Anėtarėsuar: 21-04-05
Vendndodhja: Zürich
Postime: 4
|
Bardhyl Metaj: Ramė Buja dhe Dosjet Politike
Dosjet Politike, gjithherė krijojnė Dosje tė reja
Revista Jąva, Prishtinė
Shkruan: Bardhyl Metaj
Intervista e Adriatik Kelmendit, nė KTV, me Ramė Bujėn, pas aferės sė quajtur Materiali i dėrguar nė UNMIK, nga PDK-ja dhe fantomit Sigurimi i Atdheut
Tė gjitha vendet e ish Bllokut Socialist dhe vendet postdiktatoriale, kanė thyer shpatat pėr hapjen apo moshapjen e Dosjeve Politike. Pėrgjithėsisht, dosjet trajtohen si tė pavlera, duke pas parasysh autorėt, qasjen dhe kriteret qė ishin aplikuar pėr pėrpilimin e tyre. Mė tepėr shėrbejnė si dėshmi inkriminuese pėr Sistemin dhe vartėsit e tij. Tė tilla janė edhe Dosjet politike tė Serbisė, pėr shumė personalitete Kosovare, me njė dallim. Serbia ende mundet, dhe ndoshta edhe shantazhon pėrmes tyre! Njėkohėsisht, nė Kosovė po ngjajnė Dosjet e reja Politike! Kush donė, heton kėnd don!
Kėshtu tė paktėn shpalosej ky fenomen nė Intervistėn e Adriatik Kelmendit, nė KTV, me Ramė Bujėn, pas aferės sė quajtur Materiali i dėrguar nė UNMIK, nga PDK-ja dhe fantomit Sigurimi i Atdheut. Nuk do tė merremi kėtu, me fajėsinė apo pafajėsinė, si dhe fatin e epilogun e protagonistėve tė akuzuar rėndė, ngase akuzat tashmė janė objekt i policisė dhe organeve pėrkatėse, por po shqyrtojmė dilemat dhe rreziqet, tė cilat i bartė me vete fakti i ekzistimit tė konstrukteve paralele e parapolicore nė Kosovė, nė kuadėr tė ndonjė partie politike.
Gjatė Intervistės sė pėrmendur, Ramė Buja, funksionarė i lartė i PDK-sė dhe kandidat i saj pėr President tė Kosovės, me njė e vetėkėnaqėsi tė jashtėzakonshme, dhe njė entuziazėm tė dukshėm, u humb nė labirinttin e pyetjeve shumė logjike tė Adriatik Kelmendit, dhe sikur tė fliste njė Kryeministėr i intervistuar me rastin e njė suksesi, tė njėrės nga Ministritė e tij, arsyetonte plotė gojė aktivitetet e ndėrmarra nė Parti, rreth pėrpilimit tė disa dosjeve politiko-policore. Ēdo gjė, kishte rrjedhė pa dijen e iniciativėn e Kryesisė sė PDK-ės!, si akt i anėtarėve tė devotshėm dhe veprimtarėve tė vullnetit tė mirė, tė cilėt janė vetorganizuar dhe si aktivistė tė natyrės tjetėr tė informimit, kishin survejuar, pėrgjuar, fotografuar dhe pėrcjellė: Presidencėn, Ministrat dhe personalitete politike, aktivistė partiakė, por edhe tė tjerė, tė cilėt pėr momentin nuk i dimė.
Ramė Buja tha edhe shumėēka nė atė emision, por po veēoj edhe kėtė: Kemi, shumė mė shumė tė dhėna, detaje dhe dėshmitarė...! Ne, tashmė dimė, se me emra dhe mbiemra, pėrmenden rreth 200 persona.
Natyrshėm, por edhe nga frika, i thahet pėshtyma ēdonjėrit dhe pyet: Po dosjet e tjera, kur do tė hapen?
Ato pėr Gazetarė, Kryeredaktorė, Botues, Biznismenė e personalitete tė tjera tė papėrshtatshme politike, apo njė dreq e din ēfarė?
