Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-05, 08:17   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim PROGRAMI SHKENCOR I NATOS

P R O G R A M I S H K E N C O R I N A T O s



Programi shkencor i NATOs ofron mbėshtetje pėr bashkėpunim ndėrkombėtar ndėrmjet shkencėtarėve nga vendet e Kėshillit tė Partneritetit Euro-Atlantik (EAPC). Mbėshtetja pėr bashkėpunim kanalizohet nėpėrmjet njė sėrė mekanizmash ose aktivitetesh qė janė perceptuar pėr tė krijuar lidhje midis kėrkuesve nė vende tė ndryshme dhe stimuluar bashkėpunimin, ē’ka ėshtė esenciale nė progresin e shkencės, me objektiv kontribuimin pėr paqe dhe stabilitet nė pėrgjithėsi.



Fokusi kryesor i Programit Shkencor tė NATOs ėshtė shkėlqimi nė shkencė. Programi synon tė bashkojė shkencėtare nga vende tė ndryshme pėr tė zhvilluar njė aktivitet shkencor tė nivelit tė lartė. Programi Shkencor i NATOs ndahet nė kėto nėnprograme:

1) Felowshipet; 2) Shkenca dhe teknologjia; 3) Mbėshtetja e Infrastruktures Kėrkimore; 4) Shkenca pėr Paqen. Secili nga nėnprogramet ka qėllime dhe mekanizma tė ndryshme. Njė listė e trupave qė operojnė nė kėto struktura jepet mė poshtė:



· Nėngrupe tė anėtareve tė Komitetit tė Shkencės

· Trupat Pėrfaqėsues Ndėrkombėtarė

Nėnkomiteti i Administratoreve Kombėtare tė Felowshipit

Grupi i Komitetit tė Shkencės

· Panelet Kėshillimore

· Grupi i Zgjedhur Paqja pėr Shkencėn



Objektivat e Programit Shkencor tė NATOs janė:



· Tė nxisė ndėrveprimin dhe mirėbesimin midis shkencėtarėve tė vendeve tė Kėshillit tė Partneritetit Euro-Atlantik

· Tė ndihmojė nė qėndrueshmėrinė e komuniteteve shkencore duke shtuar lidhjet me komunitetin shkencor ndėrkombėtar

· Tė kontribuojė nė pėrparimin e shkences nė vendet partnere dhe nė vendet e NATOs



Struktura e Programit Shkencor





Felowshipet e Shkencės Mekanizmat e Shkencės

Procedurat e Aplikimit

Administratorėt Kombėtare





Shkencė dhe Teknologji Pėrmbledhje

Mekanizmat Mbėshtetės

Fushat Shkencore

Procedura e Aplikimit





Mbėshtetja e Kėrkimit pėr Programimi Kompjuterik

Infrastrukturėn Mekanizmat Mbėshtetės

Procedurat e Aplikimit

Organizimi dhe Politikat e Shkencės

dhe Teknologjisė

Mekanizmat Mbėshtetės

Procedurat e Aplikimit



Shkenca pėr Paqen Mekanizmat Mbėshtetės

Procedura e Aplikimit



Me pėrjashtim tė njė numri felowshipesh pėr shkencėn, Programi Shkencor i NATOs i dedikohet tani bashkėpunimit midis shkencėtareve nė vendet partnere dhe shkencėtareve tė vendeve tė NATOs. Aplikime pėr bashkėpunim vetėm midis shkencėtareve tė vendeve tė NATOs nuk mbėshteten mė.



NATO ofron tipet e mėposhtme tė aktivitetit bashkėpunues:



- Instituti i Studimeve tė Avancuara (ASIs) jane kurse trainimi me pjesmarrje tė balancuar tė shkencėtareve tė vendeve tė NATOs dhe vendeve partnere. Po keshtu edhe drejtimi i ASI-ve bėhet nė bashkėpunim.

- Workshopet e Kėrkimit tė Avancuar (ARWs) janė takime katėr-pesė ditore qė shėrbėjnė pėr tė kėmbyer informacion dhe rekomandime praktike. ARĖ-tė mbahen nė vendet partnere ose nė vendet e NATOs me pjesmarrje tė balancuar midis shkencėtarėve respektivė. Ato drejtohen nė bashkėpunim nga njė shkencėtar i njė vendi tė NATOs dhe nga njė shkencėtar i njė vendi partner.

