga pjesa e asimiluar e popullsisė, ka glorifikuar figura me mundėsi e kontribut tepėr modest nė lėvizjen kombėtare shqiptare nė pėrgjithsi, e nė veēanti nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa ka lėnė nė harresė ose denigruar e shpallur reaksionar figura tė komunitetit katolik deri dhe Preng Bib Dodėn, udhėheqės i mbi 5000 forcave mirditore nė mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare nga pushtuesit sllavė, nė luftėn e organizuar nga kjo Lidhje. Me gjithė kėtė vlerėsim qė ka bėrė historiografia zyrtare, pėr kėtė kontribut nė favor tė ēeshtjes shqiptare, pushtuesi otoman e ka ndėshkuar me njė nga dėnimet mė tė rėnda duke e internuar pėr 29 vjet nga 1880-1909 nė Anadoll.
Megjithatė, duhet vėnė nė dukje, se, gjatė kohės sė shkurtėr tė mbretėrisė shqiptare edhe nėse komuniteti katolik vazhdoi tė mbahet i izoluar nė zonat mė tė varfra ku ishte vendosur pėr t'i shpėtuar asimilimit fetar nga pushtuesi, tė paktėn nuk u pengua zhvillimi i lirė i tij, krahas komuniteteve tė tjera.
Qėndrimi i qeverive shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore .
Qeveritė e pasluftės e shpallėn hapur platformėn antiperėndimore e pėr rrjedhojė dhe antikatolike. Enver Hoxha, qė kishte qėndruar gjatė nė perendim nė pėrpjekje pėr t'u shkolluar, por dhe si funksionar i mbretėrisė shqiptare, shefi mė jetėgjatė i shtetit shqiptar, nė ēdo paraqitje publike dhe propaganda e tij zyrtare ēdo ditė, demostronin urrejtjen e tyre ndaj Perendimit. Pėr ta ilustruar po citojmė pjesė nga njė deklaratė e tij ku ai shprehej, se: Vatikani vazhdon tė jetė qendra e armiqve tė papajtueshėm tė popullit tonė (pėr shkak se Vatikani nė Konferencėn e Paqes tė Parisit pas mbarimit tė Luftės Parė Botėrore dha kontribut pėr ruajtjen e tėrėsinė territoriale tė shtetit shqiptar tė 1913 !!!??, shėnimi ynė). Atje ėshtė vendi ku pėrgatiten nė errėsirė komplote kundėr nesh. Vatikani ėshtė bėrė vegla e sigurtė e luftėnxitėsve tė imperializmit amerikan dhe streha e kriminelėve tė luftės e tradhėtarve. Vatikani ėshtė munduar ta zhdukė kombin shqiptar dhe pėr kėtė e ka mbajtur gjithmonė Kishėn Katolike nėn urdhėrat e tij".
Rezistencės sė komunitetit katolik kundėr sundimit tė ideologjisė komuniste, shteti shqiptar e shfrytėzoi pėr tė ushtruar ndaj tij dhunėn mė tė egėr. Nė shumė raste dhuna kishte tė gjithė treguesit e njė genocidi tė kamufluar si nė rastin e dėnimit me vdekje, me varje dhe me pushkatim, tė 14 personave qė nuk kishin asnjė faj pėr vrasjen e njė funksionari komunist nė Mirditė mė 1949 dhe pse nė krye tė trupit gjykues ishte njė jurist i shkolluar nė perendim (Francė), por dhe nė mjaft raste tė tjera nė krahinėn e Mirditės, tė Dukagjinit etj..
Shteti shqiptar vuri nė pėrdorim tė gjitha mjetet pėr tė shkėputur ēdo lidhje mė Perendimin dhe pėr tė realizuar mė lehtė shtypjen me dhunė tė ēdo rezistence tė komunitetit katolik kundėr ideologjisė komuniste.
Si shpėrblim pėr luftrat e pėrpjekjet disa shekullore tė komunitetit katolik e tė klerit tė tij pėr tė shporrur pushtuesit otomanė dhe pėr idealizmin e tyre pėr tė krijuar shtetin e pėrbashkėt, unik e tė pacopėzuar, shteti shqiptar hartoi dhe zbatoi programe qė ēuan nė asgjėsimin e klerit katolik nė Shqipėri. Nė kuadėr tė kėtij programi nga viti 1944 deri nė vitin 1967 u dėnuan me vdekje ose vdiqėn nga torturat nė burgjet politike tė shtetit shqiptar 67 klerikė katolikė, ndėrsa nuk u dėnua me vdekje asnjė klerik i komuniteteve tė tjera. Klerikėt katolikė tė dėnuar qė kishin kryer mbi 450 vite shkollė nė Perendim, vuajtėn dhe 881 vjet burgjeve politike.
Kryeministri shqiptar, gjatė njė udhėtimi nė Veri nė mesin e viteve 60-tė, megjithėse si bir kleriku muhamedan (nė pėrgjithsi edhe pse shqiptarėt u asimiluan nė fenė e pushtuesit nuk fituan besimin e plotė tė tij, prandaj klerikėt, klasėn politike dhe pronarėt e mėdhej tė tokave, pushtuesi e krijoi me kolonė tė asimiluar nė kombėsinė shqiptare pėr t'ia lėnė nė zverk popullit shqiptar edhe pas fitores sė pamvarėsisė prej tij) e dinte mirė se pas pushtimit turk, u rrafshuan qytetet, u rrėnuan qendrat e kulturės shqiptare, u asgjėsuan monumente tė kėsaj kulture, arkiva e biblioteka i indinjuar thellė kur pa se si turqit nuk e kishin shkatėrruar dhe kishėn katolike tė Vaut tė Dejės nė rrethin e Shkodrės tė ndėrtuar nė shekullin XIII, pa e parė atė si objekt tė thesarit tė kulturės shqiptare e tė mbarė njerzimit, urdhėroi hedhjen e saj nė erė me eksploziv, urdhėr qė u zbatua pa hezitim.
Me urrejtjen patologjike tė trashėguar nga koha e pushtimit turk, kundėr bartėsve tė kulturės perendimore, qeveria shqiptare shkatėrroi ose ju ndėrroi destinacionin tė gjitha objekteve katolike tė kultit, por qė nuk e bėri pėr gjithė objektet e tjera tė kultit.
Edhe pas shpalljes sė Shqipėrisė vend ateist, megjithė fasadėn kushtetuese se shteti i trajton tė barabartė qytetarėt, persekutimi dhe represioni kundėr komunitetit katolik bėhej nė mėnyrė tė programuar, por tė kamufluar.
