Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
|
PARTIZANĖT E PARTIVE POLITIKE - MENDONI PĖR KOMBIN
Postuar: 28.04.2005 08:21 Titulli i mesazhit:
--------------------------------------------------------------------------------
hah qe partizanet,
ej a jane partizan ata te partise, partizan, qe ia ngritin zanin partise:)
besoni se na keni gerdite pluralizmin politik. Po si ore nuk ju vie turp, per shprehje te tilla, po kujt dreqit i sherbeni ju. A isherbeni popullit a interesave partiake edhe ne forume. Ikni o dreqer se ketu nuk eshte tubim partiak. Nese eshte forum politik, nuk eshte forumi i partise, as i partive, por thjeshte shprehja e mendimit te lire demokratik, lidhur me politiken aktuale. Posa te takohen dy partizan, nxierrin koburet: ldk,pdk,aak,ora... shkoni ore keputni qafen me ato marrezira e mos helmoni rinine ketu me helme partiake, se ju nuk jeni as nuk dini asgje per pluralizem politik. Nuk eshte pluralizem ta etiketoni njeritjetrin ne shkalle skizofrenie me etiketa te armiqve. Te huajt qe jane ne sherbim ne Kosove, qeshin si me lope, kur shohin akuza ndershqiptare, qe iu parashtrojne per gjykim. Duke pare gomaret e tille edhe mund te zhagitet e cungohet edhe statusi i Kosoves (pavaresi pa sovranitet) kjo eshte qesharake te iu paraqitet dikujt ne Afrike - e krejt kjo mu per shkak te gomarive (magarhaneve, si thot populli), te njerezve te paskrupullt. Po a mund te konpton njeriu, se lufta eshte lufte, ka padrejtesi e cfaredo tjeter, sepse eshte ne pyetje JETA! Po nuk keni faj ju, kur ata 'te medhajt' luajne role komike, gjoja duke i qitur ne shesh veprimet e njeritjetrit - e vuaje Kosova e shkrete, ashtu sikur Shqiperia me matrapaz politik. Po a po shihni se nje bote u iritua nga politikucat, qe vetem dine ofendime publike!
Njeriu mund te japi nje mendim origjinal, nje shprehje politike, ta bej nje analize politike te shkurt (ngase nuk ka krye per pune te medha kombetare), e me respekt per njeritjetrin si shqiptare, duke analizuar si vllazer ceshtjet, duke gjetur shtigje tejkalimi te situatave te renda, qe sa vijne e shtohen (ne vend se te tejkalohen).
A duhet te pyesim: kujt po i sherben ky pluralizem politik yni? A po i sherben popullit e lirise, konstitucionalizimit te nje udheheqesie te re, a ardhmerise se kombit - apo bajraktareve modern si politikuca te partive politike? E merr njeri nje shenim gazetaresk, e hop e ne kembe te para: ja shihe cfare shkruan kjo gazete e kjo interviste... ithtare te grupacioneve politike, qe as dje as sot nuk kane ere politike e diplomacie!
Pa kthehuni prapa e rilexoni cfare shkruani, si nuk iu vie turp, ta ofendoni vllaun si spiun, udbash, tradhtar etj. Ne vend se ta krijojme nje atmosfere te mire bisedimi te ftofte e te logjikshme, te jep secili mendimet e tia personale dhe kur te vie ne pyetje Kosova e shqiptaria, te gjitha marrezirat duhet te bijne poshte!
Trimat u vrane, edhe ata qe vyjne dicka u izoluan e burgosen per shkak te inateve personale e familjare, e grupive te partive politike - tash cuca e mica ngrehen gjoja po bejme politike! A nuk po shihet haptazi se secilen dite po ngushtohen gjithnje e ma teper rrathet e ardhmerise shqiptare?
A jeni shqiptar separi, a zagar te partive politike, sepse nje anetar i mirefillte i nje partie politike, nuk vjelle vner me vllazerit, po ben gara se kush po punon e vepron ma shume per ardhmerine e atij populli qe duket sikur eshte ne nje zgjedhe te re te vuajtjes e mjerimit konstant, qe iu pi gjaku e po i pihet edhe djeresa! Anetari i nje partie politike flet duke buzeqeshur, me sharme e maturi politike, duke shtruar pyetje logjike, ku secili te japi mendimin e vet (e jo te merr fryme per gabzherr ujku) dhe te bisedohet se si mund te fitojme ne koncenzues politik nderkombetar!
Ju disa me simbole politike ne forume (jo nuk e din ti, jo e din ti, gjoja po them dicka) jeni bere si postaret e lavireve, gjoja po mbroni interesat partiake. Ne vend se ta shfrytezoni forumin per lidhje nderkontinentale shqiptare, sikur te mbledhur ne nje dhome a ode shqiptare, e te flisni vllazerisht - ju silleni si egersirat ne pyll, fshehur pas nofkave! Turp!
_________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
|