- Grantet e Kėrkimit Bashkėpunues (CRGs) mbėshtesin udhėtimin dhe dicka shtesė pėr tė mundėsuar bashkėpunimin midis shkencėtareve partnerė dhe NATO pėr njė periudhė njė-vjecare me mundėsi rinovimi.

- Grante tė Lidhjeve dhe Bashkepunimit (CLGs) sigurojnė udhėtimin, mbėshtetje shtesė dhe sasi tė limituara paisjesh me qėllim mundėsimin e bashkėpunimit midis grupeve kėrkimore tė vendeve NATO dhe vendeve partnere. Kėto grante jepen pėr njė periudhė fillestare prej dy vjetėsh.

- Vizita tė Eksperteve (EVs) sigurojnė udhėtimin dhe mbėshtetje shtesė pėr tė mundėsuar konsulta tė shkencėtarėve tė NATOs nė vendet partnere dhe anasjelltas.

- Grante tė Infrastruktures Kompjuterike (NIGs) sigurojnė asistencė pėr shkencėtare tė vendeve partnere pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė dhe kohėzgjatjen e rrjeteve kompjutetike nė njė zonė gjeografike



Pėr tė gjithė mekanizmat e kėtij programi, financimi do tė administrohet nga drejtoret e NATOs tė vendit ku zhvillohet aktiviteti, qė janė pėrgjegjės pėr shpėrndarjen e fondeve dhe dorėzimin e raporteve administrative nė Divizionin e Punėve Shkencore dhe Mjedisore.



DREJTIMI I PROGRAMIT SHKENCOR TE NATOs



Politikat e drejtimit tė kėtij programi pėrpunohen nga Komiteti Shkencor i NATOs qė pėrbehet nga pėrfaqėsues tė cdo vendi anėtar tė NATOs. Ekipi i Divizionit tė Cėshtjeve Shkencore qė ndodhet nė zyrat Qendrore tė NATOs, ėshtė pėrgjegjės pėr zbatimin e programeve tė Komitetit tė Shkencės. Ky divizion ka njė ekip profesional dhe administrativ prej 21 vetash. Nė krye tė divizionit ėshtė Asistenti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr Cėshtjet Shkencore dhe Mjedisore, qė ėshtė gjithashtu kryetar i Komitetit tė Shkencės.



Felowshipi pėr Shkencėn



Felowshipet Shkencore tė NATOs asministrohen nga vendet e NATOs tė cilave u jepen fonde nė bazė tė njė formule tė miratuar nga Komiteti i Shkencės. Cdo vend i NATOs ka njė administrator felowshipesh. Kėta administratorė takohen nje herė nė vit nė Nėn-Komitetin e Administratorėve Kombėtare tė Felowshipit.



Ka tre lloje tė felowshipit qė mund tė mbėshteten, megjithėqė jo tė gjithė vendet ofrojnė tė tre llojet. Kėto janė:

- Felowshipe bazė pėr ata qė kanė njė diplomė universitare dhe dėshirojnė tė vazhdojnė shkollimin shkencor apo inxhinierik nė njė shkallė mė tė lartė.

- Felowshipe tė Avancuara pėr shkencėtarėt me doktoraturė ose qualifikim ekuivalent dhe/ ose eksperiencė tė mjaftė kėrkimore pėr tė ndėrmarrė kėrkim tė pavarur.

- Felowshipe pėr Seniorė-shkencėtarė tė pjekur tė shteteve partnere, qė tė mbajnė leksione ose tė kryejnė kėrkime nė institucione, nė njė shtet anėtar tė NATOs, ose nė njė shtet partner tė NATOs.



Trajnimi i Shkencėtarve tė Rinj



Felowshipi shkencor i NATOs u krijon mundėsinė shkencėtarėve tė rinj tė vendeve partnere tė ndjekin studimet nė vendet e NATOs, dhe anasjelltas. Qėllimi kryesor i felowshipit pėr shkencėn ėshtė tė ruajė shkėlqimin e shkencės nė vendet partnere, dhe me kėtė synim tė rinjve tė programit shkencor tė NATOs u kėrkohet tė kthehen nė vendet e tyre pas studimit jashtė. Prej vitit 1993, mbi 2000 shkencėtarė tė rinj nga vendet partnere kanė fituar felowship pėr tė studiuar nė vendet e NATOs.