Siē rezulton nga tė dhėnat e botuara nė shtypin e pas viteve 90-tė tė shekullit XX, organet e sigurimit tė shtetit tė rrethit tė Shkodrės kishin planifikuar neutralizimin ose asgjėsimin e 86 banorė tė qytetit tė Shkodrės tė vlerėsuar elementė tė rrezikshėm pėr qeverinė. Por vetėm 6 prej tyre ose 7 % ishin tė besimit muhamedan, 4 ose 4.65 % tė besimit ortodoks dhe 76 ose 88.35 % , nė mes tė cilėve dhe dy femra, ishin tė besimit katolik. Me tronditėse rezultojnė kėto shifra po tė kihet parasysh dhe fakti se nė atė periudhė popullsia e besimit katolik nė qytetin e Shkodrės nuk ishte mė e madhe se 40 %, qė tregon se shkalla e persekutimit tė saj ishte mbi 13 herė mė e madhe se e pjesės tjetėr tė popullsisė.
Pjesėmarrja e komunitetit katolik nė strukturat e shtetit shqiptar.
Komuniteti katolik ėshtė i pėrjashtuar, ose, ka marrė e merr pjesė nė mėnyrė simbolike nė strukturat e shtetit shqiptar, qė nga pėrfundimi i Luftės Dytė Botėrore (nė vijim shkurtimisht LDB) e deri mė sot qė pasqyrohet nė treguesit sintetikė tė mėposhtėm.
Kėshtu nė strukturat e partisė shtet (partisė komuniste) nga 149 antarė e kandidatė tė Byrosė Politike, tė zgjedhur nė 10 kongrese, vetėm 1, ose 0.72%, ishte pjestar i kėtij komuniteti. Edhe pse ishte i vetmi nga gjithė tė zgjedhurit, qė nė kongresin I tė kėsaj partie mori numėr tė barabartė votash me Enver Hoxhėn, qė ishte dhe vlerėsim i kontributit tė kėtij komuniteti nė luftėn antifashiste dhe pse u martua me njė tė krishterė tė ritit oriental, nuk i shpėtoi vdekjes nė burgun politik tė shtetit pėr tė cilin luftoi.
Nga 44 sekretarė tė KQ tė kėsaj partie, tė zgjedhur nė 10 kongrese, vetėm 1, ose 2.27%, ishte pjestar i komunitetit katolik, nga 871 antarė e kandidatė tė KQ, vetėm 44 ose 5.05% nga ky komunitet. Dhe ata qė zgjidheshin, nė mbi 90% tė rasteve ishin dhėndurrė tė pushtetarėve kryesisht muhamedanė ose nė lidhje me ta. Por nė shumicėn e rasteve ngriheshin nė pėrgjegjėsi punėtorė, mekanikė, traktoristė etj. ose pa arsim tė plotė dhe nė shumicėn e rasteve jo pėrfaqsues, tė paaftė pėr tė artikuluar problemet, dhe me qėllimin pėr ta diskriminuar e paraqitur tė paaftė komunitetin katolik.
Katolikėt kanė marrė pjesė mesatarisht me mė pak se 3% tė numrit tė antarėve tė Qeverive Shqiptare tė tė gjitha kohrave. Nė njė hark kohor prej rreth ēerek shekulli 1966-1991, 7 Qeveri Shqiptare nuk kanė pranuar tė kenė nė pėrbėrjen e tyre asnjė pjestar tė kėtij komuniteti, kur Sadam Hyseini me njė popullsi katolike nė numėr tė papėrfillshėm, pėr tė treguar tolerancė dhe respekt pėr kulturėn perendimore, gjithnjė caktonte zv/kryeministrin e ministrin e jashtėm nga ai komunitet.
Nė nivel mė tė ultė ka qenė pjesmarrja nė strukturat e administratės qėndrore, qė deri nė vitin 1991 nuk ka arritur 1%, ndėrsa pas vitit 1991 rreth 3%.
Nė kėtė pėrqindje ka qenė dhe ėshtė pjesmarrja e pjestarėve tė komunitetit katolik edhe nė strukturat drejtuese tė policisė, tė forcave tė armatosura.
Nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, si kryetar kolektiv i shtetit nga 1946-1991, ky komunitet nuk ėshtė pėrfaqsuar nė dy legjislatura, ndėrsa mesatarisht ėshtė pėrfaqsuar me 5.88% tė antarėve, pėrgjithsisht me tagra pėr tė marr pjesė vetėm nė njė ose dy mbledhje tė kėtij organi nė muaj.
Me gishtat e dorės numėroheshin e numėrohen dhe gazetarėt e punėsuar nė median shtetėrore, radiotelevizionin, shtyp gjė qė reflektohet sot drejtėpėrdrejt dhe nė ngritjen ose pjesmarrjen e kėtij komuniteti nė mediat private.
Edhe pėrpjekjet e Qeverisė Demokratike tė dalė nga zgjedhjet e vitit 1992 pėr tė realizuar njė ndarje tė paktėn tė pushteteve kryesore dhe pėr tė rritur shkallėn e pjesmarrjes sė komunitetit katolik nė strukturat e pushtetit u sfumuan pėr t'u kthyer nė gjendjen e mėparshme.
Nė nivel tė papėrfillshėm ka qenė dhe ėshtė pjesėmarrja dhe nė strukturat e pushtetit gjyqėsor.
Nga pėrfundimi i LDB-sė e deri mė 1991 mė pak se 0.2 % e numrit tė gjyqtarėve kanė qenė nga pjesa e komunitetit katolik. Po kėshtu asnjėherė nuk ėshtė gjendur pjestar i kėtij komuniteti pėr tė punuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, qė tregon se dhe pas rreth njė shekulli tė ekzistencės sė shtetit shqiptar pozita e tij nė kėta sektorė nuk ka ndryshim nė krahasim me periudhėn rreth 450 vjeēare tė sundimit tė Imperatorisė Otomane.
Aktualisht, asnjė nga 9 antarėt e Gjykatės Kushtetuese dhe 17 antarėt e Gjykatės sė Lartė, nuk ėshtė pjestar i komunitetit katolik. Po kėshtu nė kėto institucione nuk ka tė punėsuar as punonjės tekniko-administrativ.
Nga 293 gjyqtarė tė shkallės sė parė vetėm 12 prej tyre ose 4.09% janė nga komuniteti katolik, ndėrsa 2 nga 57 gjyqtarė tė Gjykatave tė Apelit, ose 3.50%.
