Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-05-05, 13:45   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Insbruku, djepi i albanologjise

Zhvillimi I Gjuhėsisė Nė Insbruk Tė Austrisė


Albanologjia si njė drejtim i veēantė kėrkimor


Duke pasqyruar zhvillimet e gjuhėsisė nė njė universitet perėndimor, me tradita tė hershme dhe tė shquara, siē ėshtė ai i Insbrukut tė Austrisė, aq mė tepėr aty ku albanologjia, nga vitet '60 e deri mė sot, pėrmes punės pėrkushtuese e pasionante tė indoevropianistit dhe albanologut tė njohur, Hermann M.Ölberg-ut, ka shėnuar njė nga fushat e rėndėsishme tė kėrkimit shkencor, synoj tė paraqes para lexuesit zhvillimin e gjuhėsisė nė Insbruk, mė konkretisht nė Institutin e Gjuhėsisė qė vepron atje, me rrugėn, konceptet dhe metodat evropiane tė traditės dhe tė bashkėkohėsisė. Pėr kėtė qėllim jam mbėshtetur veēanėrisht nė literaturėn e posaēme qė ka tė bėjė me objektin nė fjalė, si dhe nė njohjen time tė drejtpėrdrejtė me arritjet dhe zhvillimin e Institutit tė Gjuhėsisė tė Universitetit tė Insbrukut, gjatė kohės sė studimeve tė mia pėr doktoratė.

Po e nisim me njė vėshtrim historik:


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-05-05, 13:46   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

I. Historia e gjuhėsisė nė Universitetin e Insbrukut (Innsbruck-ut).

Gjuhėsia nė Insbruk ka njė traditė tė pasur qė fillon nė shekullin e kaluar, qė kur Karl Schenkl, Ordinarius pėr filologjinė klasike qė prej vitit 1858, dha mėsim pėr tė parėn herė "Elemente tė sanskritishtes", nė semestrin e dimrit 1861-1862. Meqėnėse, mė 1863 ai u emėrua nė Grac, vendin e tij si Ordinarius pėr filologjinė klasike nė Insbruk e zuri Bernard Jülg (1825-1886), qė u interesua pėr sanskritishten. Ky ėshtė cilėsuar si njė studiues poliglot i gjuhės dhe si mė kryesori i traditės gjuhėsore tė Insbrukut, meqėnėse kontribuoi ndjeshėm nė zhvillimin e mėtejshėm tė degės sė gjuhėsisė, pėrmes studimeve dhe kėrkimeve tė tij origjinale. Jülg-u kishte studiuar nė Heidelberg (1844) dhe Berlin (1845-1847) filologji klasike, gjuhėsi tė pėrgjithshme dhe gjuhėt aziatike. Kishte fituar gradėn e doktoratės nė Fakultetin Filozofik tė Kiel-it, kishte qenė pėr shumė vite mėsues liceu dhe mė 1851 ishte thirrur nė Universitetin e Lemberg-ut, ku qe emėruar "Profesor i jashtėm" i filologjisė klasike. Dy vjet mė pas shkoi nė Insbruk dhe mė 23 tetor 1863 u emėrua "Profesor i shquar" (Ordinarius) i filologjisė klasike nė Universitetin e Insbrukut. Gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Berlin, Jülg-u i ishte kushtuar nė mėnyrė tė veēantė studimit tė gjuhėve tė tilla, si: sanskritisht, japonisht, tibetisht, kineze, turqisht dhe armenisht. Ai botoi i pari tekstet kalmykishe (mongole) dhe nė bazė tė pėrkthimit tė Ungjillit nė kėtė gjuhė, krijoi pėr herė tė parė nė vitin 1847 njė Gramatikė tė mongolishtes. Nė Insbruk dha ligjėrata pėr sanskritishten dhe leksione mbi "Natyrėn dhe ndarjen e gjuhėve", duke marrė parasysh veēanėrisht rrėnjėn e gjuhės indoevropiane, bashkė me njė vėshtrim mbi gjuhėt e botės. Ai ka pėrpunuar gjithashtu "Literaturėn dhe Gramatikėn, Leksikun dhe koleksionet e fjalėve tė tė gjitha gjuhėve tė botės" tė Johann Severin Vater-it, vėllim qė ėshtė botuar mė 1847 (ribotuar nė Grac mė 1970).


Nxėnės i tij, qė u interesua pėr gjuhėsi, ishte Fridrich Stolz, i cili kishte studiuar nė Lajpcig dhe Grac dhe mė 1879 ishte habilituar nė Insbruk pėr filologji klasike. Nė vitin 1887, pas vdekjes sė Jülg-ut, Stolz-i u bė pasardhės nė detyrėn e tij. Me emėrimin e kėtij tė fundit nė kėtė pozicion, gjuhėsia shkėputet prej filologjisė klasike, sepse, pas kėrkesės qė iu bė atėherė Fakultetit pėrkatės, dega e Stolz-it u quajt "Vergleichende Sprachwissenschaft" (Gjuhėsi krahasuese). Pra, gjuhėsia nė Insbruk lindi nga filologjia klasike. Fridrich Stolz veproi deri nė vitin 1911. Emri i tij u bė i njohur, para sė gjithash, pėrmes veprės sė tij "Gramatikė historike e gjuhės latine".