A mund tė garantojė kush nė kėtė mes se sa larg ėshtė shkuar dhe do tė shkohet nga anėtarėt e devotshėm nė kėtė veprimtari? Kush e kontrollon apo i ka frenat e kėtij konstrukti organizativ?
Siē ngjanė me tė gjitha konstruktet e ngjashme parashtetrore, edhe tek ky, tė cilin na e pėrshkroi z. Ramė Buja, nuk dihet akoma e gjithė gama e veprimtarisė. Pyetjet thelbėsore mbeten: Kundėr kujt, pėr kend, ku dhe kur fillon veprimtaria e tillė politiko-policore? Pastaj, deri nė ēfarė shkalle dhe kur mbaron kjo masė partiako - policore?
Me vendim tė kujt, nė Parti?! Tė Kryesisė, Kryetarit, Kuvendit apo...?
E dimė, sepse ėshtė nė natyrėn e Dosjeve, tė gjinden pėr shantazh dhe dėnime. Dihen edhe konsekuencat pėr njė shoqėri, ku X organizma parashtetrorė bėjnė Dosjet pėr personalitete tė ndryshme. Por, ta shtjellojmė pak fenomenin Devotshmėri?
Shembujt historikė na dėshmojnė se devotshmėritė njerėzore nuk kanė kufij. Dhe, se tė devotshmit nuk kontrollohen gjatė, edhe nga vetė-vetja, e lėre mė nga shefat, tė cilėt njė kohė kanė kanalizuar energjitė e tyre! Anėtarė tė devotshėm ka gjithandej, e jo vetėm nė PDK, por edhe nė LDK e AAK, Ora dhe LPK, LKĒK, etj, sė kėndejmi pėrfundimet qė mund tė nxjerrim mbi pėrleshjet eventuale, janė tė zeza korb! Si realiteti ynė!
Por, duhet ta dinė tė gjithė se Devotshmėria dhe Atdhedashuria nuk i sigurojnė askujt Licencė Ekskluzive pėr veprimtari ilegale apo edhe legale, ngase, si dukuri, nuk kanė gjithherė parashenjė Pozitive, nė aspektin dhe dimension moral.
Devotshmėria, nuk ėshtė licencė dhe aq mė pak pėrligj aktet apo veprimtaritė siq na e servon z Buja.
Mbetet edhe kėtė herė pa pėrgjigje dilema, nėse janė deformimet partiake rezultat i mungesės sė Kreativitetit tė mirėfilltė politik, dhe nė vend se tė kanalizohen energjitė kreative pėr shtet, ato po prodhojnė Dosje Politike dhe, rrjedhimisht, edhe Sindromin e Vietnamit. Me njė fjalė, po e lanė Drejtėsinė nė duar tė Individėve!
Prandaj mbetet kėrcėnimi i kohės: Ēfarė tė bėjmė tė gjithė ne, por edhe UNMIK-u dhe shteti ynė i brishtė, nėse kėta individė - shumėllojesh e fatesh tė ndryshme - marrin nė dorė drejtėsinė dhe, si tė devotshėm e tė vrullshėm qė janė, nisin ti ekzekutojnė viktimat? Qė pėrkthyer do tė thotė: nė emėr tė Kosovės, palosin Kosovėn pėrtoke!
Pėr tė gjitha vrasjet politike nė Kosovė, pa asnjė pėrjashtim, pa harruar edhe kėtė tė fundit, tė Enver Haradinajt - dihet vetėm njė gjė - se janė ekzekutime tė Dosjeve tė ndryshme politike. Tė tjerat janė spekulime. Por, me to duhet tė merret ekskluzivisht policia dhe shteti.
Partitė, Mediumet dhe Shoqėria civile, kanė detyra tė tjera. Hapja dhe jo mbyllja e perspektivave pėr bashkėqytetarė dhe anėtarė tė devotshėm, ėshtė detyrė e politikės. Dosjet politike, gjithherė kanė krijuar, Dosje tė reja.
_________________
Xmetaspace
__________________
Xmetaspace
|