Komuniteti katolik ka qenė i pėrjashtuar nga sektori i diplomacisė shqiptare ku nga 1945-1992 punonjėsit e dorės sė dytė nė kėtė sektor numėroheshin me gishtat e dorės. Edhe pas pėrpjekjeve pėr ndonjė pėrmirsim nė vitet 92-96, pėrsėri pėrfaqėsimi i kėtij komuniteti ėshtė reduktuar nė njė ambasador pa ambasadė nė Vatikan e 5-6 punonjės tė rangut tė dytė nė dikaster e nė ambasada, nga rreth 500 tė punėsuar nė kėtė shėrbim.
Asnjė anėtar i Akademisė sė Shkencave nuk ka qenė dhe nuk ėshtė nga pjesa e popullsise e besimit katolik. Po kėshtu numėrohen me gishtat e dorės tė punėsuarit si punonjės teknikė e specialistė nė kėtė Akademi nga kjo popullsi. Ky trajtim i bėhet nga shteti i vet, kėsaj pjese tė popullsisė qė deri nė njohjen e pamvarėsisė sė shtetit shqiptar nė rreth njė tė katėrtėn e trojeve tė tij etnike, konservoi, pasuroi e transmetoi vlerat progresive qė kishte regjistruar nė memorien e tij kombi shqiptar i tė gjitha besimeve nė gjithė hapsirėn e tij, nė shkencė, kulturė, art, letėrsi etj. Ajo edhe nė kushtet e pushtimit ka nxjerrė nga gjiri i saj talente tė denjė pėr tė qenė anėtarė tė akademive me prestigjioze tė shkencave, por asnjė nuk u bė i pėrshtatshėm pėr Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė nė shtetin e pamvarur shqiptar. Dhe gjithshka e krijuar, duke qenė nė luftė tė pandėrprerė, disashekullore, me pushtuesin osman, ndėrsa shumica e popullsisė, duke patur tė gjitha privilegjet e mundėsitė, bėri shumė pak ose asgjė pėr Shqipėrinė mbasi ju bashkėngjit pushtuesit edhe shpirtėrisht. Kjo e ka detyruar dhe detyron shumicėn muhamedane tė krenohet me Encikopedinė e Turqisė qė ka hartuar Sami Frashėri, me unversitetin qė hapi Hasan Tahsimi nė Stamboll, kur nė vendlindjen e tij nuk kishte hapur asnjė shkollė fillore dhe me shėrbimet qė muhamedanėt e tjerė shqiptarė bėnė pėr kombin turk, ose me atė qė kanė bėrė shqiptarėt e krishterė tė ritit orinetal pėr lirinė e Greqisė. Megjithatė pa stoicizmin e pjesės sė popullsisė sė krishterė shqiptare qė nuk u asimilua dhe qė gjithnjė u trajtua si armike dhe e luftoi si armikun mė tė egėr pushtuesin osman, do rrezikohej vetė ekzistenca e kombit shqiptar. Nė bazė tė kujtimeve tė njė diplomati italian qė disa vite para fillimit tė LDB-sė e kishte takuar presidentin e ardhshėm tė Izraelit Veizman, duke e parė problemin nė kėtė kėndvėshtrim, Ai kishte arritur nė pėrfundimin se trajtimi jo dashamirės qė ju ėshtė bėrė ēifutėve gjatė historisė, forcoi unitetin dhe ruajti ekzistencėn e tyre.
Ishte kjo ndjenjė, qė pishtari i kėsaj pjese tė popullsisė Gjon Buzuku, shkroi Mesharin, librin e parė nė gjuhėn shqipe mė 1555 pėrafėrsisht nė tė njejtėn kohė me kombe, sot shumė mė tė mėdhenj nė Europė, nga kjo pjesė e popullsisė ishin fotografėt e parė shqiptarė, romanin e parė shqip e shkroi Ndoc Nikaj, alfabeti i sotėm shqip ėshtė hartuar nga korifejtė e kulturės kombėtare dhe asaj botėrore, Preng Doēi, Ndre Mjeda e Gjergj Fishta tė shoqėrisė Bashkimi tė Shkodrės. Shumica muhamedane, me shumicėn e delegatėve e miratoi alfabetin latin nė Kongresin e Manastirit te 1908-ės duke demostruar se pėrsėri shpirti Perendimor do tė ngjallet edhe te kėta shqiptarė.
Kėto fakte asnjėherė nuk i ka pėrmendur historiografia zyrtare e shtetit shqiptar, me qėllim qė gurėthemelet e shpirtit europian tė kombit shqiptarė tė mbeteshin anonimė, meqenėse nuk ishin latuar nga pjestarė tė shumicės muhamedane. Megjithatė dhe kjo shumicė mund tė krenohet me faktin se kundėr vendimit pėr tė shkruar me alfabetin latin dhe jo si deri atėherė me alfabetin arab, nuk organizuan shumė demostrata nė qytetet kryesore shqiptare Shkup, Elbasan, Gjakovė etj.
Ky vendim i shqiptarėve shėrbeu si nxitje pėr vetė turqit, tė cilėt, pas shembjes sė perandorisė sė tyre, hoqėn dorė nga alfabeti arab, me tė cilin e kishin shkruar kulturėn e tyre disa shekuj, dhe vunė nė pėrdorim alfabetin latin.
Tė vetmit persona nga popullsia e besimit katolik, qė diktatura komuniste nuk i eleminoi fizikisht ishin njerėzit e artit nė pėrgjithsi dhe ata tė muzikės nė veēanti. Dhe kjo jo se nuk i shikonte si elementė tė rrezikshėm pėr shtetin, por pėr shkak se nė kėtė lėmė nuk mund tė krijonte talente me urdhėr e me vendime, siē veproi nė sport ku elementi katolik qė nga shpallja e pamvarėsisė, megjithse ėshtė iniciator i zhvillimit tė sporteve e themelimit tė ekipeve si nė futboll, ēiklizėm etj., thuajse ėshtė pėrjashtuar nga pjesėmarrja nė ekipet sportive publike si dhe nga nxitja e mbėshtetja e institucioneve publike.
Pėr Qeverinė Shqiptare nuk gjenden elementė pėr t'i pėrfshirė nė strukturat e pushtetit, ndėrsa ky komunitet i jep shoqėrisė njerzore Nėnė Terezėn, Nobeliste e Paqes dhe Shejtore pėr bamirsi nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, e quajtur koha e shoqėrisė sė konsumit, me tė cilėn do tė ishin krenarė kombe qindramilionėshe.