Para se tė vijohet mė tej me habilitimin e parė gjuhėsor mė Insbruk, mund tė japim shkurtimisht, nė mėnyrė tė pėrzgjedhur, gjithnjė nga fillimet e traditės, disa lėndė qė pėrfshiheshin nė programin e leksioneve. Kėshtu, Karl Schenkl, pėrveē ligjėratave mbi sanskritishten, dha mėsim edhe kėto lėndė: "Sintaksa e greqishtes", "Morfologjia krahasuese e greqishtes dhe latinishtes", "Sintaksa e latinishtes" etj.


Bernard Jülg dha mėsim "Fushat kryesore tė sintaksės greke", "Enciklopedia dhe metodologjia e filologjisė" etj. Fridrich Stolz, pėrveē vazhdimit tė kursit tė sanskritishtes, ligjėroi edhe nė kėto disiplina: "Gramatikė historiko-krahasuese e latinishtes", "Hyrje nė Gramatikėn historike tė latinishtes", "Historia e zhvillimit tė kėrkimit gjuhėsor indoevropian", "Fonetika dhe morfologjia e latinishtes", "Gramatika historiko-krahasuese e greqishtes", "Sintaksa krahasuese e greqishtes dhe latinishtes", "Mbi prejardhjen dhe pėrhapjen e popujve indoevropianė", "Vokalizmi i gjuhėve indoevropiane" etj.


Habilitimi i parė gjuhėsor nė Insbruk u bė nga Alois Walde nė vitin 1896. Ai kishte qenė mė pėrpara profesor nė Giesen. Mė 1912 zuri vendin e Stolz-it dhe qėndroi deri mė 1922 nė Insbruk, derisa mori njė ftesė pėr njė vend tė ri pune si profesor nė Königsberg. Walde (Valde) kishte qenė nxėnės i Stloz-iz dhe mė 5 mars 1894 kishte pėrfunduar studimet e doktoratės me disertacionin me temė "Ndėrtimi i kohės sė ardhme nė lituanisht". Gjithashtu, kishte marrė njė formim tė thelluar shkencor nė Leipzig nė vitin akademik 1893-1894, ku veēanėrisht kishte marrė pjesė nė orėt e ushtrimeve gjuhėsore tė Karl Brugmann-it dhe August Leskien-s. Ligjėratat e tyre mbi fushėn gjuhėsore balto-sllave, siē del nga dokumentat, i kishte ndjekur me interesim tė veēantė. Nė Insbruk, Walde, krahas sanskritishtes, ligjėroi gjithashtu mbi "Gramatikėn krahasuese tė latinishtes dhe greqishtes". Nė vitin 1920 dha leksione edhe nė lėndėn "Hyrje nė sllavishten e vjetėr kishtare", mė 1921-1922 zhvilloi "Hyrje nė historinė e gramatikės, nė problemet kryesore tė gjuhėsisė indoevropiane dhe nė konceptet bazė tė shqyrtimit gjuhėsor", ndėrsa mė 1922 "Etimologjia latine dhe studimi i fjalės".


Veprat e Waldes "Fjalori etimologjik i latinishtes" dhe "Fjalori krahasues i gjuhėve indoevropiane" (me pėrkujdesje tė Julius Pokorny-t) pėrfshihen, sipas dijetarėve tė kėtyre fushave, nė veprat standard tė indoevropianistikės. Pas Waldes, dega mėsimore mbeti 6 vjet si "nė harresė", pa pasur njė personalitet tė spikatur, deri mė 1928, kur nga Freiburgu u thirr Hermann Ammann pėr t'u bėrė President i Institutit tė Gjuhėsisė, personalitet i fuqishėm ky, qė me integritetin absolut dhe marrėdhėniet e lidhjet shkencore e njerėzore qė vendosi, e fuqizoi dhe e udhėhoqi Institutin deri nė vdekjen e tij nė vitin 1956. Nė fund tė shekullit tė kaluar dhe nė fillim tė kėtij shekulli deri mė 1908, nė Insbruk kontribuan edhe Leopold von Schröder dhe Wilhelm Cartellieri, qė pėrballuan shkencėn e indologjisė, trashėgimia e sė cilės "Koleksioni i indishtes" i kaloi mė pas Institutit tė sotėm tė Gjuhėsisė.


Hermann Ammann-i, si fushė tė tij tė kėrkimit shkencor, krahas indoevropianistikės dhe filologjisė klasike, kishte edhe gjuhėsinė e pėrgjithshme. Nga kjo fushė ka shkruar veprėn teorike gjuhėsore "Die menschliche Rede" (Bisedė njerėzore), njė vepėr kjo mjaft e njohur pėr nga vlera edhe sot nė rrethet e studiuesve. Nga programi i leksioneve qė ka ligjėruar, mund tė pėrmendim, midis tė tjerash, kėto lėndė: "Gramatikė krahasuese e greqishtes, latinishtes dhe gjermanishtes", "Elemente tė gjuhėsisė", "Hyrje nė ēėshtjet kryesore tė gjuhėsisė" (pėr filologėt e vjetėr dhe tė rinj), "Sintaksa krahasuese e greqishtes, italishtes dhe gjermanishtes", "Fonetikė krahasuese", "Teoria e gjuhės" etj.


