Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-05-05, 05:07   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Paditet "Teona" dhe Rexhep Qosja per Hajduteri

PADITET “TOENA” DHE REXHEP QOSJA PĖR HAJDUTĖRI!

Akademik Hivzi ISLAMI


Pas luftės nė Kosovė, ndėrsa nė Shqipėri edhe mė herėt, sikur ishte bėrė dukuri pėrvetėsimi jo vetėm i ideve, por edhe i punės sė tėrėsishme tė autorėve dhe tė shtėpive botuese nga matrapazė tė ndryshėm. Pati edhe denoncime publike dhe ndjekje nė gjykata, por kot – piratėt vazhduan veprimtarinė e tyre pėr pėrfitime materiale, por edhe “patriotike”.

Njė sėmundje tjetėr e shqiptarėve pas rėnies sė komunizmit ishte qė secili “intelektual” shqiptar donte tė shkruante sė paku njė libėr; dolėn edhe tė tillė qė me para, pėrmes shablloneve tė dhunuesve tė historisė, dėshironin t’i fusnin baballarėt, gjyshėrit apo stėrgjyshėrit nė histori si patriotė tė mėdhenj!

Njė mani tjetėr viteve tė 90-ta tė shekullit tė kaluar, qė gati mė bėri tė hiqja dorė nga puna ime hulumtuese shumėvjeēare, ishte se ēdo i treti a i katėrti shqiptar i moshės madhore nė Kosovė donte tė bėhej demograf dhe kėtu sfera e migrimeve tė popullsisė u bė mė atraktivja, por edhe mė e keqpėrdorshmja. Erdhi puna deri aty sa edhe teneqexhinjtė u bėnė ekspertė nė kėtė fushė!

Njė mik imi njė ditė mė telefonoi dhe mė tha se libri im “Spastrimet etnike – politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve”, qė nė vitin 2003 doli nga Shtėpia Botuese “Dukagjini” mė ėshtė “ribotuar” kėto ditė nga njė shtėpi tjetėr botuese, por me dikend tjetėr si autor.

Njėmend nuk e kuptova derisa nuk ma sqaroi: mė tha gjeje librin dhe gazetėn, ku ishte bėrė njė prezantim bombastik i botimit, siē di tė bėjė autoreklamė vetė autori pėr botimet e veta. I gjeta gazetėn dhe librin e paturpėsisė tė shtėpisė botuese, qė ėshtė “Toena” e F. Toēit nga Tirana dhe tė autorit pa pėrgjegjėsi profesionale e morale, Rexhep Qosjes.

Ka shumė vjet qė te ne qarkullojnė dokumente, elaborate dhe tekste tė ndryshme tė qarqeve dhe regjimeve serbe pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve.

Disa prej dokumenteve dhe elaborateve ishin pėrkthyer nė versione tė ndryshme nė gjuhėn shqipe, por me shumė gabime sa lexuesi nuk mund as t’i kuptonte; disa ishin pėrkthyer dhe nė gjuhė tė huaja.

Nė vitet e 90-ta tė shek. XX QIK-u kishte formuar edhe njė redaksi dhe kishte distribuuar nė anglisht me mija kopje tė elaborateve tė Ēubrilloviqit, tė Andriqit etj. Nė kuadėr tė edicionit “Balkan Books” tė Shtėpisė Botuese “Dukagjini”, Robert Elsie kishte bėrė nė anglishte pėrkthimin e dokumenteve kryesore.

Dokumentet, natyrisht, nuk janė pronė e askujt, por pėrkthyesit e tyre kanė autorėsinė; secili krijues e lexues mund t’i ketė nė disponim dhe secili mund t’i shfrytėzojė nėse di t’i shfrytėzojė. Por nuk ėshtė e lejueshme tė pėrvetėsohet puna e tė tjerėve pa lejen e autorėve tė pėrkthimeve dhe pa lejen e shtėpive botuese.

Ndėr shembujt mė drastikė tė hajdutėrisė ėshtė botimi i librit “Shpėrngulja e shqiptarėve sipas programeve kombėtare serbe” tė Shtėpisė Botuese “Toena” tė Tiranės tė autorit Rexhep Qosja.

Libri im “Spastrimet etnike”, qė arrita ta botoj pas njė pune disavjeēare, ishte ide dhe kėrkesė e kahmotshme e Shtėpisė Botuese “Dukagjini”, por edhe imja, meqė jam anėtar i redaksisė.

Faza e parė ishte mbledhja, zgjedhja dhe sistemimi i dokumenteve; disa prej tyre siguroheshin me lehtė, ndėrsa disa mė vėshtirė. Pėr pėrkthimin e tyre u angazhuan njerėzit mė meritorė, siē janė Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Vehap Shita, Eqrem Basha, Salih Maqedonci dhe Mimoza Dushi. Njė pjesė tė materialeve i pėrktheva unė vetė.

Pėrkthyesve qė bėnė punėn mė tė madhe u dedikova falėnderimin mė tė sinqertė, sikundėr edhe redaktorit gjuhėsor Shefqet Riza, qė bėri punėn e vet me shumė korrektėsi. Te ēdo material, nė fusnotė tregohet burimi prej nga ėshtė marrė materiali dhe shėnohet emri i pėrkthyesit.

Kur u konsumua shumė shpejt me shkrimet nga fusha e letėrsisė, ku pretendonte se ishte “I pari” me ato librat e njohur zhdanoviste, duke imituar “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin“, dhe “ati” ynė i kombit, Rexhep Qosja, nisi tė merrej me pamflete politike nė kuadėr tė “studimit” tė ēėshtjes kombėtare.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.