E njejta situatė ka qenė dhe ėshtė dhe nė zonat me komunitete tė pėrziera. Kėshtu nė rajonin e Shkodrės, megjithse popullsia katolike nė shkallė rrethi ėshtė nė numėr shumė mė tė madh, ėshtė pėrfaqsuar nė administratėn lokale nėn 20% tė numrit fizik tė punonjėsve dhe kėta nė pėrgjithsi tė rrangut tė tretė (specialistė), rrallė herė tė rrangut tė dytė (shefa seksioni) e asnjėherė titullar tė pushtetit lokal. Pėrsėri synohet kthimi nė gjendjen e mėparshme, megjithė ndonjė pėrpjekje pėr ndryshim nė mesin e viteve 90-tė. Nė shkollat e mesme tė qytetit tė Shkodrės dhe nė Universitetin Luigj Gurakuqi nėn 10 % e mėsuesve dhe e pedagogėve janė nga komuniteti katolik.
Shqipėribėrsit, qė ishin faktori vendimtar e i pazėvendėsueshėm qė nuk lejuan qė nė Shqipėri tė jetė e njejta situatė e tė mos ndodhi boshnjakėzimi i ēeshtjes shqiptare ku kombėsia tė deklarohej nė bazė tė pėrkatėsisė fetare, gjė pėr tė cilėn nga komuniteti muhamedan kishte tė gatshėm qė e provuan dhe me lėvizje tė armatosura pėr t'iu ribashkėngjitur Turqisė, nuk ju ka takuar thuajse asgjė nė atdheun e tyre. Gjithshka ju takon kolonėve tė sjellė nga pushtuesi dhe renegatėve qė pas bėnė njė rezistence tė gjatė, mė nė fund nuk duruan, u asimiluan nė fenė e tij dhe bashkėpunuan e pėrfituan bashkė me pushtuesit turq ndėrsa kthyen ne ēiflik vetėm tė tyrin jo vetėm pronat qė i'u dhuroi pushtuesi otoman pėr shėrbimet ndaj tij, por dhe krejt strukturat e shtetit tė ri shqiptar qė njohu Europa.
Problemet nė fushėn e arsimit .
Komuniteti katolik nė Shqipėri e ka parė vazhdimisht luftėn pėr gjuhėn shqipe si pjesė tė luftės pėr ēlirim kombėtar. Pushtuesit otomanė ndaluan shkrimin e pėrdorimin e gjuhės shqipe edhe pėr komunitetin katolik tė cilin nuk arritėn qė ta asimilojnė nė fenė e tyre, qė pėrbėn njė nga rastet mė tė pashembėllta nė histori. Ndoshta ėshtė e vetmja shkolla shqipe, nė historinė e mbarė njerzimit, qė ka dėshmorėt e saj tė ringritjes pas pushtimit otoman. Studjuesit europianė dhe shqiptarė, kanė konkluduar: Dihet saktėsisht se para pushtimit tė egėr tė osmanllinjėve ka ekzistuar Universiteti i Durrėsit, nė kuptim tė atyre studimeve tė pėrgjithshme qė bėheshin dhe nė Padovė, nė Bolonjė dhe nė qendra tė tjera universitare Europiane dhe se Arkivi i Drishtit ishte sistemuar sipas standarteve mė tė larta, kurse numri i rregulltarėve ishte mė i madh se nė Dalmaci, kėshtuqė nė shek. XV ekzistonte dhe hiperproduksioni i klerit tek shqiptarėt.
Ishte shqiptar dhe ai qė 9 shekuj pas Universitetit tė Durrėsit, hapi tė parin universitet nė kryeqytetin e Perandorisė Otomane Stamboll.
Megjithatė nė natėn e zezė otomane, veēanėrisht nga komuniteti katolik, asnjėherė nuk rreshtėn pėrpjekjet pėr mėsimin nė gjuhėn shqipe dhe jo nė gjuhėn e pushtuesve. Pėrveē qytetit tė Shkodrės qė ishte djep i kulturės sė shqiptarve pėr disa shekuj me radhė e deri nė pėrfundim tė LDB-sė, nuk rreshtėn pėrpjekjet pėr arsim edhe nė zonat malore ku jetonte ky komunitet. Ishte kjo arsyeja qė shkolla shqipe edhe nė Kurbin, Pllanė, Rubik e Velė u hapėn nė shekullin e XVII, pėrkatėsisht nė vitet 1637-1642, por dhe nė Orosh tė Mirditės u hap nė shekullin XIX, me program bashkėkohor para se tė tilla tė hapeshin nė qytetet kryesore shqiptare si Vlorė, Berat, Elbasan, Tiranė, Shkup, Manastir, Janinė, Prizren, Pejė etj. Pėr etjen qė kishte pėr arsim ky komunitet, flet fakti se me pėrkrahje shtetėrore vetėm njė individ nė krahinėn e Mirditės, nė rreth katėr muaj pas pėrfundimit tė LDB-sė, hapi 50 shkolla nė banesa private dhe me mjete rrethanore.
Edhe pėr kėtė problem tė rėndėsishėm nė historinė e kombit shqiptar, pėr tė mohuar kontributin e komunitetit katolik, Qeveritė Shqiptare dhe historiografia e tyre zyrtare fallsifikuan historinė duke njohur shkollėn e hapur nė Korēė mė 1887 me miratimin e Qeverisė Otomane si mėsonjėtoren e parė shqipe, duke bėrė njė legjitimim indirekt pushtimit e bashkėjetesės sė dhunėshme disa shekullore me okupatorėt otomanė dhe duke mohuar pėrpjekjet e komunitetit katolik qė asnjėherė nuk hoqi dorė nga kombėsia shqiptare dhe pėrpjekjet pėr arsim nė gjuhėn shqipe.
Pas LDB-sė, pjestarėt e kėtij komuniteti, thuajse nuk u dėrguan pėr shkollim nė vendet e Europės Lindore me tė cilėt Shqipėria pati mardhėnie nga vitet 1945-1961, ndėrsa intelektualėt e pėrgatitur nė Perendim para luftės u asgjėsuan fizikisht ose u degraduan duke u pėrjashtuar nga jeta publike. Ndėrsa pas hapjes sė universiteteve nė Shqipėri u shkolluan njė numėr i konsiderueshėm edhe nga ky komunitet, por kryesisht nė profilin e bujqėsisė megjithse toka bujqėsore ishte nė sipėrfaqen mė tė kufizuar nė vend. Edhe shkollimi i mesėm ishte kryesisht i profilit bujqėsor qė ishte pengesė pėr shkollimin nė arsimin e lartė jo bujqėsor.