Nė vitin 1951, nė Insbruk u bė habilitimi i Johann Knobloch-it, i cili mė 1957 zuri vendin e Hermann Ammann-it nė funksionin e drejtuesit tė Institutit tė Gjuhėsisė. Knobloch (Knobloh), qė ėshtė cilėsuar si njė njohės i shkėlqyer i gjuhėve tė Kaukazit dhe gjuhės sė ciganėve, punoi nė Insbruk deri mė 1963, derisa atė vit mori njė ftesė nga Universiteti i Bonn-it tė Gjermanisė pėr t'u emėruar si Profesor nė Institutin e Gjuhėsisė atje. Knobloch mbahet edhe si themeluesi i Institutit tė Gjuhėsisė Krahasuese nė Greifswald nė vitin 1955. Ndėrsa nė Insbruk, ai u bė themeluesi i "Innsbrucker Beiträge zur Kulturwissenschaft" (Kontribute tė Insbrukut pėr kulturė) dhe njė nxitės i fuqishėm pėr zhvillimin e Institutit.


Vendin e Knobloch-it nė Insbruk e zuri Wolfgang P. Schmidt, mė 1964, qė erdhi nga Tübingen-i, por qė mori menjėherė njė ftesė pėr njė vend tė ri pune si Profesor nė Göttingen. Qė prej vitit 1965 Wolfgang Meid u bė President i Institutit tė Gjuhėsisė nė Insbruk, duke e drejtuar atė nė njė periudhė kohore mjaft tė gjatė, deri para pak muajve, sa doli nė pension. Ai konsiderohet ndėr keltologėt mė tė njohur nė rrethet e studiuesve dhe dijetarėve tė kėsaj fushe. Vendin e Meid-it nė funksionin e drejtuesit tė Institutit e ka zėnė tani Manfred Kienpoitner, i cili pėrkujdeset nė Institut pėr fushėn e gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese.


Nė mėnyrė tė ngjashme, sikurse ka lindur gjuhėsia krahasuese nga filologjia klasike, ka lindur edhe sllavistika nga gjuhėsia krahasuese, meqėnėse deri nė krijimin e njė dege mėsimore tė sllavishtes nė vitin 1970, kurset e gjuhės sllave dhe veprimtaritė mėsimore tė sllavishtes prej pedagogėve tė ngarkuar, mbaheshin nė kuadrin e gjuhėsisė krahasuese.


Prej tre Asistentėve tė parė, nė Institutin e Gjuhėsisė tė Insbrukut mundėn tė habilitoheshin dy prej tyre: Hans Schmeja mė 1986 (duke e kaluar habilitimin e tij nga Graci nė Insbruk) pėr "Indoevropianistikė" dhe Hermann M. Ölberg pėr "Gjuhėsi" mė 1972 (sikurse quhet dega apo fusha e pėrgjithshme qė prej urdhėresės sė ligjit federal austriak mbi drejtimin e studimeve tė shkencave humane). Tė dy kėto u emėruan mė pas "ausserordentlichen Professoren" (Profesorė tė jashtėm) dhe drejtues tė degėve brenda Institutit tė Gjuhėsisė. Prej mbrojtjeve tė doktoratave janė cilėsuar veēanėrisht me vlerė tė spikatur disertacioni i Ulrike Roider-it nė vitin 1977, me njė botim tė tekstit tė irishtes sė vjetėr dhe ai i Peter Anreiter-it nė vitin 1980, me njė punim tė gjerė pėr fonetikėn historike tė tokarishtes. Tė dy kėto punojnė prej vitesh nė Institut, ky i fundit me cilėsinė e Zėvendėspresidentit tė Institutit dhe me titullin "ausserordentlicher Professor" (Profesor i jashtėm), tė marrė para pak kohėsh.


Instituti ndahet nė degė pėr Indoevropianistikė, Gjuhėsi e pėrgjithshme dhe zbatuese.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-05, 13:48   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

II. Fushat kryesore tė mėsimdhėnies dhe tė kėrkimit shkencor.



Gjuhėsi indoevropiane

Kjo fushė formon rrethin e traditės nė veprimtarinė mėsimore dhe kėrkimore tė Institutit tė Gjuhėsisė nė Insbruk. Indoevropianistika ka tė bėjė me rreth 20 gjuhė tė mėdha dhe grupe gjuhėsh. Ajo studion lidhjet (marrėdhėniet, raportet) e prejardhjes dhe tė afėrsisė sė kėtyre gjuhėve, qė janė tė afėrta gjenetikisht me njėra-tjetrėn, domethėnė, rrjedhin prej njė gjuhe "nėnė" tė pėrbashkėt, tė ashtuquajturės gjuhė bazė indoevropiane, e cila nuk ėshtė e trashėguar si e tillė, porse mund tė ndėrtohet nga ngjashmėria e gjuhėve bija. Detyra e indoevropianistikės ėshtė, nga njėra anė, trajtimi filologjik, gramatikor dhe historiko-gjuhėsor i kėtyre gjuhėve tė veēanta indoevropiane, nė anėn tjetėr, rindėrtimi i vetė indoevropianishtes. Si degė mėsimore-shkencore, indoevropianistika konsiderohet si njė degė "elite", qė ndiqet nga pak studentė tė pėrzgjedhur dhe qė nuk mund tė matet me normat e njė dege tjetėr me pjesėmarrje tė gjėrė tė studentėve.


