E tani do te ndalem tek cmenduria e shkrimit te mesiperm te Shpatit, qe aq pa turp ben krahasim ne mes te periudhes trevjeqare te Pushtimit Cetnik Serb (1993-96) dhe peridhes se pasluftes nen protektoratin nderkombetar nen pergjegjesine e UNMIK-ut dhe KFOR-it.
Se pari dua t'i ri-kujtoj Shpatit se Kosova qe nga viti 1999 eshte e cliruar, dhe nuk kemi te bej me asnje lloj regjimi ne drejtimin e vendit. Pra nuk kemi te bejme me regjim te ri ne Kosove, por administrim te Kosoves nga nderkombetaret.
E sa I perket numrit te te vrareve qe nga Qershori, 1999, e verteta qendron se gjate kesaj periudhe kane ndodhur me dhjetera vrasje me motive politike, me dhjetera vrasje qe lidheshin me "qerim hesapesh" nga keqperodrimet e gjate-luftes, te gjitha vrasjet e tjera jane te natyres se njejte si cdo vend tjeter demokratik ne bote, vrasje te ketij lloj hasim ne Paris, New York, Londer, e kudo tjeter
Po ashtu nuk qendron pohimi juaj se "ish ushtaret/ushtaraket e UCK-se jane grupet me te demtuara nga UNMIK-u dhe KFOR-I," sepse burgosja e tyre eshte bere si pjese e punes se nderkombetareve per te krijuar nje Kosove ku mbreteron ligji dhe rendi. Pastaj, pa menduar shkruan se edhe 'likujdimet dhe vrasjet nga sherbimet e ndryshme sekreta," gjoja kane pasur bazen ne UNMIK dhe KFOR.
Po ta perseris edhe nje here, vrasje te ketilla, kane te bejne me "qerim hesapesh" nga periudha e gjate luftes. UNMIK-u dhe KFOR-I as kane mundur te luajne rolin e nxitesit e as te protagonistit kryesor ne vrasjet e ketij lloj. Ne fakt, UNMIK-u dhe KFOR-I kane luajtur rolin e veshtruesit gjate kryerjes se ketyre vrasjeve, duke mos treguar interesim ne perfirjen direkte ne gjetjen e burimit kryesor te ketyre vrasjeve. UNMIK-u dhe KFOR-I e kuptuan heret se keto vrasje kane burimin shume heret qysh se ata u vendosen per te kryer misionin e tyre ne Kosove.
Me kete shkrim ke shkuar teper larg! Cmenduria juaj nuk ka fund me sa duket. Jo vetem se ke barazuar regjimin e cetnikeve Serbe me administrimin e Kosoves nga Nderkombetaret, por ke shkuar aq larg duke pohuar ate qe Autoritetet e Beogradit e deklarojne qysh nga dita kur u clirua Kosova, se gjoja do te jete e pamundshme te administrohet Kosova nga UNMIK-u dhe institucionet e tanishme te Kosoves, dhe se vetem prania e Serbise ne Kosove, administrimi I Kosoves nga Serbia do te mundesonte kthimin e rendit dhe qetesise ne Kosove.
Keshtu pa u hamendur fare, e konsideroj shkrimin e juaj, si nje ze ("shqip") te autoriteteve te Beogradit, permes jush dhe mikut te juaj, Gjykatesit te larte te nje Gjykate te huaj.
Shpat, ashtu sikur te kam thene ne ish Forumin e RTK-se po te them edhe tani qe te na besh nje te mire, te qendrosh sa me larg Kosoves, dhe gjithcka qe te lidh me Kosoven. Kjo eshte porosia qe kam pert ty. Edhe nje here, "qendro sa me larg Kosoves!"
|