Por diferenca tė mėdha rezultojnė nė shkollimin nė degėt qė janė bazė e furnizimit tė superstrukturės shtetėrore. Kėshtu gjithsejt deri mė 1990 u diplomuan mė pak se 40 juristė ose rreth 1.5% e numrit tė pėrgjithshėm tė juristėve nė shkallė vendi. Edhe specialistėt e pėrgatitur nė shkollat ushtarake, nė shkollat e policisė dhe tė sigurimit tė shtetit janė nė numėr mė tė vogėl se 3-5% dhe ky numėr kryesisht nė degė dytėsore shėrbimi, pėr tė mos patur asnjėherė mundėsi karriere. Po kėshtu nė mėnyrė tė planifikuar ėshtė pėrgatitur numėr i vogėl ekonomistėsh pėr industrinė, nė fakultetin e filozofisė etj.
Diferencat janė thelluar pas vitit '91 kur pjestarėt e komunitetit katolik janė pėrjashtuar ose kanė marrė pjesė nė nivel simbolik nė privatizimin e pronės publike dhe i duhet ta nisin gjithshka nga e para, kur tė tjerėt kanė siguruar akumulimin fillestar duke marrė gratis pjesė tė pasurisė kombėtare (edhe pjesėn e kėtij komuniteti).
Problemet nė fushėn ekonomike .
Pėr t'i shpėtuar nėnshtrimit ndaj pushtuesit dhe asimilimit fetar komuniteti katolik ka jetuar pėr rreth 450 vjet nė kushte aparteidi, duke u pėrqėndruar kryesisht nė zonat malore dhe mė tė varfra tė vendit. Por nė vitet 1945-1991, ai mori pjesė aktive, me punė tė papaguar nė krijimin e pronės shtetėrore nė gjithė sektorėt e ekonomisė sė centralizuar. Me kontributin e barabartė tė saj, nė krahasim me komunitetet e tjera, u hapėn mbi 350 mijė ha toka tė reja, u ndėrtua ose u pėrmirėsua infrastruktura rrugore, industria etj..
Nė rajonet ku ėshtė i pėrqėndruar kryesisht ky komunitet, u zhvilluan sektorė tė industrisė minerare, tė drurit, si dhe u ngritėn qyteza tė emėrtuara qytete. Kėto qyteza, qė duhej tė ishin tė pėrkohshme, u ngritėn nė terrene malore, larg burimeve natyrore tė pasurive tė pėrsėritėshme, jashtė llogjikės sė ndėrtimit venbanimeve tė pėrheshme, si nė Kurbnesh, Fushė-Arrėz, Reps, Ulzė etj. Nga kėto zona u realizua prodhimi i sasisė kryesore tė prodhimeve pyjore pėr nevojat e gjithė vendit ku vetėm nga Fushė-Arrėzi u muarėn mbi 15 milion m3 lėndė druri, i bakrit ku nga kushtet e vėshtira tė punės qė kanė shkaktuar sėmundje profesionale, vetėm nė minierėn e Kurbneshit vdiqėn 247 persona nėn moshėn 50 vjeē. 17 nxėnės tė njė shkolle nė kėtė zonė, vdiqėn disa vjet para mėsuesit tė tyre. Nė rajonet ku ėshtė e pėrqėndruar kryesisht kjo popullsi janė tė vendosur 5 hidrocentralet mė tė mėdha tė vendit, ku prodhohet mbi 90% tė energjisė elektrike nė shkallė kombėtare.
Shteti, pas LDB-sė, realizoi lėvizje tė planifikuar dhe tė kontrolluar tė popullsisė nga zonat rurale nė drejtim tė qyteteve si dhe tė zonave fushore me tokė tė punueshme, por pengoi deri plotėsisht lėvizjen e komunitetit katolik nė drejtim tė qyteteve dhe tė zonės fushore me tokė tė punueshme. Popullsia e besimit tė krishterė oksidental nuk vlerėsohej e pėrshtatshme pėr tu vendosur nė qytete. Pėr rrjedhojė nė vitin 1991 nė kryeqytetin Tiranė, nga 1945- 1991 ishin vendosur me banim mė pak se 1000 banorė tė kėtij komuniteti nga rreth 170 mijė tė komuniteteve tė tjera, ose rreth 0.5%. Nė nivele tė papėrfillshme ishte dhe vendosja me banim e kėtij komuniteti dhe nė qytetet Durrės, Shkodėr, Elbasan, Fier etj.
Me ligjet pėr privatizimin e pronės shtetėrore, Qeveria Shqiptare e trajtoi si qytetarė tė dorės sė dytė komunitetin katolik. Nė nenin 5 tė ligjit pėr tokėn nr. 7501, datė 19.07.1991, duke njohur mirė gjendjen tė cilėn e kishte krijuar qėllimisht vetė Qeveria nė disa dekada, ajo pasi tė ndante tokėn nė mėnyrė tė pabarabartė nė bazė lėvizjes qė e kish bėrė me plan pėr rreth 50 vjet, zonave kodrinore e malore do t'u garantonte burime tė tjera jetese, qė nuk i kishte, ose qė e dinte se dhe nė tė ardhmen do ti kishte nė nivele simbolike.
Pėr rrjedhojė banorėve tė zonave ku ėshtė i pėrqėndruar komunteti katolik ju dha nė pronėsi nga 500 deri 1400 m2 tokė bujqėsore pėr frymė, kryesisht tė kategorive nga IV-X, si nė Mirditė 1413 m2, nė Pukė 1075 m2, nė Malsinė e Dukagjinit e tė Lezhės rreth 800 m2 etj. nė njė kohė mesatarja kombėtare e sipėrfaqes sė tokės sė punueshme pėr frymė tė popullsisė fshatare mė 1991, me rastin e privatizimit tė tokės, ishte mbi 3200 m2 ose ose mbi 10 herė sipėrfaqe e konvertuar mė e madhe. Megjithatė me kėtė ligj u bė dhe njė hap pozitiv pasi trashėgimtarėve tė feudalėve renegatė qė kishin imponuar dhe udhėhequr asimilimin fetar, ose tė ardhur nga rajonet aziatike gjatė pushtimit, nuk iu kthyen tokat qė jua kishte dhėnė pushtuesi osman si shpėrblim pėr shėrbimet ndaj tij.