A-Albanologjia si njė drejtim i veēantė kėrkimor

Brenda kėrkimit gjuhėsor indoevropian, nė Insbruk ka disa fusha tė rėndėsishme qė kanė marrė me kohė pėrkujdesjen e njė trajtimi tė veēantė. Disa prej gjuhėve indoevropiane apo grupe gjuhėsh kanė pėrparėsinė e gjuhėtarėve tė veēantė dhe pėrkujdesjen e pak specialistėve. Njė rast i tillė special dhe i veēantė ėshtė trajtimi qė i bėhet gjuhės sonė, shqipes, pėr tė cilėn qė nga vitet '60 e deri mė sot, siē e pėrmendėm nė fillim, pėrkujdeset Prof. Dr. Hermann M.Ölberg, qė ka bėrė punime tė shumta nga kjo fushė. Indoevropianist i njohur, filozof i gjuhės, esperantist, onomastolog, etimolog, historian i gjuhės dhe albanolog, ky burrė i shquar, njohės i shkėlqyer i gjuhėve tė huaja, tė vjetra, klasike dhe moderne, ka pėrfshirė prej kohėsh nė rrethin e gjerė tė interesave tė tij akademike, tė mėsimit dhe kėrkimit shkencor, edhe albanologjinė. Duke u marrė me gjuhėt e vjetra tė Evropės, Ölbergu iu pėrkushtua qė herėt studimit tė shqipes, e cila edhe sot shihet me interes tė madh nga ana indoevropiane, pasi, sipas studiuesve, bėhet fjalė pėr ekzistencėn te kjo gjuhė tė njė shtrese tė vjetėr gjuhėsore ballkanike, qė gjithashtu ka rrezatuar edhe nė gjuhė tė tjera tė Ballkanit. Deri me vdekjen e Norbert Joklit (1942), Austria, e mė konkretisht Vjena, siē dihet, ishte qendra e studimeve albanologjike dhe nė kėtė drejtim edhe pėr studimet mbi gjuhėn shqipe. Pas Luftės II Botėrore, Vjena nuk e kishte mė shkėlqimin e mėparshėm, sepse qendra e kėtyre studimeve, pėr kushtet dhe rrethanat e reja qė u krijuan, u zhvendos nė Tiranė dhe padyshim njė rol mjaft tė rėndėsishėm pėr konsolidimin e kėtyre studimeve ka luajtur njė nga shkencėtarėt mė tė shquar shqiptarė, Eqrem Ēabej.


Interesimi i Ölberg-ut pėr shqipen filloi nė vitet '50, gjatė formimit tė tij nė fushėn e indoevropianistikės. Njė rol nxitės pėr kėtė, luajti mėsuesi i tij, Hermann Ammann, i cili nė vitet e para tė Pasluftės i orientonte studentėt nė fushėn e shqipes, nė kuadrin e krahasimit indoevropian, ku njė student shqiptar, me emrin Ethem Fazliu nga Shkupi, luante atėherė njė rol tė rėndėsishėm nė orėt e ushtrimeve dhe tė seminareve. Njė nxitje e re ishte mė pas pėr Ölberg-un nė vitin 1963, kur pėr herė tė parė u takua me E.Ēabejn dhe A.Kostallarin nė Kongresin VII tė Toponomastikės nė Amsterdam tė Holandės. Qė atėherė Ölberg-u vijoi me studimin autodidakt tė shqipes dhe nė vitin 1972 paraqiti nė Institut punimin e tij tė habilitimit me titull "Untersuchungen zum indogermanischen Wortschatz des Albanischen und zur diachronen Phonologie auf Grund des Vokalsystems" (Hulumtime pėr leksikun indoevropian tė shqipes dhe fonologjinė diakronike nė bazė tė sistemit tingullor), qė pėrbėn njė kontribut tė shquar nė studimin e shqipes nė planin e zhvillimit historik tė saj. Me nxitjen e tij, u bė e mundur qė Instituti i Gjuhėsisė sė Insbrukut nėpėrmjet lidhjeve me Universitetin e Tiranės, tė krijonte njė bibliotekė albanologjike, e cila nė pikėpamje gjuhėsore ėshtė aq e pasur, saqė mjaft individė apo institucione tė ndryshme i drejtohen asaj pėr realizimin e planeve tė tyre tė punės nė fushėn albanologjike. Nė punimet e Ölberg-ut pėr shqipen, fushat mė me interes pėr tė janė etimologjia, historia e gjuhės, fonetika historike dhe historia e gjuhėsisė. Nga punimet e tij pėr shqipen, mund tė pėrmendim disa prej tyre, si: "Fragen der albanischen Sprachgeschichte. Grundsätzliches zur Nasalierung" (1972) (Ēėshtje tė historisė sė gjuhės shqipe. Parimisht pėr hundorėsinė); "Einige Überlegungen zur Laryngaltheorie. An Hand des Albanischen" (1972) (Disa mendime pėr teorinė laringale. Nė bazė tė shqipes); "Griechisch-albanische Sprachbeziehungen I : Untersuchungen zum altgriechischen Wortgut im Albanischen" (1972) (Lidhjet gjuhėsore midis greqishtes dhe shqipes I : Hulumtime pėr leksikun e greqishtes sė vjetėr nė shqipe); "Zwei oder drei Gutturalreihen? Vom Albanischen aus gesehen" (1976) (Dy apo tri radhė guturalesh? Vėshtruar prej shqipes); "Einige Überlegungen zur Autochthonie der Albaner auf der Balkanhalbinsel" (1977) (Disa mendime mbi autoktoninė e shqiptarėve nė Gadishullin e Ballkanit); "Kontributi i gjuhėsisė pėr ēėshtjen e atdheut ballkanik tė shqiptarėve" (1982); "Die Entwicklung eines Paradigmas. Zu Entstehung der Albanologie" (1982) (Zhvillimi i njė paradigme. Pėr lindjen e albanologjisė) etj.