Si tė aplikosh?



Pėr t’u njohur me procedurat dhe afatet e aplikimit dhe kėrkesat, aplikantėt mund tė konsultojnė website (http:www.nato.int/science/fel-adm.htm) tė vendit nė tė cilin ata duan ta shfrytėzojnė felowshipin (klikoni ne “National Policy Statement”, qė del pas adresės sė ēdo administratori kombėtar).



Nė pėrgjithėsi, shkencėtarė tė vendeve partnere duhet sė pari tė identifikojnė njė mik-ftues nė shtetin anėtar tė NATOs qė kanė ndėrmend tė vizitojnė dhe pėrgatisin aplikimin nė marrėveshje me ftuesin e mundshėm. Nė qofte se nuk ėshtė gjetur ndonjė ftues, aplikantėt duhet tė kontaktojnė me shkencėtarė tė vendeve tė NATOs. Kjo mund tė realizohet nėpėrmjet konsultimit me profesorė nė vendin mėmė ose nėpėrmjet kontaktit direkt, duke paraqitur njė rezyme tė shkurtėr dhe njė pozicionim ndaj interesave tė kėrkimit. Bordi i Buletinit Shkencor tė NATOs (konsulto: http:www.nato.int/science/bb/bboard.htm), mund tė ndihmojė kėrkuesit pėr tė gjetur persona me interesa kėrkimore tė ngjashėm. Formularėt e aplikimeve janė specifike pėr ēdo vend tė NATOs, ndaj aplikantet duhet t’i kėrkojne ato tek administratori i programit tė NATOs nė vendin qė duan tė vizitojnė.



Si konkluzion, Programi i NATOs i ėshtė pėrshtatur mirė objektivit tė mundėsimit tė bashkėpunimit midis shkencėtarėve tė vendeve partnere dhe vendeve tė NATOs. Procesi PEER-review siguron cilėsi tė lartė, ē’ka ėshtė esenciale pėr tė tėrhequr pjesmarrje tė vazhdueshme. Mekanizmat e Shkencės sė NATOs janė njėherazi efektive dhe eficiente.





DISA STATISTIKA



· Cdo vit rreth 13.000 shkencėtarė nga vendet e Kėshillit tė Partneritetit Euroatlantik pėrfshihen nė programin shkencor tė NATOs.

· Mė 1998 mbi 6.000 shkencėtarė morėn pjesė nė 104 takimet shkencorė tė NATOs (Instituti i Studimeve tė Avancuara dhe Workshopet e Kėrkimit tė Avancuar), ndėr tė cilėt 12 shkėncėtarė nga Shqipėria.

· Rreth 1.000 shkencėtarė rusė kanė pėrfituar grante pėr tė bashkėpunuar me shkencėtarė tė vendeve tė NATOs.

· Rreth 500 shkencėtarė partnerė kane vizituar SHBA me mbėshtetjen e NATOs pėr bashkėpunim apo trainim shkencor.

· Prej 1993, mbi 2000 shkencėtarė tė rinj nga vendet partnere kanė pėrfituar nga felowshipi pėr shkencėn pėr tė studiuar nė vendet e NATOs.





Lista e vendeve tė EAPC (Euro-Atlantik Partnership Counsil)



Vende tė NATOs: Belgjikė, Kanada, Republika Ceke, Danimarkė, Francė, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandė, Itali, Luksenburg, Hollandė, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjė, Turqi, Angli, SHBA.



Vende partnere tė ligjshme pėr financimin SfP* janė: Shqipėria, Armenia, Azerbajxhan, Bjellorusia, Bullgaria, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Moldavia, Polonia, Rumania, Rusia, Republika Sllovake, Sllovenia, Taxhkistani, Maqedonia, Turkmenistani, Ukrainė, Uzbekistan.



Vende partnere jo tė ligjshme pėr financimin SfP janė: Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra.



* SpF- Science for Peace (Shkenca pėr Paqen)





Informacion te metejshem mbi keto aktivitete mund te gjenden ėebsite:

http://www.nato.int/science/homepage.htm



Adresa:

Scientific and Environmental Affairs Division

B-1110 Brussels

Belgium

Tel : (32-2) 7074231

Fax : (32-2) 7074232


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.