Po kėshtu banorėve tė komuniteteve tė tjera nė qytetet kryesore, me lidhje me qeverinė, iu shitėn me ēmime simbolike deri nė 500 $ duke jua kaluar nė pronėsi mijėra objekte tė tregtisė me pakicė, tė industrisė sė lehtė, shėrbimit etj. Ky ēmim ėshtė i barabartė me tė ardhurat qė blerėsit e kėtyre pronave realizojnė nga qiraja e njė muaji, ndėrsa pjestarėt e komunitetit katolik mund tė jenė vetėm blerės nė kėto objekte pasi prej tyre nuk u privatizua asgjė e ndėrtuar dhe me djersėn dhe gjakun e tyre.
Gjithashtu u privatizuan dhe banesat me ēmime tė njejtė nė gjithė vendin kur ēmimi i banesave nė treg nė qytezat si Kurbnesh, Reps, Ulzė etj. sot ėshtė nga 3 deri nė 15% e ēmimit tė banesave me tė njejtėt parametra nė Tiranė, Durrės, Vlorė, etj.
Kjo pozitė e qytetarit tė dorės sė dytė ka bėrė qė dhe jetėgjatėsia mesatare e kėtij komuniteti tė mos jetė mė e madhe se 52 vjet, vetėm 14 vjet mė e gjatė se ishte para LDB-sė, kur jetėgjatėsia mesatare e Republikės, tė paktėn zyrtarisht thuhet se, ėshtė mbi 72 vjet.
Megjithatė pėrsėri, pjestarė tė inteligjencies muhamedane me orientim perendimor e shikojnė si tė domosdoshėm dhe kėrkojnė rolin udhėheqės tė komunitetit katolik. Ėshtė aktual shqetėsimi e thirrja e disa prej tyre, si Sami Repishti nga SHBA, se: Shqiptarėt katolikė mbeten pararoja e hymjes shqiptare nė Europė. Sot unė ju bėj thirrje tė gjithėve ju, vėllazėn e motra shqiptare tė besimit katolik qė tė pėrfitoni nga momenti historik qė jetojmė dhe qė na ofron bota sot dhe tė pranoni sfidėn qė del para jush pėr tė luejtė rolin udhėheqės drejt integrimit shqiptar, politik dhe kulturor, nė Europėn Perendimore, aty ku e ka vendin Shqipnia, aty ku duhet tė jetė shtėpia e 10 milionė shqiptarėve. Njė Shqipni e lirė, e pavarun, demokratike, e bashkueme dhe Europiane asht e ardhmja jonė. Ēdo zgjidhje tjetėr asht njė botė pa vizion, njė tunel pa pėrspektivė. Por ky mision nuk mund tė realizohet, nėse nuk i jepet fund kalvarit tė komunitetit katolik dhe qė ai tė vazhdojė tė trajtohet si qytetar tė dorės sė dytė, siē ka ndodhur gjatė kėtyre 9 dekadave nga shpallja e pamvarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo kėrkon qė t'u jepet fund konferencave e deklaratave hipokrite pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri, pasi kjo tolerancė nuk mund tė shfrytėzojė atdhedashurinė e patriotizmin e komunitetit katolik dhe tė vazhdojė tė funksionojė pambarimisht vetėm mbi kurrizin e tij. Derisa ėshtė arritur ndėrgjegjėsimi, thuajse i plotė i shqiptarėve pėr kombėsinė e tyre, sakrificat e mėtejme tė komunitetit katolik janė alogjike.
Rrugėt qė mendojmė se ēojnė nė ndryshimin pozitiv tė gjendjes .
Nė fushėn ekonomike :
Komunitetit katolik t'i jepet pjesė e barabartė tė pasurisė kombėtare dhe nė kushte tė njejtė me komunitetet e tjera. Kjo popullsi, nė njė afat 5-10 vjeēar, tė kompensohet nė nivelin e komuniteteve tė tjera e vlerėsuar me ēmimet e tregut nė momentin e kompensimit. Nėse kjo shihet e pamundur nė rrugė tė drejtėpėrdrejtė financiare, pjestarėve tė komunitetit katolik dhe tė tjerėve t'u privatizohen me aksione hidrocentralet, qė tė gjithė tė vendosur nė rajone qė banohen kryesisht nga komuniteti katolik, nga tė cilėt realizohet mbi 90% e prodhimit tė energjisė elektrike nė vend, me tė ardhura jo mė tė vogla se 150 milion dollarė nė vit si dhe objekte tė tjera strategjike tė ekonomisė. Gjithashtu t'u privatizohen dhe objekte e aktivitete tė tjera rentabile.
Kėto hidrocentrale e kanė vetėshlyer vlerėn e investimit fillestar, varėsisht nga koha e ndėrtimit, jo mė pak se 30 dhe i fundit ai i Komanit, deri nė 10 herė.
Pėr tė realizuar njė zhvillim mė tė shpejtuar Shkodra, Lezha, Shėngjini dhe Korēa tė shpallen zona tė lira tė zhvillimit ekonomik.
Pjesėmarrja nė pushtetin ekzekutiv dhe gjyqėsor :
Pėr tė barazuar pjesmarrjen e komunitetit katolik me atė tė tre komuniteteve tė tjera, duhet tė realizohet pjesmarrja e tyre nė strukturat e pushtetit ekzekutiv. Nė njė periudhė deri 5 vjeēare tė pėrfaqsuesit e kėtij komuniteti tė pėrbėjnė 25% tė ministrave dhe tė punonjėsve nė dikasteret qėndrore, nė strukturat komanduese tė ushtrisė, nė strukturat komanduese dhe nė pėrbėrjen e efektivave tė policisė e tė Ministrisė sė Brendėshme e tė shėrbimit informativ, tė shėrbimit diplomatik e tė diplomatėve.
Realizimi i kėtyre reformave do tė ishte faktor i rėndėsishėm pėr stabilitetin e shtetit shqiptar, homogjen nė strukturat drejtuese por pa rezultate tė kėnaqshme nė gati njė shekull, dhe heterogjen nė pikpamje fetare.
Nė kėtė pėrqindje tė realizohet dhe pėrfshirja e kėtij komuniteti nė strukturat e medias publike si nė radiotelevizionin etj., ku pėr 50 vjet thuajse ka qenė i pėrjashtuar e nuk ėshtė investuar asgjė pėr tė.