Si indoevropianist, Ölberg-ut i ka interesuar rindėrtimi i shqipes sė vjetėr qė nga koha antike dhe kėtė ai ėshtė pėrpjekur ta bėjė me anėn e analizės sė huazimeve tė greqishtes sė vjetėr dhe tė latinishtes qė kanė depėrtuar nė gjuhėn shqipe. Nė mėnyrė tė veēantė, ėshtė marrė me raportet fonetike tė shqipes sė vjetėr. Ai mbėshtet nė kėtė drejtim E. Ēabejn, qė ka vėnė nė dukje mjaft dukuri gramatikore, si dhe mjaft veēori nga fusha e leksikut, qė shėrbejnė pėr shtresimin diakronik tė fondit tė huazuar latin nė shqipe. Tė gjitha kėto, sipas Ölberg-ut, kontribuojnė pėr tė konstatuar faktin qė shqiptarėt kanė pasur kontakte tė forta me romakėt dhe prandaj duhet tė kenė qenė pa asnjė dyshim shumė herėt nė trevat e trojeve tė sotme. Ai pohon tezėn e Ēabejt qė shqiptarėt janė banorė tė hershėm autoktonė nė trojet e tyre, qė bregdeti banohej qė herėt prej tyre, tė paktėn prej epokės greko-romake. Pėr tė pėrforcuar kėtė tezė, ai sjell dėshmi nga huazimet e greqishtes sė vjetėr dhe tė latinishtes nė shqipe, duke theksuar edhe faktin se tė parat i pėrkasin njė shtrese mė tė vjetėr. Ölberg-u i pėrmbahet gjithashtu tezės sė vazhdimėsisė sė shqipes nga ilirishtja dhe shqiptarėt i quan vazhdues tė fiseve ilire.


Zhvillimi i albanologjisė si njė drejtim i veēantė kėrkimor nė Insbruk, siē shihet pra, lidhet me emrin e Hermann M.Ölberg-ut, qė jo vetėm personalisht u interesua dhe kontribuoi nė studimin e shqipes nė kuadrin e studimeve indoevropiane, por edhe institucionalizoi hapjen e kursit tė shqipes qė nga viti 1972 e nė vazhdimėsi, gjithnjė nė kuadrin e veprimtarive mėsimore dhe shkencore tė Institutit tė Gjuhėsisė tė Insbrukut. Ai ėshtė gjithashtu edhe frymėzuesi dhe organizatori i Kolokuiumit Ndėrkombėtar Albanologjik tė vitit 1972, qė u zhvillua nė Insbruk, me rastin e 30-vjetorit tė vdekjes sė Norbert Joklit. Nė kėtė tubim tė rėndėsishėm shkencor, qė ėshtė quajtur me tė drejtė njė "Kongres shkencor", u mblodhėn pėr herė tė parė studiues shqiptarė dhe albanologė tė huaj nga lindja dhe perėndimi, nė njė vend neutral, siē ėshtė Austria. Ölberg-u ėshtė njėkohėsisht edhe botuesi i punimeve tė kėtij tubimi, nė njė vėllim voluminoz prej rreth 800 faqesh* , qė pėrbėn njė nga botimet mė autoritare albanologjike tė botuara jashtė vendit tonė.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-05, 13:50   #4
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njė fushė tjetėr speciale nė Insbruk ėshtė keltishtja, e cila nė Evropėn Qendrore ka pėrkujdesjen e pak specialistėve. Gjuhėt kelte konsiderohen se i pėrkasin gjuhėve mė tė vėshtira brenda indoevropianishtes dhe marrja me to cilėsohet si njė punė shumė e mundimshme. Kjo fushė kėrkimore nė Insbruk ka gjetur pėrkujdesjen e Wolfgang Meid-it, i cili pėrmes studimeve tė tij prej vitesh ka fituar emrin e njė keltologu tė njohur. Prej tij janė bėrė studime mbi bazat indoevropiane tė sistemit foljor tė keltishtes, si dhe botime me koment tė teksteve tė irishtes sė vjetėr. Njė botim tė tillė teksti, siē e pėrmendėm nė fillim, paraqiti gjithashtu dizertacioni i Ulrike Roider. Njė disertacion mbi emrat e kafshėve nė irisht ka bėrė edhe Patricia Kelly nga Irlanda.


