Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-04-05, 22:34   #1
GASHI75
 
Anėtarėsuar: 05-11-04
Vendndodhja: KOSOVĖ
Postime: 261
GASHI75 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek GASHI75
Gabim PAGA MUJORE E SIMON HASELOKUT E BARABARTĖ ME PAGĖN E TREQIND

Mė 25 shkurt 2005 Ibrahim Rugova, Kryetar i Kosovės dhe Ramush Haradinaj, Kryeministėr i Kosovės, kanė nėnshkruar njė “marrėveshje kėshilluese” me zėdhėnėsin e deriatėhershėm tė UNMIK-ut, anglezin Simon Haselok. Kjo marrėveshje ėshtė protokoluar gati dy muaj pas nėnshkrimit, mė 21.04.05, nė kohėn kur Ramush Hardinaj nuk ishte mė Kryeministėr. Sipas kėsaj marrėveshjeje Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj marrinė pėrsipėr t’i paguajnė nga buxheti i Kosovės Simon Haselokut 60.800 funta angleze (89.306 euro) dhe “shpenzimet tjera sipas Marrėveshjes, neni 2.2.(b)”. Zyra e Kryeministrit nuk kishte “guxuar” ta bėjė pagesėn e kėsaj shume marramendėse pa njė vendim tė Qeverisė. Kryeministri zemėrgjer, Bajram Kosumi, qė nuk mund t’ia prish qejfin Rugovės, propozoi dhe nėnshkroi njė vendim me numėr 8/142, qė mbanė datėn 12.04.05, me kėtė pėrmbajtje:



QEVERIA E KOSOVĖS



Nė mbėshtetje tė nenit 9.3.16. Tė rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/9, mbi Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė dhe tė nenit 1 tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/19, mbi Degėn e Ekzekutivit tė Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė, si dhe tė nenit 4, pika 3 tė Rregullores sė Punės tė Qeverisė sė Kosovės, Qeveria e Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 12 prill 2005, mori kėtė:



VENDIM



1. Aprovohet Marrėveshja Kėshilluese nė vlerė mujore netto, 60800 (gjashtėdhjetėmijėetetėqind) funta britanike dhe shpenzimet tjera sipas Marrėveshjes, neni 2.2. (b) tė arritur midis institucioneve tė Kosovės (Presidenca dhe Qeveria) nė njėrėn anė, dhe tė Shoqėrisė ALBANY, nė anėn tjetėr.



2. Pagesa pėr tre muajt e parė do tė bėhet sipas radhės, nga Presidenca, Kryeministria dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisė (nga linja buxhetore e mallrave dhe shėrbimeve)



3. Pas tre muajve do tė rivlerėsohet Marrėveshja dhe nė qoftė se vazhdon tė jetė nė fuqi do tė paguhet sipas radhės nga tė gjitha ministritė tjera tė Qeverisė sė Kosovės.



4. Vendimi hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit



Vendimi iu dėrgohet:



-tė gjitha ministrive (ministrave);

-Sekretarit tė pėrhershėm tė ZKM-sė;

-Arkivit tė Qeverisė.



Vendimi mban firmėn e Kryeministrit tė Kosovės, Bajram Kosumit. (Ky vendim botohet pa ndėrhyrje, shėn. ynė).



Mė 27.04.2005 nėnshkruhet urdhėrobligimi pėr pagesė (pėr muajin mars) nė vlerė prej 89,306.70 euro nė llogari tė Simon Haselokut, i cili pėr tė “manevruar” mė lehtė kishte deklaruar nė Londėr njė shoqatė me emrin ALBANY. Kjo shumė buxhetore ėshtė marrė nga “linja e mallrave dhe e shėrbimeve me kodin ekonomik 013400. Kjo marrėveshje xhentėllmenėsh (mė vonė vendim i Qeverisė) kuptohet nga ēdo lexues se ėshtė ilegale dhe nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi. Shpenzimi i kėtillė i buxhetit tė varfėr tė Kosovės (paras sė qytetarit tonė) pėrbėnė krim tė rėndė ekonomik. Korruptimi dhe kriminalizimi i atyre qė po quhen Presidencė dhe Qeveri ėshtė i pėrmasave tė paimagjinueshme pėr qytetarin e zakonshėm. Ky kriminalizim dhe korrupcion moral, politik dhe financiar po bėhet nėn ombrellėn e UNMIK-ut. Qytetari i Kosovės me tė drejtė pyet se ēfarė tė mire i solli Simon Hselok Kosovės gjatė kohės qė ai ishte zyrtar i lartė i UNMIK-ut? Si paska mundėsi qė ai t’i ndihmojė Kosovės sot (kur nuk i ndihmoi dje) nga pozita e drejtorit tė njė shoqate joqeveritare? Partia Demokratike e Kosovės nuk ia ka marrė inat as Kosovės dhe as institucioneve tė saj qė veprojnė nėn ēadrėn e UNMIK-ut, por ajo ka fakte tė pkundėrshtueshme pėr korruptimin dhe kriminalizimin e kėtyre institucioneve, tė cilat po e rrezikojnė tė ardhmen e lirė dhe tė pėrparuar tė Kosovės. Rreziku pėr fatet e vendit dhe tė popullit tonė bėhet edhe mė i dukshėm kur tė dėrguarit specialė nga BE-ja dhe qendra tė tjera kėmbėngulin qė ne tė jemi unik, tė bashkohemi dhe t’i pėrkrahim institucionet e kriminalizuara! Partia Demokratike e Kosovės ėshtė themeluar dhe angazhohet me tėrė forcėn e saj pėr njė shtet tė lirė e demokratik tė Kosovės, ku do tė sundonte ligji dhe institucione qė nxjerrin ligje dhe i respektojnė ato pėr tė mirėn e Kosovės dhe tė popullit tė saj liridashės. Ngritja e korrupcionit dhe e krimit tė organizuar nė sistem institucional paralajmėron fatkeqėsi tė reja pėr qytetarin tonė. Miratimi nė heshtje i kėsaj veprimtarie shkatėrruese nga UNMIK-u dhe organet e ndjekjes dhe tė drejtėsisė tė kontroilluara prej tij tregojnė se po afrohet koha kur populli i Kosovės dhe forcat politike progresive duhet t’u bien kėmbanave tė alarmit me krejt fuqinė e tyre.

Me paratė qė paguhet Simon Haselok pėr ta “kėshilluar” Presidencėn, institucionet e Kosovės mund tė paguanin 40 ekspertėt mė tė njohur tė kombit tonė, tė tė gjitha fushave, tė cilėt do t’i ndihmonin shumė institucioneve tė Kosovės dhe ēėshtjes sonė pėrgjithėsisht. Nuk ka kryetar nė botė, madje as ai amerikan, qė ta ketė njė rrogė tė kėtillė mujore. Kryetari amerikan Gjorgj Bush e ka pagėn mujore rreth 30 mijė dollarė. Po tė llogaritet me tė ardhurat e profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės rroga e Simon Haselokut ėshtė e barabartė me rrogat e mbi treqindė profesorėve nga tė cilėt nė njė masė tė madhe varet e ardhmja e Kosovės. Vaj vatani e mjerė mileti!


__________________
Pa asnjė mėdyshje mund tė konstatohet, se pėr popullin shqiptar interesi mė parėsor nė kėtė etapė tė historisė sė tij, ėshtė ēlirimi i plotė e ribashkimi i Atėmėmdheut si dhe ndėrtimi i njė shoqėrie plotėsisht sovrane e demokratike
GASHI75 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.