Si popullsi me orientim tė palėkundur europian ėshtė deomosdoshmėri qė nė njė periudhė 2-3 vjet tė realizohet nė kėto nivele dhe pjesmarrja e kėtij komuniteti dhe nė strukturat e prokurorive dhe tė gjykatave tė shkallės sė parė, tė apelit, nė Gjykatėn e Lartė, nė Gjykatėn Kushtetuese dhe nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kjo jo vetėm pėr faktin se aktualisht ky komunitet i ka kontigjentet e nevojshme pėr njė gjė tillė, por pėr shkak se do tė kontribuojė pėr njė pushtet gjyqėsor tė pamvarur mbasi kėtij komuniteti nuk ja theu ndėrgjegjen as pushtuesi otoman sepse nė pėrgjithsi, gjatė pushtimit, nuk njohu tė drejtėn e tij por u vetėqeveris me normat e tė drejtės zakonore tė shqiptarve, Kanunin e Lek Dukagjinit njė monument tė sė drejtės. Gjithashtu dhe pas LDB-sė, duke qenė i pėrjashtuar nga kėto struktura, nuk ju shkaktue bjerrje e personalitetit pasi nuk u vu nė rolin e levės sė partisė shtet.
Nė fushėn e arsimit :
Pėr tė kompensuar diskriminimin e drejtėpėrdrejtė nė shkollimin e kėtij komuniteti deri nė shembjen e shtetit tė diktaturės komuniste e vendosjen e pluralizmit si dhe diskriminimin pėr shkak tė diferencave tė theksuara nė pronėsim nga vitet 90-tė e nė vazhdim kėrkohet qė ēdo vit nga pjestarėt e kėtij komuniteti tė bėhen 25 % e pranimeve nė Universitetet Shtetėrore, nė shkollat e larta publike, nė Akademinė e Arteve, Akademinė e Rendit Publik, nė shkollat e policisė, Akademinė Ushtarake duke ruajtur kėtė pėrqindje edhe nė shkollimin e kualifikimin jashtė shtetit me programe e fonde shtetėrore.
Ndryshimet nė fushėn e legjislacionit :
Garantimi nė praktikė i barazisė pėr komunitetin katolik, derisa shqiptarėt tė mos e kenė marrė vendimin se cilit qytetėrim do ti pėrkasin nė shumicė, nuk mund tė bėhet pa garantim ligjor. Pėr tė realizuar kėtė duhet tė behen ndryshime thelbėsore nė kushtetutė.
Parlamenti tė jetė me dy dhoma: Dhomėn e Lartė, Senati dhe Dhomėn e Ultė, Dhoma e Pėrfaqsuesve. Nė ngritjen e kėtyre dy dhomave tė shėrbejė si model Kushtetuta e SHBA-sė. Nė pėrbėrje tė Senatit tė ketė numėr tė barabartė pėrfaqsuesish nga tė katėr komunitetet fetare, ndėrsa dhoma e ultė sipas ndarjes administrative.
Funksionin e kryetarit tė shtetit ta ushtrojė njė pėrfaqsues i komunitetit katolik si autokton i pakontestueshėm, qė me vazhdimsinė nė besimin e Krishterė dhe me veprimtarinė kulturoro-arsimore e ka shpėtuar popullin shqiptar nga rreziku i humbjes kolektive pėr pėrkatėsinė e tij nė rrethin etno-kulturor dhe qytetėrues europian, ėshtė formues i kombit dhe me traditė tė pandėrprerė disashekullore vetqeverisėse .
Nė ēdo mandat edhe njė nga drejtuesit e tre pushteteve kryesorė tė jetė pėrfaqsues nga ky komunitet.
Realizimi i kėtyre reformave, qė nė Shqipėri tė mos ketė mė qytetarė tė dorės sė dytė, do tė ishte dhe njė provė e pakontestueshme se gjithė shqiptarėt synojnė t'i bashkėngjiten qytetėrimit perendimor pjesė e tė cilit ata kanė qenė dhe kanė dhėnė kontribut pėr zhvillimin e tij.
Pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike, shteti shqiptar e ka tė vėshtirė pėr tė kompensuar diferencat e mėdha nga diskriminimi qė i ėshtė bėrė kėtij komuniteti, gjatė pushtimit osman pėr shkak tė rezistencės kundėr tij, dhe gjatė rreth njė shekulli tė ekzistencės sė tij.
Pėr kėtė arsye mendojmė se duhet tė kėrkohet ndihma e vendeve tė BE-sė dhe SHBA-sė nė kėto drejtime:
Tė monitorohet procesi i reformave qė do tė ndėrmarrė Parlamenti dhe Qeveria Shqiptare pėr evitimin e diskriminimit gati njė shekullor tė komunitetit katolik nė Shqipėri.
Meqenėse ky komunitet nuk i ka mundėsitė financiare pėr t'u shkolluar nė Perėndim, Qeveritė e vendeve tė BE-sė dhe tė SHBA-sė dhe tė Kanadasė, tė planifikojnė dhe mundėsojnė shkollimin e deri 2000 tė rinjve nė vit nė universitetet perėndimore nė bazė tė pėrzgjedhjes sė bėrė nga universitetet e tyre pėr njė periudhė 15 deri 20 vjet.
Me dėshirėn e mirė, e vetme, Imperatoria Austriake (Austro-Hungareze) ka ndihmuar dhe ka realizuar shkollimin e njė numri jo tė vogėl pėr kohėn, tė shqiptarėve tė dy besimeve.
Tė zbatohen projekte pilot pėr zhvillimin ekonomik tė zonave tė varfėra tė Veriut tė Shqipėrisė, duke planifikuar njė investim prej jo mė pak se 100 milion euro nė vit nė njė periudhė jo mė tė shkurtėr se 20 vjeēare, qė ėshtė njė financim i pėrafėrt me shumėn prej 2 miliard dollarė qė BE ka financuar pėr ndėrtimin e aeroportit tė ri tė Athinės.
BE tė financojė ndėrtimin e koridorit X nė segmentin hyrės nga Mesdheu Perendimor: Durrės (Shėngjin)-Orosh-Kukės-Nish, meqenėse shtyni pėr nė kalendat greke realizimin e koridorit VIII.
Qeveritė e BE-sė dhe tė SHBA-sė tė nxisin investimet e biznesit tė tyre nė qytetet e Shkodrės, Lezhės, Shėngjinit dhe Korēės, pasi Qeveria Shqiptare t'i ketė shpallur zona tė lira, qė ėshtė plotėsisht e mundėshme dhe pėr shkak tė kulturės sė punės e tė orientimit pėrgjithsisht perendimor tė popullsive tė kėtyre zonave.
Cilat janė arsyet e parashtrimit tė kėsaj promemorie?
Shteti shqiptar shfaq shenja hipokrizie me pretendimin per integrim substancial nė Europė kur komunitetin katolik si pjesėn formuese tė kombit shqiptar dhe tė palėkundur pėr asnjė moment nga orientimi europian edhe mbas rreth njė shekulli nga shpallja e shtetit tė vet e trajton si qytetarė tė dorės sė dytė.