Wolfgang Meid (Volfgang Maid) ka zbatuar nė Institut projekte kėrkimore me afat tė gjatė, qė i takojnė gjuhėve gjermane, nė mėnyrė tė veēantė gotishtes dhe gjermanishtes. Ai ėshtė bashkautor dhe, pas vdekjes sė Hans Krahes, qė e ka pasur profesor kur ishte student, mbikėqyrėsi i vetėm i koleksionit shumėvėllimėsh tė Göschen-it, me titull "Gjuhėsia gjermane" (Germanische Sprachwissenschaft). Gjithashtu, ai ėshtė autor i njė prej metodave tė reja tė studimeve zbatuese mbi bazat indoevropiane tė sistemit foljor tė gjermanishtes.


Nga fusha e keltologjisė mund tė pėrmenden disa nga punimet e viteve tė fundit qė janė bėrė nė Institut. Kėshtu, Wolfgang Meid ka bėrė kėto studime: "Aspekte der germanischen und keltischen Religion im Zeugnis der Sprache" (1991) (Aspekte tė besimit (religjionit) gjerman dhe kelt nė dėshminė e gjuhės); "Die erste Botorrita-Inschrift. Interpretation eines keltiberischen Sprachdenkmals" (1993) (Mbishkrimi i parė i Botorrites. Interpretimi i njė permendoreje gjuhėsore kelto-iberike); "Kleinere keltiberische Sprachdenkmäler" (1996) (Monumente tė vogla gjuhėsore kelto-iberike) etj. Ndėrsa Peter Anreiter ka kontribuar kohėt e fundit me punimin "Keltische Ortsnamen in Nordtirol" (1996) (Toponimet kelte nė Tirolin e Veriut), qė pėrbėn njėkohėsisht njė ndihmesė me vlerė nga fusha e onomastikės. Meid dhe Anreiter kanė botuar gjithashtu mė 1996 edhe vėllimin me materialet e Kolokuiumit me temė "Die größeren altkeltischen Sprachdenkmäler" (Monumentet e mėdha gjuhėsore tė keltishtes sė vjetėr), qė u zhvillua nė Insbruk, nė vitin 1993.


Nga fusha e indoevropianistikės nuk mund tė lihen pa u pėrmendur edhe dy punimet e W. Meid "Archäologie und Sprachwissenschaft. Kritisches zu neueren Hypothesen der Ausbreitung der Indogermanen" (1989) (Arkeologjia dhe gjuhėsia. Kritikė pėr hipotezat mė tė reja tė shtrirjes sė indoevropianėve) dhe "Das Problem von indogermanisch /b/" (1989) (Problemi i fonemės indoevropiane /b/), si dhe punimi i Hans Schmejes "Iterpretationen aus dem Rigveda" (1987) (Interpretime nga Rigveda).


Njė fushė tjetėr kėrkimore nė Institutin e Gjuhėsisė tė Insbrukut ka qenė dhe ėshtė Onomastika, qė kur Hermann Ammann dhe Karl Finsterwalder dhanė mėsim nė vitet e para tė Pasluftės mbi lidhjet gjuhėsore pararomake tė hapėsirės sė Alpeve. Nė vitin 1949, Josef Zehrer mbrojti disertacionin me temė "Toponimet pararomake nė Vorarlberg", ndėrsa mė 1962 Hermann Ölberg-u mbrojti dizertacionin mbi "Pasurinė e toponimeve nė Tirolin Verior nė periudhėn pararomake", qė ėshtė njė punim i gjerė dhe me vlerė, ku jepen pėr tė parėn herė reflekset gjuhėsore tė kohės sė shtresimit mė tė vjetėr. Publikime tė shumta prej kėtij autori nga kjo fushė u botuan qė prej atėhere e nė vijim. Kėshtu, mund tė pėrmendim, midis tė tjerash, : "Die Erforschung der vorrömischen Sprachen Tirols auf Grund der Toponomastik" (1966) (Studimi i gjuhėve pararomake tė Tirolit nė bazė tė toponomastikės); "Zu den ältesten Namen in Wiesing" (1971) (Pėr emrat mė tė vjetėr nė Wiesing); "Die sprachliche Schichtung des Alpenraumes seit frühgeschichtlicher Zeit" (1983) (Shtresimi gjuhėsor i hapėsirės sė Alpeve qė prej kohės sė historisė sė hershme); "Einige interessante Namen im Westen von Innsbruck" (1988) (Disa emra interesante nė perėndim tė Insbrukut); "Karl Finsterwalders wissenschaftliches Wirken seit 1972. Bibliographie" (1976) (Ndikimi shkencor i Karl Finsterwalder-it qė prej vitit 1972. Bibliografi) etj.


Ēelėsi pėr studimin e gjuhėve tė veēanta apo grupeve tė gjuhėve qė pėrbėjnė fusha tė rėndėsishme dhe tė veēanta tė kėrkimit indoevropian, nė hulumtimin e tė cilave, siē u vu nė dukje, kanė merita njė radhė studiuesish tė Institutit, si: H. Ölberg, W. Meid, P. Anreiter, H. Schmeja etj., konsiderohet rindėrtimi i gjuhės bazė indoevropiane nga ngjashmėritė e gjuhėve tė veēanta. Deri nė deshifrimin e teksteve tė hetitishtes pėrmes Hrozny-t, nė vitin 1915, modeli i gjuhės bazė indoevropiane u bazua kryesisht nė sistemin morfologjik tė indo-iranishtes sė vjetėr dhe greqishtes. Edhe sot kėrkimi, nė pjesėn dėrrmuese, ėshtė i ngulitur nė kėtė drejtim, pa lėnė mėnjanė hetitishten e dėshmuar edhe mė herėt, qė nė shumė pika, sipas studiuesve, largohet prej gjuhėve "klasike" indoevropiane. Indoevropianistika nė Insbruk ėshtė pėrpjekur qė ta pėrdorė hetitishten mė fort nė rindėrtimin gjuhėsor, ēka pohohet nga studiuesit e atjeshėm, se ka sjellė si pasojė njė rishikim tė rėndėsishėm tė vėshtrimit mbi gjuhėn bazė indoevropiane.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-05, 13:51   #5
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

B. Gjuhėsia e pėrgjithshme dhe zbatuese


Fusha shumė e gjerė e gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese, qė ka njohur veēanėrisht njė zhvillim tė rėndėsishėm nė dekadat e fundit, nė Institutin e Gjuhėsisė tė Insbrukut ėshtė pėrfaqėsuar pėrmes drejtimeve tė ndryshme kėrkimore dhe realizimit tė projekteve tė veēanta. Edhe me kėtė fushė ėshtė e lidhur tradita e zhvillimit tė gjuhėsisė nė Insbruk, sepse Hermann Ammann-i, themeluesi i Institutit, ka qenė Profesori dhe titullari i parė i kėsaj dege mėsimore, qė i ka krijuar Institutit njohje pėrmes shkrimeve tė tij nga teoria dhe filozofia e gjuhės. Tradita kaloi mė pas te Johann Knobloch, i cili, midis tė tjerash, ėshtė botuesi i njė Fjalori tė Gjuhėsisė dhe, pėr mė tepėr, ėshtė interesuar nė Insbruk dhe mė pas nė Bonn pėr ēėshtjet e normimit gjuhėsor dhe tė reformės sė drejtshkrimit tė gjermanishtes. (Kjo reformė, siē ėshtė bėrė tani e njohur, qė mė 1 korrik 1996 ėshtė ligjėruar, pas nėnshkrimit tė bėrė nė Vjenė nga pėrfaqėsues politikė tė shteteve gjermanishtfolėse dhe vendeve tė tjera tė interesuara nė lidhje me njė sqarim tė pėrbashkėt pėr rregullimin e ri tė drejtshkrimit tė gjermanishtes)*.


Kėtu duhet tė pėrmendet veēanėrisht njė fushė e gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese, e quajtur "Plansprachen" (Gjuhėt e planifikuara), domethėnė, normimi i gjuhėve pėr qėllime tė marrėveshjeve ndėrkombėtare. Nė lidhje me kėtė, nė Insbruk u krijua njė lektorat pas Luftės II Botėrore. Nė fillim atė e drejtonte Dr. Leo Blaas dhe pas vdekjes sė tij nė vitin 1952, i kaloi Hermann Ölberg-ut. Qė prej atėhere janė trajtuar ēėshtjet e gjuhėve tė planifikuara, historia dhe ndėrtimi i tyre, dhe, sipas kėrkesave tė paraqitura, janė mbajtur gjithashtu kurse praktike pėr to (Esperanto, Interlingua). Trajtimi shkencor i kėtij rrethi temash pėrkujdeset vetėm nė pak universitete, nė mėnyrė tė vazhdueshme qė prej Luftės II Botėrore nė Insbruk, qė prej viteve '80-tė edhe nė Vjenė.


Nė kuadrin e projekteve kėrkimore ėshtė realizuar edhe ai i llojit sociolinguistik, kushtuar problemit tė kontaktit gjuhėsor, domethėnė, llojit dhe mėnyrės se si janė realizuar kontaktet intensive tė dy apo mė shumė gjuhėve nė zonat kufitare gjuhėsore apo nė zona tė pėrziera, sikurse ėshtė rasti nė Tirolin e Jugut, ku kontaktojnė gjermanishtja me italishten.


Njė fushė tjetėr e gjuhėsisė, pėr tė cilėn ėshtė pėrkujdesur W. Meid ka qenė "Gjuhėsia e tekstit" dhe "Pragmatika", ku pėr kėtė tė fundit nė vitet '80 Manfred Kienpointner ka pėrgatitur njė punim disertacioni mbi figurat e argumentimit. Siē e pėrmendėm edhe mė parė, Kienpointner sot ėshtė drejtues i Institutit dhe titullar i fushės sė gjuhėsisė sė pėrgjithshme dhe zbatuese. Nga kjo fushė kėrkimore, mund tė pėrmendim njė prej punimeve tė tij, qė ka lidhje edhe me ēėshtjet metodike tė shkencave humane dhe qė titullohet "Zur Rhetorik in den Fachsprachen" (1992) (Pėr retorikėn nė gjuhėt e specialiteteve (profesioneve)). Nė kuadrin e kėtyre ēėshtjeve metodike ėshtė shkruar punimi me shumė interes i Peter Anreiterit "Konstruktion und Rekonstruktion. Zu einigen methodischen Problemen der historisch-vergleichenden Sprachwissenschaft" (1992) (Ndėrtimi dhe rindėrtimi. Mbi disa probleme metodike tė gjuhėsisė historiko-krahasuese).