Pėrjashtimi i komunitetit katolik nga qeverisja ėshtė njė nga shkaqet e rendėsishme, thėnė pa modesti mė thelbėsori, qė Shqipėria qė nga pėrfundimi i LDB-sė e deri mė sot ka qeverisjen mė tė keqe jo vetėm nė Europė. Gjatė disa shekujve nėn pushtimin otoman, pas rėnies sė Perandorisė Bizantine, pjesa muhamedane e popullsisė shqiptare i ka dhėnė pushtuesit njė numėr shumė tė madh vezirėsh e qeveritarėsh tė mėdhenj, por privimi nga e drejta pėr tė patur kryetarin e shtetit ose pėr tė realizuar vetėqeverisje tė pjesshme nė armiqsi me pushtuesin, ka lėnė boshllėqe shumė tė mėdha tek kjo popullsi, qė koha po tregon se pėr kėtė detyrė duan shumė shekuj pėr tu mbushur.
Pėr shkak tė vlerave tė tij, tė krijuara me shumė mundim e sakrifica tė jashtėzakonshme nė rreth dy mijėvjeēarė, si pjesė e pandarė asnjėherė nga Europa dhe kultura iliro-shqiptare e europiane, komuniteti katolik i ka patur dhe i ka aftėsitė pėr tė realizuar qeverisje mė tė sukseshme. Ky komunitet ka tė kristalizuara, hap pas hapi e nė kushte shumė tė vėshtira edhe nėn dhunėn rreth 450 vjeēare tė pushtuesit aziatik, vlerat e kulturės e tė qytetrimit Perendimor. Ndėrsa dėmin e pallogaritshėm qė ka shkaktuar pushtimi osman dhe asimilimi nė fenė e tij e kanė konstatuar edhe intelektualė realistė muhamedanė. Njė prej tyre ka bėrė njė nga pėrshkrimet mė objektive e shkencore tė kėtyre pasojave kur ka bėrė krahasimin e figurės sė dy personazheve tė epokės europiane dhe aziatike tė shqiptarėve, kur ka shkruar: Vlen tė bahet njė krahasim nė mes tė karaktereve tė Gjergj Kastriotit dhe tė Ali Pashės. Aty duket se sa poshtė kishin ra konceptet morale nga shekulli XV nė shekullin e XIX, mbas katėr shekujve tė sundimit otoman. Nė ēdo veprim tė kėtyre dy burrave qė iu prinė Shqiptarėve nė dy faza decizive tė historisė tyne, gjejmė njė kontrast tė plotė nė mes tė idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv e gati shtazarak, nė mes dashunis pėr komb e pėr atdhe dhe lakmis sė pangopun pėr pare e pasuni materiale, nė mes tė mishnimit tė mirėsisė bujare dhe furisė gjakpirėse tė njė bishe nė trajtė njeriu, nė mes tė njė jete kushtue idealit liridashės dhe adhurimit pėr pushtetin, dhe tė njė jete pėr tė kėnaq epshet primitive tue pėrdor fuqin pėr tė shtypur dhe pėr tė mund tė tjerėt.
Gjergj Kastrioti u tregue aq shpirtmadh sa me fal tė nipin qė e kishte tradhėtue nė kulmin e luftės kundėr njė armiku tė fuqishėm qė nuk e dinte se ē'asht mėshira. Ali Pasha masakroi burra tė ēarmatosun qė e kishin luftue
trimnisht dhe qė i kishin ra nė dorė tue i besue fjalės sė tij solemne. Pėr tė prue nė vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe me grumbullue pasuni, Ali Pashė Tepelena bani njė politikė pa skrupulla dhe plot dredhina, tue manovrue nė mes tė Turqėve, Francezėve dhe Anglezėve, Gjergj Kastrioti i qėndroi besnik aleatit tė tij mbretit tė Napolit dhe kur punėt nuk i shkonin mirė Ferdinandit tė Aragonės. Kur princi i Tarantos, Giovvani Orsini, i shkrojti pėr me i mbush mendjen tė mos i shkonte nė ndihmė mbretit Ferdinand tė Napolit, tue i tregue fitimet qė do tė kishte po tė bashkohej me partinė e Angjevinve, Gjergj Kastrioti i dha njė pėrgjigje krenare ku i thoshte se miku i mirė asht ai qė tė vjen nė ndihmė nė njė ditė tė keqe.
Gjergj Kastrioti ishte njė Hero Kombėtar i frymzuem nga parimet morale tė Krishtnimit, Ali Pasha kishte mendsin e njė satrapi oriental qė nxitej me veprue vetėm nga lakmija pėr tė mirat materiale tė kėsaj bote. Prandaj Gjergj Kastrioti vdiq i vorfėn, kurse Ali Tepelena la njė pasuri kolosale, tė cilėn e kishte grumbullue, sė paku pjesėrisht, me an tė grabitjes. Sikur Veziri i Janinės tė kishte luftue pėr bashkimin dhe librimin e shqiptarėve, ashtu si Mehmet Aliu bani nė Egjypt, Shqipnija do tė kishte qenė e para nė Ballkan me fitue pamvarėsinė nga sundimi otoman.
Pėr njė qeverisje euro-atlantike tė Shqipėrisė larg modeleve orientale, ku janė tė pranishme klanet, korrupsioni, dhunimi i lirive e tė drejtave tė njeriut, etja e shfrenuar pėr pushtet dhe pėr tė shfrytėzuar bashkėkombasit, del e domosdoshme rritja e pjesmarrjes sė kėtij komuniteti nė strukturat e aparatit shtetėror dhe brenda njė dekade elementėt nga kjo popullsi tė pėrbėjnė shumicėn nė kėto struktura .
Megjithatė koha do tė tregojė nėse ka qenė rastėsi e nga padija qėndrimi i deritanishėm i shtetit shqiptar ndaj komunitetit katolik apo ėshtė qėndrim konstant e i mirėmenduar i tij, mbasi pėr realizimin e standarteve tė barabarta nuk mjaftojnė slloganet e frazat boshe ose vetėm dėshira e mirė, se siē shkruante Seneka: Askush nuk mund tė fitojė nėse dikush nuk humbet. Nė mbyllje tė kėsaj promemorie po citojmė (Gjn, 1,1-3) nga Bibla: Nė fillim ishte Fjala e Fjala ishte me Hyjin e Fjala ishte Hyj. Prej Saj u bė ēdo gjė e pa Tė nuk u bė asgjė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:33.
|
|