Nė fushėn e gjuhėsisė sė pėrgjithshme kontribuon edhe Barbara Stefan, e cila pėrkujdeset nė mėnyrė tė veēantė pėr lėndėn mėsimore "Hyrje nė gjuhėsi". Gjithashtu nė kuadrin e Institutit japin ndihmesėn e tyre nė veprimtaritė e ndryshme mėsimore dhe veēanėrisht nėpėrmjet pėrfshirjes nė projektet kėrkimore-shkencore edhe studiuesit e rinj tė Institutit, si: Marialuise Haslinger, Peter Gusenbauer, etj.


Nė fushėn e gjuhėsisė zbatuese ekziston njė lidhje e ngushtė qė prej vitesh me klinikėn pėr ērregullimet e tė folurit dhe tė dėgjuarit. Nė kėtė klinikė ka njė aparat pėr analizėn gjuhėsore tė tingujve, me ndihmėn e tė cilit realizohen hulumtimet fonetike. Kjo ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e formimit tė studentėve tė tė gjitha filologjive, si edhe e pėrkthyesve. Nė kėtė fushė ka kontribuar mjaft H. Ölberg-u. Nė vitin 1976, si rezultat i bashkėpunimit, u botua nga Kunigunde Müller dhe Hermann Ölberg libri mėsimor "Hyrje nė analizėn e tingujve tė gjuhės".
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-05, 13:53   #6
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

III Bashkėpunimi shkencor brenda e jashtė Austrisė


Instituti i Gjuhėsisė nė Insbruk ka lidhje e bashkėpunim intensiv me institutet homologe tė universiteteve tė tjera austriake, para sė gjithash nė kuadrin e tė ashtuquajturit "Program gjuhėsor austriak" dhe me njė numėr tė madh institucionesh jashtė Austrisė, sikurse me studiues dhe shkencėtarė tė shumtė. Nė mėnyrė tė veēantė Instituti i mban lidhjet, i fuqizon dhe i shtrin mė tej nėpėrmjet veprimtarisė sė tij tė pasur botuese, ku njė rėndėsi tė veēantė i kushton bashkėpunimit mė institutet e specializuara. Seritė qė botohen nė Insbruk, si: "Innsbrucker Beiträge zur Kulturwissenschaft" dhe "Innsbrucker Beiträge zur Sprachwissenschaft" kanė fituar njohje tė gjerė nė Evropė dhe mė tej. Kėtė e dėshmojnė edhe shkėmbimet e kėtyre serive qė realizohen me njė numėr shumė tė madh tė bibliotekave jashtė Austrisė. Nė kuadrin e revistave tė Institutit duhet pėrmendur edhe "Mitteilungen aus dem Institut für Sprachwissenschaft der Universität Innsbruck" (= MISIN Reports).


Instituti ka shėrbyer edhe si seli pune e dy shoqatave shkencore, siē ėshtė Shoqata gjuhėsore e Insbrukut dhe Shoqata pėr pėrkujdesjen e shkencave humane, qė kanė luajtur njė rol mjaft aktiv pėr zhvillimin e gjuhėsisė nė Insbruk, nėpėrmjet nxitjes sė botimeve dhe ndihmesės dhe bashkėpunimit pėr organizimin e veprimtarive tė shumta shkencore qė janė zhvilluar nė Institut.


Ndėr veprimtaritė shkencore, tė zhvilluara 2-3 vitet e fundit nė Insbruk, mund tė pėrmendim Kongresin e 10-tė tė Shoqatės indoevropiane, qė i zhvilloi punimet nga data 22-28 shtator 1996 dhe qė kishte si bosht trajtimi gjuhėn dhe kulturėn e indoevropianėve dhe "Kongresin e 25-tė tė Punės sė gjuhėtarėve austriakė", qė u zhvillua nė tetor tė vitit 1997.


Nuk duhet lėnė pa pėrmendur, se, nė tė gjithė veprimtarinė e Insbrukut, njė rol aktiv luan edhe Sekretarja e kėtij institucioni, Dr. Elisabeth Maithofer, e cila me pėrkushtimin e saj tė pėrditshėm kontribuon nė mbarėvajtjen e punėve. Anėtarėt e Institutit ndjehen shumė krenarė pėr standartin e zhvillimit tė institucionit tė tyre, dėshirojnė ta ruajnė si tė tillė dhe ta ēojnė edhe mė tej. Me to bashkohet edhe dėshira jonė, sepse me zhvillimin e gjuhėsisė atje, ne shpresojmė qė edhe albanologjia do tė vazhdojė tė zhvillohet edhe mė tej, si deri tani, si njė degė e veēantė kėrkimore dhe me interes tė veēantė pėr gjuhėsinė e sotme krahasuese indoevropiane.


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.